Gjithmonë vetë i kanë djegur! 

30 Shtator 2024, 19:45Editorial Mero Baze

Një tufë karrigesh të deputetëve të mbetur opozitarë me Berishën, u dogjën sot para Kuvendit të Shqipërisë nga vetë deputetët. Një gjest simbolik, i cili në të vërtetë përshkruan gjithë historinë piromane te PD në politikën shqiptare.

Shumë vetëve u dukej pamje e rëndë. Në fakt përtej dëmit ekonomik, që dhe ai është më i vogël në raport me çfarë i kanë bërë këtij vendi, ky është gjesti më i natyrshëm i PD, që tani tregon dhe pafuqinë e saj.

Ata kanë një lidhje psikologjike me zjarrin sa herë u rrezikohet pushteti apo nuk e marrin dot.

Më 1997, Shqipëria u zhyt në flakë për karrigen e Sali Berishës dhe ende nuk kanë mbaruar pasojat e saj. Pastaj gjithë retorika kërcënuese sa herë ndjehej i pafuqishëm ka qenë flaka dhe zjarri.

Beteja e vitit 2019, me djegien e mandateve dhe molotovët në rrugë ishte një shkallë më e ulët se viti 1997, por një shkallë më e fortë se kjo e tanishmja. Pasi së paku i dogjën karriget me gjithë mandate.

Pas disa vitesh akuzuan Lulzim Bashën se ua dogji.

Tani ai nuk është më mes tyre, por këta prap dogjën karriget. Për fat i dogjën para Parlamentit. Kjo tregon se nuk kanë fuqi të djegin mandatet, por vetëm karriget. Pak nga pak bie dhe fuqia.

Nuk di nëse seancën tjetër do kërkojnë karrige të reja, por administrata mund t’u sajojë disa karrige prej hekuri, që nëse i djegin, t'i pastrojnë e të ulen prapë në to. Bardhi edhe ashtu në këmbë rri, se do gjuajë me copa hekuri.

Pasi mbaruan sot punë me karriget, nesër kanë ditën që djegin goma para bashkisë, pasnesër nëpër kryqëzime rrugësh e kështu me radhë deri në datën 7 tetor.

Nuk di pse e shtynë protestën më 7 tetor, se data 6 ishte mirë se ishte e dielë. Më 7 tetor duket sikur duan të imitojnë sulmin e Hamasit mbi Izraelin në përvjetorin e parë. Ose ndoshta Berisha ka mësuar se më 7 tetor presidenti i Turqisë, Erdogan, do vizitojë Shqipërinë dhe do të justifikojë dështimin e mitingut nga masat e sigurisë për Erdoganin.

Por më e rëndësishme se koincidencat e këqija me datën, janë me motivin.

E vetmja gjë e paqartë është se me kë e kanë betejën.

Po kërkojnë para bashkisë dhe para Kuvendit që Edi Rama t’u lirojë Salianjin dhe mos t’u arrestojë Berishën? Po Edi Rama po ta kishte aq fuqi lironte ministrat dhe bashkiakët e vet që i ka në burgje.

Duan drejtësi të pavarur dhe kërkojnë ndihmë nga Edi Rama? D.m.th duan që të varet prej tij?

Dhe pikërisht kjo paqartësi, kjo mungesë kauze dhe mbi të gjitha shfaqja teatrale e dy- tre çerrave që bëjnë si të fortë në sallën e Kuvendit, është flaka më e keqe në të cilën është shtyrë opozita për t’u vetëdjegur përfundimisht. Dhe nuk është ndonjë gjë e re.

Gjithmonë vetë i kanë djegur karriget e pushtetit të tyre.  

31 Komente

  1. B
    BashkeRrugaçi i Grida Sumës

    Lironi Salianjin sa me shpejt se plaka Suma nuk preferon meshkuj te moshes se vet.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk ka drejtesi

      - Nese themi qe ( Ligji eshte i barabarte per te gjithe ) - Nese nje grupe qytetaresh kryejn te njejtin véprim para parlamentit djegin a ndeshkohen ? nese po , perse keta jane te paprekshem kur kryejne te njejtin véprime me ate te qytetarit . - Drejtesi qe ka frike nga nje 80 vjec . - Te njejten do beje neser Méta Noka Paloka d te tjeret pasi po jep suksese . - PS duhet te rreagoje nuk duhet te hyje ne parlament deri sa drejtesia te veproje , ndryshe jane bashkpuntor.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Ka zgjidhje, politike pa dyshim! Edi Rama duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Bile, ne këtë opozitë, duhet t'i kishte kërkuar më parë. Kuadri kushtetues dhe ligjor është i plotë. Në raste krizash politike, pavarësisht si, pse dhe nga cilët provokohen ato, në vendet demokratike vetëm kështu zgjidhen. A është në këtë përballje, sovrani pra "gjykatësi", që vendos cila palë ka të drejtë? Hë pra jepjani atij atë armë në dorë atij, dhe të ndëshkojë atë që e meriton. Pse duhet pritur prilli apo maji i 2025, për ta ndarë shapin nga sheqeri? Rama thonë, është autokrat, ka uzurpuar drejtësinë, nuk pyet për Gjykatën Kushtetuese, është hajdut dhe i korruptuar, bile si vllau i Vuçiç shitës i interesave kombëtare, posaçërisht Kosovës. Atëhere cili popull do mund ta mbante më atë më pushtet?! Një opozitë normale, jo ajo që quhet PD si pronë e Saliut, këtë duhet të kërkonte apo të kërkojë. Për një opozitë normale, kudo në botën demokratike, kjo është arma kryesore e saj për të mundur kundërshtarin politik. Kuptohet ajo nuk do, se e di ç'e pret, atëhere a duhen lejuar hordhitë e "non gratës", t'i vënë flakën, tashmë jo karrigeve të parlamentit, por Shqipërisë? Salilushët e vegjël dhe gjithë hordhia e Sa-lehut të madh, mezi presin ta bëjnë. Pse lipset të lihet dhe të shihet vandalizmi i tyre, dhe në fund të fundit, kujt i shërben kjo?! Kaq të çmuar e ka pushtetin Rama, por dhe po ta ketë, ai i rrezikohet ai nga zgjedhjet e parakohshme?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pjeter

          Kurre nuk duhet lejuar qe nje pushtet legjitim, ardhur permes votes popullit, te nderprese qeverisjen se keshtu do nje pale tjeter!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Pjetër! Zgjedhjet e parakohshme s'kanë të bëjnë fare me ndërprerjen e qeverisjes, përkundrazi, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, të rregullta apo të parakohshme qofshin, qeveria vazhdon mandatin deri në konstituimin e qeverisë së re që do dalë apo do të formohet pas tyre, që zakonisht ndodh në mesin e shtatorit. Nëse mbas zgjedhjeve, përkatësisht rezultatit, nuk arrin të krijohet një maxhorancë që të krijojë qeverinë e re, sipas eksperiencave në vënde demokratike europiane e më gjerë zgjedhjet përsëriten, edhe në këtë rast qeveria aktuale vazhdon misionin. Kjo është e padiskutueshme, sepse sipas Kushtetutës, vendi nuk mund të rrijë pa qeverisje as edhe një orë. Shpresoj të jesh sqaruar.

            Përgjigjjuni
      2. #
        #Gopisti i NSHRAK-ut

        Karriket s'janë të tyre/ Po janë të Parlamentit/ Në duan zjarr, të djegin/ Qejfleshën e Gazmendit!/ * I pamë se kush ishin:/ Gazmendi, ... Muti, Noka/ T'ja mbajnë lekët të gjitha/ Të tërëve, nga rroga./ * Nuk djeg Burri karrike/ Këta janë Burracakë/ Ushqyer me ndjenjë frike/ Tamam si frikacakë/ *****

        Përgjigjjuni
        1. L
          L.Xh

          Që tu thuash janë janë burra e gra të mirë/a këtyre deputetëve të PD~së. Nuk janë. Tu thuash janë të këqij. Nuk janë. Po ç’janë ? Janë pisa. Janë faqezinj. Janë pa cipë. Janë kriminelë. Janë hajdutë. Janë vrasës. Janë pa karakter. Janë….ëëëë e ç’nuk janë. Janë e keqja më e madhe e këtijë populli e këtijë vëndi. Me në krye Sali Berishen, janë kanceri i Shqipërisë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            L. Xh. ashtu jane sic thua ti, por keta e mbajne ne pushtet Edi Ramen, bashkeshkeshkaterruesin e Kushtetutes Demokratike te Shqiperise me 23 prill 2008, me Sali Berishen. Pandaj Ed'Ramizi nuk e godet me forcen e pushtetit qe i kemi dhene me vote, por u ktheu vule dhe seline e PD-se dhe e ruan si Monument Kulture perbindeshin e Vicidolit, birin dhe dhenderrin e Serbise, kryeagjentin miliarder serbo-greko-rus, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vuk Berishen ne dritaren e katit te tete. Njera dore lan tjetren, te dyja nxijne faqen e Shqiperise Diktatoriale.

            Përgjigjjuni
          2. I
            Indinjata

            Dhe ky vend si gjithnje vazhdon te digjet nga nje tufe gomerresh qe pasi kane veshur kostume dhe kollare ,pasi e vodhen,dogjen dhe e vrane kete vend duan ta rridjegin sepse nuk paguajne asnje dem nga xhepi i tyre ,por i paguan ky kodosh populli e qeveria pas çdo viti u rrit pagat jo per kontributin e tyre ne legjislacion por per kontributin e tyre ne rridjegjen e vendit. E ç'fare mund te presesh tjeter nga kjo bande qe ka 34 vite qe e perdhunon kete vend e popull nen siglen dhjemokraci dhuruar nga miqte me gishtin ne bythe. Kjo eshte nje fatkeqesi kombetare .S'na mbetet gje tjeter veçse te presim perleshjen e radhes midis nje grupi qe sot duhet te vuanin denimin per demet e pariparueshme qe i kane bere ketij populli dhe vendi dhe pjeses tjeter qe kujdeset nje here ne kater qe tu rrise pagat per demet qe i bejne ketij vendi duke bere sehir duke na lene te nenkuptojme qe Shqiperia u perket vetem ketyre hajduteve dhe vrastareve duke lene gomerret te pellasin ne cdo cep te kryeqytetit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po pse vjenë edhe një otoman hajdut diktator tjete

              Me një fjalë me datën 7 tetorë, po na vika edhe një otoman-taliban -hajdut më shumë në Shqiprie tonë të dashtur zotrija e ti Mr Erdogan. po pse vën në Shqiprie diktator Erdogani? a po me angurue Xhamie ? Po pak kemi këta Talibanet tanë shqip foles, që do dalin rrugve të Shqiprisë me datën 7 tetorë? pa na ardhur edhe një më shumë?

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nafta

                Eshte nje loje teatrale qe u be e merzitshme tani. Ken harruar te shtosh o Mero edhe deshmoret e demokracise nje zakon i vjeter i Saliut.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali serbi

                  Jo Mero, nuk eshte se i kerkojne edit “te varen nga ai” por mentaliteti pd-se parti dhe pd-istave eshte ai i sali berishes…cdo gje varet nga ktyeministri , familja e tij dhe forca e krahut

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aleko

                    Keta zjarre venes duhen shporrur nga parlamenti..cudi se si shume po i durojme..

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cubel Breca

                      Atë punë dine të bëjn. Gjithë verës dogjën pyjet tani pylli nuk mer dhe djegin karriket. Cfar ka me shume një terrorist, asgjë. Imagjinoni të marin pushtetin monstra të llojit noka paloka etj se ka sa të duash pranë Shqupit . Hajde kafsh hajde. S'kanë faj i djegin per herë të fundit se pas 6-7 muajsh nuk do i shikojmë pjesën më të madhe.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arta

                        S'ka turp më të madh se kur sheh deputetet duke djegur karriget e parlamentit. Çudi si nuk e shohin vehten këta njerëz, sikur të jen në mesjetë, nuk zgjidhen problemet në këtë mënyrë. E dhimbshme, e turpshme!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                          Menduan se me djegien e karrigeve ,do ngrinin Tiranën në protestë për një qeveri "teknike" për Salën . Çdo dëm të shlyhet, nga borderoja e keqbërësit. Mos i përkëdhelni!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kasiani Mavrodhitis

                            Fjala jote o KËND…. Shkoftë në veshin e Spiropalit dhe asajë mbesës së Jozefinës ish këngëtares Rosela Gjylbegu, mbasi është ajo që bën letrat si ti thonë PD-ja.

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            T

                            Maloke te poshter.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Historia

                              Historia njef dy raste zjarrvënie në parlament: Një më 27 shkurt 1933 Dhe sot më 30 shtator 2024!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Populli i thjeshte

                                Vetem shkaterrojne, vjedhin, përdhosin djersen dhe mundin e shqiptareve, stresojne pa pushim shqiptarët. Çfarë jane keto kafshë? Si nuk e kuptojne që pushteti nuk merret kështu, si ka mundësi qe te jesh perfaqsues i popullit dhe te besh keto veprime ne vend qe te fitosh mbështetje nepermjet fjalës, aftesise, llogjikës,zgjuarsisë, por po humbin edhe atë pak mbështetje që u ka mbetur. Ku ka votues të thjeshtë demokrat të mbështesë këta?

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tifoz i Topit

                                  Duhet vene pika mbi ìii . Plaku rrjedhur nga ballkoni , megjith se eshte ne arrest shtepie dhe i ndalohet kontakti , perveç familiareve , po ligjeron si shoku Enver nga tribunat e kongreseve , nate per nate e dite per dite , nuk zbaton asnje ligj dhe shteti ben sehir . Ai me edukate dhune eshte rritur dhe kete e ka transmetuar gjat gjithe jetes se tij politike . Kjo eshte edukata qe berishizmi dhe berishistet kane manifestuar gjithenje. Mjaft me se u lodhem me kete bande te marresh . Shteti duhet tu tregoje dhembet e forces se ligjit gjithe zagareve qe llomotisin si kompetente injorante nate per nate neper ekrane . Mire eshte qe G. Suma , qe ndikon ne rritjen e tensionit tek keta te marre , te zhduket nga ekrani se eshte bere si nje plake shtrige qe ndjell zi sidomos tani qe nuk ka se me se te merret naten , deri sa te atashohet diku tjeter .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. SKENA GLADIATORESH TE BANDITEVE TE NONSGRATAS NE ALATEIN E DEMOKRACISE - Unifirmat e Murrme te Hitlerit te Vicidolit kunder Rajshtabut Shqiptar LIGJ e DREJTESI me gjithe fuqine e LIGJIT ndaj “Uniformave te Murrme”te Hitlerit te Vicidolit dhe cartanave te tij pa vonese dhe me gjithe Fuqine e Ligjit ! Deklaratat e aktet terroriste publike e sterperseritura tash e 33 vite para kamerave televizive e ane mbare Shqiperise me zerin e figuren e Sali Berishes kane kaluar cdo kufi ligjor. Kercenimet, shantazhet, tymi dhe flaka, gjaku i mijera shqiptareve te derdhur prej tij e “ Bandes se Gangstereve” te tij jane akte te mirefillta terrori fizik e psikologjik per te shpetuar prapanicen e familjes se tij politike, biologjike, oligarkike e mediatike nga ligji e Drejtesia e stervonuar dhe munguar tash e 33 vjet . ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN! Cfare pret Prokuroria e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise !?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bero Maze

                                      ''Rrebelimi i 1997 i ideuar e zbatuar nga Partia Socialiste drejtohej ndaj nje qeverie te ligjshme... (marre nga Shkrimet e asaj kohe te pikerisht autorit te ketij shkrimi sot)

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Veterani i bjeshkeve

                                        Or Bero Maze ! Robi nuk rri gjithnje me nje mendim , si puna e plakut te ballkonit te rruges se te marreve . Ne fillimet e tij ne politike te gjithe e kemi mbeshtetur non graten e Viçidolit se çoç e pandehnim . Dhe Berua jot e drodhi kur e pa se çfar monster ishte .

                                        Përgjigjjuni
                                      2. B
                                        Bero Maze

                                        Veterani, ajo deklarate eshte e 1997 jo e fillimeve politike kur edhe ti paskesh qene pas Saliut. Behu ca i vemendeshem se ben gabime kohore. Sa per dijeni se mbase nuk ta ka thene, ky Bazeja ka botuar edhe Kartele Psikopatie te Edi Rames...e kete me pas 1997!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Drejtesia qe s'erdhi kurre

                                          Ashtu eshte Mero, PD shte e zjarrit, gjakut e shkatrrimit, por ama kryekriminelit Sali Berisha dhe krimineleve qe i shkojne pas nuk u ka hyre gjembe ne kembe, perkundrazi jane mbushur deri ne fyt m epara e prona. Edi Rama i "denoi rende", u shtoi me shume pronat e privilegjet, kurse populli i shkrete perleshet dhe eka mendjen se cpo ben Kryeministri yne pertej se majtes dhe se djathtes per rritjen e pensioneve.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lindita

                                            Harroje Drejtesine ne Shqiperi, ajo ka marre fund qysh se e terhoqem zvarre shtatoren e Enver Hoxhes.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. k
                                            koli

                                            O Mero, E di qe ta bene mire qe te rrahen 15 vjete me pare..se je kurve burre..Je pa nder,pa karakter pa dinjitet profesional.Je nje gojore e Rames... .Njerez si ty vertet duhen rrahur qe te mesohen te flasin te verteten..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dajti

                                              Te djegur e bere hi, mbi 100 milion Euro tek ai Inceneratori i Tiranes qe nuk ekziston fare. Mbi 100 milion EURO te shkrumbuara ne c'do Koncesion me firme te Lilo Beqo Hajdutit me te madh te (jo vetem nga trupi) te Rilindjes, per mos e zgjatur me tej...e ju djegin ato Karrige qe digjen para atij fare Kuvendi?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Daniel

                                                Po he mo koli na e thuj ti kush oshte e verteta

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Treni

                                                  Logjika është e mirë te ky shkrim.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje