Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës 

29 Gusht 2024, 18:20Editorial Mero Baze

Për të kuptuar se sa i izoluar është vetë Berisha nga Partia Demokratike, shikoni dështimin e tij për të 23-n herë radhazi përballë Bashkisë së Tiranës. Sot ishin 9 vetë. Mund t'i numëroni lehtë në fotografi. Madje mund tu gjeni dhe emrat. 

Pas kësaj, Flamur Noka u ka dërguar mesazh drejtuesve të PD të vijnë dhe ata në protestë. Kështu mund të bëhen 20. Pastaj nëse mobilizojnë dhe familjarë të tyre mund të bëhen 30. 

Problemi është se këmbëngulja e Berishës për të mbajtur njerëzit paradite tek Bashkia dhe mbasdite tek rrugica poshtë penxheres së tij, është kthyer në çështje mercenarësh dhe jo në një çështje të PD. PD nuk e pranoi dot atë si metodë lufte as kundër Bashkisë as kundër qeverisë. 

Më qartë, PD e kuptoi se kjo është një tekë personale e Berishës nga e cila ata nuk përfitojnë asgjë. 

Dhe rezultati është i qartë. Këmbëngulja e Berishës nuk përkthehet as në pjesëmarrje as në rezistencë por më shumë në dëshpërim. 

Sa më shumë Berisha dhe rrethi i tij këmbëngulin për një protestë maratonë, aq më shumë rrisin dëshpërimin dhe braktisjen e protestës. 

Në kushte normale, ai mund ta shpallte të mbyllur protestën dhe ta maskonte këtë dështim. Por pikërisht këtë nuk bën dot. 

Nuk e bën dot, pasi Berisha nuk ka objektiv as protesta të mëdha, as përmbysje, as fitore në zgjedhje . Ai ka objektiv vetëm një teatër poshtë penxheres së tij dhe para Bashkisë së Tiranës që të duket se po bën opozitë për të justifikuar uzurpimin e PD prej tij. Pra ai do vetëm një teatër ku të duket se njerëzit po luftojnë për të. 

Tani, këta njerëz janë pakësuar në mënyrë ekstreme duke ngelur vetëm rrethi i rrogëtarve të tij. Si të të tillë, në vend të frymëzojnë, ata demoralizojnë dhe rrisin pesimizmin e opozitës pasi duken si ushtarë të një kauze të humbur. 

Nuk është puna se ata 9 vetë, do t'i bësh 30 apo 40. Puna është se me 23 protesta para bashkisë e 230 poshtë penxheres, Berisha ka arritur tu mbushë mendjen gjithë demokratëve, se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm për hallet e Berishës dhe para bashkisë, për luftra të brendshme në PS. 

Dhe kjo i bën ata më të dëshpëruar, më të çorganizuar dhe mbi të gjitha më pak të motivuar për kauza reale opozitare.  

Kështu gjithë retorika e Berishës për mosbindje civile ndaj qeverisë, praktikisht po rezulton mosbindje civile e opozitës ndaj Berishës. Kaq ka arritur deri tani. 
  
 
 

15 Komente

  1. K
    Kuituzovi

    Si nuk ka kaq tru Berisha dhe deptetet e tij qe beijn protesta njehere ne jave dhe mblidhen çdo dite poshte penxheres. Mund te vijn oshte penxheres te pakten njeher ne jave por jo dite per dite. Kjo eshte absurde dhe i bene ata budallenj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Ky Berisha Bardhi bla bla e ka në terezi. Vuçiq sot bleu 12 Rafale dhe de Juro firmosi EU Kta flasin jo Saliu jo gazi jo Erioni

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tafil Agai

      Kur derri serb, qiu Shiqeren, nxorri kafshën Sali Shiqerja, njl serb e kaluar serbit. Atë që i ka bërë Sali Shiqerja këtijë kombi, nuk ja ka bërë as turku, as greku,as italani dhe as gjermëni. Ku është kjo kodosh drejtësie për të bërë drejtësi ndaj Saliut të Shiqeres ? Po qe kështu, as drejtësi dhe as demokraci mos qofshin kurrë.

      Përgjigjjuni
      1. Fevziu me Dosje

        Jane parti apo sindikate ? . Partite kane programme Sindikatat bejne zhurem per tu identifikuar qe jemi dhe ne . Proteste nga nje humbes me mbi 60 mije vota . Proteste lironi Babin e Zenit para bashkise !!!!. Per mua jane njerez te pa pune qe kalojne kohen ose dikush i paguane ? . Proteste nga nje parti politike une nuk kam degjuar . Proteste me Sali Lushaj te semuren Kalaja me humbesin dhendri socialist esmeri Kellici me Bardhen e Kavajes apo Bibilushin Blushi pa haruar kerriçin e Faros joooooo vêtem beheni te pabesueshem PO kthejeni ne qesharak.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Next

          Se kuptoj përse duhej ky shkrim?! Ajo lloj situate është aq e pështirë, aq e dëshpëruar që ja bën vetë momentin vetes. Qytetarët as që duan t'ja dinë. Zero. Berisha dhe PDja për ta kanë vdekur. Problemi qëndron se për interesa pushteti, jeni të gatshëm t'a mbani gjallë kufomën e Berishës dhe t'ja servirni çdo sekondë shqiptarëve si mënyrë për të legjitimuar veten edhe pas vjedhjeve dhe falimentimit tuaj total, duke u shitur si zgjedhja e vetme dhe më e mirë. Shqiptarët e duan të vdekur, drejtësia e do të vdekur, demokratikasit e duan të vdekur, gjithë perëndimi e do të vdekur, edvinistët bëjnë gjithçka kundër natyrës dhe historisë që të mos e lënë të ngordhë si qen. Neveria që Sali Berisha shkakton si hajdut, si vrasës, si tribal, si hajvan, si prostitutë që nuk lë kar qeni antishqiptar pa shkërdhyer është mënyra se si qeveria heq vëmendjen nga vetja duke e dirigjuar tek pengu i tyre i pështirë si alternativë e vetme, kur i zbulohen vjedhjet, abuzimet, grykësitë dhe falimentimet biblike si qeveri injorantësh . Po, me pengun e tyre socialistët po mbretërojnë të patrazuar në pushtetin e gjatë, por po shkojnë drejt vdekjes dhe të njëjtit fund në koshin e plehrave të historisë së bashku me berishistët. Nesër socialistët do të jenë pengu dhe prostituta e dikujt tjetër... Në fund të fundit Edvin Rama ngelet pjella më e arrirë e vaginës së berishizmit dhe socialistët njësoj përgjegjës në kanibalizimin e industrisë, shqyerjen e pronave dhe bazave ushtarake, korrupsionin galopant, humnerën e borxhit, spastrimin etnik, prostitucionin rajonal, servilizmin diplomatik, rrënimin demografik, duke lënë në të njëjtën mesjetë që gjeti edhe pas tre mandatesh qeverisje; bujqësinë, industrinë, ushtrinë, hekurudhën, flotën, pyllëzimin, shkollimin, shkencën, minierat, naftën dhe gjithçka tjetër që ka vlerë për një shtet serioz dhe modern.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lali

            Komplimenta! Ju dini vërtetë të shkruani me logjikë.. Na mbytën sharjet banale dhe tifozllëku partiak. Kjo ishte pasoja e eksperimentit të Ramiz Alisë,zhurmë demek Demokraci,për t'i hedhur hi syve Botës,pastaj ardhja në pushtet e bijve që po gëzojnë Shqipërinë që " vetë e bënë" Kukulla e Birosë, Saliu mbaroi misionin dhe tani po punon ekstra për të majtur në këmbë kastën e bijve,po si alternativë politike ka vdekur me kohë. Pushteti i sotëm nuk duhet të ketë frikë Saliun por konjukturën,se.... Larg qoftë vjen një terezi që del ndonjë xhahil me leje nga bota dhe pastaj mjerë ata. Do t'i shkojë deri në qiell pallma e të bërtiturës,se historia e Perandorisë Osmane na mëson " mjerë po te në dorë të arnautit".... Edhe do ndodhë se " zullumi këputet kur trashet"!

            Përgjigjjuni
          2. E
            EMIGRANTI

            Pashe sonte ne prodhesten poshte ballkonit Genc Pollon,me erdhi keq si ishte katandisur dhe shume i konsumuar sidomos plaka Doris Pak dhe do te perballoj pastaj hallet e qindra mijra qytetareve per te cilet i qan hallet.Tema disa here nuk ma postoni komentin pavarsisht jashte temes kete radhe

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ramush Govnadinaj

              E pyes ketë Ministrin e Qeverisë kuislinge Rama-Vuqiç, kur do ti hiqni sanksionet ndaj Kosoves?

              Përgjigjjuni
              1. L
                L P

                Prita që diplomacia e Shqipërisë të reagojë e shqetësuar për armatosjen e Beogradit me Rafalet franceze. Por, siç nuk reaguan kur Beogradi vjet bleu tanke ruse e drona iranianë, apo kur parvjet Beogradi bleu raketa kineze, ashtu nuk reaguan as tani. Prita që diplomacia e Shqipërisë të ndërpresë marrëdhëniet me Serbinë pas rrëmbimit të policëve kosovarë në territorin e Kosovës, ose të paktën pas sulmit terrorist serb në Kosovë në shtatorin e shkuar, ku ra dëshmor polici Afrim Bunjaku. Prita që diplomacia e Shqipërisë të kërkojë falje - jo për emërimin e kundërshtarëve të Kurtit në poste ministrore të Shqipërisë apo në krye të SHISH, se askush nuk mban inat për këto vogëlsira - por për anulimin e paparalajmëruar dhe të pajustifikuar të mbledhjes së përbashkët qeveritare në Gjakovë, gjë e cila jo se fyeu mikpritësit, por dëmtoi rëndë një traditë e cila vërtet kishte qenë më shpesh formale, por që mezi prisnim të mbushej me esencë. Por këto nuk ndodhën. Diplomacia e Shqipërisë bën thirrje që Kosova të konsultohet me ata që i dhanë lirinë, për çfarë? Për hapjen e një ure në mes të Kosovës. “Ata që i dhanë lirinë Kosovës” a nuk i njeh Shqipëria si dëshmorë e heronj? Le të shkojë kryediplomati të pyesë statujën e Adem Jasharit në Tiranë, të na thotë se ç’mendon për Urën e Ibrit.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prishtina

                  Këta që “tregojnë” se SHBA e ka izoluar Kurtin, dinë për këtë punë po aq sa ç’dinin për agjendën e shefit të CIA-s që do bojkotonte Kurtin. Me një fjalë, dëshirat e tyre keqdashëse, i paraqesin si politika të SHBA-së. Një gjë është e sigurt dhe këtë e dinë si ndërkombëtarët, ashtu edhe votuesit: Kurti as ka vrarë, as ka prerë, as ka vjedhur. Edhe kur ka dallime me partnerët, i ka për sovranitetin dhe mbrojtjen e vendit të vet, jo për mbrojtjen e kokës dhe as të xhepit të vet.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Regjimet si Diktatura me kozmetike

                    Nuk kane deshtuar protestat e Berishes, kane deshtuar te gjithe protestat ne kete vend (mos valle po protestohet nga ndonje Opozite tjeter neper Shqiperi?) E kjo jo se njerezit po shijojne nje jete te lumtur nen kete qeverisje, por se ka nje shpjegim tjeter - neper Regjime protestat nuk arrihen dot lehte e nuk jane si ne vendet me Demokraci. Ato ose arrihen te tilla qe te rrezojne ate Regjim, ose ai Regjim mbetet derisa ti vije ngordhja natyrale (si ai i Rames Pare Alia ne 1991)

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlora

                      Mero , pre atyre qe me njohin une vleresohem si nje lab ekstremisht lokalist . Thone te verteten . Kedo dore une te vleresoj per konsistencen dhe koherencen tende gati 20 vjecare ndaj S. Berishes , figures me problematike dhe shkaterrimtate te ketij vendi . Vec mos I mesho kaq shpesh dhe kaq forte atij togfjaleshit "Opozita Berisha " . Koncepti opozite eshte I shenjte . Gjynah qe kete atribut t'ia dhurosh atij , t'ia dhurosh nje bande zullumqaresh qe I Kane punuar qindin ketij vendi . Ai (SB) kaq do .

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlora

                        Po c'demokrate Jane , more , ne ke Perendi ?! Ata Jane ja bande plackitesish , kusaresh dhe zullumqaresh ...

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gjeto

                          O Tema, rregullojeni kete faqen e internetit se ta shpif, bllokohet tere kohen.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            lali RRENA

                            Agjensia Kombetare e Mjedisit tregon Raportin me listen e 6 qyteteve me ajrin me te ndotur ne Shqiperi! Kryeson Tirana e atij Bashkiakut rrenacak qe betohet se ka mbjelle 1 Milion peme (sa nuk ka as Pellgu Amazones)

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje