Një plan i dështuar për të futur adoleshentët shqiptarë në “karantinë”

20 Nëntor 2024, 19:36Editorial Nga Mero Baze

Ka një histeri deri diku e kuptueshme për masat që duhet të merren pas vrasjes së tmerrshme të një adoleshenti në Tiranë nga shokët e tij me thikë. Secili ka një mendim, dhe të gjithë e kanë gjetur zgjidhjen: ta zgjidhë qeveria. Edhe qeveria, nga ana e saj, bën sikur po mendon për zgjidhjen dhe deklaron se do të mbyllë TikTok-un dhe Snapchat-in.

Kjo është thjesht histeri e një shoqërie që nuk pranon të shohë të vërtetën në sy, dhe një qeverie po ashtu si shoqeria.

Së pari, duhet të pranojmë se adoleshenca është një periudhë e rrezikshme, pavarësisht kohës, epokës apo vendit. Në SHBA, një nga vendet më demokratike dhe më të sigurt në botë, adoleshentë me devijime psikike kryejnë masakra duke hapur zjarr mbi shokët e tyre të klasës. Edhe në Evropë, ku siguria e shkollave është më e madhe, krimet midis të rinjve nuk mungojnë.

Së dyti, lufta ndaj rrjeteve sociale që propozohet si zgjidhje është një betejë e humbur. Po, rrjetet sociale mund të rrisin mundësinë për komunikim agresiv, por dhuna nuk fillon dhe nuk përfundon me to. Në epokën kur unë isha fëmijë, ishte heroizëm të kapje valët e RAI-t apo të ERT-së greke. Sot, mbyllja e TikTok-ut do të kthehej në një “sport” për të rinjtë që kërkojnë rrugë alternative për t’u lidhur.

Për më tepër, si mund të kërkojmë nga një fëmijë të largohet nga rrjetet sociale, kur prindërit e tij qëndrojnë gjithë ditën në Facebook apo Instagram? Kjo është hipokrizi. Është si të bërtasë një baba që kalon gjithë kohën në kazino, për t’i thënë të birit të mos bëhet bixhozçi.

Së treti, nostalgjia për kohët kur luanim futboll me top lecke apo hanim bukë me sheqer është thjesht një kujtim i bukur i fëmijërisë sonë, por nuk ofron zgjidhje për problemet e sotme. Nuk mund të rikthejmë komunizmin apo varfërinë si një mënyrë për të “ndëshkuar” adoleshentët e sotëm.

Zgjidhja nuk është një recetë e vetme, por një proces i gjatë që kërkon një arsim të shëndoshë, shkolla të disiplinuara dhe cilësore, si dhe familje të përgjegjshme.

Ne jetojmë në një shoqëri të hapur ku paraja dhe fitimi janë qëllimi kryesor. Intektualët dhe shkencëtarët shpesh shihen si “njerëz pa vlerë”, ndërsa personazhet boshe të ekranit glorifikohen.

Në ekranet tona, të rriturit që duhet të jenë model për fëmijët, shahen e kërcënohen me njëri-tjetrin në Parlament, djegin karrige dhe hedhin bojë në fytyrën e kolegëve. Dhe ne presim që fëmijët të mos konfliktohen për problemet e moshës së tyre?

Mos pretendoni se mund të shpëtojmë adoleshentët me plane "historike". Në vend të kësaj, secili prej nesh duhet të përpiqet të bëhet më i mirë: një prind më i mirë, një mësues më i mirë, një qytetar më i përgjegjshëm. Ndryshimi fillon nga vetja.

Kjo është një betejë e gjatë dhe nuk ka fitues të menjëhershëm. Por nëse duam adoleshentë më të mirë, duhet të përpiqemi të bëhemi një shoqëri më e mirë.

Dhe mbi të gjitha, duhet të ndalojmë së qeni histerikë dhe të mos bëjmë tragjedinë tonë model për adoleshentë të tjerë, që tu duket kjo vrasje, si triumf i tyre mbi shoqërinë . Heshtja dhe reflektimi janë më të fuqishme se ulërimat primitive.

50 Komente

  1. A
    Alb

    Fiks! Qe ne moshen nje vjec ju vene perpara telefonin per te pare video, ne menyre qe te shpetojne prej tyre ( pse i sjellin ne jete?) Epo perpara 34 vjeteve ju jepnin nje tufe gazetash per t'i grisur, sepse nebat duhej te shihnin telenovelat ( pse i sillnin ne jete?) Keta njerez te rritur pa aromen e nenes, pa nje baba prezent, c'presim ne te behen? Mbase politikane, mbase vrases...

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Shumë e vertetet Mero, problemi qendronë tek mentaliteti primitiv, barabar, Turko-islamik, që ka shoqria e jonë në tersie e sajë. Problemi qendronë tek të rriturit, tek prindrit, tek politikanët, që japin shembuj barbaresh, adoloshentet dhe femijët bën atë që shofin tek të rriturit, dhe marrin veste e tyrë. Nukë e ka fajin as Tiktoku as Snapchat, por mentaliteti primitiv Turko-islamik që ka shoqria e jonë, kjo ështe e verteta që duhet ta pranomë dhe si zgjidhet?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhskks

        @21.01. Ti dhe tipat si ti jane fatkeqesia e ketij vendi.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Babi i Zenit.

          Dhjakso nga gjitha ato që shkruajti Mero këto gjete të shkruaje. Shko bëji një gojore babit të Zenit se ka ngel në kat të 8.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Namytenidiotet

          Po c'hyn Turqia ketu mor te qifshin zdrajgen. Shko mor kar vrit veten

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alb

            Turqit inatin e konsiderojne sgqiptar ne fakt. ' arrnaut inat'

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sotir

              Ja doli prap kari .te kan shkerdhy kaq shum turko islamiket qe i permend vend e pavend . Ketu ku jam un ne usa adoloshentet vrasin 10 here me teper po asnje sja ve fajin edukates se krishtere qe marin .eshte problem kryesisht i familjes e i shoqerise agresive ku jetojme .

              Përgjigjjuni
            2. E
              Eksperti

              Por nese nuk eshte telefoni do jet televizori, laptop apo tablet. Ca dallimi ka pervecse madhesis se ekranit? Nje femij nuk lind kriminel dhe telefoni nuk te ben kriminel njesoj si libri. Nuk bejne asgje shqiptaret qe nuk e sheh neper bote sot. Thjesht jemi nje kopje e shemtuar.

              Përgjigjjuni
            3. b
              buzeqeshja ne komunikim

              Çfare mua me bene pershtypje ketu eshte , politesa dhe buzeqeshja ne komunikim qofte dhe fallco nuk egzistojne , termat si ( Ju lutem , Me falni , Mundet , Ju ) jane te panjohura Ne ekranet gazetari te drejtohet me ( TI ) dhe jo me ( JU ) . Shoqeri ku femrat nuk respektohet , ku meshkujt jetojne nga puna e femres . Gra dhe vajza te pa veshura me floket e pa lyer Nuk shikon ne salon bukurie per femrat por vêtem salone meshkujsh. E çfare edukate do percjelle te femija kur vête prindi nuk e njeh elementaren ne komunikim. Vrasje e vogelushit eshte fenomen mondial , Rama foli me emocione si prinde por nuk do kete mundesin te beje asgje.

              Përgjigjjuni
              1. L
                L.Xh

                Temë shumë aktuale, dhe THIRRJE për nderhyrje urgjente, si Familje, Qeveri, Shoqeri Civile, Drejtësi, Polici, etj, etj. Nuk zgjidhet me një të rënë lapsi. Zgjidhja fillon që nga varfëria nëpër familje, edukata familiare, prindërimi rural agresiv, shkolla, mësuesi, qeveria, edukimi me edukatë qytetare e morale të adoleshentëve qysh në çerdhe, dhe e fundit është policia. Është temë e gjërë dhe me shumë rëndësi për të arthmen e brezit të ri.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Ze Qi ri

                  Të qiftë DERRI E QËNI, tëtë ëmë, ty e Ramut Karin tënd, o mizë bythe L.Xh

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lazim Xhemali

                    Zoti të mëshiroftë o Zeqo………amin.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lexhenda

                      Zeqir kokrren e mendjes nuk e paske. Nxito kurohu te lutem!

                      Përgjigjjuni
                  2. e
                    e po...

                    Mero, ke te drejte ne analizen qe ben, por gabon se do kete ndonje here rezultat kjo pune ashtu si thua ti edhe ne shekullin e ardhshem, po egzistoi me kjo jete dhe kjo bote. Ne kapitalizem nuk ka edukim , por ashtu si thua dhe ti punohet per para dhe fitim qofte edhe duke qire nene tende sevap ben dhe merr leke se e loz bixhos ate. E kupton ti dhe shoket e tu se kush eshte demokracia kapitaliste qe ju e adhuroni kaq shume?! Eshte zhdukja graduale e njeriut, nga miljarderet dhe zvendesimi tyre me inteligjencen artificiale, prandaj nuk behet me fjale per shkolla dhe edukim por egzistenca e nje bashkesie njerezore te ndare: seicili per vete, zoti per te gjithe.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jari

                      Bo sa kar qeke

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      E ben thua edhe ti ndonje gje gabim Mero

                      Mero, e ke gabim kur thua se nuk duhen mbyllur tiktok dhe snapchat, pike. Kjo mbyllje duhet te jete vetem fillimi.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nga natyra njeriu bënë të kundërtën e asaj që i nd

                        Shumë "drejt" e ke kur thua "kjo mbyllje duhet të jetë vetëm fillimi". Ja të tregoj unë se çfarë ndodhi me urdhërin që dha komanda për të ndaluar leximin e gazetave, pas gabimit të redaktorit që botoj rrahjen midis Vogjiçkës, shokut të Shvejkut, çekë dhe burrit të dashnores së toger Llukashit, hungarez. Shkak i ndalimit ishte se me këtë lajm viheshin në dukje kontaditst ndëretnike në gjirin e perandorisë Austro-Hungareze. QË NGA AJO DITË, vë në dukje Shvejkut, TË GJITHË, EDHE ATA QË GAZETËN E PËRDORNIN VETËM PËR ARSYE HIGJENIKE FILLUAN TË LEXONIN GAZETËN, ME Ç'RAST KOMPANIA JONË U BË MË E LËÇITURA NGA GJITHË KOMPANITË E TJERA. Tani, besojmë se do t'i hapim pak sytë me këtë shëmbull duke të vënë në dukje që natyra e njeriut është të bëjë të kundërtën e asaj që i ndalohet.

                        Përgjigjjuni
                      2. L
                        Loni

                        Ky na nxori mallin e doktor Adhamudhit, i cili këshillonte dhe jepte si zgjidhje që, "në rast se të dhëmb njëri sy, kërreje që të shpëtoj tjetri". E kemi të mënçur piktorin, lumë si ne!

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Evisa

                          Dhe jo vetëm kaq, por të jetë se zoti Rama nuk e ka të qartë, se po e ndalove diçka, njeriu për nga natyra bënë të kundërtën?

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Dikur Femije??

                          @Mero :Rrjettet Socjale duhen Kontrolluar per te Rinjte ..se paku ata qe nuk kane mbushur 18-te vite.. 1-Rrjetet socjale pervec Komunikimit te Shpejte, informacjoneve te gatshme, rreklamave...ect..kane edhe Ndikim Negativ.. 2-Shume Femije, ne vende se te jene te Interessuar se c´fare thoote gjyshi apo Gjyshja..NUK KANE ASNJE RESPEKT PER TA..sepse shkojne te Shoku dhe shikojne Filma Pornografike dhe te nesermen i bejne Objekte diskutimi ne Klase... 3-Pse c´fare te keqe kishim ne nga Jugu,,ku Rendnim te shikonim ne oren 18.20.minuta Trarzanin nga RAI-Uno??SE PAKU Ne mesuam Italishten, nga ai Program...se paku nuk mesuam Pornografine...por bazat e Italishtes?? 4-Tik toku eshte kthyer ne Fole Kurvash dhe Kurverie..si dhe disa Rrjete te tjera.....C´fare Vlerash Morale Aspirojne keto Rrjete socjhale??Akoma edhe keto Rrjete ishin ato qe u "Moren mendjen" shume te rinjeve Shqipetare qe te "Pasurohen" ne shtepite e barit ne Angli....He tani le te Pasurohen ne Burgjet Angleze qe jane Dinga me Shqipetare..te influencuar nga keto Rrjete... e keqja nuk ka funde, si dhe e mira..por e keqja ndodhe kollaj..kur se per te MIREN duhet te kerkohse dhe Luftoshe dhe Punoshe...asgje e mire nuk vjene nga Qielli:::

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Altin Pellumbi

                            Jam dakort z.Mero : Heshtje(sepse ajo flet shume,jo thjesht se duhet heshtur sepse eshte per tu revoltuar) Reflektim me e parapelqyera,per secilin nga ne.Por ne formimin tim,kryesorja ne shoqerine tone qe kemi kaluar,po kalojme dhe do te kalojme(sa jete te kemi) baza(ADN) e nje shoqerie eshte FAMILJA.Gjithesecili nga ne(burre a grua)nuk ka rendesi statusi civil(familjar ose jo) heret a vone do te krijoje familje,pra duhet te kete te qarte qe edukimi fillon ne familje. Aty fillon. Femija nuk edukohet vet.Nje shoqeri e dhunshme femije te dhunshem do te rrise. Cdo familje po rriti femije te edukuar mbare do eci dhe shoqeria. Arsimimi ka peshen e vete ne shoqeri.Por baza eshte familja.Mendoj se aty fillon dhe Reflektimi!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lumir Abdixhiku

                              Definitivisht Shqiperise dhe kombit shqipetar duhet ti prije lideri i permasave boterore Albin Kurti. Kjo osht nevoje e kohes dhe momenti i fundi per ta shpetu kombin tone nga tradhtaret dhe bajgat antishqiptare si Rama. E duam Albin Kurtin per lider te kombit shqiptar.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lexuesi i irrituar

                                Or ti mik ! Dashurinè pèr Albinin shko e shprehe atje ku punon ai .Shqipèria e ka votuar vet kryeministrin e saj , ndaj ti je njè pèrçarès qè ofendon shqiptarèt pèr zgjedhjen e tyre .

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Daja

                                  Lumir seriozisht komenton apo ben shaka ( hajgare ) .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mondi

                                    Eh mor koqevar.Kurvi Albin dhe me fshi bythen nuk ben se ta grric.Ja shikoe si ia kane kthyer menderen amerika dhe europa.Shko vidh ndonje kocke sa e ke se do e gezosh apo jo vetem nji zot e di.Hajt kurve serbi qe ushqehesh me producte nga shkjau.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Drini

                                      Po fute edhe ne bythe albin mutin. Po boll na cave trapin ketej nga shqiperia se si rruhet njeriu per albin mutin.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. V
                                      Vlonjati

                                      Ramush Plehshidenti, Memli Droga, Lumir isa Mutafa, Edver Kristaci dhe Fashisti Vucic jam i sigurt se jane duke marrur Infuzione dhe medikamente te Forta per qetsim. Une jam ai i cili ketu kam shkruar se Grenell Pederushka nuk ka me qene pjes e Administrates Tramp. Posht tradhtaret. Rrnoft Albin Kurti.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        E mori motra provimin?

                                        Me siguri Trump te pyet ty per cdo vendim qe mer

                                        Përgjigjjuni
                                      2. K
                                        Kico Spiri,sigurisht i verteti

                                        Ju jashteqitjet rilindjote e meritoni te gjithe qe t'ju them: A me hani CARIN si lopa barin? A me hani RROTEN si lepri karroten? A ma rrutulloni TOCIN si Ymeri pocin??

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Milo

                                          Rilindja ka 10 vjet qe ju pshurr ne goje prandaj lehni ktu.Dhe nja 10 vjet te tjera e keni te garantuar kshuqe vazhdo bej vjersha dhe lexojua baxhellave qe ke ne shpi duke fillu me jot eme.Vetem nje baxhelle shpelle pjell nje bastard qenefi si ty.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. S
                                          Stardust

                                          Mero ,andej nga ke ardhur ti mund te keni luajtur me top leckash,ne ktej nga Tirana kishim topa llastiku. Nejse por nuk ka rendesi si ishte topi,rendesi ka qe jemi rritur duke luajtur me njeri tjetrin ,jo duke u urryer. Pikerisht per kte arsye duhen ndaluar rrjetet sociale qe pasurohen me gjakun e te miturve. Mundesisht tu japim sa me shume topa dhe sa me shume fusha per te luajtur femijeve ku te rriten bashke duke luajtur e duke dashur njeri tjetrin. I kemi zaptuar te gjitha fushat e lojes me pallate e parkime,,ju kemi dhene nganje celular ne dore ,pertojme te rrisim femijet qe i sjellim vete ne jete dhe pastaj e gjejme fajin te e kaluara qe gabimisht e quajme komunizem .Hapi i pare do te ishte mbyllja e tik tokut,hapi tjeter edukimi i prinderve dhe i arsimtareve, rivendosja e praktikes ne shkolla dhe rikthimi i sherbimit te detyruar ushtarak do ishin shume pozitive. Dikur ne moshen 20 vjecare beheshim burra, sot 30 vjcaret sillen si adoleshente qe nuk kane asnje aftesi per te qene prinder.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Indinjata

                                            Keto jane probleme shoqerore e si te tilla patjeter qe qeveria duhet te vere dore.Ka shume menyra ,ku se pari te gjitha shkollt duhet te mbulohen me sherbim policor jashte teritorit te shkollave deri ne perfundimin e mesimit e marrjen e femijes nga prinderit. Se dyti :Duhet qe Ministria e Aresimit te nxjerre nje vendim ku telefonat celulare te ndalohen pergjate proçesit mesimor. Se treti:Kur prinderi eshte i paisur me arme zjarri apo arme te ftohta padyshim qe edhe femija do afrohet tek ato e perdorimi i tyre. Ndaj z.Baze e ka kapur shume mire por nuk e ka thene troç qe:E kemi pranuar si sitem e te gjitha vendet ne kete sistem kete rezultat kane ,baze e te cilit eshte fitimi dhe çedukimi shoqeror. Edhe Edi Rama bene sikur eshte i shqetesuar sepse ka 18 vite qe i thote popullit "hengshi kokat",ai po u bene rruge bandave te organizuara qe te largohen nga vendi i ngjarrjes sa me shpejt dhe ne drejtim te paditur.Kjo eshte Shqiperia sot e cila qe ne 1990 beri nje mut te madh dhe sot eshte e detyruar ose ti rrije mbi te ose ta haje pa u ndjere.Ky eshte metropolizmi qe deshiruam e ndertuam .Te gjithe e kemi ose thiken ose plumbin pas shpine pavaresisht se nuk duam ta shikojme ose pranojme.Kjo eshte Shqiperia qe ndertuam,nje shoqeri te pa arsimuar,sepse arsim nuk ka,nje shoqeri pa vlera sepse akademiket shesin geshtenja,nje shoqeri pa edukim,nje shoqeri qe gjysma bene kafe dhe gjysma pi kafete.Mjerr kujt i bie radha .Vrasja e ketij adoleshenti sot duhet minimlisht qe sensibilizonte tere shoqerine e emancipuar shqipetare jo duke na nxjerre disa dallkauker neper ekranet e tv si ajo e Euronews ku pinjollet qe Berisha i beri avoketer nga plepat jepnin receta qe faji eshte i Edi Rames,kur dihet qe kryekrimi shqipetar qe sot minimalisht duhej ti ishte harruar emri fale nje shoqerie me bythe perpjete qe shkon çdo nate e falen poshte katit te tete duke e bekuar Saliu me shurren e tij duke i premtuar se e ardhmja do te jete me e mire. Nje fjale e urtet popullore dikur ka pas thanun:Çfare ke mbjellun do korresh.E ne po korrim at qe kemi mbellun. O hej ,o hej ,o hej.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Loni

                                              Ne jemi popull që nuk besojmë në zot. Vallë përse i kemi ngritur gjithë ato objekte kulti, kur këmba jonë nuk shkel kurrë brënda tyre? Po ka institucion më të mirë ku predikohet dashuria dhe respekti për njëri tjetri, ku mësohet se si t'i dalësh përpara të ligës dhe urrejtjes? Ne lindim fëmijë dhe i edukojmë për të qënë Vojo Kushi, Avni Rustemi, Vasil Laçi, Ilir Metaj, Sali Berisha, Edi Rama dhe kurrë nuk na shkon ndër mënd të edukojmë pasardhës si Nënë Tereza, drita e përvojtësisë, shërbimit dhe dashurisë. Ne kemi për simbole vrasës për të marrë e mbajtur me forcë pushtetin, por kurrë dikë që rrezaton mirësi e dashuri, se shenjtorja jonë. Të ngresh një mori institucionesh të kultit dhe të mos kujdesesh që fëmijët e vegjël të shkojnë për të dëgjuar tingujt e paqes dhe të mirësisë për t'u bërë ëngjëj të dobishëm për shoqërinë, këtë vetëm një popull që nuk beson në ZOT si ky yni mund t'a bëjë. Ndaj ne duhet t'a dimë, që po nuk kthyem fytyrën nga Zoti, ne kurrë nuk kemi për të parë ditë të bardhë!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nard Noka

                                                Italia ka Vatikanin , Papèn , kishat mè tè bukura nè botè . Sipas teje ajo duhet ti kishte zgjidhur kèto probleme ...me kohè , po tè ishte kjo zgjidhja.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. .
                                                  ...

                                                  ... dhe Zoti do të na bëjë të mirë ... amin, amin, amin... por ky zoti tënd, që ka Nën Tetezën, harron se ka pasur më parë Shën Gjergjin kalorës, që i veshur me parimore, me heshtë mbërtheu dragoin... po Muhameti...; ja pra që edhe Zoti ka pasur trima të shpatës..

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. G
                                                  Gogo

                                                  Paske pjerdh o Mero, te qenka prish ndonje pazar me qeverine. Rama thote do bllokojme TikTok dhe Snapchat, ti thua prinderit rrijne ne Facebook dhe Instagram...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Paqja fillon me nje buzeqeshje ,. MT.

                                                    Zoti Mero , teksti I shkrimit flet realitetin qe shoqeria perjeton sot , problemi eshte me te vertete femijet jane imitues ,shikojne te rriturrit qe jane dhunshem si ne filma rrjete sociale kudo vetem fjale dhune degjohet ne familje ,ne rruge , parlament ,ne bare e kafe. Por si do rregullohet kjo ne te ardhmen ? Duhet shume pune me ligje te forta me disipline e harmoni ne familje e shoqeri .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Linza

                                                      Te mbyllet Tik-tok si fillim. Pastaj te tjerat. Perhapin, dhune, disinformim, kotesira dhe budallalleqe pa fund. Keto rrjete sociale po i kthejne femijet ne zombi.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Jimi

                                                        Nuk e kuptoj perse gjithe kjo zhurme !? Te gjithe jemi te ndergjegjshem qe kjo ngjarje ishte teper e dhimbeshme per familjen e viktimes, por edhe per gjithe shoqerine. Sigurisht shqetesimi per kete dhe per te tjera ngjarje si keto eshte plotesisht i motivuar. Pavaresisht ideve e nismave, nga individe, organizata, politikane, apo shtetare, per te bere zap kete fenomen kriminal tek adoleshentet, me duket se te gjitha jane nje furtune ne gote ! Ne kete raste nuk duhen gjykuar adoleshentet, por vete shoqeria, ose me sakte vete sistemi. Me kote nuk thone, Femija eshte pasqyra e prindit, ose cfare do te mbjellesh do te korresh. Zakonisht femijet kur jane ne fazen e kerkimit dhe formimit te personalitetit, ne me te shumten e rasteve i referohen prinderve. Po tek ne cilit prindi ti referohesh ? Ish presidentit apo kryeministrit Sali Berisha, i cili per interesa te familjes se vete politike e biologjike, sakrifikoi nje komb te tere, duke arritur deri edhe tek krimi i vrasjes, madje duke propaganduar ate si nje veprim legjitim nga ana e tij,. Te gjithe jemi deshmitare te deklarates se tij ne televizion, ku ai nder te tjera deklaroi duke ju referuar veprimtarise politike te partise opozitare te asaj kohe dhe personalisht liderit te saj, se nese do te rrezikohoj froni i tij sulltanor nga protestat paqesore, lideri i opozites ishte nen shenjester te kate snajperave dhe i pesti ishte ai vete. Apo ishit tjeter Ilir Meta, i cili nuk ngelet prapa ortakut te vete Sali Berishes. Ky jo vetem me ze e figure eshte kapur ne flagrance per vjedhje marramendese, por ashtu "heshturazi" ka kryer edhe ky jo pake eleminime fizike te bashkpuntoreve tij. Shikoni parlamentin ! Ligjvensit qe kthehen ne zjarrvenes, po ka ironi me te madhe ? Madje ketu nuk ka munguar edhe dhuna e qenies se brishte , femres !? Shikoni televizionet se nga cilet personazhe manaxhohen e drejtohen ! Qe te gjithe jane prone e krimit te organizuar. Ato drejtohen nga bandite e prostituta, te cilet me "perkushtim" nga mengjezi e deri ne darke predikojne "ndershmeri. edukate, moral te larte, perkushtim ndaj qytetareve". Prandaj edhe them qe te gjitha keto "nisma" per eleminur kete plage shoqerore jane nje verre ne uje. Ne kerkojme te luftojme pasojen, por jo shkakun ! Le ta pranojme kete sistem ashtu sic eshte dhe le t'mos bejme sikur nuk e dime se cfare mbart mbi vete ky sistem kapitalist. Ngjarje te krimit te vrasjes nga adoleshentet neper shkolla ka edhe ne Amerike, keshtu qe perse na duket cudi qe ndodhe edhe tek ne ?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tërfoni

                                                          Thotë Baze: "Në ekranet tona, të rriturit që duhet të jenë model për fëmijët, shahen e kërcënohen me njëri-tjetrin në Parlament, djegin karrige dhe hedhin bojë në fytyrën e kolegëve. Dhe ne presim që fëmijët të mos konfliktohen për problemet e moshës së tyre?" Po vazhdoj unë: Vërtetë mund të arrihet në përfundimin se shfaqjet në parlament ndikojnë për keq tek fëmijët tanë? Gjepura! Nuk ka fëmijë që ndjek punimet e parlamentit, ata s'mund të qëndrojnë qoftë dhe një minutë përballë asaj që zhvillohet atje, është plotësisht jashtë botës së tyre. Ah, po! Nëse bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 40 deri në 80 vjeç, atëherë ka kuptim të bëhet fajtor Parlamenti. Tek qëndrimi i këtyre fëmijve të përjetshëm dhe simboleve që ata kanë zgjedhur për model, që kanë kurajon dhe lindin fëmijë të tjerë, kur nuk dinë të lidhin as oshkurin e pantallonave, tek këta duhet parë e keqja. Po kjo është një temë e gjërë për t'u trajtuar. Tek ne nuk ka qoftë edhe një organ ku mund të trajtoheshin tema kaq të rendësishme të problemeve shoqërore.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Marseli

                                                            Ju Mero that nje te vertet qe eshte thembra e Akilit te ketij sistemi:" ligji themelor I ketij sistemi eshte fitimi,pra paraja".Pasoja qe I vine ketij trualli vijne si shkak i sistemit ekonomiko shoqeror te vendosur.Nje sistem rrumpalle ku ligjin e ben krimi,lirija e pa kufizuar e njeriut,paraja qe vret e thith gjakun e njeriut per fitim,deri atje sa njeriu per njerin eshte ujke qe vetem te shqyej.Sigurisht krime ne cdo rent ekonomiko shiweror ka dhe do ket sa te ekzystoi shoqeria.Luftrat per interesa fitimi jan Baza e ketij sistemi per te pasuruar borgjezet dhe vrare te varferit shumicen popullore.Ligjin e ben borgjezi per interesat e tij dhe nuk pyet per shumicen.Ja pra kush e vret adoleshentin.Adoleshenti eshte ne radhe te pare pasqyra e prindit,shoqeris dhe sistemit.Degjenerimi moral,politik,ligjor dhe ekonomik jane pjelle e ketij sustemi.Komantanti tyre eshte miliarderi qe te vret,te shtyp dhe si shushunja thith gjakun e te varferit.

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. T
                                                            Tjegulla

                                                            Per ata qe jane te mendimit se duhet te ndalohet tik toku, eshte shume i thjeshte shpjegimi… Merua t’ua ndaloje komentin tek gazeta TemA dhe aty do kuptoni se cfare idotesie mbeshtesni. Aty do kuptoni se si do ndiheni, se perse u rrefuzohet komunikimi si dhe do kuptoni se cfare eshte idiotizmi i censures. Mire do ishte Z. Mero qe ta beje nje herë në muaj ketë hje qe disa mendjeletë te ndjejne se cfare eshte ne realitet mungesa e demokracise se shprehjes. Madje ta beje me logon “ komentuesit filan iu ndalua komenti i tij”. Per ata qe kane tru, te mos harrojme se i gjirhe bumi turistik qe po perjetojme eshte 100% per shkak te tik tokut. Pra, platformat nqs perdoren sakte, NUK JANE ASPAK TE DEMSHME. Persa i perker thelbit te editorialit, do shtoja se adoleshenca “ rregullohet” veret e vetem nga shoqeria jone. Nqs ne do kishim nje shoqeri qe kerkon parqe per te luajtur femijet , ata nuk do ishin ne tik tok. Nqs do kishim shkolla ku deryrat do ishin me deryrim pas mesimit, ata nuk do ishin ne tik tok. Nqs ne do i nxisnim femijer re shkonim eskursione ne fundjave ku te mbillin peme dhe te pastronin lumenje e kodra, ata nuk do ishin ne tik tok. Erj etj etj. Me pak fjale, menyra sesi ti paraprijme aktet e adolesheces qe me te vertete jane te “pakontrollueshme” pavershisht tendeces se mire qe mund te kemi, zgjidhja qendron rek ajo qe perfaqesojme si shoqeri. Dhe si shoqeri, jemi berrnut!!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. Xhaxhi

                                                              Sa eshte buxheti per kulturen o Mero? Xhaxhi (ate qe ti nuk e pranon dot) beri shtet sepse linte popullin me buk e vaj e sheqer e ne rradhe vajguri por jo pa art, kulture e sport.. Por jo vetem kaq por nuk te linte te ndryshoje germen e gjuhes shqipe dhe atyre qe ju rritej mendja dhe i fusinin doren grave poshte fundit, ofendonin "katundarin" apo "malokun" , apo me keq kapercenin ylberin i dergonte ne fshat te edukoheshin me kazem e lopate. Sot ka metoda te tjera qe jane edhe me mizore qe bota e qyteteruar e praktikon gjeresisht si pershembull gjoba, censura edhe tek pezullimi nga puna. Njerezit kane nevoj per vlera dhe pa vlera nuk ka atdhe dhe as dashuri per njeriun. Ne nuk kemi nevoj per shembuj te huaj Amerikane apo Evropiane por te shohim te kaluaren tone ti marrim gjerat pozitive. Nuk behet shtet me Facebook si keto 12 vjet qe ka arritur kulmin e idiotizmit ku cdo dite eshte fushate ne komunikim me publikun dhe histeriket ca me lot e ca pa lot nuk shkulen nga ekranet. Kulmi i histerize eshte Rama qe do konsultime per te mbyll tik-tok e Snapchat a thua se aty eshte problemi e jo tek autoritetet qe nuk zbatojne ligjin. Detyrimi per te mbrojt femijet ne media sociale nuk eshte i prinderve por i vet mediave sociale si Facebook, WhatsApp, Instagram, Tik Tok e te tjera qe lejojne ne faqet e tyre materiale qe promovojne dhunen, pornografine dhe vetvrasjet. Detyrim kane edhe mediat televizive dhe cdo njeri qe flet e shkruan ne publik. Ne vende qe Rama te dal e te tregoj se cfare ka bere per te ulur gjuhen e urretjes dhe mbrotjen e femijve flet per kamera e per tik tok... Nje populizem dhe nje budallek. Nese kjo qenka bota e lire rrofsh o Mero por njerezit u ngopen me lirine.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Mos akuzone buxhetin e as shtetin por veten

                                                                Pse buxheti e ka fajin per mungesen e sjelljeve te pacivilizuara ! . Rrugaceria ne studio kazane e Bushatit , Lubonjes Shkullakut , Fevziutvjene nga mungesa e buxhetit ! . Mos rrespektim i vizave te bardha nga qytetaret vjen nga mungesa e buxhetit !. Dhe per te ngushelluar nuk eshte shkolla responsable per sjelljet e pahijeshme te femijeve por familja , shoqeria , média ai parlament rrugaçesh ku nje gruan tentohet te vritét me dru , ku digjet shkaterohet , ku fjala hajdut , kriminel nuk ka limite dhe jo i meduesit . Mesuesi nuk eshte per te edukuar femijen por per ti mesuar matière histoire gjeografi mathématiques Mesuesi nuk eshte per ti mesuar manière si haet ne table si mbahet thika pirruni ato mesojen ne familje. Mos baltosni mesuesin , nuk eshte roli mesuesit te edukoje femijen e tjetrit . Filloni nga vetja ,kaloni te média , shkoni te politika , rrugaçeria e Berrishes nuk ka limite , kush i perdori ata adolescentes ne proteste per thyeje djegje shkaterim mesuesi ? .shikoni te shoqeria ku i forti rrespektohet te vulgariteti ne komunikim te edukat e perditeshme ku fjalet ( te lutem , me fal , flm , ku flitet me Ti dhe jo me Ju , ku ne restaurant haet me dore si kafshe .

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. "
                                                                "..."

                                                                O Mero, kjo shoqërija jonë, me gjithë këto të meta, si mund të rregullohet kështu, në mënyrë idealiste. "Zgjidhja nuk është një recetë e vetme, por një proces i gjatë që kërkon një arsim të shëndoshë, shkolla të disiplinuara dhe cilësore, si dhe familje të përgjegjshme." Që të kesh këto, është mirë. Por edhe atë here kur s'i kishim këto, njerëzit kishin respekt për njëri tjetrin (nuk flas për periudhën e socializmit, se e di që e ke alergji), kishin ndjenjën e kolektiviteitit. Shoqëria Mero, shoqëria, opinioni publik, duhet të luftojë të jetë anti-individualiste (dihet, se po qe kështu, bije sistemi, Mero), gjë që nuk reflektohet në shoqërinë tonë, njëlloj si në shoqërinë pasunare, ku nuk hanë bukë me sheqer, si ju, në socializmin real tonin, por hanë sufllaqe, pica, mish të skuqur e si ta duash, o ho ho, ku qef o qef që bën dervishi, në atë shoqërinë tënde të pasur. Që njerëzit pasurohen pa punuar, dhe këtu tek ne, janë bërë milionerë e miliaederë pa punuar. Teknologjia ka ecur, siç e thua dhe vetë, askush nuk ka nostalgji për të kaluarën e popullit tonë me të mirat dhe të këqijat e tij, dhe nuk do të kishye asgjë të keqe, që në programe të ndryshme të hyej me një kod të caktuar për të rinjtë (kod i kontrolluar nga familja psh.) Pse kini frikë nga kufizimet që dëmtojnë moralin dhe shoqërinë. Jo nostalgjia ndaj sistemit të kaluar (hajde ta bëjmë sa më mirë për njerëzit), por sistemi ekonomiko-shoqëror ekzistues është burimi i këtyre fenomeneve të shëmtuara, që ekzistojnë sot në botë me të tilla të ngjashme me të. Se kështu e duan shoqërinë, kriminale të përçarë, të zhveshura nga ndjenjat njerëzore dhe me njerëz hipokritë e të shitur, që i bëjnë lajka këtij sistemi si më të mirin, që s'është i tillë, dhe i frikësojnë njerëzit me slloganin e kthimit në nostalgjinë e socializmit barktharë, kur ju, hanit bukë me sheqer (mirë që kishte dhe sheqer, se mund të thuhej vetëm bukë ose fare pa bukë; tremilion e gjysmë shqiptarë, nga vendi më i pasur në botë, para vendosjes së regjimit komunist, me vendosjen e tij, u bë vendi më i varfër në botë dhe njerëzit jetonin pa bukë (sot, pas tridhjet e ca vjet, shqiptarët nuk do të hanin bukë e sheqer, por sufllaqe si dhe sot, o njeri). E jo, duhet proklamuar jo kthimi në nostalgjinë e kaluar, jeta ecën përpara, kushtet ekonomiko-shoqërore janë krejt të ndryshme, mos u ngatërro me kategoritë historike, nuk duhet të ngatërrosh as të tjerët, me apo pa qëllim, për emrin që ke, por për një sistem ekonomiko-shoqëror më të përparuar, që përkon me kohën që jetojmë. Baza ekonomike ka ecur jashtëzakonisht mjaft përpara, sidomos me zbulimet e reja në të gjitha fushat e jetës edhe polarizimi i kapitalit, po e po; superstruktura, dmth rendi ekonomiko-shoqëror, o Mero, ajo duhet ndryshuar se ka mbetur pas, së bashku me fenomenet e të gjitha llojeve të krimit, përfshi dhe atë ndaj personit, që është bashkëshoqëruese e sistemit që kemi vendosur (apo na kanë detyruar si neokoloni) së bashku të jetojmë. Asnjë ndalim nuk i bën dot deman asaj që është hedhur në treg për këtë qëllim; dhe nëse e ndalon këtë, një Tik-tok tjetër do të hedhë në rrjet sistemi që jetojmë. Ndoshta, nëse e ndalojmë, do të na dalin disa e do të na detyrojnë ta lejojmë, duke na akuzuar si antidemokratik dhe persekutorë të lirisë të individit; edhe për këtë ka marrë masat kapitali; çështja nuk është aq e thjeshtë sa duket; është politike, o Mero. Nuk zgjidhet brenda këtij sistemi.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  Patronazhisti socialist

                                                                  Kjo histeria ndaj mediave sociale eshte njesoj sic benin ne vitet 80 e 90 kur thonin po verbohen te rinjte nga ekrani po behen per syze. Rama e ben si ata pleqte pensioniste ne kohen e rinise se vet qe dilnin nga liqeni. Nese te rinjte sot duan te qihen e qahen online e jo nga liqeni i Tiranes nuk i ndalojm dot me urdher qeveritare. Nuk kemi ca ju bejme o komandat, jetojme ne kohe tjeter. Ti je aty te besh shtet se ke 12 vjet ne pushtet dhe shyqyr qe kemi keta te tredhurit e PDs qe do na lene 50 vjet ne pushtet. Apo harrove qe vet i pari i fryve mediat sociale deri sa bere edhe ERTV dhe sot ke podcast..? Zgjidhja nuk eshte te pyetesh popullin se ta themi ne cdo dite ca mendon populli por te vendosesh ne pune e te mbajne pergjegjsi qe nga vet vrasesi, familja e tij, polici i zones, drejtori i shkolles, sherbimi social apo edhe sherbimi shendetsore. Te mbajne pergjegjsi edhe mediat qe nxisin urretje e dhune perfshi ato sociale qe jane gjobvenes dhe pastrojne para krimi. Pergjegjsi personale te keqen lali njesoj si ata qe jane ne burg nga SPAK. Bej keto ti se sa per ti mbyll e di dhe vet qe nuk behet se nuk zgjidh gje.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Arku

                                                                    ShBA vendi me i sigurtë në botë? You’ve got to be kidding me. Amerika është vendi më i pa sigurtë në botë. Vetem se kemi ndjekur shembullin e perëndimit ne drejtimin e edukimit te femijeve jemi në kete gjendje që jemi. Keto femije jane femijet e prinderve të rritur pas 90tës, pra të prinderve të pa arsimuar, për prinder që mendojne se paraja te ben të mençur dhe kur nuk ke ke tru, prinder që shkojne e zihen me mesuesit edhe kur femija i tyre është komplet gabim, prinder që nuk dine se çfare është disiplina , prinder që rrine në rrjete sociale gjithe diten , prinder që tradhëtojnë, luajnë bixhoz, etj, pra me nje fjalë prinder me emer por që nuk dinë të prindëronjë. Të vetmit që kane vazhduar ti edukojne femijet siç duhet jane ata shqiptare që jetojne jashte kufijve të Shqipërisë.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. b
                                                                      bjeri drejt se ke lehtesira

                                                                      Mero si gjitjhmone kur merr penen per te shkruar dicka pa Sali brenda nuk thote dot asgje! Ceshtja eshte kjo : Sot Ligji eshte dobesuar aq sa Burgu nuk tremb me askend - nje pjese atje ne Burg kane kushte me te mira jetese se neper shtepi, kurase pjesa tjeter ka ne ndihme "ulje 1/3 e denimit per gjykim te shkurtuar" pastaj "arsye shendetesore" pastaj "sjellje e mire" e dalin me disa vite burg. Pastaj shohim kronika si "...Viktima ka qene i denuar per vrasje..." se Ligji e fal por Hasmi s'te fal. Vetem denimet me 25 vite e lart pa te drejte apelimi per Vrasje te shkalles se Pare do mund ta frenojne kete vale krimi. Ndryshe, nga Rama i pari tek Mero i fundit i bien Legenit kot sa per te lare duar e goje e per tu gjet Kola ne pune.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. D
                                                                        Denimi me vdekje eshte shpetimi nga Krimi

                                                                        Te gjithe e dijne mire (edhe Mero0 se Krimi eshte bere Trim per nje arsye te vetme - nuk ka Denim te tij me Vdekje! Kjo ''nuk duhet thene se nuk e lejon BE" dhe te gjithe bejne sikur kerkojne zgjidhje tjeterkund kot se koti kur e vetmja zgjidhje eshte : Pushkatim per Vreses te Shkalles Pare! Nje prove 6 mujore a 1 viti te behet me ri-vendosjen e Denimit me Vdekje e te shohim sa krime do kete ne ate periudhe - ZERO! Krimi eshte burracak qe i trembet e sprapset vetem me Denim me Vdekje. Pa ate denim, Krimi merr krahe e te denuarit jane shqiptaret qe do tu vriten serish femijet si der sot e vrasesit do lirohen pas nje 4-5 vite burgu.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. S
                                                                          Salihi

                                                                          Leni politiken more qelbesira,merreni me edukimin e kafsheve qe kane dale nga kopshtet zoologjike,ne radhe te pare tv e mafies shqiptare menata analistat e pemve,ku jane prinderit qe nuk kontrollojne femijet

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje