Një nga ngjarjet më të bujshme në vendin tonë, për të cilën bëhen edhe në kohën e tanishme diskutime të shumta të pasqyruara në shtyp dhe media, madje edhe në mjaft botime studimore dhe letrare si romane etj., është edhe ajo e vdekjes së ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Sipas versionit zyrtar, Mehmet Shehu, kryeministër i Republikës Popullor Socialiste të Shqipërisë, natën e 17 dhjetorit të vitit 1981, në një moment krize nervore, vret veten, sepse në një mbledhje të fundit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të P.P.Sh.-së, ai sapo ishte kritikuar shumë ashpër nga Enver Hoxha dhe anëtarët e tjerë të kësaj Byroje. Por ky version, pas viteve 1990-të, nga të afërmit, miqtë e Mehmet Shehut dhe shumë dashamirës të tjerë të tij, nuk u pranua. Ata kanë shpallur publikisht, se ai është vrarë.
Argumenti shkencor kryesor i vrasjes, mbështetet në faktin, që pas kësaj ngjarjeje të rëndë, nga instancat e larta të shtetit dhe partisë, nuk u lejua të bëhej autopsia e kufomës së Mehmet Shehut, ndërsa në raste të tjera të ngjashme, ajo është kryer. Që atëherë, në media dhe shtyp, ka pasur artikuj dhe libra të shumta, që përpiqen të argumentojnë vrasjen.
Nga ana tjetër, njerëzit e rrethit të Enver Hoxhës, të afërmit, ata që i kishin shërbyer atij dhe shumë pasues të tjerë të tij, mbrojnë variantin zyrtar të vetëvrasjes.
Pikërisht, në këtë kohë, rreth viteve 2000, kryesisht për të përforcuar këtë qëndrim, u botuan në shtypin tonë të përditshëm, materialet kryesore të dosjes hetimore të vdekjes së Mehmet Shehut, ku përfshiheshin edhe proces-verbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, aktet e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe kriminalistike, të shoqëruara me foto të shumta të kufomës, si dhe dëshmitë e familjarëve dhe personave që i kishin shërbyer Mehmet Shehut, ditën para se të vdiste.
Por argumenti më i rëndësishëm, që mbështeste vetëvrasjen, pa dyshim ishte e ashtuquajtura letra e lamtumirës të Mehmet Shehut, që ai kishte lënë para se të vriste veten, që u shfaq dhe u botua në vitet 2000, nga Paskal Milo, pra mbi 20 vite pas vdekjes së Mehmet Shehut. Më pas ka pasur mjaft diskutime, madje të botuara, me arsyetime të shumta të stisura, kryesisht të karakterit psikologjik, që përpiqen të përforcojnë versionin zyrtar të vetëvrasjes.
Në këto rrethana, unë si ekspert mjeko-ligjor, por që tashmë kam dalë në pension dhe nuk punoj më në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, nuk mendoj se do të shkel parimin e konfidencialitetit, po ta analizoj këtë ngjarje për të cilën detajet dhe ekspertimi i saj, janë paraqitur dhe diskutuar në të gjitha hollësitë e tyre, në shtypin dhe median e vendit tonë. Po kështu, besoj se nuk do të prek as dinjitetin dhe pavarësinë e kolegëve të mi, që kanë kryer ekspertimin e këtij rasti, aq më tepër që, edhe ata kanë dalë në pension, apo ndonjëri prej tyre nuk jeton më.
Në të vërtetë, ideja që ta shqyrtoj këtë ngjarje, në lidhje me ekspertimin e saj, më ka lindur që prej shumë vitesh, por mendoj se vetëm tani, ka ardhur koha që unë ta bëj këtë analizë, kjo në frymën e mjekësisë ligjore kriminalistike, për të dhënë një mendim sa më të pjekur, mbi të vërtetën e kësaj ngjarjeje, i cili do të shërbejë për një sqarim sa më plotë, të opinionit të vendit tonë.
Siç dihet, mjekësia ligjore kriminalistike, merr parasysh jo vetëm të dhënat e këqyrjes së kufomës, por edhe materialet hetimore, ato kriminalistike dhe shumë të tjera, për të ndihmuar organet e drejtësisë, që ta rindërtojnë nga ana mjekoligjore dhe kriminalistike ngjarjen kriminale, për t’u bërë kështu i mundur, klasifikimi juridik i saj: vrasje, vetëvrasje, apo aksident.
Cilat janë të dhënat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kufomës si dhe të dokumenteve të ekspertimeve mjekoligjore kriminalistike etj.
-Në proces-verbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, të kryer nga kryetari i hetuesisë të Tiranës të asaj kohe, me pjesëmarrjen e shefit të byrosë së ekspertimit mjeko-ligjor në Tiranë, një eksperti tjetër mjeko-ligjor si dhe një eksperti kriminalist, përshkruhet me hollësi dhoma e gjumit të shtëpisë, ku u gjet i vdekur kryeministri Mehmet Shehu.
Në këtë dhomë, midis të tjerave, përshkruhet një krevat me gjerësi 181 cm. dhe lartësi 90 cm., si dhe një komodinë në anën e majtë të krevatit. Në komodinë, gjenden sende të ndryshme, si medikamente etj., po kështu një gotë me lëng të verdhë dhe një gëzhojë predhe pistolete, të kalibrit 9 mm., që në nuhatje, ka erë të lehtë baruti.
Krevati ka sustën në formë divani, një dyshek të trashë dhe sipër tij, një të hollë, çarçaf të bardhë dhe një batanije dopio e një teke. Në anën e majtë të krevatit, gjendet kufoma, seksi mashkull, mosha rreth 70 vjeç, e shtrirë në shpinë, me kokën pak të ngritur, të vendosur në dy jastëkë dhe një batanije të palosur poshtë tyre; të dy duart janë të thyera në bërryla të mbështetura në trup me gishtat gjysmë të mbledhura; trupi është i mbuluar me batanije dhe çarçafin e krevatit, gjer afër mjekrës.
Pas lëvizjes së kufomës, shihet në buzën e poshtme, gati në mes të jastëkut të sipërm, një vrimë depërtuese me diametër 0.5 cm. me një njollë me ngjyrë të kuqe, të errët, sipër përreth saj, 3 x 3 cm; në jastëkun e poshtëm ka një vrimë 0.5 cm., në pjesën e sipërme të së cilës, 4 cm. majtas, ka një njollë me ngjyrë të kuqe të errët, 1 x 1 cm. Në batanijen e palosur në tetë pjesë, në buzën e poshtme, gati në mesin e saj, ka një vrimë depërtuese me diametër 0.5 cm. Në çarçaf, ngulur në dyshek, 49 cm. nga e majta dhe 23 cm. nga kreu, gjendet një predhë e kalibrit 9 mm., e cila merret si provë materiale.
Pothuajse në mesin e krevatit, mbi batanijen e sipërme, 48 cm., larg nga dora e djathtë dhe në të djathtë të kufomës, ndodhet një pistoletë e tipit “Makarov”, prodhim i vitit 1954, me një fishek në fole dhe pesë fishekë të tjerë në krehër. Veshja e kufomës, përmban sipër: një këmishë të bardhë, pupline dhe një kanotiere të bardhë, me 3 kopsa (disa prej kopsave të këmishës dhe kanotierës janë të zbërthyera), ndërsa poshtë, ka një palë pizhame.
Në anën e majtë të këmishës, 14 cm. nën qepjen e jakës së saj dhe 9 cm., majtas buzës së vrimave të kopsave, shihet një dëmtim i çarë, në formë kryqi, me përmasa 3 x 2.3 cm; buzët e dëmtimit kanë ngjyrë të errët, veçanërisht, më e theksuar në pjesën e sipërme, rreth e përqark materiali i këmishës, në vendin e mësipërm, paraqitet me nuancë të errët, në një zonë që shtrihet nga e djathta, në lartësinë 1.1 cm., nga ana e majtë, 1 cm. sipër dhe poshtë 0.5 – 0.8 cm.
Poshtë këtij dëmtimi të këmishës, fillon një njollë me ngjyrë të kuqe me trajtë të çrregullt, me përmasa 5.3 x 4 cm. Në anën e majtë të kanotierës dhe pikërisht 12 cm. poshtë jakës dhe 10 cm. larg hapjes së gjoksit, shihet një dëmtim në trajtë pothuajse të rrumbullakët dhe me diametër rreth 1.4 cm; buzët e dëmtimit, paraqiten me ngjyrë të errët.
Rreth e përqark dëmtimit, në një masë rreth 1 cm., ka një hematomë gri, 2 mm. poshtë dëmtimit, fillon një njollë ngjyrë të kuqe, që fillon 12 cm. sipër saj, në trajtë vizash të fshira, ndërsa poshtë, zgjerohet deri në 12 cm. dhe kap gjithë këmishën, duke u shtrirë deri në fund, 30 cm.
Në pjesën e pasme të kanotierës, 26 cm. nën qepjen e jakës, afërsisht në mesin e saj, duket një dëmtim në formë gati të rrumbullakët, me diametër 0.6 cm., me buzë të përveshura nga jashtë.
Në përshkrimin e kufomës, midis të tjerave, shënohet se:
-Në anën e majtë të kraharorit, 6.5 cm. nga vija e mesit, 3 cm. mbi nivelin e thithkës dhe 10.5 cm. poshtë klavikulës, ka një defekt vezak të indeve të buta, 1.2 x 1.1 cm., me unazë dërrmishjeje përreth, me gjerësi 2.5 mm,, me minus ind.
-Në anën e majtë të shpinës dhe pikërisht 7.5 cm. nën këndin e shpatullës dhe 5 cm. nga vija e mesit, shihet një dëmtim i indeve të buta, gati i rrumbullakët, me diametër 0.6 cm.
-Në thoin e gishtit të madh të dorës së djathtë dhe 2-3 mm. majtas tij, ka njolla blu të errët, që nuk fshihen.
Gjatë këqyrjes së jashtme të kufomës, nuk u vunë re dëmtime të tjera.
-Në aktin mjeko-ligjor të ekzaminimit të kufomës së qytetarit M. Shehu bëhet po ai përshkrim si në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, por në lidhje me pikat e errëta me ngjyrë blu të thoit të gishtit të madh të dorës së djathtë, shënohet se ato janë nga veprimi i copave të barutit, po kështu është shtuar se dora e djathtë është e mbledhur grusht me gishtin tregues më afër pëllëmbës.
Konkluzioni i këtij akti paraqitet si vijon:
Në trupin e kufomës së qytetarit Mehmet Shehu, u konstatua një plagë e tejpërtejmë arme zjarri, me vrimë hyrje në pjesën e përparme të majtë të gjoksit dhe me vrimë dalje, në pjesën e majtë të shpinës, me karakteristikat e përmendura në pjesën përshkruese të këtij akti.
Dëmtimet e mësipërme, janë shkaktuar nga një qitje e vetme arme zjarri, në distance me puthitje jo hermetike dhe me drejtim nga përpara-prapa, lehtësisht nga e djathta në të majtë dhe nga lart-poshtë.
Vdekja e qytetarit Mehmet Shehu, ka ardhur nga shoku hemorragjik i shkaktuar me mundësinë më të madhe, si pasojë e çarjes së zemrës ose, të enëve të mëdha të gjakut, që dalin prej saj. Vdekja duhet të ketë ndodhur, rreth 10 – 12 orë para momentit të këqyrjes së kufomës, që u krye në orën 12:00.
Raporti i ekspertimit tekniko-balistik të pistoletës, gëzhojës dhe predhës të gjetur në vendin e ngjarjes, si dhe shenjave të gishtave të Mehmet Shehut, për t’u krahasuar me ato të gjetura në djepin luajtës të pistoletës.
Nga ky ekspertim, i kryer ditën e këqyrjes së vendit të ngjarjes (18 dhjetor 1981), i plotësuar edhe me provat e bëra me reaktivët Griss dhe Difenilaminë për zbulimin e faktorëve plotësues të qitjes, u arrit në përfundim se; në pistoletën, teknikisht e rregullt dhe e përshtatshme për qitje, janë bërë qitje sot; gëzhoja dhe predha të gjetura në vendin e ngjarjes, janë qitur me këtë pistoletë. Gjurma e gishtit në pistoletë, është e të njëjtit lloj, me shenjën e gishtit të madh të dorës së majtë, të Mehmet Shehut.
Nga dëshmitë e personave që e panë për herë të parë kufomën e Mehmet Shehut: djali i tij, Vladimiri, shoqëruesi Aali Çeno dhe mjekët Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku etj., rezulton se; kufoma u gjet e shtrirë në kurriz, e mbuluar me çarçaf dhe batanije, deri afër qafës, me syze me skelet metalik me ngjyrë të verdhë dhe me fytyrë drejt nga tavani. Mjeku Llesh Rroku, pa rreth 1 m. larg krevatit, një gëzhojë që e mori dhe e vendosi sipër komodinës, në krahun e majtë të krevatit, ku ishte kufoma e Mehmet Shehut.
Nga interpretimi i dokumentacionit të mësipërm ,sipas mjekësisë ligjore kriminalistike, menjëherë të bie në sy se; përshkrimet e tyre, janë të hollësishme dhe konkluzionet e akteve mjeko-ligjore dhe kriminalistike, janë në përgjithësi të sakta, por ka edhe ndonjë mangësi të tyre.
Kështu, nuk rezulton të jetë kryer, matja e lartësisë së vrimave të plagës me armë zjarri, nga thembrat e këmbëve, apo pjesëve të poshtme të vitheve apo mollaqeve (tuberat ischiadike); po kështu, nuk rezulton të jenë kryer ekzaminimet laboratorike dhe mikroskopike, të përcaktimit të faktorëve plotësues të qitjes, në teshat dhe indet e buta rreth vrimës së hyrjes të plagës, me armë zjarri dhe të pikave të errëta me ngjyrë blu, të thoit të gishtit të madh të dorës së djathtë, të gjitha këto, shumë të rëndësishme për përcaktimin sa më shkencor të mekanizmave të kësaj ngjarjeje.
Përveç këtyre, ka edhe disa veprime, kryerja e të cilave nuk është lejuar nga instancat e larta shtetërore:
– Nuk është bërë autopsia e kufomës (u ndalua dërgimi i kufomës në morg për kryerjen e saj), pavarësisht se, në dëmtimet me armë zjarri, është më e rëndësishme këqyrja e jashtme e plotë dhe e hollësishme e kufomës. Sidoqoftë, autopsia do të bënte të mundur, zbulimin e saktë të kanalit dhe të indeve dhe organeve të prekura, nga kalimi i predhës brenda trupit, të shkakut të vdekjes me saktësi shkencore, si dhe të gjetjes së ndonjë lënde toksike eventuale, që mund të ishte përdorur para vdekjes.
– Në paraqitjen e fotove të shumta të këtij rasti, mungojnë ato të pjesës së pasme të trupit.
– Nuk është kryer ekspertimi grafik i letrës së lamtumirës, që viktima mendohet se ka lënë para vdekjes; ajo është zhdukur menjëherë para fillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes. Siç dihet, letra e lamtumirës, shkruhet nga personi para kryerjes së vetëvrasjes dhe lihet prej tij, zakonisht në vende që zbulohen me lehtësi, siç pretendohet edhe në rastin e Mehmet Shehut, kur kjo letër, u gjet prej të birit, te koka e krevatit ku ndodhej kufoma.
Kjo letër, duhet të shqyrtohet me kujdes nga grupi hetimor i vendit të ngjarjes, në origjinalin e saj, me qëllim për të përcaktuar se, ajo me të vërtetë është shkruar ose jo nga dora e vetëvrasësit. Për këtë, ajo duhet t’i nënshtrohet edhe ekspertimit grafik krahasues, me qëllim, për të përjashtuar falsifikimin apo ndërhyrjen e një dore të huaj, në përpilimin e saj, siç ndeshet në mjaft raste, të fshehjes së vrasjeve.
Kjo madje edhe në ato raste, kur kjo letër përmban të pasqyruara mendimet e vetë viktimës, që mund të jenë shkruar nga vetë viktima, kur ka qenë gjallë, por që më pas, janë manipuluar nga vrasësi. Këto rezerva, që vënë në dyshim vërtetësinë e letrës së lamtumirës, mund të kenë qenë edhe në letrën e supozuar të lamtumirës së Mehmet Shehut. Aq më tepër, që kjo letër e gjetur në vendin e ngjarjes, u zhduk menjëherë nga organet e Partisë dhe shfaqet pas 21 vitesh, nga kjo ngjarje. Në këto kushte, ajo nuk ka asnjë vlerë hetimore.
– Nuk është kryer një eksperiment hetimor, për rindërtimin e ngjarjes, pozicionit që ka pasur viktima në momentin e qitjes, kjo, me anë të përcaktimit të trajektores së predhës vdekje-prurëse, nga trupi, deri te vendi ku ajo u gjet, në pjesën e sipërme të dyshekut, afër kreut të tij.
Le të imagjinojmë me të dhënat që kemi, sesi duhet të ketë qenë kjo trajektore dhe pozicioni i viktimës. Kështu, në vrimat e plagës me armë zjarri, në anën e majtë të gjoksit dhe shpinës të këtij rasti, vrima e daljes, ndodhet pak më poshtë dhe më brenda (më afër vijës së mesit), kundrejt asaj të hyrjes. Kjo tregon se; kalimi i predhës në trup, ka qenë jo vetëm nga para-prapa, por dhe nga sipër–poshtë dhe nga jashtë–brenda, d.m.th., nga e majta në të djathtë (jo nga e djathta në të majtë, sikurse është shkruar gabimisht, në aktin mjeko-ligjor).
Me këto konstatime, të pasqyruara edhe në konkluzionin e aktit mjeko-ligjor përkatës, duke marrë parasysh që; plumbi është gjetur 23 cm. nga kreu i çarçafit të dyshekut të krevatit, qitja në pozicionin shtrirë, në kurriz, e viktimës mbi këtë krevat, është e pamundur të realizohet, sepse, me drejtim nga sipër – poshtë, në këtë pozicion, predha do të shkonte më afër mesit të krevatit dhe jo pranë pjesës së sipërme të tij, ku u gjet.
Më e mundshme, do të ishte që, pozicioni i viktimës, në momentin e qitjes, të ketë qenë ndenjur afër pjesës së mesme të krevatit, me gjysmën e sipërme të trupit, në pozicion vertikal. Në mbështetje të idesë që, ka qenë ky pozicioni i viktimës, në të cilin ajo duhet të ketë ndenjur për një farë kohe më të shkurtër, ose më të gjatë, pas qitjes me armë zjarri, është edhe prania e përhapur e gjakut, në trajtë njollash, në pjesët e poshtme të teshave, poshtë vrimave të predhës.
Në të vërtetë, ky pozicion ndenjur i viktimës në momentin e qitjes me armë zjarri, do të vërtetohej më me saktësi, po të ishte kryer menjëherë, ose dhe më vonë, pas ngjarjes, eksperimenti hetimor, duke përdorur një fije spangoje, ose drite lazer, të vendosur ose lëshuar sipas këndit të kësaj qitjeje dhe lartësisë së dëmtimeve, në qëndrimin ndenjur të viktimës, drejt vendit ku u gjet predha. Regjioni ku është vrima e hyrjes së plagës, me armë zjarri, në anën e majtë të sipërme të gjoksit, takohet si në rastet e vetëvrasjeve, ashtu dhe në ato të vrasjeve. Diferencën, e bën drejtimi i qitjes, apo i kalimit të predhës në trup.
Nga literatura përkatëse dhe përvoja e gjatë mjeko-ligjore dhe kriminalistike e vendit tonë, po kështu nga përvoja time personale, vetëvrasësi, synon të ketë një pozicion sa më të volitshëm dhe më të qëndrueshëm të dorës së djathtë, që mban armën, me drejtimin e qitjes nga para–prapa, horizontalisht, ose pak nga sipër dhe nga e djathta, në të majtë.
Sipas të dhënave mjeko-ligjore dhe kriminalistike të vdekjes së Mehmet Shehut, që mbështesin versionin zyrtar të vetëvrasjes, viktima, ka qëlluar veten me, armën që mbante me dorën e djathtë, e ndihmuar ndofta nga dora e majtë, që mbante pjesën e përparme të armës (gjetja e gjurmëve të gishtit të madh të dorës së majtë të viktimës te pjesa e përparme e armës). Kjo, për faktin që, arma u gjet e hedhur, në anën e djathtë të krevatit, pozicioni i dorës në atë shtangësisë kataleptike (për mendimin tim, pa ndonjë bazë shkencore) dhe pranisë së barutit, në gishtin e madh të dorës së djathtë (konstatim ky, i pavërtetuar qoftë edhe me një analizë të thjeshtë laboratorike për të përjashtuar një prejardhje tjetër).
Me këto të dhëna, sipas versionit të vetëvrasjes, drejtimi i qitjes, sipas pozicionit më të volitshëm të dorës që mbante armën, duhet të kishte qenë nga para–prapa dhe horizontalisht, ose, për nga sipër dhe nga e djathta në të majtë. Por ky drejtim, nuk është konstatuar në rastin e vdekjes së Mehmet Shehut. Ai ka qenë, nga para–prapa, por jo horizontal ose nga poshtë-sipër, por nga sipër-poshtë dhe jo nga e djathta në të majtë, por, nga e majta në të djathtë. Ky drejtim qitjeje, me të dhënat e tjera të pozicionit të viktimës, flet në mënyrë të qartë se, ky është një rast i pastër vrasjeje.
Pra, mundësia më e madhe është që; vdekja e Mehmet Shehut, të ketë qenë vrasje. Ekzekutori, që duhet të ketë qenë më këmbë në të majtë të krevatit, më përpara dhe pak më lart vendit ku qëndronte ulur Mehmet Shehu, pak a shumë përballë tij, e ka qëlluar viktimën, me armë zjarri, në anën e majtë të gjoksit, me një drejtim të qitjes, më të volitshëm për të: nga para–prapa, nga sipër–poshtë dhe pak nga e majta, në të djathtë, siç ka rezultuar nga ekzaminimet mjeko-ligjore dhe kriminalistike, të kësaj ngjarjeje.
Kjo analizë e materialeve te këtij rasti, mua më përforcojnë bindjen, në përputhje kjo, edhe me të dhënat e tjera (mos lejimi i kryerjes së autopsisë, fshehja e të ashtuquajturës letër e lamtumirës për t’u rishfaqur pas 21 vitesh etj.) dhe mendimin e shprehur më herët, ose më vonë, në favor të homicidit, të disa prej mjekëve që kanë këqyrur, apo ekzaminuar kufomën, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, që vdekja e Mehmet Shehut, ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje. Memorie.al
O idiote gazetare, perse sillni gjera te tilla qe asnjerit nuk i intereson me? Nese doni te beni kete pune ne detaje, atehere beni nje dokumnetar dhe shfaqeni te televizor. Cili eshte ai qe i lexon keto gjera te shkruajtuar ashtu si paçavure dhe nuk ka as emer te autorit? Ky eshte nje shkrim prej idioti te nje njeriu qe pleqeria ia ka marre trurin me kohe. Diku lexova qe nese tani eshte ne pension nuk shkel parimin e konfidencialitetit. Kjo nuk eshte e vertete sepse mbajtja e parimin e konfidencialitetit vlen edhe kur largohesh nga puna per arsye te ndryshme. Ka shume njerez qe duan tani te behen te njohur duke treguar perralla dhe sajosur gjera te paverteta. Te pakten ne ate kohe behej pune e mire dhe dokumentohej puna. Çfare duhet te themi ne rastin e Olldashit qe e vrane, e hodhen dhe e varrosen brenda 12 oreve? Autopsia as nuk iu be fare por e mbyllen çeshtjen sikur te ishte aksident i rendomte. Cilit i interesonte qe kjo gje te mbyllej pa dale e verteta? Ky eshte rast akoma i fresket dhe ju merreni me gjera qe ndodhen 40 vjet perpara.
Sakte! ????
Ham ham ham… - Reflekset thua apo refleksionet, o majmunat shkrimtare te Meros… Mallkuar kush ndot gjuhen shqipe…. ——————- Refleksionet?????!!!!!!!!
Kujt i plasi për një legen dhe vampir si Memhmet Shehu!!!! Vampirët komunistë duke eleminuar njëri tjetrin. Njesoj si Likja Berisha dhe Edi bejnë sikur nuk kanë qënë komunistë apo binjtë e komunistëve te regjur. E pionerët e Enverit jeni rritur tani e jeni bërë të denjë për partinë. E vodhët e dogjët dhe shitët shqipërinë e shqiptarët. Shqiptarët i kthyet në arixhinj të dengjen në të gjithë botën pa atdhe dhe pa rrugë mbrapsht. Aireoporti më i shtrenjtë ne Evropë është ai i Shqiptarëve
Oj ju të Temës, të paktën, shenoni emrin e këtijë kokë rrjedhurit, si kofin pas të vjeli. Kush është ky shkencëtar ekspert kriminalist ? Anonim është ky ? Qenka belul e pordhac.
Bla bla bla,
Keqperdorim i dokumenta e te ekspertizes tani pas 50 vjetesh.Vetevrasja me drejtimin nga lart poshte ne pozicionin shtrire ne kurriz eshte e realizueshme.Aq me teper qe Mehmeti ishte perdorues i mirefillte i armeve.Le ta pranojne varianti "eshte vrare".kush eshte vrasesi?.kandidaturat:-ose kadri Hasbiu qe coi urdherin e UDB me gojen e Kadriut(Eeksperti le te degjoje Fiqon ne deponim).-ose vete Fiqo,agjente e UDB e rekrutuar dhe njekohesisht dashnore e Dushan Mugoshes.-ose Ali Cena,pergjegjesi i grupir te shoqerimit.Kaq lirshem ne ate nate ,ne shtepine e mehmetit mund te hynin vetem keta njerez.Hyrjet e daljet tokesore e nentokesore te shtepia e Mehmetit ishin nen kontroll dhe pergjegjes per sigurine e tyre Ka qene Ali Cena.Pra ,ky me siguri e di kush Ka hyre fshehurazi.Deren e hyrjes nentokesore,kur eshte futur Kadriu ,e Ka hapur Ali Cena.Ndaj ai ,minimi di kush Ka hyre per ekzekutim,maksimumi eshte vete ekzekutori,sipas urdherit te Kadriut.Krutan,pa din e pa' Iman,thote popullit. Te Rrofte ekspertlleku.Nuk ben asgje tjeter vetem deformon ekspertizes si "ekspert "qe je.
O te hengert mortja o sigurims!!! Vdeksh ishallah nje ore e me perpara!!! Plehra te Ministrise se Brendshme,qe bëni akoma hije mbi toke...kolere e felliqur!
PA provoje nje here, vendose doren fiks ashtu sic pershkruhet dhe gishtin tregues sipas drejtimit te predhes.... Pastaj fol. Gomar!
Ekspert qe nuk jep emrin,por fshihet pas Memorial.al.
Po na thoni emrin e kerij profesorit, nuk besojme se eshte “konfidenciale”, apo jo???
E kujt po i rruhet manelli nese vrau veten apo e vrane.Ne pith te semes vafshin gjithe kurvat e politikes dje dhe sot
????????????????????????
O kaqola, e ka thene vete djali i Mehmetit: babane e vetevrane. Me nje fjale sic vetevrau Hitleri Romelin. Kujt i hyjne ne pune keto hartime? Ikni beni ndonje pune.
Paske shkuar per lesh kari o lexues bythqiri , je kokra e injorantit lexo se cshkruan dhe pastaj do kuptosh gjithcka , po kuptove ......
Ky shkrim, si dhe shumë të tjerë në gazetën Tema, është fyerje e madhe për inteligjencën e lexuesëve. Një turp i vërtetë. Edhe përrallat kanë autorë. Në rastin konkret, nuk dihet kush është autori, të ngjanë me një përrallë të gjysheve shamizeza. Le që kushi i lexon marrëzirat e Mero Bazes! Vetëm ata që janë më të marrë se ai.
Mero spaske asgje sot per shtyp dhe na jep kete idiotin qe zoti e paska harruar. Ik more askush.
kujt i plasi se u vra api u vetvra ky kriminel i enverit,sikur u vra ndonje burre i mire,ashtu si sot qe bandat eliminojne njeri tjetrin edhe ateher komunistet vrisnin njeri tjetrin.
Sido qe te kete ndodhur nje kriminel u eliminua nga kriminelet.
Mirë ja bënë qenit se vrasës e kusar ka qenë edhe ai. Hienat hëngrën një hienë. Diktatura e proletariatit që shkatërroi një popull të tërë.
EKSPERTI I KARIT TIM KU KA QEN KY KODOSH EKSPERT KUR KA NDODHUR NGJARJA PO DEL DHE FLET TANI KUR AKTORET E ASAJ KOHE NUK JETOJN ME
Eshte pa interes. Keni aksidente te fresketa qe jane vrasje dhe nuk merreni. Mehmetit i jane tretur dhe kockat. Sokol Olldashi vdiq me 20 km ne ore dhe u varros per 10 ore
Nje gje me beri pershtypje nga ky far experti ku tha se letra e lene nuk ka asnje vlere sot.Zoteri letra e shkruar ka vlere edhe mbas 1000 vjeteve dhe me tekniken e sotme del 100% e sakte
Na plasi kari nese u vetvra apo e vetvranë! Ra në çarkun që i ngriti vetes bashke me Enverin per 40 vjet.
Dikush thote:-e Ka thene djali.Kush eshte djali?agjent francez bashke me te shoqen,kurven e durresit dhe shembull kurve ne shijak,Marjeta. Meqe thua e Ka thene djali ,qe gezon parate e akordit me CIA ne Spanjen,une po' te them:-lexo dhe degjo Fiqereten,mamane e djalit.E thote qarte dhe hapur,si i prune urdherin e UDB me gojen e kadriut,si hodhen ne vrimen e halese helmin me veprim te ngadalshem ,qe fiqoja e pruri nga Parisi ,dhurate e marre nga oficere te UDB. Dhe se fundit,hetues Ka qene Piro D'auto,nipi i kadri hazbiut.Pyeteni Nese deponimi i Fiqerete shehut para grupit hetimor,ku bente pjese eshte i sakte apo Jo.Ne regjistrimin e transmetuar ne ate kohe me kuadrot ne cdo rreth ,eshte zeri i tij.
A thua Enveri kishte frikë ti bënte një gjygj duke e shpallur armik të popullit? Pfff. Mbas kësaj do të ekzekutohej siç ndodhi me të tjerët. Mehmet është vetëvrarë! Çdo gjë tjetër është prallë me mbret!
Ore ky Merua ka pjerth e paska mberdhire komplet. Ngeli duke na çare karin per Mehmet Shehun e Enver Hoxhen me shok. Ne nje vrime i bie! Zgjohu Mero Zgjohu jemi ne 2023 dhe sot nuk i plas kujt Kari perveç teje per Mehmetin me shok!
Ky eksperti mashtron. Mehmei nuk mengjarash. Qitjen e ka bere me dore te djathte, prandaj plumbi ka shkuar nga e djathta ne te majte! Mehmeti nuk ka qene i mbuluar dhe ne mes te krevatit... e shume te tjera qe jane thene e sterthene. Kush i tha ketij mashtruesi se nuk eshte bere ekspertimi toksikologjik i permbajtjes se stomakut? Eshte bere qe cke me te. Femijet e Mehmetit e kane pare shkrimin e letres. Ishte shkrimi i tij. Ku e pa ky qe njeriu qe shtiu qendronte siper Mehmetit? Pastaj. E vrane dhe nuk diten te fshehin vrasjen. Dhe i zbuloi ky. E kur? Kur doli ne pension. Po ha pensionin e derezi. Panorama nuk ka cfare shkruan dhe boton shkrime mashtresish qe mundohen te bejne emer me mashtrime. Mero mos boto gjera kot. Ti e di shume mire qe Mehmeti ka vrare veten.
E degjove cfare i pat thene Kadriu, Mitat Havarit? "Ne nuk pyetem per Mehmet Shehun, jo per ty qe je krimb i tokes"
O Gjergj! Po ku pyeste Kadriu per hajdutet si Mihat Havari qe te bisedonte me te. Sot kushdo sajon e i jep rendesi vetes. Mihati eshte denuar per vjedhje, jo per politike.
me të vërtetë e ke o gjergjo??pra kjo vërteton që e ka vrarë kadriu??o gomar,edhe nëse i ka thënë(duke lënë mënjanë se sa vjeç ka qënë havari,në vitin '82,në ka pasur mundësinë të flasë me kardiun në atë vit kur ai kishte 2 vjet që nuk ishte shef i avarit,por i ushtarakëve)e ka thënë sepse në atë kohë kishte filluar të propagandohej nga "partia" tradhëtia" e mehmetit,ku "nuk u pyet fare se kush kishte qënë mehmeti,por u DËNUA tmerrësisht rëndë(më pas dhe kadriu në të njëjtën mënyrë,por për së gjalli)!kështu o koqe gomari,kadriu si asi i agjenturës,nuk ishte në nivelin e gomar avarit,a tëndin për tu "zbuluar"nga një tip që mbiemrin e ka "avari"=keqfunksionim!!
Daut ! nuk eshte e veshtire te kopjosh dhe ta beshe Origjinale nje shkrim dore ! Nga ajo Qeveri e kaluar ! nuk besoje qe skane lene Krim pa kryer ! Por ja qe te gjithe bashkevuajtesit ! haruan Krimet e tyre ! dhe ju versulen me vrape per perfitimet Finaciare per demshperblim ! haruan vuatjet haruan Prinder vellezer edhe motra qe ju perdhunuan ! Normal qe cdo Ekspert mbi bazat e njohurive duhet besuar dhe vleresuar me i dituri. Pastaj cfare prisni nga ish Kryekriminelet qe nuk i lane gje pa bere keteij Populli ! Kure dhe pjedha e tyre ! e te gjithve pasardhesve nuk kane NDERGJEGJE te plote mbi faktet qe Prinderit e tyre kane qene Kriminele ! Ndegjo Intervistat e pjedhjeve te tyre ! Babi Mamaja kane qene te dashur,kane bere gabime te vogla dhe te medhaja.Mjrere ata qe vuajten,dhe shkembyen vuatjet em kacillet qe perfituan nga ligjet.
Ata ishin kriminele dhe pike.-dhe ke të drejtë për atë që shpreh me pseudonimin tënd,por më pas!?ja fut pordhës!! nëse ne gjejmë një super kriminel në këtë moment,nuk mund ti rrasim çdo krim që ka ndodhur gjat jetës së tij,sepse"ai ishte kriminel dhe pikë"!! lali,jeta nuk jetohet me dëshirë,jeta jetohet ashtu si ndodh!ndojëherë plotësohet dëshira,e shumë herë jetohet ajo që të vjen!!dhe kur është komplet e kudërta e dëshirës tënde!!
Daut ! nuk eshte e veshtire te kopjosh dhe ta beshe Origjinale nje shkrim dore ! Nga ajo Qeveri e kaluar ! nuk besoje qe skane lene Krim pa kryer ! Por ja qe te gjithe bashkevuajtesit ! haruan Krimet e tyre ! dhe ju versulen me vrape per perfitimet Finaciare per demshperblim ! haruan vuatjet haruan Prinder vellezer edhe motra qe ju perdhunuan ! Normal qe cdo Ekspert mbi bazat e njohurive duhet besuar dhe vleresuar me i dituri. Pastaj cfare prisni nga ish Kryekriminelet qe nuk i lane gje pa bere keteij Populli ! Kure dhe pjedha e tyre ! e te gjithve pasardhesve nuk kane NDERGJEGJE te plote mbi faktet qe Prinderit e tyre kane qene Kriminele ! Ndegjo Intervistat e pjedhjeve te tyre ! Babi Mamaja kane qene te dashur,kane bere gabime te vogla dhe te medhaja.Mjrere ata qe vuajten,dhe shkembyen vuatjet em kacillet qe perfituan nga ligjet.
duto,ky koqja niset nga ato që kemi lexuar dhe që kemi parë të gjithë në shtypin e përditshëm!!i ka interpretuar si i do bytha,ka lënë mënjanë disa gjëra dhe nuk ka kuptuar disa të tjera!! një nga koqllëqet e tij është "gjurma e barutit në gishtin e djathtë" dhe pistoleta e gjetur në krahun e djathtë"!një pistoletë e mbajtur në dorën e djathtë,e vendosur në anën e majtë të kraharorit,nuk mbahet njëlloj si të vendoset në të njëjtin krah me dorën!!prandaj është ndihmuar nga dora e majtë dhe doreza e pistoletës nuk ka qënë e pushtuar nga gishti i madh,por ai,gishti,ka qënë pothuajse në drejt sikur dora të qëndronte e shtrirë!e shtëna ka bërë që pistoleta të kërcejë lart duke filluar nga tyta,dhe duke mos pasur si bllokues gishtin e madh,ajo rrotullohet!e duke qënë se dora lirohet pas dhimbjes që shkakton predha,pistoleta ka rënë në krah të djathtë pa pasur nevojë që ta çojë krahu! po ta analizosh tërë shkrimin(njëlloj si me pas bo muhabet në kafene me ndonjë kureshtar)do të kuptosh se megjithëse kritikon ish kriminollogët,haron se vetë bën të njëjtin gabim "kalimi i predhës në trup, ka qenë jo vetëm nga para-prapa, por dhe nga sipër–poshtë dhe nga jashtë–brenda",plumbi ka kaluar nga jasht-brënda-jasht,prandaj është gjetur në dyshek!! kur flet se nuk do të vihet kundër atyre që kanë bërë analizat në atë kohë bën një gafë,alla shqiptarçe!!sepse të kërkosh të rihetosh një rast kaq kompleks,nuk i ul vlerën aspak paraardhësve të tij!!sot ka mënyra dhe metoda shumë më të sfistikuara që lejojnë të zbulosh të dhëna të reja,e pamundur për atë kohë!!unë po të isha në vëndin e tij,si kriminollog me tituj shkencor,do ti kërkoja shtetit që ta bëja privatisht një hetim të thellë të dokumentave të kohës!mendoj se shteti nuk do të kishte asnjë arsye të më ndalonte të rihetoja një ngjarje,sidomos kur ai(shteti)nuk paguan asgjë!! të shkruash një shkrim të tillë duke e mbështetur me tituj shkencor "dok.prof."duhet të jesh në gjëndje të shkruash në atë nivel!të jesh në nivelin "dok.prof." dhe të thuash "ka mundësi të ketë ndodhur"kjo e ajo e në fund ta mbyllësh "ka ndodhur kështu",në mënyrë absolute,sikur të kishe një video të pa prekur me dorë të tërë ngjajes!?do të thotë "ndoshta pensioni ka qënë i vonuar për ty"!!ndoshta duhej të dilje më parë në pension,se do kesh marrë ndonjë në qafë me ekspertizat e tua!!
Eksperti kriminalist qe ka qene ne vend ngjarje eshte nga me te miret ne kete fushe prandaj ti ja fut kot.
Ne fakt zbulimi i vrasjes te kryeministrit Mehmet Shehu ka rendesi te madhe shteterore, historike e politike, ligjore e morale. Prej krimit burojne pyetjet: Pse, nga kush dhe kush urdheroi qe e vrane? Pse e donin te vdekur, nuk e arrestuan dhe ta gjykonin si ''armiqte'' e tjere, kishte perkrahje te madhe ne popull e kuadro apo dinte sekrete te rrezikshme? Çfare qendrimi do te mbaje shteti ndaj ketij krimi dhe fajtoreve ne vrasje? A e pastron kjo vrasje figuren e Mehmet Shehut nga akuzat politike e morale si ''poliagjent, armik i popullit dhe i partise''? Kush bezdiset apo trembet nga zbulimi i te vertetes mbi vrasjen shteterore te shekullit XX te kryeministrit me jetegjate shqiptar? Organet shteterore a do te kryejne detyrimin ligjor te pyesin deshmitaret bie fjala ate infermieren qe i serviri ''cajin kamomil'' dhe u degdis urgjentisht ne Zelanden e Re. Deponimi i te vertetes pastron shpirtrat mekatare dhe ndricon historine tragjike qe te mos perseritet me kurre.
Petrol, ke te fala nga Duro Shehu, vellai i rjedhur i Mehmetit. Ai ka sajuar infermieren qe gjoja e degdis jashte pas vrasjes. Lexo mjeket ligjore Bashkim Cuberi dhe Fatos Harrito, si dhe ekspertin kriminalist Estref Myftari. Ata kane pare trupin e Mehmetit, te Fiqretit dhe Vladimirit. Kane bere edhe proces verbalet, qe ky Bardhyl Cipi i ka kopjuar ne artikull dhe i hedh poshte. Ata ishin asa ne profesionin e tyre. Ne librin Kriminalistika Estref Myftari e sqaron profesionalisht vetevrasjen e Mehmetit. Edhe te Vladimirit.
duke ditur se bërrllogu që është gjithnjë në fund të temës është bërrllog i vërtetë,kërkova ma shpejtësi emrin e "Refleksionet e profesorit të mjekësisë ligjore","profesorit",nuk e gjeta,lexova shpejt komente,dhe pash që dikush pyeste për emrin e këtij "profesori" që ka harruar emrin e tij,dhe në fund e mbylla me këtë koment"ju dhjefsha në "Refleksionet e profesorit të mjekësisë ligjore"!!
Po cfare mut eksperti qenka ky plehre qe nuk guxon te shfaqet me emer e mbiemer?
Me nje klikim ''zbulova'' pa veshtiresi autorin e shkrimit:''Përse vdekja e Mehmet Shehut, sipas mjekësisë ligjore kriminalistike, duhet të ketë qenë vrasje dhe jo vetëvrasje. Shkruar nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi, te cilin e pershendes per kurajon qytetare dhe pergjegjesine profesionale per te ndriçuar te verteten.
o naftë e pa përpunuar,dhe unë kam zbuluar një kontinent të ri në planet,a e gjen dot dhe atë "Me nje klikim"?? thuaju këtyre të temës a vetë profesorit që duhet shkruar emri i tij dhe jo të lëshohemi ne si qen gjahu për ta gjetur atë diku në rrjet!!
akoma me keto ju...zgjidhni gerdecin dhe 21 janarin i here.mehmetin e vetevrane....ilane nje pistolet mbas mbledhjes dhe i thane....ik ti se familjen e ke te sigurt.mos berja e autopsise dihej.pastaj kujt i plas bytha.lufte brenda llojit.ajo letra e shkruar prej tij qe akuzon per jago ramis aline,eshte linja e enverit per tja lene pushtetin ramizit.fshati qe duket sdo kallauz.prandaj boll me kte...te arkivohet nje here e mire si ceshtje.si sherben mo njeriu.
po kush është autori i shkrimit??????
gjë a gjëzë!!kush e gjen merr çmimin robel,dhe paguhet 3 mln $ në ditë!!
"Ekseperti" i mesiperm, ne shkruan ato qe ai e shikon si te "Vertet"..por?? 1-Ai thote se Zarfi me Letren e Famshme qe Mehmet Shehu thote se "Po i linte Amanet Enverit Familjen duke edhe Akuzuar Jagon-ect"...u gjete ne Koken e Krevatit nga Familja????? 2-Nje ish-Hetues i c´eshtjes ne mos Gabohem Kristof Mertiri, ose edhe dikush Tjeter Pjestari Grupit Hetimor Deklaronte se :Zarfi ishte i Trashe dhe dukshem ne te nuk kishte thjeshte nje Leter ,por me te edhe disa Dokumente..Qe pasi u mor ju Dorzua ne Dore Enver Hoxhes???por cili ishte Autori -Kompetent qe Mori Letren e Famshme´???Dhe a ju dorzua Letra e pa-Hapur Enverit apo u Hape dhe u "Hollua-pake" nga Dokumentet qe kishte Brenda?? 3-Gjithe se si..Raporti i mesiper thote:Se ai u Gjete i "Veterare" para 10-12-te oresh...??Pra po te llogaritet Koha, kur Mbaron Mbledhja e Byros Politike ne Daten 17.te Dhjetor 1981..Mberritja ne Shtepi...Dhe pa dyshim Biseda me Fiqiretin,pastaj "Vizita" e Kadri Hazbiut..del se Ai(Mehmeti) duket se ka shkuar per te Fjetur diku te ora 11-12-te i Nates..ore qe Llogaritet edhe "Vetevrasja"?? 4-Eshte me se e VERTET qe ate Nate kemi Shtimin e nje "USHTARI" qe i shtohet Trupave te Gardes qe Ruante Vilen e Mehmetit...ushtare i cili nuk Figuronte ne Listen e Sherbimit?? 5-Kemi nje Infermjere qe edhe Ajo sherbente per here te pare te Vila e Mehmetit,duke Zevendesuar te Zakonshmen qe edhe ishte ne Organiken e Sherbimit... FAKTE si Infermjereja, dhe si "Ushtari"..u ZHDUKEN dhe nuk u pane me ne Sherbim diten Tjeter pas "Vetevrasjes"..pse..dhe kush i coj?? Per Infermjeren Flitet se e ZHDUKEN;ata "Qe i besuan edhe Detyren e Rendesishme nga Partia"?? Nje Gje Dihet sakte nga te gjithe:Mehmet Shehu Duhej i VDEKUR ate Nate,Mbledhja e se nesermes mbase edhe i "Zbutej zemra " Diktatorit dhe e Falte.. Njerezit e Familjes e dine se Vrau veten apo e Vrane Mehmet Shehun??Edhe Bashkim Shehu e di mire,dhe nuk justifikohet me ate qe thote:"E vrau Pushteti qe ai Krijoj"..ASPAK.. Ne se Mehmet Shehu nuK do te "Vetevritej" c´fare do te Ngjaste???Biles edhe kete Pyetje, ja ka bere Vetes edhe Enver Hoxha...pra marrim Varjantin e Vrejtjes ne Karten eRregjistrimit sipas Varjantit te Ramiz alis Jagos dhe Genjeshtarit..del se Mehmet Shehu, do te Qeveriste Akoma..dhe kjo nuk KENAQETE Interesat e Nexhmijes Ramizit dhe UDB-s Jugosllave..sepse Mehmet Shehu, donte apo nuk donte Ramizi me Nexhmijen ishte nje Pasues Potencjal i Hoxhes per Postin e Njeshit pas Vdekjes se Enver Hoxhes...gje qe edhe vete Nexhmije Hoxha e Pranon se e Tmerronte nje Situat pas Vdekjes se Enver Hoxhes ...sepse nuk kishte Besim te Shehu.. 6-Marrim Varjantin tjeter:Mehmet Shehu del ne "Pensjon" me te gjitha "Nderet" nga Partia dhe Enver Hoxha, duke Ruajtur te gjitha ish-Meritat,dhe duke Mbajtur akoma Vilen ne Bllok..si nje Varjante "Faljeje" dhe Leshim qe i bente Enver Hoxha...Pyetja eshte:A do te ishte vete Mehmeti i kenaqur me kete Varjant???Kur dime se shume Njerez ne Ushtri dhe Qeveri ishin Besnike te Mehmet Shehut????KUR dime akoma se Kadri Hazbiu,Fecor Shehu ect...ishin akoma te pa Prekur... 7-Nje Lenje ne "Hije" te Mehmet Shehut, do te ishte nje POSHTERIM per vete Mehmet Shehun,dhe nje Dalje ne Pensjon per "Arsye Shendetesore"..Nuk do te kenaqete ate vete, si dhe shume nga Besuesit dhe Ndjekesit e Mehmet Shehut, akoma edhe nese vete Enver Hoxha me Gjallje te linte Ramiz Aline ne Krye te Qeverise,vete Alia nuk ishte i Sigurt,se Mehmet Shehu do ta Linte te Qeveriste po te ishte Gjalle, dhe pas Vdekjes se Enverit..pra RREZIKU I NJE GRUSHTI SHTETI nga Mehmet Shehu, ishte shume i Mundshme,qe vete Mehmet Shehu ti kthente Lavdine dhe Krenarine e Perdhosur vetes se vete..duke ANASHKALUAR Spurdhjakun Ramiz Alia... PRA Mehmet Shehu Duhej PATJETER I VDEKUR...i gjalle akoma edhe i Arrestuar i hapte shume pune Enver Hoxhes,si dhe Bandes se Nexhmijes dhe Ramizit..Prandaj dhe u ELEMINUA..lol
" PRA Mehmet Shehu Duhej PATJETER I VDEKUR...i gjalle akoma edhe i Arrestuar i hapte shume pune Enver Hoxhes,si dhe Bandes se Nexhmijes dhe Ramizit..Prandaj dhe u ELEMINUA..lol " e ke shkrujt para se të flije apo pasi u zgjove, o nite??
Ne qofte se Mehmeti nuk u vetevra, kush e vrau? Kjo pyetje ska pergjigje. Cfare do te ndodhte sikur te kishte mbetur gjalle? Askush mund ta thote me siguri, por me e mudshmja pas atij mali me akuza, do te hante plumbin sic e hengri dhe Kadriu qe kishte shume me pak akuza se ai.
nëse mehmeti do të kryente vetvrasje kemi një "vrasës"!nëse nuk ka vrarë veten,por e kanë vrarë?!?atëherë mund të themi me gojën plot,të dyshimtë do të ishin rreth 2 mld njerëz,po të përjashtojmë tërë fëmijët dhe pleqtë në popullatën prej rreth 5-6 mld njerëz që kishte planeti!!
Po mire more idioter, Mehmeti ia dha vet koburen e tij vrasesit dhe pasi vdiq shkroi letren e lamtumires?!!!
Llafet e shumta:fukarallëk! 1. Akuza: ''kryeministri shqiptar Mehmet Shehu u vra'', e analizuar dhe e deklaruar me vullnet te plote nga eksperti i kriminalistikes Prof. Dr. Bardhyl Çipi, nga ish-kryetari i hetuesisë Qemal Lame e zyrtare te tjere te rendesishem, vulos gjithe ato fakte e opinione te publikuara prej kater dekadash nga dhjetra familjarë, shokë, bashkelufterare e te njohur, studiues e historianë, madje edhe të nuses kurajoze te familjes Hoxha. 2. Nder vite jane zbuluar mjaft mashtrime, falsifikime, deponime e deklarata te rreme te marra nen torture e frike qe sqarojne rrethanat dhe interesa konjukturale te cilat edhe vazhdojne. 3. Vrasja e kryeministrit shqiptar nuk ka te beje vetem me ate si person apo rrethin familjar e shoqeror, por me shtetin e mbare shoqerine, me politiken, historine, etj. Mbi te gjitha na intereson e verteta.
Ne lidhje me te ashtuquajturen ''Letra e lamtumires'' kush ka interes te mos gjendet dhe mos t'i nenshtrohet ekspertizes per te provuar qe kryeministri u vetevra?! Fshehja e saj rendon te akuzuarit!
o naftë grexo,mos je durua ti??jo për gjë por qënke i rrjedhur or xhan!! ''Letra e lamtumires'' nuk është zhdukur o koqe!ajo është në arkiv!e vetmja,të vetmet gjëra që janë zhdukur,janë gomarllëqet që i janë mveshur kësaj vetvrasjeje!! një komentues,ndër vite,tha një fjalë të drejtë"po të deshte ta vriste enveri!?nuk kishte nevojë ta vriste e më pas ta shante!ja bënte si jua ka bërë gjithë të tjerëve!e pushkatonte me "gjyq""!ashtu si ja bëri në fund kadri azbiut!vetëm e vetëm nga një fjalë e hekuranit"kadriu ka shumë mbështetje në labëri"i tha hekurani"atëherë ne e arrestojmë" tha enveri!sepse nuk mund të pranonte se kishte frikë nga "mbështetja që kishte kadriu",ose për të treguar "unë jam absolut"!! hajvan ti dhe shumica!!po të kishte çuar enveri njeri për ta vrarë!?atëherë nuk do ta kishte dënuar pas vdekjes!!do ta kishte lavdëruar!!si nexhmija e ramizeja nuk kishin bythë ta bënin një gjë të tillë!!ajo që ata patën bythë të bënin!?ishte përfitimi nga situata që ju solli në dorë mehmeti!!dhe aty përfituan aq mirë sa ja vlen për tu nominuar për "oskar"!!
anti25642654censurë ti ke vite qe ben presione e shan ata qe shprehin opinione dhe fakte sikur te jesh informator, hetues e xhelat. Duket qarte qe ke probleme serioze personale. Mua nuk mund te me imponohesh e te me censurosh dot fjalen e lire. Zoti te meshirofte!
o lal,mos më kujto ato që i di!!kam që nga vjeshta e 2009 që shkruaj në komente,duke filluar me shekullin e koços!! nëse ti quan fakte,ato që shpikin budallenjtë,pa asnjë bazë,atëherë merre si presion këtë që bëj unë!!nuk di sa i ke ndjekur ti,por unë personalisht i kam ndjekur pothuasje rregullisht,pavarsisht se shpesh mendoj se është e kotë të lexohen dhe më pak të komentohen,por nuk ke çti bësh se të ngrihen nervat kur lexon gomarllëk pas gomarllëku!!deri atje sa e kanë çuar kadri asbiun 3 herë për ta vrarë mehmetin!sikur të ishte ndonjë dement që nuk mbante mënd nëse e kishte vrarë apo jo!dhe o burra këthehu në mes të rrugës!!ose debilllëqet e duros,që nuk pranoi të shkonte në varrimin e të vëllait,kurse tashti pjerdh gjithçka nga truri i tij dement!!nuk kam ndërmënd të të imponohem,sepse jam kundër imponimit!!por duke thënë këtë gomarllëk"Mua nuk mund te me imponohesh e te me censurosh dot fjalen e lire."mund të më cënosh ti timen!!nëse n uk do të kesh replikë,mund të bësh një veprim fare të thjeshtë!! MOS KOMENTO!nëse komenton,dhe nuk të pëlqen replika!?ke dy mënyra për të vepruar:1-këthepërgjigje,repliko!2-mos repliko!!!!!!!!!!!!! unë kam këtë parim!!nuk i kam thënë akoma askuj,dhe atyre që me fjalë më kanë thënë"mos komento",nuk më ndalon dot!!sepse nuk pjerdh kënd nëse dua të shkruaj apo jo!!të vetmit që mund të më censurojnë,janë redaktorët!!dhe e kanë bërë!si tema dhe të tjerë!!unë ty nuk kam mundësi të ta ndaloj fjalën,të mënçur a gomarllëk!mund të të ndërroj mendim!por asnjëherë të ta ndaloj shprehjen!e njëjta gjë dhe për ty!!
anti25642654censurë ne lidhje me te ashtuquajturen ''leter lamtumire" ajo eshte deklaruar zyrtarisht e zhdukur nga Shaban Sinani, Paskal Milo, etj. perndryshe o poçe e shpuar leri shantazhet e denglar, beji ekspertizen te provosh te verteten pa censure.
Kur shprehemi ''Letra e lamtumires'' origjinale ''eshte zhdukur'' nenkuptohet qe ''origjinali'' i shkruar me 1981 nuk eshte publikuar edhe pas afatit te maturimit ligjor (25 vjet) d.m.th pas vitit 2006. Përse nuk publikohet teksti i plote dhe ekspertiza ligjore te jape pergjigjen perfundimtare shkencore nese ky dokument eshte shkruar pjeserisht apo teresisht nga viktima?
goamrllëqe të till bëjnë që njerëz si ti të bien pre e idiotësive të alfred cakos!!idiotësi të tilla,kapje pas fijes së kashtës së imagjinuar,i bën njerëz si ti të besojnë në gomarllëqet më të pabesueshme!dhe ti arsyetojnë në këtë mënyrë si shkruan ti!!hajvan!!deri më sot kanë dalë aq shumë variante të kësaj ngjarje,sa dhe ngjarja vetë po bëhet e pabesueshme!!tashti pak nga pak ka për tu besuar se mehemti është në kanada dhe se duro i bën tërë ato numra prej budallai vetëm për të humbur gjurmët!se kadri asbiu,sipas agim hamitit,është në amerikë me gjithë familjen!!o naftë grexo,këta të temës dhe medja i shkruan këto shkrime disa herë në vit,për të vetmen arsye sepse është i vetmi rast që mbushet me komente të pafundme!!
anti25642654censurë ti shkruan : ''këta të Temës dhe medja i shkruan këto shkrime disa herë në vit,për të vetmen arsye sepse është i vetmi rast që mbushet me komente të pafundme!!'' por ti nder vite ke nxitur ketu komente me sharje pa fund... pra dashur pa dashur vetcilesohesh ''hajvan''. Uroj te nzesh mend e te behesh njeri.
pak a shumë ke të drejtë!!por ta kam shpjeguar më lart!pavarsisht se e di që nuk je vlen të merresh me këtë bërllog,prapë bie në grackën e këtyre,për shkak të hajvanllëqeve të "tua",dhe sidomos të atyre që paraqiten si specialistë leshi!me tituj prof.dok.!! a i bije në fije o koqe??