Opozita duhet të gjej udhëheqës të tjerë, jo popull tjetër 

29 Tetor 2024, 19:08Editorial Mero Baze

Një qytetar është përballur sot me Fredi Belerin në bulevard dhe ka reaguar duke e quajtur vrasës. Ka pas dhe disa reagime të tjera tek dera e Kuvendit, ndërkohë që ai po përpiqej të hynte tek një derë e gabuar e mbyllur.

Natyrisht nuk është e këndshme të përballesh me fyerje në mes të rrugës ndërkohë që je në një mision zyrtar, por kjo është e pashmangshme kur je bërë epiqendër e një konflikti një vjeçar mes drejtësisë, shtetit shqiptar dhe shtetit grek.

Në të njëjtën ditë, opozita nxori rreth 200 vetë, të shpërndarë në 6 rreth rrethrrotullime të Shqipërisë, për të bllokuar qarkullimin, duke vendosur si postbllok veturat luksoze të deputetëve, një gjest i sforcuar që ngjason me ato protestat e fermerëve kur nuk u shitet qumështi. Dhe normalisht hasën në nervozizmin e qytetarëve të bllokuar dhe fyerjet e tyre.

Dëgjova Gazment Bardhin që tha se gjesti ndaj Belerit turpëron Shqipërinë. Pra kur sulmohet një aleat i opozitës, nga një qytetar, faji është i popullit dhe turpi i Shqipërisë, kurse kur sulmohen qytetarët nga opozita nderi është i opozitës dhe turpi është i popullit.

Në fakt Shqipërinë e kanë turpëruar ata politikanë shqiptarë që kanë shpallur Belerin përfaqësues të tyre. Do të mjaftonte akuza nga vetë autoritetet greke për vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë më 1994, dhe vet investimi i Sali Berishës kundër asaj ngjarje kur ishte në pushtet, që PD të bëhej partia më qesharake në historinë e Shqipërisë, e cila një herë i ka shpallur luftë Greqisë për shkak të Belerit, dhe një herë i ka shpallur luftë Shqipërisë bashkë me Greqinë, po për shkak të Belerit.

Por dhe sikur të mos ishte ky begraund, Shqipëria nuk turpërohet pse një qytetar i lirë fyen apo qëllon me vezë një politikan kontrovers. Kur një qytetar përballet me një politikan, dhe reagon qoftë dhe në mënyrë ekstreme ndaj tij, ka një farë legjitimiteti, pasi politikani përfaqëson interesin publik dhe qytetari ka të drejtë ta tajkalojë mungesën e etikës ndaj tij, pasi nuk është duke reaguar ndaj një qytetari të zakonshëm.

Kurse ky reagimi i dhunshëm i opozitës sonë ndaj qytatarëve, duke ju bllokuar rrugët nga urrejtja që ata nuk i bashkohen opozitës, është e kundërta. Është dhunë e politikës mbi qytetarët.

Opozita në fakt nuk është duke kryer mosbindje civile, por luftë civile me qytetarët që nuk e mbështesin atë.

Dhe kjo turpëruan opozitën. Nuk them që turpëron Shqipërinë, se nuk e ka njeri mendjen tek ata përtej mbikalimit të Kamzës, por është një gjest i dëshpëruar kundër popullit.

Opozitës i shkon të udhëheqë popullin kundër politikës, por jo të organizojë deputetë kundër popullit, pasi minimum bëhet qesharake.

Kjo që po bën opozita jonë, e cila ka vendosur të hakmerret ndaj popullit, ngaqë nuk ka çfarë i bën qeverisë, është ajo  që në fakt turpëron çdo opozitë në botë.

Opozitën shqiptare nuk e ka shkatërruar as qeveria dhe as drejtësia, por këta deputetë dhe partikanë që ja dorëzuan atë si “hajmali” Sali Berishës, për ta mbrojtur nga ligji. 

Për vite të tëra të njëjtit njerëz mbështetën bojkotin e Kuvendit, bojkotin e  zgjedhjeve, dhe tani vënien në rresht pas dy politikanëve të korruptuar që kanë punë me drejtësinë, dhe i ankohen popullit shqiptar përse nuk i do. Populli natyrisht nuk do Berishën, Metën apo Belerin, por nuk do të thotë që nuk do opozitën. E do opozitën, ndoshta dhe më shumë se vet ata që bllokojnë rrugën.

Por në këto raste opozita e ka më të thjeshtë të ndërrojë politikanët e saj hajdutë dhe delikuentë, se sa të lodhet kot të ndërrojë popullin. Duhet të gjejë udhëheqës të tjerë, jo popull tjetër.

33 Komente

  1. S
    Shkembi

    Bukur, por I ke rene shume rrotull o Mero. Shkurt: kjo eshte opozite fashiste qe populli me te drejte e neverit. Te shkoje Terrtani ne Levan e ti kerkoje fshatarit hallexhi qe te liroje Sali halene, kjo eshte qe te shkulesh leshte e... bythes.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .lugu gjat

      Drejt ngordhjes përfundimisht kjo parti e zezë që i bëri gjëmën vëndit . U shoftë kjo farë e ndyrë

      Përgjigjjuni
      1. G
        Groshe Mjaftim Hajdarmataj

        E drejtë Mero, duhet të dërrojmë popullin. Të vëmë gopin e Shiqeres, gopin e Fiqiretes, gopin e Lirisë e Argitës, gopin e Moniçkës dhe Erisa Xhixhos (zëvëndës gruaja e Likes së Monës)… Vetëm me këtë kusht, nderrohet ky popull.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fredi Shehu

          E imagjinoni te perdhosesh simbolin français dhe te hyshe ne institutionet françaises haaaa jo député PO edhe perendia mbi tôke ne France nuk do ndodhte kurre . Nje njeri qe eshte denuar per perdhosje te simbolit kombetar nuk ka te drejte ti shkeli ato institutione. Shqiptaret jane popull primitive pa morale . Nuk kam asgje me te qenit Grêke bile ne nje emision kendoje nje grêke me nje shqiptare . te vinte nje i zgjedhur tjeter grêke por JO ky Idiot qe nuk eshte as shqiptar e as grêke

          Përgjigjjuni
          1. G
            Ganimete Musliu

            Poështe fashizëmi ramistë. Liri perë liderinë e komëbitë shqipëtarë Ilirë Mëta.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koqevare sot koqevare mot koqevar gjithe jeten

              Meso shqip koqevar

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drenioti

                Mëso njëherë alfabetin e bukur shqip pastaj komento.hë xhanë .

                Përgjigjjuni
              2. P
                Pas zgjedhjeve mot Foltorja shkrihet

                Populli te kupton e te mbeshtet Mero, por per ata te klanit te foltores ka vetem nje zot (jo me Z) qe eshte zombi 'walking dead' ne katin e tete, dhe kjo eshte bekim oer Shqiperine qe Zoti e ka lene opoziten antiperendimore te numerohet me gishtat e dores. Ky klan ka me shume pjestare te vetequajtur analiste se sa gropin e deputeteve. Populli pas klanit eshte 0.0000001% e popullsise, ora rreth 200 trullane si ata te Kurtit ne Prishtine.

                Përgjigjjuni
                1. Analist

                  Turpi jone ne paskemi qene shume shune prapa cfare padkemi mbeshtetur kriminelet dhe hajdutet me tr nedhenj po turp ne te kini po si mo shkoni pas flamut mushke noka pas blushit ata vdiqne per sale kriminelin hjdutin nongraten pas hajdutit me te madh ne kete vend like floriri.sa keq kushdo do paguaje nuk shpeton dot.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Babale

                    Muli ashtu sic edhe deklaroi dje, sot e uli ne gjunje qeverine. Bravo Muti, me fale Muli, ja bere tete me dy Edit. Ja keshtu i do partia njerezit, te penes e te pushkes !

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Petro Dhimitri.

                      I nderuar Mero Baze, kjo nuk është opozitë. Ky është grupimi ekstremist i Sali Berishës me pasuesit e verbër të tij. Ata janë një përzierje e ideologjisë komuniste me bajraktarizmin. Duan të rikthehen në pushtet jo përmes votës që nuk ua jep populli, po përmes dhunës. Kjo është arsyeja që sa më parë të përballet me trupin gjykues si Berisha, Meta, Noka (po qe se ka vjedhur) me shokë të tjerë hajdutë, qofshin ata edhe të krahut të majtë, aq më shpejt ka për t'u qetësuar situata e nuk kemi për të patur më bllokim rrugësh dhe djegie me molotov apo tymuese të tjera. I takon drejtësisë për të thënë sa më parë fjalën e saj. Bllokimet e sotme treguan se aq sa urrejnë partinë në pushtet, ndoshta më shumë urrejnë edhe popullin e ndershëm që nuk i pason. Nuk po e kuptoj pse po duron aq shumë SHBA dhe Europa për ta trajtuar këtë grup të rrezikshëm si të gjitha grupimet e tjera terroriste ekstremiste?! Të lumtë për qëndrimin që mban! Petro Dhimitri, Toronto, Kanada.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Populli

                        Shumë sakt Mero ! Kjo mender opozitë ka mbaruar . Sali berisha e Ilir meta janë hadutet e pelivanët më pë poshtër të popullit tonë .

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I ZEMERUARI ME MASKARENJTE

                          Fare bukur, Petro!

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Ymer Abazi

                            Bazja po udhezon opoziten se ke duhet tye zgjedhe per udheheqes? Pikerisht ky Bazja qe nga diten e pare qe ka marre penen te shkruaje e deri kur ti fiket qiriri ka bere e do beje vetem ate per te cilen eshte programuar - Editoriale vetem ne nje sens, ate te mallkimit te tere opozitave pa dallim feje krahine ideje nga thelle prehri i pushteteve me rradhe!

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              VINI GISHTIN KOKES

                              O idjoti Ymer Abazi . Ne se ke pese pare tru , mos iu versul gazetarit , por perdore trurin tend (ne se ke) per te kundervene me argumenta per problemet qe shtron gazeta , se nuk ke aq mend sa te te teprojne e tu japish ca gazetareve !

                              Përgjigjjuni
                            2. N
                              Nje i Moshuar

                              Z. Mero qe nga titulli i shkrimit kuptohet PERMBAJTJA. Bravo me nje gure ke vrare shume ZOGJ kur analizon edhe kriminelin Bejleri e quajtur eurdeputet qe i kundervihet nje qytetar me te drejte ? Nuk kam cte komentoj me shume se sa ju per rastin ne fjale , te gjtha ato argumente qe ke ngritur qendrojne .Fatekeqesi per kete popull me te tille njeres ? Me te drejte ja ke vene titullin shkrimit :Opozita duhet te gjej udheheqes te tjere dhe jo te ndroj POPULLIN ???Je PATRIOT i madh .

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mos e besoni po deshet

                                Meraku konstant i Meros nuk eshte opozita por rritja qe prishin protestat e saj te begtise dhe mireqenies qe ka arritur ky pushtet absolut Rama qe vetem Korrupsionin nuk po e kontrollon dot e qe po shembet se ngreni Molle e Dardha pas kurrizit te fort-ndershmerise Kryeministrit me shoqet ministresha nga pas.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  PO , PO

                                  A e lexove artikullin mor pallosh se cfar thuhet ketu ? Qenke dakord ti qe Muli mushka te shkele me kembe te drejten e qytetareve per te levizur neper rruget e vendit ? ! Ku e gjen kete te drejte shpellari hasjan te rrembeje te drejtat e qytetareve te tjere , bile duke ushtruar dhune ? Ai e ben me dashakeqesi kete veprim , me qellim qe te ndeshen me popullaten , te krijojne konflikt e ngjarje , qe pastaj t`ia veshin fajin , mazhorances .

                                  Përgjigjjuni
                                2. H
                                  Hajduti Edvin

                                  Në fakt si në çdo analizë edhe në këtë rast, gjithçka e shkruar është e merituar, por në veçanti kjo " lufta e opozitës me popullin që nuk i mbështet delokuentët" , për të mbrojtur belerët, berishët apo metët, është mjaftë e sakt!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. b
                                    bjeri drejt se ke lehtesira

                                    Sa rrotull i bie or Mero, bjeri drejt e nxirre Macokun qe ke ne bark e thuaj : Opozita duhet te pranoje per udheheqes ato qe do tu emeroje Edi Rama me VKM, kaq!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Amerikani

                                      Per cilen e ke fjalen qe e konsideron opozite ? Per ate banden e fundrrinave , per ate banden harbute te drejtuar nga perfaaesiesi I ajkes se harbuterise komuniste , Sali Berisha ?! Ne rastin me te mire , e tilla eshte miopi , ne rastin me te keq , kjo eshte ligesi ndaj vendit tend , ndaj shtepise tende . ...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vezhguesi

                                        Bravo Mero!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          der Maloque

                                          te lumte Mero Baze !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            der Maloque

                                            te lumte Mero Baze !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. d
                                              der Maloque

                                              te lumte Mero Baze !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. d
                                                der Maloque

                                                te lumte Mero Baze !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. d
                                                  der Maloque

                                                  te lumte Mero Baze !

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. d
                                                    der Maloque

                                                    te lumte Mero Baze !

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. d
                                                      der Maloque

                                                      te lumte Mero Baze !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. d
                                                        der Maloque

                                                        te lumte Mero Baze !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. d
                                                          der Maloque

                                                          te lumte Mero Baze !

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. d
                                                            der Maloque

                                                            te lumte Mero Baze !

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. C
                                                              Cen durimmadhi

                                                              Po c'ta duam opoziten ketu... ashtu si ndenjem pa opozite per 47 vjet duke pritur te na vinte Socializmi, pse mos rrijme edhe 47 vjet tjera duke pritur sa te Rilinde Rama ?

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje