Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

15 Shtator 2025, 09:54Dossier TEMA
Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit

Nën kodrat e Durrësit, atje ku qyteti i sotëm lëviz pa e ditur, fshihet një histori e mbuluar nga heshtja për dekada me radhë.

Ish-shefi i Mbrojtjes Civile, Lutfi Shehu, na çon pas në kohë, në vitet 1981-1992, kur qyteti port i Shqipërisë po ndërtohej edhe… nën tokë.

Në fshehtësi të plotë, me urdhër të regjimit, nisën punimet për një rrjet të pazakontë objektesh të nëntokës: vendkomanda, fabrikë buke, mulli bloje, rrobaqepësi, spital, frigorifer, madje edhe stalla që do të mabnin afro 500 krerë lopë.

Çdo gjë që i duhej një qyteti për të funksionuar, ishte projektuar të ekzistonte nën dhe për një ditë që shpresohej të mos vinte kurrë: ditën e luftës.

“Kjo gjë dihej nga vetëm 5-6 persona në atë kohë dhe çdo gjë kryhej në fshehtësi të plotë”, thotë Lutfi Shehu.

Shehu rrëfen sesi për më shumë se një dekadë, punëtorë dhe inxhinierë punuan pa u ndalur, duke shpenzuar burime të mëdha për kohën.

Çdo gur, çdo tunel, çdo dhomë, ndërtohej nën kontroll të rreptë, ndërsa qytetarët e zakonshëm nuk kishin dijeni për atë që po ndodhte nën këmbët e tyre.

Për këto punime nevojiteshin fonde të mëdha dhe  çdo ndërmarrje ishte e detyruar që në fund të vitit të transferonte fondin prej 2 % për këtë qëllim.

“Zv/kryeministri i kohës Besnik Bekteshi, ai u njoh me punimet dhe kur mësoi se deri në atë kohë ishin harxhuar afro 7.6 milion dollarë, e kishte   të vështirë ta besonte një gjë të tillë”, shton Shehu.

Punimet në fjalë janë kryer deri në vitin 1992 dhe Durrësi, ndryshe nga rrethet e tjera, i përfundoi pothuajse në masën 100% objektet e planifikuara.

Sot, pas më shumë se 30 vitesh, ato hapësira të heshtura mbeten si kujtesë e një epoke të errët dhe të fshehtë, një “qytet paralel” që nuk u përdor kurrë, por që tregon më shumë se çdo fjalë për frikën dhe paranojën e kohës. (Vizion Plus)

5 Komente

  1. P
    Po vjen dita te perdoren.

    asgje nuk shkon kot.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vicidoli

      Po sot cfare behet o karabush, ke ndigjuar gja se capo ndodhe ne euvrope e bote, ata vende ku ke punuar ti karabush conin njerze me miq ose i benin komisar, se nuk kishin tru, prandaje flet ashtu te fala nga nje koleg i yti, kushri i shpellarit

      Përgjigjjuni
      1. M
        MERO

        TREGON VETEM QE SHTETI EKZISTONTE DHE MENDONTE PER POPULLIN. SOT SKE AS SPITALE PO NUK PAGOVE. PROPAGANDA E RAMES KA ARRITUR MAJA TE PAPARA.

        Përgjigjjuni
        1. ,
          ,,

          o Lut mos ha mut

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fukoyama

            Shikuar nga perspektiva e zogut, pardon, nga perspektiva e dronit, nga ngjarjet e sotme, po na del se nuk ishte "paranoja" por largpamësia. Menduam se e tejkaluam budallëkun e politikanëve alla Hitler dhe kemi hy në epokën e "fundit të historisë". Gabim. Ukrainasit po strehohen në "qytete nëntokësore".

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje