Spostimi trevjeçar i karrigeve në PD dhe fenomeni Gaz Bardhi 

3 Shtator 2024, 18:40Editorial Mero Baze

Lulzim Basha nuk është më afër Gazment Bardhit. Ky i fundit arriti ta spostojë në rreshtin e fundit në Kuvend, duke përdorur vulën dhe logon që tani nuk e ka më Basha, por Berisha. 

Nëse i hedh një sy lëvizjeve së karrigeve nga viti 2021, kur ka filluar kjo legjislaturë e Kuvendit të Shqipërisë, vendet brenda PD janë ndërruar vazhdimisht. Kuvendi filloi me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. Kështu për herë të parë Lulzim Basha zboi Berishën nga karrigia afër tij, duke e shpallur deputet të pavarur dhe duke shkuar ë fund. Bardhi u afrua në vend të Berishës afër Bashës. Të tjerët u rreshtuan pas tyre. 

Berisha mbeti vetëm dhe doli në rrugë duke krijuar “foltoren” e tij. Donte një vend që të mos ja caktonin karriget, por t’i caktonte përsëri ai.

Dhe kështu ndodhi. I pari që iku nga besnikët e Bashës ishte Këlliçi, dhe shkoi tek Foltorja. Pastaj Luçiano ndërroi vend në kuvend dhe ju afrua Nokës dhe Vokshit. 

Kështu beteja vazhdoi deri më 8 janar, kur u improvizua beteja fizike mes tyre.

Beteja u fitua nga grupi i Bashës përballë çetës së Berishës. Grida Duma doli si triumfatore nga kështjella ndërsa Salianji i shau ata “bira kurve” që donin t’u merrnin PD me forcë.

Berisha i shpartalluar dhe i ligështuar nga humbja shëtiste vetëm me Flamurin dhe dhëndrin e tij buzë Lanës, që mallkonte Lulzim Bashën se ka marrë strajca me lekë.

Aty ndërhyri Ilir Meta dhe shpalli zgjedhjet e pjesshme në disa bashki të Shqipërisë, për të provuar që Berisha ishte më i fortë se Luli. Dhe ashtu ndodhi.

Menjëherë pas zgjedhjeve, karriget në Kuvend ndryshuan prapë. Deputetja e Sarandës, që ishte më e flakta për Bashën, kaloi ylberin dhe u afrua nga Berisha. Salianji i cili kishte gjyqin nëpër këmbë, po ashtu. Grida e pa të udhës mos të shkonte pas kolegut Berisha, por të ikte në Top Channel. Bardhi po rezistonte sërish pranë Bashës. 

Pastaj erdhën zgjedhjet lokale të 2023 dhe Basha me Bardhin ranë dakord të abstenojnë në zgjedhje duke mos marrë pjesë me kandidatë, përveç disave që nuk i pyetën. Me këtë skemë kishin rënë dakord që kur të mbaronin zgjedhjet të fajësonin Berishën për humbjen e PD. Bardhi ndërkohë kishte bërë gati dhe gjithë paditë kundër Berishës në gjykatë.

Zgjedhjet mbaruan, Berisha humbi thellë, por prapë ja hodhi fajin Bashës. Atëherë Basha u rikthye dhe rimori PD-në e mbetur. Bardhi u mërzit dhe nuk i fliste më në tavolinën e Kuvendit, edhe pse e kishte ngjitur.

Kjo mëri vazhdoi deri në janar kur udhëtoi në “Mëngjesin e Lutjeve” në SHBA me Damianin. Aty u ra dakord që Damiani ta ndihmojë që PS të bëjë pakt me Berishën për normalizim të Kuvendit dhe këtë Bardhi t’ia shesë Berishës si fitore dhe ai t’ia falë gabimet. Po ashtu do flitej dhe me gjyqtarët që t'ia jepnin Berishës vulën. Ashtu u bë!

PS ndihmoi Bardhin të pajtohej me Berishën dhe të bëhej udhëheqës pranë tij, duke pranuar të humbiste paditë kundër Berishës. Me këtë rast ranë dakord dhe për votat për amnistinë në fund të vitit, si dhe reformën zgjedhore, që është tërësisht në favor të PS.

Kështu sesioni i ri e gjeti Bardhin në krye të PD së Berishës dhe Bashën thuajse pa mbështetës. Edhe Alibeaj që ishte në anën tjetër të tij, vendosi të ikë e të bashkohet me Dash Shehin.

Në këtë moment triumfalizmi Bardhi vendosi të hakmerret ndaj Bashës dhe ta çojë në fund, aty ku Basha çoi Berishën tre vite më parë. 

Nëse këtë film me metrazh të gjatë tre vjeçar e xhiron shpejt të shikosh se si kanë lëvizur karriget në Kuvend në krahun e PD, e vetmja gjë që bie në sy është se gjatë tre viteve luftë për karrige, bie në sy vetëm se si ky Gazment Bardhi nga beteja për të qenë ngjitur me Bashen, arriti të shkojë ngjitur me Berishën. 

Por kjo nuk është fitore e tij. Kjo është fitore e Berishës ndaj Bashës. Është një akt cinik i Berishës për t’i treguar Bashës që të çoj në rresht të fundit me po ata që më çove ti. Me Gaz Bardhin! 

Nga ana tjetër kjo tregon dhe përse u duhet ngjitur kryetarëve Gazment Bardhi.

11 Komente

  1. B
    Babi Zenit

    Po cfaj ka Gazi shkrete,kur Rama e njohu si kryetar grupi me qellim qe te bashkepunonte me Nongraten Berisha. Gazi dihej se eshte bytheluajts, po Ramen si mund ta quajme.???

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Ke të drejtë Mero. Dikush e çan rrugën me kokë e mënd dhe zotësinë e vet. Dikush (femrat) në se u mungon sa sipër, mund të ushtrojnë profesionin më të vjetër në botë……. Dikush (mashkull ky) në se nuk mund të.çajë në jetë me aftësi, dinjitet e personalitet, fillon e rivalizon me femrat sa sipër, duke u këthyer vetë në femër, duke vënë bythën në punë, e kështu pastaj, shqip thuhet, ÇAU RRUGËN E HISTORISË ME BYTHË. Prandaj edhe PD-ja, do të përfundojë tamam si parti bythe.

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Ymer Abazi

      Eshte fokusi tek Gaz Bardhi tani, ai eshte Fenomeni. Se i tille, pra Fenomeni, per Meron behet gjithmone ai qe i ben opozite pushtetit Rama. Dikur Fenomeni ishte Lyl 7x7=42shi sa kohe bente protesta anti-Rama. I kujtohej perdite Rruga Kombit, 21 janari, financimet Ruse etj, etj...Por pastaj kur Lyli gallata matematikore i nderpreu te gjithe opozitarizmin ndaj pushtetit Rama, atehere edhe Mero e sh-Faktorizoi, ja hoqi edhe "Antenen brenda familjes", ja harroi edhe ate Kunatin...se helbete, nuk ishte me asnje Faktor kunder ketij pushteti Rama qe per Bazen eshte dhe Etaloni i qendrimeve e Faktorizimeve per kedo. Ashtu si ne rastin e Lyl 7x7=42shit, pra...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Familja kriminale Berrisha

        Komunisti Berrisha eshte langarraq , ate qe ky pédérast i beri non grates s'ja ka bere kush , dhe Helena e Tropojes e pranojne keta jane burrat me karre a ktere Trapajan te vertete. Ky ishte dhe eshte i humbur per çfare e pranojne Bardhen mos valle dhe komunisti Berrisha eshte pede ? .

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Pune zagaresh SHQUP-isa ndyresira trushplare te Salikufomes.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gomari ngordhi. AVE! Perandorit të ri!

            Luli është teveqel pa bole, Berisha po ashtu hajvan, por ndryshe nga Luli, Berisha si rrotë kari mbajti peng Shqipërinë dhe i doli për hajër deri tani. Shumë ujë ka rrjedhur dhe Sali Berishën se merr më seriozisht askush si rrotë kari, por vetëm si prostitutë 80 vjeçare që nuk lë kar qeni pa shkërdhyer dhe mut pa futur surratin e bërë portapotty. Ndërsa homo Bardhi është i keq. Si homoseksual i rreh të dy dhe ju përdhunon burrërinë prej buçeje edhe Saliut edhe Lulit. Homo Bardhi është në pritë, ku po përgjon me durim gjaksi perëndimin e Lulit dhe kufomën e Saliut bashkë kadavrat e familjarëve të tij dhe thonjtë e tyre që nuk lëshojnë tokën e xanun. Çështje muajsh. Homo Bardhi do fitojë. Ndryshe nga pabuksit e tjerë gjekmarkagjekë, pjellë të barkut të urisë dhe mizerjes, homo Bardhi është i vetmi që ka gjithçka në rregull, për të fituar në atë lloj llumi, ku gjithkush tjetër, përfshi Berishën dhe familjen e tij, do të mbyten aty brenda në gropën e jashtëqitjeve që kanë prodhuar. Është mirë që të gjithë aty brenda, përfshirë Sali Berishën, të bëhen gati ti lëpijnë vrimën e bythës perandorit të ri, që për nga veset e bythës, ambicjet, talenti dhe trimëria për t'u ndeshur, duket se i ngjan Aleksandrit të Madh.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shushica

              Ymer , nuk e ka emrin Lyl , Po Lulezim . Emer ekspresi dhe me semantike te bukur . Mirepo Fuatcelet e Enverit , Berishes , Rames , Metes nuk Jane vetem te verber , po edhe te shurdher , sepse ne vend te trurit , asaj materies se misterte qe mban ne funksion keto shqisa , ata Kane dokrrat e Berishes dhe ortakeve te tij . Deshmi e varferise mendore te ketij banaliteti gjirizor ,Jane ato batutat e kryministrit qe Po e Le Shqiperine te populluar vetem me pleq , sakayet dhe vagabonde , Luli Po fle , 7 here 7 , kaq , se kaq tru Kane . Kjo shprazje injorantrsh meriton shperfillur , neveri .

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daullxhiu

                Ee, po ke dëgjuar ti ndonjë grek në Shqipëri të thotë jam shqiptar............ . Ke dëgjuar ndonjë serb, ndonjë maqedon, bullgar........ Në regjistrimin e popullsisë më 2023, një fshat i tërë afër Libofshës, Fier, u deklaruan serbë. Dhe janë shqiptarë nga Sanxhaku që nuk dinë asnjë fjalë serbisht. Këta serbi i përzuri me dhunë më 1924, dhe kanë dashuri për përdhunuesin e tyre. O zotni. 300 vjet kanë harixhinjtë në Shqipëri, por flasin gjuhën e tyre dhe nuk thonë jam shqiptar............ . Ne shqiptarët jemi kombi më mut.......... . Ne nuk jemi hiç patriotë para serbëve, grekëve, malaziasve, maqedonasve............ . Vjen familja shqiptare me dy fëmij dhe kur ti i përshendet shqip, mamaja e tyre ngre gjoksin përpjetë dhe mburret : - Nuk din shqip ata.. . O të qifshin qentë e grekut, dhe të lindësh fëmijë që lehin në gjuhen e qenit, o budallaçkë e dreqit....... . O sa mirë me qenë, maçokë, derra shqiptarë, o hej.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Halit Xhaviti

                  Padyshim se agjenturat serbe, ruse dhe greke kanë gjetë truall të përshtatshëm në Shqipkaristanin e Edvin drogës.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhavit Haliti

                    Debila te Partise Serbe te Shqiperise (PS). A ju qifsha robte me keq se jua ka qire Edvin Karstac Ramoviqi.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit

                      Sot te jesh opozitar i deklaruar ta stisin Dosjen me keq se ne kohe te atij "Socializmes fitimtar". Te rremojne rrenje e dege ne 7 breza deri kur ta sajojne Biografine ashtu si do pushteti - kush jane Opozite me kete pushtet jane Djallezore, kush qeveris neper Ministri jane Shenjtore me ne krye nje Mesia a Skenderbe te shekullit 21... ate atje ne Surrel!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje