Mos prisni një supermarket bektashinjsh në Shkozë, ku mund të shkoni të bleni tolerancën fetare

22 Shtator 2024, 20:22Editorial Mero Baze

Faqen e parë të New York Times të plotë nuk e kemi zënë dot, as kur jemi bërë shtet i pavarur, as kur jemi pushtuar. Herë pas here kemi kapur ndonjë titull në faqe të parë, siç ka qenë shkrimi për Gërdecin me 11 autorë, por jo gjithë faqen e parë si sot. 

Përpjekja për të krijuar një “Urdhër bektashian” sovran, duket se ka marrë më shumë pëlqime nga sa pritej në botë, me sa duket nga lodhja që bota ka konfliktet fetare, se sa nga qartësia që kanë për këtë çështje. 

Në themel të fabulës është bashkëjetesa fetare në Shqipëri, ose më mirë të themi mungesa e konflikteve. 

Nga gjithë besimtarët shqiptarë, bektashinjtë janë padyshim më tolerantët, pasi historia e të cilëve, bazohet pikërisht mbi bashkëjetesën mes feve. Bazën e këtij urdhri, e kanë pas fuqizuar fëmijët kristianë, të rrëmbyer nga ushtria osmane, të cilët në procesin e konvertimit në mysliman, kanë gjetur tek ky sekt, lehtësinë për tu quajtur myslimanë. 

Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, prodhoi më pas “identitetin” shqiptar të këtij sekti, përmes Fletores së Bektashinjve, duke fuqizuar mite, legjenda dhe praktika të tyre, si të lidhura me shqiptarët, aq sa ka bërë ta përjetojmë si real fluturimin e Abaz Aliut nga Qerbeleja në Malin e Tomorit me kalë. Madje tani kemi “mundësi” të tregojmë dhe “gjurmën e kalit”. 

Për këtë arsye, brenda myslimanëve shqiptarë, sidomos nga regjistrimet e kohës së komunizmit, bektashinjtë shfaqen si shumicë brenda myslimanëve shqiptarë. Përjashto qytet kryesore të Shqipërisë, ku administrata osmane ka diktuar besimin islam sunni, që i identifikon me ndjekjen e rrugës së Profetit Muhamet, ndërsa fshatrat e jugut të Shqipërisë, përfshi Labërinë, Toskërinë, Skraparin, Kolonjën Korçën, dhe në veri, deri në Krujë, Mat e Dibër janë bektashinj, që burojnë nga besimi Shia që i identifikon ata si ndjekës të Aliut.  

Por kjo tregon më shumë faktin që shqiptarët nuk përqafuan islamin tradicional,  se sa faktin që ata kanë lindur për të qenë bektashi, një sekt liberal që rrjedh nga Shia, i cili në vetvete ka shumë sekte radikale nga ato që shkaktojnë gjakderdhje në botë, përfshi regjimin e Iranit. 

Deri këtu gjithçka ka qenë çështje e përshtatjes fetare. 

Tani kjo që po ndodh është çështje politike. Krijimi i një urdhri bektashi sovran brenda Shqipërisë, nuk është ndonjë gjë më shumë, se sa kanë realisht bektashinjtë shqiptarë.  

Ata janë sovran në administrimin e pronave të tyre, aq sovran sa ne procesin e transformimit të tyre shpesh kanë dalë si pasardhës teqesh edhe ortodoks nga Jugu, apo sunni nga Tropoja.  

Po ashtu e kanë të zgjidhur dhe mënyrën e financimit,  më mirë se komunitete të tjera fetare, pasi operojnë përmes ditëve të shenjta të çdo teqeje përmes pelegrinazheve ku besimtarët dhurojnë .  

Aktualisht besimtarët bektashinj janë të vetmit që dhurojnë për fenë e tyre në Shqipëri, pasi teqetë janë të lidhura me besëtytninë e vendit të mirë, dhe fuqisë së mbinatyrshme për të dëgjuar hallet e tyre. Ato e “tokëzojnë” zotin, duke e mishëruar atë tek një ndërtesë, një tyrbe, apo një vend i shenjtë dhe e lidhin atë gjithmonë me një autoritet të gjallë ose që ka qenë gjallë në atë vend, si një person i shquar. 

Prandaj në rrugën drejt një urdhri “bektashi” sovran, nuk ka shumë gjëra për tu bërë përveç publicitetit dhe ndonjë arkitekturë e mirë e selisë së tyre, meqë kemi nëpër këmbë dhe arkitekt të huaj, dhe një seriozitet më i madh në evidentimin e faktit që bektashinjtë shqiptarë nuk janë shpikje politike, por produkti më paqësor i konfliktit mes Islamit dhe kristianizmit prej 7 shekuj. Nuk kanë lidhje me disa tarikate të tjera që kanë Teqe dhe Dervish, pasi ata janë sekte radikale, por shpesh i ngatërrojnë me bektashi. 

Bektashinjtë janë zhvendosur me seli në Shqipëri, pasi Turqia vendosi të bëjë reformat ë shtetit laik nën udhëheqjen e Ataturkut në vitet 20 të shekullit kaluar, meqë i pari i tyre në atë kohë ishte me origjinë shqiptare dhe Mbreti Zog u tregua bujar për ta strehuar dhe mbështetur sektin e tyre. 

Kur SHBA pushtoi Irakun në vitin 2003, dhe u përballë papritur me konfliktin e përgjakshëm mes Sunni e Shia, një studiuese amerikane trazoi botën duke folur për Baba Rexhepin dhe Teqen e tij të madhe në Detroit si një sekt tolerant SHIA që bashkjeton me Sunni. U dyndën në Shqipëri dhjetëra analistë të CIA, morën Baba Reshatin në dreka e darka bashkë me njerëz të shoqërisë civile të kuptonin si ja dilnin bektashinjtë tanë ta bënin këtë. Baba Reshati ishte shumë i çuditur nga gjithë kjo rendësi e papritur dhe i qetësonte  se “Zoti do ta bëjë mirë”. Që atëherë kjo hera e dytë që bektashizmi ynë po trazon botën. 

Por mos prisni të ketë një ekspozitë tolerance apo bashkëjetesë në territorin e tyre. Nuk do ketë një supermarket bektashinjsh ku mund të shkoni të bleni tolerancën, apo një kinema ku do ta shikoni atë në Shkozë. 

Bektashizmi e ka demonstruar këtë në shoqërinë shqiptare me shekuj. Aq humor ka në zonat e jugut për bashkëjetesën mes ortodoksëve dhe bektashinjve saqë ka disa legjenda ku dervishët vizatohen si njerëz që mbajnë në çanta dhe rroba prifti kur kalojnë në fshatrat ortodoks ku kalonin. Kjo është thjesht ilustrim i asaj që nuk e kanë marrë seriozisht ndarjen fetare. 

Por ai nuk është një komunitet që mund të diktojë bashkëjetesën në komunitete  tjera politikisht. Ai nuk mund të zbusë radikalët islamik në Shqipëri, përkundrazi mund t'i tërbojë më shumë, dhe as mund të zbusë frymën bazike të ortodoksëve apo konservatorizmin e katolikëve. Ata thjeshtë mund të demonstrojnë një shembull se si feja nuk mund të gjenerojë konflikte.  

Dhe duhet ta pranojmë se në këtë botë të mbushur me kaq shumë paqartësi përse feja prodhon luftra, ata janë një element i pashoq publiciteti. Faqja e parë e New York Times sot, e tregon këtë. Por nuk tregon më asgjë më shumë se kaq. As ne nuk tregojmë më shumë se kaq sa jemi tolerant fetarë.  
 

58 Komente

  1. L
    Lani

    Flmd Mero! Na e ke bërë një lloj sqarimi.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veri

      Kot rrekesh o Mero te zbukurosh marrezine. Nese edhe kete marrezi e paska pelqyer dhe bota qenka e vertete parashikimi i fundit te botes se te marreve.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurë feja përzihet me politike ështe shumë e rrezi

        Llojë sqarimi??? Të vetmi që pagunë për fenë e tyrë qënkan Bektashit???? Po jo o zotri, kjo nukë ështe e vertet. Katolikët për çod të djel ata që shkonë në kishë shumica dhuronë lek dhe materjale, për të tjerët që kanë nëvoje osë për sherbimet që bën kisha. Si do mose në perëndim në vendët e pasura, se pse Shqiprija ështe një vend shumë i varfër, dhe po ashtue edhe shumica e katolikve, dhe nukë e di a kanë munsie që të dhuronë të gjith. Për Ortodoks nukë e dine. Po një gjë ështe e verteta ajo që thotë Mero, që kjo nisje ështe komplet politike, dhe kurë feja përzihet me politike ështe një bobe që pritet të shperrthën në çod momentë. Ljami në faqën e parë të New York Times ështe edhe më i keqë se lajmi për Gerdeci, se pse e gjith bota do na thonë se jemi një vend islamik- lindor i prapambetur, siç edhe jemi në të vertetë, por nukë ështe e thën se të gjitha hallete e shtepisë ti tregoshe në mes të qytetit a po fshatit. Katoliket konservator??? Historija ka tregue se Katoliket për komb kemi bër çdo sakificë që mund të bën çfarë do lloj komuniteti, a po besim që ekzistonë në kët botë. Po ku ishin Bektashit kurë Katoliket, u vranë për kombin Shqiptar, për gjuhën dhe tradita shqiptare. Rama ështe dukë e shkatrrue Shqiprinë komplet me lidhjet e tija me Turqinë dhe vendet e lindjesë.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi Bektashi

          Ehh more vella sa pak njohuri ke per Bektashizmin. Do mundohem te te pergjigjem shume shkurt. Ne Tarikatin Bektashi nje nder guret e themelit te saj eshte edhe thenia: NUK KA FE PA ATDHE. "Akuzon" ne citimin tend se: -ku ishin bektashinjt kur katoliket u vrane per kombin. Me ndje more vella por je duke percuar fryme percarje, perplasje, perballje. Nuk eshte e mire! Tjeter. Mendoj dhe kam njefare ndjesie se edhe po te shkosh dhe te pyesesh priftin ne kishen ku ti falesh, jam i bindur se edhe ai do te te tregoje se ashtu si kleriket katolik edhe ata bektashinj luftuan dhe u vetflijuan per kete Komb. Mos te harrojme se ne trojet tona ti je katolik, une bektashi dikush tjeter mysliman suni apo i krishtere ortodoks, qe te gjithe jemi gjak ARBEROR Te mira vella dhe te bejme kujdes kur te shprehemi.

          Përgjigjjuni
          1. @
            @Labi Bektashi

            @labi Bektashit, jo unë apsulitish i çmoje Bektashit, për tolorancën dhe kontributin në ndertimin e shteti Shqiptar. Se pse fjala komb ështe një fjalë shume e madhë dhe kombi rrjedhë dhe ndertohët me shekuj dhe Katoliket janë të paret që e kanë ndertue kombin që para Gjergj Kastrijoti, a po shtetin që në kohën e Gjergj Kastrijotin, në kët kuptim e thashë ku ishin Bektashit, se pse në ato kohë nukë kishtë as suni as Bektashi. Prandaj unë nukë kuptova cinizmin e Meros, katoliket konservator??? Unë nukë e di se ku e ka parë Mero konservatorizmin Katolik, për sa i perket Kombin dhe në ndertimin e shteti Shqiptar unë në kët kuptim e thashë ku ishin Bektashit, se pse Mero, në kët shkrim fletë sikure besim a po sekti bektashi kanë që në themelët e kombit, pra që në kohën e Gjergj Kastrijoti a po më para Gjergj Kastrijoti, dhe kjo nukë ështe e vertet, dhe kishtë disa të pa verteta në shkrimin e Merosë mendoj unë. Si do çoftë kamë rrespeket për komunitetin bektashi se pse janë shumë her më të cilivizum se sektet e tjera të islamit.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kështu o posi!

            O analfabet,Mero kur flet për dhurimin në komunitetin Bektashi,nuk e ka fjalën për qindarkat që hedhin besimtarët kur shkojnë në Teqe,apo sadakanë,që e kanë edhe katolikët dhe ortodoksët.E ka fjalën për dhjetëra miliona lek që japin besimtarët bektashinj,ndryshe nga ata të feve të tjera.

            Përgjigjjuni
          3. B
            Besi

            Kjo eshte nje shashke per te terhequr vemendjen nga narkoshteti i droges i cili ka zene faqet e para te mediave Europiane! Nuk mund te kete shtet sovran brenda sovranitetit te Shqiperise! Kjo shashke rrezikom bashkejetesen fetare pasi godet barazine mes komuniteteve fetare. Rama eshte mesuar te luaje me kufinjte. Para disa vitesh bashke me Thaçin donte te ndante Kosoven ndersa sot kerkon te percaje shqiptaret duke ngritur nje komunitet mbi te tjeret! Por mos u shqetsoni sepse per te bere kete nuk i ka dhe nuk do i kete kurre votat.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shaqiri

              Do të shtoja: në një shkrim të një shqiptari të Kosovës(nuk më kujtohet në cilin portal - fatkeqësisht në Kosovë nuk ka gazeta ditore) dhe një mik imi në një bisedë me mua sot në Prizren e thanë një të vërtetë:Rama, duke krijuar një shtet fetar në shtetin e Shqipërisë, po i hapë rrugë krijimit të shtetit ortodoks serb në shtetin e Kosovës! Një ushqim që rrit apetitet serbe! Dhe kjo nuk është e rastësishme! Rama, ashtu si Berisha, Meta, Nano dhe 90% e të gjithë politikanëve shqiptarë në këto tridhjetë e pesë vjetët e fundit po e tradhtojnë Shqipërinë, por edhe kombin shqiptar në tërësi! Është detyrë e shqiptarëve të Shqipërisë të ndalin ndalin këtë sëmundje kundërshqiptare!

              Përgjigjjuni
            2. O
              O bo bo

              Aliu a po Muhameti, Zoti i madhë na ruje nga të çmendurit. Po kushë ështe profeti i islamit? Kjo ështe një çmendurie e pa pamë që pasë 45. Të mjer ne që jemi rrugve të botës dhe na tallin dhe na nënçmonë nga artikuj të till që ka dalë në New York Times. Shumë her më i lët me u përtypë lajmi në faqet parë për Gerdeci se sa të na konsideronë shtet islamik sot në keto kohë kaqë të zymtë që kanë prodhue Vendet islamikët. Enver Hoxha, Sali Berisha dhe Edi Rama, një e keq shumë e madhë për Kombin Shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora

                Po pastori Toni gogu cmendim ka?

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  E bukur kjo e Vlores, vertete po pastori patronazhist i Veliajt si mendon ??? Po si lideri global o Vlora mendon edhe pastori i djallit.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Operacioni Zjarri

                    Pastori ka gjithmone ate mendim qe ka udheheqesi

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arjan

                    IK O MERO SE NA E SHPIFET JETEN SI TI QE KE 30VITE QE SHERBEN NJEHERE SALE QORRIT DHE RRADHEN TJETER RAHMUT HALESE .KUSH ESHTE AI BUDALL QE MERRET ME TY ,KOT STHONE KUR PLAKETTE NJERIU FILLON CMENDINA SI TI EDHE PSIKOPATI I KRISTAQIT.KANE 30 VITE QE SHQIPTARET UDHEHEQEN NGA QEN SGJEBARAKE.POR FUNDI I TYRE ESHTE I SIGURTE,NE PIDH TE SEMES DO SHKOJNE.

                    Përgjigjjuni
                  3. J
                    Jake Malëshova

                    Papu At LutfimDervishi dhe Haxhi Dede Baba Lorenc Vangjeli, të dy paguhen nga Sali Berisha dhe Ilir Metaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mos harroni Lutfiun e dervishëve ministër

                      Mero bën mirë që justifikon këtë shallvarexhi delenxhi që formon minishtete islamike në një vënd që po braktiset nga të gjithë... Ky halldup do të spostoj vëmëndjen nga hajdutlliqet që bëjnë qeveritarët që hanë kumbulla prapa krahëve,të spostoj vëmëndjen nga varfëria extreme,dhe këtij halldupi i duket se po habit botën,kur bota është ngopur me këta terroristë mjekrosha,le të shpalli dhe Himarën republika bejleris,se rep afgane është,ai iraniane po ashtu,rep e refugjatëve nga italia,rep isis'it me Saliun e bandën e tij

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Labi

                        Ti nuk je bektashi, me siguri! Me B të fillon emri..Berishi.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Vemendjen e kujt do spostoj,ate tenden dhe te sojit o pallosh poshte dritares? Nuk ka shance.Kriminelet e PD me ne krye shpellarin non grata kane 20 vjet qe paguajne miliona brenda e jashte shqiperise me genjy, jo me te mos flasin per ata qe I kap spaku.Jo vetem flasin po dhe shtojne rrena nga vetja .Kshuqe fli rehat o kar malesh se nuk ka ngel gjo per Ramen. Sa per varferin e tmerrshme haju mutin shqiptareve se 90% I kane shpijat e veta.A ke pa ndonje shqiptar te fle rruges ti si ka ne amerike plot rruget.Per buken e gojes nuk vuan askush ,asnje kembe njeriu o debil.Shko ha mut ke syri I qim pekes se ate te besojne.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Alfred

                          Nga halli e ke edhe ti Mero, per shkak te "aleances politike"(d.m.th pazarit) qe ke me Ramen, qe je perveshur dhe ke gatuar kete corbe-editorial qe as vete nuk e beson! C'ti besh! Duhet paguar taksa e "aleances"!....

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkembi

                            Problemi nuk eshte thjesht nje perralle vjeshte per bektashizmin. Kjo nisem e Rames kapercen kopetencat e tij s’i KM. Ky vend ka kushtetute dhe cdo shmangie prej saj, sjell rreziqe per vendin. Jane te shumta pyetje qe lindin pas kesaj cmendurie e cila rrefen tolerancen tone fetare e plot pordhe me rigon, por akoma me shume kane arsye per te krijuar shtetin e vet islamet, ortodoksit e katoliket dhe pas kesaj ti behet nje varr i madh atdheut, Shqiperise. Personalisht mendoj se s’mund te kaloje kaq lehte nje akt i tille, megjithate le te shohim s’i do orecipitojne gjerat

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Që të flasim hapur

                              Pse more kot? Katolikët e kanë shtetin e tyre ne Itali, ne Romë. Ortodoksët e kanecqendren ne Stamboll, por nuk kanë shpresa se Erdogani do ua japë kete mendësi. Bektashinjtë e kane qëndron ne Shqipëri. Ne Tiranë është Kryegjyshata Boterore e Bektashinjve. Se sa blen kjo ideve Ramës do ta tregojë koha. Per mendimin tim aine bën nga megalomania dhe per te siguruar votat e gjithë bektashinjve. Por idea është nje gjë dhe qëllimi është nje gjë tjetër. Ti nuk i ndan dot si koncepte, por nuk është faji jonë. Është njesoj sikur t'i thoje Saliut kur ishte kryeminister, unë e di pse kerkon ta futesh Shqipërine ne NATO, prandaj nuk jam dakord. Se çfare kishte ne kokë Saliu.kur u futem ne NATO apo kur bëri Rrigën e Kombit ne nuk e dimë, por te dy gjërat ishin te mira per Shqipërinë. E ndan dot tani, apo nuk ta Kap truri? Po nuk ta kapi.truri, hajde dhe ...... opo lere fare. Foli gurit, foli murit, foli edhe ....

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bureto

                                Në Shqiperi, jo se nuk ka besimtarë praktikantë të feve të ndryshme, por shqiptarët në shumicë kanë qenë dhe janë, për të mos thënë paganë, në kuptimin ideoligjik le të themi se më së shumti janë afetarë. Psh, si trashëgimi historike, të paktën 200 vjeçare, ne si familje nga babai konsiderohemi bektashij, nga nëna suni dhe nga gruaja ortodoksë dhe kuptohet se si mund të quhen fëmijtë, nipërit dhe mbesat tanë. Por asnjë nga ne, në kuptimin klasik, nuk praktikon asnjë fé. Po, sigurisht që i respektojmë disa festa tradicionale si Bajram, Nevruz, Pashkë etj, bëjmë dhe urimet reciproke të rastit, por deri këtu. Në fund të fundit fetë, cilatdo qofshin, kanë rolin e tyre të padiskutueshëm në edukimin sa shpirtëror po aq dhe shoqëror, dhe mu për këtë duhen respektuar ato dhe besimtarët e tyre, që historikisht është dëshmuar nga shqiptarët dhe vlerësuar nga të huajt. Inisiativa e fundit për krijimin në Tiranë të një minishteti bektashian në vendin ku sot ndodhet Kryegjyshata Botërore, që uroj të realizohet, thjesht ia shton vlerën asaj që rëndom ne dhe të huajt e quajmë "toleranca fetare".

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bureto

                                  Një iniciativë e tillë, dmth krijimin në Tiranë në vendin ku sot ndodhet Selia e kryegjyshatës botërore të një minishteti si psh Vatikani, që nuk dihet se në mendjen e kujt lindi për herë të parë, jo vetëm që nuk i sjell asnjë dëm Shqipërisë, përkundrazi ia rrit asaj edhe më prestigjin si kryeqendra botërore e tolerancës fetare, për të cilën jemi të shquar dhe të admirueshën nga bota. Nuk duhet harruar si për çdo gjë të mirë ka një herë të parë, dhe që fillimisht si e tillë do të ketë dhe reagime, por si gjithmonë, është vetëm koha që do ta gjykojë vlerën e saj. Sot për sot, mjafton që të përkrahet dhe mbështetet, që kështu të realizohet më së miri qëllimi i kësaj inisiative. Në Shqiperi, jo se nuk ka besimtarë praktikantë të feve të ndryshme, por shqiptarët në shumicë kanë qenë dhe janë, për të mos thënë paganë, në kuptimin ideoligjik le të themi se më së shumti janë afetarë. Psh, si trashëgimi historike, të paktën 200 vjeçare, ne si familje nga babai konsiderohemi bektashij, nga nëna suni dhe nga gruaja ortodoksë dhe kuptohet se si mund të quhen fëmijtë, nipërit dhe mbesat tanë. Por asnjë nga ne, në kuptimin klasik, nuk praktikon asnjë fé. Po, sigurisht që i respektojmë disa festa tradicionale si Bajram, Nevruz, Pashkë etj, bëjmë dhe urimet reciproke të rastit, por deri këtu. Në fund të fundit fetë, cilatdo qofshin, kanë rolin e tyre të padiskutueshëm në edukimin sa shpirtëror po aq dhe shoqëror, dhe mu për këtë duhen respektuar ato dhe besimtarët e tyre, që historikisht është dëshmuar nga shqiptarët dhe vlerësuar nga të huajt. Inisiativa e fundit për krijimin në Tiranë të një minishteti bektashian në vendin ku sot ndodhet Kryegjyshata Botërore, që uroj të realizohet, thjesht ia shton vlerën asaj që rëndom ne dhe të huajt e quajmë "toleranca fetare".

                                  Përgjigjjuni
                              2. M
                                Mero eshte thjeshte ENVERIST

                                O kar Mero cfare thua? Dhe ti tinezisht mbeshtet kar maskara. Minister? O kar te Ngaqe per ju jugoenverist e rendesishme eshte pushteti jeni gati te beni cdo loloj dallavere me boten ne kurriz te shqiptareve mundit e gjakut te tyre mjaft qe te mos vije veriu ne pushtet e te bllokonj RROTACION duke zgjyar enderra makth enveriste. Dorezoni pushtetin dhe ik qihuni ne bythe me cifute serboboahnjake greke vllehe e ku di une!!!!!!! Plehra mbetet ne jete te jeteve dhe punuat gjithnje kunder bashkimi te shqiptareve more ju vrafte zoti!!! Kot e perdredh gjuhen o mero neperka plake se ti enverist mbete!!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  konservator

                                  Mero ,respekte per kryeministrin per kete projekt ide,sepse e kthyen vendin tone ne qender te nje besimi fetar per krejt boten.Turqia (patriarkana e Stambollit)edhe greqia kane qendren e besimit ortodoks,Italia qendren e besimit katolik ,arabia saudite qendren e besimit islam.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bureto

                                    Një iniciativë e tillë, dmth krijimin në Tiranë në vendin ku sot ndodhet Selia e kryegjyshatës botërore të një minishteti si psh Vatikani, që nuk dihet se në mendjen e kujt lindi për herë të parë, jo vetëm që nuk i sjell asnjë dëm Shqipërisë, përkundrazi ia rrit asaj edhe më prestigjin si kryeqendra botërore e tolerancës fetare, për të cilën jemi të shquar dhe të admirueshën nga bota. Nuk duhet harruar si për çdo gjë të mirë ka një herë të parë, dhe që fillimisht si e tillë do të ketë dhe reagime, por si gjithmonë, është vetëm koha që do ta gjykojë vlerën e saj. Sot për sot, mjafton që të përkrahet dhe mbështetet, që kështu të realizohet më së miri qëllimi i kësaj inisiative.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. B
                                    Beni

                                    O kar i veriut cfare pushteti te dorezoje Rama me llogjiken tende? Ju ngelet maloke nuk u bete kur njerez. Po fute pak llogjiken ne pune o shoku i cjapit. Me llogjiken tende si mund te vije veriu ne pushtet kur jugu ka me shume banore? Rama eshte me anti jugoru i mundeshem. Shiko cilet kane rrembyer pushtetin ekonomik. Jugor eshte vetem Samir Mane te tjeret jane te gjithe nga veriu. A njeh ndonje biznesmen jugu qe investon ne veri? Por ka sa te duash biznesmene veriu qe investojne ne jug. Pse?

                                    Përgjigjjuni
                                  3. R
                                    Rama paska pjerdhur

                                    Duhet shpjeguar me qarte ne religionin musulmane kemi musulman Sunit dhe musulman Shehit . Musulman Shehit jane Irani , Irak , Syrie, Liban . Musulman Sunit Arabi Saoudite ,Turqi , Indonésie e tjera vende . Nuk jam njohes i mire i religioneve po Bektashi duhet te jene Shehit qe festojne festen e Ashures dhe qe rrahin trupin me zinxhir deri sa te dali gjak ku kane per te shenjte Aliun i varrosur ne Kerbala Irak. Do te thote qe ne Shqiperi do shikojme me shume femrat te mbuluara per te trembur femijet .. Shqiperia nuk eshte prône e Rames dhe ky nuk ka te drejte te impose fantazit e tije nje shteti . Fillimisht mendova se ishte humor , askush nuk duhet te lejone nje çmenduri te tille . Njerzit sot shkojne drejte athéisme ky na tregone Naim Frasheri haaaa a e di kryeministri vitin qe ne jetojme ? . Jemi 2024 ku femra del me mini funde , pa soutien gorge ku droga ,alkoli , sexi , lulezon. As nuk i duam ata turiste bythe ngritur , ndoshta Rama e bene per te joshur kete komunitet per ti mare votat por e konsideroje skandaloze thuajse çmenduri. A i ka syte ne balle ky kryeminister qe eshte mbushur Tirana me femrat te mbuluara sikur te jemi ne Arabi Saoudite ku hoxha pellet me 300 decibel ku banoret nuk flejne dot , ku nje huaj i krijohet idea sikur ndodhet ne Maroc .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Satër

                                      Lexo dhe mëso më shumë për bektashizmin shqiptar pastaj na trego përralla me "rrahje me kamzhik"!. Nuk jam besimtar por e njoh mirë ktë sekt fetar dhe besoj se është feja më paqësore në botë dhe nga që është kundra dhunës dhe vrasjes nuk e njohin si fe myslimane dhe e përzunë nga stambolli! Zuri vend në shqipëri dhe pikërishtë në trevat më të mënçura , më paqedashëse, më atdhetare, aty ku lexohet, gëzohet, ngrihet dollia dhe i këndohet jetës dhe jo vdekjes!. Lexo pak më poshtë "myslomanin" për të kuptuar kush janë bektashinjtë shqiptarë që nuk kanë fare lidhje me kamzhik, perçe apo kamikazë!. Bektashizmi është Jetë !.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. M
                                      Myslimani

                                      Mero merru me politike me mire. Ti nuk i kupton as vete ato qe thua. Sigurisht edhe ti do mbash pergjegjesi para Zotit per keto qe flet. Bektashinjte nuk kane asnje lidhje me Islamin.Nuk jane myslimane dhe pike. Kuran = Islam.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Makiaveli

                                        Njëherë z.Baze nuk ka asnjë shans të ndodhë edhe pse e Ke gatuar këtë çorbë me salcë bashkëjetese fetare që s'ka lidhje me thelbin. E para është antikushtetuese të lejosh nje gje të tillë. E dyta krijon precedent të rrezikshëm

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          Xha Brahua

                                          Dikur banoret e Himares ishin shume te pakenaqur me priftin e tyre dhe kerkuan transferimin e tij. Kur e mori vesh kete gje prifti u tha banoreve qe mua me vjen keq per ju se nuk keni per te gjetur nje me te mire nga mua, se une nuk mbetem pa pune , neser qe ne mengjes vishem hoxhe ne lumin e Vlores.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xha Brahua

                                            Dikur banoret e Himares ishin shume te pakenaqur me priftin e tyre dhe kerkuan transferimin e tij. Kur e mori vesh kete gje prifti u tha banoreve qe mua me vjen keq per ju se nuk keni per te gjetur nje me te mire nga mua, se une nuk mbetem pa pune , neser qe ne mengjes vishem hoxhe ne lumin e Vlores.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Al

                                              Nuk eshte ide e keqe,perkundrazi. Kryegjyshata boterore. Vetem emertimi parasheh nje qender qe shume mire mund te njihet edhe juridikisht. Te gjitha fet e tjera e kan nje qender,kush ne rom,kush ne stamboll. E vetmja qe ka qendren ne shqipri,bektashinjt.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Enveri i erdhi hakut këtyre plehrave

                                                Enveri paska qënë gjeni që i çfarosi këta plehra që hanë qyl dhe mashtrojnë trushplarët

                                                Përgjigjjuni
                                                1. C
                                                  Cika

                                                  Dakott me xh enverin. Jam i pakenaqut me KM. Pse nuk mendon te ndertojme dhe fuqizojme fene tone - shqiptarine. Simbolin e kemi - shqiponja me dy krere. Shenjtoren e kemi - nene gonxhja. Atehere, cna duhet bektashlleku me tapi???

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. V
                                                  Vone

                                                  Rama e di sh mire se qe te behesh shtet me themel dhe me bole, gjeja e pare eshte “ nje shtet, nje fe”. Dhe kete po kerkon ta beje me bektashizmin. Vone sh vone dhe mbi te gjitha, radikalizmi fetar dhe idotet nuk kane nevoje per teqe por per shkollim

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    E verteta dhemb....

                                                    Mero, thjesht e ke qelbur...cti besh,si bektash edhe ti nuk kursen edhe "meritat" e kesaj feje qe nuk ka asnje ndryshim nga ajo e suniteve myslimon m'turkie, Albanistan, Iran etj..! Turp Mero....e ke dhi!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Poshtë Mbreti, Rroftë Shqipëria!

                                                      Kjo çështje e shtetit bektashi, nuk zgjidh asnje problem por vetëm krijon probleme. Asnje nuk e kërkoi, asnje nuk protestoi. Vetëm Rama e dhuroi. Rama nuk është mbret që të japi falas tokën e popullit. Duke shkelur kushtetutën ne këtë formë ai po ben tradhti ndaj kombit. Ka ardhur koha që Rama të iki. Të iki taninpara se te bëjë ndonjë idiotësi më të madhe. (vështirë se ka me te madhe se kjo, po ai piktor është, dhe kushedi se çfarë i pjell mendja)

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. O
                                                        Old

                                                        Pastrues perfekt i çdo muti që bën Rama je o. Mero

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Lirim Memutaj

                                                          Një shtet bektashian në 27 ha në verilindje të Tiranës. Ky është projekti i fundit i kreut të mafies dhe narco-shtetit shqiptar, Edi Rama! Sigurisht që ideja e një urdhri bektashian si shtet i modelit të Vatikanot apo urdhrit maltez nuk është ide e Edi Ramës. Është ide dhe projekt i mafies. Është një propozim në momentin e fundit, kur Ramës dhe mafies u duhet të mbrohen nga akuzat publike të medies evropiane ndaj tyre. Është një përpjekje për të tërhequr vëmendjen, sidomos në qarqet evropiane. Ja qiftë Kina nonën Edvin drogës dhe krejt votuesve të PS-së serbe.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Mihongsh Tetria

                                                            Reforma e re territoriale: 1. Shteti Sovran i Bektashinjve 2. Republika e Korçës 3. Bajraku i Mirdites 4. Kalifati i Peqinit 5. Emirati i Kavajes 6. Dukati i Madh i Elbasanit 7. Emiratet e Bashkuara të Laberisë 8. Dinastia e Kamzës 9. Pashallëku i Kurveleshit 10. Principata e Libofshës 11. Krahina autonome e Librazhdit 12. Shtetet e Bashkuara të Tropojës 13. Konfederata e Myzeqesë 14. LartMbreteria e Matit, qendra Burgajet 15. Vlora, në administrim ndërkombëtar 16. Shëngjini, statusi i San Marinos 17. Federata e Vorio -Epirit 18. Republika Popullore e Kuçovës 19. Sulltanati Surrelit

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Shqipe nga Jugu

                                                              Mero te Falnderoj per "Perpjekjen" tende ,per te na JUstifikuar Bekashizmin e Ranes dhe Mut-Mondit.... 1-NJe Pyetje per ju Mero;Shqiperia ka Plote Halle,pse u dashka pikerisht tani te na Nxirrni ne Skene "Bektashizmin" si Teori e Zgjidhjes se Problemeve Fetare??Se paku keshtu e kuptoj une??pra na doli se "Bektashizmi" Shqipetare i Rames dhe Mondit jane nje "Formule Paqeje"..per kete Bote te Trazuar?? 2-Ja themi se e "Zgjodhem" problemin e Ngaterruar te Perplasjeve Fetare ne "Bektashinjte" e Mut-Mondit."....Ja te shohim se c´fare do te thone ata qe nuk jane Bektashinje???????????? 3-Mero:Qe po na Nxjerrin Poturet e Mondit ne Gazeten NYT.s apo edhe ndonje Tjeter..kjo nuk do te thote se qenka MOndi ky qe me Shkopin e tije "Magjike" ose edhe pa te do te zgjidhe Problemet e Botes...Medalja ka edhe anen tjeter ate qe ne NJerzit e tjere nuk duam ta Degjojme:Shqiperia po behet nje Vende Myslyman...ne mese te Europes...sepse as Franzezet dhe as Gjermanet nuk e dine se kush jane Poturexhinjte e Bektashizmit...dhe as duan ti degjojne...ti Bjeri ne do "Daulles se Paqes" apo edhe Legenit te Luftes...le pastaj ne Hollande te Djathtet..nuk Pjerdhin per Idete dhe "Zgjidhjet magjike" te palloshit Rama....edhe sikur gjithe Shqiperia te jete "Bektashinje" askush ne vetevete nuk do tja dije per te vetem ne ndonje raste Feste qe njerezit te Lodhur nga Rutina Ditore dhe qe te Argetohen shkojne ne Malin e Tomorrit per Kurban..por jo per Mut Mondin Kapterrin dhe Shokun e ILir Metes. Sa do "Teori e mire" qe te duket kjo..ne Praktike kjo i hape Rruge Prishjes se Bashkejeteses Fetare ne Shqiperi....pra neser kjo ide do te jete edhe Varri i KOmbit Shqipetare, sepse THemeluesit e KOmbit Shqipetare dhe Vellezerit Frasheri..Nuk u nisen nga Bektashizmi por nga Nocjoni Kombe..prandaj Mero mos u Shtrengo te na Mbushes Mendjen se ishin Pikerishte Frashellinjte ata,qe nga Bektashizmi Hodhen Faren e Shtetit Shqipetare??? @@Nje ide e marre si kjo,do ti hape Rrugen qe c´do Sekte apo Grupe Fetare ne Shqiperi ne nje te Ardhme te kerkoj "Krijimin e shtetit" te tije,Krahinore....apo edhe Ndokush do te thoje qe ne Mirditoret kemi pasur si Kryeqender Vatikanin,prandaj nuk njohim me Shqiperine si Shtet,por Vatikanin dhe kerkojme qe te jemi Pjese e tije...????Apo edhe Fashisti Fredi Bejleri ne Intervisten e tije dhene ne Athine tha:Kerkojme dhe Luftojme per Pronat tona dhe Vetevendosje????? @@Jame shume i Tmerruar nga Rama dhe Grupi qe pason ate, qe lejon nje Mut-Mondi...dhe nuk e di se si Rama..ka arritur deri ketu,qe del dhe ne Emer te Shqipetareve flet ne OKB-b....per nje "Shtet bektashjane" pa marre pelqimin e Shqipetareve gjithandej...dhe si Qender te Bektashizmit te beje Tiranen... @@Veprimi i Rames dhe MOndit eshte Antikushtetues,dhe jo Ligjore...edhe Baballaret e KOmbit Shqipetare ne LIdhjen e Prizerenit me 1878 thane:Feja e Shqipetarit eshte Shqipetarija...(Pashko Vasa)...dhe ne Mbledhjen e Prizerenit ishte edhe Abdyl Frasheri....Pse nuk na thane se jemi ne Bektashinjte ata qe jemi per Bashcaush te KOmbit??? Ideja e Rames dhe Mut Mondit bie ne Kundeshtim me THemeluesit e KOmbit Shqipetare....qe aspironin per nje Kombe Shqipetare te Bashkuar pa dallime Feje dhe Krahin apo ideje::MOs valle Edi Rama...i harroj keto???Apo na eshte Moderrne ,ore mos valle ketij birboje po i pelqene vetja??Eshte shume e mundur..por mos Harroj se Shqiperia nuk eshte e Rames,Berishes,Mondit,apo LIke Floririt..Edi Rama..duket se ja futi vetes kesaj Radhe ky eshte nje GABIM I PAFALSHEM...sepse po prish gjithcka ate qe bene Baballaret e kombit Shqipetare..po kerkon qe njerezit te Identifikohen nga Feja ..ne Bektashi...Harixhi..apo krsit..apo budist...qe nga ky caste Ballanca Fetare ne Shqiperi eshte Prishur,,,,,dikush do ta ndjeje veten Superjore dhe dikush i perket nje feje Inferjore..akoma edhe ateistet nuk duan qe Tirana te behet Kryeqender e Potureve Bektashjane.... @@Shqiperia mbetet e Shqipetareve dhe jo Mendje Rredhurve si Rama....nje delirante qe eshte kthyer ne nje Delinquent i vendit te tije::LOL

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Shqiptar

                                                                Saliu fali detin, Rama po' fal token. Kjo eshte tradhetia me e madhe ndaj kombit. Shqiperia eshte e shqipetareve, nuk eshte cifligu i Rames apo Saliut, as i muslimaneve apo kristianeve. Turpi ju mbulofte e mallkimi i kesaj toke ju marrte, cdokush qe fal qofte nje pllembe toke shqiptare.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  afrimi

                                                                  Kapeni Meron me ndonje cep dhe qijeni ne bythe. Legena

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Kastriot Bektashi

                                                                    E “kapem” kopertinen e NYT me gjenialitetin e fundit te Edi Rames! Po te kishte kampionat k@9lliqesh ne jemi kampione Europe pa konkurrence!!! I zgjidhi problemet e vendit KM kshu qe le ta ndertoje shtetin bektashi ne Kruje se fiks aty i takon!!! Kruje qytet i bekuar Prite, prite…

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. I
                                                                      I indinjuari. Tema : gazete llogjike dhe kultu

                                                                      ZOTRI MERO BAZE: Nje mendim me shqeteon çdo dite per gazeten tuaj te nderuare dhe shume te lexuare.psh. une dhe shume shoke te mi kemi qysh nga numeri i pare i gazetes Tema qe e lexojme çdo dite por ekstremishte çdo dite. Shqetesimi im eshte : Na peshtirosin ata qe me llafet me te pista shkruajne injorancen e tyre te skalitur ne trurin e tyre pa pike turpi,ndrojtje apo mllefi qe nuk kane kufi. E di qe jane pak po shume pak por edhe nje hale shume e vogel bie ere shume si nje e supermadhe kur i afrohesh,prandaj une kerkoj qe ne gazeten tuaj te kete konkurence mendimesh,vlerash,programesh,inisiativash dhe vleresimesh per te çuare sado pak kete shoqeri dhe vend perpara.MOS JU JEPNI HAPESIRE TE PA KUFIZUARE ANTISHQIPTAREVE SE PO SHUMOHEN PA TE DREJTE DHE JANE NJE RREZIK PER KOMBIN TONE ME SHUME HALLE:

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. e
                                                                        eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                                                                        Mero ne hall te madh se i duhet te beje stermundim e perpjekje sa qesharake aq te pamundura per ti gelqerosur Blozen e Marrezise mbi surrat te nje te Marri! Do kishte qene me vend qe sot ti ri-botoje ate Kartelen e Psikopatise qe ja ke pas botuar dikur...sot ajo shpjegon me mire se gjithcka vertetesine e saj!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. s
                                                                          shoqeruesi i Spiropalit

                                                                          Shoqe Spiropali eshte teper e merzitur nga ky dreq projekti i Shtetit Sovran Bektashi ne mes te Tiranes, sepse i heq asaj perfundimisht mundesine per te uleritur serish : "Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21" !

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. X
                                                                            Xhaxhi

                                                                            Jetojme ne kohen e mediokritetit dhe banalitetit. I duket vetja baba i kombit qe vendos te shpalle vende sovrane brenda shtetit apo te jape toka nen sovranitet te huaj. Nje gjelle qensh qe eshte perfekt per mediat e huaja te marrin klikime ne nje bote te trazuar. Njesoj sic bene edhe per turpin e e marreveshjes me Melonin per rrefugjatet. Mero Baze ka te drejte qe tallet me keto nisma qe jane thjesht marrezite e momentit te Rames qe shpejt harrohen. Kujtoni Saliun qe mori nismen te lejonte martesat gay ne Shqiperine muslimane kur ishte ne pushtet. Por bota nuk harron dhe ketij tonit shume shpejt po i del boja. Eshte bere i merzitshem dhe i ngelet te bej llafazanin dhe zhurmusin.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. t
                                                                              teper sekret

                                                                              Thene mes nesh - Mero Baze eshte nder te paret qe ka aplikuar per te marre Shtetesine te Shteti Bektashi. Listen e pasojne Ylli Pata, Namir Lapardhaja e se fundi edhe Frrok Cupi qe ka vajtur se pari te behet synet...

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. D
                                                                                Daullxhiu

                                                                                Me gjith konsideraten e larte per ty, Mero e ke dhjer me kete shkrim

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. L
                                                                                  Lala

                                                                                  Bravo mero .

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. L
                                                                                    Ladi

                                                                                    Nese ka nje te vertete qe lexohet lehtesisht ne te gjitha komentet: eshte ngutja, nxitimi, shpejtesia me te cilen nxjerrin konkluzione, apo japin edhe direkiva; fatkeqsia me e madhe e mendje - lehtesise tone

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. I
                                                                                      Idjoti

                                                                                      Pyeta nje mikun tim nga Maroku se cmendim kish per bektashinjte. Fare qarte me tha se jane armiku me i keq i myslimanizmit. E krahasoi ate me 'jezutet' e Marokut...E them kete sepse une per vehte time shoh me shume te keqia se sa te mira ne promovimin e bektashizmit ne nje fe-shtet. Ne kete bote te perbere nga "muti i trazuar" dhe jo nga mjalti, myslymanet dhe shtetet e tyre, do e perqendrojne urrejtjen e tyre ne Shqiperi si simbol te tradhetise ndaj fese myslymane. Po keshtu edhe bota katolike apo ortodokse do ishin kunder nesh. Mendimi im eshte qe lere fene te jetoje ne shpiritn e lire te shqiptarit dhe ne asnje menyre te nderhyhet per promovime te nje feje apo sekti te vecante nga njerzit ne pushtet. Pavaresisht nga mendimi pozitiv ne pergjithesi per Ramen, do i lutem mos te imponoje nje rruge te tille, njelloj si nuk ka te drejte te imponoje nudizmin, apo ta ngreje nudizmin ne nje minishtet...

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. T
                                                                                        Tom

                                                                                        Kjo qe thua...ka lidhje me Shqiptarin qe nuk ja ndjen shume e beson vetem nje zot....jo me sektin por me kte veprim Rama I humbi zgjedhjet e 2025...si tha ai pushtetet e pakufizuara bien vete .

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. R
                                                                                          Rama Zoni

                                                                                          Une thashe se ky do na cudiste per mire kur na tha qe s'kemi pare gje akoma. Kete here na vajti deri ne OKB per te na dhene kete lajm te hatashem. I lutem baba Mondit, qe te beje gati dekoraten e ta beje qytetarin e pare te nderit per shtetin e ri. Nxitoni te blini ndonje prone ne Shkoze se do rritet cmimi shume , do behet njelloj si ne Vatikan, San Marino apo Monaco

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. S
                                                                                            Skenderbegasi

                                                                                            Nje person me nje ide eshte nje i ç'mendur gjersa ajo ide te kete sukses.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. P
                                                                                              Per nji lug kos

                                                                                              Pasaporten e pare te shtetit te Papa Mondit do e mar Ilir Meta.

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje