PD po përpiqet ta përkthejë fitoren e Trump-it si fund të drejtësisë së re nga SHBA

12 Nëntor 2024, 19:38Editorial Mero Baze

Luçiano Boçi, është ai që ka artikuluar në mënyrë më të sinqertë atë që shpreson gjithë PD-ja për fitoren e Trump-it. Ai e shikon fitoren e tij si një shpresë që drejtësia e re në Shqipëri të marrë fund dhe të anulohen të gjitha proceset gjyqësore ndaj Berishës dhe familjes së tij, duke përfshirë edhe heqjen e “non grata”-s. Nuk është se ka ndonjë informacion për këtë, por ka si argument se edhe ndaj Trump-it kishte qindra procese gjyqësore në SHBA dhe ato po i mbyllin pasi ai fitoi.

Me pak fjalë, në mendjen e PD-së është që Reforma në Drejtësi në Shqipëri, mbështetësja kryesore e të cilës është SHBA dhe BE, tani do të marrë fund me fitoren e Trump-it.

Sinqeritetit të Boçit i parapriu Sali Berisha dy ditë më parë, me një sulm të paprecedentë ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK, për të cilin nuk kurseu fyerje personale, poshtëruese për këdo, për t'i treguar se tani kohët po ndryshojnë.

Deklaratat e tij kërcënuese ndaj kryeprokurorit të SPAK bëhen në një kohë kur ai dhe një pjesë e madhe e opozitës pro tij, po e përjetojnë fitoren e Trump-it në SHBA si një fat të ngjashëm me Berishën.

Madje SPAK po trajtohet në opinionin publik prej opozitës si një “i deklasuar” që ka lidhje me armiqtë e përmbysur në SHBA nga pushteti popullor i Trump-it.

Kjo gjuhë banale dhe e neveritshme e opozitës ngre disa rreziqe për shpresat e opozitës, më shumë se sa për SPAK-un dhe drejtësinë e re.

Rreziku i parë është që rrit shumë vigjilencën e SHBA dhe BE ndaj sulmeve kundër SPAK-ut dhe mosprekjes së tyre as ligjërisht dhe as politikisht, duke krijuar një shans të ri zhgënjimi për opozitën, pas disa javësh kur ndonjë zyrtar i lartë i SHBA-së të deklarojë se një nga prioritetet e politikës së SHBA-së në Shqipëri do të jetë mbështetja e SPAK-ut.

Kjo do të jetë kova e parë e ujit të ftohtë për duartrokitjet e papremtuara nga askush për Berishën dhe opozitën pro tij. Për më tepër që u duket dhe vetja fitues si Trumpi, ndërkohë që janë shumë herë më keq se Kamala me vota.

Rreziku i dytë i madh është që vetë SPAK-u, në mënyrë proaktive, të fuqizojë veprimtarinë ndaj Berishës dhe të ketë të drejtën që i jep ligji të shikojë rolin e tij në prishjen e provave në këtë proces, duke kërcënuar prokurorët nga penxherja, duke kërcënuar me fëmijët dëshmitë para SPAK-ut dhe duke kërcënuar gjithashtu dhe me dëshmitarë të tjerë që i thërrasin në shtëpi.

E vërteta është se Berisha, me aktivitetin e përditshëm politik nga penxherja dhe sjelljen si shantazhues i drejtësisë, ka tejkaluar çdo normë ligjore për masën e sigurisë së tij – arrest me burg në shtëpi. Dhe tani po përpiqet ta përdorë këtë shkelje ligji si prioritet kundër drejtësisë.

Dhe së fundmi, kjo retorika e fundit të drejtësisë së re me ardhjen e Trump-it është një fyerje e madhe dhe për vetë presidentin e zgjedhur të SHBA-së, të cilin e trajtojnë, sikur ta kenë kryetar të seksionit të PD-së në Kodër Kamëz, dhe i japin direktiva nga maja e penxheres së Berishës.

Duke krijuar një pritshmëri fiktive për hallet e tyre, berishistët nga ana tjetër po përgatisin pa dashje një përgjigje kundër pritshmërive të tyre koordinuar mes SHBA dhe BE për reformën në drejtësi, duke ia afruar fundin shpresave të tyre, me duart e tyre. Si gjithmonë.

15 Komente

  1. F
    Fatmir

    Shume sakte ne cdo qe shpreheni ne kete artikull. Berisha vete e di pavaresisht cfare thote thjesht kerkon te perfitoj kohe sic e ka bere deri me tani per te mashtruar dhe manipuluar pjesen e vet te elektoratit qe verberisht e ndjek. Ai ka bere shume deme ne kete vend . Zoti paste meshire per mekatet e tij!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Prandaj Rama dhe Berisha, i bën johanë shumë fotorës së Trampit, sepse shpresonë që të shkatrronë Rreformën e re në sistemin e drejtesise, kjo ështe e gjitha se po ndodhë sotë..

      Përgjigjjuni
    2. N
      Non grata

      Trapi e nxori non grata dhe komunisti Berrisha e di shume mire qe do vdesi si i minutes i demokracise, por per te genjyere Qorrat duhet nxjere nje genjeshter e filloje me tribunalin ne Paris me tribunalin ne Londrer me Sorros me mc Donald's me Ramen tani me fitoren e Trapit do shtyje disa muaj deri sa te vijne zgjedhjet kur te kete humbur zgjedhjet do filloje tjeter ritualin u vodhen zgjedhjet , masaker elektorale, nuk njohim zgjedhjet, bandat , uvshiten u blene........

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Ke bër dhjetra gabime në pak rreshta që ke shkruar.

        Përgjigjjuni
      2. L
        L.Xh

        Qënit kur i vjen ngordhja, vete e “dhjet” në derë të “xhamisë” apo “kishës”. Kështu edhe Saliu i Lirisë, Gitës e Zenit, duke ngrënë mut kundër drejtësisë, SPAK-ut dhe prokurorëve të tijë, siç duket, do ti dalë para, ndonjë arrestimi shpejt të pritshëm që do ti ndodhë. Ndofta edhe ka të drejtë Sali Berisha, mbasi tensioni nervor nga hetimi i stërzgjatur, ka bërë që të humbë toruan e llogjikën, sepse ka mundesi që të jetë përkëdhelur më shumë se sa duhet nga SPAK-u, gjë e cila, e ka trimëruar duke ngritur stekën e sharjeve, ofendimeve e kërcënimeve ndaj prokurorëve dhe prokurorisë së posaçme.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Si perhere i sakte, i ftohte, llogjik, parasites i kthjellet.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Mos zbatimi I ligjit dhe terheqja zvarre prej vitesh e shume processeve, do I jepte "te drejten" vampirit non grata te krijoje te tilla situata te peshtira. Natyrisht Spak ka pergjegjesi jo te vogla per mosveprim.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Me Boç e pa Boç, me Sali e mavri, këta të tërē, përveç se janë programues të fshehtë e zbatues të hapur tē antishqiptarizmit, nga halli që i ka zënē për hetimin e gjykimin e bëmave të tyre tregohen edhe të trashë. Të krahasosh Berishēn me Trampin është njëlloj sikur të thuash që Trampi ka vrarë si Berisha në '97 -tën e gjithē kohës kur ka mundur; që Trampi ka bërë një Gërdec në Amerikë, që Trampi ka vepruar në Amerikë si Berisha në Shqipëri, qē urdhëroi të përdorej lëndë helmuese e tē bombardohej populli që kundërshtonte qëndrimin e tij në pushtet e të tjera e të tjera.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kutuzovi

                Eshte pa pranueshme. Sali Berisha,qe,nuk ka gje ne dore,asnje lloj fuqije,flet,gerthet, akuzon,ofendon dhe kercenon organin me te madh ne shqiperi SPAK-un nga dritarja e banjos.Pra nuk ka frike. Kurse SPAK eshte organi me i fuqishem,qe te areston,te heton e te denon,ka forcen e ligjit qe te bene gjemen,te nxin jeten dhe i ferkon koken Saliut dhe horrave te tij,i mban arrest ne shtepi,nuk e fut dot ne burg,nuk ja areston djalin,te bijen qe kane nje mal me krime, Atehere,pse te kete frike SPAK-u? SPAK-u mbeshtetet nga i gjthe populli shqipetar,nga nderkombetret,Nga SHBA-ja dhe duhet te veproi pafrike.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  valixhja

                  KUTUZOV :E paske kujtesen e shkurter,sepse harron qe ajo qe vuri Sali Protopapen ne krye te vendit duke i dhene dore te lire ne djegje,shkaterime,vjedhje dhe vrasje ,ajo tash e ka izoluar jo per ndeshkim por per ta mbrojtur nga ndonje rast i papreçedent si ai i bulevardit ku u godit me grushte.SPAK-u me izoimin e ka ne mbrojtje sepse me thoni kush tjeter qe eshte ne arrst shtepie dhe ka te djrejte te flase,te beje propagade,te drejtoje kaçaket e tij deri ne dhunim institucionesh siç ishte rasti i tupshem i thyerrjeve dhe djegjeve te karrikeve te stalles se parlamentit ku jane strehuar kafshe me imunitet.Ndaj mos i hani shaakate e Duçes.Sali Berisha eshte "monument agjenturash" dhe rruhet nga fabrika qe e ka prodhuar. Atij nuk ka ç'fare ti beje jo vetem SPAKU por as TAKU.Borxhet,krimet dhe shkaterimin e ketij vendi do ti paguaj "fshatari Meta". Sali Berisha ka pervehtesuar,vrare djegur ,vjedhur e per rrjedhoje sot minimalisht emri duhet ti ishte harruar si personazhi politikan me i felliqur i ketij vendi e jo me te jete protagonist i dites ,ku kazani mediatik e fillon diten me gazrat e Saliut dhe e mbyll me diarete e dites se tij. Ai ka nje vije te kuqe dhe nuk e shkel kurr pasi do perfundoje si Osama Bin Ladeni. Mua pat deklaruar Saliu "kur isha me studime ne France mu afruan dy amerikane per te me bere bashkepunetor te tyre ,por une nuk pranova!!!!!!". Ate qe i ka bere Shqiperise Sali Berisha nuk arriti tia bente as Italia fashiste e as Gjermania naziste. Ndaj ai tall menderen me ne ç'do nate,ku nga dritarja e katit te tete i duket vehtja si kryeminister nga dritaret e kryeministrise ku urdheronte per vrasje,tanime te koduara per komandantin e gardes se tij Flamur Noken

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Drenioti

                  Sali kërma edhe vet nuk i beson ato që dhjet na goja e tij e ndyr.paske qën më kurv nga kurvat or maskara.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Turi

                    Salih Berisha eshe rrot kari dhe do perfundoje ne burg

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Treni

                      Herë mbas here duhet me thënë bravo. Bravo!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        DARDANIA

                        Ramush Plehshidenti, Memli Droga, Lumir isa Mutafa, Edver Kristaci dhe Fashisti Vucic jam i sigurt se jane duke marrur Infuzione dhe medikamente te Forta per qetsim. Une jam ai i cili ketu kam shkruar se Grenell Pederushka nuk ka me qene pjes e Administrates Tramp. Posht tradhtaret. Rrnoft Albin Kurti.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pesimisti

                          Ti Dardania je aq idjot sa nuk kupton se edhe nderimi i emrit qe Kurti i Beri Kosoves ne Dardani eshte pjese e percarjes kombetare dhe lehtesim i punes se Vuciqit per aneksimin e "Dardanise", sepse adardanet nuk jane shqiptare por dardane, pra nje poppull pa gjuhe dhe pa gen shqiptar. Ata thjeshte jane serb qe jetojne ne ato zona ku kane qene dardanet. Pra nuk kane as histori shqiptare...

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje