Shqipëria nënshkroi sot në Luksemburg nisjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke filluar me hapjen praktike të kapitullit të parë, që shënon fundin e fazës politike të anëtarësimit dhe kalimin e procesit në nivel teknik.
Prej sot Shqipëria ka përfunduar detyrimet politike në procesin e gjatë të anëtarësimit dhe mbetet të demonstrojë aftësitë e saj praktike në negocimin e çdo kapitulli, që është një proces ku demonstrohet aftësia shtetbërëse dhe fuqia e administratës së vendit për të përballuar standardet e Bashkimit Evropian.
Prej sot praktikisht Shqipëria është në paradhomën e Bashkimit Evropian, duke plotësuar letrat për t’u bërë anëtare e familjes së madhe evropiane.
Ky moment historik i kalimit nga procesi politik në atë teknik, është tani një sidë konkrete për shtetin shqiptar, pasi është ai momenti kur ne duhet të ekspozojmë para evropianëve, pikën tonë më të dobët, administratën shtetërore dhe aftësitë e saj për të qenë një administratë perëndimore.
Në të gjitha hapat e tjerë vendimtarë ose historic, siç mund të quhen në këtë proces, klasa politike në Shqipëri ka qenë formalisht e bashkuar dhe ka përshëndetur procesin.
Ky është rasti i parë që një moment historik siç është fillimi i negociatave konkrete, jo vetëm nuk përshëndetet nga opozita, por ka një kundërshti dhe fizike për të bllokuar Parlamentin dhe për të shkaktuar dhunë guerile në rrugët e Shqipërisë.
Në një farë mënyre rruga e gjatë drejt anëtarësimit, ka arritur të krijojë dhe një produkt anti-evropin në politikën shqiptare.
Dhe kjo është hera e parë pas 32 vitesh, që në Shqipëri kemi një forcë politike zyrtarisht anti-evropiane.
Me gjithë të metat dhe të mirat e veta, deri më 2021 Shqipëria ka pasur një konsensus politik lidhur me hapat drejt anatarsimit. Pas shpalljes së Berishës “non grata” për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor prej SHBA e më pas dhe prej Britanisë së Madhe, ai uzurpoi PD dhe e shndërroi atë në një forcë anti-perëndimore.
Sot opozita më e madhe shqiptare është e rreshtuar kundër Perëndimit, kundër SHBA, kundër reformës më të madhe të investuar nga Perëndimi në Shqipëri, që është Reforma në Drejtësi, dhe mbi të gjitha po përpiqen që dhe aleancat në rajon t’i kenë me forcat anti-perëndimore.
Dhe kjo është një arsye e besueshme përse sot mungon një përshëndetje e opozitës për këtë hap historikë në rrugën drejt BE.
Rruga e gjatë drejt Perëndimit e ka diferencuar dhe politikën shqiptare dhe ka prodhuar më në fund dhe një forcë politike anti-evropiane, duke rrezatuar realitetn e sotëm shqiptar
Kjo është normale në çdo vend evropian. Kudo e kanë një forcë anti-evropiane, madje dhe ata që jetojnë në Evropë. Ndaj nuk duhet marrë si dramë E rëndësishme është të jenë pakicë dhe në opozitë.
Kopilave e horrave, hajdutëve e kriminelëve të të gjithë PD~së, me në krye, kriminelin e gjithë kriminelëve, Sali Shiqere Berishën (Karaxhiq), i duhet treguar vëndi, nga drejtësia rakitike e këtijë vëndi. Shpresoj që kjo drejtësi, të sherohet nga serumet e DR.Profesor AMERIKA, dhe të çojë në burg përjetë, Sali Berish ~ Karaxhiqin, me gjithë ç’ka prapa….
Jane nje çete rrugaçesh drejtuar nga nje komunist nga nje non grata, jane bande enveristesh .
Saliu,qe te mos lehin si qen stani,duhet te futet ne burg,por jo vetem,por bashke me Lirine,Ergiten,Shkezenin qe te kalojn kohen duke lozur me letra,nje kaçe me lojen peseqindsh.
Ke qene dikur gazetar, por sot e ke humbur fare, të ka zënë sytë urrejtja ndaj Berishës. Rruga e gjatë drejt Perëndimit, prodhoi në Shqipëri një forcë politike perëndimore, dne kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë! Të tjerat Mero, janë Bizant...... Pse mohon kur duhet të pohosh o. njeri? Me plehra do merresh përherë ti!!?
Ato nisje negociatash per anetaresim ne BE qe nenshkroi Shqiperia sot, ajo Turqia e vella Erdoganit te Rames i ka nisur e nenshkruar qe ne 2002. Pra ka 22 vite neper negociata. Sa per Ramen, ky eshte i fundit fare banor i ketij vendi qe e do realisht anetaresimin e Shqiperise ne BE, packa se ja do roli qe te luaje ate te perdjegurin per ate Anetaresim. Sepse atje ne BE me cilesine e vendit anetar, nuk ti pranojne ato palo-zgjedhje me Sistem Patronazhimi. As ato Koncesione Mafioze alla- Beqja, as dhe faktin e hidhur qe ku vend eshte me i varferi e me qeverisjen me te korruptuar ne Europe. E pa keto risi te arrira me aq perkushtim nga Rilindja e Rames ky i fundit ndihet atje ne BE ashtu si dikur ne ato fotot pa breke ne ate plazh publik.
Paske qene goxha gomar , zoti @Repub. e bananeve.Edhe sot e kesaj dite nuk e paske marre vesh se perse nuk e votojne shqiptaret idhullin tend mesjetar Salih R. Berrishen ! Ky eshte nje tregues serioz i shendetit tend mendor , s`ka lidhje me ne !
Fluksi , fryma , individi , grupin , partia e vari bidonat , aty ka qene edhe para 92 , edhe para 44 , edhe ... Starting ekzakte nuk e parcaktojme dot , por me siguri themi se Ajo aty ka qene . Po , edhe kete e themi me siguri se pas vitit 92 forca anti perendim ka qene gjysma me primitive dhe me kriminale e PP -se , Partia e Sali Berishes ( cdo emer tjeter eshte diabolizem ) . Keshtu qe Partia Berisha ( KY eshte emri I vertete I kesaj partie qe ne sklleverit e perjetshem e therrasim me emrin e bukur PD dhe I japin edhe atributin e shenjte OPOZITE ) eshte ne korsine e vete edhe aktualisht , ku Merua konstaton drejt , Sigurisht nga Parti Berisha , si shkaterruese dhe shkrumbuese e vendit te vete , s' mund te presesh pro Perendim e pro Amerike ... Sidoqofte analiza dhe nenvizimi I ketij fakti , e Ben kete shkrim te arrire dhe te vleresuar lart pozitivisht .
Enveri dikur e quante Partine e tij POPULLORE, Edvini e quan sot Partine PERENDIMORE...dhe eshte fjala per te njejten Parti!
Nga nje Parti Evropjane=E duam Shqiperine si gjithe Europa, ne nje bllokade. Pas 33 vitesh, doli fytyra e pronarit qe vetem Parti Evropjane nuk ishte. Kusurin e mban Populli.. Ironia ne te..