Nga Ilir Yzeiri
Ka një diskutim të gjerë, në kuptimin që ky diskutim ka përfshirë të dyja anët e kufijve shtetërorë, Shqipërisë e Kosovës, mbi atë që po ndodh në Prishtinë, ku, siç dihet, RTK-ja, Televizioni Publik i asaj Republike ka artikuluar një shpifje të rëndë ndaj dy gazetarëve të njohur në Prishtinë dhe, pas kësaj, opinioni gazetaresk ka lëvizur. Drejtuesit e bordit të RTK-së i kanë kërkuar A. Krastës që, sipas asaj që thuhet në Prishtinë, bën punën e shefit politik të informacionit (zv/drejtor i përgjithshëm), që ta përgënjeshtrojë atë lajm, por kjo nuk ka ndodhur dhe, në këmbim të kësaj, drejtuesi i Bordit të RTK-së dhe gazetarja e njohur Arta Berisha kanë dhënë dorëheqjen. Kaq ka mjaftuar dhe në media po qarkullon edhe një herë tema e nxehtë e së drejtës për informim, e paanshmërisë, e përdorimit politik të saj, e lirisë së fjalës dhe të shprehjes, e gjithë të tjerat që lidhen me këtë pushtet të jetës demokratike. Ndonjë koleg është shtyrë edhe më tej dhe ka bërë paralele mes së drejtës së informimit apo lirisë dhe përdorimit të mediave në Shqipëri dhe asaj në Kosovë dhe ka prej atyre që mendojnë se nën « regjimin e Edi Ramës » kjo « liri », ky debat dhe ky « integritet » nuk mund të ndodhë.
Nuk kam ndërmend të polemizoj me askënd, por dua të bëj një sqarim duke u nisur edhe nga profesioni im, që më ka detyruar për një kohë të gjatë që të merrem me teoritë e komunikimit. Pati edhe një rast tjetër, këtë radhë në Shqipëri. E kam fjalën për vrasjen e Eglit në Pogradec, por, nëse doni, mund të trajtoj edhe rastin e inceneratorëve apo ndonjë tjetër. Pyetja ime është kjo: në cilin rast qeveria ka ndërhyrë që të mos publikohet apo të publikohen shpifje për një kundërshtar politik apo për të deformuar një aferë të ashtuquajtur korruptive? Marrim rastin e vrasjes në Pogradec. Media i nxori sytë qeverisë, policisë dhe botoi gjithçka për atë rast derisa i bëri të gjitha institucionet të përplasen me njëra-tjetrën. Ndërhyri edhe Edi Rama, por, siç e ka zakon ai, në të tilla debate, më shumë përfshihet si analist, sesa si shtetar.
Megjithatë, një organizatë e nderuar gazetarësh botoi një notë kundër tij pse ai tha që media e baltosi punën e qeverisë. Dhe nuk është çudi që kjo notë të shërbejë për të na ulur ndonjë vend në rankimin e atyre shoqatave që mbledhin thashethemet e Ballkanit për të klasifikuar lirinë e medias. (Kujtoni në një rast që media e Orbanit në Hungari, ishte më e lirë se ajo në Shqipëri, sipas këtyre organizatave dembele). Le të marrim rastin e inceneratorëve. Në cilin rast qeveria apo Edi Rama ka ndërhyrë që të mos publikohet një informacion apo të fshihet ai? Media, dhe sidomos detashmentet agresive anti-Rama, nuk kanë lënë gjë pa shpifur e pa botuar. Si mund të thuash që këtu media nuk është e lirë? Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë thirrje deri edhe për dhunë të armatosur dhe askush nga ata që monitorojnë shkeljet ndaj medias në Tiranë, nuk ka thënë gjysmë fjale. Liria e fjalës, liria e shprehjes dhe mbarëvajtja e një medieje matet, në radhë të parë, me sistemin ligjor që e rregullon atë. Shqipëria është vendi kampion në Europë e Ballkan për aksesin në internet. Edhe në një kafe në Radomirë të Dibrës ti ke akses. Nuk ka asnjë paragjykim dhe asnjë diskriminim.
Vetëm në Shqipëri ndodh që televizioni privat i familjes Berisha, që bën hapur politikë anti-qeveri herë me lajme e herë me perceptim, vijon të funksionojë megjithëse shkeljet financiare janë raportuar në prokurori. Nëse do të kishim një qeveri tjetër, fjala vjen Berishën e parë, që nuk lejoi asnjë televizion privat, që dogji gazetën “Koha Jonë”, që vrau e rrahu për vdekje gazetarë dhe Berishën e dytë që donte të shkatërronte TOP Chanelin dhe që hodhi në erë makinën e Mero Bazes poshtë apartamentit të tij, e mendoni se çfarë mund të kishte bërë me një televizion privat të Edi Ramës? Kush mund të më thotë se në cilin rast është përdorur politikisht RTSH-ja shqiptare kundër opozitës? Ka ndodhur e kundërta. Ish-zëdhënësja e Berishës sot gazetare dhe drejuese e nje programi politik në RTSH, ditën kur ai shpallet non grata, e merr në intervistë në RTSH dhe e transmeton në kanalin e parë dhe me pyetje që të këpusin shpirtin nga dhimbja që ajo ndien për atë që e quan ende lider dhe në asnjë rast nuk e thërret ashtu siç është: person “non grata”.
Ndërsa kultura për të sulmuar ata që mendojnë ndryshe nga ati shpirtëror, po, kjo kulturë është importuar nga Shqipëria në Prishtinë. A. Krasta në këtë rast ka dërguar atje formatin e medias ku ai punon, që është televizioni i familjes Berisha. Të vësh në dispozicion median për oreksin e Albin Kurtit, kjo është një gjë e rëndomtë që bëhet në televizionin ku punon Krasta. Vetëm se në këtë rast ai nuk e ndau mirë se është tjetër gjë televizioni privat dhe tjetër gjë televizioni publik. I njëjtë është vetëm shërbimi. Dhe opinioni. Ndaj ajo që ka ndodhur në Kosovë, jo vetëm që nuk ka lidhje me Shqipërinë, por është një ves i keq që vjen nga euforia që ka opinioni anti-Ramë në Shqipëri. Me qenë se në këtë vend mund të thuash çfarë të duash kundër atij që urren shefi i madh politik, atëherë edhe në Kosovë nuk ka përse të jetë ndryshe.
Mirëpo doli që atje vërtet është pak më ndryshe, në kuptimin që televizioni publik nuk mund të tolerojë askënd që ta përdorë atë si syrin e partisë që vigjilon mos Albinin po na e shan Berati. Problemi i informacionit dhe opinionit jo vetëm që nuk respektohet në Shqipëri, por tani opinionistët politikë të Foltores shfaqen si burim informacioni dhe ti e ke të vështirë të marrësh pjesë në një bisedë televizive se moderatorja të thotë që sipas Berishës apo sipas Nokës bota do përmbyset nesër. Ti si mendon? Mediat shqiptare kanë problem jo presionin, por shthurjen dhe mungesën e etikës profesionale. Të gjithë tregojnë jetën në këtë vend sikur të jenë në një kafe fshati ku lajmi mezi vjen sepse aty askush nuk lexon, askush nuk sheh një statistikë apo të dhënë dhe të gjithë lakojnë vetëm çfarë tha Noka e Berisha dhe tani në fund edhe Meta nga ndonjë majë mali. Demokracia në këtë vend po konceptohet si një klishe banale dhe e rrezikshme. Opozita edhe atëherë kur është e njollosur me krime, edhe atëherë kur është shpallur si përgjegjëse për shkatërrimin e frymës opozitare nga gjysma e më shumë mbështetësve të saj, përfillet ende si e tillë sepse, sipas një klisheje, opozita nuk ka faj, se nuk ka pushtet. A mund të më thotë njeri se ku është degdisur ish-presidenti i Brazilit Jair Bolsanaro, ku ndodhet Gruevski apo Sarkozi?
Ndërsa Sali Berisha ynë rri majë dritares dhe lëshon akuza monstruoze mbi një institucion që ka përkrahjen më të madhe të shqiptarëve dhe të partnerëve tanë. Fjalori i tij i padëgjuar më parë dhe guximi i tij për të nxjerrë nga goja çfarë i thotë mendja e sëmurë, nuk besoj se vijnë ngaqë Edi Rama u ka mbyllur gojën mediave apo opozitës. Përkundrazi, Edi Rama me sjelljen e tij të paanshme dhe mendjemadhe deridiku e shpërfill opozitën, por nuk përdor asnjë mekanizëm juridik për t’i mbyllur gojën asaj dhe medias. Shqipëria ka arritur standarde të lakmueshme në zhvillimin e saj demokratik. Unë bëj pjesë te ata që dua të them se ky vend po përmirësohet dhe po bëhet një demokraci funksionale. Defektet vijnë nga shumë anë dhe shumë drejtime, por është fat që kjo qeveri nuk përdor asnjë prerogativë juridike që të frenojë lirinë e medias, lirinë e shprehjes dhe lirinë e opozitës. Kësaj të fundit i ka lejuar aq shumë liri, sa ajo nuk ka ç’të bëjë tjetër, por, siç thoshte Fuko, të arrijë në fazën e çmendurisë, atje ku fjala nuk kontrollohet nga asnjë filtër.
Liria e shtypit?! Ti ke 20 vjeter pro Rames....liria e shtypit?Per ty nuk ka korrupsion kur aki=uzohet Rama,nuk ka vjedhje nuk ka alternative jashte Rames...shut the fuck up ti kone e bindur,.
Kur flet dhe ti Ilir per te drejten e fjales dhe lirise ne media kulmi dmth. Ju qe nuk mbetet pa share njerez qe shprehin idete e tyre neper televizione, madje doni dhe ti censuroni. Turp, komunista
Na jep ndonje detaj or mik ku KY iLIRI ka share njerez se keshtu me llap llap nuk ke gje ne vije!
Supet analize.. mëse e vertete.. aq e vertete sa ska ku te veje .. hapni syte o njerez..!!
O TI ME PSEUDONIMIN DEMOKRACIA KUR E QUAN DHE ILIR YZEIRIN KOMUNIST ATEHERE ATE PERKRAHESIN TEND SALI RAM BERISHA DUHET TA QUAJME SUPR KOMUNIST.
Po poooo ta them un ju.Liri demokraci,liri demokraci,posht komunizmi,posht komunizmi.
Prite tani shpellaret dhe ato qe zbriten nga pemet dhe kerkojne banane se cfare thone per lirine e Andi leshi biri i spiunit e miut te bllokut
Qënka e lirë media tek ne? Natyrisht, për të lëvduar qeverinë media ka qënë është e do të jetë plotësisht e lirë. Sidomos për të relativizuar dhe mbuluar bëmat e qeverive kurdoherë ka qënë e lirë. Përndryshe, nëse nxjerr në shesh brekët e palara të qeverisë, atëherë ajo është nga "letër higjenike" deri dhe kazan, sahan, tenxhere, gavetë, garuzhde, kusi, tas, tavë, pirositi, saç, lugë, pirun, okllai, e plotë e plotë orendi të guzhinës ku gatuhen gënjeshtra për rilindjen urbane dhe udhëheqësin të saj të ndritur shokun Edi Rama.
O xhaxhi loni prej betoni, Shko ne nje klinike detoksifikimi ideologjik se te ka lene çyryk xhaxhi Enver.
Ke te drejte. Ate jo vetem e ka lēnē çyryk xhaxhi Enver,por e ka tredhur lart e poshte zoti Sali.
Qypë klysh i Ramë Vuçiqit ti qift robt kejt Shqipkaristani. E un ta jebatsha grun mu ne lule te pidhit. UDBASH.
Albin ti je mor djal
Mendoj që Ky është një zotëri i fjalës.
Buthlpires i Edvin Toptan Rames. Turkoshak. Ta qift Kina nonen.
Kur Sali Berisha po dilte nga SPAK, dhe po fliste, se ju bëra këtë e atë pyetje prokurorëve, Klodiana Lala po këmbëngulte të thoshte se çfarë pyetje i bënë atij prokurorët...... . Dhe Berisha në një çast, më mes të dhjetra gazetarëve i thotë: - Shiko, mbylle se ta mbyll unë ty. ... . E shihni videon në youtube....... . Asnjë gazetar, as atë ditë, as më vonë, nuk ja mbajti bytha ti dilte në mbrojtje Lalës................ . Një javë më vonë, Edi Rama i vuri dorën në sup një gazetareje të Syrit, dhe u vërsulën dhjetra gazetarë, dhe çfarë nuk thanë..... - E qëlloi me pëllëmbë, e përdhonoi sexualisht, e lloj lloj budallalëqesh..... . Edhe këtë e gjeni në youtube............................................. . E dini kush është inati i Andi Bushatit dhe Lubonjës me Edi Ramën....... . Pse ai nuk jua vërshëllen fare. Rama nuk e di fare që ata janë gjallë dhe shkruajnë........... . Bushati, Lubonja, apo Shkullaku do të jepnin gjithë pasurinë e tyre që Rama ti rrihte e ti bënte të mos ngriheshin më në këmbë...... . Ti digjte, shkatërronte.... . Por jo, Ramën shaje nga nëna, nga gruaja, nga vajza..... Asgjë nuk të gjen. Shaje Berishën nga gruaja apo vajza. Nuk të gjejnë më.
Rama është i zgjuar i ka blerë të gjithë I ke parë komentuesit e temës si i versulen Klodiana Lalës?? Se flet për vjedhje miliona euro nga buxheti i shtetit dhe sidomos 5D drejtorët e lalit
o ilir...lere ate fjalen rankim...ka fjale shqip...ju nuk keni nevoje per fjale te huaja...nuk po flasim per filtrat e excel-it ketu...pershendetje
Media ne Shqiperi nuk mund te quhet "E lire" por me drejte eshte te quhet e harbuar. Gazetat,portalet,gazetaret komentusit derdhin aq shume balte pa filter sa veshtire se gjen hargalisje me te madhe ne te gjithe boten! Pikerisht kjo liri i ka bere njerezit te llahtarisur,te fandaksur ,te nderkryer deri ne vrases!
O goni o loni a cfar leshi je ti po ke fakte korupsioni dergoi ne prekurori jo llafe rugesh,ai palla qe flet maje thanes si e ema e zeqos po te kishte fakte do ti dergonte menjehere.Ti mos ubej lolo.
e paska vene mero editorial kete koqen pale. o ca neverie eshte ky, flet flet e sthote asgje ne fund
E lave mutin qe i hodhe EDI Rames me artikullin per vrasjen ne Pogradec,me shurre me artikullin qe ke botuar sot o Yzyr!!
Hahahahaahahahaha
Yzo , semantika e togfjaleshat " Fjale e lire " eshte e shenjte , siperane ... E trumcakeve , si puna jote , ne levizje per tekerkuar strohere sa te Berisha ( ke ngrene tagji , si fillim , ne gerazhdet e Berishes ) te Rama nuk u shkon fare KY atribut . Madje e perdhosni deri ne zhvleresim . Sic e keni bere. Yzo , je nje begun ( kelysh lepuri ) Mallakastre , Jo luan ( Mallakastres nuk I Kane munguar dhe nuk I mungojne luanet ...) , leri keto mbrrockulla e vazhdo lepije menderen E. Rames dhe vazhdo ta quash antishqiptarin , antiamerimanin , banditin komunist Sali Ram Berisha , si gjithe taborri glorifikues I Bermudes , KRYEDEMOKRAT , KRYEOPOZITAR dhe Lider historik . Ptuuuu , u fshifte melakuqja ! Krimbac frikacake !
Cfare eshte “liria e shtypit-mediave “ dhe cfare nuk cek fare autori i shkrimit. Liria e shtypit eshte kur ASKUSH nuk i kerkon llogari nje gazetari se ku e gjeti lajmin, por me KRYESORJA ESHTE SE PUBLIKIMI I LAJMIT KALON NE NJE REDAKSI e perbere po nga kolege gazetar, por ne nje rang me te larte ne jerarki. Pra “ liria” e shtypit “ kontrollohet”.Kontrollohet nga redaksia. Sidoqofte, pervec redaksise ne nje media, rolin me kryesor te publikimit te nje lajmi, sidomos te “ lajmit inestigativ” e ka KESHILLI LIGJOR i cili mungont totalisht ne mediat tona. Pra, lajmi i nje gazetari profesionist dhe i pavarur, pavarsisht lirise totale te shtypit, DOMOSDO DUHET TE KALOJE “ DY PENGESA”, redaksine dhe avukatin. Nuk eshte liri shtypi kur qeverria te lejon te thuash c’te duash, por eshte mungese preceptimi dhe domosdo lejim propagande( propagande te mire NUK KA. ka vetem manipulim opinioni kur propaganda perdoret, ne cdo aspekt). Ndaj, autori e kalon si gje “ te mire” qe me vullnetin e qeverrise ne vendin tone nuk ka nje ligj mbi mediat, pasi sic mendon autori dhe qeverria, mediat i drejtohen hajvaneve, idiotave, ndaj le te jete nje katraure ku cdokush qe ka nje leter me mbishkrimin gazetar, mund te thote cte doje me demek pretendimin se “ media eshte e lire”. Ndersa po te merremi mbi provat reale qe autori cek, ketu del hapur se mungon totalisht liria e mediave. Vjen nga gezetaret apo nga pronaret mungesa e lirise kjo per gazetaret profesionist dhe opinionin publok nuk ka me te voglin problem. Permend inceneratoret, por harron qe mediat( gazetaret me emer dhe mbiemer) jepnin live se inceneratoret punojne. Keto mediat “ e lira qe te thone cdo gje” kane harruar te thone se pronari italian i nje media, ai qe pasqyronte live se inceneratoret punojne, i eshte bere kontroll ne shtepi nga SPAK por asnje asnje media nuk e jep si lajm. Ndersa per vrasjen ne progradec( pavarsisht tragjedise) keni komplet te kunderten e “ lirise se shtypit”. Po ka pasur manipulim nga polici i pare, i cili e detyroje viktimen te vdiste pasi ai e ka ditur mire se po te rronte, demshoerblimi ose vujtjet finaciare te autorit do ishin me te medha sesa ajo e vdekjes. Por GAZETARI quhet kur te jesh i paanshem dhe fakri ngelet qe viktima vdiq nga nje ose me shume gjuajtje me grushta. Fakti ore faki eshte ai qe ndan gazetari profesionist nga gatetarin llapaqen. Pra, ne kete rast, kemi manipulimin e opinionit publik mbi faktin e ndjenjsherise njerzore dhe ligjit. Pra gazetarucket perdoren aspektin e ndjeshmerise njerzori mbi faktet ligjore. Gje e cila perben shkelje( po te kishim ligjin e mediave). Megjithate, nje gje ngelet e padiskutueshe. Dikur kryeredaktori i Newjork Times kishte thene: Po te shikoni se cfare beje gazezaret , do ju duken politikanet si njerzit me te mire ne bote. Pra, vete kolugu juaj, u-i cilson gazetarer si flliqesirat me te ndyra ne kete toke.
Nuk te diija kaq naiv, Yzeiri,per te na e paraqitur personalitetin e Rames,ne kete menyre te cunguar: Eshte e vertete ajo qe thoni ju per lirine e medias,por kjo liri tingellon relative, pasi ai eshte kaq i zgjuar,sa te kuptoje,qe sundimi i tij,ndjehet kaq i forte,sa qe cdo llloj kundervenie nga media dhe opozita,kane efekte, si lehje mbas gardhi,qe nuk rrezikojne sundimin e tij..Dhe ne anen tjeter, z.Yzeiri,nuk je kaq i pa zgjuar sa te mos kuptosh, qe gjysma tjeter e rames, ne sferen e partise dhe pushtetit, cfaqet si nje diktator,ku vet shkruan dhe vet vulos.Megjithse brenda botes te pushtetit dhe partise,ka intelektuale cilesore,por asnje ze opzitare i brendshem nuk pipetin, prej andej,, kur puna e detashmenteve te Rames, paraqet mangesi te medha cilesore dhe sasiore, si korrupsioni, nje mjekesi, qe do mjekuar, nga semundje serioze, nje arsim ne nivel mesjetar, ku shpenzimi per kerkiime shkencore eshte ne niveli zero,etj etj.Dhe tipari tjeter i kesaj gjysme te vertete, eshte, qe ai ben sikur nuk i sheh ato dhe del cdo dite dhe ekspozon, me figure dhe shkrim, vec ”suksese”,fishekzare ne shtetin e tij ideal.Dhe kur Saliu iu shpall non grata, rama me te drejte e trajtoi si nje te vdekur,kete monster atavike. islamiste-komuniste.Dhe tani e ngre nga varri dhe ben ringjalljen e tijTani dilni dhe me thoni z. Yzeiri,cili Rame eshte i vertete?Pasi ju analistet ” demokrat”, beni shkrimin dhe fshiheni,nuk ja u mban te ndesheni me demos-in.Po per ke shkruani ahere?
Gazetaret me te pavarura e plotesisht te lira jane Tema,Koha Jone e pastaj Dita.Nuk lene Lammas te Er TV te Edi Rames pa botuar.Le pastaj ato Analizat prefekte me sulme mbi qeverine qe ka plot mekate te dashura qe Po e zbukkurrojne vendin
Nje analize shkencore , per natyren e shtypit , ne te dy shtetet tona . I. yzeiri shquhet per kulture profesionale gazetareske . Zgalem
Qe liria e fjales eshte e cunguar kjo nuk diskutohet. Por qe ka me shume se ne kohen e Berishes se 2-të, se ne te paren as qe behej fjale, kjo nuk diskutohet. Sot te gjitha vjedhjet qe behej dalin menjehere ne shtyp. Ne kohen e Berishes nuk vidhte asnje minister,deputet drejtor apo shef policie. Pothuajse asngje nga keto nuk shkruhej ne media. Por te gjithe i dime qe e gjithe kjo kategori njerzish kane me dhjetra shtepi ne Tirane dhe vila ne bregdet. Me falni po me çfare i bene, dhe pse askush nuk foli. Ja pra qe Yzeiri ka deri diku te drejtë.