Karrigedjegurit 

5 Tetor 2024, 19:53Editorial Mero Baze

Në fillim u dogji karriget. 

Djegia e karrigeve të tyre në Kuvend, ngjante me një seancë betimi me plot ngjyra spiritualizmi, si njerëzit që sakrifikojnë gjënë e tyre më të shtrenjtë për udhëheqësin e tyre. Meqë ai është majë penxheres dhe pret të shkojë në disa penxhere të reja, pas hapjes së çështjes së 21 Janarit, të gjithë ishin dakord t’i tregonin se ç’u duhen karriget e tyre pa atë.

Dhe i dogjën.

Praktikisht sot gjithë grupi parlamentar i PD është karrigedjegur.

Ata të gjithë në një zë dhe me të njëjtin përkushtim dhanë provën e parë të besnikërisë ndaj udhëheqësit të tyre, që ka në dorë karriget e reja për ata.

Në vitin 1997, kur ai u përball me revoltat popullore dhe dogji Shqipërinë, brenda ditës i dolën 15 ish- ministra dhe deputetë kundër dhe ai i revoltuar i quajti ata “karrigethyer”, për t’i etiketuar si njerëz që qanin për karriget e humbura.

Tani është në pozicion të kundërt. Për t’i vënë të gjithë në rresht, u dogji fillimisht karriget. 

Pas djegies së karrigeve, gara e re është kush e kush të bëjë më shumë paralajmërime për dhunë për ditën e hënë. Dhe këtu janë të gjithë në provë.

Prej tre ditësh të gjithë flasin për skenarë dhune, ditën e hënë. Burra e gra njësoj. 

Njëra thotë na ka ardhur pika e vlimit, tjetri thotë do imitojnë dhunën e Berlinit, njëri thotë në SHBA lejohet përmbysja e qeverisë me armë, tjetri thotë do organizojmë luftë guerile etj.

Bollëku i dhunës verbale para së hënës, kompenson mjaftueshëm faktin që të hënën nuk do të lejohet të flasin. Kanë folur para të hënës. I kanë thënë të gjitha, që nga armët, xhamat e thyera, flakët etj. Tani ngelet dhe t’i bëjnë. 

Por nuk ka vend për panik. Më shumë se sa të dhunshëm, këta ngjanë si ata lacat e lagjes, që u thonë shokëve, “mbamëni se do ta vras”.

Të hënën nuk ndodh asgjë, pasi të hënën nuk ka garë. Gara është para të hënës dhe pas të hënës. Të hënën “ja kanë lënë në dorë popullit” dhe populli nuk do të bëhet deputet. Maksimumi do ketë zaptime dyersh për disa çaste apo ndonjë molotov mbi ndërtesa e do ikin me vrap.

Ky teatër do përsëritet derisa të mbyllet kjo historia e Berishës me gjyqin, sidomos tani që i kanë shtuar dhe 21 Janarin. Deri atëherë do ketë plot zhvillime. Mund të ketë gjeste dhune, kurthe për t’i tërhequr “trimat” e Flamurit në ndonjë gjest heroik, e pastaj kalvare gjyqesh dhe ndalime militantësh në komisariate, ku deputetët do thonë ne nuk kemi përgjegjësi se nuk mbajtëm fjalime. U ka ikur dhe Ed Halimi avokat në Dubai e s’ka kush t’i mbrojë më pa lekë.

E gjithë do përfundojë bashkë me Berishën.

Deri atëherë deputetët e tij janë realisht karrigedjegur dhe duhet të japin prova që meritojnë karrigen e re.

Nuk bëhet fjala për karrigen e re që mund t’u bëjë Spiropali në Kuvend, por për atë që duhet ta meritojnë si ushtarë të Sali Berishës. 

Ajo kushton shumë, se ata duhet ta paguajnë me bërjen qesharak dhe lëpirjen e asaj që kanë pështyrë, dhe mbi të gjitha me bërjen qesharake edhe të konceptit të revolucionit, pasi ky i këtyre është i vetmi revolucion që nuk bëhet për të përmbysur të vjetrën e për të sjellë të renë, siç thotë Lenini, por për të mbajtur në politikë e për të rikthyer në pushtet pas 34 vitesh, një njeri që ka vrarë, ka vjedhur familjarisht, dhe është bërë milioner duke përdorur këtë ushtri skllevërish, që sa herë i duhen për t’i shërbyer, u djeg karriget dhe i vë në garë ta meritojnë përsëri. Si shërbëtorë të atij.

32 Komente

  1. L
    L.Xh

    Kur KALI është duke ngordhur, gjuan me shqelma duke goditur, këdo, si njerëzit e vet, ashtu edhe të tjerët jashtë shtëpisë. Këtu, nuk llogariten qentë lapanjozë të jargëvitur në gjendje ekstazie tërbimi, por që në fund, të hanë mutin.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Konispoli

      O Mero GelBaza, je nje çorape kuq pa din e iman. Po Zeni tr ka shkerdhy guran o zhabe...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drini

        Sa I ndyre qe je o plehre konispoli. Po cke me Meron? Perplas idé mos u merr si sali kerma qe pergjonte nga vrim e celsit. Po ju halera saliniane me kete fryme frymoni.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Salaria heroike.

        Ore Ymer Baze. A ka qene ndonje i afermi jot te onkologjiku keto 11 vite? nese po pyete dhe bej ndonje shkrim cfare pershtypje ka patur. Nese jo pyet ata fatzez e lumezez qe kane patur rastin te shkojne dhe bej ndonje shkrim qe te gudulisesh pak qeverrine qe e do shume se prandaj eshte gazetari per hallet e popullit jo per propagande qeveritare.Se ke 11 vjet na cave trapin me Saliun.

        Përgjigjjuni
      3. D
        Dita

        Z. Mero jam ok me ty. Nje pyerje po sikur Ps dhe grupi i Bashes qe kerkon lista te hapura te behen bashke dhe te ndryshojn ligjin zgjedhor, keta deputet e Pd do te djegin karrike tavolina se nuk ka me lista te mbyllura ?????

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Keto lista te hapura nuk kane shume dobi persa kohe edhe kandidatet ne lista te hapura jane po aq te zgjedhur nga paria apo kryetari.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Ligji i ri (Kodi Zgjedhor), i miratuar me 106 vota të PS-PD, ku 1/3 e kandidatëve të listës së kryetarit, janë të sigurt dhe 2/3 me lista të hapura që gjasme to konkurojnë me njëri-tjetrin, është qesharak por me ligësi brenda. Edhe pse Ramës kjo i vjen për mbarë, për të mbetet të jetë një faj i madh, sepse me jeniçerët që do fusë në parlamentin e ardhshëm Sa-lehu, (nja 25 u ka taksur vetë Rama), ky do ketë mjaftushëm një armë në duart e "non gratës", për gjullurdi. I ligu dhe sherrxhiu, si ajo fabula e ujkut ne qengjin, gjen gjithmonë sebepe për të provokuar. Në fund të fundit, ndonjë kandidat nga lista e hapur, edhe mund të fitojë, por gjithsesi votat e zgjedhësve për të gjithë ata, në rang qarku, i llogariten partisë, kështu nga rritja e përqindjes së partisë për çdo qark, rritet dhe numri i përfituesve nga lista e sigurt, pra e pa votuar nominalisht. Rritet kështu numri i kamikazëve të Partisë, ndryshe 'mulërive', që në këtë rast në parlamentin e ardhshëm, do jenë përsëri kamikazë të Sa-lehut. Te PS do jetë ca më ndryshe, se siç ka deklaruar vetë Rama, në listën e sigurt të tij, nuk do ketë kandidatë me më shumë se një mandat, pra 'mulëria' socialiste aty nuk do të ketë shans të fitojë. Parë kështu me këtë ligj të keq, një numër i madh i karrigedjegurve të sotëm të "non gratës", do t'i kemi përsëri në Parlament, dhe kjo nuk duhej lejuar. Është pikërisht ky shans që u jepet këtyre, të cilët në garën parazgjedhore, se kush e kush do jetë më listën e "lexhendës", sot i kemi nga më agresivët. Kuptohet, menjëherë mbas shpalljes së listës, të pakënaqurit, do bien squk të dëshpëruar. Do kuptojnë dhe njëherë se ç'mjeshtër është monstra në (keq)përdorimin deri në poshtërim, që u ka bërë. Gjithsesi, në fund të fundit, veç atë që meritonin, asgjë më shumë.

            Përgjigjjuni
        2. H
          Humor Berrishe

          ---Tomi Ali leshi do thyeje xhamat haaaa . - Kujdes nga Tomi ...... ----Nallbani do mari automatik A 47 si ne Amerik haaaa Kujdes nga Nallbani haaa Kryeministeri meret me bolshevikun e krahines se koqevarise . Mulit i duken njerzit si miza . Paloqe jeté a vdekje . Bardha do bejme namin . Baçi 14 kg me gjithe kepuce , nuk e imagjinoni çfare do bejme . Lefter Lefteri do nxjerim une te zi Shqiperis. Ky vende a ka ligje ? Ky vende a ka kryeminister ? . Ky vende a ka prokurori ?. Eshte nje ligje qe prokuroria duhet ta lexoje . -----Thirrjet per rrezim te pushteti me dhune denohet personin dhe télévisioni. E Marte data 8 . Rregjimi . Narkoshteti. Ndaloje protestuesit Tik Takse Tik Tak Nano ik Rames i ka hyre frika. Javen tjeter proteste . Liri Demokraci.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            Mero, po per gjyqtaret qe i dhane birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Berisha seline dhe vulen e Partise demokratike, endrren tone te rinise, ke ndonje fjale?!

            Përgjigjjuni
            1. 7
              7% nga ana ime

              Po kujt do ja jepnin mor gar Lulit?? Qe ska s voten e gruas së tij se s'ka fare shtetësi shqiptare

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardan

                Epo, 7%, nga ana ime, ta gezoni birin dhe dhenderrin e Serbise, kreun e agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Vuk Berisha dhe nese jeton ne Shqiperi, behuni gati per nje 1997 te dyte!

                Përgjigjjuni
            2. A
              Artan

              Si perhere inteligjence brilante Mero Baze

              Përgjigjjuni
              1. E
                ENTSOE

                Shkrim brilliant, per sklleverit e karrigeve te djegura!!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PeDeja e Salehut!

                  Pa merak Mero! Se shpejt ka për të shkuar në p..... të Sugarbabes. Uroj që të jetë që të shikoj se si ka për t'ju "shkërdhyer" gjithë familja.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Svetllana

                    Mos u ngut, PeDeja e Salehut!, se dardha e ka bishtin mbrapa. Kush do ta denoje lexhendarin Sali Berisha, ata qe i dhane vulen dhe seline e PD-se. Hajde budalla, hajde! Vlora u permbyt nga Zoti, Tirana do te pergjaket nga trimi i trimave Sali Berisha!

                    Përgjigjjuni
                  2. Q
                    Qytetari

                    Mero si gjithmonë e ke qarë shkrimin. Ajo që më çudit është devocioni i PD-istëve për të lexuar gazetën tënde TEMA. Si gjithmonë brilant me analizën tënde. Kam vetëm një hall Mero: aman mos na hidhe Saliu nga kati i 8 se me kë do merremi pastaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vetem ti i vje hakut nongrates o Mero

                      Bravo Mero trimi. Ja ke bere jeten verem Saliut. Por ne thuaj pse ai nuk te kthehet ty me sharje, apo i ke ti dosjen e plote atij spiuni te ndyre?! Bravo, mbaje varur ate qen plak qe ka ngordhur per ne qe ne vitin 1997.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mateo

                        E djathta shqiptare, e ashtuquajtur e djathte se udhehiqe nga nje komunist 24-karatsh, do beje revolucion. Ku eshte pare ne histirine njerezore qe nje e djathte te beje kryengrije, tym e flake, te shkaterroje pronen, qe e quan te shenjte?! Revolucion e bejne zbatharaket, qe s'kane c'te hane; nuk e bejne milioneret si Berishet. Njerez, thirrini mendjes. Se Berisha e ka thene: Pas meje, qameti. apres moi le deluge.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Franci

                          Për Berishën tashmë cdo gjë është e qartë. E ka kuptuar që Spaku tsni po qartëson dhe dosjen e 21 janarit ku faktet ndaj tij po dalin në dritë të diellit. I vetmi shpëtim është krijimi i trazirave dhe mundësisht dhe përplasje. Dhe plani për të tani është në prag të zbatimit . Për këtë arësye ka krijuar grupin paramilitar në drejtimin e Mul Nokës e Gazmend Bardhit. Bardhi ka eksperiencën e Elbasanit me grupin paramilitar që asgjësoi socialistin Pjerin Xhuvani. Për të gjitha sa më sipër Spaku duhet të jetë i vemendshëm në 7 tetor. Plani ogurzi i Berishës po vepron.

                          Përgjigjjuni
                          1. o
                            o popull dele

                            Jan kta "mendje djegurit" i nderuar Mero, qe po duan te djegin ter Shqiperin sepse denimi i "kokrumbullakut" qefliut te Grides ,ju ka futur ethet e radhes dhe po duan te ngrefin "delet"e infektuara nga "kovid shpella",tju shpetoj bythen !!E keqja esht ,dhe nuk kuptoj ,perse lihet e lir kjoi kafsh te pellas maj ballkoneve ,qe esht e zhytur deri ne gryk me vjedhje dhe krime , me tradheti dhe organizim destabilizimi qe spo len ktu e 40 vjet te gezojn qetesi shqiptaret viktima te ktij perbindeshi ! Si esht e mundur,ky kriminel me damk, ky hajdut me damk,te ngrehi kto "dele te infektuara ne korupsion e krim ,qe i ven zjarrin Parlamentit sepse jan alarmuar nga denimi i "kokrumbullakut qefli"!!!!! A ka shtet ktu??????A ka ligje ktu????Ku ta gjejm sigurin ne kte vend pa kok !!!!! Kush fshihet pas kesaj "ngathtesie" te qellimeshme sepse keshtu ruan pushtetin maxhoranca ne fuqi ,e nuk pjerdh per "delet"qe spo gjejn rehat Mjer ne cna pret akoma, preh interesash per te ruajtur pusht tetin .......

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sufllaqe

                              Shto ndonjë ë ne fund te fjalëve o analfabet. Njerëzit do dalin ne mase se jemi te fundit ne arsim, te paret ne cmimin e ushqimeve e naftës. Te fundit ne mjekësi e te paret ne rruget prej floriri. Dil neser te shohesh hallexhinjte si di ia shkerdhejne robt pushtetit me anti shqiptar ne histori. Robt Berishes e Metës po ky ne pushtet na ka lënë pa shoke e familjarë.

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Trapajane hesapi

                              Mero,si gjithenje ,shkrim i Mir,kthjellues.Por une do te thoja se te djegesh karrike e vendit te punes ,do te thote te djegesh vendin e punes ,te refuzoshdhe te humbasesh keshtu te drejten per kete vend Pune.Pra do te thote te djegesh mandatin.Do te thote qe keta lloj deputetet ,vullnetarisht te kthehen ne " ish deputete",Pra te humbasin te drejten te hyne ne kete Salle.Ja,kete desha te theksoj,zoti Mero.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bravo

                                Mero e ke qare, si i lepihesh ti Rames e dikur Berishes, askush tjeter. Keto qe po te lavdërojnë narrin shembull nga ty e i dergojne grate ne punë qe drejtorët e Rilindjes ti bejne dashnore e burri te pi me lekët e dashnorit. Bravo Mero e shtoji patronazhistet me grate kurva.

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  shtetas shqiptar

                                  E keqja e Shqiperise eshte se ndersa nje pakice deputetesh djegin karriget e tyre, eshte shumica e deputeteve qe po kthejne ne toke te djegur Shqiperine duke e mbajtur ne pushtet nje qeveri qe ka shpopulluar vendin me qeverisjen e varferise!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lot

                                    Amin, dhe shërbëtori Mero me djalin ne Amerikë, lepihet cdo ditë.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. H
                                    Hoti E.

                                    Këta palo deputetë derdimenë të PD janë hedhur për lavdi kush e kush t’i hyjë në zemër (bythë) Saliut dhe ky t’u japi karrige të re në 2025.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Për pederjanët e maloqerisë

                                      Pyetja është se mirë që nuk kanë as kokë as takat asnjerëz, por kush do t'i udhëheqë?! Se kur një grusht pabuksish dhe idjotësh kanë zgjedhur t'i udhëheqë një lider që i pëlqen të fusë surratin tek muti i sapo duhet i Mavit dhe Asfalisë, që i pëlqen kari i qenit dhe shqyen vrimën e bythës me çdo qen antishqiptar, që i pëlqen sodomia dhe vet poshtërimi, që prostituon ku t'ja leverdisë edhe 80 vjeç, nuk i ndjek njeri. Shqiptarët duan liderë të fortë, trima dhe krenarë, jo gojë dhe vrimbytha të mbushura me spermë antishqiptarësh nga ato që ofrojnë pederjanët. Maloqeria ka të bëjë me malësinë, aq sa vorioqimarjotët me Labërinë trime.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Boston

                                        Bravo, kam 30 vjet ne Amerike dhe 30 vjet cdo dite lexoj editorjalet e Gazetes Tema .mendoj editorial i sotem eshte analiza historike me e thelle 34 vjecare e Neronit shqiptar Sali sociopat Berisha!! edhe njehere Bravo Mero Baze!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Binak Alia

                                          Mjere Amerika qe ka lope si puna jote. Te jesh ne Amerike 30 vjet dhe te jesh kaq i trashe? Çudi!!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. B
                                          Bero Maze

                                          Bostani meqe paske shku 30 vite ne Amerike per te lexu atje 30 vite TemA patjeter qe ke lexuar aty edhe ate Kartelen e Psikopatise te Edi Rames e per kete i detyrohesh edhe nje tjeter Bravo Mero Bazes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Skapalliu i cmendur

                                            More"Konispoli"nuk ke pak turp! Duhet te rush pak Etienne sense xhamia e made e korupsjonit te Berishes nuk futet ne thesis tend te servilizmit.Gelltiti per familjen tende at qe i the gazetarit. Turpin qendron tek ty.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Binak Alia

                                              Je humorist i madh ti Mero. Cfare duhet ti ndodhe me teper Shqiperise qe njerezit te protesting? Ti po i sherben bythes tende! Mjere Shqiperia per analiste te rrangut tend!!!

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje