Ka shumë kritika ndaj partive të reja të krijuara së fundmi që do garojnë në zgjedhjet e majit. Shumica i akuzojnë ato për mentalitet të vjetër dhe lidhje konspirative me dy partitë kryesore.
Paragjykimi i tyre është i padrejtë, por është e vërtetë se në sjelljet e tyre ka diçka jo origjinale, apo më mirë të themi imitim të disa veseve të liderëve të fortë të Shqipërisë.
Rasti i Agron Shehajt në Kuvend e riktheu këtë debat.
Fillimisht, mendoj se partitë e reja nuk janë krijime të partive të vjetra shqiptare. Asnjë prej tyre nuk është krijuar nga PD apo PS për t'i pasur si satelitë. Kjo madje nuk ka qenë kurrë ndonjë praktikë e partive të mëdha në Shqipëri. Ato nuk kanë krijuar parti të vogla, por i kanë kapur ato rrugës në përpjekje për të mbijetuar politikisht. Sistemi i mëparshëm elektoral, me koalicionin e përbërë, ku çdo parti e vogël mund të hynte në koalicion me një parti të madhe me listën e vet, ua mundësonte këtë luks.
Tani ky sistem ka rënë dhe partitë e mëdha natyrisht që bezdisen nga partitë e vogla, pasi nuk i përdorin dot për vota, por thjesht mund t'u heqin ndonjë votë.
Në rastin e opozitës, meqë të gjitha partitë e reja janë opozitare, PD bezdiset sidomos nga ideja që ekzistenca e partive të vogla mban gjallë frymën e përçarjes së opozitës apo më mirë të themi, vdes propagandën e Berishës për "opozitë të bashkuar" apo për "opozitë të vetme".
Nga ana tjetër, këto ide qesharake, që partitë e reja kanë pasur lidhje me Sorosin apo me Berishën, janë po aq qesharake dhe tregojnë që kritikët e tyre janë shumë më mendjembyllur sesa ata që kritikojnë.
Unë njoh për shembull, një rast që ka 30 vjet që jeton vetëm me projekte të financuara nga fondacioni Soros, Fatos Lubonjën, dhe gjysmën e ekipit të Syri TV, por askush nuk i pengon të jenë me Berishën dhe nuk i paragjykon njeri. Kjo puna e financimit të Sorosit u kujtohet vetëm atyre që nuk janë me Berishën, se atyre që janë me Berishën u quhet meritë intelektuale. Më gjeni një libër, revistë apo artikull të Fatos Lubonjës që nga 1991 që nuk është financuar nga fondacioni Soros, përveç daljeve në ekranin e Irfanit? Asnjë. Por kjo nuk do të thotë që ato që ka shkruar ai nuk kanë vlerë.
E njëjta histori është edhe me ata që sulmojnë partitë që kanë dalë nga Berisha, duke u kujtuar krijuesve të tyre se kanë qenë vegla të Berishës. Si mund të akuzosh, fjala vjen, Agron Shehajn që ka qenë "vegël e Berishës", kur përplaset fizikisht me Flamur Nokën, kryeveglën qesharake të Berishës, dhe të krijosh dyshime se meqë zihet me kryeveglën, dhe ky ka qenë vegël? Atëherë i bie të kesh respekt për ata që vazhdojnë të qëndrojnë vegla të Berishës.
Pra është e qartë nga vijnë këto sulme.
Po nga çfarë vuajnë realisht partitë e reja?
Mendoj që vuajnë nga imitimi i stilit politik të partive të vjetra. Ende deri tani nuk kam parë asnjë nga të rinjtë që të mos ëndërrojë të jetë udhëheqës populist duke këputur broçkulla me një mungesë respekti të thellë për shifrat dhe të vërtetën.
Fjala vjen, kisha një besim se Agron Shehaj, meqë vjen vetë nga biznesi, do të ishte më serioz në sulmet ndaj qeverisë për korrupsionin. Dhe nuk është se nuk ka beteja serioze. Por rasti i rrugës Thumanë-Kashar, që ai tentoi ta konsiderojë korrupsion madhor, në fakt është i vetmi model antikorrupsion që ai duhet të përdorte kundër qeverisë. Për ata që nuk janë të qartë, ajo është një rrugë e ndërtuar në kohë record, për dy vjet, nga një investitor privat, Bashkim Ulaj i “Gener 2”. Rruga, përveçse është ndërtuar shpejt dhe mirë, ka nxjerrë në treg çmime të ndryshme nga ato të qeverisë në ndërtimin e rrugëve dhe ka futur për herë të parë me sukses në tregun e ndërtimit publik bankat e nivelit të dytë. Pra kemi një rrugë të bërë me lekët e një kompanie, financuar nga bankat dhe jo nga qeveria. Nuk është 1.3 miliardë euro sa thotë Agroni, por as 100 milionë, dhe janë paratë e tij.
Ky është rasti kur një politikan që vjen nga biznesi duhet të bënte diferencën me politikanët që çdo koncesion apo tender e quajnë vjedhje dhe çdo investim e quajnë mashtrim. Dhe ky është një refren që shkakton lodhje në opinionin publik kur i dëgjon.
Nga ana tjetër, partitë e reja duhet të shkëputen nga sindromi i "aleancës Berisha-Rama" kundër tyre. Duhet të shkëputen jo vetëm se nuk është e vërtetë që ka ndonjë aleancë kundër tyre, por edhe sikur të ketë, nuk është beteja e tyre.
Duke u thënë shqiptarëve që Berisha me Ramën janë në aleancë me njëri-tjetrin që Berisha të rrijë në opozitë dhe Rama në pushtet, vetëm sa dëshpërojnë elektoratin. Atyre nuk u prishet asnjë punë, vetëm forcohen, ndërsa këta dobësojnë veten.
Duke hyrë tek kjo teori konspiracioni, ata i ngjajnë shumë kritikëve të tyre konspiracionistë që i lidhin disa me Sorosin, disa me Berishën, pa pikë lidhje.
E shkuara e drejtuesve të rinj politikë nuk është gjithmonë arsye për t'i sulmuar ata përjetësisht. Dikush ka qenë me Berishën, dikush me Ramën, dikush ka punuar me oligarkë, dikush ka qenë vegël e tyre, apo afër tyre, por fakti që kanë dalë më vete tregon se nuk janë pengje të tyre.
Problemi është të mos imitojnë ata, kur flasin apo kur bëjnë politikë populiste, sikur këtu gjithçka është keq dhe po vijnë ata të kthejnë shpresën. Fjala vjen, atë Lapajn unë nuk arrij ta dëgjoj dot një minutë, pasi më duket nga çasti në çast se do qëllojë me grusht atë me të cilin flet, duke ulëritur, a thua se po ngriti zërin më mbush mendjen dhe po sulmoi gjithë të tjerët, më duket më i miri.
Madje kjo është dhe sëmundja e përbashkët e gjithë të rinjve: sulmet dhe mosbesimi ndaj njëri-tjetrit.
T’i dëgjosh kur sulmojnë njëri-tjetrin apo kur sulmojnë gazetarë dhe politikanë të vjetër, të duken si Sali Berisha i viteve ’90.
Merreni më qetë, djema. Për llafazanë, baltosës dhe njerëz që nuk kanë respekt për asnjë të vërtetë kemi Sali Berishën. Nuk e konkurroni dot.
Për oratori, për të qenë në qendër të vëmendjes së shtypit dhe për të pasur një PR ndërkombëtar nga më të mirët e historisë së Shqipërisë kemi Edi Ramën. Nuk e konkurroni dot.
Shikoni, bëjini vend vetes me profilin tuaj origjinal, me pak më shumë realizëm, me pak më shumë qetësi, se nuk kemi nevojë për liderë të çmendur. I kemi pasur me shumicë dhe kur flisnin me zë të ulët.
Bëhuni vetvetja dhe mos imitoni Berishën, Ramën, Nanon apo Metën, se nuk ia dilni dot. Ata e kanë bërë vetë historinë e tyre, pa imituar askënd. Nëse doni një vend në këtë histori të politikës, bëni dhe ju historinë tuaj. Nuk na duhen kopjet, sa kohë kemi gjallë ata që janë origjinalë.
Je shume i sakte z.Mero,sidomos per kete llapen jo vetem kur flet por kur mendoj qe eshte dhenderri i nje gjyqtari hajdut me vjen per te vjelle.
mero eshte kirurg
Mero eshte gazetar i peshtire.
Perfekte,si gjithemon,Brovo.
Kujt i thua ? Sa here shajne Ramen jo se e dua shume Ramen po nga budallaleku i tyre sa te jem gjalle Ramen do votoj
Vetvetja jane.Ne ate llum u rriten.Aq e kane kapacitetin Thjeshte po perpiqen te kryesojne vallen pasi shikojne qe u ra fuqia te vjeterve ose I keputi spaku.Perndryshe nuk do ua mbante ta mendonin.
Mero respekte per analizen tuaj.Ne ambientin e politikes ,gazetarise dhe analisteve neper studio me sa duket ka me shumice analfabete funksionale.Shumica e tyre nuk kane aftesi te bejne ekspertiza ose debate me shifra,fakte konkrete por vetem me perralla dhe llafollogji boshe .Justifikimi me idiotesk I "noc rrokve "neper studio dhe banaqe televizive eshte -"mos flasim me shifra ose detaje teknike se nuk na kupton publiku"-nderkohe qe publikut kjo I intereson me teper.Pra edhe lideret e rinj dhe ekipet e tyre duhet te perqendrohen kryesisht ne fushen e tyre te ekspertizes me fakte konkrete.
Shyqyr qe po flet per keta te rinjte. Salen e provuam dhe na e dhiu.....Ramen po e provojme e po na merzitet.....shume gjate na lodhi. Ky rotacioni njehere Sala shtate here Edi na ka bo apatike e te painteresum. Kishim Liken per gallat na e futen n'burg Blushi eshte budall sbejm dot gallat me te se na vret zoti na duhet ndonje nga keta te rinjte me krrujt dhomet.
Mero duhet te te korigjoj. Rruga nuk ka kushtuar 100miljon euro por 200miljon euro pra 20miljon euro km. Ndertuesi i rruges ka marre ne koncension rrugen per 35 vjet. Me taksen 5 euro qe fillon nga 1 Janari ndertuesi fiton 1.3 miljard euro. Agron Shehaj denoncoj kete afer dhe ka shpjeguar qe kjo rruge mund te ndertohej me nje grant nga Bashkimi Evropjan. Sipas Shehajt kjo shume nuk shkonte mbi 80 miljon euro. Dhe Shqiptaret nuk do pagonin taksen 5 euro. Shehaj denoncoj oligarkun Ulaj . Prandaj si Qeveria edhe opozita nuk lejuan qe ai te bente dje interpelance. KIshin te dyja palet oligarkun financues. Nuk mund te krahasosh Shehajn me Ramen jane dy bote te kunderta. Rama kryeminister legen qe vjedh popullin me te varfer te Evropes. Agron Shehaj ka 6 vjet qe rrogen e tij si deputet ja dhuron femijve jetim nga Kukesi. Gjate pandemis dhuroi 4 respirator spitalit ne Tirane. Financon qendren Down Albania dhe shume te tjera.
Taulant, ke harruar nje gje te vogel fare...qe ky talasemiku lab pagoi 500000 euro per tu bere deputet i PeDe-rave te Salikermes.
Taulant. Ti je apo bën vetë?
Po qe ai Taulanti zv minister i arsimit , eshte nje kalama i perkedhelur dhe nje kastravec , po jeshil komplet , i pa pjekur .
Shume e THJESHTE, meqe qenka kshu njerezit mos te perdorin rrugen e ndertuar me "afere" sepse ka rruge dytsore dhe bejne pagese. Por ja qe njerezit nuk jane budallenj te degjojne Gonen, po kuptojn qe pagesa 5 euro (vajtje-arrdhje) i kursen atyre dhe bizneseve te tyre me shume nga nafta dhe koha e harxhuar por edhe me siguri ne rruge. Behen studime per keto gjera por Gonia nuk lexon se nuk kupton dot ato qe lexon.
Te beheshin studime per keto gjera Rama nuk do ti paguante Bechettit 130miljon euro ne arbitrazh.
@Taulant, kur u paguan ato? Ke ndonjë burim zyrtar bankar që e thotë apo mjafton ta thotë gënjeshtari më i madh Sa-lehu dhe ti e beson? Çështja në fjalë është ende nëpër arbitrazhe, por kjo ka gjasa të mbyllet përfundimisht në favor të Shqipërisë, sepse është faktuar nga auditë dhe studio juridike ndërkombëtare serioze që Bechetti i ka dhënë rryshfet e ka korruptuar gjyqtarët. Gjithsesi lufta vazhdon dhe më kryesorja, Bechetti nuk ka marrë asnjë euro, përveçse është i dënuar nga drejtësia shqiptare për mashtrim dhe evazion fiskal me 17 vjet burg dhe si i tillë është në kërkim ndërkombëtar. Po qe se nuk i di këto mund t'i mësosh në institucione të tjera, por kurrësesi nga kryemashtruesi e kryegënjeshtari Saleh Berisha, të cili në komentet e tua duket se shpesh u referohesh.
Rruga është e gjatë 20.5 km. Nëse ka kushtuar 200 mln. euro, atëhere bën më pak se 10 mln. euro/km dhe jo 20 mln.euro/km siç thua ti.
Po elisa pse mbeshteste flamurin o toc kuklle?
Edi Rama nuk zhgënjen asnjëherë. Edhe sot ishte në lartësinë e detyrës së tij si kryeministri më i mirë për Serbinë që nga koha e Pashiqit! Prandaj nuk ndjeva kurrëfarë zhgënjimi. Kush beson se ai rikthehet në hullinë e interesave të Kosovës e të shqiptarëve, është e do të jetë tepër i gabuar! Por ama Albin Kurti, Fatmir Mehdiu, Gaz Bardhi e të tjerë ia çorrën maskën. Nuk ia pranuan tezën sipas së cilës "Shqipëria para pak kohësh ishte delja gjysëm e zezë ose gjysëm gri". I thanë se Shqipërinë e gjete anëtare të NATO-s dhe me liberalizim të vizave dhe Kosovën të pavarur de facto nga 10 qershori 2007, përmes presidentit George W. Bush në prezencë të ish-kryeministrit Sali Berisha! Edi Rama nuk kthen, nuk bëhet më. Mbas gjashtëdhjetë vitesh o je bërë ose s'je bërë. Sot ai nuk foli për rezoluta kundër genocidit serb në Kosovë, por për rezolutë kundër Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Për shpëtimin e Hashim Thaçit, i cili i ka pranuar vetë krimet e tij kundër shqiptarëve. Sot nuk e përmendi asnjëherë Serbinë e Vuçiq, as vetë presidentin serb. Por përmendi Serbinë e para 25 viteve të mundur. Sot ai nuk i përmendi dy aktet më të tmerrshme terroriste të Serbisë kundër Kosovës. Por këtë ia kujtoi Albin Kurti. Edi Rama nuk është me në tokë. Sot ai foli vetëm për një Shqipëri imagjinare të samitit të NATO-s më 2027 dhe të mbylljes së bisedimeve për në BE, po në vitin 2027. U mburr me një Shqipëri fasadë, madje me dy ngjarje hipotetike, që nuk kanë ndodhur ende. Sepse nuk ka akoma asnjë vendim për të dy afatet, me të cilat ai mburret dhe i ka fiksuar në kokën e tij! Dymbëdhjetë vite në pushtet dhe ende nuk gjen diçka me të cilën të mburret. Mburret me ato që sipas tij do të ndodhin në të ardhmen. Edi Rama mbetet po ai që është. Mik i Serbisë dhe armik i Kosovës. Me nota "patriotizmi" bëri thirrje për bllokim dhe bojkot të negociatave. Kujton se Albin Kurti është si Luli. Qëllimi që Serbia të ringrihet dhe rirehabilitohet në sytë e opinionit perendimor dhe Kosova të akuzohet për destabilizim. Qëllimi tjetër që Kosova "njëanshëm" të krijojë asosacionin! Kush dëgjon Edi Ramën, kush e simpatizon atë, kush e respekton dhe e nderon kryeministrin e Shqipërisë duhet të dijë se është njësoj sikur të nderosh e respektosh presidentin e Serbisë.
Maria. E shoh që as sot nuk i ke marrë ilaçet.
Kampion ne imitimin e Saliut eshte llapaqeni Llapaj.
Te akuzosh dike si vegel te Berishes se ka qene me te me pare, eshte thjesht propaganda. Cdo njeri mund te ndryshoje mendje. Pse Nuk e quajne Berishen vegel te Enverit meqe ka qene dikur me te?
Te rinjte ne politike sigurisht nuk kane pse mbajne shenim keshillat e Meros, as ti lexojne fare madje! Kane vete jeten publicistike te Meros nga nisja der sot : sa nen nje pale mollaqe pushteti ne tjetren ! Mero pra eshte nje keshille e gjalle per te rinjte se nga nuk duhet shkuar ...(nese ke dinjitet, sigurisht)
Bukur Mero. Vetem me ate Agron Shehajn mos u merakos kot se ai është një koqe gomari si dhe sivllai i tij Flamur Noka.
Do flasim ne 11 Maj kush eshte gomar.
Mero kete radhe i ke vrare me Pambuk :Bravo je shume i sakte me analizat qe ben ,te gjitha qendrojne nuk ka nevoje per koment ne shkrimin tend ??? Dua ti them asaj komentuses me emrin Maria kur thot per Ramen , mbetet mik I Serbise dhe ARMIK i kosoves??? Edi Rama eshte mik me te gjithe per ata qe e duan Shqiperine dhe mundohen te bejne sa munden dhe po ja arin ??? Sa per fjalen armik ai nuk e njef dhe per me teper me KOSOVEN??? E ngateron me Sali kriminelin Z. Marie e keni keqkuptuar gjuhen e Rames ??? Mbas 90-tes e deri me sot nuk eshte kollaj te gjeshe gjuhe te perbashket e te vendosesh regulla Rama ja ka dale shpresojme te arij suksese per kete popull qe ka vuajtur shume ???FL
Keta qe quhen te rinj por ne fakt nuk jane sepse te ri nuk te bejne numri i viteve qe ke por numri i ideve, me pak fjale mendja. Keta jane shterpe dhe kane lind ne politike te tille, shterpe. Pyesni ndonje bari maleve se cfare domethene te jesh shterpe. Shqiperise e keqja i vjen nga mediokriteti ( Ramiz Alia).
Po kush muti je ti qe te japesh keshilla per te rinjet ne politike? Nje ish spiun e sigurimitvte shtetit nge gazetar bythlepires i Rames
shume sakt Baze,sidomos ai Llapaj kur flet ,mua me duket (ozot) tamam si Gaz Bardhi,idiot komplet ,vetem sha e shpif duke uluritur dhe thjem ky do zevendesoj GB ne parlamentin e ardhshem,ndaj ku ,ishim me opoziten ,asgjekundi e cfare beme,hic asgje
Nuk pjerdh njeri per keshillat e tua Mero.
Dikush justifikon se per rrugen Thumane-Rrogozhine nuk eshte paguar asnje leke. E vertete por nese kosto e ndertimit nuk do te llogaritej me qindra milione edhe pagesa do te ishte me e vogel ose koha e koncesionit me e vogel. Por ajo qe eshte me e rendeishmja eshte qe nuk ka ka pasur nje gare sepse keshtu do te ishte ulur cmimi. Pasi kane ngrene qofte kane vendosur qe tia japin koncesionin njerit. Thjeshte. 35 vite jane nje brez qe duhet te pagueje. Imagjinoni qe pagesa do te filloje ne Murriqan dhe do te perfundoje ne Vlore. Te duhen 60 euro vajtje ardhje. Afere e peshtire.
"Bëhuni vetvetja dhe mos imitoni Berishën, Ramën, Nanon apo Metën, se nuk ia dilni dot. Ata e kanë bërë vetë historinë e tyre, pa imituar askënd. Nëse doni një vend në këtë histori të politikës, bëni dhe ju historinë tuaj. Nuk na duhen kopjet, sa kohë kemi gjallë ata që janë origjinalë". Respekt Mero,analize e perkryer per disa çakenj qe sa dalin ne ekranet e kazanit mediatik fillojne dhe ngerdeshin fytyrat deri ne histeri a thua se edhe pas 34 vitesh Shqiperia do te haje perseri keto skena bajate tashme edhe per fshatari me te humbur .