Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre

7 Janar 2025, 18:59Editorial Mero Baze

Ilir Meta dhe Sali Berisha imitojnë njëri-tjetrin sa herë paraqiten në SPAK për t’u pyetur rreth akuzave që janë ngritur për ta. Të dy për publikun bëjnë sikur kanë shkuar në SPAK për të akuzuar SPAK-un dhe rendisin një sërë akuzash kundër kundërshtarëve të tyre, duke i treguar SPAK-ut se çfarë duhet të bëjë e çfarë jo.

Në fakt, gjuha e baltosjes së kundërshtarëve, një “shkollë” e themeluar nga Sali Berisha dhe e kthyer në një markë personale e tij, është kthyer në armikun kryesor të Berishës, Metës dhe politikanëve të tjerë, përfshirë edhe ata qeveritarë, në raport me SPAK.

Gjuha denigruese pa asnjë fakt ndaj kundërshtarëve, shpikja e “fakteve” me qëllim që të përdorin drejtësinë kundër njëri-tjetrit, në fund ka krijuar një perceptim popullor se të gjithë politikanët janë të korruptuar dhe të gjithë hajdutë, sepse akuzojnë njëri-tjetrin. Në këtë mjegull të krijuar prej tyre, SPAK e ka punën shumë të lehtë.

Ai mund t’i vërë gishtin kujtdo politikani që do dhe e ka gati mbështetjen e opinionit publik, që në fakt nuk është krijuar aq shumë nga faktet, por nga gjuha e “shkollës” së Sali Berishës, Ilir Metës dhe të tjerëve.

Kjo klimë është privilegji më i madh që këta politikanë i kanë krijuar SPAK-ut.

Përkundër perceptimit publik që SPAK është popullor në 90% të shqiptarëve, në fakt kjo nuk vjen nga rezultatet e tij, pasi ende nuk kemi një proces të mirëfilltë gjyqësor të përfunduar nga SPAK për akuzat fillestare që ka ngritur ndaj politikanëve. Mbështetja e madhe popullore ndaj tij vjen për shkak të perceptimit që ka krijuar në opinionin publik baltosja e politikanëve nga vetë politikanët.

Do të mjaftonin ato që ka thënë Sali Berisha për Ilir Metën që askujt të mos i vijë keq pse Meta arrestohet; do të mjaftonin ato që ka thënë Ilir Meta për Sali Berishën që askujt të mos i vijë keq për proceset ndaj tij; do të mjaftonin ato që ka thënë Berisha për Ramën që ai të dënohej 100 vjet, e kështu me radhë.

Ndaj, tani kjo përpjekja për t’i treguar SPAK-ut se çfarë duhet të bëjë pasi këta arrestohen është pak e vonuar. Përpara se t’ia bënin të lehtë SPAK-ut punën me fakte kundër njëri-tjetrit, i kanë bërë SPAK-ut të lehtë dhe të pamundurën për të mos gjetur fakte kundër tyre, pasi i kanë krijuar mbështetje në opinionin publik me gënjeshtrat e tyre.

Shikoni një politikan të ri të gjeneratës së tridhjetëvjeçarëve që imiton Sali Berishën, Belind Këlliçin. Shkon në një emision dhe çudit gazetarin dhe shqiptarët me një “sekret” që Erion Veliaj do arratiset në Zvicër. Sot shton dhe një çudi tjetër, që nuk e kanë lënë të hyjë në SHBA, edhe pse shefi i tij këmbëngulte se do lajmëronte FBI që ta kthenin.

Nuk është puna se thotë broçkulla, se kjo është çështje e zgjedhjes personale sa besueshmëri kërkon të ketë. Puna është se broçkulla të ngjashme kundër tij, e kanë çuar dhe atë vetë në SPAK, si kokë turku për të balancuar politikisht hetimet ndaj Veliajt. E thirrën në të njëjtën ditë me Veliajn për të hetuar për pretendimet për dëftesën e maturës false dhe për deklarimin e pasurisë, një gjë që duket një proces i nxituar dhe pa ndonjë bazë serioze kundër tij.

Por baltosja ka bërë punën e saj dhe ai mund ta paguajë shtrenjtë stilin e tij të të bërit politikë, duke e pësuar vetë nga baltosja për nevoja politike, siç e quan Berisha.

Sepse, në fund të fundit, SPAK e ka kollaj për këdo që fut në listë. Shkon tek verifikimi i pasurisë dhe, në një vend ku informaliteti është burim jetese, nuk ka njeri që nuk ngec në rrjetë. Dhe, fatkeqësisht, kështu po përfundojnë të gjitha proceset ndaj politikanëve të lartë.

Por për këtë nuk ka faj SPAK. Ndër të tjera, ai ka një mbështetje të lartë popullore pikërisht për këtë gjuhë baltosjeje ndaj njëri-tjetrit dhe krijimin e bindjes absolute se këtu të gjithë politikanët janë hajdutë dhe vjedhin, për shkak të gënjeshtrave të tyre për njëri-tjetrin.

Dhe kush mendon që fiton prej shpatës, prej shpatës do të vdesë. Siç po u ndodh.

13 Komente

  1. M
    Munika

    Dakort, por mua me duket se ky still baltosje ka degjeneruar jo vetem politiken, por edhe drejtesine e cila prej vitesh fle mbi dosje te pergjakura. Por akuzat e tmerrshme te krimit shteteror mbeten dhe ato vetem nje gjykate nderkombetare mund ti gjykoje

    Përgjigjjuni
    1. q
      qorri

      Ja ke fut kot Mero kur jep perqindje per SPAK-un me 90 % se edhe Saliun ne 90 -ten 90 % e kishte popullaritetin ku iroia eshte se te dy jane pjelle Made IN USA.Ndaj dhe qe te dy kane imunitet deri ne vdekje.Saliu edhe pse ka vrare live duke i vetdeklaruar se mund te vriste edhe 300 ,po te qe nev oja pasi Kryeministrine e konsideronte prone te tij siç edhe SHQUP-in ku s,ka bir kurve qe ia merr e nuk eshte çudi qe edhe mund ta kete privatizuar. Ndaj mos perdorni opium per popullin e gjore qe hidhet si pordha neper breke,ku nje here i thoni qe Saliu eshte hero, dhe psketaj deklaroni qe eshte per ne burg,pa akuza kontrete ku te gjithe e dime qe ka vrare njerez te fajshem e te pafajshem duke filluar nga bashkepunetoret e tij e deri tek viktimat e 21 Janarit duke e quajtur per ironi te ketij populli miop burre shteti,nofke qe e gezon edhe sot nga ishvartesi i tij ne grade. Padyshim nje popull qe shtyn trenin kete trajtim do kete.Ska tallje me te madhe qe Sali Berisha nuk akuzohet per vrasje po per tjetersim prone.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drita

        O Mero, të lexoj me respekt, por më bën përshtypje qe ju, jo vetëm ti, po kështu Lorenc Vangjeli, po kështu Skënder Minxhozi, po kështu Frok Çupi, këtu kam vendosur ata që kanë mend, nuk merrem me kazanin, të gjithë për të qënë në rregull fusin dhe një fjali ku thonë pokështu dhe Edi Rama. Më lexo ti dhe të gjithë ata që rreshtova, po shkruani një fakt po një fakt për Edi Ramën, dhe po të mos ishte PS dhe Edi Rama, Reforma në Drejtësi do të ishte bër leçkë si kanë bërë ishpresidentët e paditur tashmë Kushtetutën. Ka në PS plot që e mallkojnë Reformën po i vetmi që e ka mbështetur është Edi Rama. Dakord nuk ju pëlqen gjuha e Ramës, por mos e shani kot sepse po perceptoheni në popull si kazan, dhe më vjen turp të të vë në një radhë me Lubonjën, Bushatin, Shkullakun, Abilekën e një ushtri gazetarësh antishqiptarë. Prandaj faktet ato besojmë ne populli dhe ti e di që nuk jemi budallenj!.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L.Xh

          Një TË LUMTË të fortë oj Dritë.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dordi

          Aaaa! Dmthn paska kallxue sagllam ksaj here Belo Ezmeri!!! Bravo zoti Baze qe e konfirmove!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Nuk shkruajte dy fjale sot per denoncimin qe beri sot Agron Shehaj ndaj oligarkut Bashkim Ulaj. Dokumentoi qe tenderi i autostrades eshte i njejti tender si ai i Unazes se Tiranes 40miljon euro nen menaxhimin e atij kamarierit 20 vjecar. Pronaret e tenderit jane Oligarku Bashkim Ulaj ministria Belinda Balluku kryetari i grupit te strukturuar kriminal Edi Rama dhe indirekt edhe Flamur Noka e Sali Berisha. Poshte denoncimi i zotit Agron Shehaj : https://www.youtube.com/shorts/T-hOlrGlX-M

            Përgjigjjuni
            1. p
              paemer

              o mero je brenda sic je jashte, nje shemti .Nje lepires 35 vjecar here ndaj pd e here ndaj ps .Ti je turp i medias mor barbon mos shkerdhate mor fisderr ......ti dhe karlo me qim peken e abilekajr e bushatet e gjithe ju analistat e karit qe i futeni cdo pushteti ne gji ......

              Përgjigjjuni
              1. r
                rrena i ka kembet e shkurtera

                Kur Saliu tha se po eksportohej droge me avione, ishte Ramiu qe pergenjeshtroi " jane per te sperkatur mushkonjat" (deri kur ra ai avioni ding me droge ne Divjake) Kur tha Saliu se ka Laborator Kokaine ne vend, ishte Ramiu qe e quajti genjeshter e mashtrim (deri kur erdhen gjermanet dhe ja treguan Laboratorin ne Xibrrake) Kur tha Saliu se Saje Qorri bashkepunon me krimin, ishte Ramiu qe e quajti Sajen "ministrin me te suksesshem" (deri kur Sajes i dolen miqesite e dallaveret me Habilajt) Kur tha Saliu se Arben Ahmetaj si minister Ekonomie eshte i korruptuar, ishte Ramiu qe e beri Ahmetajn zevendes te tij ne qeveri . Kur tha Saliu se Lil Beqja ka bere kerdi me ato Koncesionet ne Shendetesi, ishte Ramiu qe e mori ne mbrojtje ...e me pas e largoi nga qeveria. Saliu ka thene shume se Erion Velia eshte zhyt e mbyt ne vjedhje e korrupsion, te shohim a do ta kundershtoje Ramiu kete apo me se fundi do e pranoje qe tani per te mos u bere qesharak me pas.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kazani

                  Kzani mediatik sot i qendron forte parimit te kundert ne nje sistem demokratik ku: "TE GJITHE JANE TE PAFAJSHEM DER SA TE PROVOHET FAJESIA"! E sot kazani mediatik ngaqe pothuajse eshte me diploma false kete nyje drejtesie e ka transformuar ne : "TE GJITHE JANE TE FAJSHEM,DERI SA TE PROVOHET PAFAJESIA"!

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hikmete Bajrami

                    Gjeniu politik me i madh i te gjitha koherave eshte Albin Kurti. Kur permendet emri i Albin Kurtit lavdise i merren kembet. Jam me fat qe jetoj ne kohen e ketij burrshtetasi gjeni.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mesuesi

                      Mero Pse nuk merresh me skandalin me te madh data 8 janar dhe mesuesit nuk kane marre rrogen se per shperblim nuk u kujtua as kush qe eshte armata me e persekutuar

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Une

                        Aha o Mesues, per te tilla gjera nuk e ke Meron - Ai kurre ne jete nuk ka asnje rrjesht te vetem kunder pushteteve! Sa per kunder opozitave, PO, gjithe jeten . Prandaj dhe meriton cmimin "Gaztori (jo gazetari) i oborrit"

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sali krimineli futeni ne burk qenin

                          sali krimineli duhet denuar me burk te perjeteshm

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje