Si po e reflekton Berisha, vuajtjen për damkosjen e familjes së tij 

27 Tetor 2024, 18:52Editorial Mero Baze

Një nga pengjet e mëdha të Sali Berishës nuk është fundi i tij tragjik  akuzuar për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazh ndaj sistemit të drejtësisë, por fakti që në këtë listë janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe gruaja e tij, vajza e tij, djali i tij, tani dhe dhëndëri i tij. Tani për tani njeriu më i papërfillur në familje mbetet nusja e djalit. 
Dhe kjo reflektohet në betejat e tij kundër Edi Ramës. 

Nuk i shijon shumë të akuzojë vetëm Edi Ramën si të korruptuar, do patjetër dhe vëllain e tij, vajzën e gruas tij dhe natyrisht vetë gruan. 

Fiksimi që ai të ketë një simetri në akuza me kryeministrin në detyrë, e ka bërë atë të targetojë njerëz të familjes Rama për t'i quajtur dhe ata të korruptuar. 

Më i godituri natyrisht mbeti Olsi Rama vëllai i tij. Prej 7 vitesh ai përbaltet mbi një fabule të prodhuar nga opozita e tipit, “pse nuk është hetuar kush ka qenë në një makinë me x targë , në x ditë, në vitin 2016” dhe që në fakt dihet kush ka qenë në atë makinë. Ka qenë një nga ish-njerëzit e rrethit privat të Sali Berishës dikur, dhe mik i ngushtë i djalit të tij. Madje me makinën e tij të blinduar, vetë Berisha ka lëvizur deri më 2005. 
Por meqë nuk është se po gjejnë ndonjë gjë tjetër dhe nuk u ka dalë përpara, i përfshirë në ndonjë aferë të tipit Gërdec, apo zaptime tokash siç dilte djali i tij, vazhdon të njëjtën këngë. 

Po kështu, meqë Berishë si është kapur me prova vajza si mbledhëse e “fee success”-eve të kontratave, ku kjo ishte avokate dhe babi firmë e fundit në shtet, kërkon të gjejë dikë tek fëmijët e Ramës. Meqë djemtë e Ramës nuk merren me biznes, ka gjetur vajzën e gruas së Edi Ramës të sulmojë pse është arktikete dhe siç ndodh me një arkitekt, projektet për leje i miraton qeveria, kur objekti i projektimit është një projekt i madh. Nuk është se ka gjetur ndonjë fakt, por e ka si refren nga ballkoni. 

Së fundmi i është sulur dhe gruas së Edi Ramës, pse ajo është eksperte e nivelit të lartë e PNUD dhe Bankës Botërore. Pozicion që ajo e ka prej vitit 1995, kur president ishte Berisha. Si bashkëautore e Raportit vjetor të PNUD-it në vite, ajo në fakt ka bërë kritika shumë më serioze për qeverinë Rama, se sa bën Berisha, thjesht se e di çfarë shkon keq dhe mirë në ekonomi.

Zhurma e shtypit të Berishës që PNUND dhe Banka Botërore po angazhojnë gruan e Ramës për studime tregu në Shqipëri, përveçse qesharake, është dhe një kontrast i madh me gruan e Sali Berishës-kryeministër, e cila dilte krah të Rezart Taçit dhe shiste 25 mijë euro një bluzë të lojtareve te huaj që kishin luajtur kundër “Gramozit’, dhe pastaj bënte ankande fiktive me piktura ku shqiptoheshin vetëm shifra mbi 100 mijë euro dhe biznesmenët hallexhinj që gëzoheshin se u jepej e drejta për t'i dhënë lek asaj, duke harruar rregullisht pikturat në sallë. Disa prej tyre i gjeni tek ish-zyra private e Berishës. 

Pra me sa duket, do që dhe Linda Rama të shesë piktura si Liria, por dhe këtu ka konflikt interesi se mund të shesë pikturat e burrit. 

Në fakt kush e ka lexuar raportin e këtij viti ku ajo është bashkëautore, ka aq shumë gjëra të rënda për qeverinë, sa opozita e sotme ose nuk i kupton, ose nuk lexon asgjë veç postimeve të Berishës.  

E vetmja gjë ku ka dështuar Linda Rama në studimin e saj, është të argumentojë që Argita është shtresë e mesme siç ka thënë vet publikisht. Aty si dalin llogaritë edhe pse është eksperte e nivelit të lart në atë fushë, dhe e angazhuar dhe nga qeveria e Sali Berishës derisa u bë gruaja e Edi Ramës. 

Kur e mendon që Berisha në fund të jetës së tij fizike dhe politike, përveçse del nga historia si një hajdut ordiner dhe politikani që ka hedhur në erë demokracinë në Shqipëri, del dhe si babai që ka marrë më qafë fëmijët dhe burri që ka marrë më qafë gruan, pasi u krijoi bindjen se janë të paprekshëm dhe mund të bëjnë çfarë të duan se kanë atë. 

Tani atë e kanë , por e kanë si problem, në majë të penxheres dhe vetë nuk e kanë të sigurt as atë fat. Mund ta kenë më të keq. 

14 Komente

  1. L
    L.Xh

    Kur djallit me brirë i vjen ngordhja, këmba i merr zvarrë pas vehtes, gjithë çka pranë dhe rreth e rrotull, duke filluar nga gruaja e fëmijët, dhe më pas, edhe Partinë Demokratike, që vetëm demokratike nuk është, por është partia DESTRUKTIVE private e Sali Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tenori

      Bjeru Mero pa meshire kufomave te politikes shqiptare.Te pershendes.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoti ta shtofte cdo dite ymrin Mero trimi

        Bjeri Mero bjeri gomar Berishes, e terbove krejt ate malinj walking dead (te vdekur qe ecen). Mos ndalo Mero sa ta ngordhesh fare. Mos harro edhe tia shkruash, sic din vetem ti, epitafin per gurin e varit, sepse ai duhet ta shohe ate, e te shkoje ne ferr duke ditur sa i urryer ai do mbetet ne mendjen dhe historine e shqiptareve.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Amerikani

          Mero , ato qe thua per Berishen , Jane , Jo vetem fare pak , por edhe disi te paketuara ne ate butesine eufemike ... Ndonese ke harxhuar dhe harxhon " Tonelata " fjale dhe epitete per Berishen , ti asnje here nuk i afrohesh te vertetes , madje e gjithe begatia e retorikes tende nuk e meton ate ... Amerikanet na I Kane thene thjeshte dhe qarte te verteten , pa asnje ekuivok . Sali Berisha eshte minues I demokracise ..., thote AMERIKA . Pse I shmangemi , pse e anashkalojme kuptimin e fjales MINUES ...?! Ketu eshte e verteta . Dhe kete mission kriminal prej kamikazeje , vetem nje misionar ( ose hero I heshtur sic I quante ...) sadist qe i gjeje te rradhet e komunisteve , mund ta beje kete mizorine 32 vjecare , gati njesoj me kohen e Enverit , ne mos me keq . Kjo eshte e verteta , KY eshte S. Berisha . Te tjeret , bashkepunetoret e tij : Nano , Meta , Rama , edhe ata Kane detyrat dhe rolin e tyre ... Ata , te gjithe , vetem Zoti dhe Amerika do t'u jape vleresimin , Jo Dumani , edhe pse ai/ata mund te jene flori e kaluar floririt . Po te jete per ne , me kete gjuhe dhe kete "Guxim" , mbi zverkun tone do te ngordhin .... A nuk ndodhi kjo me Enverin ?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labi nga Bregu

            Shum, shume e SAKTE!...

            Përgjigjjuni
          2. A
            Amerikani

            Mero , per Ramen Kemi vleresime te ndryshme dhe kjo nuk eshte ndonje hata , sepse keshtu na ndan tifozlleku . Ne komentin Tim , deri Tani te censuruar , qoshen e kish Berisha , ku dic tjeter nuk e Pata thene : Modeli berishist , per nga jetegjatesoa dhe demi nuk Jane larg nga modelit enverist , por Jane dhe te ndryshem . Nese modeli enverist qe ai I njohuri , modeli berishist ka ne thelb hajduterine , vjedhjen dhe plackitjen deri ne krim ... Dhe ne shtratin e ketij modeli jemi perfshire te gjithe , I madh e I Vogel . Kuptohet perjashtim nuk bejne as ata per te cilet bejme tifozlleku .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neri

              Cfar dreqin kerkoni dhe shkruani.Ne makine udheton nje i afer i Sali Berishes thoni,ne makine ka udhetuar dhe Sali Berisha thoni,por cfar kerkoni kur e dini se kush e ka makinen dhe nuk e nxirni me emer, mbiemer dhe emrin e babait apo keni frike dhe nuk jua mban.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kjo eshte ceshtja

                Si po e perjeton ky Pushtet kete dhuraten e fundit qe po i ben shqiptareve - ato 2000 ton Mbetje Toksike te shkarkuara ne Durres? Kjo eshte ceshtja e qe nuk mbulohet dot me "fajin e ka KURUM"!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiperia Etnike

                  Gjithçka e hodhi në qorrsokak dhe humnerë. Paret e shqiptarëve me piramida, ushtrinë, shtetin, drejtësinë, integritetin territorial, Partinë Demokratike, në fund edhe familjen biologjike. Lideri më i paaftë, më injorant, më dështak, më i paqëndrueshëm, më halabak në dialektikë, më i prostitueshëm, më hajdut, më fshatar, më budalla që shqiptarët kanë nxjerrë në histori. Niveli i mizerjes absolute të aftësive vetëqeverisëse të shqiptarëve. Hodhi shtetin në erë, shfarosin ushtrinë, drejtësinë e çoi në mesjetë, bujqësinë në parahistori, vodhi, dogji, shqeu, i pallua si qentë me çdo lloj qeni antishqiptar, u sodomizua dhe kalëruaa nga kulluvarin dhe gryklsia e pjellë e të tij, në fund edhe u rrah si llum në kangjellat e partisë së tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Martin

                    Ambasadori amerikan Donald Lu në dhjetor të vitit 2017 permendi për herë të parë në publik një numër "Ne Shqiperi veprojne 40 familje mafioze, disa prej tyre, tejet të rrezikshme të lidhura me politikën. Ne krye te listes se familjeve mafioze, sipas eksperteve te Sigurise qendron familja e Escobarit te Ballkanit Sali Berisha i lidhur me mafian "Organizatsya" te Rusise, mafiat serbe "Vozdovac", "Surcin" e "Zemun", mafian kineze "Triadidhe" dhe "Cosa Nostra" e Sicilise. Mafia "Berisha" eshte tmerresisht e forte ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi dhe Drejtesia e re Demokratike e Shqiperise, me gjithe ndihmen profesionale amerikane nuk do t'ia dale dot ta shkaterroje, sepse e mbrojne agjenturart e fshehta sebo-greko-ruse ne Shqiperi qe kerkon t’ia kalojne PD-de vajzes se Sllobodankes, mbese se koloneles serbe Milica.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardan

                      Ketij perbindeshi vetem gjyqi i Hages mund ti vije hakut me 38 akuza per korrupsion, vjedhje e vrasje mbi kurriz. Demi qe i ka bere ky person ketij kombi eshte 10 here me i madh se ai qe i beri Musolini apo Hitleri per 5 vite te Luftes II Boterore. Tani del e pellet cdo nate burri 80 vjec ne gjendje depresive delirante halucinante, duke u hedhur peshtyme, zjarr, helm, shpifje disa trushplareve mjerane te droguar me ideollogji naziskine dhe besojne se vertet i mbaruari politikisht, nderkombetarisht me 38 akuza mbi kurriz nga me te rendat deri ne organizim grushti shteti mund te riciklohet perseri kur ka humbur pushtetin ne 92% te teritorit dhe ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi. Ky i cmendur, pasi dogji Shqiperine ne 1997, shiti dhe dergoi per skrap rezerven energjitike, qe vendi yne ne cfaredo rrethane thatesire ne muajt qershor, korrik, gusht shtator mungesen e ujit ne basenet dhe kerkesen per energji ta mbulonte me venjen ne pune te rezerves 140 mw te energjise nga tecet Fier, Cerrik , Kucove, Korce , qe po ti kishte shqiperia sot nuk kishte nevoje ta blinte energjine sistemi energjitik me 180euro/mw ne kohe krize. Dhe kete peshqesh e kemi nga kjo monster qe pellet cdo nate nga tyrbja e imam haxhi dede Sali Dumbaba.

                      Përgjigjjuni
                      1. Analist

                        Mero faleminderit per ato qe shkruan dhe mendoj se ti je njeri qe di me shume se kushdo tjeter persali kriminelin hsjdutin nongraten.Kjo qe beb ti eshte kontributi madh per zhvillimin e demokracise njerzit duhet te dine te zghedhin perfaqesuesit e tyre per te mos e pesuar si ne rastin tone me sale go marin ai dukej qe ishte me shume gomar se njeri por grupi i njerrzve u tregua i pa tru dhe sala i percau dhe i sjeu.ndoi beri cfare deshi na shkateroi dhe vazhdpnqe i rafte nje mort

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Petro Dhimitri.

                          I nderuar, zoti Mero, si gjithmone jeni tejet i sakte. Dini ta kapni demin prej briri. Prej kohesh portretin e Berishes e keni pikturuar ashtu sic eshte: KREJT I ZI E ME ZI. Me shkrimet tuaja ndihmoni lexuesit per te bere dallimin midis politikaneve qe mos qofshin dhe atyre qe po perpiqen ta cojne perpara Shqiperine, edhe pse hijenat si Berisha me shoke nuk rreshtin se veni gure nen rrota qeverise qe ka votuar populli. I lexoj me endje shkrimet tuaja.Impresionohem nga larmia tematike, forca argumentuese dhe logjika e tyre. Ju lumte! Petro Dhimitri.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            american23al

                            Do te jete e veshtire te gjindet kafshe e llojit Berisha, ate mund te gjesh thelle ne shkrepat e maleve ose ne folete derrave te eger, drejtesi nuk eshte racionale kur lejon kete kriminel te pellase dhe te ushqeje kelyshet e vegjel te tij qe te ndezin zjarre dhe cakerdisen ne publik..!!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje