Nëse ka një figurë politike që nuk i shërben për asgjë Partisë Demokratike të kohës së sotme, është Azem Hajdari. Gjithë jeta e tij politike, ka qenë një rebelim kundër PD dhe Sali Berishës.
Tetë vitet e tij si politikan, nga vitit 1990 deri më 1998, janë tetë vite të mbushura me beteja vetëm kundër Sali Berishës dhe autoritarizmit të tij në pushtet, duke qenë në çdo kohë përkrahës i çdo kritiku dhe kundërshtari të Berishës jo vetëm brenda PD, por dhe jashtë saj.
Ai ishte mbështetësi i parë i gazetës “Koha Jonë”, kritike e egër e Berishës në atë kohë, mbështetës i të persekutuarëve politik, mbështetës i pronarëve dhe bashkëgrevist me ta kundër qeverisë, mbështetës i sindikatave kundër qeverisë, derisa në fund të vitit 1996 dhe janar të vitit 1997 e përjashtuan përfundimisht nga PD.
Në një farë mënyre ka qenë makthi tetëvjeçar i Sali Berishës, derisa e hoqi qafe.
Për politikanët e sotëm të PD që Azemin e kanë parë vetëm në fotografi, ai është model i keq.
Po të bëhen si ai, duhet të përballen me Berishën, duhet të jenë kritikë me të, duhet të bëjnë beteja në Kuvend dhe PD kundër tij etj. Disidenca brenda PD, është e vetmja gjë politike që mund t’i frymëzojë Azemi.
Kush do të bëhet si Azemi nga këta që janë në PD? Gazment Bardhi? Ai është gati të bëjë autokratikë çdo ditë që i ka shpëtuar goja e ka thënë “babi i Zenit”.
Flamur Noka? Ai dhe po e pa ëndërr të flasë kundër Berishës, shkon i kërkon falje të nesërmen, se siç thotë populli “ëndrra janë, ndoshta dalin”.
Tritan Shehu? Siç patë thënë Azemi për të, sa vetë i mblidhen atij në sheshin “Skënderbej”, atij i mblidheshin kur i binte goma e makinës në Fan të Mirditës.
Luçiano Boçi? Ai është gati të rrihet me grushte me ata që guxojnë të bëjnë humor me Berishën.
E gjithë kupola e sotme politike e PD, është një produkt i tredhur “anti-Azem”, që janë aty pikërisht se nuk janë si Azemi.
E vetmja që tentoi të imitojë babain ishte Rudina, vajza e tij. Ajo refuzoi të dorëzonte mandatet kur gjithë PD me urdhër të Berishës i dorëzoi dhe i dogji, dhe e shpallën armike, si babain.
Pastaj më pas dhe pse dënuan djegien e mandateve, përsëri e dënuar mbeti Rudina dhe Murrizi, që refuzuan ta bënin atë budallallëk duke mos ju bindur partisë.
Pra çdokush që tenton ta imitojë Azemin qoftë dhe në distancë në një formë më të zbehtë, ndëshkohet njësoj si atëherë Azemi nga Berisha, i cili e përjashtoi nga PD.
Kështu që në një farë mënyre homazhet pranë vend vrasjes së Azemit jo vetëm që janë hipokrizi, por janë një gjest politik që bie ndesh me atë që PD bën me debatin politik brenda saj.
Nëse ata vërtet duhet t’i frymëzojë Azemi, siç thotë Berisha, ata duhet të ngrihen e të përmbysin Berishën. I vetmi moment që ai nuk është ngritur kundër Berishës ka qenë 8 dhjetori i 1990, kundër Ramiz Alisë, por ai i dërgoi Berishën për ta zbutur dhe prej asaj dite, ai betejën e ka pasur me Berishën.
Prandaj nëse PD do të nderojë jetën e Azemit, duhet të bëjë betejë me Berishën si ai.
Nëse do të nderojë Berishën, çfarë i ka bërë Azemit, atëherë shkoni pranë vend vrasjes së Azemit, por jo për ta ngushëlluar, por si triumfatorë që e keni vrarë për së dyti, për t’i treguar se atë që pati kundërshtar është ende gjallë dhe ende në krye të PD, falë atyre. Dhe ai me siguri do kthehet përmbys në varr.
Atij i qofte dheu i lehte,por s ishte shembull!!Mos tr ishte USA e Eu nen Enverin e Saliun do ishim prape
Mero i vetmi ndryshim qe keta 2 maloke kishin ishte se njeri ishte kriminel dhe tjetri ishte kriminel... Cfare denglash shkruan more apo se te ferkoi korrizin ne ato vite ky bandit tropoje qe terrorizonte pleq e femij me kobure ne dore...ne ate kohe e dime te gjithe si si vidhte ne mes te dites ky pisllik hajdari me maloket e zbritur ne Tirane dhe ti e ben shembull????? me i besushem do ishte mafiozi ajdin sejdia se keta maloke mor...ky milet duhet te informohet sa cfare ndodhte jashte Tiranes me keta maloke te pabese qe vidhnin kosovaret qe para lufte deri dhe kepucet ja merrnin tropojanet qe ti i ben shembull..eshte turp per brezin e ri qe te idolizoje nje kriminel trafikant vjedhes terrorist so hero te kombit... ku ka arritur llogjika e nje kombi qe pikerisht kriminelet te behen heronj?!?!?, dhe heronjte e vertete te shpallen anti shqiptare ?!?!?!? po ku ka bythe qe perballe Gjergj Kastriotit te vi sulltoni ne mes te Tiranes dhe bashkia e dhjere e Tiranes ta mbuloje bustin me pelhure ?!?!?!??!?!? po ku ka bythe qe Skenderbeun a kane bere serb grek apo dhe rus dhe nje popull i tere pshurret ne breke per nje thes miell?!?!?!?!?!?!?po ku ka bythe qe dhe himni kombetar i Asdrenit qenka i huaj?!?!?!?!??! po ku ka bythe qe nje si ti o Mero te mundohesh ti mbushesh mendjen ketij pis mileti se hajdari eshte shembull per brezat qe vine?!?!?!??!?!
Nuk mund te thuhet me qarte se kaq Te gjitha ata qe shkojne ne kete pervjetor jane hipokrite dhe lepires
Kjo punë e Azemit, është si gjithë HISTORIA e PD-së, me spiunë sigurimi (siç ishte Azemi, Sali Berisha, Liri Berisha, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, etj, etj,….), me vrasje, me dinamit, me vjedhje, me imoralitet, me grabitje, përdhunime, dhe gjithë poshtërsitë e mundëshme që mund të imagjinohen, të cilat, në një formë apo tjetër, vazhdojnë edhe sot, duke i futur stërkëmbësha vdekjeje njëri tjetrit, në luftë për pushtet dhe si gjthmonë brenda llojit.
Hajdari simbol i krimit injorances spiunit vrasesit vjedhesit simbol i se keqes . Perse u vra dhe nga kush u vra ? .
Mero këta janë estradë qesharake por edhe ju keni kaluar çdo limit lëpirje nga 92-shi deri 2006 me Saliun pastaj me Ramen. Ku keni shkruar aludime të tmerrshme për Edi Ramën por në politikë ka interesa të tjera por nuk besoj se t'a falur
Makiaveli thote gjysem te verteta . Duhen pranuar ato qe thote Mero per Azemin si te verteta , pastaj duhet kaluar tek historia e te kaluares se Meros si gazetar . Koha ka verteruar qe me kalimin e kohes mendimi njerezor evoluon . Vetem njerez si Sali Berisha jane te pa ndryshueshem , ne formimin e tyre me ideologjine marksiste . Ne qe e kemi jetuar ate kohe i vleresojme mendimet e Meros per Azemin . Ai qe kundershtari i vetem i Berishes ,deri sa ky e hoqi qafe , pasi e kishte perjashtuar nga partia .
Azem = Sali. Vleresimi Azemit per kritikat ndaj Saliut jane nje mishkonje ndaj demit politik,shoqeror dhe ekonomik qe Azemi i ka bere ketij vendi.Parulla e tije shkaterroni se do vic.ceku bardhe i beri gropen e zeze ketij vendi.Meros keto i duken miza sepse eshte edhe vet pjestar i asaj partie dhe shkaterrimi.
Bravo zoti Mero. Shprehje shume e drejte " Nese PD-ke do te nderoi jeten e Azemit,duhet te beje betejen me Berishen si ai". Por servilat e Berishe nuk e bejne dot se jane pisa deputet e pisa njerez.
po ktheheshim nga bilardo jashte qytetit..viti 92 me duket...befas na parakaloi dhunshem nje foristrade e erret...policet e rruges nxorren tabelen...foristrada frenoi fort, duke lene mbi 10 m gjume rrotash mbi asfat...nga vendi shoferit zbriti azem hajdari duke share e gjuajtur me shkelma bytheve policet...i dale komplet nga kontrolli, duke shkelmuar sa fuqi kishte, i fluturoi kepuca dhjetra metra larg ne grurin qe po rritej...nuk pushonte se share e bertitur...histeri e pashembullt...harrova te them ishte mbremje, erresire...therriten policine nga durresi per te gjetur kepucen e azemit...vazhduam rrugen pa marre vesh nese u gjet apo jo kepuca....azemi ishte nje pitbull qe donte vetem te kafshonte...donte ti bindte te gjithe qe ishte me i forti...keshtu bente gjithmone, qe kur ishte student ne mensat e q. studenti...ku kishte sherr per pune pjate apo late, do te ishte se sben azemi..
Po, kjo qe the per Azemin,eshte pjeserisht e sakte.Ai ka pasur qe ne fillim kontadikte me Salen, here te hapura e here te mbyllura, deri diku parimore, por ai e kishte inatin qe kur u nda torta e pushtetit ai u la jashte. Ai enderonte postin e ministrit te bredshem, se atje ishin te emblat lekë. Lufte verbale e kryente me "fjale te medha" per te dhene imazhin e njeriut parimor. Plus kësaj nuk duhet te harojme se kur Salës po i lëviste pushteti nen kembe ne '97, ai mori krahun e tij dhe nuk u nda deri ne çastet e fundit,deri sa dhe jetën për të. Po po jeten per të. Por kjo nuk thuhet se eshte e rende per Salen. Po eshte e vertete se ishte me burre se Gazi, Muli, Luli, Pjetri,Tritani po e po,Meksi, Bamiri,Ed Paloqja, Kol Olldashi e te tjerë butakesh pa shtylle kurrizore që ka pasur e ka ajo parti.
O Mero o Mero, vdiq gjykata kushtetuese sot, po presim artikullin ku fajin e ka Saliu.
Nëse keni vënë re, edhe kryeministri i Shqipërisë ka prioritet lidhjen e Serbisë me NATO-n dhe BE-në, jo integritetin territorial të Kosovës.
Te gjithe Deputetet e Pd, militant e mbeshtetes, jane thjeshte pupetts ose kukulla. Nje turme e piste, prej se ces duhet treguar kujdes! Njerez zgjohuni!
Që të dy tropojanët spihunë sigurimi, UDBje dhe Asfalie. Që të dy ordinerë, të paskrupullt, hajdutë, horra, sharlatanë, intrigantë, vrasës të pabesë, përçarës, dhe tradhëtarë. I bashkonte në vrasje dhe tradhëtira e njëjta gjë që i ndante deri në armiqësi visherale dhe në zhdukjen fizike të njeri tjetrit si çdo mafjoz; krahinorizmi, tribalizmi, mungesa e skrupujve, grykësia kafshërore për karrige, pushtet dhe para. Toka e Xanun i bënte armiq që përdhunonin familjet e njeri tjetrit dhe vëllezër gjaku kur ndanin kulaçin dhe vrisnin e prisnin nga Tropoja deri në Sarandë. Në fund në histori PDja do të zhduket dhe do të ngelet vetëm lëvizja tribale e tropojanëve " martirë demokracie", që morën peng politikën duke përdhunuar natën femrat e qytetit studenti, duke rrahur, duke vjedhur qilimat e presidencës, duke i zënë prita UÇKsë për llogari të Serbisë, duke shqyer njeri me tjetrin, duke hedhur në erë shtyllat e tensionit, duke hedhur shtetin në greminë, duke vjedhur rezerva e arit të shtetit, duke rrjepur depot e ushtrisë, duke shitur territore dhe duke bërë porta potty dhe prostitucjon me armiqtë më të egër të këtij kombi, thjeshtë që bytha e tyre të qëndrojë plrjetësisht në karrige dhe pushtet. U bënë putana prostitucioni të kujdo që i garantonte pronësinë dhe kthetrat mbi Tokën e Xanun. PDja nuk ka egzistuar kurrë. Kanë egzistuar vetëm Klani fshatarak, krahinorist, kafshëror dhe tribal tropojan që mori peng politikën, shtetin, Tiranën dhe Shqipërinë, por nuk kurseu as veten si çdo shtazë e ushqyer me urrejtje primitive që i nxjerr sytë edhe vetes
Pse kur ka qene nje model i mire nje trafikant???
Ka akoma rrota kari që harxhojnë frymën për këtë copë muti