Më duhet të kërkoj ndjesë që e citoj Flamur Nokën sikur nuk është budalla, por jam i detyruar sepse e kanë vënë në krye të Partisë Demokratike. Sot, nga sheshi i “Flamurit” në Vlorë, ai rreshtoi tri arsye përse Gjykata liroi Sali Berishën.
E para, sipas tij, ishte fitorja e presidentit Trump në SHBA; e dyta, ishte rezoluta e Partive Popullore Evropiane, që në fakt nuk mbështet lirimin e Berishës; dhe e treta, ishte mosbindja civile.
Kjo nuk ndihmon për të kuptuar pse u lirua Sali Berisha, pasi asnjë prej këtyre arsyeve nuk është e vërtetë, por vlen për të kuptuar si e do drejtësinë Partia Demokratike.
Arsyeja e parë është pozitive. Tani e tutje, PD e do drejtësinë nën komandën e SHBA, pra të presidentit Trump. Kjo është gjë e mirë, pasi në kohën e presidentit Trump është krijuar SPAK dhe është mbushur dosja e Sali Berishës për “non grata”. Madje, në kohën e presidentit Trump, Berisha akuzonte të dërguarin e tij special në Ballkan, Palmer, si dhëndër të Serbisë, edhe pse gruan e tij e ka jo vetëm serbe, por vajzë të një agjenteje të certifikuar të UDB-së, Milica Nikolic.
Pra, tani e tutje nuk duhet të dëgjojmë më që SPAK apo drejtësinë e komandon Sorosi, pasi sipas Flamur Nokës (më falni për emrin), tani e tutje e komandon Trumpi. Madje, në këtë vijë logjike ishte dhe vajza e Sali Berishës, që në fakt nuk duket se ka më shumë mendim se Flamur Noka.
Kështu që, duhet të pranojnë çdo vendim që vjen tani e tutje nga drejtësia e kontrolluar nga SHBA, sipas tyre. Ky është lajm pozitiv.
Arsyeja e dytë, që në fakt nuk është e vërtetë, por e marrim si të tillë, është që drejtësia jonë tani e tutje duhet të lexojë rezolutat e partive politike evropiane, pjesë e BE. Edhe pse është paksa qesharake, jemi dakord që PD të adaptojë këtë praktikë. Pra, të jetë dakord me çdo vendim të Bashkimit Evropian apo Partive Popullore Evropiane rreth Berishës dhe përballjes së tij me drejtësinë.
Për t’i përmbledhur, tani e tutje drejtësia duhet të jetë në varësi të SHBA dhe BE. Për Britaninë e Madhe s'po flasim, pasi aty edhe Flamur Noka, dhe Berisha janë “non grata”, si politikanë të lidhur me krimin.
E treta, sipas Nokës (më falni për emrin), drejtësia duhet t’i bindet edhe protestave të PD. Kjo është pak e tepërt, sepse bie ndesh me dy arsyet e para, të cilat janë kundër presionit ndaj drejtësisë; por nëse PD mendon se me protesta mund t’i lirojë të arrestuarit nga drejtësia, le ta provojë.
Në fakt, për PD do të ishte një mijë herë më mirë të thoshin që drejtësia e liroi sepse ai nuk ka faj, dhe kjo mund t'i vinte në pozitë të vështirë kundërshtarët e tij. Por me sa duket ata e dinë që ka faj dhe që do të përfundojë në burg, dhe shpresojnë që tani e tutje fatin e Berishës ta lidhin me ardhjen e Trumpit, Bashkimin Evropian dhe mosbindjen civile.
Rruga e mbarë u qoftë e me krahë të lehta kur të hyjë në qeli, meqë e keni siguruar tani e tutje se kush ju mbron.
Analize me perfekt nuk kam lexuar kurre . Bravo Mero
Po pse u lirua?????????? Eshte drejtesia e re e koruptuar???? Lirimi I Sali Berishes tregoi se edhe kur e arestuan edhe kur e liruan drejtesia eshte nen kontrollin 100% te Edi Rames. E thjeshte ,kur e arestuan shoqata e lgbd ne amerike dhe europe ishte e gjithe pushtetshme, sot iken nga pushteti dhe kjo shoqate me gjithe te droguarit dhe te mengjerit nuk kane me shans te rikthehen ne pushtet. Amerika dhe perendimi i hodhi ne koshin e plehrave zagaret anti familje te prindit 1 dhe 2. Perfaqesuesit e tyre ne Shqiperi sic ndenjen ne pushtet me ndihmen e ketyre, tani erdhi koha qe te paguajne dhe harçin. Me mire se kushdo e di Rama, po edhe ti Mero e di mire. Ja pse e liroi Saliun sepse do ti kerkoje marveshje .
O Beno e arestuan pra arest shtepiak sepse nuk pranonte te paraqitej ne gjykate 1 here ne muaj. Dhe kete gje e beri plot 4 apo 5 here qe refuzoj te paraqitej. Po tu paraqiste nuk do ta lenin ne arest shtepie. E liruan tani sepse hetimi nga prokuroria ka mbaruar dhe dorezuar ne gjykate, pritet te zhvillohet gjyqi. Te presim dhe pak sa te dale vendimi dhe arsyetimi i gjykatesit per heqjen e arestit shtepiak.
O KAushi,ç'mersh me ben injorant trushpëlarin?!Ka shumë si ai në Shqipëri,prandaj ka dhe Sali.
Benit qe ben kete koment pa koke e pa kembe , me falni , po i them qe je nje injorant funksional qe nuk kupton asgje nga situatat politike dhe ben mire te mos ngaterrohesh me keto pune . Merr dhe ha ate sufllaqen qe te jep Gaz Muli , kur shkon ne protesten e mosbindjes civile dhe kenaqu darke me darke poshte dritares se Saliut . Megjithe se e lane te lire ca dite , prape ai nga ballkoni do flase se nuk ka takat te vije pas jush .
Turp te kesh. SHBA eshte shteti qe qeveris globin dhe natyrshem mdryshimet politike atje kan ndikim kudo ne bote. Në varësi të shtrirjes së ndikimit të zgjedhjeve, çdo çift valutor reagon ndryshe në varësi të rrethanave ekonomike dhe marrëdhënies së saj me dollarin amerikan. Se dyti presidenti Trump e perdori reformen ne drejtesine shqiptare si aset per te ndikuar ne votimin e tij. Sa i perket lirimit te Berishes, vete Rama shfaq siptomat e diktatorit i cili i trembet ndryshimeve dhe per hire te kontekstit po ushqen SPAK-un me miqte e tije Dako e kompani. Me mire beni 2 vjet burg me mua sesa 20 vjet me Bershen dhe sekuestrim te placekes se vjedhur. 3-4 dite me pare rama deklaroi se nen qeverisjen time drejtesia eshte e lire, nuk mvaret nga kryeministri dhe sigurisht i dha urdher gjyatares "trime" te liroje Berishen. Keshtu dhe ti si Rama te ka zene paniku i Trump dhe se dihet qe shqiptaret nuk kan kulturen e rotacionit politik. Ky eshte nje shkrim i nja gazetari te deshtuar.
Shkelqyeshem zoti Mero.
Bravo Mero bravo. I je qepur Saliut me gur ne torbe ke tre mandate. Ndonje kritike per Ramen ke te na thuash?
O Ymer i pleshtave Peshtanjoze, pyete pak Edvin Llapen se ai na premtoi qe rikonstruksioni i Notre - Dame Cathedral do te behej me tre kulla mbi kishen e djegur !! Por ajo pothuajse perfundoi dhe debilet franceze skane bere asnje kulle per be, !? ...as per Dulakun as per Fushen as per 5D dhe as (kjo eshte me e renda) per Kastratin e kastruar-qe per hir te se vertetes me mbeshtetjen e plote te Vin Sumes spo le m2 tek Liqeni Artificial i Tiranes pa e kthyer ne qivur betoni. Jane ne terezi keta francezet o komandant meskeputur thuaji? Si e lejove nje gje te tille o pekmez global? Ti ju dhe detin grekeve sikur te ta kishte lene Pilua me Neten dhe e le Notre-Dame pa kulle ??? Jazek o shoku Don Peder Asta. Ymer ti je i vetmi qe ske komplekse nga Edvini prandaj ta kerkojme ty kete sqarim me rastin e festave (themelimi i PPSH-se dhe fitorja e komunizmit)
Jau qift Kina nonen shipecave.
LDk, lutem çdo me thënë “shipeca” e ne këtej nga Shqipëria, nuk e dimë se çdo të thotë. Nuk ke pse shan, plus që është pa lidhje kjo e sharë. Një çikë si e budallallepsur kjo sharje, i themi ne këtej ane.
I nderuar Kamber. Ky budalli me emrin LDK nuk është vetëm budall. Ky është kokerr injoranti pa shkollë qe komentin tend nuk e ka kuptuar fare.
Dosja e një copë Salianji për shpifje (ose më mirë me thënë shpifje provash), zgjati 4 vjet. Tani sa mendon se do zgjasë gjykimi për një dosje 500 faqe? Me gjasa gjyqi do mbarojë kur Sala të ketë tubat e oksigjenit në hundë (por ato janë punët e Zotit). Ndoshta ka ardhur koha të pranojmë që Sala na e futi si popull të gjithëve, ta oranojmë humbjen e të vazhdojmë përpara.
O Mero, PD eshte e vdekur nese nuk e mban gjalle Rama me shiringa serumesh. Edi nga halli e ka, nuk ka ci ben Saliut qe e sfidon per debat publik. Pse nuk ia mban Edit te dale ne debat me nongraten qe ai vete e rehabiliton perdite nga pak? Rama eshte me i gojes dhe me i mencur se Sali gomari qe vetem 200 fjale di shqip. Per kete na bej nje shkrim o Mero, te lutemi shume. Fal me Ramen po munde dhe na e permblidh ne socialisteve te thjeshte.
O ti I "Nje lutje......." Rama e ka te caktuar nga USA qe nuk negociohet me nongratat jane baraz me terroristet, sepse cenojne Sigurine Kombetare te USA . Kjo pasi cilesimi Nongrata eshte nga USA dhe ajo ka vene kufizimin. Rama se ha kyt koqe ulliri. Nongrata 4× Sali a kerkon me patjeter nje paraqitje TV me Km sepse kjo e legalizon ate. Biles Rama nuk mundet te coj ne kete debat as Portierin qe rri tek dera e PS. Vere re qe Sala doli nga arresti shtepiak dhe asnje ambasad nuk eshte prononcuar!
Shkruan Baze: "E treta, sipas Nokës (më falni për emrin),...." Ç'të jetë vallë shkaku që Baze kërkon falje pse i zë në gojë emrin Sekretarit të përgjithshëm të një Partie politike? Ngaqë sot është Dita e Pavarësisë dhe sekretari që ka emrin flamur nuk duhej t'a kishte këtë emër sepse e bënë pis me qëndrimet e tij flamurin dhe ditën e flamurit? Vërtetë gjetje mjerane, fshatareske! Sepse mund të kishte thënë që gjëja më e mirë e sekretarit është emri që mban, gjithçka tjetër është i ardhtë keq zotit. Por e mira fare do të ishte të mos e fyente, sepse me këtë që bënë, njeriu normal e ka të vështirë të shikoj ndryshim midis tij dhe Flamur Nokës.
O LONI, e di pse i thotë “(më falni për emrin”), është njesoj sikur njerzit, që flasin me ndokënd, në vënd që të thonë, MUT, thonë MË FALNI MENDER NJË MUT….A e kuptove Loni ? Të fala kush të të pyesë.
O loni ike nga ballkoni,di gje ku e ben shurren me falni sali shurraq berisha,se me perpara e bente mbi kokat tuaja dhe ju kenaqeshit me shurren e komunistit sali sic kenaqej saliu me shurren e xhaxhit qe e solli nga shpella.Ndersa akuza qe i behet kriminelit nga kjo palo drejtesi per korrupsion,eshte si kafet e nexhit,ky pis komunist duhet akuzuar per krime ndaj njerzimit.Keshtu loni prej betoni kenaqu me shurren e sales dhe duartrokit sic duartrokiste shpellari per komamdanin
Kot na kërkon falje, zoti Baze, nuk na shqetson emri i Flamur Nokës, emri i tij shqetson militantët e verbër. Ajo për të cilën jemi të shqetësuar si qytetar neutral qëndron në faktin, se ky vendimi i marrë për Berishën, lëkund sadopak bindjen, që drejtësia ishte në udhë të mbarë dhe besimi për të rritej dita ditës. Ajo që ndodhi ishte sulm i hapur, në mos dhe i koordinuar kundër këtij besimi mbarë popullor. Lutemi gjithashtu që zoti Dumani ti sugjerohet të rishikojë vendimin për të dalë më media, pasi ky pushtet, media, është ingranazhi më i fëlliqur për të përbaltur dhe bërë pis këdo. Ata që ja kanë sugjeruar, janë djallëzia vetë, njohin deri në detaj fuqinë që ka lajka, ledhatimi, krehja e bishtit, me qëllim të vetëm sa të të futin në ingranazhet e shtypit, më pas dinë ata se si t'i bluajnë kockat.
I the mulit ne emer !!!! Nuk do te lexoj me Tema ketu e tutje
Mero...Para fjalëve të pista vendoset gjithmonë togfjaleshi "më fal për shprehjen" ose siç thonë në Shkoder "me nder me thanë"...Meqenëse Flamur Noka eshtë thjeshtë një fjalë e pist atëherë shkruhet "më fal për shprehjen Flamur Noka" ose shkodranisht "me nderë me thanë një mut"...sepse Flamur Noka dhe muti tek shqipja letrare janë sinonime.
O Mero!Po festa e Flamurit kur e ka radhen e komenteve? Ngele Saliu Saliu.Dhe Saliu i fiton betejat ne 93 ,vret e shkateron Shqiperine ne 97,tall menderen ne 2005 ,gropos ekonomine ne 2009 dhe i dorzon pushtetin Rames ne 2013 e se rruan fare nga askush ne 2024.E ti Saliu Saliu.Se kupton qe 45 vite e ka radhen malokerija! Shkruaj per Flamurin se dhe ai vitin tjeter do festohet e ngrihet ne kullen e Berishes.
Me lirimin e tij nga aresti shtepiak, gjykatesja ja ka fut me lezet saliut. I hoqi opsionin per te bojkotuar zgjedhjet me preteksin e arestit. Ujku i tremb njerzit kur eshte i lire dhe i uritur dhe jo kur eshte brenda kafazit ne kopeshtin zoollogjik.
Ti po bind veten apo te tjerët?
Tani po, berishistet e kuptuan qe SPAK dhe sistemin gjyqsor, nuk e drejton Edi Rama ! Eshte i pavarur SPAK mor Berish, tani mos e akuzo Drejtesine, te kapur nga Edi Rama kur te shkosh perseri ne burg! Sepse drejtesia funksionon per here te pare ne histori, si organ i pavarur mbas me shume se 100 vjet ! - Ndersa Flamur Budallai, drejton PD, gjithnje e me shume krijohet pershtypja se koha e maskarenjeve, shume shpejt do te marr fund! -
Spak kerkoi burg perseri, nuk ka ndryshim qëndrimi. Cfare e ben te pavarur, u arrestua Veliaj e u mor i pandehur Rama?
Tash ka mjau qi robt xhaxhi Salikari haaaaaaaaaaaaaaaa.
Me duket se eshte urgjente te ngrihet ne Media problemi i abrogimit te Marreveshjes Famekeqe Berisha-Rama e mesnates se 21 prillit 2008, ku u inicuan ndryshime antidemokratike në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Sic dihet , ndryshimet u miratuan me 115 vota pro dhe 17 kundër, falë bashkimit të votave të PD në pushtet dhe PS në opozitë si dhe disa aleatëve të tyre të vegjël. Në vitin kriminal 2008, palët politike me ne krye pucistet kushtetues Berisha-Rama, nisën një proces të shpejtë dhe bilateral të ndryshimit të Kushtetutës në disa elemente thelbësore të saj. Procesi u mbyll me votim konsensual midis dy partive kryesore politike në prill 2008, por nën kritikat e shumta të institucioneve të tjera kushtetuese dhe të shoqërisë civile. Me ndryshimet e reja kushtetuese u kalua nga sistemi i votimit miks në sistemin proporcional rajonal, KQZ-ja u hoq si institucion nga Kushtetuta dhe u kalua në Kodin Zgjedhor. Ndryshimi më i rëndësishëm i paketës kushtetuese të vitit 2008 kishte të bënte me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Nga modeli i zgjedhjes së Presidentit me shumicë të cilësuar u kalua në zgjedhjen me shumicë të thjeshtë në dy raundet e fundit, duke e ulur ndjeshëm peshën dhe rolin e Presidentit në jetën politike dhe institucionale. Ka ardhur koha qe Presidenti i Republikes se Shqiperise te zgjidhet nje nga juristet me me integritet profesional e moral me votim te drejtperdrejte te popullit dhe te hjete keru i Pushtetit Gjyqesor ne Shqiperi. Ndryshimi tjetër qe duhet bere eshte qe Kryetari i partise Fituese te zgjedhjeve te marre Kryesine e Kuvendit te Shqiperise, ndersa postin e Kryeministrit t'i jepet nje ekonomisti me integeitet profesional e moral i zgjedhur nga deputetet me shumice te thjeshte votash. Keto ndryshime kushtetuese do te rregullojne pavaresine dhe balancen e tre pushteteve demokratike ne Shqiperi, duke u bere shembull edhe per shtetet e tjera demokratike te botes.
E drejte si kerkese por Mero nuk flet dot keq per padronim e tij se nuk I hedh me kocka.
Duhej nje artikull bashkues ne 28 nentor, Faleminderit
Qe ta them troc ta kuptoni nje here e mire te gjithe deri tek Mero i fundit fare - Ceshtjen e Saliut e mori Strasburgu e sa ta lironte Strasburgu e te flliqeshim fare...me pare e liruam NE!
Ceshjtja e kriminelit sali eshte ber nderkombetare,por duhet ta mare haga ta denoj per genocid qe ta merni vesht edhe ju cecenet se cfare i ka ber ketij populli nje shpellar injorant me origjine nga nje familje injorantesh
Ke Quan PD ti more , banden e maskarenjeve , banden e kusareve te keriminelt Berisha ?! Si duket keshtu I bie t'i quajme , sepse I Kemi bashkepronare per kockat e Shqiperise , se me c' duket kockat Po I mbeten ... Vazhdoni , zbatoni porosite , se me qar do te dilni !
E vetmja gazet nbot qe mirret hala mas 13 vjete me opozite ju qifsha familjet krejt gazetarucave ne krye me krye karin mero mutin
ME DUKET MJAFT E GODITUR (E ARRIRE) AJO SHPREHJA QE KERKON FALJE KUR I PERKEND EMRIN FLAMUR NOKES , ME DUKET IDENTIKE SIKUR TE THOSHE . . . ." ME NDER , FLAMUR NOKA " - Me kenaqe me kete gjetje origjinale zoti Mero .