8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025

8 Janar 2025, 17:58Editorial Mero Baze

Janari i vitit 2022 ishte një ditë e sinqertë në historinë e Partisë Demokratike. Ajo ishte dita kur shumica e lidershipit të PD-së, grupi parlamentar dhe drejtuesit e saj ndiheshin të çliruar, madje të bezdisur nga Sali Berisha, dhe vendosën t’i rezistonin përpjekjes së tij të dhunshme për të marrë PD-në dhe për ta përdorur si mburojë për hallin e tij.

Nuk është se ata që i rezistuan, dhe ishin shumicë, kishin ndonjë besim të madh te Lulzim Basha apo ndonjë interes konkret që ta bënin atë. E kundërta ishte e vërtetë. Ishte thjesht një moment i sinqertë në jetën e tyre, ku ata menduan se mund t’i rezistonin Sali Berishës, qoftë dhe fizikisht.

Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Dyert e blinduara të PD-së sprapsën sulmet fizike të tij me vare e shkallë hekuri, ndërsa vetë deputetët e ngujuar në seli arritën t’i shpëtonin dhunimit fizik.

Tre vjet më vonë kanë ndodhur shumë ngjarje të tjera. Pamja e Sali Berishës më 8 janar, i rraskapitur para dyerve të SHQUP-it, me Flamur Nokën në krah dhe dhëndrin që shante Lulzim Bashën se kishte marrë “para me strajca”, ishte treguesi se me kë mund të mbetej Berisha në ditën e tij më të keqe.

Pas tre vjetësh, nuk është e njëjta fotografi.

Shumica e atyre që i rezistuan dhunës fizike të Sali Berishës nuk i rezistuan dot joshjes për të qenë në politikë me çdo kusht, qoftë dhe duke iu dorëzuar Sali Berishës, atij që nuk kishte çfarë të humbiste më, pasi kishte mbetur me Flamurin në krah.

Tri vite më pas, ata llogaritën se Sali Berisha kishte më shumë shanse t’i bënte deputetë sesa Lulzim Basha, dhe natyrisht, e braktisën këtë të fundit. Por kjo histori nuk ka më rëndësi për shqiptarët. Shqiptarët nuk janë shumë të interesuar se ku do ta marrin rrogën shumica e atyre që rezistuan më 8 janar, por ku do t’i gjejë energjitë opozita për të shkëputur fatin e saj nga Sali Berisha.

Më 8 janar 2022, ata patën një moment reflektimi të sinqertë dhe gjetën fuqi t’i rezistonin edhe dhunës së tij fizike. Tre vjet më vonë, shumica e tyre është dorëzuar para Berishës, duke pasur të dy palët në mendje 8 janarin: Berisha që e di që nuk e duan dhe ata që e dinë që ai nuk i do.

Për këtë arsye, sado më e hekurosur të jetë një foto e sotme e PD-së, nuk është më e sinqertë se ajo pamja primitive me vare, shkallë hekuri dhe gaz lotsjellës e 8 janarit, pasi ajo tregon kush është realisht Berisha për PD-në, kur nuk ka gjë në dorë.

8 janari tregoi se ai është një njeri i vdekshëm politikisht dhe fizikisht. Është një luan prej letre.

Pas 11 majit, kur PD-ja të jetë sërish në opozitë dhe kur të gjithë të kuptojnë se me Berishën nuk fitohet, nga 8 janari nuk do të kujtohen ata që nxituan t’i kërkojnë ndjesë Berishës, por ata, qoftë dhe një i vetëm nëse mbetet, që atë ditë e konsiderojnë ditë ndarje të PD-së me të. Sepse ajo është ditë e sinqertë ndarje. Ditët pas saj janë ditë pazari. Ato harrohen shpejt.

19 Komente

  1. K
    Kalaja zedhense e Berishes

    Me dinaket dhe me te etshmit per kariere jane Jurida Tabaku e Gaz Bardhi, te cilet brodhen nga brodhen dhe e futen koken ne byth ete Berishes. Mundohen te gjoret te hane ne te dy krahet, edhe me perendimoret, edhe me Salen per nje çike deputetllek. Nuk moren pjese ne protesten para Spakut kur u paraqit Berisha, por nuk u ben fajde. Tanime u ka dale kallaji....

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Mbahet mënd vetëm ai që u qi gruan, ndersa për atë që u qi nënën, i thonë baba.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Iso

      Mero! Je i papare,ekspertize perfekte e trupit te kalbur (mutosur) te quajtur pd.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aleanca për tallashimin e "lexhendës"

        Mero djali,kjo puna e Brek-s'kisha's u bë si ato telenovelat turke,zgjat edhe një seri,zgjat edhe një tjetër! Në k'të mesele humbësi janë shqiptarët,fitues Brek-s'kisha, Rama dhe gjithë lukunia e "oligarkëve dhe hienat që u venë nga mbrapa. Shqipëria është tribuna më e madhe teatrale në botë! Fake opozit,fake qeveri,fake drejtësi,dalë nga dalë do bëhen edhe shqiptarët fake. Është ngatërruar shumë keq puna,shejtani që doli nga shishja,nuk futet më brenda!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesi

          Z Mero Kam shkruajtur dhe te artikulli i pate koment qe nuk ka lidhje me ate qe ke shkruajtur por ne lidhje me mesuesit Eshte data 8 janar dhe mesiesit nuk kane marre rrogen se per shperblim nuk behet fjale pamvaresish se zRama i ve mesuesit ne rradhe te pare per punennpor per shperblimet nuk jane ne liste fare qe duhen te jene te paret qe te shperblehenbper punen fisnike qe kryejne Pamvaresisht sot mesuesit jsne shtresa me e persekutuar se nuk ju jepennas rrogat

          Përgjigjjuni
          1. P
            Përparim

            Ama të keqen z.Mero ,jepjani rrogën shpejt këtij mësuesi,se qenka dhe i shkolluar, lexojani shkrimin dhe çojani fëmijët këtij për ti mësuar. Gjynah e kanë lënë pa rrogë, duhet të jetë dhe me universitet. Ah mjerë ai vend çfarë plehra po rriten.

            Përgjigjjuni
          2. 8
            8 janari dita dythundroreve te klonuar nga rrumpal

            8 janari eshte dita e luftes brenda llojit zombit e klonuar shqiptare te saliut. Hane njeri tjetrin mish-kalburit e xhigandit.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Babi Zenit homosexuel

              Nuk ke nevoje per komente , shiko videon si vallezojne çingiet Gjekmarkaj ,Bardha, Tabaku ,Zhapiku Fierit ,Gjel deti Peqinit apo videot po erdhi Berrisha largohem nga politika , babi Zenit dhe vilat e F. Nokes .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                Ne PD s'ka njeri te sakte, te tere dhjaksa

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fiku i thatë

                  Mero ndonjë lajm per trafikun nuk ke sot ?? se çuditërisht ke filluar të shkruash per unazen me gropa trafikun rrugor etj se Bela ka nje pune ashtu me pronarin tuaj

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    prec ulaj

                    Gjeniu politik me i madh i te gjitha koherave eshte Albin Kurti. Kur permendet emri i Albin Kurtit lavdise i merren kembet. Jam me fat qe jetoj ne kohen e ketij burrshtetasi gjeni. Poshte Ramuti.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Munika

                      Gallata me e madhe eshte se per ket dite turpi po flet edhe llapaqeni, I cili thote me mburrje se mbi ta u hodh gaz e lende kimike. Edhe mut po te ishte hedhur, do e kishin hak, qe ajo levizje te emertohej si protesta e te dhierve.

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                        8 janari 2022 eshte dite e Kobshme per Rilindjen - ate dite nga selia e PD demokratet nxorren jashte dordolecin qe Pushteti Rilindja mbante te kycur brenda me Vule te PD ne qafe!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          DRENICA E KUQE

                          Ja hongshi karin Albin Kurtit.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjysep Mustafhani

                            Albyth Pakoqes, ja kemi prerë koqet, e kemi tredhur, e kemi bërë eunuk, këtej nga Shqipëria. Prandaj në se mburreni për burrë apo burra pa koqe, është punë për ju, sepse kot nuk u thonë KOQEVARË.

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Amerikani

                            Pasi " T'i kesh dhene rrogen ketij mesuesit " , mire do besh t'irikthehesh dhe t'i hedhesh edhe nje sy 8 Janarit . Ti Mero je I njohur edhe si poet , qe do te thote se perjeton te tjera emocione , se veshtrimi dhe vleresimi per bema e gjema si 8 Janari , e Meton te verteten , madje I afrohet me shume se te tjeret . Nuk ke ke rhene asgje , pervec sinqeritetit ne marrezi , per ata dite te zeze , kur nje bande vrasesish , te udhehequr dhe te frymezuar nga nje vrases me emrin Sali Berisha dhe te mbeshtetur me indifference dhe heshtje nga shteti dhe pushteti kryen aktin me poshterues per te gjithe ne shqiptaret ...! A thua se kishim te benim me banoret shpellash ...!? Kjo mungese reflektimi , ndjeshmerie dhe empatie deri dhe Tek poetet , deshmon se jemi larg nga viset e lirise dhe DREJTESISE .

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ardiani

                              Mero me 8 janar 2022 ka qene duke i cmontuar (me urdher nga lart) ate ''Antenen brenda familjes" qe aq kohe e kish instaluar (po me urdher nga lart) tek shtepia e Kunatit Bashukut...meqe Bashuku pra meqe nuk bente me kurrfare opozite me pushtetin, ishte shpall "Personazh pozitiv" me VKM nga Surreli.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                O bir qe s'te mori mire !

                                Ardian , je trushplare , nje tip Leifeni ose Njeri I ri qe te ka nxierre nga hundet Berisha . Me mendjen tende , me shkreteriren tende shpirterore nga nata enveriste vime , ne naten berishiste shkojne ... Apo e do ne naten Bermudiane ? Si ta kesh qejfin ...

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arbër

                                  Mero djali , Berisha i tillë ka qenë që në fillim të 90-tës, por një si ty, që i ke qëndruar shumë afër, di t’ja bëjë një analizë të përsosur një psikopati . Ky ka qëlluar dhe pak si malok rrenacak ,dreqi ta hajë .

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje