Dita e shumëpritur për Belind Këlliçin, që ishte thirrja për hetim nga SPAK e Erion Veliajt, u zbeh pasi atij i ndodhi e njëjta gjë, në të njëjtën ditë. Dhe jo rastësisht, por qartazi politikisht.
Nuk jam ende shumë i qartë se për çfarë po hetohet konkretisht Belind Këlliçi, por me ato që tha në publik pas daljes nga SPAK, duket se ka pasur disa pyetje të vështira rreth deklarimit të pasurisë dhe vlefshmërisë së dokumenteve të shkollimit në kalimin nga Tirana në SHBA. Uroj ta kalojë lehtë.
Ajo që është e qartë në gjithë këtë histori, është se thirrja e tij në SPAK në të njëjtën ditë me Veliajn, është një kujdes për balancë politike në hetimin e politikanëve.
Nuk e di kush ua ka sugjeruar drejtuesve të SPAK këtë metodologji, por balancimi politik nuk e bën SPAK më të besueshëm, por e bën më të kujdesshëm politikisht.
Dhe nuk është e nevojshme që SPAK të jetë i kujdesshëm politikisht.
Nëse SPAK është i sigurt që Veliaj ka konsumuar aq shumë vepra penale sa meriton 20 vjet burg, shumë herë më tepër se ata që kanë vrarë për të vjedhur dhe për të qëndruar në pushtet në këtë vend, apo ata që kanë drejtuar grupe kriminale, nuk ka pse e balancon politikisht thirrjen e tij si person nën hetim në SPAK, me thirrjen edhe të Belind Këlliçit. Le të procedojë hapur ndaj Veliajt dhe s’ka pse stërmundohet me denoncues anonimë.
Në qoftë se Veliaj është një njeri kaq i “rrezikshëm” ligjërisht, që nuk e paska zbuluar deri më sot as policia, as Prokuroria, as SPAK, as FBI, por e ka zbuluar një anonim, nuk ka nevojë të balancohet me Belind Këlliçin. Atë e ka pasur rival në zgjedhje dhe peshën e tyre në publik e kanë caktuar qytetarët e Tiranës. Tani nuk është e nevojshme që ata të vihen në garë edhe për “peshën e krimeve” të tyre. Se pastaj do t’i duhet të ndajë edhe ndëshkimet sipas peshës politike të secilit.
Obsesioni i SPAK që, sa herë bën një goditje majtas, të ketë edhe ndonjë kundërshtar të tyre, në fakt krijon perceptimin që SPAK bën politikë në përzgjedhjen e viktimave të tij, dhe kjo bën efektin e kundërt të asaj që ata duan të duken si të balancuar.
SPAK nuk ka detyrë të jetë i balancuar politikisht. Ai mund të arrestojë edhe 100 socialistë në pushtet, pa arrestuar asnjë opozitar. Nuk e pengon njeri nëse përballet me fakte dhe prova, që nuk i nxjerr, as duke shantazhuar të thirrurit në SPAK duke u treguar derën e qelisë tek 313, as duke i intimiduar për gjëra nga jeta private. Thjesht është i lirë të veprojë si i pavarur pa vrarë mendjen se çfarë dëmi politik po bën majtas apo djathtas. Nëse SPAK nuk e ka këtë qetësi, por druhet të bëjë gjeste balancuese politike, atëherë është duke bërë bashkë me drejtësinë, edhe politikë.
Ky kujdes që, për të mbuluar “anonimin” e Veliajt, që për ironi të fatit mund të jetë vetë Belindi, duhet thirrur edhe Belindi, tregon se ka një drojë që po e paragjykojnë punën e tij.
Puna e SPAK gjithmonë do të paragjykohet, por kjo nuk ka pse i komplekson ata. Çdo i dëmtuar prej tij ka të drejtë të ketë pretendime ndaj fakteve me të cilat përballet për korrupsion dhe ndaj metodave të hetimit. Të gjithë meritojnë një hetim të ndershëm dhe gjykim të drejtë dhe kjo nuk mbulohet me balancim politik.
Pra, nuk ka pse paragjykohet politikisht, pasi tani të gjithë, sa herë ndodh një arrestim nga e majta, futen në ankth në PD se do merret dikush edhe andej. Pastaj fillon prapë ankthi nga PS se kush e ka radhën meqë duhet të balancohet situata.
Dhe në të vërtetë i vetmi dështim i SPAK është që nuk kënaq dot palët politike. Edhe pse kanë kaq vite që kërkojnë penalizimin e Veliajt, ata që e kanë kërkuar nuk është se u kënaqën sot. Përkundrazi, paraprakisht akuzojnë SPAK, ngaqë thirri edhe Këlliçin. Po ashtu, ata që kërkojnë ndëshkimin shembullor të Sali Berishës për vrasjet e 21 janarit dhe korrupsion madhor, për të cilin e akuzon edhe SHBA e Britania e Madhe, nuk ndihen të kënaqur që ai hyn e del në ballkonin e shtëpisë për një vepër penale që tregon vetëm si e ka përdorur pushtetin për të pasuruar fëmijët.
Publiku është i ndarë politikisht dhe çfarëdo të bëjë SPAK nuk mund t’i kënaqë të gjitha palët në të njëjtën kohë. Ndaj është më mirë të fokusohet te faktet dhe të ketë prioritet peshën e krimeve dhe korrupsionit në vend, dhe jo listën e të ftuarve në SPAK që ngjan si ajo e të ftuarve në dasmë: një nga nusja, një nga dhëndri.
Anonimi i Veliajt esht vete SPAK. qe vepron sipas urfherave te Rama hajdutit . Dhe nuk do shume te kuptohet sepse ata vajten i ben komyroll shpise se Veliajt kur ky i fundit ishte ne Gjrrmani . Ky kontroll tinzar i SPAK. tek shpi e Veliajt , tregon tamam fytyren kriminale te SPAK si nje kobure e ndryshkur ne duart e Rama kellires
Ti je Berrisha ne katrore haaaaa je komunist
SPAK eshte shembellim i fytyres se pabese te hajdutit Rama . SPAK eshte tamam vrases me pagese qe i sherben vetem interesave te Rama hajdutit. Por pagesen hajudti Rama nga parate qe ju vjedh taksave te Shqiptareve. Ndaj po erdhi Opozita ne pushtet keta gjarprinjte e SPAK, jo vetem do perfundojne ne burg si vegla kriminale qe mbrojne interesat e hajdutit Rama, por do paguajne edhe rogat super te larta qe kane marre nga taksapaguesit Shqiptare , sepse me ato rroga jane shperblyer si sherbetore te Rames, jo te popullit Shqiptar . Berisha dhe Meta nuk kane firmen ne asnje vjedhje sic ka firmen Rama hajduti , qe i vinte firmat fap e fap
Sylvinjo, trushplaret qe shkruajne si ty kurre nuk kane per ta shpetuar Salikermen nga dara e SPAK ut
Të jesh kundër SPAKut dhe ti dalësh në mbrojtje non gratës dhe like-floririt,duhet të jesh qorr dhe me të meta të theksuara mendore.
Kunder SPAK duhet te jete gjithe populli Shqiptar, Socialiste
Anonimi dihet kush eshte , eshte Belinda Balluku, ajo ka punuar ne aviacion ne ate kohe), ruspia qe vjedh tek rruget qe i shtron me 50 milion dollare per 1 km , sepse ajo vjedh per llogari te Rama hajdutit.
Silvinjo ti kur e ke radhen per pushtimin e tokave dhe shkatrrimin e Shqiperis... Denohet gjici gici per nje gojore,denohet ai qe i futi grusht saliut,dhe rri muli hajdute me flet qe djeg e ben shurren parlamentit,rreh policet disa here,del krimineli komunist sali dhe pellet nga ballkoni e ne cdo cep te Shqiperise per te mbrojtur pasurine e familjes,dhe skapi saliut kur guxon te bej ndonje hap per te kapur hajdutet dhjerokrat,keta mbrohen se po zhduket opozita kur keta kane zhdukur pasurite tona,kapini plehrat pa dallim ngjyre sic bente enveri dhe mos ndigjoni pordhet e ketyre se gjasme po vendoset diktatura!!!!
Pikë së pari, të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë, ti Mero ke mënd sa një qime bythe e SPAK, ndaj lëre mënjanë megallomaninë, bëjë ndonjë artikull apo vjershë dhe mos i jep mënd një institucioni për sjelljen dhe qëndrimet që duhet të mbajë. Aftësia jote dhe mënyra e vetme e funksionimit tënd është intriga, thurja e saj me çdo mënyrë e mjet për të realizuar atë objektiv që i vë vehtes. Kuptohet, e shoqëruar kjo edhe me denigrimin e hapur ndaj objektit që sulmon. Pra, ti nuk di se çfarë është lufta politike mbi bazën e nderit dhe të vërtetave, shkolla jote politike është produkt tipik berishjan, Sepse ti as që di dhe mban përgjegjësi se çfarë thua. Nja dy ditë më parë e quaje SPAK të vetmen opozitë reale në këtë vënd dhe i krihje bishtin për faktin e vetëm se doje të denigroje partitë e reja që janë krijuar. Sot në këtë editorial bënë të kundërtën, e sulmon për qëndrimet balancuese që mban, duke bërë sipas teje jo drejtësi por politikë. Qëndrimet e tua në këtë editorial nuk janë asgjë më shumë se një tym e mjergull për të mbuluar patrurpsinë e hapur që shfaqe me editorialin e djeshëm si një interesaxhi i fëlliqur në mbrojtje të një zorzopi ordiner si Erion Veliaj.
Ore Loni jo prej betoni , si shume po te djeg shkrimi i Meros ! Ti me duket se te shqetson me shume neglizhenca e ASPAK-ut , siç e quan Saliu, qe nuk merren me krimin shtetror te 21 janarit ku u vrane 4 njerez jo ne kufi , po ne mes te bulevardit dhe po merren me letra anonime si kohen e doktorit komunist Sali Viqidoli. Ne qse Lali Eri e ka plotsuar normen per ne burg , te mos merrret me anonimet po ti tregoje vendin se ku do edukohet . Njekohesisht edhe efendiun , kryetar te budallenjve te sokakut te te marreve , te mos e lere te lire deri sa me mosbindjen civile te tij , te beje ndonje hero si vemja e Gonit te Gjekut te Markajve , qe shpetoi per pak . Kjo eshte menyra kriminale e te berit politike e kesaj monstre funksionale e politikes se vjeter shqiptare . Prandaj Merua ben mire qe ve ne dukje disa veprime jo normale te ketij institucioni , qe po mundohet te beje detyren qe i ka dhene ligji dhe po fiton avash , avash besimin e shqiptareve .
Spak u rikthye ne origjinen e tij, drejtesine e plepave te 1992. Pasi liroi sb do liroj shume shpejt edhe im. Vertet menduat shqipo se ky vend po behet? Sa esht ber keto 1000 vite aq do behet
Mero, ti je gazetar dhe ndoshta ti i jep vetës të drejtë, që në të ( mirën e puplikut?) ti tregoshë SPAKUT, se si të punonë? Por për mendinin tim, derin tani SPAKUN, po bën një punë të mirë dhe dhe ndoshta edhe (balancim politike) nukë janë një gjë e keqë në situatën dhe vendin ku jemi dhe jetomë. Sepse ne të gjith e dimë se 95 / 100, e këtyrë horrave që kanë pasë poste politike dhe adiministrative, keto 34 vitë janë për në burg. Nga ransija ndoshta jamë dakortë me ty që ata që kanë vra dhe vjedhë qindra mijojan evro duhet të hetonë të paret dhe të shkonë para drejtesise, por unë mendojë se velia ështe një hajdut jashtë zakonisht i madhë, normalisht jo sa Rama, Meta, Ahmetaj, a po Saliu me familjën e ti mafjoze. Por si do çoftë jemi dakort me veprimet e SPAKUT. Ti ke një vrull për ta mbrojtur Veliun, si Saliu Zeni dhe kët nukë e kuptojë? Me thën të drejtën.
Drejtesia nuk veprone me balanca , nese drejtesia meret me politiken ka mbaruar , asnjehere nuk kam besuar te SPAK . E thjeshte per tu gjykuar, a ka shkelesh ligji si Berrisha dhe eshte i pa ndeshkuar , po goditet kryeparlamentare po rihet policia nga udbash Noka asnje véprime .... Denohet Saimir Tahiri per nje pseudo telefonat nuk denohet Berisha per kater te vrare , Medium per Gerdecin........... Hetohet E.Veliaj per tre bileta , sigurimit kush shkel ligjin te ndeshkohet por te fillohet nga larte.
Hidhni valle e kendoni çika, Drejtesin na e solli Mrika. E ka rritun o vet xha CIA Ndaj ban çka te doj Salia.
Populli nuk eshte budalla. Nuk barazon populli vepren penale te Belindit me ate te Veliajt. Veliaj ka vjedhur apo shkaterruar 400miljon euro per iceneratorin. Plus firma 5D firm hajdutesh me drejtoret e Veliajt. Belindi genjen per nje diplom por nuk kushton 400miljon euro. Mero mos u mundo te ndihmosh Lalin e fiqve. Na zhgenjen sepse te mbajm per gazetar te mire e te .... paanshem........................
Po Merua ka çunin ne bashki. E ka jurist ne bashki. Pavaresisht qe ska diplome.
Mero, po gjen ndonje klecke, si kjo qe ke shkrojrur, sepse, me duket se nuk te vjen mire se po arestohet Veliaj. Apo e kam gabim?
Me shume te vjen keq ty qe nuk po e arrestojne megjithese nuk po lejn gjo pa bo.Hajt mos u merzit se te kalon me një ashtu si e di ti vet.
Respekte per lali Erin dhe punen e tij si nje nga drejtuesit politike te Tiranes dhe punen e tij si menaxher I puneve te perditshme ne Tirane.Perkrahja masive endaj tij nuk ndikohet as nga hetimet as nga shpifjet e shqupso-babalokrateve.
Ç'punë ka shqupi me Veliajn, ate e denoncoje Balluku me bekimin e Rames. Kesaj radhe nuk ecen fajin e ka Saliu.
PS ,EDI ,lali Eri 110 deputete,Arlind Qorri 10 deputete,partite e djathta10 deputete,saliu dhe shqupso -babalokratet 10 deputete.
Duhet dhene nje mesim edhe hajdutit modern qe fshihet mbas manovrave PR dhe Photo Op. Veliaj luajti poker dhe humbi. Keshtu edhe ish drejtoret e tij qe menduan qe mund te fshiheshin pas mbjelljes se pemeve dhe rikonstruksion te shkollave
Me erdhi per te vjelle nga shkrimi i Meros. Te relativizosh te keqen eshte gjeja me e ndyre.
As me shume dhe as me pak, por ky spak, po mban ere shume te keqe, duke bere nje pune te paster, antikombetare, duke akuzuar, me zera anonime dhe duke e shperqendruar, ne punen e tij nga drejtimi i kryeqytetit, nje personalitet qe nuk krahasohet, me te tjere, dhe duket,qe ta bejne viktime, per interesat e tyre te ulta,qe mund te vijne nga e kaluara e dyshimte, apo nga origjina tribale e tyre.Ndryshe nuk ka si shpjegohet, qe ndonse keto organe te drejtesise, po bejne nje dhjetvjecare, qe funksionojne,ata qe kane shkaterruar, vrare , vjedhur, djegur ne gjithe dimensionin e tij shpirteror dhe fizik, ne keto dekada kete vend, vazhdojne te avancojne si me pare, me ndihmen e ketyre organeve. Dhe ai qe qendron ne karrigen e kryeministrit, qe e ka detyre funksionale te shumefishte, per tu pozicionuar, ne mbrojtje te z.Veliaj, nga ky atak, qe i vjen nga anonim, por qe flasin me gjuhen e spak, qe ndyn keq permbajtjen e ketij te fundit.Por ky lloj kryeministri vazhdon ta beje sehir, kete cfaqje te neveriteshme, nga ky organ gjyqesor.Mos te harrojme, qe ky kryeminister, nga ana tjeter, per propagande vetjake, vazhdon ta etiketoje me fjalet me te ulta, tribunalin nderkombetar te Hages. Duket qe e gjithe lloj politike triviale banale i intereson kryeministrit, per vazhdimesine e fronit, dhe vec kesaj , tani ai eshte i angazhuar, per te sjelle nga Siria, terroristet islamike, qe kane therrur njerez. Ishte i vetem kryeminister, qe ndermjetesoi vite me pare, per te kthyer nje pjese te tyre ketu.Dhe per me teper asnje vend nuk i ka pranuar keta monstra.
Ti shoku"edhe i vetem trim ne lufte" qenke Berishe e Mete qe shajne Spakun.
Ky SPAK-u është bërë tamam si ajo Gjykata Speciale Kosovës që po dënon udhëheqësit e UÇK-se dhe vrasësit e tyre Serbët kakarisin.
Zoti Mero ,kur ishim te rinj na ditktonin prinderit te mos merremi me politike se politika ka 10 fytyra shume cudi na vinte ,sot I kam para sysh fjalet e nenes . ....Me te vertete te merresh me politike ose detyra me shume pergjegjsi te larte ne shqiperi futesh ne nje llum qe nuk dish nga dalesh . ...edhe te SPAK nuk kemi shume besim se po shohim po kapet pas peshkut te vogel e peshkun e madh e len te lire ...
Kjo eshte e tmerreshme. SPAK vepron me letra anonime. Keshtu i bije qe gjithe shqiptaret, kush ka deshire, ben nje anonime, dhe SPAKU te rras brenda, pa nje prove. A nuk bente GESTAPO keshtu, kishte info dhe bente arrestime. Turp ta krahasosh, por veprimi i prokurorit, ashtu si deklaruan edhe vete, eshte i ngjashem. Mbase kane vertete prova, por te pranosh ato nga nje anonim, eshte bombe per drejtesine.
Kjo Mero behet me prapavije politike ku meqenese Saliu iu dha pafajesia ne heshtje ,ky i fundit padyshim qe kerkon kok nga opozita dhe jo dosido.Ai i çon me kete levizje te SPAK-ut haber Edi Rames qe ose hap krahun ose pas Veliajt do te kesh radhen ti per tu perballur me SPAKU-n.Kjo loje dilixhohet nga pertej Oqeanit ku ironikisht Belindi eshte paisur me nje leter anonimati per tia dorezuar SPAKU-t ,ku siç nenkuptohet qe SPAK me te marre letren andej te dyllosur jo vetem qe nuk mund ta anashkalonte por te vepronte urgjentisht.Kjo eshte edhe aresyeja se perse Dumani nxiton ta therase Erion Velian,gruan e tij,perse jo edhe familjaret.SPAK nese do ishte ne lartesine e te qenit organ akuze i drejte e me integritet profesional duhet te akuzonte kryekrimin Shqipetar Sali Berisha duke e çuar ate deri ne dyert e gjykates e mepas shpata le ti prese si nga e djathta deri tek e majta. Drejtesi te njeaneshme nuk ka dhe drejtesi qe akuzon nenurdhera gjithashtu.Ky do jete nje zhgenjim i madh per çdo shqipetar dhe gjithashtu hapje syshe qe Drejtesia Shqipetare ka lindur e vdekur pasi ate qe ne embrion e ka mbytur Salisizmi me hape "Made in USA".Veliaj e kompani kane nje mekat sepse i jane larguar premtimeve te tyre elektorale duke u bere pale me opoziten e duke mos u sherbyer njerezve qe fale kesaj shkerdhatokracie sot gjenden ne mjerim fale bashkepunimit te deles me ujkun ku padyshim egersira do ta kafshonte delen pa medyshje per ekzistencen e saj. Jo rastesisht i respektuar z.Baze u bene 20 vite qe drejtesine e drejtone veriu ,ku kur mblidhet kolegjumi i drejtesise ne salle pyetet se kush eshte nga veriu te çohet ne kembe dhe e gjithe audienca eshte ne kembe,duke mos patur asnje nga jugu sepse ata kane dale juriste nga dyert e universitetit shteteror e keta qe drejtojne nga shkollat e plepave ku shumica ose nuk kane perfunduar te mesmen ose ciklin e ulet.
Pse te djeg o Mero per lali fikun? Dhe botoj komentet sepse te nisa nje para 2 oresh dhe nuk e ke botuar. Nxitove sot te shkruash heret per hajdutin e fikut. Siduket te prishet shume pune nga ana financiare dhe familjare te goditet Erjoni, por edhe pak etik dhe moral duhet te tregosh ne shkrimet e tua. Edhe patronazhistet e pranojne hajdutizmin me lejet e kullave, 5Ds, inceneratoret, etc. Ah ke te drejte te thuash qe nuk bente gje lali fiku pa miratimin e gjatoshit, por ty per momentin nuk ta mban te permendesh Ramen apo edhe Bellen.
Shpjegim për lëpirës-adhuruesit e hajdutit te Tirones. Spak pranon denoncime me poste pra anonime dhe nëse gjen fakte dhe prova te aryeshme vazhdon me procedim. Pra nuk duhet emri i denoncuesit o te diturit e lali hajdutit, shokut te Noizyt.
Sa i fort tu duk vetja kur e shkrujte kete? Ndonjehere burgu eshte dhe me rradhe keshtu qe mos u gezo shume
Para vitit te ri do arrestohet Elton Kacidhja, ish drejtori i UKT. Kjo per t'i thene Erionit te marre masa.
Je njësh per analiza Mero!
Spaku ka shume berishist brenda,ka denuar socialist per nje arke peshk dhe nje kanal kullues,dhe nuk po guxon te denoj Saliun per vrasje dhe vjedhje. Kjo eshte e tmerrshme!
Spaku u Saliut eshte i vdekur por i pa kallur,aty jane disa berishist qe ne ju paguajm $5000 dollar ne muaj per te mbrojtur krimet dhe vjedhjet e gerdalles nga Vicidoli.
Ky qerosi nuk shkruan kaq gjate zakonisht. Por ka dy dite qe shkruan shume gjate çuditerisht, dhe pikerisht per te mbrojtur Erion Veliajn? Kaq lire e ke shitur bythen o Mero?
I ke rënë kokës Mero. Ekziston një opinion i gjërë se anonimi është vetë Kërrici. Kur do t’i bëjsh varrin tjetrit, ke bërë varrin tënd.
Haaaa Shqiperia eshte kthyer ne epruete o qafira. Jau qift nonen Albin Gjorgjvashington Kurti. Amin.
Nuk ka rast me te thjeshte per te hetuar sesa njerezit me pushtet, kushdo qofshin. Ne rastin Veliaj, mjafton te verifikohet historiku i llogarive bankare! Te krahasohet situata financiare e secilit njeri te afert me Veliajn para dhe pas 2013-tes! Kaq e thjeshte eshte! Nese i vellai i tij, p sh gjer ne 2013-ten nuk ka patur pese lek ne xhep dhe pas 2013-tes hap llogari bankare e cila mbushet nga viti ne vit si me magji, ky meriton burgun! E njejta logjike, e njejta procedure vlen edhe per bashkeshorten, vete lali Erin e keshtu me radhe!
Fillimisht per Veliajn ekziston nje perceptim popullor, majtas djathtas apo ne qender si i korruptuar, por kjo nuk do te thote se ky perceptim eshte i sakte. Se perceptimet vijne edhe per shkak te propogandes. E njejta gje vlen edhe per Berishen dhe per kedo tjeter te vene ne kryq nga prokuroria. Gjerat jane shume me te thjeshta. Ne nje gjyq e pyesin te pandehurin se si e konsideron veten te fajshem a te pafajshem dhe i pandehuri pergjigjet po ose jo. Saliu publikisht me ze e figure dhe qe e kane pare nja 7 a 8 milione shqiptare e ka konsideruar veten te fajshem me ate deklaraten e tij qe pervec atyre te 4 qe vrau ne bulevard ai do ishte i gatshem te vriste edhe 3000 te tjere, pak a shume sa c'vrau ne 97 Tani i vetedeklaruar i fajshem eshte ende i lire, dhe kjo nuk eshte shenje e mire per mender drejtesine e re
Opo radha po i vjen media- kellirave te ketij vendi. Lereni SPAK, se aty siper tyre eshte FBI... Nuk mund, nuk eshte normale qe gazetaret te analizijne punen e SPAK.
Nuk jemi ne mesjete or ti Alb, po ta kujtoj jemi ne mbyllje te 2024 pra po i afrohemi mesit te shekullit 21 dhe nuk eshte se po i afrohemi mes shekullt te 14 ku inkuizicioni (spaku i asaj epoke) ishte i pa analizueshem sepse budallenjte nuk analizohen. Jo vetem gazetaret por te gjithe ne qytetaret e zakonshem kemi te drejten legjitime te analizojme dhe madje te kemi edhe dyshime per funksionimin e kujtedo institicuini. Sic e kam thene edhe me larte, a ke ti ndonje shpjegim perse i vetedeklaruari fajtor nuk eshte pas hekurave????
Dhe te mendosh qe ky tipi voton