Pse Berisha po i shmang primaret?

15 Dhjetor 2024, 18:38Editorial Mero Baze

Primaret, që nënkuptojnë një garë paraprake brenda partisë për të përcaktuar se kush do të jetë në listën e deputetëve, kanë qenë premtimi i parë i Berishës kur nisi betejën kundër Lulzim Bashës tre vite më parë.

Me afrimin e kohës së zgjedhjeve, ky premtim u harrua.

Arsyeja kryesore është se, duke qenë se iu desh të bënte kompromis me grupin kundërshtar që mbështeste Bashën, duke i joshur ata me vende të sigurta në listë, Berishës iu desh ta harronte këtë premtim zyrtarisht. Nëse ata do të garonin në primare, natyrisht Berisha do t’i përjashtonte nga lista, duke i “vrarë” me dorën e popullit “demokrat”.

Herë pas here, Berisha e përsërit idenë e primareve, sa herë që sheh se ata nuk janë mjaftueshëm të rreshtuar pas tij. Në raste të caktuara, ai urdhëron portalet apo mediat e familjes të sulmojnë grupin kundërshtar, që më pas t’i mbrojë vetë për të treguar se nuk e ka të lehtë t’i fusë në listë pa sakrificë.

Sistemi i ri elektoral me lista pjesërisht të mbyllura, ku 30 për qind e fillimit të listës është e mbyllur, pra e sigurt, e favorizon Berishën. Ai në këtë pjesë të listës do të vendosë njerëzit e tij më besnikë, ndërsa të dyshimtët do t’i vendosë në pjesën e hapur, ku ata do të “hanë kokat” me njëri-tjetrin për të siguruar një vend. Kështu, Berisha garanton një listë besnikësh për mandatin tjetër, që të mos e tradhtojnë atë në rast se arrestohet ai apo pjesëtarë të familjes së tij, dhe është në rregull me të dyshimtët e Bashës që ka marrë në parti.

Skema është tërësisht e kundërt tek PS. Socialistët e kanë bërë publike strategjinë e tyre: në 30 për qind të listës fituese, e cila është e mbyllur dhe e sigurt, PS do të fusë emra të rinj për të garantuar transformimin e listës. Ndërsa në pjesën e hapur të listës, PS do të fusë emrat e vjetër politikë që janë ende në Kuvend.

Përmes kësaj skeme, socialistët realisht transformojnë shumicën e listës së re në Kuvend dhe sigurojnë një test për ekipin e vjetër, të cilët duhet të përballen me njëri-tjetrin për të hyrë në Kuvend.

Pra, pas 11 Majit, ne do të kemi një Parti Socialiste me një grup thuajse të ripërtërirë deputetësh dhe një PD me besnikë të kalcifikuar të Berishës, gjë që do ta bëjë edhe më dramatike humbjen e saj.

Nëse tek PS të vjetrit, që janë në listën e hapur, do të përdorin popullaritetin e tyre për të shtuar votat dhe për të garantuar hyrjen në Kuvend, në PD ata që janë jashtë zonës së listës së mbyllur e kanë të sigurt që nuk do ta arrijnë atë përqindje dhe nuk do të luftojnë. Edhe ata që e kanë vendin e sigurt në listën e mbyllur nuk do të luftojnë. Kështu që rezultati i tyre ka prirje të jetë më i keqi.

Problemi është se Berishës nuk i intereson më as fitorja në zgjedhje apo as ndonjë rezultat i mirë. Atij i intereson vetëm një grup besnikësh. Këtë grup ia siguron “nderi” që i bëri Edi Rama me listën e mbyllur deri në 30 për qind dhe shmangia e primareve. Këtë po bën.

 

28 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Po Berisha show bën s'ka bërë asnjëherë primare, është i bindur në delirin e tij se PD -ja është pronë e tij . Vetem dikush në media me peshë duhet t'ja thotë përballë në sy si Rakipi para ca vitesh "doktor bërë sikur ike dhe vure lulin sa për numër"

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Edhe Edvinit, mos i beso shumë kur thotë se në 30% e mbyllur do jenë të rinjtë..... Në listën e hapur do jenë ata që Rama kërkon ti heqë qafe..... . Spirot me Balluke do të jenë në listën e mbyllur.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demçe Lozhani

        Kësajë i thonë BYTHËMBROJTIE……e ku ka më mirë ?

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jugu

          Po pse Rama nuk vendos te rinjt besnik ne listen e sigurt? Mut njeri dhe kake tjetri. Ti o Mero je ne rregull me tru shpelarjen qe ben, perfiton shume por gazetari etike nuk ke bere as kur mbroje Berishen dhe as me kete gjysmen tjeter Ramen.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama trajton më mirë ata Saliut

            Ti jugu je në listën e kriminelit sali,se më shumë po luftoni ju çeçenët për të fituar Saliu,se familja e Saliut fiton duke marë tendera më shumë duke qënë në opozitë se sa në pozitë. Ai dallkauk e ka siguruar edhe supermbesës me vila në Gjermani kurse ju kënaqeni me tokat e xanuna dhe ndonjë kockë

            Përgjigjjuni
          2. Xhiladin Magjuni

            Të hënë ora 11.00 (am), Albin Kurti në Hagë si hajdut. Rroftë Albin Kurti. Kurrë mos i dorëzo paratë që ke vjedhur. Sa të na keshë neve koqevarëve të tu, hiç mos u tut. Të të rruajë bythën Prokuroria Speciale që ja kijshim nonën. Na thuj çfarë ndihme don me të dhanë ? A të vijmë e të bëjmë fresk në Hagë ? Mos çajbëjthën. Tbofshin mirë çake vjedh.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kolegu i SPAK

              Ik er bq lulishtesh u bërë te akuzosh Kurtin per para të vjedhura

              Përgjigjjuni
            2. L
              Loni

              Berisha po bënë atë që historikisht ka bërë, këtu nuk thua asgjë të re. E re në këtë rast është poshtërsia e Ramës, ndihma që i dha me listat e mbyllura. Ju këtë duhet të analizonit zoti Baze, nëse vërtet të dhimbset shteti dhe jo pushteti i Ramës.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Behavioral sink

                Primaret Berisha dhe familja e tij tashmë i kanë me Zotin, me drejtësinë, me gjaksit edhe me larg qoftin. Kjo që po bëjnë me kadavrën e PDsë që kalëruan dhe mbytën, është gjëja më makabre, më hajvane dhe më e çmendur e një familje inçestuale, hajdute e shporrur me neveri dhe targën e turpit në qafë, nga gjithë aleatët tanë strategjikë. Përveç degjenerimit të mëtejshëm deri në marrëzi, vetëm e vetëm për të mos përballur përgjegjësinë e krimeve të tyre, mizerjen në të cilën ndodhen dhe fundin e turpshëm që ndërtuan për veten, po shkojnë familjarisht vetëm drejt makabritetit.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Evisa

                  Me mbylljen e listave në masën 30% zoti Baze, nuk konsolidon pushtetin personal vetëm Berisha siç doni t'a paraqisni ju, por edhe Rama. Ndryshimi qëndron në faktin se PD është një rrangalle e vjetër, e cila për të ecur do pjesë të vjetra këmbimi, kur PS është një makinë e një marke më të re, të cilës i nevojiten pjesë këmbimi më të reja. Por ajo që ka rëndësi dhe duhet vënë në dukje qëndron në faktin se shoferët që duan t'i drejtojnë qëllim të vetëm kanë të jenë përjetësisht po ata.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klaus

                    Bravo! Perfect. Secili sipas makines qe ka!

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vlora 97

                    Kush tha qe do fitoj Rama o Mero? Edhe po fitoi do jet mandati qe do ta shkaterroj

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Moos

                      Rëndësi ka Berisha do humbë.

                      Përgjigjjuni
                    2. 1
                      1

                      Une e gjej jo te plote analizen.Perkundrazi do behen primaret dhe ne klasifikim grupi i Bardhit do vej jashte 30%.Saliu e di qe. zgjedhjet i humbet.Po beri deputet intrigantet e Bardhit ata qe diten e pare do kerkojne doreheqien e Saliut dhe zgjedhje.Nderkohe Saliu do kete nxjere Argiten deputete dhe do ja pastroj rrugen nga ferat.Deputet te sigurt do jene njerezit me te perulur dhe me besniket e Saliut dhe me unanimitet e me vote plebishitare te anetaresise zgjedhin Argiten kryetare.Ketyre puneve ua kane mare doren Muli,Paloka,Vokshi.Grupi i Bardhit saliut i duhet deri sa te hapet fushata ,pastaj e di vet ai

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Taulant

                        Mero e dim cfare eshte Berisha . Rama bleu ne 2005 Partin Socialiste dhe e shnderroi ne nje grup te strukturuar kriminal. Ku jane Gjika, Vangjush Dako, Arben Ahmetaj ,Gjiknuri ? Shume shpejt edhe Lali Eri do shkoj ne burg.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Assad

                          Se i do kari pse ty do te pysi mer surrat mut?

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ana

                            Në Shqipkaristanin e Ramutit tradhtari, shpiuni, renegati, mercenari, krimineli, hajduti, ..del me duar në xhepa, nuk ka frigë për veprimet e tijë, nuk ia prishë kush tymin e cigares, bile i thojnë edhe burrë i mirë e patriot….. kurse i ndershmi, punëtori, patrioti nuk del fare sepse rrezikohet. Ky osht realiteti në Shqipkaristan . Shqipkaristani osht vend i tradhtarve shpiunëve, renegatëve - vend i njerëzve të poshtër, vend ma HARAM e ma të poshtër nuk ka në Evropë — Vend i mallkuar. Robt ku ti keni. Rroftë Albin Kurti!

                            Përgjigjjuni
                            1. z
                              zeni sy peshkaqeni

                              nuk na behet vone jo nese partia e te drejtes serbe/greke (PD) ben as nuk ben primare, ata sjan shqiptar, jane te infitruarit e udb e asphalis.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lista te hapura

                                Mos ia futni kot. Mbylljen e listave ne masen 30 per qind e kerkoi PD-ja. Kjo u tha publikisht. Dhe kete plaku i lig Berisha nuk e kerkoi se ashtu i shkrepi, por vetem per te garantuar zgjedhjen si deputete te besnikeve te tij Noka, Vokshi etj. Pse ia beri Rama kete nder? E po, edhe ai do te kete ndonje plan, nuk eshte aq engjell, sic thote Mero.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shigjetari

                                  Kot i fryn eres se primareve o Mero ! Berisha asnjhere nuk e ka bere nje veprim te tille , vetem llafe , genjeshtra e mashtrime , sipas stilit te tij te njohur tashme nga te gjithe . Ai eshte nje kelluf shume i madh qe budallenjte qe i shkojne pas kujtojne se eshte plot .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bedri Islami

                                    Mero sot - Pse Berisha po i shmang primaret? Mero dje - Pse Berisha do primaret? Mero si gjithmone i ka gadi per c'do situate serialet e Editorialeve me Sali, ne pamundesine e tij mbi 30 vjecare per ti bere nje here te vetme nje Editorial qeverisjes se PUSHTETIT e kjo e ka vene gjithmone ne krye te listes se Lolove mediatike sherbetore te te gjithe Pushteteve pa dallim feje krahine ideje...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Taulant

                                      Merua eshte pjese e strategjis se pushtetit per te banalizuar zgjedhjet shkruan vetem per Berishen. Per partit e reja do shkruaj afer zgjdhjeve kur ti jap sinjalin pushteti. Si ja dha para dy ditesh per te shkruajtur per emigrantet qe gjoja do votojn Ramen . Emigrantet nuk votojn as Ramen as Berishen por partit e reja.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        mirel

                                        Taulant, bej durim e mos u nxito se do lepish gjithecka ke peshtyre kur ta shohesh se si votuan emigrantet.

                                        Përgjigjjuni
                                    2. Çika

                                      Z.Mero !Përgjithësisht ju jeni i pranueshëm në analizat dhe shkrimet që bën në gazetën tuaj.Por pa mëdyshjen më të vogël po jubëj një vrejtje si qytetar i thjeshtë .Si ka mundësi që në gazetën Tuaj si pronar që je nuk ka redaktor të guximshëm që ti bëjë një krehje të komenteve që bëjnë disa teveqel duke përdorur një fjalor tejet të pistë jashtë çdo norme edukate dhe kulture .Por më e pa pranueshme është kur në komente zënë vënd disa anti kombëtar anti njerëzor që pa ju dhëmbsur fjala që përdorin e përgjithësojnë popullin Shqipëtar duke i vënë epitete dhe monstruozitete të pa pranueshm si(Shipëtarët të gjithë janë:hajdut , kriminel ,trafikant imorale(lë) për meshkujt dhe femrat, njërëz pa kulturë , të trashë, spiunë, po të vazhdoj duhet një ditë e tërë për ti përmëndur).Kam kuriozitet të dij ju bëni apo jo në ndonjë rast verifikim për opinionin se farë shkruajnë në sensin për të përmirësuar punën e gazetës apo ska rëndësi mjafton të shkruajë dhe të klikojnë ,por ska rëndësi çfarë vjellin nga b....th-gojë dhe që gjejnë pasqyrim në komentet e tyre . Nuk mund të më kundërshtoshr me klishenë se është e drejta e cilitdo të shkruaj çfarë të dojë sepse kjo është liria e shtypit .Jo ,Jo,Jo kjo nuk është liri e të shkuarit e drejtë e opinionit ndryshe Kjo eshtë liri për të shkruar të gjithë anti kombëtarët anti shqipëtarët dhe ju me lirinë e të shprehurit pa asnjë kufizim në sensin negativ po bëni një gabim më të madh se ata që shkruajnë absurditete të tilla , dhe kjo është më e rëndë sepse media ju e dini më mire se unë vret mëshumë se pushka si pushtet me aftësi të pa kufizuara.Po ta shikosh me kujdes opnioni pozitiv që ju e keni patur në kufij të lartë ,ka shumë kohë që është në kufijtë mimimal dhe dita ditës po humb teren Dhe një nga arësyet është edhe fakti që ju keni trazuar keq por keq e mos më keq uji e pijshëm me ujrat zeza.Ju duhet të " distiloni"shumë gjëra por në veçanti ruani me fanatizëm pastërtinë e komenteve që ju bënë pisë dhe ju largon nga opinioni pozitiv.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Y
                                        Ymer Abazi

                                        Berisha po shmang primaret, kurse Mero ka shmangur arrestimet e ish Ministrave te Rames, arrestimet e Drejtoreve te Lali ER-Rrenes, arrestimet e Bashkiakeve si Gjush Dako per hajdutlleqe, vajtjen e SPAK per kontroll te banesa e gruas se Lali Er-Rrenes, gjoben qe ha Rama prej Becchettit e qe ja rras Buxhetit te Shtetit, Inceneratoret fantazma per te cilet akoma vazhdojne e firojne miliona Euro, Koncesionet e Shendetesise njeri me Mafioz se tjetri, arratisjen e Vezirit te Larte zevendes te Sulltan Rames per mos permendur shmangien e Meros nga ajo "arritje" me madhore te Rilindjes - rritjen me 4.1 % te pensioneve etj, etj...ja pra pse shmanguia e Saliut eshte shumefishuar nga shume shmangie te Meros, ndoshta si inerci qe Mero ka nga koha kur i rrinte si shilte poshte mollaqeve.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. e
                                          eli-tiv

                                          ....avantazhi i saliut eshte qe nuk bene ate qe ...jo vetem por ben veprimin me te keq te mundshem....genjen, sajon, mshtron , vjedh sa te doje edhe vret kur i duhet e kur do. Nuk eshte budalla e psikopat....ka siguri ne super parane qe ka. para te dukshme te pdukshme e te varrosur..tani sfidon Ameriken, Angline e c'te jete...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tahip Hatipi

                                            Jau qift nonen Albin Skenderbe Kurti. Rrnoft Kosova. Rama ik.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Berama

                                              Ore berisha i ka fajet te gjitha,vari lesht ketij muhabeti, rama shkelqen.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje