Trumpi mund të zhgënjejë opozitarët, Kamala mund të zhgënjejë qeverinë

4 Nëntor 2024, 18:32Editorial Mero Baze

Zgjedhjet në SHBA janë në orët e tyre të fundit dhe gjithë bota pret fituesin. Bota është ndarë kryesisht jo rreth Kamalës dhe Trumpit, por rreth vazhdimësisë së establishmentit tipik amerikan dhe rreth rrezikut të relativizimit të tij.

Fitorja e dytë e Trumpit rikthen debatin nëse Amerika do të bëhet më e madhe apo më pak e rëndësishme për botën.

Ata që janë kundër tij, mendojnë se ai do t’i humbasë SHBA-së rolin që ka në botë si garante e lirisë dhe demokracisë, duke u orientuar drejt negociatave dypalëshe dhe pazareve që devijojnë nga parimet amerikane dhe standardet e lirisë dhe demokracisë.

Ata që besojnë te Trumpi, shpresojnë pikërisht të shpëtojnë nga bezdia e këtyre parimeve, të kenë lirinë të bëjnë më shumë biznes dhe që konfliktet në botë të shmangen duke hequr pengesën e parimeve dhe duke u bazuar para së gjithash te pazaret mes palëve.

Ky është shpjegimi i thjeshtë për botën. Në Shqipëri ky shpjegim është i përmbysur dhe qesharak.

Opozita e do Trumpin për shkak se lidershipi i opozitës është thuajse i sanksionuar nga SHBA për shkak të familjes Berisha dhe aleatëve të tij, të cilët po ashtu janë të terrorizuar nga Reforma në Drejtësi që mban vulën dhe mbikëqyrjen e SHBA-së. Shpresa është se modeli i Presidentit Trump do t’i zhbëjë këto rregulla dhe do të heqë sanksionet për korrupsion dhe minim të demokracisë për Sali Berishën.

Nga ana tjetër, lidershipi i Edi Ramës është shumë i identifikuar me establishmentin aktual të SHBA-së dhe gabimisht opozita ja atribuon këtë gjë mbështetjes së Fondacionit Soros.

Ana komike e këtyre zgjedhjeve do të jetë se nëse fiton Trumpi, lidershipi i Edi Ramës mund të jetë më i qetë nën pushtetin e tij për të njëjtat arsye që ëndërrojnë opozitarët. Nëse ata vërtet mendojnë se Trump do të zhbëjë Reformën në Drejtësi dhe do të heqë qafe SPAK-un nga politika shqiptare, nuk di çfarë e pengon më Edi Ramën të marrë dhe mandatin e pestë në Shqipëri pas të katërtit.

Nëse fiton Kamala, natyrisht qeveria i ka raportet korrekte me SHBA-në, por sistemi punon kundër saj në një periudhë më afatgjatë, pasi do t’i duhet të ndeshet me problemet afatgjata të pushtetit të stërgjatur, nga një drejtësi që mbrohet nga SHBA.

Sidoqoftë, opozitarëve u duhet të gëzojnë të vetët deri në maj, ndërsa qeveria i ka gati të dy skenarët për çdo fitues, por e vërteta është se qeverinë nuk e zhgënjen asgjë nga këto zgjedhje. Opozitarët mund t’i zhgënjejë Trumpi. Si herën e shkuar.

 

10 Komente

  1. L
    L.Xh

    Duam Priftin. Kur erdhi Prifti dhe ja u dhjeu. Kërkuan përseri Hoxhën, se mirë e kishim. Kjr erdhi përseri Hoxha, duke i shtuar edhe ca nga inati i parë, u hyri me dajak nga huri i gardhit. U ngritën salushllarët dhe likllarët duke bërtitur “allah o zot, çna bëre”, keq me Hoxhën, keq me Priftin. Të dy po na zhdëpin me dru e hu pas qafe e pas kurrizi, sa i shkreti kurriz, është bërë më i butë se barku. Kështu edhe mutsihanet e opozitës tonë, nuk dijnë se ç’thonë. Njëri hurit, tjetri kërcurit. Njëri gozjdës, tjetri patkoit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka një llojë ndikimi

      Për hajdutet otokrat, siç janë Edi Rama dhe Sali Berisha, fitorja e Trampit, në sytë e puplikut këta të dy hajdut ordiner, do ti bënt më të (pranushëm?) sepse do thonë ja që edhe vend më i fortë i botë dhe demokratik deri më sot, ka njerzë, si puna e jonë otokrat sepse Trampi nukë ështe hajdut i takpagusve Amerikan siç janë Rama, Berisha dhe Meta me taksa tonë. Por Trampi do të jët otokrat nëse fitone për aqë sa ta lejonë Kongresi dhe Senati, nukë ështe si në Shqiprie si do të vej puna. Fitorja e Trampit nukë ështe një lajmë i mirë për të gjitha demokracite në mbarë botën... Por për Edi Ramën, Sali Berisha dhe ilir Metën, nukë besoj që do kët ndonjë zvidhim konkret dhe të shpejtë të paktën sepse me Shqiprinë merrën njerze shumë larg Presidenti, kushë do çoftë President. Kushë do që të jët President, Rama do thotë per Amerikanët që janë Ndocë Rroku, Berisha dhe Meta do thonë se do e çlirone Shqiprine nga imperializmi Amerikan.

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Hahaha shume e sakte. I genjen mendja te shkretet se mendojne qe TRUMP do i liroje nga burgu. Mbajeni mend se si do behen keta neser ne darke apo pasneser ne mengjes kur te shohin fitoren e TRUMP.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alo! Atij patronazhistit i qifsha gruan

          Te fala Benetit shoqja Endri F

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zgjohuni, e binduni…

          Një gjë duhet të dini ju dhe ata politiqenër, korrupsioni ndëshkohet deri në brez të tretë nga politika amerikane si brenda e jasht saj. Korrupsioni ka qënë e do të mbetet sikurse ekstremizmi fole e djallit me fytyre njeriu qe s’don t’ja dijë as për popull dhe as për atdhe. Populli e atdheu për ta mbeten vetëm lekët e pisët dhe pushtetet pa kufi dhe me c’do forme e cmim. E si të tilla s’gjejnë vend në Amerikë e BE.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pal Lekaj

            Trampi ja qift nonen Rames. Edhe Rama ja qift nonen Trampit. Kurse une jau qifsha te dyve grate. Rrnoft Kosova Repuplike.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I juaji Edi Rama

              Mero e marrte dreqi ka thene nje gjysme te vertete (per sa i perket asaj Kamales dhembejashte) Do na zhgenjeje fort fitorja e saj se do na shkoje per dhjam qeni ai Sazani qe ja kemi bo peshqesh atij Kushner dhenderrit te Trump si mase paraprake ...

              Përgjigjjuni
              1. .
                ..i penduari

                Fitorja e trampit do të jetë një dhuratë e madhe për shqiptarët, sidomos për kosovën!. Nën udhëheqjen e trampit ka për të marrë fund diskutimi për ndarjen e kosovës dhe me siguri do ketë një marrveshje përfundimtare mes serbisë dhe kosovës falë edhe shoqërisë së trampit me putinin!. Me fitoren e trampit me siguri do rishikohet edhe 'nongrata' e dhëna nga sorrosi për liderin e opozitës sali berisha dhe rikthimi i tij në pushtet do të risjell lirinë dhe demokracinë e shumëpritur!. Më e rëndësishmja është se e ashtuquajtura reformë në drejtësi (ramaforma) do shkrihet e bashkë me të edhe Skapi i partisë, dumdumai dhe gjithë falangat kamuniste!.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rruga e Elbasanit

                  Trump nese fiton e shko si President ne White House, te pakten ne Shqiperi mund te dergoje nje Ambasador ...qe i mungon asaj Ambasade ne Tirane qe prej ikjes se Yuri Kim afro 3 vite!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trump Boledashi

                    Rripjellës sumëkuq dhe pabythsa! Motrat dhe gratë ku ti keni!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje