Nga Dashnor Kaloçi
“Vëllai im, Petriti, donte vajzën e Themeluesit të Partisë, por në një kohë kur Themeluesi i Partisë, nuk ishte mirë më shëndet, udhëheqësi i tanishëm i Partisë, nxiti gruan e Themeluesit të Partisë, që kjo fejesë të mos bëhej dhe kjo i tha babait tim se; kjo fejesë nuk mund të bëhej se, do flasë populli. Babai im e thirri Petritin dhe i tha: Harroje këtë muhabet! Këtë gjë udhëheqësi i Partisë e bëri, se po të bëhej kjo fejesë, do të forcohej miqësia dhe pas vdekjes, karrigen e Themeluesit të Partisë, do ta merrte babai im. Gruaja e Themeluesit të Partisë, për problemet e fëmijëve, nuk e pyeste themeluesin e Partisë. Kur u shkarkua babai im dhe me të vazhdonte hetuesia e lirë, në shtëpinë tonë ishim mbledhur të gjithë, ne e pyetëm se si ishte puna? Babai, na mblodhi dhe na tha: ‘Unë kam punuar me ndershmëri, por kështu e shikon të arsyeshme Partia. E vërteta do dali një ditë në shesh, por mua atëherë do më ketë mbirë bari në sy! Mua veçanërisht më tha se; ty Goni, ta kam frikën se je i nxituar. Nga padrejtësitë që i bënin babait tim, mua më hipi gjaku në kokë dhe desha të merrja në bagazh, automatikun dhe të mos lejoja ta merrnin babain, por babai më tha: Jo kështu Agron, se unë nuk vë pushkë kundër Themeluesit të Partisë”.
Kështu thuhet në mes të tjerash në një dokument tepër sekret të Sigurimit të Shtetit që mban datën 3 mars të vitit 1987, ku është e zbardhur e gjithë biseda e djalit të dytë të Kadri Hazbiut, Agronit, me një shokun e tij të punës në Kurbnesh të rrethit të Mirditës, ku ndodheshin të dy të internuar dhe e gjitha ajo bisedë mes tyre, i është dërguar më pas Ramiz Alisë.
Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, i cili është pjesë e një dosje voluminoze që është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, (tashmë pjesë e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit), në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiut dhe familjes së tij, përveç bisedave të bëra të Agron Hazbiut me shokun e tij (A.M.), i cili i’a ka deklaruar të gjitha dhe me detaje të hollësishme Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Mirditës, pjesë dosjes voluminoze, janë edhe shumë raporte e informacione sekrete me denoncime dhe përgjime ndaj familjes Hazbiu, të cilat fillojnë që në tetorin e vitit 1982, dhe mbarojnë në fillimin e vitit 1991.
Lufta e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Enverit në udhëheqjen e lartë të partisë dhe shtetit të asaj kohe, veç të tjerash, bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që po publikojmë sot në pjesën e parë të këtij dosieri (që do zgjasë në dhjetë numra), ku Agron Hazbiu, apo siç është njohur ndryshe si Agron Dautaj, (ish-futbollisti i ekipit “Dinamo”, i’a ka pohuar shokët të tij të ngushtë, A.M., lidhur me fejesën e prishur ndërmjet, vëllait të tij, Petrit Hazbiu (i diplomuar si arkitekt) dhe të bijës së Enverit (po arkitekte), që në fillimin e viteve ’70-të, gjë e cila erdhi pas ndërhyrjes së Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës.
Dhe vetëm 15 muaj më vonë, Agron Hazbiu, u gjet i vdekur në minierën e bakrit në Kurbnesh, ku sipas versionit zyrtar, ai kishte bërë vetëvrasje, duke lidhur dinamit në trup. Por ishte vërtetë ajo një vetëvrasje, apo Sigurimi i Shtetit, kishte zbatuar porosinë e Ramiz Alisë, (të shkruar me dorën e tij: “…Të veprohet”), duke pasur frikë nga i biri i Kadri Hazbiut, i cili përveçse dikur në vitin 1982, kishte dashur të kapte automatikun, në mbrojtje të babait të tij, por edhe në internim, në një moment zemërimi, ishte shprehur edhe për hedhje dinamiti ndaj dikujt…!
Lidhur me këtë dhe të tjera, do njihemi nga një numër dokumentesh arkivore të nxjerrë nga dosja voluminoze në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiut dhe familjes së tij, të cilat do publikohen nga Memorie.al.
(Vijon nga numrat e kaluar)
Dokumenti sekret i Punëtorit Operativ, Mihal Monka, i miratuar nga kryetari i Degës së Brendshme të Rrëshenit, Bajram Pelo, për ndjekjen dhe survejimin e Agron Kadri Hazbiut në rrethin e Mirditës
M I R A T O H E T
SEKRET
KRYETARI I DEGËS SË PUNËVE TË BRENDSHME
EKZEMPLAR I VETËM
BAJRAM PELO
RRËSHEN 9.2.1983
V E N D I M
PËR MARRJEN NË PËRPUNIM PARAPRAK TË AGRON KADRI HAZBIUT PËR AGJITACION E PROPAGANDË DHE LIDHJE TË ARMIKUT KADRI HAZBIU
Unë, Punëtori Operativ, Mihal Monka efektiv i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit Mirditë, mbasi studiova materialet në ngarkim të Agron Hazbiut
Gjeta se:
Agron Hazbiu është i biri i Kadriut dhe i Hedijes, lindur në vitin 1959 në Tiranë dhe banues në qytetin e Kurbneshit të rrethit të Mirditës, me arsim të lartë, ka mbaruar Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë, rrjedh nga një familje nëpunësish, ka qenë i fejuar por pa lidhje martesore me A…..S…..me vendim Nr. 16. datë 17.10. 1982, ky së bashku me nënën dhe dy motrat, e vëllanë, internohen në qytetin e Kurbneshit të këtij rrethi, për shkak të veprimtarisë të theksuar armiqësore, komplotiste dhe puçiste dhe antiparti të të atit, Kadri Hazbiut, kohët e fundit ish-ministër i Mbrojtjes Popullore, arrestuar kohët e fundit.
B.p. “Dinamo” i Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, më datën 18.10.1982, informon se Agron Hazbiu, shoqëri të ngushtë ka pasur me Shkëlqim Skifterin, aktualisht këpucar në Klubin Sportiv “Dinamo”. Tek shtëpia e Shkëlqimit, disa futbollistë të “Dinamos”, si Agron Dautaj Hazbiu, Kujtim Çoçoli, Arben Vila dhe ndonjë tjetër që burimi nuk e mësoi dot, kanë bërë një mbrëmje duke dëgjuar me magnetofon këngë të huaja. Po ky B.p., më datën 8.10.1982, informon se Shkëlqim Skifteri, i ka thënë atij se ka qenë në Spitalin Ushtarak, ku ka qenë i shtruar Agron Hazbiu, për të parë me Arben Vilën.
Në spital Agroni na tha se; babain e shkarkuan nga të gjitha funksionet që kishte dhe kur vajti në shtëpi, pasi ja kishin komunikuar vendimin, babai mblodhi ata të shtëpisë dhe ju tha: “Partia më shkarkoi nga të gjitha funksionet që pata, por ta dini se unë nuk jam as armik dhe as imoral dhe nuk kam shpërdoruar postin zyrtar”. Agroni ishte shprehur se unë do punoj kudo që të jem, të lajë gabimet e babait, se babanë nuk e kemi armik, që për ne është anë e mirë.
Më datën 10.1.1983, Robert M., mësues në Kurbnesh, na informon se në muajin nëntor 1982, në restorantin e qytetit të Kurbneshit, më takon Agron Hazbiu dhe më thotë, që po pate mundësi, kur të shkosh në Tiranë të takosh Muhedin Targajn dhe Halit Gegën, që do të japin një palë pinca dhe një sqepar se më duhen dhe Muhedini më ka ca lekë borxh. Kjo parullë, ka dyshimin e vet se, mund të jetë ndonjë parullë për t’u lidhur me lidhjet e veta në Tiranë.
Nga përgjimi i bërë më datën 2 dhe 3 të muajit Shkurt 1983, del se, Agroni gjatë gjithë bisedave të bëra, qëndron indiferent, kjo tregon se i ruhet mjeteve tona të përgjimit, si dhe nuk kanë zënë me gojë dhe as e dënojnë dhe as nuk e mohojnë armikun Kadri Hazbiu, që tregojnë që mbajnë konsideratën dhe mbajnë rezerva, për veprimtarinë armiqësore të të atit.
Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet Agron Hazbiu, si lidhje e armikut të rrezikshëm të Partisë e të shprehjeve armiqësore,
V e n d o s a
Që Agron Hazbiun, ta marrë në përpunim paraprak, për agjitacion e propagandë armiqësore, e si lidhje e armikut Kadri Hazbiu, duke bërë evidentimin e planin e masave agjenturalo-operative.
Punëtori Operativ i Drejtimit
Punëtori Operativ
Mihal Monka
Llazar Druga
Dokumenti sekret me planin e masave agjenturore-operative i miratuar nga Kryetari i Degës së Brendshme Rrëshen, Bajram Pelo, për ndjekjen e survejimin e Agron Kadri Hazbiut dhe familjes së tij
MIRATOHET
SEKRET
KRYETARI I DEGËS SË P. TË BRENDSHME
EKZEMPLAR I VETËM
BAJRAM PELO
RRËSHEN MË 9.2.1983
PLAN MASASH
AGJENTURALO-OPERATIVE NË DREJTIM TË OBJEKTIT PËR PËRPUNIMIN PARAPRAK AGRON KADRI HAZBIU
Aktualisht nga sektori i Sigurimit në Degë, ndiqet në përpunim paraprak, objekti Agron Kadri Hazbiu, për agjitacion e propagandë dhe si lidhje e armikut Kadri Hazbiu. Nga ana jonë, për të vërtetuar veprimtarinë e tij armiqësore kundra Partisë dhe Pushtetit Popullor, do të merren këto masa agjeturalo-operative:
Kontrollon: Zv/kryetari i Degës
Kryen: P. Op. M. Monka, vazhdimisht
Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës
Kryen: P. Op. M. Monka, deri më 15.2.1983
Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës
Kryen: P.Op. Llazar Druga, deri më 15.2.’83
Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës
Kryen: P.Op. M.M. e H.V. vazhdimisht
Kontrollon Zv/Kryetari i Degës
Kryen: P. Op. M. Monka, deri më 28.2.1983
Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës
Kryen: P. Op. M. Monka, vazhdimisht
Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës
Kryen: Kryetari i Degës dhe P.Op. Llazar Druga
Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës
Kryen: P. Op. M. Monka dhe Ll. Druga, në vazhdim
Kontrollon: Zv/Kryetari i Degës
Për çdo problem e të dhënë që do të dali në ngarkim të tij, do të informohet menjëherë Grupi Operativ në Drejtorinë e Parë.
Do të merren masa të forta për sigurimin e tyre fizik, për të evituar ndonjë tentativë arratisje nga objekti ose nga të tjerë, ose për të penguar në kohë rrëmbimin e tyre që mund të bëhet nga ndonjë zbulim i huaj, mbasi favorizon edhe terreni i thyer dhe i pyllëzuar.
Në përfundim të realizimit të këtyre detyrave, do të analizohen materialet e grumbulluara dhe në varësi të situatës së krijuar do të ngrihen detyra të tjera.
Punëtori Operativ
Punëtori Operativ i Drejtimit
Mihal Monka
Llazar Druga
Dokumenti sekret me planin e masave agjenturale-operative i miratuar nga kryetari i Degës së Brendshme të Rrëshenit, Bajram Pelo dhe Zv / Drejtori i Drejtorisë së Brendshme të Tiranës, Refik Nanaj, për ndjekjen e survejimin e familjes së Kadri Hazbiut
S E K R E T
MIRATOHET
Ekzemplar Nr. 1
KRYETARI I DPB RRËSHEN
Tiranë më 17.2.1983
ZËVENDËSDREJTORI I DPB TIRANË
PLAN MASASH
AGJENTURORE OPERATIVE I PËRBASHKËT PËR NDJEKJEN DHE KONTROLLIN E LIDHJEVE TË ARMIKUT KADRI HAZBIU.
Me qëllim që të zbulojmë veprimtarinë armiqësore të lidhjeve të armikut Kadri Hazbiu, e për t’i patur ata nën kontroll të vazhdueshëm, nga Dega e Punëve të Brendshme Rrëshen dhe nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, do të merren këto masa agjenturore operative.
1 – DREJTORIA E PUNËVE TË BRENDSHME TIRANË
Në qytetin e Kurbneshit në Mirditë, është e internuar familja e armikut Kadri Hazbiu e përbërë nga gruaja e tij Hedija, Helena dhe Mimoza (vajzat e shkurorëzuara nga burrat) punëtore në sektorin e ndërtimit, si dhe dy djemtë, Petriti dhe Agroni, i pari i martuar dhe i shkurorëzuar, ndërsa i dyti ish i fejuar, të dy me punë në minierën e Kurbneshit, e të dy janë marrë në PP, për agjitacion e propagandë nga nga Dega e Punëve të Brendshme Rrëshen. Si për Petritin dhe për Agronin, është hartuar plani i masave agjenturalo-operative për ndjekjen dhe përpunimin e tyre me agjenturë dhe kontrollin për reagimet me T.O. në bashkëpunim me DPB të Pukës, është bërë dhe plani i masave për përpunimin e këtyre dy elementëve, por edhe si familje dhe lidhjeve që kanë në rrethin e Pukës dhe do të merren këto masa, agjenturore-operative me DPB të Tiranës.
Të merret dorëshkrimi i Durim Shehut, Dhurata Iljaz Fishtës, Rexhep Minxollit, Stoli Çelmetës, Shpresa Minxollit, Adelina Salillarit, për t’u krahasuar me kartolinën me përmbajtje armiqësore që i është drejtuar Eleni Çollakut në pragun e Vitit të Ri 1983, dhe që e ka refuzuar ta marrë. Gjithashtu dorëshkrimi i kësaj kartoline, të krahasohet dhe me dorëshkrimin e Hasan Hazbiut, dhe me atë të problemit “Helmi”.
E kryejnë P.OP. S. Kaso dhe G. Bejko deri në 31.3.1983.
Kontrollon Zëvendësdrejtori R. Nanaj.
Sipas të dhënës së B.P. “Dinamo” datë 18.10.1982 del se Agron Dautaj, me disa shokë të tjerë (lojtarë të ekipit “Dinamo”) kanë shkuar në shtëpinë e Shkëlqim Skifterit dhe aty kanë dëgjuar muzikë të huaj me magnetofon. Për këtë B.P.”Dinamo” të drejtohet tek Shkëlqim Skifteri, për të sqaruar marrëdhëniet me Agron Dautajn, dhe qëndrimi e reagimet e Agronit për dëgjimin e muzikës së huaj. Në të njëjtën kohë, të sqarohen se kush janë dy anëtarët e frontit që, e kanë bërë problem dhe nëse kanë konstatuar veprime të tilla, dhe herë të tjera.
E kryejnë G. Bejko e S. Kaso deri në 15.3.1983 dhe H. Çiraku.
Kontrollon Zv/Drejtori R. Nanaj.
Po ashtu, nëpërmjet këtij B.P. të sqarohen marrëdhëniet e Shkëlqim Skifterit me Arben Vilën, dhe Agron Dautajn, si reagojnë aktualisht dhe nëse komunikojnë me njëri tjetrin.
Në vazhdim të verifikohet se cili është personi me emrin Bahrije……që ka biseduar në telefon me Petrit Hazbiun, me qëllim për ta thirrur e pyetur se, ç’di rreth tij, çfarë ka biseduar me të, çfarë porosish i ka dhënë në telefon, etj.
E kryen G. Bejko deri në 30.3.1983.
Kontrollon Zv /Drejtori R. Nanaj.
Nëpërmjet Drejtorisë së Pritjes, të organizohet dërgimi në Tiranë për të shlyer çdo gjë që kanë me të, Eleni Hazbiu dhe Agron Hazbiu, gjë për të cilën do të bëhet një plan i veçantë kombinacioni.
E kryejnë G. Bejko dhe S. Kaso deri në 31.3.1983.
– DEGA E PUNËVE TË BRENDSHME RRËSHEN
Shënim: Në rast se objektet Petrit, Agron, Eleni, dhe Mimoza Hazbiu, vijnë në Tiranë, të komunikohet me numrat kodikë 10, 11, 12, 13, respektivisht.
Punëtorët Operativë
Punëtori Operativ
Gëzim Bejko Mihal Monka
Subi Kaso
Memorie.al
Gon Azbiu ka qen djal zotri , ishte i respktueshem me kedo, keta tek dokumenti jan ata qe i benin gjemen ne emer te partis cdo njeriu ne ate kohe, dhe sot ndoshta jan demokratet me te flakt
Esht e vertet qe vrau veten nga presioni i madh boll me keto injorant .
Askush Karabush ai nuk ka vrare veten dhe kete e di nga nje ish i burgosur politik qe kam takuan ne 1993 ne Kurbnesh. Ajo qe me revolton eshte qe shteti i shkerdhyer shqiptar nuk denoi asnje nga keta fallsifikatore informacionesh qe i sherbenin rregjimit me servilizem
Mihal Monka! Djali më i mirë i klasës. Mihal Monka nxënësi më i mirë i klasës, mund të bëhej mjek ose inxhinjer fare lehtë, por ata që i bëjnë gjyqin sot ndyrsirat "antikomuniste,, sot dhe "komunistët,, më barbarë dje, do të çonin fëmijët e tyre në fakultetet e zgjedhura. Djali i traktoristit të palodhur që e shikonte traktorin më mirë se Mihalin e çuan në Sauk si i dalë nga klasa punëtore. (Kishte udhëzim). Shënim:- Po të ishte Mihali nga Tropoja ose Mirdita do të ia nxirnit emrin ? Hajt boll se na pordhët koqet.
Po mardhenet me Silvia Turdiu, pse nuk i permend o Kalosh ginjeshtari??
Pyet Silvën, nëse mendon se ke të drejtë. Ajo është gjallë. Sidoqoftë, edhe nëse ka pas ndonjë mardhënje me të, ku është problemi?
Kur shikojme se Sigurimi i Shtetit kishte gjithcka nen Kontroll, athere si munde te "Vetevritet" dikush me Dinamit???? Hajde dhe themi se "Gjeti" nje Arke dhe Hodhi veten ne ere.....???Duket shume e dyshimte...sepse Njeriu sado nen Depresjon te jete..nje "Vetevrasje" me lende Eksplozive te cojne edhe ne Gjymtim Trupor ..por jo 100% ne Vdekje.. Personalisht nuk shikoj se duhet te ishte "Vetevrasje"..kur dime se ai dhe Familja ishte e Internuar ne Kurbnesh...Duket se e Vrane Shoket e Sali Berishes(Komunite te ketij kallepi)...pra ish Sigurimi i Shteti,nga mendimi i nje "Rrembimi te mundshem" nga Agjenturat e Huaja...??
sigurimi luftë me mullinjtë e erës.....