Rrëfimi i pazakontë i deputetit të PPSH: Kam shkuar me femra, por partisë i kam qëndruar besnik

21 Maj 2022, 14:38Dossier Afrim Imaj

Rrëfimi i pazakontë i deputetit të PPSH: Kam shkuar me femra, por

Një dokument sekret i Byrosë Politike, i vitit 1961, zbulon një ngjarje të pazakontë: njëri prej byroistëve më të vjetër i ka kërkuar udhëheqjes së Partisë ta ndëshkojë rëndë se është i poshtër, borgjez, gënjeshtar dhe imoral.

Më herët, Pilo Peristeri ka biseduar për këto çështje me Mehmet Shehun dhe i ka kërkuar ta ndihmojë për t’ia bërë prezente Enver Hoxhës. I befasuar nga ajo që i dëgjonin veshët, Shehu është munduar ta qetësojë dhe sa është ndarë me të, ka nxituar të takohet me Hoxhën.


Në bisedë me këtë të fundit, i ka treguar rrëfimin e jashtëzakonshëm të Peristerit, i cili pohonte se kishte fshehur disa probleme serioze në biografi, se kishte përftuar padrejtësisht disa mijëra franga kur kishte qenë me një delegacion në Paris, se ishte marrë me femra dhe nuk ishte treguar i sinqertë me Partinë.

Enver Hoxha, i çuditur nga kjo sjellje e mikut të vjetër, e ka thirrur Peristerin dhe i ka thënë të mos shqetësohet për këto lloj gabimesh, të cilat përballë kontributeve të tij për Partinë, nuk kanë ndonjë peshë. Pilo ka falënderuar udhëheqësin për “ndihmën e çmuar” dhe në largim e sipër i ka pohuar se tashmë është i qartë dhe mund të flejë rehat.

Mirëpo, pa kaluar as 24 orë, ai është rrëfyer sërish te Hysni Kapo, asokohe sekretar i KQ-së: Unë jam i poshtër, i padenjë, borgjez, Partia duhet të më dënojë. Ashtu si dhe Mehmeti, Kapo i ka transmetuar Hoxhës fill e për pe atë që ka dëgjuar nga goja e byroistit më të hershëm.


Hoxha e gjykon se diçka s’shkon në këtë histori dhe e thërret në takim në prani të Mehmet Shehut. Sakaq, Pilo vazhdon me avazin e tij: Më dënoni, s’e meritoj të jem në Byronë Politike, kam bërë faje të rënda. Enveri e sqaron me durim, deri sa tjetri pranon se e ka kuptuar dhe ikën i lehtësuar. Por, sa kalon zyrën e shefit të Partisë, pushtohet sërish nga e njëjta gjendje dhe fillon të rrëfehet te çdonjëri nga liderët që takon, tashmë më shkujdesur:

Po, po, i kam bërë të gjitha, kam shkuar dhe me femra, kam vjedhur, shikoni me kujdes se për mua ka folur dhe Teme Sejko në gjyq. Më në fund, Pilo bëhet çështje delikate për Partinë dhe kushtëzon një takim urgjent të Byrosë Politike. Gazeta “Panorama” publikon sot procesverbalin e plotë të mbledhjes së panjohur me debatin për sjelljen misterioze të Pilo Peristerit…

DOKUMENTI

Rrëfimi i pazakontë i deputetit të PPSH: Kam shkuar me femra, por

Protokolli i mbledhjes së Byrosë Politike të datës 31 maj 1961 mbi çështjen e shokut Pilo Peristeri. Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë, shoku Enver Hoxha, shtroi përpara kësaj mbledhjeje të Byrosë Politike çështjen e shokut Pilo Peristeri. Shoku Enver informoi Byronë sa më poshtë: Përpara ndonjë jave, shoku Pilo kërkoi dhe takoi shokun Mehmet, të cilit i njoftoi se ishte shumë i shqetësuar, sepse një ditë më parë unë e paskam shikuar shtrembër, prandaj vuri pyetjen ç’ka dhe ç’dyshon për mua shoku Enver.

Kur shoku Mehmet iu përgjigj se shoku Enver nuk ka asnjë gjë kundër teje, po ç’të shtyri ty të mendosh një gjë të tillë, shoku Pilo iu përgjigj se kishte disa gjëra që nuk ia kishte thënë Partisë dhe shtoi se unë jam i poshtër, borgjez etj., etj. Sipas atyre që tha Pilo, del se ai nuk ka treguar në biografinë e tij se ka qenë një herë në Itali për ndonjë muaj dhe më vonë një herë në Greqi për nja dhjetë ditë për arsye se kishte sëmurë gruan e tij të parë. Përveç këtyre, ai thotë se kur ka shkuar një herë në Francë si delegat i Bashkimeve Profesionale paska shpenzuar disa mijëra franga franceze mbi dietën dhe këto s’i paska shlyer.

Shoku Mehmet e qetësoi, i tha se shoku Enver nuk ka asgjë me të dhe se këto gjëra që po i tregon janë çështje të vogla, por për çdo eventualitet eja të shkojmë te shoku Enver e të sqarohemi me të. Kështu, të dy shkuan te shoku Enver dhe biseduan mbi këto çështje. Shoku Enver e qetësoi, i tha se asgjë nuk ka me të, se nuk e ka shikuar ndryshe nga herët e tjera atë ditë për të cilin dyshon ai, po kush e di si ka qenë rasti, se shoku Enver nuk mund të ketë maska dhe t’i shikojë njerëzit sipas qejfit të tyre. Edhe për sa u përket çështjeve që shoku Pilo tha se nuk ia kishte bërë të ditur Partisë, shoku Enver i tha të qetësohej se ai tani më së fundi i tha dhe ato.

Prandaj e këshilloi që kjo të konsiderohej e mbyllur. Shoku Pilo tha se tani ishte i qartë, u qetësua, e falënderoi dhe u largua. Mirëpo, pas këtij takimi, shoku Pilo u takua edhe me shokun Hysni Kapo, të cilit i vuri në dukje të njëjtat gjëra. Edhe ai e qetësoi, i tha se ato nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe.

Më vonë kërkoi një takim tjetër me shokun Enver dhe shokun Mehmet, para të cilëve shtroi çështjen se vuan shumë përbrenda, se e mundojnë ato gjëra që nuk ia ka thënë Partisë, se është i poshtër, i padenjë dhe borgjez etj. Gjatë fjalëve të tij, ai shfrente me të qara e dënesë, me histerizëm. Bile, shoku Pilo kërkoi që të pyeteshin gjer në fund Teme Sejkua me shokë se mos kanë gjë për të thënë edhe për Pilon.

Shoku Enver dhe Mehmeti e qetësuan dhe i thanë se vuan nga një lodhje e madhe nervore, se i janë shkatërruar nervat gjatë kësaj kohe, prandaj e këshilluan të qetësohet se ato që kish për të thënë, ia kish thënë Partisë dhe se Partia asnjë dyshim nuk ka tek ai, prandaj nuk ka pse të pyetet as Teme Sejkua, as kurrkush tjetër, sepse Partia e njeh si njeri të ndershëm. Shoku Enver, në konsultën me shokët Mehmet dhe Hysni, duke e vlerësuar këtë si diçka jo me karakter politik, vendosën që të mos e shqetësonin Byronë Politike, duke menduar se shoku Pilo do ta mbyllte me kaq.

Mirëpo, po të nesërmen, ai i bisedoi këto edhe me Tasi Mitrushin, të cilit i përsëriti të njëjtat çështje, se ishte i poshtër, borgjez etj. Pastaj këto ia thotë Haki Toskës dhe më në fund, pas referatit që bëri në seminarin me sekretarët e parë të komiteteve të Partisë të rretheve, shoku Ramiz Alia e kapi edhe këtë duke i përsëritur të njëjtat gjëra.

Kjo është mjaft serioze, -tha shoku Enver, -aq më tepër kur shoku Pilo ka arritur në konkluzionin se për të tëra këto ai donte të fliste hapur edhe përpara seminarit ku merrnin pjesë kuadrot kryesore të Partisë. Një gjë e tillë do të ishte një hap mjaft i rrezikshëm për Partinë. Duke menduar këto situata, – përfundoi shoku Enver, -ne thamë që këto t’i shtrojmë për diskutim në Byronë Politike. Tani shoku Pilo ta sqarojë Byronë mbi të gjitha këto çështje.

 

Pastaj e mori fjalën shoku Pilo, i cili tha se aprovonte plotësisht të gjitha ato që tha shoku Enver dhe shpjegoi se kur ka bërë autobiografinë, nga turpi, paska fshehur faktin që ka qenë në Itali dhe në Greqi me të shoqen dhe ca më vonë kur ka shkuar pas çlirimit në Francë ka shpenzuar disa franga franceze të tepërta, të cilat nuk i ka shlyer. Tha gjithashtu se kishte bërë edhe disa poshtërsira të tjera me femra etj. Të gjitha këto veprime, – vazhdoi shoku Pilo, -nuk janë të përshtatshme për një udhëheqës, sepse unë në fakt e kam gënjyer Partinë, nuk e kam merituar besimin që ajo më ka dhënë.

Rrëfimi i pazakontë i deputetit të PPSH: Kam shkuar me femra, por

Unë, – tha shoku Pilo, -bëra një gabim shumë të madh që dyshova në sinqeritetin e shokut Enver, kur i shtrova shokut Mehmet që më është dukur sikur shoku Enver më pa me sy të shtrembër, por mendova se mos vallë shoku Enver kish marrë ndonjë raport nga poshtë kundër meje, sepse nga njëherë kur kam qenë në Dhërmi e gjetkë flisja ndonjë fjalë greqisht, prandaj për të treguar se unë nuk kam asgjë politike kërkova që të pyeten gjer në fund Teme Sejkua me shokë.

Por, unë, -përfundoi shoku Pilo, -e siguroj Byronë që në të gjithë veprimtarinë time nuk ka asgjë politike, por që të qetësohem, them se ajo të ngarkojë shokun Kadri Habiu për t’i verifikuar këto gjëra. Shokët e Byrosë, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Manush Myftiu, Rita Marko, Ramiz Alia, Haki Toska, Spiro Koleka dhe gjithë të tjerët e pyetën shokun Pilo, dhe i kërkuan të shpjegonte përse ai ngre një problem të tillë në këtë moment të vështirë që po kalon lëvizja komuniste ndërkombëtare, në një kohë kur kundër Partisë sonë drejtohen gjithë këto sulme të egra të revizionistëve dhe të Nikita Hrushovit?

Përse nuk u kujtua edhe më parë për një gjë të tillë dhe a mos është lëkundur ai nga kjo situatë, a mos është frikësuar nga situata e krijuar dhe si rrjedhojë, duke nxjerrë këto çështje kërkon të largohet nga Byroja Politike?

Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve, shoku Pilo tha se këto gjëra po e mundonin gjithnjë e më shumë tani, sepse ato po i dilnin edhe në Komitetin e Kontrollit të Partisë, ku shqyrtohen çështjet e sjelljeve jo të mira të komunistëve, ose çështje që kishin të bënin me abuzime nga ana e tyre, apo fshehje të gjërave në autobiografinë e komunistëve.

Shoku Pilo insistoi që Byroja të marrë masa kundër tij. Duke iu përgjigjur pyetjes së shokut Enver nëse ka ndonjë arsye politike në këtë çështje, shoku Pilo u përgjigj kategorikisht se asnjë arsye politike nuk ka. Pas diskutimeve që bënë shokët e Byrosë, shoku Enver bëri konkluzionet e mëposhtme: Ne e njohim shokun Pilo si një shok të vjetër që ka punuar për çështjen e komunizmit, për çështjen e Partisë dhe i themi se asnjë gjë, as një raport, asnjë çështje për të s’na ka ardhur dhe është shtruar në Byronë Politike, as në qeveri; as në Ministrinë e Brendshme ku të vihej në dyshim qëndrimi i tij politik.

Shoku Pilo tani shtron disa çështje që i ka fshehur në biografinë e tij, siç është çështja me frangat franceze, çështja me femrat etj. Natyrisht, këto janë të dënueshme nga Partia, por nuk janë aq të rënda sa të marrim masa ekstreme. Por çështja është përse shoku Pilo i ngre këto çështje pikërisht në këto moment. Ne duhet t’i flasim haptazi që t’i vërë gishtin dhe të vihet mirë në rrugën e drejtë të Partisë. Është e qartë se shoku Pilo së pari është tronditur në këtë situatë. Të gjitha presionet e armiqve, imperialistëve, revizionistëve etj., e kanë tronditur atë.

Shoku Pilo është frikësuar nga situatat, të cilat kanë shkaktuar tek ai një dobësim të theksuar të nervave. Së dyti, në këtë drejtim dhe që kjo rrjedh nga e para, ka influencuar edhe një lodhje e madhe nervore te Pilo. Shoku Pilo theksoi se në këto çështje s’ka asgjë politike. Po ne e besojmë, prandaj edhe e trajtojmë jo si një çështje politike. Po shoku Pilo ka bërë gabime të mëdha që mund të ktheheshin në një çështje të madhe politike.

Fakti është që edhe pas këshillave që iu dhanë për këto gjëra, ai ua shtroi shokëve njërit pas tjetrit dhe aq më keq kur deshi që ato t’i bënte problem edhe të kuadrove kryesorë të Partisë. Për ne fajet e shokut Pilo, poshtërsitë që thotë se ka bërë etj., nuk janë gjëra shumë të mëdha se ato nuk kanë shumë rëndësi. Po të ishin politike ato çështje që thua se të mundojnë, ta kesh të qartë se Byroja s’do të hezitonte aspak, por do të merrte masat përkatëse.

Shokut Pilo i është tronditur thellë besimi ndaj Partisë. Ai pati frikë t’i shkruante në biografinë e tij këto gjëra që thotë tani, të cilat, në fund të fundit, nuk ishin asnjë krim. Shoku Pilo pati frikë t’ia thoshte edhe më vonë këto gjëra Partisë dhe këtë gjë, besimin te Partia, shoku Pilo duhet ta ketë parasysh. Shoku Pilo ka mbeturina mikroborgjeze, madje shumë të theksuara.

Ai vetë ka bërë shumë pak për të luftuar këto mbeturina, ashtu siç ka bërë pak edhe për ngritjen e nivelit kulturor e ideologjik. Por detyra jonë është t’i shërojmë shokët, t’i shpëtojmë ata. Njeriu sëmuret nga gripi dhe doktori e shëron, njeriu sëmuret nga tifoja dhe doktori lufton ta shërojë, njeriu sëmuret nga tuberkulozi dhe doktori përsëri e shëron; njeriu sëmuret nga kanceri dhe mjeku bën gjithnjë përpjekje ta shpëtojë të sëmurin. Kështu bëjmë dhe ne me njerëzit, me komunistët. Ne duhet t’i shërojmë ata nga sëmundjet e ndryshme, t’i bëjmë luftëtarë të vendosur.

Duke marrë parasysh tronditjen nervore të shokut Pilo, të gjithë shokët e Byrosë Politike janë dakord që ai të bëjë një vizitë mjekësore dhe t’i jepet një leje me kohë të pacaktuar për pushim, derisa të shërohet plotësisht nga kriza që e ka kapur. E porosisim edhe një herë shokun Pilo që kësaj çështjeje t’i jepet fund njëherë e mirë nga kjo mbledhje e Byrosë, që ai këtë të mos e diskutojë jashtë me njerëzit. Pas fjalës së shokut Enver, shoku Pilo u shfaq dakord me konkluzionet e shokut Enver dhe premtoi se tashmë ai është i qartë, se do t’i zbatojë rekomandimet e Byrosë Politike./ Panorama.al

30 Komente

  1. E
    Edvini I Tires

    Si përmbaj dot lotët shokë. Çfarë kohësh e çfarë burrash ! . Mamuthë, dinosaurë të politikës Enveri, Mehmet, Adili Pilua, Hisniu ...im atë Kristaq-i . Eh eh uroj të mos I kem zhgënjyer . Ja edhe " barin " e kam ndruar. Marr vetëm të kuqe. Zero të bardhë.

    1. R
      Rik Baloj

      Prandaj edhe e paskan sjellë për denim, Pilo Peristerin, në atë kohë, në Kuçovë (qyteti Stalin në atë kohë), si drejtor të uzinës mekanike të naftes, në vartesi të Kombinatit të Naftes që ishte në ate qytet. Ndejti tre vjet, dhe siç duket, u reabilitua dhe e sollën përseri në Tirane, si drejtor të uzinës “Enver”….

    2. P
      PD

      Po pres ndonje komentator me te zgjuar se une te thote fjalen e tij ....

      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Budallalleqe!

        1. v
          veterani

          Shoku PILA PELISTERI ka qene gomari me i madh antar i KQPPSH... Ata qe kane punuar ne kombinatin e auto traktoreve e njohin mire...

          1. a
            anti25642654censurë

            ai ka qënë shumë i dobishëm në kombinat!! mblidhte letrat kudo që kishin rënë!! kot nuk e quanin "ai që mbledh letrat"!

          2. G
            Gomari i Babatasit

            Shoku pilo paska qene kurvar dhe partia e ka falur,po te jetonte tani shoku pilo do kishte dashnore pa hesap.

            1. T
              Tomi

              Pilo pordha

              1. M
                Mali

                Po ku je ore Dash Kaloshi se na thave syte!Thame se kovidi ka bere punen e vet!Kane kaluar 61 vite ore ,apo tani u ka ardhur koha dosjeve qe vodhi Azemi ne Arkivin Qendror e qe fatemiresisht kane rene ne doren tende .

                1. F
                  Falje per fjalorin

                  Na thau syte. Rrnofte BLOOKU ...GJIRI I MUTIT..

                2. L
                  Lenci bira

                  Krahaso keto borgjezet e kohes me keta kriminelet e sotem Salih bin laden dhe like hajduti i peshojne leket me kile

                  1. s
                    sa per saktesi

                    Sqaroni ca ate foto - Eshte Enverkua krah per krah me Poliagjentin e 7 agjenturave apo eshte Memo Kumandari i Brigades Pare "Hero i Piopullit" krah per krah me Polibythqirin e Miladinit e Dushanit?

                    1. z
                      zgalem

                      Keta ishin shporta e karavidheve , qe nga Enveri , e deri te Peristeri , qe u dashka te bente katarisin . Enveri dhe lapanjozet i thane Pilos se ja falnin gabimet . Ku e gjejne kete te drejte , po te isht eperc ilindo AP te thjesht tjeter do te merrnin mase perjashtim dhe denim me burg . Pilos i dhane leje krijuse te pa kufizuar dhe nuk ja hoqen privillegjet , duke ditur , se ishte kurvar dhe hajdut , kishte vjedhur frangat e dhena per pune . Shporte origjinal e kravidheve moniste . Mire behet , qe botohen . Zgalem

                      1. B
                        Bardhyli nga Kosova

                        Kryeministri esadist Edi Rama në secilën lëvizje po bën hapa drejt Serbisë dhe mikut të tij, Aleksandër Vuҫiqit, ndërsa po ecën sa më larg Kosovës dhe homologut, Albin Kurti. Veprimet e tij të fundit si, mbrojtja e Serbisë nga akuzat e Perëndimit se është në anën e Rusisë, pasi nuk po i vendos sanksione; Rama hyn ndërmjet Vuqiҫit dhe Dodikut non grata, por e injoron ministren Gërvalla; Rama e kundërshton dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë (të pranuar ndërkombëtarisht edhe me vendim gjykate); Rama e prish memorialin në Kurbin, që përkujton masakrën serbe në Lumë etj, tregojnë qartë anshmërinë e tij nga armiku i përbetuar i shqiptarëve. Por, pas këtyre veprimeve, ҫfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe Kosova që ta ndalë Ramen? Veprimi më i duhur do të ishte intervenimi  ushtarak i Kosovës dhe largimi nga pushteti i Edvin Toptan Ramës me qeverinë e tij tradhtare të Partisë Serbe (PS) të Shqipërisë. Nëse e gjithë bota demokratike ia kanë kthyer shpinën Rusisë, përveç Serbisë, atëherë si është e mundur që Edi Rama të përkrahë Serbinë, e cila ka mbetur si delja e zezë në mes të Evropës në përkrahje të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo tregon se PS-ja e tij është vazhdimësi e Partisë së Punës së Hoxhës, i cili la mënjanë gjysmën e shqiptarëve në Jugosllavinë e Titos duke shprehur dashuri të madhe ndaj Leninit dhe Stalinit njësoj sikurse Edi Rama që për shkak të dashurisë së madhe ndaj Vuçiqit ka lënë mënjanë Kosovën e shqiptarëve të tij. Nuk ka dilema se kryeministri i Shqipërisë esadiste, Edi Toptan Rama përkrah Vuçiqin për të provokuar e injoruar elitën politike të Kosovës, Kurtin dhe Gërvallën, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës dhe diasporës shqiptare. Si është e mundur që vllehu Edi Toptan Rama mos ta kuptonte se Ballkani i hapur i Vuçiqit do ta dërgojë në greminë politike jo Shqipërinë, por vetveten. Si është e mundur  që vllehu Edi Toptan Rama mos ta kuptonte se për shkak të Ballkanit të hapur serbo-rus, Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE deri në momentin kur qeveria e tij do t'i kthehet projektit ekonomik, tregtar e politikë të Berlinit. Si nuk mund ta kuptonte vllehu Edi Toptan Rama, se me përkrahjen e Serbisë ruse do të pësojë vetë ai sikurse ish-presidenti i Kosovës, krimineli Hashim Danilloviç Thaçi, që ishte në pajtim me Vuçiqin për shkëmbime territoresh? Të gjitha lëvizjet politike të vllehut Edvin Toptan Rama me Vuçiqin janë kundër Kosovës, Kurtit, Osmanit dhe Gervallës. E keqja më e madhe e kryeministrit pervers të Shqipërisë, Edi Toptan Rama, është se qëllimisht shkon përshëndetet dhe selfijoset me Vuçiqin e Dodikun, vetëm për të provokuar e rebeluar dhe më dy popujt e masakruar, boshnjakët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës nga kriminelët kanibalistë serbë. I biri i Kristaq vllehut, Edi Toptan Rama është duke i dëmtuar keq dy shtetet shqiptare dhe në përgjithësi shqiptarët me veprimet e tija politike, nuk ka më dyshim. Ky tradhtar i kombit është vu në anën e kundërt të historisë së shqiptarëve, dashur ose pa dashur. Ka hyrë në një lojë të keqe politike me serbomadhin, Aleksandar Vuҫiq, i cili nuk po i ndalë pretendimet territoriale të Serbisë, edhe pse ky shtet e humbi luftën në Kosovë, në vitin 1999. Nuk bën të kalohet, e mos me ia përmendur edhe kësaj radhe Edi Toptan Ramës se i ka futur veshët në lesh ndaj gjenocidit serb në Kosovë, ku protagonist i saj ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiqi me të cilin ka bërë jarani shumë të madhe. Përkrahja për Ballkan të hapur në kohë të pa kohë, kur ende nuk është tharë gjaku i mijëra shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar në ҫdo të cep të Kosovës, nga regjimi kriminal i Milloshiviqit. I ka hy kësaj rruge qorre, në kohën kur Serbia nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk po e bën një kërkim falje të vetme për gjenocid. Ka këtu edhe shumëçka tjetër që e dinë mirë vllehu Rama, por që nuk po ndalet duke e luajtur vallen e djallit ndaj interesave të shqiptarëve në Ballkan. Vllehu Rama po ndihet shumë i lumtur pse po e përkrahë Serbinë e Vuҫiqit dhe po e anashkalon Kosovën. Nuk ju ndëgju zëri në Samitin e NATO-s për Kosovën, aty ku ishte dashur t’i ndëgjohet. Ai pikërisht si Vuҫiqi po luan në dy karta me BE-në gjoja në njërën anë dhe me Rusinë dhe Serbinë në anën tjetër. Asnjë fjalë për invazionin rus në Ukrainë, asnjë fjalë për kërcënimet permanente serbe që me luftë të aneksohet veriu i Kosovës. Asnjë fjalë se dëgjuam deri më sot për të pagjeturit shqiptarë të luftës, të bartur diku në Serbi, me heqje organesh pët t’i transplantuar, dhe shumëҫka tjetër po e heshtë. Po vijnë në shprehje pikëpamjet e tija ideologjike, e jo çështja madhore kombëtare. Rama i Kristaqit nuk po i bashkëngjitet botës demokratike për t’i vu sanksione të dyfishta Rusisë në njërën anë, dhe Serbisë në anën tjetër. Tradhtia nuk ka brirë. Toptan Rama futet në mes të dy armiqve të përbetuar të shqiptarëve. Më mik po i bëhen nongratat Dodik dhe Vuҫiqi se sa non grata i shpallur nga ai dhe nga Sorosi, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për inat të të cilit nuk e votojë në parlament as rezolutën për gjenocid të Serbisë në Srebrenicë, ku u mbyten në mënyrën më mizore afër 8,000 myslimanë të Bosnjës, e të cilën masakër e ka dënuar mbarë bota demokratike. Vllehu Rama është duke ja bërë argatin më të mirë idesë serbomadhe të botës serbe. Këtë ide dhe idenë e Open Ballkan e ka hedhur poshtë dhe njëherë tjetër gjatë vizitës në Prishtinë, në mënyrë gjentlemene presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviqi, duke i hedhur poshtë edhe deklaratat përkrahëse të kryeministrit të sapo emëruar të këtij shteti, Dritan Abaz Viçit. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, tardhtarëve të kombit nënat n'gop me ua qi, i juaji Bardhyli.)

                        1. A
                          Arbër

                          Kujdes, se të qi tana femrat e shpisë e të fisit nga 18 - 58 vjeçe! Atë "intervenimin" kosovarët le ta bëjnë tek p.dhi i sat'ame, të shkojnë e ti hipin me radhë, ta "intervenojnë" mirë. Pis, mut, bagël, qenef i saliqenit! Ptfuuuuuuuuuuu!!!!!!!!

                          1. R
                            Rajmondi.

                            Ha ha ha ha,Arbër,bukur ja dhe përgjigjen Bardhyles nga Kosova. Respekte pêr juve Arbër.

                          2. A
                            Arbër

                            Kujdes, se të qi tana femrat e shpisë e të fisit nga 18 - 58 vjeçe! Atë "intervenimin" kosovarët le ta bëjnë tek p.dhi i sat'ame, të shkojnë e ti hipin me radhë, ta "intervenojnë" mirë. Pis, mut, bagël, qenef i saliqenit! Ptfuuuuuuuuuuu!!!!!!!!

                          3. C
                            Coli

                            E paskan “qepur “ adhuruesit e Enverit sot!!!

                            1. R
                              Rozeta Sheri

                              Shoku Pilo duket qarte se qenka idiot pir me gomar eshte ky Dashnor Kaloçi apo Dash Pela si i thone ketej nga klubet e Tirones qe boton budallalleqe te tilla. Histori kuajsh dhe peas qe ky Dasho pela I ka qejf.

                              1. E
                                Erjon

                                Tufe injorantësh perversë. Njëri më leshko nga tjetri. Hiqja Lenkës vija Prengës. Paranojakë dhe dhjaksa deri në ekstrem.

                                1. P
                                  Petrit

                                  Kush tradhton gruan tradhton gjithcka, me parti e ideal..Tradhtari ngelet tradhtar ndaj gabim kane bere qe s' te hoqen qafe, nje plehre me pak.

                                  1. F
                                    Falje per fjalorin

                                    Pa lexuar asgje.. aq me teper shokun Bardhyl prej Viçi..Doli.... Nje Sekretar Partie 25 vjeçar mundet me tregue ma shume.

                                    1. l
                                      labi

                                      Idiot Pilua,cfare idioti Pilo martonte cunat e kombinatit me zor,mbasi i fuste ne zyre dilnin te martuar dhe me premtimin per shpi,po cudia me e madhe eshte kur sheh pinjollet e tyre qe akoma gezojne meritat e prinderve.

                                      1. P
                                        Pilo rreshkiti

                                        Pilo vuante nga nje krize nervore qe miksuar me depresionin do bente namin ne publik. Ankesat e Pilos per te shkuaren ishin pasqyra e paster e aktualitetit te Byrose Politike ku kurveria dhe vjedhja e lekeve ishin kryefjale ne cdo udhetim jashte. Askush nuk deshironte ti dilnin problemet e veta te ngjashme me te Pilos, prandaj sedativi i pushimeve me kuren perkatese ishte shpetim per kedo qe i kishte pislliqet litar ne bllok. Mjafton te mos fliste i semuri, te tjerat do shuheshin.

                                        1. p
                                          per tru shperlaret

                                          E vertete , ku jane tru pjerdhurit , ose tru shperlaret , perse nuk po e marrin ne mbrojtje Pilo pordhen bashke me legenat e tjere te birose fame keqe komuniste , aaa eshte tjeter histori , ketyre tru shperlareve po u shave kjofte largun Enver , ketu nervozohet ish halete komuniste ,( jo te gjithe)

                                          1. K
                                            Kovaci

                                            Pilo kovaci kishte per grua te dyte motren e Manush Myftiut. Tullac por qefli kovaci.

                                            1. J
                                              Juliano

                                              Pilua jua futi të gjithëve, bëri si skizofren dhe ju largua dënimit ose pushkatimit, nëse do qëndronte në byro. E kuptoi që me enverin skishe ku ta luaje bythën, më mirë po pranoi që jam budalla se sa trim.

                                              1. V
                                                Vaso Pasko

                                                TE GJITHA VEPRAT E ENVERIT E TE MEHMETIT, BASHK ME FOTOGRAFIT E ISH BYROS POLITIKE TE STAMPOHEN NE LETRAT HIGJENIKE. JU SIGUROJ SE KESHTU DO KENAQNI DHE ARGETONI GJITH POPULLIN. GEZUAR PASHKET E VITIN E RI.

                                                1. S
                                                  Shoku "Taras"

                                                  ca shqiptare kane nje problem te madh: jane sherbetor b..q...PARAZITA.. lepijn bythen edhe k...in e atyr qe kane pushtetin ! pastaj.. bejne te njeten pune, lepijne bythen dhe k...in pushtetareve te radhes..rrojne si parazite !

                                                  1. f
                                                    feliks

                                                    tarrasi dhe partia , kur i thoshnje qe jam borgjez dhe me vrisni, s'te vrisnin, kur i thoshe mos me vrisni , te internonte gjith fisin, por pilua e ka pas hak plumbin, se nuk i rrinte by**a rehat.

                                                    Lini një Përgjigje