Rrëfimi tronditës i mbesës për gjyshin e saj: I kushtoi shtrenjtë njohja me Enver Hoxhën në Liceun e Korçës dhe në Montpellier. Pas luftës, vuajti 18 vite burg në Burrelit, pasi ai dinte…

22 Prill 2023, 11:09Dossier TEMA

Rrëfimi tronditës i mbesës për gjyshin e saj: I kushtoi

Ermira Xhomaqi, mbesa e ish-juristit të dënuar nga regjimi komunist, Abdulla Rami, prej vitesh ajo jeton në Paris, si për të vijuar pak jetesën franceze që gjyshi i saj, pas studimeve në Montepellier, la përgjysmë…! Ermira ka ardhur këtu për të kujtuar emrin e tij, që ndryshe nga të tjerët, historia e këtyre tre 30 viteve liri, nuk e ka përmendur shumë. Mbase, prandaj edhe libri i saj, monografia për gjyshin, erdhi kaq vonë! Jo se nuk e bënte dot vetë, e rritur me imazhin e letrave e dosjeve të tij të shkrimeve, ajo nuk e kishte më të thjeshtë se të tjerët, ta pasqyronte jetën e tij në të gjitha pikëpamjet, por për një kohë nuk mendoi se këtë duhet ta bënin familjarët e tij. Sidoqoftë, sot kemi në dorë librin “Përtej harrimit”, shkruar nga Ermira Xhomaqi, për gjyshin e saj që në fakt tashmë e trajton si një personazh historik, Abdulla Rami.

Znj, Xhomaqi, e keni njohur gjyshin?

Jo, për fat të keq kam qenë shumë e vogël, kur ai është ndarë nga jeta dhe nuk kam asnjë kujtim të gjallë me të. Mirëpo, fryma e tij ishte përherë përreth nesh. Mamaja, i mbante si të shenjta letrat e dorëshkrimet e tij dhe këtë imazh, e kam të ngulitur fort nga fëmijëria, nuk kam qenë më shumë se shtatë vjeç, kur e shihja t’i ruante në sëndukun e vjetëruar të shtëpisë ku jetonim, në internim.

Prej atëherë kanë kaluar shumë vite. Kur menduat që t’iu riktheheni jo vetëm vizualisht atyre dorëshkrimeve, për t’i përmbledhur në një libër?

Mendimi duhet të ketë qenë gjithmonë aty, por mori formë vetëm tre vite më parë, kur unë nisa kërkimet nëpër të gjitha “stacionet” ku ishte ndalur Rami. Shpresoj, ky libër të jetë një dëshmi me të vërteta të hidhura, por me përmasa të mëdha. Kam hezituar mjaft ta shkruaja këtë monografi; në radhë të parë sepse, kam menduar se duhej dikush tjetër dhe jo një pjesëtar i familjes, ta ndërmerrte një mision të tillë, por faktet, ngjarjet, njohja me dorëshkrimet dhe dokumentacionin e gjerë në arkivat shtetërore dhe familjare, e gjithë kjo histori, mendoj se i kapërcen përmasat e së zakonshmes dhe shtrihet në një hapësirë që i përket sot, mbarë shoqërisë sonë.

E kjo ma shtoi detyrimin e shkrimin e kësaj vepre. Ndaj ngurrimin e parë e shmanga. Ndjeva se vitet po kalonin dhe harresa nuk do të falte më asnjërin prej nesh, ndjeva kujtimet e së shkuarës, të më trazonin rrjedhën e së përditshmes dhe ngjarjet për humbjet e njerëzve të familjes, të më rëndonin gjithnjë e më shumë. Ishin humbje të rënda, dhimbje po aq të rënda të cilat tronditin të vuajturin, por edhe më të pavuajturin dhe gjithë ata njerëz të ndershëm që mbeten pas, s’do të mund të jetonin kurrë më në paqe, kurrë!

Edhe pse nuk e keni takuar, ju duhet të jeni pjesëtarja e familjes që e njeh më shumë jetën e Ramit. Na tregoni diçka nga gjithë rruga që përshkuat…?

U kthye në një mision dhe ditë mbas dite e muaj pas muaji i dha udhë një pune, e cila zgjati plot tre vjet. Befas, e gjeta veten në gjurmët e një rinie të sakrifikuar, eca ditë mbas dite në udhët e një jete të vrarë, u përplasa gjithkund me terrorin e një kohe të egër, pësuar padrejtësisht dhe gjeta gjithandej gjurmë plagësh, që ende pulsojnë.

Rrugës takova me dhjetëra njerëz: bashkëvuajtës e bashkëkohës të Ramit, të afërm, të njohur e të panjohur, të cilët ma plotësuan këtë figurë dhe më shtynë ta trajtoj atë, përtej përmasave familjare. Jam përpjekur të sjell në këtë shkrim, modelin e një njeriu, i cili u bë martir i lirisë dhe i atdhedashurisë. Të përcjell sakrificat, dhimbjet dhe amanetet e tij.

Janë ato që thërrasin sot për të mos na lënë ne në heshtje dhe indiferentë, sepse kur flasim e dënojmë një diktaturë që ka përpirë jetë njerëzish, koha nuk mund të ketë më nocionin e saj të zakonshëm në fjalët: “dje dhe sot”. Ne të gjithë kemi nevojë për një model të tillë, për figurën e këtij intelektuali, ende të panjohur dhe të pavlerësuar, ashtu si duhet dhe më duhet ta theksoj, pavarësisht se tashmë u vu në dukje, faktin që; Abdulla Rami i përkiste asaj elite të re shqiptare, të formuar në periudhën më të bukur, por edhe më tragjike të viteve ’20-’30 të shekullit XX-të, të përgatitur në nivelet më të larta të universiteteve europiane.

Abdullai, thuhet se ka studiuar e ka qenë bashkëkohës i emrave të rëndësishëm të historisë, një prej të cilëve, Enver Hoxha, e ka njohur personalisht?

Po, kanë studiuar të dy në Liceun Francez, megjithatë ai ka qenë bashkëstudentë me mjaft prej figurave intelektuale shqiptare të spikatura në ato vite si: Arshi Pipa, Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, Myslim Çarçani, Hasan Rami, Abaz Omari, Isuf Luzaj, Lazër Radi, Mit’hat Araniti, Isuf Vrioni, Nedin Kokona, e të tjerë, ëndrra e të cilëve do të zhytej shumë shpejt në terrin që i ofroi diktatura.

Ndaj edhe pyetja: A dimë ne aq sa duhet për atë dramë të rëndë që përjetuan kundërshtarët politikë të regjimit totalitar dhe familjet e tyre, menjëherë pas vendosjes së tij në Shqipëri? Mbetet një përgjigje jo e plotë mbi një tablo të mjegullt e fort të ngatërruar! Jehona e kësaj të vërtete kërkon një hapësirë më të gjerë për t’u vlerësuar dhe rivizituar. Mesazhet e përcjella në rrëfimet e këtyre tragjedive, burojnë nga kujtesa individuale, për t’u përcjellë në një numër sa më të madh dëgjuesish e lexuesish.

Si ishte jeta e Ramit pas rikthimit në Shqipëri dhe në ç’pikë ndryshoi ajo?

Jeta e Ramit, ish-liceistit të Liceut Francez të Korçës dhe studentit të shkencave juridike në Montpellier, bashkënxënësit të Enver Hoxhës, asnjëherë të konformuar me synimet dhe praktikat e tij staliniste, do ta ndryshonte në mënyrë tejet kaotike trajektoren e saj, dhe kjo është arsyeja për të cilën çdo etapë të lidhur me të e shoh sot si një paradoks të thellë e evident. Paradoks që është i lidhur pazgjidhshmërisht, me angazhimin politik të Ramit.

Paradoks sepse, megjithëse figurë e një juristi me një vizion të qartë për drejtësinë, ngjizur në auditorët frankofone, model i një atdhetari dhe nacionalisti të vendosur në bindjet e tij, model i një oratorit “par excellance”, i një politikani, mendjehapur, i cili u përpoq të vinte një gur në themelet e një shteti modern shqiptar, Abdulla Ramit, i privohet liria dhe e drejta e ushtrimit të profesionit, prangoset dhe mbijeton 18 vjet në birucat e Burgut të Tiranës, Gjirokastrës dhe Burrelit, e më pas do të kalonte vite të tëra në internim.

E pavarësisht nga të gjitha këto, ai mbeti qëndrestar i paepur e i papërkulur në idealet dhe bindjet e tij, i cili nuk pranoi kurrë asnjë kompromis me regjimin ne pushtet. Jeta e Ramit u mbështoll thellë e më thellë në këtë paradoks, sepse edhe pas daljes nga ferri i Burrelit, ai dhe familja e tij, u internuan e u dëbuan, ai vetë u detyrua të bëjë punë të rënda krahu, e megjithatë, mbeti sfidues ndaj vështirësive ekonomike dhe optimist për të ardhmen.

Ai mbeti poeti i talentuar, i cili përcolli të gjalla dhimbjet nga skëterra e Burgut të Gjirokastrës dhe Burrelit, u bë poligloti dhe transmetuesi i mesazheve të fuqishme në përzgjedhjen e përkthimeve të pamfleteve historike të Victor Hugo-së, Lord Bajron-it, Jean-Marie Guyau-së, Clarence Dey-it, Henry Van Dykeut, Walter Skott-it, Emily Jane Brontë, William Johnson Cory-it, Andre Chénier-së e të tjerë e të tjerë.

Në ç’kushte shkoi Rami për të studiuar në Francë?

Ishte shtator i vitit 1936, kur në moshën 28-vjeçare, Abdulla Rami, njëri prej katër djemve të Tasim Rami-t, atij burri patriot dhe të prirur për kulturë, pas mbarimit të studimeve në Liceun Francez të Korçës, niset për në Francë-Montpelie, ashtu si edhe shumë bashkëstudentë të tjerë, me besimin dhe dëshirën, për të realizuar ëndrrën e tij të rinisë së hershme, ai laurohet në Jurisprudencë.

Këtu në Montpelie, në këtë qytet të vjetër universitar, ku kishin lindur e kishin studiuar; Auguste Comte (Ogyst Kont), filozof, sociolog dhe themelues i pozitivizmit, poeti Paul Valéry (Pol Valeri), apo personalitete të tjera si Jean-Jacques Régis de Cambacérès (Kambaseres) konsulli i Napoleoni-t III, Aragon, Louise Guiraud, Jean Moulin… që kanë kryer gjithashtu studimet për drejtësi në Montpellier (Monpëlje).

Këtu, ku ai jetoi vitet e një pune intensive intelektuale, shkroi projektet e para plot shpresa për të ardhmen, për atdheun e tij, u mbrujt me idetë e Iluminizmit dhe të Volteri-t, të Demokracisë dhe të Pluralizmit të Drejtësisë e të Humanizmit.

Në këtë qytet, ku ashtu si edhe në liceun e Korçës, trajektoret e studimeve të tij, do të pikëtakoheshin me ato të diktatorit Enver Hoxha, pikëtakime nga të cilat do të rridhnin më pas, dy formime dhe dy optika të ndryshme ideologjike, lidhur me botëkuptimin dhe aktivitetin e tyre të mëvonshëm.

Kështu, me kthimin e juristit të ri në Shqipëri, idetë e tij ranë ndesh me ideologjinë komuniste, për të cilën ndër të tjera ai do të shkruante: “O lindje misterioze/ O vendlindje dhe pjellë e tufanit/ që sjell vetëm murtajën…”!

Si ndikoi në jetën dhe fatin e tij njohja me Enver Hoxhën?

Ndeshja e Abdulla Ramit dhe shumë bashkënxënësve me Hoxhën, që në bankat e Liceut të Korçës, do t’u kushtonte atyre shtrenjtë, shumë shtrenjtë. Pothuajse të gjithë ata që kishin njohur atë nga afër, miq e shokë, po edhe ata që e njohën në mënyrë të rastësishme, u internuan, u burgosën, u torturuan, u vranë dhe u zhdukën menjëherë, mbas marrjes së pushtetit prej tij.

Enver Hoxha, i përmend disa herë vëllezërit Rami në librin e tij të kujtimeve: “Vitet e Rinisë”, duke lënë në harresë qëllimisht të gjithë kalvarin e vuajtjeve që ai u shkaktoi atyre dhe bashkëliceistëve të tjerë, të Liceut të Korçës. Në të vërtetë, ata ishin nga të paktët dhe të rrallët dëshmitarë të historive të vërteta të rinisë së Hoxhës, që padyshim, nuk duhej të dilnin në sipërfaqe, por duheshin fshehur me çdo mjet dhe mënyrë.

Ishte kjo, me sa duket, arsyeja për të cilën Enver Hoxha, kërkoi të mos mbetej asnjë dëshmitar prej tyre, por edhe shumë nga veset e rinisë së tij të hershme. Menjëherë pas marrjes së pushtetit, Hoxha, i veshur me hakmarrje dhe xhelozi, i eliminoi ata fizikisht. Pikësëpari, ata që i konsideronte si kundërshtarë politik me një potencial intelektual të padiskutueshëm.

Memorie.al

16 Komente

  1. g
    gasper

    Na cate trapin me keto idjotizma, ai rregjim kishte ligje dhe kush i shkelete e hante ne b*the prandaj mir ju behet.

    1. T
      Tanguli

      Gasper Komunisti:Tu qofte pragu Edhe mizat e dheut ku ti keshe Brenda teritorit tende,ty e gjithe atyre qe mendojne si ty.

      1. k
        k

        Populli injorant,i lig dhe obskurantist shqiptar,ndjen admirim dhe tërheqje ndaj krimit dhe shtypjes sepse këto fenomene i krijojnë iluzionin e plotësimit të dëshirave të tyre subkoshienciale të hakmarrjes,cmirës dhe kenaqsine ndaj fatkeqsisë ndaj të tjerëve që nuk mund ta bëjnë personalisht.Njerëz të tillë ndjellin vetëm të keqe,prapambetje dhe negativitet.Në fakt shoqeria shqiptare zhytet gjithmonë në llumin e së keqes edhe pse eshte rritur ekonomia dhe shëtisin me makina.

      2. N
        Nje Veteran

        Ti mbesa e Ramit ate qe beri Enver Hoxha, Shqiperine nga nje vend te prapambetur,pa arsim pa shendetesi pa industri vendi i morit i semundjeve tyberkolozit,malarjes,sifilizit e injorances keshtu e gjeti clirimi jo per te gjithe ishin mundesite te shkolloheshin e sidomos ne Paris siduket Enver Hoxha nepermjet ketyre metodave qe perdori zhduku analfabetizmin, injorancen semundjet zhduku tuberkolozin malarjen e te tjera si kandilin,beri Shqiperine qe te gjithe e aritem ne 90-ten besoi se dhe ju e mbani mend mire apo keq .Mendoi se kete deshire realizoi Dr.Sali Berisha te atyre qe denoi Enver Hoxha dike e kthyer Shqiperine ne nje vend pa industri analfabet dhe injorant duke i shkateruar te gjitha.Te gjithe e dime cndodhi pas 90-tes besoi se ju a ka plotesuar deshiren.

        1. E
          Erdogan

          Thjesht Turkoallvanos shume i poshter. Antigreke sio gjithe bijte e Deputetit Osmane Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve qe u shkolluan ne Gimnasion e vellezerve Zosimas dhe shkuan tek Baba. Por perseri "Njerez" nuk u bene. Aty i kishin Heronjte Arvanitas qe kishin dekada te tera qe ishin ngritur per tu cliruar nga i Semuri i Bosforit nga Torturat 500 vjecare. Kjo eshte e Verteta. Kombi eshte i Nena. Cdo gje tjeter eshte Politike,Interesa.Bile edhe kunder vete Kombit Epirote te ndare nga hajdutet e Parthenonit dhe mijera vepra te Kombit Greke te Ilyreve,Epiroteve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte vete Baba i te vetequajtureve "skiptare".

          1. .
            ...

            Enver Hoxha një Terroristi

            1. Pash nerin, u nis per studime ne france kur kishte mbush 28 vj, kur kish mberdhif dmth, se shkolla ka moshe nuk eshte kot qe nxitonin njerezit ta mbaronin me 23. Dhe atehere nuk ka qene si sot, i permbahet me rigorozitet ores biologjike, 24 vj fillonte eksperienca e punes dhe krijohet familje. Po 90 vjet nga mbrapa shkruhen si te duash ndodhite

              1. L
                Lal fiku

                Mire shum qe shkruan per gjyshin se te gjithe e duam gjyshin dhe gjyshen. Po nuk i plas kujt per vitet e burgut te gjyshit tend se kemi 33 vite qe persekutohemi nga mender demokracia qe ka vjedhur enderrat e nje populli te tere. Kurse „Enveri“ dogji enderrat e gjyshit tend. Po pse do merrej Enveri me gjyshin tend, kush ishte ky gjyshi jot ne Shqiperine e 1945, e kishte rival, mund ti merrte postin, mund ta vriste…., kete shpresoj ta kesh treguar ne liber!? Lloj lloj anonimi prej 33 vitesh perpiqet te behet i famshem duke share ish regjimin. Te gjithe e dim se cfare ishte ajo kohe ne te mirat dhe te keqiat e saj. Rrini ne shtepi dhe mos na cani trapin shum me te shkuaren, ose me mire akoma dilni ne rruge dhe permbysni kete qe sna pelqen.

                1. e
                  emigranti

                  po shume e vertet o veteran tani ta mbajne berishen sepse e ka shendruar shqiperne ne djalle

                  1. N
                    Noci

                    O Erdogan,dukesh se je grek ,nuk t'a ndalon kush te jesh grek ,por shkruaj shqip siç duhet se nuk merr vesh askush çfarë ke shkruar ,ose shkruaj greqisht .Te vjen keq per gjyshin e asaj vajzes por ne nuk dijme pse hyri ne burg se Enveri ka patur shume shoke qe pas çlirimit kane dhene kontribut ne shume fusha .

                    1. A
                      Avni Rustemi

                      O moj goce. Po cfare i beri gjyshit tend diktatori? Na e trego te lutem. Vetem bla blla blla ben.

                      1. N
                        Na myten

                        Po lexo librin o kar qe ta marresh vesh se s'te mjafton kur te thote qe ka bere 18 vjet burg dhe ne internim gjithe jeten. Internim o kari i lalës! Jo ne kamp punëtoresh buze detit. Cfare do me shume se kaq?!

                      2. V
                        Veterani N. 2

                        Me vjen keq qe po e them gjyshi i kesaj goces duhet te ket qene kundra regullimit te asaj Shqiperie qe thot Veterani me lart “zhdukjen e analfabetizmit “ka qene per shpopullim jo per nje komb sic ndodhi pas 90-tes dhe vazhdon te boshatiset deri kur ate e di Saliu se ai ja u plotesoi amanetin.

                        1. z
                          zhaku i pamposhtur

                          Aaaa... paska akoma kopila te nomenklatures..hmm, se kush ishte qoftelargu enver patem fatin e keq ta njihnim drejtperdrejt,po ju mor kopila qe keni nostalgji per qoftelargun ku ishit kur shqiptaret e kapen si nje qen te zgjebosur dhe e perplasen pertoke bustin e tij??perse nuk dolet dhe te numeronit 'te mirat' qe qoftelargu I ka bere ketij populli??sepse ju jeni vemje..jeni njerez pa kurrfare humanizmi pa kurrfare civilizimi ju keni nostalgji per nje demon bastard qe e beri harram edhe babai I tij biologjik..ju jeni pisa njerez dhe skutha, ne realitet ju jeni me te persekutuar se te internuarit ne regjimin e diktatures a e dining perse-ne? - sepse te internuarit te pakten e shprehnin hapur urrejtjen qe kishin per diktatorin gjakatar dhe regjimin e tij..ndersa ju vazhdoni edhe sot mbas 33 vite 'demokraci' ti mbani te fshehura ndjenjat dhe nostalgjine qe keni per demonin qoftelargun enver,pra nuk keni burrnine te dilni hapur dhe ti thoni keto qe shkruani ketu ne kete forum boterisht perpara shokeve, mediave apo diku tjeter..pra ju jeni ilegale dhe do te mbeteni te tille sepse e dini shume mire qe ky popull nuk ju fal po tju degjoje te shprehni nostalgji per qoftelargun...pra jua veshim breket anapolla ..prandaj vazhdoni dhe jetoni me nostalgjine tuaj ne ilegalitet dhe tu rruani trapin te persekutuareve sepse te persekutuarit vuajten vertet por tani jetojne ne new york Brussel Paris Vancouver etj dhe I dhane fund njehere e mire asaj enderre te keqe me protagonist qoftelargun enver ndersa ju vazhdoni te jetoni me nostalgjine per ate regjim duke ua treguar bijve tuaj neper tavolina te ngushta familjare e nen ze duke patur kujdes se mos ju degjojne sepse 'edhe murat kane veshe'...hmm...e dini vet ju se cju gjen po ju kuptoi ai 'I persekutuari' qe keni nostalgji per qoftelargun..shpirtin nga bytha do tua nxjerrin..pa beshtyme fare..per nje gje ju kam zili,per faktin qe u treguat me te zgjuar se ne pasi e bete shume te bukur dhe te mireorganizuar lojen e 'pluralizmit politik' e tani vazhdoni dhe qeverrisni pa iu dridhur qerpiku sepse jeni bere sherbetore te armiqve tradicionale te kombit shqiptar te serbeve e grekeve ne kembim te pushtetit tuaj..ju njohim shume mire se kush eshte edvin kristaq rama..sali ram berisha ilir meta apo fatos nano..ju njohim por nuk kemi cju bejme sepse kemi marre rruget e botes per te mbijetuar por urrejtja qe kemi per qoftelargun enver per regjimin e tij si dhe per ju kelyshet qe vazhdoni te keni nostalgji per gjak nuk eshte shuar aspak prandaj ju e dini shume mire se sa te jeni gjalle nuk do ta keni shansin ta shprehni hapur mendimin qe keni per diktatorin..do te mbeteni 'te persekutuar' deri sa te ngordhni nga kjo bote sepse ju dhe prinderit tuaj keni bere shume mekate mbi kurrizin e ketij populli dhe natyrisht qe askush nuk i ka harruar gjithe ato vuajtje..

                          1. C
                            Cajupi

                            Unee di me mire se kjo, se Enver Hoxha i ka favorizuar e i ka bere te paprekshem, shoket e tij gjithe kohen. Shoket e Enverit, si Minella Karajani, Elmaz Konjari, Lame Zeko, Asllan Muhedini etj. kane perfituar prej tij, e madje edhe Hamit Kokalarin te cilit i kishin pushkatuar dy vellezer e la te jetonte ne Tirane si perkthyes i nderuar. Po keshtu gjuhetarin tone, Eqrem Cabejne. Ata qe konsiderohen si shoke ne politike (Zai Fundo, Koci Xoxe, etj. ) ishin rivale ne luften e eger per pushtet qe behej ne vendet komuniste Per fat te keq njerezit nuk dine ta bejne kete dallim thelbesor.

                            Lini një Përgjigje