Listat e mbyllura, “qokë” që Berisha të fitojë opozitën

4 Dhjetor 2024, 18:54Editorial Mero Baze

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e disa subjekteve politike kundër ndryshimeve të muajit korrik në Kodin Zgjedhor, të miratuara me votat e PS-së dhe Berishës, në lidhje me mbylljen e listave deri në 30% të tyre.

Vendimi konsensual mes PS-së dhe Berishës u arrit pa shumë vështirësi nga socialistët, pasi i dhanë Berishës vulën dhe logon e PD-së dhe i ofruan një pazar që, në thelb, i siguron atij fitoren e përkohshme mbi opozitën.

Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë mirë sistemin zgjedhor, mbyllja e listave që Rama ia ofroi Berishës deri në 30% të tyre, nënkupton që 30% e listës së PD-së së Berishës të jetë e sigurtë. Pjesa tjetër do të jetë në listë të hapur.

Por nga të gjitha sondazhet dhe pritshmëritë që ka për PD-në, ajo nuk e kalon dot kufirin e 30% në shumë zona të Shqipërisë. Kështu, e gjithë lista fituese e PD-së do të jetë një listë e dalë nga listat e mbyllura.

Pra, Berisha, ndryshe nga Rama, e di që ditën kur dorëzon listën në KQZ, se kë do të ketë deputet në Kuvend.

Rama dhe Partia Socialiste kanë bërë krejt të kundërtën. Ata kanë premtuar që gjithë enturazhi i vjetër i PS-së do të jetë në pjesën e hapur të listave, ndërsa te 30% e sigurta do të jenë të rinjtë që do të futen në PS. Kjo, pasi duke qenë se luan për fitore në mandatin e katërt, PS-ja ka nevojë për një rifreskim total të Parlamentit dhe për të vënë në provë popullore emrat e vjetër të saj.

Të dyja palët kanë llogaritë e tyre. Edi Rama lufton të sigurojë mandatin e katërt në pushtet, ndërsa Berisha lufton të sigurojë mandatin e katërt në opozitë, por ta ketë nën kontroll grupin parlamentar. Ky interpretim që është bërë në Kodin Zgjedhor dhe “dashamirësia” e PS-së për t’ia votuar atë, ia garanton këtë sukses.

Është kjo arsyeja që Berisha nuk pati asnjë rezistencë për të bashkuar votat me Ramën në fund të sezonit në korrik. Të gjithë u çuditën se si bëri paqe me Ramën pa i vënë asnjë kusht dhe pa i kërkuar asgjë.

Në fakt, nuk kishte çfarë t’i kërkonte më shumë se ajo që i dha Rama. I dha përjetësisht PD-në si pronë private, duke i dhënë mandatin të caktojë se kush e ka të sigurtë qenien deputet në Kuvendin e ri.

Dhe prova është sjellja e deputetëve në Kuvend, që po bëhen copë për t’i rënë në sy, sikur janë ata që e meritojnë të shërbejnë më shumë se të tjerët. Dhe ai po rri e po vështron i qetë, duke sjellë në mend se çfarë mund t’u bënte të njëjtëve deputetë sikur të mos varej mandati i tyre prej tij.

32 Komente

  1. a
    agushkari

    sapo te dotezoje listat e mbyllura nd KQZ do fillojne te hahen si qente dhe do kafshojne salihin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo zedo, ja ke fut sa krahu PD mavrise

      Saliun e ka kafshuar djalli vete, nuk ka cfare ti kafshojne hienat e veta. Bashke me saliun, ne listen e mbyllur do jene edhe Liria, Zeni, Argita, Jamarbri, Karmina, dhe mbase edhe dy krushqit e nongrates. Ne total, nente deputetet me te sigurte te PD do jenevte familjes se gjere nongrata. Trump ja ka miratue Saliut kete lishte. Eh more Ed Rama, boll kopil je tregue, do e mbash gjalle sali budallen ne politike qe PS te qeverise kollaj kollaj pas opozite. Keshtu do futna jo vetem ne BE por edhe ne Keshillin e Ri me 15 antare te perhershem te OKB.

      Përgjigjjuni
      1. a
        albi

        edhe Mero e tradheton veten nganjehere pa dashje. "... pasi i dhane Saliut vulen dhe logon..." nenkupton qe nuk ja ka dhene lirshem gjykata, po ja kane dhene socialistet. dmth Mero hasell e hasell beson vertet qe gjykatat i ka ne dore Rama, pavaresisht se lart e poshte shkruan te kunderten....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kollovari

          Ymeri ka thene bile qe ti je fis baxhellash po jo te gjithe e besojne . Jan deklarata politike

          Përgjigjjuni
      2. L
        Loni

        Ti je armik i betuar i së ligës, Mero Baze, por vetëm kur e bënë Berisha, kur të njëjtë gjë bënë Edi Rama, për ty ajo nuk është më e ligë. Marrveshja e Edi Ramës me Berishën për lista të mbyllura nuk është vetëm qokë për Berishën siç mundohesh t'a parqesësh ti, është dëshirë e Ramës për të ruajtur sundimin dhe dominuar me dorë të hekurt brënda PS. Marrveshja nuk është asgjë më shumë se fakti që këta të dy duan të kenë nëpërmjet zgjedhjeve të komanduara prej tyre skllevër në shërbim të ruajtjes së pushtetit personal.

        Përgjigjjuni
      3. P
        Plënc Angjeli

        Dmth 30% i sigurt jane zarat e ardhshëm 1 perdorimësh te xonit të I Me të vjetrit lista të hapura heq qafe disa emra kot pa lidhje

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo Rama, largpames je tregu

          Me 30% lista te mbyllura Rama do garantoje edhe mandatin e peste per PS ne 2029. Deputetet e rinj ne moshe te PS qe do futen mot ne Kuvend do kene kohe te pergatiten per te drejtuar PS qe te marre stafeten nga Rama ne 2029 dhe te qeverisin edhe tre mandate te tjera deri ne 2041. Deputetet e sigurte te Saliut mot deri ne 2029 do shkojne ne pension, e disa ne ferr. Ne 2029 PD nuk do kete fuqi te lidhe as breket e Saliut.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo

            Sa mirë, nje e ardhme e ndritur per Shqipërinë, 40 vjet e njëjta parti nënë ne pushtet. Super per Shqipërinë, vetëm se shqiptarët s'do e shijojne se do kenë ik te gjithë. Mos te qellofte te besh nje xhiro nga onkologjiku se nuk I dihet nderron mendje.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mirditori

              Po cfar mandati te 5 nuk ka sicuri per te katertin e ti thua te pestin

              Përgjigjjuni
              1. M
                Milo

                Ehh mirditor mirditor.Hapi syte bre burre( se per trurin eshte e kote te te thuash.)

                Përgjigjjuni
            2. L
              L.Xh

              Mbyllje brilante…..” Dhe ai po rri e po vështron i qetë, duke sjellë në mend se çfarë mund t’u bënte të njëjtëve deputetë sikur të mos varej mandati i tyre prej tij”……Duke i dalë para shëmbëlltyra e BABIT TË ZENIT e Gazije Bardhit, Ina Zhupës, Joridë Tabakes, Salianjit, Gridës, Gjekamarkut etj, etj, sepse janë aq me shumicë, sa nuk mund të mendoj se kë do të vendosë në listë Hazreti Sali Berisha, mbasi gjithë këto ligëtyra, janë aq të konsumuar, sa edhe qëntë e rrugës që janë të tredhur, kanë frikë prej tyre.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Brezi i djegur

                Pune me mend, keshtu opozita kupton qe Sali Bajgen duhet qe vete ata ta nxjerrin jashte loje.. Plus keto partite e reja do marrin goxha vota nga e djathta, Berisha do perfundoj me 20 deputet,( aq i duhen me teper si mban dot nen kontroll) ilir meta do zhbehet krejtesisht dhe PS fiton e sigurt me mbi 80 deputet

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant

                  Rama i ka zgjedhjet te fituara . Ka administraten qe e voton . Pjesa tjeter per mos t'ju nenshtruar krimit,varferis,poshterimit u largua nga vendi. Brenda mandatit te 4 Rama ka per ta katandisur Shqiperin me 600mije banor sa Mali i Zi. Te shpresojm qe Shqiptaret qe kane mbetur te votojn Adriatik Lapajn apo Agron Shehajn. Edhe pse Merua nuk publikon asnje aktivitet te kandidateve te rinj por mbeshtet me gjithe shpirt kerricin e Vucicit.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Buda

                    Jo me zgjedhje alla-albanistan, por me lista komplet te hapura, disa kandidate nga kushdo parti dhe jo me teper se 61 deputete (nje per cdo njesi bashkiake). Kuvendi i Shqipersie duhet te kthehet ne organin e larte te LIGJBERESVE dhe jo te komisioneve hetimore, qe eshte detyre e Pushtetit Gjyqesor (prokurori gjykata). Po ashtu Presidenti i Shqiperise si grantues i Kushtetutes duhet te zgjidhet me gare midis juristeve me me integritet profesional e moral dhe te jete kreu i Pushtetit Gjyqesor. (Nuk ka pune Kuvendi te denoje apo te fale njerezit)

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      NjeQytetarOptimist

                      Buda, nuk ja vlen..

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Tironsi i Vorrit Bomit

                      O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        NjeQytetarOptimist

                        My Brother !! Morren nje dicka qe nuk e meritonin. Te fala Vorri Bomit.. All for one..

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Tironsi i Vorrit Bomit

                        O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tironsi i Vorrit Bomit

                          O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironsi i Vorrit Bomit

                            O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironsi i Vorrit Bomit

                              O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tironsi i Vorrit Bomit

                                O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironsi i Vorrit Bomit

                                  O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironsi i Vorrit Bomit

                                    O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tironsi i Vorrit Bomit

                                      O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tironsi i Vorrit Bomit

                                        O Mero pse i bie nga Kina more zoteri i nderuam pse nuk e thua Troc

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Treni

                                          Prandaj as nuk e marr mundimin te shkoj te votoj me...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            NjeQytetarOptimist

                                            Nuk e di pse e beri nje gje te tille. Me trishtoi..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. t
                                              tom

                                              Po mire hajduti dmth Rama qe ben keto propozime per keto listat, nuk ka faj fare?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. o
                                                opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                                                Saliun e paska bere te fitoje opoziten...Edi Rama! Ky "zbulimi" rradhes i Meros hedh poshte tere ato Editoriale te tij ku betohej se Rama nuk ka asnje gisht as ne arrestin e Saliut as ne lirimin e tij! Por tani Mero e kthen faqen, Saliut i ben "qoka" Rama qe te fitoje opoziten! Por...kush e paska ate Opoziten qe po synon ta fitoje Saliu? Mos valle 4-shja e Dominose "Djathtas 1912" apo Luli qe ka kohe qe fle por nuk ja thone me ate "Luli fle gjume"? Ketu opozite eshte PD e drejtuar nga Sali Berisha e kjo jo se e ka zgjedhur Rama, fare! Sepse Rama e beri zgjedhjen e tij kur 3 vite ja vari ne qafe ate Vule te PD ne qafe atij "Luli qe fle gjume" por nuk arriti dot ta zgjonte e ta mbante kukull opozitare ne syte e shqiptareve.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pazarokracia vazhdon

                                                  SALEN E MBAJNE ME TE MIRE SE SOCIALISTO RILINDASVE PERVEC ZGJEDHJEVE TE MAJIT DO JU FALE NE TAVOLINE DHE PRESIDENTIN... TE NA KTHEJE SI NE 1945-1990 KU JUGU SUNDON ME ARROGANCE DHUNE DHE BURGJE INTERNIME E VRASJE POLITIKE... KAQ ESHTE VIZIONI I SALISE DHE JUGO SOCIALISTO RILINDASVE....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vrojtuesi

                                                    Ne kete situate mareveshjen qe beri Rama-Berisha për 30% me lista te mbyllura a eshte me e duhura se te dy lideret do te fusin ne listat e mbyllura figura te reja te shoqerise civile qe nuk jane deputete, PS e ka thene qe deputetet e saj do ti kete ne listat e hapura qe te perballet perpara popullit me kundershtarin e tyre edhe Berisha kete gje do te beje , nuk do te fusi ne listat e mbyllura keta deputet qe ka sot por te rijn dhe Gazrat, Flamurkat, Paloqet e te tjere qe sot po bertasin për ti bere qefin Berishes e kane te kote se nuk do te jene ne listen e mbyllur te PD se Berisha ia ka futur gishtin ne bythe duke I thote shkoni nje here para drejtesise dhe ballafaqohuni me akuzat ashtu sic do te ballafaqohem edhe Un me akuzat qe me jane ngritur.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje