Çelja e negociatave, si një "nder" edhe prej Sali Berishës 

15 Tetor 2024, 18:15Editorial Mero Baze

Nuk e kam fjalën për rëndësinë historike të ditës së sotme. Nuk kemi ndërmend t’i kujtojmë Sali Berishës se historia po shkruhet pa atë. Është dhe më keq. Historia po shkruhet kundër tij, në ditëlindjen false të tij.

Pika më e rëndësishme ku u lavdërua sot Shqipëria, në ditën e çeljes së negociatave, ishin ndëshkimet me burg që ka dhënë drejtësia në betejën kundër korrupsionit, sidomos ndaj njerëzve të paprekshëm të politikës.

Dhe një prej atyre që “shkëlqejnë” në këtë listë”, ku natyrisht ka më shumë socialistë të pushtetit, është Sali Berisha.

Një nga arsyet përse ne sot po na hapen negociatat është dhe fillimi i ndëshkimit ndaj tij. Madje dhe detyra më e rëndësishme që BE i la Shqipërisë ishte thellimi i kësaj lufte të drejtësisë së re kundër njerëzve me pushtet të korruptuar.

E gjithë kjo është një ridënim për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, të cilët sapo kanë nisur një “intifadë” në Shqipëri, me molotovë dhe llastiqe me gurë, për të shpëtuar Sali Berishën dhe të tjerë nga drejtësia. Madje me këtë shpresonin të pengonin dhe hapjen e negociatave.

Në fakt me këtë ata shpejtuan hapjen e negociatave. Futja nën hetim zyrtarisht e Sali Berishës i ka bërë nder dhe jo dëm Shqipërisë. Ne po hyjmë në Evropë edhe për këtë shkak.

Dhe ky është nga nderet e pakta që Berisha i ka bërë Shqipërisë, pa dëshirën e tij.

Por ky nder që i ka bërë Shqipërisë është një ridënim për të dhe kauzën e opozitës, të cilët gjithë investimin e tyre politik e kanë tek lirimi i Sali Berishës dhe mbrojtja e tij nga drejtësia. 

Tani zyrtarisht, opozita më e madhe në Shqipëri, që ende është e vogël, ka objektiv të saj të kundërtën e prioritetit që duhet të ketë Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ndërsa BE na ka vënë notën 10 për ndëshkueshmërinë e politikanëve, ata kanë objektiv madhor shpëtimin e tyre nga drejtësia. Natyrisht këtu do të fitojë objektivi i Perëndimit dhe jo e çetës plakë të Berishës, dhe ky është ridënimi i ri i tij, tanimë prej objektivit që ka Shqipëria për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ato që opozita i quan ndëshkime politike, në fakt BE i quan meritat kryesore të Shqipërisë në këtë rrugë, që tani edhe duhet të thellohen.

Dhe kjo nënkupton që Berisha mund të ndryshojë penxheren ku del, por jo të ardhmen e Shqipërisë.

35 Komente

  1. N
    NjeQytetarOptimist

    Partia me orientim Europjan, Euro-Atlantik= E duam Shqiperine si gjithe Europa nxorri ne pah fytyren e veteme te nje personi se kujt i perkiste. Nje genjeshter 33 vjecare qe populli e hengri ne kurriz dhe sapo filloj ta kuptoj. Nuk mund te luash me me rreklama dhe show shiritash te genjesh njerzit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Si gjithmonë, DERRIT Sali Shiqere, i duhet treguar vëndi në burgun e përjetshëm e që po vonon për fajin e drejtësisë tonë ende foshnjore.

      Përgjigjjuni
      1. #
        #Gopisti i NSHRAK-ut

        Në fillim ishte Presidenca/ Pastaj, Reçi/ Heu bre Sale/ Punë dreçi!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arjan

          L XH SA RROTE CARI JE O ZOT. TI ME KUJTON PIONIERET E XHAXHIT PRIT GAMOR TE MBIJ BAR .PO SA DUHET TE PRESE POPULLI SA TE GJINDEN VRASESIT E 21 JANARIT APO GERDECIT. 12 VITE IKEN QEKUR PARTIA E RAHMUT HALESE ERDHI NE PUSHTET ASNJE NUK ESHTE DENUAR,

          Përgjigjjuni
      2. O
        Olsi Sekseri

        Po, ne fakt. E ardhmja i takon cunave te Kristaqit - i pari, nje KM mjeran, pa doktrine, hajdut dhe i konjukturave meskine, i mbeshtetur nga amerikanet si te ishte Presidenti kolumbian i viteve 90'; dhe i dyti, sekseri me ordiner i tenderave bashke me Demin dhe Rrok Gjoken. Po, Mero. Ke te drejte. E ardhmja eshte e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hetuesi seksereve

          Olsi Sekseri me siguri duhet te jete nje nder bashkpuntoret e fshente plakur te marre qe ligjeron si papagall nga ballkoni te katit te 8 , i cili gjithe hajdutlleqet dhe veprimet mafioze , per te cilat eshte arrestuar, nuk i bente vete , por nepermjet seksereve si Olsi e Fazlliçi me shoke . Prandaj dhe keta e mbrojne kete kalbesire , duke shpresuar kthimin e tij ne karriken e krimit . "Harro mushke Valarene , se Ali pashane e prene", thote nje thenie popullore .

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shpresa

          Berisha Mund te ndroje penxheren …. Hahaha sa kam qeshur Drejt Europes Shqiperi e dashur, dhe vetem suksese Ne Europe bashke me Kosoven

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Nuk jane hapur negociatat per "nder te Berishes" qe eshte ne arrest shtepie. Eshte vendim politik sepse sipas censusit te Malit te Zi ky vend prej 2012 eshte rritur me 2mije banor. Shqiperia sipas censusit zyrtarisht ka humbur 470mije banor. Shpopullimi i Shqiperise eshte rezultat i politikes se korrupsionit te kerricit te Vucicit. Evropa e di qe ky hale eshte i krimbur ne korrupsion.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daku

              Pirdh pirdh se lirohesh Dhe pelcit nga marazi

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daku

                Pirdh pirdh se lirohesh Dhe pelcit nga marazi

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Daku

                  Pirdh pirdh se lirohesh Dhe pelcit nga marazi

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Daku

                    Pirdh pirdh se lirohesh Dhe pelcit nga marazi

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .

                      O Taulant, gjithe Ballkani eshte i krimbur ne korrupsion, me Shqiperine ne krye. Ti thua Europa e di sa i korruptuar eshte Vucici. Po Sholci i Gjermanise shkoi ne Serbi te mbeshteste Vucicin per hapjen e uzines per nxjerrjen e litiumit se i duhet per makinat elektrike gjermane dhe i tha do keni mbeshtetjen tone. Kurse Macroni i shiti Serbise avionet luftarake franceze qe jane nder me te avancuarit ne bote. Te duket sikur jane kunder Vucicit keta qe jane edhe kokat e Europes? Per korrupsion, Ballkani eshte i gjithi i korruptuar, thjesht tek Serbia kane me shume interes, kurse Shqiperia do vetem lemoshe. Nje gje eshte e sigurt, Europa nuk e ka inat Vucicin dhe Serbine, perkundrazi, e do ne krah, po ashtu dhe Amerika. Ky eshte realiteti i ri. Mos te genjeje mendja se Europa do me shume Ramen se Vucicin.

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Luka

                      Respekte Z. Mero, por me duket se e minimizon rendesin potenciale te Sali Berishes. Midis te tjerash, a te kujtohet koha e tij kur ne qytetaret e Tiranes dhisnim dhe permirnim ne lumin e Lanes, sepse asgje nuk funksiononte? Perfundimi yt se Sali Berisha mund të ndryshojë penxheren ku del, por jo të ardhmen e Shqipërisë, eshte e gabuar. Sali Berisha eshte aq i zoti te dhjese e shurros perseri nga dritarja, per ti treguar mbeshtetesve te tij, origjinen e tyre shpellare. Ai eshte gati qe Tiranen ta mbysi prape me shurre dhe mut, njelloj si mbyti Lanen ne kohen e vet. Eshte gati qe Vloren ta shpalli armike! Eshte gati, eh per cfare nuk eshte gati! Me vjen keq Z. Mero qe nuk e njeh rracen qe vrau priftin e fshatit....

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luani

                        Po .. do nderrojë penxheren..!!

                        Përgjigjjuni
                        1. 6
                          60 vjeç

                          po vella, bashke me kosoven !!

                          Përgjigjjuni
                          1. q
                            qimi

                            Mero,dhiz iz a mirakull ov fridhem,po poooo.liri demokraci

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              N 5

                              Mero, thame te tallemi me berishen por jo me shqiptaret. E vertete se hapja e negiciatave eshte 100% mbasi drejtesia ka marre te akuzuar berishen, fiks sipas udhezimit qe kishim nga usa( nqs donim te hapeshin negociatat duhej te fillonin nga i pari qe shkaterroje shqiperine,pra saliu ) por nota 10?!?!

                              Përgjigjjuni
                              1. prokuroru

                                z.Baze! Ky shkrim tuaji është pamëdyshje kuintesenca e gjithë llumit llukzoz që i dedikohet përbindshit viçidolas kohët efundit.Të lumtë pena e mëndja. Është detyrë patriotike ndriçimi dhe demaskimi i Sahliut dhe berishizmit.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sllobodanka

                                  Mero. Nga dje Saliu ka kaluar në gjykim, sepse faza e hetimit tashmë është dokumentuar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Patrioti cam i M...Bazes

                                    Sot o Mero te takonte ty TE NDERROSH PENXHERE nga ajo e Saliut tek ajo e Rames e te na i lumturosh ca edhe ato idhtare te thekur te Rilindjes per ate "nder" te madh qe po i ben Edi Rama ketij vendit me te varfer europian duke i sjelle peshqesh ata Afrikanet qe i shkojne Italise per Azil! Tere mediat po cahen per kete "risi" vetem zotrote e anashkalon e nuk ndihesh fare...kaq shume e ke maraz Ramen sa nuk ja permend kete "peshqesh" te vyer qe i sjell Shqiptareve e Shqiperise ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Ushtaraku

                                      Atyre ne Evrope nuk ju pelcet shume per Saliun.. Por ju plas shume per afrikanet qe do burgos Shqiperia per Melonin. Edhe reforma ne drejtesi eshte kali i trojes se tyre. Evropa hapi bisedimet me nje shtet bananesh qe te mund te perdoret si vende ku njerezit e pa deshiruar te shkarkohen. Negociata nuk behen me nje vende qe nuk ka ca negocionon, thjesht pranon cdo recet qe i jepet dhe kaperdin cdo poshterim. Te tjerat jane pordhe mediatike dhe iluzione te Rames.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        .o.

                                        Me e keqja eshte se marreveshjen per refugjatet nuk ja kerkoi as Europa. Shume jane kunder. Nuk eshte as per Italine. Eshte thjesht nje favor personal per pisen italiane qe te fitoje pike me elektoratin ne vendin e vet. Pisja pa nje idiot te leverdisshem ne nje vend te varfer pa shtet, ja kerkoi si nder dhe piktori uli breket ne cast.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Ushtari daut

                                          Ky ushtaraku qe hiqet si strateg , do te jete ndonje kujdestar kompanie a ndonje magszinier i mykur qe ngaterrohet kot me keto punet e qeverise mr Melonin . Ha ndonje pjate fasule dhe ze gryken o tetar !

                                          Përgjigjjuni
                                        2. L
                                          Leli

                                          Ore saliu iku, me tmirat e tkqijat qe i ka bere ktij vendi, ka marre fund. Po per kta qe po qeverisin pre 10 vjetesh keni noi gje me thene?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kola

                                            Berisha i bene nder pillit te nanes te Meros qe han mut Mero çdo dite

                                            Përgjigjjuni
                                            1. b
                                              beni

                                              Mero Baze eshte nje njeri pa integritet dhe nje shpifes ordiner, qenie si Mero jane mesuar te bejne jeten e njeriut parazit e te ushqehen ne kurrizin e dikujt tjeter.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. q
                                                qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                                                Eurostat deklaron - Shqiperia rekord varferie ne Europe, afro gjysma e popullsise ne varferi e perjashtim social (te dhenat deklaron se jane nga 2021 jo nga 2012) me perjashtim te gazetes Meros tere tjerat e kane kete fakt aq domethenes per nje qeverisje krejtesisht te deshtuar ne aspektin baze te qeverisjes - ne Ekonomi!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gazeta

                                                  50% e ekonomise eshte ne te zeze. Kshu qe statistikat jane vetem per 50% te ekonomise. Ne fshat apo ne qyteza jane te gjithe te pa pune dhe me ndihme sociale ne statistika.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. A
                                                  Amerikani

                                                  Sigurisht , mbasi e ke lexuar , perceptimi te thote se ne kete analize , gjetja dominion . Ate e shikon edhe Tek mesazhet , por edhe te mjetet shprehese . Pra , kripesira sarkastike e frazeologjise jugore , si : " Kontributi I Berishes ..." apo nderrimi I penxherese , te japin ndiesine e risise , te pakonsumuares . Nejse , Merua deri ketu , sh. mire . Veshtrimit duhet zgjeruar , sepse e keqja nuk mbaron aty . Vetem njera : ardhja e emigranteve te huaj ne menyre simetrike me largimin e te rinjeve shqiptare nga KY vend , eshte uleritese ... E gjithe Bermudja duhet te nderroje penxherene ....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Eli

                                                    Te lumte Z Baze Nje shkrim i goditur

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Makiaveli

                                                      Vë bast që t'i sufllaqe pa qepë nuk e ke lexuar se ne disa shkrime keni postuar të njëjtin koment.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. i
                                                        i drejti

                                                        po ky eshte vete mero lepirsi qe i shkruan komentet po kush ka kohe te merret me shpifjet e meros bene sikur e urren berishen por e do pa fund se nuk se si cdo dite ky ka nje shkrim per berishen ky e adhuron e ka idhudh haaaaaa do vdese me emrin e berishes ne goje haaaa ik mero ha groshe e pirdh se lirohesh haaaaa.

                                                        Përgjigjjuni
                                                    2. E
                                                      Eli

                                                      Te lumte Z Baze Nje shkrim i goditur

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Fieraku

                                                        Ne po hyjmë në Evropë edhe për këtë shkak. Mero Gelbaza. Ky po hyn ti???? Pika mua qe po hyni ju ne evrope. Evropa duhet bere ne shqiperi,se pastaj te luten te futesh,legena.Vidhni sa te mundni dhe mbani robert camcakezin ne krye se sa me shume do kaloj koha me mire do jetojne shqiptaret. Skeni uje akoma,pisa me ty ne krye.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje