Standardet e Perëndimit dhe standardet e “pendimit” të opozitarëve 

31 Tetor 2024, 19:50Editorial Mero Baze

Pati sot një skenë para Kuvendit, që tregon gjithë kaosin e kauzës së opozitës. Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, u përballë me deputetët e opozitës në shkallët e Kuvendit jashtë tij, ndërkohë që ata po përpiqeshin të bllokonin hyrjen. I hapën rrugën ambasadorit që kishte nën sqetull Progres-raportin për Shqipërinë, që do ta dorëzonte në Kuvend.

Gjithë beteja e opozitës jashtë sallës Kuvendit dhe në gjashtë rrethrrotullimet e Shqipërisë, bëhet kundër SPAK që ka arrestuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, kurse në gjithë Progres-raportin e BE për Shqipërinë, i vetmi që lavdërohet pa kushte është SPAKU, mes të tjerash edhe pse ka arrestuar Berishën e Metën, por pa i përmendur me emra. Thjesht ka lavdëruar çdo veprim të tij.

Tani nëse do të kishim një opozitë të qartë dhe të bindur kundër SPAK, jo vetëm që nuk duhet t’i kishte hapur rrugën ambasadorit Gonzato, por duhet të bëhej gardh para tij dhe t’i kërkonte llogari për SPAK, të cilin e quajnë vegël politike, pasi raporti i BE është raporti më certifikues i standardarteve të demokracisë në Shqipëri.

Opozita e ka humbur betejën pikërisht tek ai raport dhe jo në gjashtë rrethrrotullimet ku djeg goma.

Opozita nuk ka mundur t’i mbushë dot mendjen Bashkimit Evropian për atë që proteston në Shqipëri. Madje e kundërta. Ka arritur që Bashkimit Evropian t’i mbushet mendja që SPAK është arritja më e madhe.

Kjo përpjekja për të bërë sikur SPAK është i Edi Ramës dhe BE e SHBA janë të painformuar për të, është jo vetëm qesharake, por e pabesueshme dhe për vet ata, të cilët i hapën rrugë përfaqësuesit të Bashkimit Evropian si avokat më i madh i SPAK, dhe bëjnë sikur ua ka fajin Edi Rama, qeveria e të cilit është në një hall më të madh se sa ata me SPAK.

Kjo e bën qesharake dhe gjithë mosbindjen civile të opozitës.  

Meqë betejën e tyre kryesore e kanë të lidhur me veprimtarinë e SPAK, ata e kanë humbur atë betejë në Bruskel dhe Uashington, para se ta humbasin në Tiranë. Shpresa se mund ta fitojnë këtë betejë tek kthesa e Kamzës dhe rrethrrotullimi i Rrogozhinës, i bën ata të ngjashëm më Haxhi Qamilin, por jo njësoj me të, pasi ai së paku ishte i qartë që nuk i donte këta të “Avropit”.

Kurse këta tanët dhe e kanë luftën me institucionin më të mbështetur të Perëndimit në Shqipëri, që eshtë SPAK, dhe bëjnë sikur luftojnë për standardet e Perëndimit në Shqipëri. Ato standarde kanë çuar në burg disa deputetë, ish- ministra dhe dy ish- kryeministra e presidentë. 

E kuptoj që gjithçka e bëjnë për një vend në listë, meqë e ka në dorë Berisha, dhe i servilosen atij. Por tani ose me standardet e Perëndimit që prangosin Berishën, ose me standardet e “pendimit” që u siguron emrin në listë prej Berishës. 

13 Komente

  1. L
    L.Xh

    Opozita e Sali Shiqere Birishës, nga NJË ANË hiqen si tradicionalë e të ndershëm, nga ANA TJETËR, bythqirë modernë si Gaz(ije) Bardhi, ashtu siç “i do europa” .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeka buzeqesh haaa

      Shikoni Gjek bejtexhiun si i buzeqesh ambasadorit . Njerez me dy fytyre nje fytyre per talibanet e nje fytyre per europen.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DinPak

        Mire e ke shkruar, Mero, si dakonisht, edhe kete editorial, me perjashtim te titullit, te cilin, po te isha une, do ta quaja: Standartet e Perenfimit dhe Perenfimi i Opozites.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berat Buzhala

          Fazli Haxhiu krye-sekretar i UDB e OZNA në Prishtinë; i biri Baton Haxhiu, spiun i MUP e BIA serbe dhe këshilltar i Thaçit e Ramës. Baton Fazli Haxhiu, shtetas i Kosovës, i lindur më 24 shkurt 1965 në fshatin Paklek të Drenicës, është rekrutuar që në moshën 20-vjeçare, më 18 qershor 1985 nga Drejtoria e Rekrutimeve në Ministrinë e Brendshme të Serbisë (DMUP). Rekomandimin për angazhimin e Batonit, shërbimeve sekrete Serbe ia kishte bërë babai Fazli Haxhiu, rezident i mirënjohur aktiv i këtij shërbimi në Kosovë, i cili kundrejt financimeve serbe, kishte krijuar një rrjet prej 320 informatorësh në zonën e tij Drenicë e deri në Prishtinë. Në gjyqin e Hagës, Miloshevici i tha: - “Ti Baton ke qenë dhe je bashkëpunëtor i shërbimeve tona sekrete”; fakt që dëshmon, se gjersa rolin e tij e dinte Milosheviçi, do të thotë se Batoni ka qenë në elitën e spiunazhit serb në Kosovë. Por dhe babai i tij, Fazli Haxhiu, ka qenë spiun me vlerë për 3 shërbimet sekrete serbe, dhe i shfaqur publikisht, kur banorët e fshatit Paklek, të Drenasit e krejt zonës së Drenicës, i përzunë familjarisht me damkën si shërbëtorë të Serbisë e armiq të shqiptarëve. Shërbimet e familjes “Haxhiu”, janë ushtruar nga stërgjyshi i Baton Haxhiut, i cili ka qenë mik i ngushtë i Krajlekvinës Serbe. Më pas nga gjyshi tij që ishte mik i Aleksandër Rankoviçit në atë kohë Ministër i Brendshëm i Serbisë, i njohur si “Përbindëshi Leka”. Misioni familjar si spiunë, vazhdoi nga Fazli Haxhiu, babai i Baton Haxhiut, i cili ka qenë paralelisht spiun e shef spiunësh për shërbimet sekrete të Serbisë në Kosovë: UDB-ës; i Kundërzbulimit Sekret të Ushtrisë Jugosllave “KUSJ”; i Shërbimit Informativ Serb “BIA” dhe i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore të Ushtrisë Serbe “OZNA”, që faktikisht ishte organizatë terroriste e përndjekjes, torturave, vrasjeve e zhdukjes së shqiptarëve që kërkonin sovranitet. Në arkivën e organizatës “OZNA”, një ndër kontributet e mëdha të Fazli Haxhiut në drejtimin e xhelatit Aleksandër Rankoviç; është informacioni që i dha shërbimeve sekrete serbe, për shqiptarët e armatosur që do ngriheshin kundër pushtetit serb në vitet 1955-1956. Falë spiunimeve të Fazli Haxhiut e rrjetit të tij, atëherë kur u burgosën dhe u masakruan 410 shqiptarë, mbi të cilët ushtroi tortura dhe babai i Baton Haxhiut. Si karrierë të lartë për shërbimet e kryera, Fazli Haxhiu ka pasur tre detyra: Drejtues i rekrutimeve në organizatës terroriste shtetërore serbe “OZNA”, shef spiunësh serbë në Kosovë dhe Krye-sekretar i UDB-ës e Ministrisë së Brendshme në Prishtinë. Ndërsa si shpërblim, përveç parave, Fazli Haxhiut i dhuruan kompleks banese luksoze në Prishtinë dhe mbrojtje policore për të e familjen, pasi e përzunë nga fshati Paklek e Drenica. Prej 39 vitesh, që nga mosha 20-vjeçare, aktivitetin familjar në shërbim të agjencive sekrete serbe në Kosovë, po e vazhdon Baton Haxhiu; fillimisht si spiun i zakonshëm deri në vitin 1997 kur u desantua në mediat dhe politikën shqiptare të Kosovës, nëpërmjet Zoran Stijoviç, Drejtor i Rekrutimeve dhe Operacioneve të UDB në Kosovë e shefit të madh Jovica Stanishiq. Madje, një nga detyrat kryesore të Baton Haxhiut gjatë luftës, ishte depërtimi dhe mbledhja e informatave brenda komandës së UÇK; dhe ia arriti qëllimit, duke u bërë gjoja zëdhënës mediatik i Hashim Thaçit e drejtuesve të tjerë, ku merrte informacione dhe natën i raportonte direkt te  shefi i UDB në Kosovën, Jovica Stanishiq. Aq shërbime të vlefshme bëri Batoni për UDB-ën, sa Jovica Stanishiq e bëri anëtar të Komitetit të Posaçëm Serb “Patkoi” me objektiv projektin “Kosova tokë e djegur”. Pas luftës në Kosovë, Baton Haxhiu u bë këshilltar i Hashim Thaçit kur ishte kryeministër e President, ndërsa në janar 2014, u bë këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet Kosovë-Serbi, ku si kontribut i njihet propaganda për ndarjen e veriut të Kosovës dhe promovimi  e mbrojtja e interesave serbe në Kosovë e Shqipëri.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Po çdo more koqevari al-bin kontrapedalit qe komenton ketu?

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajdari

              Ti qift robt Albin Kastriot Kurti.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hajdar i vetfundosjes serbe

                Hajdar ne i themi kar..it o koqevar

                Përgjigjjuni
            2. K
              Ke harruar Kurtovitç e Vetfundosjes

              Bâton Haxhiu keshilltar i Rames haaaaa sa kam qeshur do te thote qe je nul .....te thoshe i Berrishes i Metes do te besoin . I Berrishes pasi punone te kazani Berrishes dhe Mike i kazanxhiut spiunit Fevziu. I Metes pas bleu vilen 80 mije euro te Méta . Bâton eshte bythe lepires i lepihet te gjitheve , te thoshe keshilltar i Rames ate çfare e ke shkruar te bien poshte. Ndersa per biografin e Bâton Haxhiu nuk te kundershtoje se nuk e njohim as Bâton e as krahinen e kosoves per krahinen vé kosoves kam degjuar per tre qytete . Nga komenti dukesh qe je taliban i vetfundosjes serbe , Batoni nuk ka as peshe e as rendesi per Shqiperine edhe nese vertete ka qene udbash pasi ne udbash in Berrisha e kemi pasur ne krye te vendit .

              Përgjigjjuni
            3. H
              Hafija

              Nje pyetje kam une: perse ish drejtori i bankers Leonidha Cobo nuk i kthen 200 000 euro qe ka perfituar nga Frida Krifca?

              Përgjigjjuni
              1. P
                Paulsad

                Po sikur listat ti bëj ARGITA SALI SHIQERE BIRISHA ?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bedri Islami

                  Mero krejt padashur pranon nje realitet - Kuvendi i kuvenduar nga Spiropalizimi qe mba Gardiste te dera qe mos lejojne deputete te opozites te futen ne salle! Por natyrisht qe Mero kete e ben duke perdorur si gjithmone syze derrrase e duke ju dukur si "deputete te opozites qe mbajne te bllokuar hyrjen ne parlament...per kolege te tyre opozitare "(!)

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bed riu

                    O bedri o islamiste paske pjerdhur

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Made in non grata

                    Berrisha nuk e ka gruan serbe po shkije... Ky palle thote nuk lejova ndarjen e kosoves haaa ky eshte mithoman kush je ti o i marre mendesh kush te llogarit ty njeri per te gjalle.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje