Kuvendi i Shqipërisë sot u përfshi në një debat pasi shumica propozoi faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në fshat. Jam i paqartë pse PD ulërinte nga vendi dhe e vetmja fjalë që dëgjova ishte ajo shprehja e deputetes që tha “ju ha mut goja”.
Në fakt, opozita duhet të ulërasë jo pse iu falën gjobat fshatarëve, por bashkë me socialistët, duke qenë përgjegjës 34-vjeçarë të gjendjes në fshatin shqiptar, të ulin kokën dhe t’i hyjnë një reforme konsensuale derregullimi për fshatin.
Po ju sjell një fakt të javëve të fundit. Dy “inspektorë” kanë gjobitur T.K., një banor të një fshati në Jug, me 35 milionë lekë dhe kanë urdhëruar shembjen e një godine për një ndërtim në tokën e babait të tij, pavarësisht se ai kishte një kontratë me Bashkinë e Tepelenës për ta marrë tokën në përdorim dhe për të bërë një ndërtim të përkohshëm. Natyrisht, ai e ka tejkaluar dhe ka bërë një ndërtim më solid. Qëllimi i tij është të kthehet nga Tirana dhe të jetojë aty.
Gjoba tmerrësisht e jo proporcionale, prishja e ndërtimit dhe ndjekja penale janë sikur të dënosh me vdekje një 70-vjeçar që ka vendosur të kthehet në fshat e të jetojë në një shtëpi modeste që kushton 10 mijë euro.
Pse ky fshatar ka shkelur ligjin?
E ka shkelur sepse nuk mund të marrë dot një leje ndërtimi normale. Për këtë, i duhen aq shumë dokumente dhe pagesa sa me ato mund të ndërtojë shtëpinë. Për një shtëpi në fshat duhen po aq letra sa për një kullë në Tiranë, dhe meqë fshati quhet edhe “zonë e mbrojtur”, duhen edhe më shumë.
Nga ana tjetër, tokën e fisit e ka marrë me qira, pasi nuk mund ta marrë dot me letra për shkak të reformave gjysmake që janë bërë për fshatin. Një banori i njihen vetëm 300 metra katrorë nga toka e vjetër, duke e diskriminuar në krahasim me qytetarët që përfitojnë nga ligji i oborreve.
Kjo ka bërë që fshati të boshatiset në mënyrë të frikshme, sepse xhungla ligjore ua bën të pamundur fshatarëve jetesën sipas rregullave. Fshati ka nevojë për një reformë të menjëhershme derregullimi.
Çfarë duhet të bëhet?
Së pari, plane urbanistike për fshatrat.
Çdo bashki dhe qeveria shqiptare duhet të hartojnë plane urbanistike për çdo fshat, ose të lënë në fuqi planet rregulluese të kohës së komunizmit për shumicën e fshatrave ekzistues. Në bazë të planit rregullues, bashkitë duhet të nxjerrin një kod ndërtimi për shtëpitë në fshat me projekte tip nga bashkia. Secili që kërkon të ndërtojë një shtëpi duhet të marrë një projekt të gatshëm menjëherë, që të quhet leje ndërtimi.
Së dyti, trajtim me të njëjtin standard të jetës në fshat dhe qytet.
Në fshat, si në qytet, bashkitë duhet të merren me problematikat sociale dhe infrastrukturore. Në qytet ndëshkohet ai që zë rrugën apo shqetëson komunitetin, ndërsa në fshat këto probleme shpesh injorohen duke u quajtur “halle fshati.”
Kështu, në fshatrat e quajtura turistikë të Shqipërisë, turistët përleshen me qentë e staneve apo qentë që rrijnë rrugëve, bagëtitë nuk kanë më rregulla se sa afër fshatit jetojnë e ku kalojnë, ndërsa çdo i çmendur mund të bëjë ligjin në fshat.
Së treti, duhet një paketë inkurajuese për kthimin në fshat.
Qeveria duhet të ofrojë ndihma sociale dhe lehtësira për ata që duan të kthehen në fshat, sidomos për të moshuarit që vendosin të jetojnë aty. Greqia fqinje natyrisht ka shumë më tepër mundësi se ne, por ajo ka mundur ta ripopullojë pjesën veriore të saj fqinje me Shqipërinë përmes stimujve financiarë për ata të moshuar që kthehen të jetojnë në fshat apo që mbajnë hapur shtëpitë aty. Ne i presim me policë tek dera dhe gjobaxhinj që “zbatojnë ligjin”.
E katërta, dhe më e rëndësishmja, qeveria duhet të krijojë paketa ndihmash financiare për bujqit dhe blegtorët, që të mos jenë konkurruese, por detyruese. Për shembull, nëse një blegtor ka bagëti, ai duhet të pajiset me NIPT dhe të kompensohet për çdo litër qumështi që shet në baxho kundrejt faturës fiskale, por jo të mbetet kjo në dorë të institucioneve si AZHBR apo të tjerave të korruptuara, të cilat favorizojnë një grup në kurriz të të tjerëve. Subvencionet duhet të shpërndahen njësoj për të gjithë ata që prodhojnë, pa gara që krijojnë pabarazi dhe diskriminim në treg.
E njëjta gjë duhet të ndodhë me ndihmat financiare për bujqësinë. “Gara” për financime, përveçse është një procedurë e mbushur me korrupsion, krijon një treg të pabarabartë duke ndihmuar një pjesë dhe duke varrosur pjesën tjetër.
Nëse banorëve të fshatit nuk u lehtësojmë të drejtën për të ndërtuar një shtëpi në tokën e tyre, të drejtën për të jetuar si njerëz në fshat, dhe të drejtën për t’u ndihmuar financiarisht për prodhimet bujqësore dhe blegtorale, atëherë fshati është i dënuar për t’u zhdukur.
Falja e gjobave për ndërtimet pa leje është një ndihmë e mirëpritur për momentin, por nuk e adreson problemin rrënjësor, që është mungesa e një strategjie serioze për fshatin shqiptar. Problemi i gjobave do të përsëritet vazhdimisht nëse nuk realizohet një reformë e thellë derregullimi për fshatin.
Thjeshtimi i ligjeve për fshatin dhe jetën në fshat është i domosdoshëm. Një banor i fshatit duhet të dijë saktësisht çfarë e pret nëse rikthehet të jetojë në fshat.
Fshati shqiptar praktikisht nuk ka më lidhje me shtetin shqiptar. Ai as taksohet, as qeveriset dhe as merr ndonjë ndihmë nga qeveria. Ai thjesht gjobitet ose falet sipas vullnetit të qeverisë, duke i shndërruar i ata pak heronjë që mbajnë gjallë fshatin në skllevër të vërtetë.
Turizmi, i cili është potenciali më i madh i fshatrave të bukur të Shqipërisë është seriozisht i rrezikuar nga kjo mungesë e thellë e vëmendjes për legjislacionin në fshat.
Dhe kjo nuk dëmton vetëm turizmin e fshatrave, por dhe turizmin në bregdet, pasi fshati duhet të jetë baza e prodhimit bujqësor për industrinë e turizmit. Në sot kemi miliona turistë dhe thjesht kemi shtuar miliardat e importit për produktet ushqimore dhe bujqësore, duke i nxjerrë përsëri jashtë lekët që na sjellin turistët brenda.
Dhe kjo është pasoje e mentalitetit të qeveritarëve që mendojnë se “qumështin e bën dyqani” dhe s’ka rëndësi nëse ai është në Greqi, Serbi apo Shqipëri.
Nje shkrim i goditur, keto fjale duhen thene me te madhe ne parlament! Mirepo, vellezerit Rama-Berisha kane te tjera halle!
Mero, të lumtë. Ke ngacmuar një plagë që është duke shpërthyer. Fshati është atje ku therret qameti. Nuk është fshat, ato lokalet ku venë e hanë dreka e darka, depuleshët e dy krahëve, por fshat është atje ku nuk vete makina e që,po braktisen çdo ditë. Janë katandisur fshatrat me nga 5, 7 apo 10 banorë dhe të gnithë pleq. Bile, bile, edhe bagëtitë nuk u pjellin më, mbasi nuk ka kush merret me to. Janë mbi 100 fshatra të boshatisur, nga jugu ne veri, dhe po degjojmë se do të na shkartisin popullsinë me arabë, tailandezë, koreano jugorë, vietnamezë e kush dreqi e i biri e merr vesh. Duhet me urgjencë, parlamenti e qeveria, të ndermarrin nisma ligjore konkrete, për mos të degjeneruar akoma edhe më shumë, kjo situatë kancerogjene në fshatin shqiptar.
Të qifshin tët ëmë, qëntë e lagjes, më tepër se ta kanë qirë, që të nxori ty, si një qën kazani. O L.Xh maloku, me vule ne bythe do shkosh ne varr. Ta qift nonen Albin Kurti.
Ha ha ha 100 fshatra thotë ky! 100 fshatra të boshatisur i ke vetëm në rrethin e Korçës.
35 miljon gjobë, një fshatra a po një plaku, o nën o nën, se çfare bëhën ne Shqiprinë tonë të mjerë... Se çarë i kanë bër Shqiprisë Enver Terroristi, Sali Gerdeci dhe Ed Ram Turk hajdut Erdogani, veç një Zot e di.. Pse ikun shqiptarët??? Pysin disa budallen? Po kush, ka munsie, durim, kohë dhe lek, që të merrët me një administratë, shtetrore terroristë, si të ishim pushtusti barba Turq, para 100 e ca viteve?
Mê në fund edhe Mero po merret me problemet që ka vendi se na çau trapin vite me rradhë me Berishën, Berishên dhe Berishën! Me një fjalë me njê kalë të ngordhur dhe një plak tê mbaruar. Që nuk vjen më kurrë në pushtet.
Mero eshte marr gjithmone edhe me problemet e tjera, por Berisha eshte problemi me i madh i ketij vendi dhe normal i ka takuar pjesa me e madhe e shigjetave. Ai plak qelbesire vertet nuk vjen kurre me ne pushtet, por po ben cdo gje qe mund te behet qe mos te ikin kurre nga pushteti socialistet.
Le te merret me problemet e vendit por me malokun e Viçidolit te merret çdo dite dhe cdo nate, se ai eshte koka e shkaterrimit te vendit.Edhe kur te futet ne varrrrrrr edhe atje mos ta lere rehat.
Le te merret me problemet e vendit por me malokun e Viçidolit te merret çdo dite dhe cdo nate, se ai eshte koka e shkaterrimit te vendit.Edhe kur te futet ne varrrrrrr edhe atje mos ta lere rehat.
Zoti Mero , e lexova shkrimin tuaj bukur ,shume e dhimbshme kjo per fshataret tane deri kur do vazhdojne te vuajne keta fshatare ? Vetem per vota te mendohet per fshatarin e gjore ! Nuk ka perkrahje per keto fshatare shume keq .
Ndihma e qeverisë për fshatin..... . Pa shkoni dhe analizoni, kush i ka marë financimet për fshatin të dhëna nga qeveria, apo nga organizma ndërkombëtarë........ . I kanë marë mafiozët, të cilët shumica jetojnë në qytete...... . Dhe fshatari i varfër shiti lopë e dele dhe i bëri naftën fshatit......... . Mer statistikat nga Ministria e bujqësisë: Mbi 300 mijë lopë më pak se më vitin 2013...... . Ndërsa dele, 500 mijë më pak se në vitin 2019. Kjo shifër e fundit u publikua me mburrje nga Ministria i Bujqësisë një javë më parë...... . Dhe tregu është plot me qumësht nga Serbia, dhe djath që nuk bëhet më me qumësht. Hani ju hani, .... . Po hani ju, hani.
Fshatarët kanë përceptim shumë të lartë, përshtaten shpejt. Kanë blerë shtëpi të dyta në afërsi të qytetit, në rrethinat e tij. Të gjithë punojnë në emigracion sezonal. "Fshati rrethon qytetin", dita ditës po ndodh realisht.
Këndo….siç ju shkruani “Fshati rrethon qytetin” është teori shumë e vjetër e Mao Ce Dunit…. Mendoj që ne jemi shumë kilometër dritë larg kinezëve. Mund të thuhet që i zoti i drurit dhe litarit, i hurit dhe i zjarrit, me teorinë e “tokës së xanun”, vërtet mund dhe ka bërë shtepi të dyta e të treta, rreth Tirane apo gjetkë, por fshati është braktisur. Ky është fakt, që nuk ka burrë nëne që e luan. Dua apo nuk e dua unë. Këndo…..ju uroj shëndet e kyvet, për të bërë punë akoma edhe më të mira, për këtë popull e këtë vënd. Shëndet o babë.
Shume reale.Kam dy vjet qe kerkoj te ble nje shtepi aty ku kam lindur,ai fshat ka shume shtepi qe me mjrim shoh so germadha,shtepi pa cati,mure te rezuar.Aty gjyshi ka patur 3 ha toke por une nuk gjej as 200 M2.SHTEPITE JANE PA LEGALIZIM,PA HIPOTEKA DHE EDHE KUR DUAN TI SHESIN,ATA WE JANE LARGUAR NUK MUNDEN.A MUNDET Z.MERO TI BJERE NDER MEND KETYRE HSJNAVE DHA HAJDUTEVE DJE DHE SOT?
Pas te madhit Skenderbe,vjen ALBIN KURTI.Zoti e ruajt prej tradhetarve te jashtem e te brendshem.
Përç ne këtej nga Shqipëria i themi një njeriu që vjen era mut. Ju koqevarët e keni emër njeriu.
Shtet qe fal gjoba me nje te rene te lapsit pa bere nje analiz te situates. Prandaj nuk behet shtet ne Shqiperi. Kjo eshte nje tjeter shuplake mbi njerezit e ndershem te ketij vendi qe respektojne ligjin. Ketu vetem "budallenjte" e hane, ata qe punojne dhe ndjekin ligjin.
EKSELENT,ne kete analize shteruese te problematikes se mprehte te jetes ne fshatin shqiptar. Kjo analize eshte apel,me kembane alarmi,per ligjvensit dhe ekzekutivin. Mirenjohje Mero.
Urbanistika e fshatrave ne Socializem ka qene europiane, pavaresisht varferise. Asgje nuk ka per derregullim, pervecse duhet shkaterruar gjithshka qe eshte bere jashte atij standardi. Sa per subvencionet, ky term dhe kjo praktike eshte e ndaluar, qe me hyrjen e Shqiperise ne UBT. Shkurt dhe thjeshte shteti nuk duhet te investoje ne ekonomi me taksat tona. OBT ka lejuar vetem ' boksin e gjelber', per ndonje shpenzim marketingu. Fondet e BE per bujqesine jane dhene per te ashtuquajturat 'praktika te mira', te cilat i perfiton fermeri pasi verifikohen zbatimet e ketyre praktikave nga nje trupe certifikuese. Biznesi bujqesor eshte si cdo biznes tjeter dhe duhet te sigurohet, per rastet e goditjes nga fenomenet natyrore. Subvencionet jane jolegjitime ne syte e popullit. Thene thjeshte vjedhje
Shum e saktë dhe raste të tilla ka shumë dhe kjo vjen nga degjenerimi dhe hajdutëria...në një fshat në jug një fshatar ndërtoi kroin e fshatit dhe u proceduar sepse e bëri pa leje (këtë e ka dhënë fiks fare para shum kohe)....a ka ndonjë krua në fshat që ta ndërtoi komuna....asnjë....
Respekt Mero Baze por kujte ja thua:Ketyre Lolo-POlitikaneve, qe na kane rjepur dhe vjedhur..si dhe na vjedhin Perdite.. 1-Pse nuk thua Mero,pse Fshatari i shkret edhe une Paguajme Takse Shtetit per ato 5-se dynyme qe kemi marre nga ligji 7501...qe e kame edhe token e Babit.dhe gjyshe katergjyshi???? 2Dikur kur ne Fshataret shkonim ne Qytet...dhe akoma edhe nje Buke gruri te kerkoje :Te thoshin ik se je nga Fshati....por edhe tani..Demokracia e dhjere Shqipetare perseri ka disa Gjera qe kerkojne p.sh "Rekomandim nga doktori i fshatit"?????????? 3-Shteti nuk beht vetem...por NJerezit ne Shqiperi..kande Degraduar...dhe Peshku eshte qelbur nga KOka..Politika Disfatiste e "Demokarcise" ka bere qe Mijra fshatra jane Braktisur....por te te vihet gjobe pse Nderton ne Mallin te nde dhe ne Fshatin Tende..KY ESHTE KRIM.. 4-Kullat gjigande qe ka Tirana nuk ka ne asnje Qytet ne Gjermani..akoma edhe ne Greqi..Danimarke dhe sudi..norvegji..dhe shume shtete te tjera... @@POlitikane qe vetem shikojne te rjepin dhe Kurvt ePD-s,,,kerkojne dhe jane Kunder??Pse??Enderrojne qe kur te vijne ne Pushtet...te Rjepin ata....dhe jo keta....Mjere ne POpulli????????????
Ne situaten qe ndodhet fshati, duhet te eleminohet c'do barriere ligjore qe takson, limiton me ndertim dhe me procedura burokratike bashkiake fshatarin. Lere fshatarin te ngrihet ne kembe dhe gradualisht fillo me legjislacjone te buta taksimi dhe ndertimi rregullator urbanistik..
Mero si gjithmone teper i sakte : Ku dhemb ,dhembi vete GJUHA ???Kete kuptim ka ky shkrim dhe ti ke cuar gjuhen tek dhembi bravo ishallah ka ardhe koha tamam per te rregulluar fshatin ??? Pa fshat ska qytet dhe pa qytet nuk ka fshat jane te lidhura se bashku ??? Fshati ka bujqesine blegtorine , qyteti ka industrine e te tjera dhe nuk mund te jene te ndara nga njera tjetra se arijme ketu ku jemi sot ???Ne vend qe te pijme ate qumeshtin e dikurshem kur e prodhonte lopa jone jemi te detyruar te pijme qumeshtin e lopeve te fqinjeve qe dreqi e di se me cfar ushqehen ??Qumeshti jone dikur ka pas nje arome dhe shije krejt ndryshe nga ky qe eshte sot , arsyet nuk i di me mire i di fshatari qe eshte ritur me to ??? Shpresoj te na kthehet ajo shije dhe aroma e fshatit , Llafi jot ne vesh te PERENDISE ke folur bukur ???
Mero sot po luan rolin e budallait (qe e ka luajtur gjithmone dhe e luan mire) e hiqet sikur nuk e kupton kundershtine e opozites per ate Falje gjobash ne prag zgjedhjesh qe ofron Rilindja per te gjithe ato qe kane shkelur LIGJIN e jane gjobitur per kete! Falja apo Amnistia jane neper Regjime diktatoriale e jo ne Demokraci ku sundon Ligji e jo Pushteti Nese falen e Amnistohen gjoba sot atehere mos pritet me zbatim Ligji neser! Dhe pastaj thone se pse ketu nuk ka Shtet e pse ikin shqiptaret -
Jetoj jashte shtetit tim,shkrimin e Mero Bazes e lexova dhe e falnderoj dhe pergazoje qe eshte i vetmi gazetar ne kendveshtrimin tim qe megjithmend i qan shpirti per shqiperine ,kjo sepse per mua ka vleresuare dhe vene ne balance te dy krahet e politikes shqiptare ku njera punon per Serbine dhe greqine dhe tjetra mundohet te beje diçka por shume te pamjaftushme per nje shtet si shqiperia me halle te medha.Se Mero godet dhe i thote nje te vertete Berishes bravo i qofte se eshte hall mbi hall per popullin tone por se rrok dhe probleme sociale si° eshte fshati kjo e ben edhe me te madh dhe me atdhetar dhe patriot. Dua te thekesoj se ketu ku une jetoj ka shume fshatra por nuk ke mundsi te dalloshe jetesen fshat qytet dhe per kete bravo kapitalizmit te para 90-tes.Politika dhe ekzekutivi qeveria te kthejne urgjent syte dhe mendjen nga fshati dhe te lene problemet qe nuk i sherbejne jetesishte vendit .Mundesite i ka Edi Rama qe me nje plan pilot dhe per nja kohe te shkurter te ktheje situaten ne favor te popullit dhe kryesishte fshatit tani nga ku vetem prodhohen te mira materiale per te jetuate si gjithe bota dhe jo me qumesht grek dhe serb. BRAVO MERO.
Jetoj jashte Shqiperise dhe vajta para tre vjetesh te beja nje restaurim shtepise ne fshat.Pasi bera lutjen ne zyre te bashkise shpresoja dhe une budallai se do me dilte leja shpejt sic ndhodh ketu ku jetoj.Ata (nenpunesit ebashkise),e nuhaten qe une vija nga jashte dhe nuk kisha kohe per harxhuar dhe me sorollaten dy jave deri sau detyrova paguajta 600mije leke ne dore,per restaurimin e shtepise sime ne fshat.Ky eshte shtei yne,bashkia jone,kjo eshte qeverisja jone fatkeqsisht.......
Nuk i heq asnje presje ketij artikulli, kto duhen bere urgjentisht. Shkrim profesional dhe kontribues. Edhe une dua te kthehem ne fshat e te ndertoj nje shpi ne token e te pareve te mi po kush te le aman, mu turren te gjithe inspektore e police,vetem ushtria nuk errdhi. Meshoi ksaj teme Mero se ke vene gishtin ne plage.
Po MERO
SHKRIMI ME I BUKUR QE KAM LEXUAR NE MEDIAN SHQIPTARE NE KETO 30 VITE. E KE VONUAR PAK MERO, POR MIRE....
Cdo shqiptar duhet te te jete mirenjohes per kete shkrim, jo vetem ata qe banojne ne fshat, jo vetem ata qe kane lene fshatin ne tranzicion por dhe qytetaret denbabaden te Shqiperise. Kjo eshte dhurata me e bukur qe u keep bere shqiptareve te thjeshte e punetore. BRAVO Mero.
Mero, trego edhe ti me sinqeritet te njetrajtshem me ate te Rames me vetem 3000 Euro pasuri te deklaruar - sa gjoba ke zotrote pa paguar qe te falen nga kjo amnisti gjobash?
Të gjithë pro "djalit të dikurshëm " të fshatit që fatkeqësisht shkruan mirë por që i kap gjërat nga bishti Pse e bën këtë e di ai ,më duhet të dyshoj se aty i merr lopata ujë Unë mendoj se edhe bishti duhet kapur por pa harruar thelbin ,fhe për mua thelbi është vete toka që përmes saj ekziston popullsi në fshat dhe qytet dhe nuk duhet çuditur aspak se edhe Mero edhe unë rreth 30 vjet më i moshuar se Mero ai fshat na lindi ,na rriti na bëri burra dhe pleq e plaka dhe rriti numurin e banorëve tej e mbanë Shqipërisë por jo vetëm Shqipërise ,përfytyroni të mos ishte toka ç'do ndodhte me njerëzimin si dhe blegtorinë që është e dyta shtyllë që mban gjallë fshatin po e po por edhe qytetin . Të dy këto shtylla Mero nuk i zë me lapsin apo tastieren evkompiuterit të tij .Një pyetje direkte për Meron dhe lexuesin a dini Ju ndonjë fshat që paguhej me bordero dhe 15 ditësha si para çlirimit dhe deri në momentin e kolektivizimit ,unë jo dhe i kam provuar tre sisteme a-Pas çlirimit deri në kolektivizim pas kolektivizimit deri në vitin 1991 dhe këtë biçim sistemin që nuk di se ç'emër ti ngjit. Të dy problemet nuk preken fare kur shkruhet më lart dhe nuk është vetëm Mero por as parlamenti dhe asnjë deputet Ligji 7501 është një nga ligjet rreth të cilit politika vazhon të lozë si dhe në 1991 ditët e sotme ,toka e trashëguar së pari ,në kundershtim flagrant me kushtetutën eshtë ZAPTUAR nga shteti ,duke u prezumuar si pronar kur të parëve të mi ,deri 500 vite të njohura botërisht dhe të pavkontestuara nga askush dhe as qeveritë me radhë Osmane,të pas vitit 1912 , fashisteve dhe uzurpatorëve gjermanë bile të dokumentuara prej tyre përmes hartash korrekte të para luftës së parë botërore ,periudhes së qeverisjeve të tjera deri edhe pas reformës agrare mua si banor fshati disponoj 2020 ml perimetër kufitar dhe vetëm 50 metra kufizohem me shtetin në zërin kadastral pyll të cilat shteti i mban si pushtues edhe sot kur kushtetuta dhe kodet e ligjeve të hartuara i përdorin për t'i shitur apo dhuruar oligarkëve për turizëm Me qëndrimin diskriminues të shtetit mua më privohet e drejta sepse shteti bën propagandë për srsimin por "harron" nga ana tjetër se 95 %e popullsise para çlirimit dhe kryesisht ako e fshatit ka qënë analfabete dhe tek të parët e mi kërkon asprën ,është e gatëshme z'i nxjerrë nga varret dhe t'i bëjë juristë si ata të plepave në durres ,kur asnjë qeverisja nuk ka rregjistruar pronat e tokave sipas kategorive ndersa fshatarit i pëllcet buza dhe dorëzohet sepse nuk ka ku të gjejë rregjistra së dyti administrata është e molepsur thuajse 100 % nga korrupsioni dhe mezi të hedh syte për kërkesatë tilla ky takt mbështetet edhe nga mënyra indiferente e qeverisjes në admlnistratën kadastrale dhe është një nga shkaqet thelbësore për zaptumet ps leje duke grabitur Bashkitë,vet Kadastrat dhe oligarkët. Një problem tashmë i përhapur në fsha është ,: Puna nukka më atë predispozië si;; e kishte dikur,sot fshatari ka degraduar ,fshati nuk ka rregull dhe kulturë në sjelljen ndaj pronës së tjetrit ,"kultura"e kafshëve të dorës dikur në vitet e të qënit privat " isht bërë instikt sot është vet fshatari wë nuk i bëhet vonë se kafsha ,lopa dhia kuajt evgomerët bëjnë më shumë fëm se sa të ardhurat që mund të përfitohen Dikur një beçi (roje" )në fshat mbante përgjegjësi dhe i kishte frikë kushdo ,sot nuk ka fare të tillë në gshatravtë tërë E plot halle të tjera në kurriz të fshatarit dhe ju flisni nga maja e poltronit,mos bini në gjyna me koqare ,ulliri ka mjat punë (duhenvshtruar probleme për tu zgjidhur ,jo për të lënë topin
Ky shkrimi Meros nuk eshte bere per ti ardhur ne ndihme fshatit. Ky eshte bere per te lajkosur politiken e Rames qe e gjobit dhe rreh fshatarin dhe pastaj ne kohe zgjedhje thote do ta fali. Perse na u kujtua Rama tani te jap shperblim per pensionistet dhe te fale keto gjobat, apo se zgjedhjet jane shume afer. Pse kujtohet Mero te bej kete shkrim tani qe erdhen zgjedhjet, apo thjesht te gjej common ground me fshataret qe ju ka ardh ne maj te hundes dhe nuk duan ta votojne Ramen me. Mero eshte dinak i madh, kuptohet dhe i zoti, se ndryshe nuk do hante dhe me Berishen dhe me Ramen. Plus, sot nuk po ndihet per kontrollin te shtepia e lal fikut fare????
Ja dim per nder gjith kto ligje e gjoba Zografit dhe asnje tjetri, qe u vihen fshatarve! Ishim më mire në kohën e Plakut Mere!