Ka dy rezultate pozitive të dukshme aksioni i ri opozitar. E para, është një aksion që ka ndarë popullin opozitar nga udhëheqja e opozitës, dhe e dyta, ka ndarë opozitën e varur nga Berisha nga pjesa tjetër e opozitës.
Ndarja e parë është dramatike për Berishën. Efekti i parë i këtij aksioni është mosbindja civile e popullit opozitar ndaj Sali Berishës. Jo vetëm braktisja në ditën që thirrën mitingun, por qysh nga shpallja e këtij aksioni deri më sot, nuk kemi asnjë akt të mosbindjes civile, nga qytetarët. Kemi vetëm dhunë jo civile nga tre- katër deputetë të përçudnuar të opozitës, nga terrori se mos Berisha nuk i fut në listë.
Distancimi i popullit opozitar nga aksioni i vetëquajtur opozitar i Sali Berishës, tre javë pasi ai e ka shpallur atë publikisht, e vizaton qartë këtë aksion, si një luftë e një grupi mercenar që kërkon t’i shërbejë Berishës disa muaj derisa të sigurohen se do t’i fusin në listë. Pas kësaj keni për të parë prapë “8 janarin” e ardhshëm, kur do kacafyten me njëri- tjetrin, dhe të gjithë bashkë kundër “babit të Zenit”.
Ndarja e dytë ka ndodhur dhe brenda deputetëve të opozitës. Nga gjithë grupet opozitare, po përfshi dhe grupin e PD, madje dhe ata që formalisht janë me Berishën, 10 deri 15 deputetë po përpiqen të jenë aktivë dhe t’i mbushin mendjen Berishës se meritojnë vendin në listë. Janë pak a shumë ata që u kthyen me vonesë nga Basha tek Berisha dhe duan të fitojnë kohën e humbur.
Përveç Flamurit, që nuk ka ku të shkojë pa Berishën se është “non grata” njësoj si ai, në një vend të madh perëndimor, të tjerët nuk i bashkon fati me Berishën, por Berisha ka në dorë fatin e tyre politik dhe ata po bëjnë si ushtarë besnikë të tij. Pjesa tjetër po rri mënjanë dhe po shikon punën e vet.
Partitë e reja opozitare janë qartazi të distancuara nga aksioni i Berishës dhe partitë parlamentare opozitare që janë në aleancë me PD, janë të distancuara nga skenat sharlatane.
Të dy këto zhvillime që janë të prekshme, e kthejnë “mosbindjen civile” të Berishës, në një mosbindje opozitare ndaj tij, dhe e reduktojnë aksionin e tij politik si një aksion mercenarësh që presin të shpërblehen për atë që bëjnë.
Nga ana tjetër ky aksion e gjen qeverinë dhe personalisht Edi Ramën, në kohën e tij më të mirë, që në mes të këtij aksioni opozitar Brukseli i hap negociatat edhe për shkak të kësaj marrëzie, dhe që e gjithë kjo atij vetëm sa i krijon klimë politike positive, për shkak të kontrastit të qeverisë me dhunën e rrugës.
Shpresa e vetme e Berishës që përmes dhunës të shkojë në ndonjë marrëveshje të re me Ramën, është e vdekur, pasi nuk i duhet më Ramës për asgjë. Tamam tamam atij i duhet kështu, rrugëve, me urë zjarri në dorë dhe në majë të ballkonit, si një turmë e çoroditur që nuk ngjall shpresë as brenda në shtëpi të Sali Berishës.
Sidoqe te jete ligji duhet te veproje fuqishem ndaj ketyre bandave qe u pelqen te zaptojne rruget
Eshte mosbindje shpellare.Keto kafshe nuk kane kurrfare lidhje me civilizimin.
Këmbët e dhisë, në fund të tepsisë, gopin e sëmës, gjejnë këlyshët e Salërisë, që ulërin si ujk në prag të ngordhjes, prangat i janë afruar, në derë të shtëpisë, plasje i vjen, nga mungesa e vegjëlisë, duke përjetuar heshtjen e vetmisë.
Te lumte pena dhe mendja Mero Baze. Je patriot model dhe trim. Ti i vjen hakut pjelles se djallit ne Shqiperi. Mallkuar qofte barku qe e ka pjelle dhe gjarperinje qe po le si trashegimtare.
O DICK PATRIOT ESHTE AI QE I SHERBET SHTETIT SHQIPTAR DHE JO BANDAVE KRIMINALE PD-PS APO LSI.PARTIA DEMOKRATIKE E SHPERBERE VETEM PO BEN LOJEN E SAJ PER TE MBAJTUR NE PUSHTET KLIKEN BANDITESKE TE RAHMUT HALESE.ME MIRE DO VOTOJA PER TY O SHOKU DICK SE SA PER PLEHRAT RAHMUT E SALEH .KUPTON TI SHOKU DUHET NDRYSHIM RRENJESOR.DUHET REVOLUCION DHE KETE NUK MUND TA BEJ SHARLATANI SALI DHE BANDA E TIJ .
Dashnim Habibi - ky me këtë mbiemër nuk përfaqëson shqiptarët në Zvicerr.., ky përfaqëson arabët .. Ky është dinak, paraqitet kinse është apartiak por në realitet është karpushaq i Pacollit dhe opozites— ky thot leni të qetë diasporen, sepse kështu kërkon opozita, këta e dinë se shumica e diaspores është me Albinin dhe kundra këtyre opozites dhe karpushaqave të tyre ..—- ky është shipec dinak, i ligë, hipokrit dhe demagog …., tipik shipec tradhtarë si Begjet Paçavra dhe Edi Rama.
Populli është bërë i vetëdijshëm dhe kot nxjerrin gjuhën zvarranikët e tipit tënd. Sot populli e din se kush u pasurua në kurrizin e tij duke i qarë gjithë ditën e duke i vjedhur gjithë natën. Poshtë Ramuti. Rroftë Berrisha.
O loqeeeeeeeee
O zombi robit rus, cfare te ushqeu Saliu sot?!
Ashtu si Enver Hoxha qe teksa kishte futur në burg dhe internuar gjysmën e popullsisë dhe tmerruar gjysmën tjetër, flise për Unitetin Parti - Popull, edhe Sali Berisha qe e shkatërroi dhe thermoi PD që nga dita e saj e parë e formimit flet për Bashkim të PD!!!!! Sjelljet e Saliut në politikë duhen marrë si shembull kur shpjegon në fjalor fjalen " Malok"
Populli e di shumë mirë kush ka vjedhur tani , por ti që nuk ke guxim të flasësh në emrin tënd , por shkruan si “ I juaji Edver Rama” je Tru shplarë , nostalgjik pa mënd në kokë që ende beson gënjeshtrat e Sali shpellarit. Saliu është kryehajdut por shumë dinak dhe ti nostalgjik je ende në gjum letargjik . Të shkuara për veten tende . Kombit nuk i prishni punë , por edhe nuk i duheni më !
C'fare behet keshtu o Mero Baze: Qeveria e atij filo-Serbit Albin Kurti ne Kosove i rrit pensionet me 20%, ndersa qeveria e Patriotikut me te madh te trojeve shqipfolese e armikut me konseguent te serbeve e Edi Rames pra ne Shqiperi i rrit ato pensione me vec 4.1%! Na e sqaro dot ca kete me a pa Sali brenda si te duash?
Prit e do shohesh, kij durim deri para zgjedhjeve. Kurti e rrit se e din qe do shkon ne pension politik, keshtu bejne bijte e Serbise. Kurti do ti barazon oensionet me Serbine qe ta kete kollaj kur te bashkoje mot Kosoven ne Serbi.
SA TE TRASHE JANE SHQIPTARET IK ORE PUNO TOKEN DHE MOS PRIT NGA RAHMUTI DHE SALEHU SE ATE DO GJESH,BISHTIN E QENIT.MERO KETE E KA PROFESION I SHERBEU NJA 15VITE SALEHUT DHE TANII SHERBEN RAHMUTIT PAGUHET PER KETE NUK I RRUHET PER SHQIPTARET.
delegacioni i PE qe do vije ne Tirane ne 26 tetor ka ne perberje edhe Eurodeputetin FREDI BELERI. Ate do te detyrohet ta prese edhe Edi Rama... Prandaj te del detyre shtepie o Mero Baze qe qysh tani te pregatitesh edhe ti qe ti lepish tere ato jarge qe ke vjellur kunder FREDI BELERIT / (e ke urdher nga lart)
je i kenaqur qe terroristi ka vrare ushtaret ne kufi ......haaaa ti qenke varri trapiin . Méru me lopet o nari nari katundari .
Rama nuk do presi ne takim Fredi Belerin, ketu jemi e do shohim.
Ajo qe keta députét sharlatan nuk kuptojne eshte qe ne jetojme 2024 dhe obéisance civile mosbindje civile i perket viteve 1800 . Protesta nga partite politike ne vendent perendimore ka mbi 60 vjet qe nuk zhvillohen . Ideatori tyre eshte nje komunist qe nuk kuptone kohen qe jetojme , ne jemi te USB ndersa Berrisha eshte akoma te kasetat magnétike me shirit te kinostudios . Ndersa dhuna dhe sjelljet jo te civilizuara krijojne nje antipati te elektorati . Nuk i perkase asnje partie politike por nuk e kuptoje si mundet te votosh per keta rrugaçe. E konsiderojne veten si deputet te votuar nga populli , si zéri popullit ne parlament por rolin e deputetit nuk e luajne , keta djegin dhe pengojne punimet , zoteri nuk te kemi votuar per te shkateruar pronen publike , nuk ta kemi dhene votent per gladiatorizem , por per te bere e votuar ligje .