PD do zhgënjehet nga Tra(m)pizmi i saj

15 Nëntor 2024, 19:14Editorial Mero Baze

Nëse dëgjon ligjërimin politik të Partisë Demokratike javët e fundit, pas fitores së Trumpit, të krijohet ideja se i vetmi plan për fitoren e PD dhe kthimin e saj në pushtet, është Donald Trump.

Në këtë budallallëk janë përfshirë të gjithë, ata që e besojnë dhe ata që nuk e besojnë, ata që e kanë me të dëgjuar dhe ata që e kanë me të provuar atë që nuk ndodh.

Madja, situata ka shkuar dhe më keq. Tra(m)pizmi i PD-së është kthyer në një garë, njësoj si djegia e karrigeve apo histeria e Vokshit, për të qenë pjesë e listës së PD-së.

Edhe kjo garë ka ngjyrat e saj.

Fjala vjen, Këlliçi është në krye të listës, pasi ai ka harxhuar disa javë në SHBA në fushatë, dhe flet si njeri i brendshëm. Ai, fjala vjen, mund t'u tregojë dhe se çfarë pijesh preferon Marco Rubio, dhe si ai i foli Trumpit për Berishën, apo sa dashnore ka Matt Gaetz, ministri i ri i Drejtësisë, krahasuar me Ulsi Manjan, dhe pse shefi i ri i CIA-s, John Ratcliffe, do ta heqë Vlora Hysenin nga kreu i SHISH dhe do zgjedhë një nga PD.

Pastaj, poshtë, deklaratat marrin ngjyrat dhe formate të ndryshme. Për shembull, Luçiano Boçi e do që Berishës t'i hiqet "non grata" para zgjedhjeve, Flamuri e do që t'i kërkojnë dhe falje, Albana e do që Trumpi të marrë shembull nga Berisha që nuk ka qenë kurvar, e kështu me radhë.

Pra, nuk është problemi që PD është trapizuar, në vend që të trampizohej, por akoma më keq e kanë kthyer këtë në garë për t'i hyrë në zemër Berishës që t’i fusë në listë.

Që një parti politike, kudo në botë, të lakmojë modelin e Trumpit për të fituar, është normale, por aman, për të gjetur dikë si Trumpi, duhet të krijojnë një figurë si Trumpi dhe pastaj të fitojnë.

Në PD janë mbledhur një tufë qejflinjsh të Trumpit dhe mendojnë që po ta kesh qejf Trumpin, fiton dhe ti.

Dhe e gjitha kjo vetëm se duan të duken të dobishëm deri në zgjedhje. Pas zgjedhjeve, pastaj, kur Berisha do vazhdojë të jetë në majë të penxheres, apo brenda penxheres, diku tjetër, dhe "non grata" të forcohet me ndonjë lider tjetër opozitar, përveç këtyre të qeverisë, i gjithë ky trapizëm i PD-së me fitoren e Trumpit, që është e vetmja valë pro-amerikane këto 11 vjet në PD, do të konvertohet përsëri në anti-amerikanizëm edhe më të egër, pasi është zhgënjim i radhës, jo nga Trumpi, por nga ata që flasin në emër të Trumpit në Tiranë.

E thënë ndryshe, zhgënjim nga trapizmi i PD-së, jo nga trampizmi.

33 Komente

  1. V
    Vas Construction

    Mero ke ndonjë koment per IPARD III që shqiptarët u perjashtuan nuk morën asnjë cent??

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ndërtim

      Shumë ide e këndëshme! Bile të shkruaj edhe për strategjinë e Kinës , një port një rrugë. Ndërtim-construction.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AGM

        ‘Albana e de Trump qe te marre shembull Berishen qe nuk eshte kurvar’….i madh Mero sa kam qesh.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Darien Pavli i shastisur nga habia

          Ymer si kryeprokuror fuqiplote I Rilindjes mund te konfirmosh lajmin qe Agaçi, Veliaj dhe EDrama kane marre persiper ne forme autokritike te paguajne nga llogaritë e tyre personale, gjobën 130 mln euro të Bechettit? Nese eshte e vertete kjo tregon pergjeshmerine e larte te liderave Rilindarë. Arritje e madhe ndergjegjesimi. Unike. Bravo Rama bravo Lali Eri bravo Angelo Agaçi. ( sa mire qe e kishit gjendje cash kete shume eurosh -ju lumtë).

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pa vlere

            Mero eshte privat dhe shkruan per cilindo fenomen qe i do qefi Apo qe e inspiron me shume Apo me ate fenomen qe e gjykon me te mprehte per momentin, Apo etj etj.. 'Shqiptarja' gazeta e Bollinos, kap te tjera problematika Kjo eshte normale. 'Syri' i ben fresk Berishesh. Edhe kjo e vetekuptueshme.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Loni

            Të lezetçëm janë këta përkrahësit e Berishës, një zuskë rrugësh siç është PS-ja, kërkojnë të marin me qira organin e qejfit të Trampit për t'i bërë atë të uruar punë.....

            Përgjigjjuni
            1. B
              Byrektore Shqupi

              Po ti o Linke ku bën pjesë, tek pi.... zuskës PS, apo tek organi impotent i Berishës?!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Unë jam i pozicionuar pak më lartë, aty rrotull stomakut, pankreasit, mëlçisë...

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Franci

                  Nga era e qelbur që vjen duket se pozicioni yt o Loni është diku aty nga prapa mes shalëve????.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Franci, meqë mëndja të shkoj direkt tek bytha, mos jeni gjë pjestar i krahut LGBTQ brënda Partisë së Lavdishme Socialiste, grup i cili këto kohët e fundit duket shpirtërisht i dërrmuar nga një mosrespekt vrasës që po manifestohet ndaj jush?

                    Përgjigjjuni
              2. Organin e qejfit te Trapit nuk e marrin as prostitutat per 100 mije dollare sic kane treguar dhe faktet.

                Përgjigjjuni
              3. L
                L.Xh

                E gjithë PD-ja, me në krye Sali Berishën, ndjekin një dinamikë ritmike, nga mëngjesi, deri sa to zërë gjumi, sepse Gëdhihen - Koqe Drekosen - Loqe Darkosen - KarLoqa.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adriatik

                  Per Berishen thone gojet e liga se ka bere gili vili me Aida Shehun.A eshte kjo kurveri.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lena e Gaqos

                    E pa mundur Tiku, sepse Tan Preshi, bëri KARierë me Berishën, duke shkuar 20 ditë në muaj, me shërbim jashtë shtetit….

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Estrade me e bukur na pret mot Mero

                    Mero, jepi se ashtu i duan drute kricat e Saliut. Trump mot para zgjedhjeve do tja beje mu ne koke Saliut, e me kete rast nje goditje ne tru nga marrazi do ti marre atij jo vetem gojen, por edhe mundesine per te kontrolluar te hollin dhe te trashin. E imagjinon sa me e bukur do behet me pas estrada ne katin e tete. Saliu do mundohet te komunikoje me duar e kembe me derdimenet e tij poshte ballkonit, dhe populli do gajaset mjaft me shume se deri tani.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tartufi

                      Mero mjerani ,qe tani po le name me editoriale ,kur kujton 8 vjetet qe lepinte shpellarin e pyllit te geshtenjave te Tropojes i ndizet frimezimi me flake te pa para ,per te shkruar per kete turrme tru- shterpuarish ,qe nuk do te ndrishojne kurre ne kete bote. Jepi Mero ,por tru- shplari , ka lindur te jetoje ne mes te mjerimit deri ne kofine dhe sikur te lexoje 365 dite resht editorialet e tua.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        Po pse gënjen o tartuf?? Ti je një nga mjeranët trushpëlarë që lexon editorialet e Meros dhe ke NDR(I)SHUAR. Tani është radha jonë të lexojmë dhe të NDR(Y)SHOJMË).

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cfurku

                          Çfare fati te jesh I zgjuar: E gjene gjithmone ndonje budallallek per te thene. Tartuf te fala nga Mizantropi.

                          Përgjigjjuni
                        2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                          PD e Berishës po "zbërthen" programin e Trump, në kushtet e Shqipërisë. Diçka e vogël bën diferencën, programi ekonomik, për të cilën ka përvojë, atë të Sudes,do t'i mbledh çdo mbasdite për ti sqaruar. Trampi është zotuar se do vendosë paqe botërore dhe Berisha ka ndërprerë protestat e dhunëshme,flak për flakë me ndryshimin. Të rrojmë dhe të shikojmë!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            "është problemi që PD është trapizuar, në vend që të trampizohej"...hahahahahaha

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Flutura

                              Kush tha se Saliu nuk ka qene k... Kur u kthye nga Suedia filloi ca gili- vili me studentetet... Koleget e tij na e kane treguar.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fatkeqesi Kombetare!

                                Shkrim shume i perpikte Z. Mero por me lejo te "korrigjoj" ne thenien tende se "...në PD janë mbledhur një tufë qejflinjsh të Trumpit..." Ne thelb nuk ka asnje nga keta te PD qe jane dashnor me Trampin, por jane servila te ndyre sa shesin edhe bythen tek Trampi per te fituar. Cudi si u vete mendja se Trampi llogarite keta trapa. Ndoshta e dine mire qe Trampi as bythen se fshin me ta, por ashtu ua do puna per te mbajtu rreth vehtes "llumin shqiptar", qe nuk arsyetojne por e ka mendjen per ndonje "cope" nga Shqiperia e Saliut...

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mero Baze

                                  Interesant si gjithmone, Mero - por, per IPARD dhe Bechett-in qe mbylli pune me parate tona, per nje sjellje kriminale te cunit birbo te Kristaqit, ndonje koment?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Robert Papa zedhendes i Trapit

                                    E thjeshte , Rama ka bléré Trapin e Amerikes ndaje ai nuk i hoqi non graten non grates... Saga vazhdon , qorrat besojne , jeta vazhdon, familja kriminale Berrisha fitone.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Toma

                                      Mero a thua Bechetti I mori 110 milione euro shtetit shqipetar dmth Rama doli lakuriq se ja hoqen dhe breket. Pse nuk boton asnje gje per kete ziafet.?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Toma bytha

                                        Toma bytha i mori leket makarona ngrenesi apo do ti mari ? . O buf pulash ti je i kenaqur qe shteti jote te humbi nga se ti urren Ramen haaaa njeri i vogel apo sherbetor mercenar i pipinove . Ndaj nuk ka se si Shqiperia te eci me krimbat si ty . Ne gjyqe eshte Shqiperia me Pipinon apo Pipino me Ramen ? me ate tru te vogel qe ti ke te duhen shekuj ta kuptoshe ndarjen individe- shtete .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Toma

                                          Ngele gomar si ne shkolle ashtu edhe ne shoqeri Shejtani vjedh dhe ti e ha.

                                          Përgjigjjuni
                                      2. r
                                        redaktori

                                        Se c'do ndodhi a do kete zhgenjim a jo te PD nga Trump kjo do shihet ne te ardhmen. Aktualisht kjo nuk e fsheh dot merzitjen e zhgenjimin ne oborrin e Rilindjes per humbjen e asaj Kamalas qe Qeshte.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. .
                                          .

                                          Na vdiqet me keto kujat e deshperuara per Trap injorantin, qe mezi gjen vendin e tij ne harte jo Shqiperine.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Trumpeta

                                            Trampi leh si qen neper mitingje, do heq trupat nga Gjermania, do i vendos tarifa Frances, do bej lufte tregtare me Kinen, llap si grua e keqe kunder lidereve te Anglise, Frances, Kines, dhe ata as qe i kthejne pergjigje. Politikanet shqiptare qe Trapi as nuk i permend kurre se nuk e di ku i bie Ballkani, kane nje muaj qe flasin sikur jane objektivi i prozhektoreve te Trapit. Po rrini o njerez rehat merruni me hallet e Shqiperise, lereni Trap idiotin se nuk i ka syte tek nje cope Shqiperi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. 1
                                              123456789

                                              Shqiptare te gjithe luftoni te zhdukni BERISHIZMIN kete flame te keqe qe nuk po le shqiptaret te marrin fryme lirishte ne vendin e tyre qe ja u ka dhuruare Zoti,lufte frontale dhe pa asnje kompromis atehere do te vije frmemarrja e lire dhe e kendshme.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Amerikani

                                                Interesante eshte : te gjithe ju qe shkarkoni kaq shume emocione ( negative ) dhe qe I lodhni kaq shume fjalet nga perseritja e pafund per kalbesiren Berisha , ku doni te dilni , cfare doni te thoni ? Ngado qe ta rrotullosh , vetem nje pergjigjen shfaqet : Ju e doni ate (S. B) si fasade -opozite , sepse vetem keshtu dhe vetem ai , si gjysma e PP -se , I garanton idhulit tuaj , E. Rames , ( gjysma tjeter e PP-se ) jetegjatesi ne pushtet . Vazhdoni , Po degjoeni dhe tik-takun e numerimit mbrapsh ....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dajti

                                                  Nje kujtese per Meron per mos ja prishur lezetin me kete fallin e filxhanit - ne kabinetin e ri te Trump eshte edhe ai Senatori qe i kerkonte shpjegime disa here ish-Sekretar Blinkes per shpalljen "non grata" te Saliut ...

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje