Sulmet ndaj Adi Krastës në Kosovë, nga komuniteti i gazetarëve, janë të paargumentuara dhe nuk bazohen tek objektivat e tij për karrierë në RTK, por tek referencat e shpikura për “disidencën” e tij në Shqipëri.
Ka gjithmonë një keqkuptim mes Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket profilit të intelektualëve, gazetarëve apo personaliteteve të tjera publike. Promovimet e tyre të ndërsjella shpesh janë klienteliste. Në këtë listë bën pjesë dhe Adi Krasta.
Po të shikosh shumicën e njerëzve të zemëruar në Kosovë me Adi Krastën, i referohen atij si disident i Edi Ramës dhe Sali Beirshës në gazetari, në Shqipëri.
Dhe pas kësaj ndjehen të revoltuar.
Nëse e keni seriozisht se keni marrë në punë një “disident” të Edi Ramës apo Sali Berishës, nuk keni asnjë të drejtë të reagoni ndaj tij. Adi Krasta nuk e pretendon besoj as vetë këtë gjë. Vetëm nëse ua ka thënë në ndonjë kafe në Prishtinë.
Ai është një person popullor në Shqipëri, si prezantues i programeve muzikore, duke e nisur qysh në vitin 1992, pastaj me prezantim misesh apo festivalesh në radiotelevizion.
Është nga më të mirët në këtë fushë.
Dikush e ka rrahur kur ka qenë Berisha në pushtet, ndërkohë që prezantonte misse dhe festivale, pa u marrë me politikë, por as ai, as Berisha, nuk e kanë sqaruar, as kur u bënë miq bashkë në televizionin e Berishës.
Po ashtu është përhapur një legjendë nga Berisha, se Krasta është zënë me Edi Ramën gjatë një pritje të ngushtë në vitin 2013. Edi Rama ka thënë se kjo nuk ka ndodhur, kurse Krasta nuk ka folur, por ka folur Berisha në vend te tij.
Nëse këto dy akte quhen disidencë dhe merren për gazetari, është problem i atyre që e kanë besuar në Kosovë, jo i Adi Krastës. Nëse jeni hutuar pas të folurit rrjedhshëm dhe shpejt, nuk ju vë faj. Por ajo quhet ligjërim, jo disidencë. Po të ishte disidencë të folurit rrjedhshëm dhe pa fund, më i madhi “disident” në këtë fushë do ishte Fatmir Mediu, i ndjekur nga Grida Duma.
Lëvizjet e Krastës nga një TV në tjetrin kanë qenë çështje kontratash, jo disidencë politike. Ai u largua nga Top Channel për performancë të ulët të programit dhe e sulmoi atë pastaj si televizion që financohet nga droga, dhe filloi punë tek Agon TV, një televizion i familjes italiane që është nën akuzë, dhe me disa pjesëtarë familje dënuar si pjesë e mafias së plehrave në Romë. Pastaj pati një thyerje zemre dhe u kthye prapë në Top Channel, pasi nuk vinte më era drogë, dhe në fund përfundoi tek një TV familjar i Berishës.
Këto lëvizje kërkojnë një farë trimërie, por jo disidencë.
Adi Krasta vazhdon punon në televizionin e Berishës në Shqipëri, paralelisht me të qenit nëndrejtor i RTK në Kosovë dhe të gjithë kemi menduar se ka shkuar në Kosovë për ndonjë koncert apo prezantim të festivalit të këngës.
Tani është e qartë se ai po bëhet drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës para zgjedhjeve. Mendoj se Albini nuk e ka menduar keq. Një prezantues televiziv, apo shoumen, është i përshtatshëm për të drejtuar një televizion kombëtar që kërkon ta përdorësh politikisht, se duke mos qenë gazetar, i kushton më shumë rëndësi anës artistike të televizionit dhe programeve argëtuese, ndërsa kryeredaktor bëhet një komisar/e politik, ose në rastin konkret kjo shefja e kabinetit të Albinit, që ka arritur t'ia bëjë Albinit më të dashur Greqinë se Shqipërinë për katër vite.
Por Krastën nuk mund ta pengosh të bëhet drejtor i RTK në Kosovë, duke shpikur arsyetime të tipit “në Shqipëri ke qenë disident” e këtu jo. Nuk po konkurron për disident, por për drejtor të televizionit publik, nën mbështetjen e partisë në pushtet.
Mos bëni betejë me keqkuptimet tuaja. Ose bëni betejë të ruani RTK si televizion publik, dhe kjo është mbi të gjitha betejë politike, ose pranoni kandidaturat e Albin Kurtit. Në këtë rast nuk e ka zgjedhur keq. Krasta bën pjesën e shout argëtues, kurse Albini e Dejona atë të shout politik.
Mero je krejt fantastik.......... Bravo ske cte shtosh
Adi Krasta, një djalë mjeku me origjinë nga një katund i Matit, lindur në Budapest, mbasi i jati ishte “diplomat mjekesie”, njihet më shumë si llapaqen, se sa si intelektual dhe njeri me trù. Më tepër ngjan si tip femre, që përgojon dynjanë, se sa njeri i botës së moderimit. Katapultimi i tijë, erdhi pikërisht nga që “futja njërit, e futja tjetrit”, ishte motoja e tijë, nderkohë që tjetersimin e vetvehtes në një “femër” pa qenë femër, e kishte dhe e ka busull në orientimin e tijë. Në përmbledhje, mund të thuhet pa frikë që Adi Krasta, është një njeri pa karakter, që për lekë, shet edhe bythën edhe shpirtin.
Mero djali,pse e ul stekën aq poshtë,duke i kushtuar editorialin e mbrëmjes një personi që mund ta quash si të duash,poooooor kur gazetar?! Personi në fjalë ka vetëm një karakteristik,që e bēn atë për tu admiruar,pacipësinë. Një pllak e tejpërdorur dhe e dal mode gramafoni që reciton fjali të kopjuara dhe shpesh herë të pa vend,të vjedhura nga të tjerë,që nuk ka asgjë të vetën, aaa më falni,përveç pacipësisë.
Farmak i hidhur je Mero Baze, por te lumte ajo pene. Je shume i afte, dhe i di me mire se kushdo tjeter gjerat ketu, ne keta banaket tane delirante. Te pergezoj
Poshtë Shqipkaristani. Rroftë Kosova lexhendare dhe Albin Skenderbe Kurti.
Shkrim ironik dhe talles qe Krasta e meriton plotesisht.
Krasta e co.Janë si atë mizat që mbëstyjnë e që ndjekin erën e fekaleve. Kjo duet ta trembë Albin Kurtin për qelbjen e plagës ( qeverisjes) në Prishtinë. Albini të shikojë ku përfundoi Saliu,që u " dashurua" nga ky pinxhua dhe kategoria e ti
Te lumte mendja o Mero, percaktim i sakte i Krastes si nje kastravec i papjekur deri ne fund. Ta gezoje RTK -ja! ????????????????
Adi Krasten duhet ta rrehesh mire e mire qe te ule koken e te behet ushtar i bindur . Keshtu ka qene gjithe jeten . Keto qe thote Merua jane te verteta dhe nuk i luan as topi . Ai eshte nje gazetar i mire , po pa karakter . Shkon atje ku e paguajne me mire , eshte i bindur dhe sherben me zell , pa u shqetsuar fare per pasojat e punes se tij . Adi i eshte i rekomanduar nga Saliu , si mik i Albinit , para zgjedhjeve parlamentare ne Kosove , qe ne krye te RTK ti sherbejne politikes se Albiiinit . Keto pune Adi i ben mire dhe nuk pyet fare per pasojat e saj .
Shpresoj qe te jete ashtu siq thua ti. Albini ka deshtuar komplet ne fushen e informimit te publikut duke ju leshuar terren mediave te ndikuara nga krimi dhe shtetet armike qe permes "analisteve" terrorizojne nje popull te tere me brockulla idiotike dite e nate. Bile edhe RTK si medium publik ka mbetur ende e pushtuar nga klikat korruptive dhe parapolitike dhe niveli i programit dhe informimit eshte zero. Nese ky Krasta ben ndonje ndryshim pozitiv bravo i qofte.
Fakt eshte qe RTK-ja ne Kosove eshte po aq e ndjekur sa RTSH ne Shqiperi. Kedo qe te vesh ne krye, nuk ka impakt ne opinionin publik, sepse jane televizione qe s'ndiqen. Thjesht per respekt te qytetareve, meqenese eshte kanal shteteror, do i kishte hije qeverise se rradhes qe te zgjidhte ne krye nje drejtues te pavarur me linje editoriale po njesoj. Per aq kohe sa propaganda e RTK-se nuk sjell vota per partine, lere me mire neutrale se i ben nder vetes.
I shkruan vete keto shkrime apo ke vene nje kosovar? Nese i shkruan vete atehere te keshilloj qe te dorezosh liçencen dhe te fillosh nje shkolle per te mesuar gjuhen shqipe. Nese ke vene nje kosovar, atehere hiqe nga puna dhe vendos nje qe zoteron gjuhen standarde shqipe si edhe rregullat e te shkruajturit. Ky shkrim qe ke sjelle eshte nje katastrofe ne te gjitha pikepamjet, gjuhesore dhe drejtshkrimore. Nje katastrofe edhe ne menyren e paraqitjes se tektit te shkruajtur. Sa per temen e intelektualeve shqiptare dhe atyre kosovare, nuk besoj se je ne gjendje qe te sjellesh ndonje mendim, sepse as ti nuk mund te futesh ne grupin e njerezve intelektuale! Mbete nje fshatar me opinga qe sorrollatet ne qytet.
Mero si gjithmone je i madh, vetem se desha te theksoj se Berisha nuk e rrahu Krasten ashtu sic e meriotonte.
Mero gaztari! Ky kastraveci Krasta, qe flet pese fjale standards si llapaqen, duhet rahur pese here ne dite me shpulla se me grusht te mbetet ne dore, si karkalec qe vetem kercen. E kujton kosoven si TV e sander mafishes ( frangaj hajdutit) dhe ben kompetentin si I ditur ky sharlatan i shpifur. Jo atje ka patriotizem, regull dhe disiipline ne te folur, jo kuturo o langaraqi krasta qe flet si grua e perdale neper ekrane.ky nuk shkel me ne kosove se e tredhin ,po pati gje . Shiko ndonji Ekman nga ato te tiput frangaj, hoxha ,peza se I ndihmon te vjedhin me shume me tipin tend te neveritshem. Njeri koti ,fytyre majmun. Keshtu do perfundoni ,ju shushunjat e parase ne wc.
Mero, jane te pakta shkrimet tuaja ekstremiste, mos merr ne mbrojtje njerzezit te cilet i solli mafija sllavo greke ne Shqiperi dhe viteve te fundit edhe ne Kosove ne Presidenc, Qeveri dhe RTK - Mediumit publik ne Kosove etj. Po te ishin te till sic i pershkruan, do ta ishin te tij dhe KM Rama, por jane nga NON GRATA Ballkanike e Sllavise. Kaq kete here ndoshta nje dite kthjellesh
Mero kuptohet maja e lapsit tënd. Aman mutin edhe në kuti të Fildishtë ta futësh bie erë, jo që ky Adi llapaqëni është mut i mbuluar me gjethe fiku dhe dallon menjëherë çfarë është. Hidhi sheqer sa të duash ai nuk bëhet bakllava, pra ngelet prapë mut, edhe tek Saliu edhe të Kurti ai ngelet.
Mero je fantastik.U ke kapur gishtin e madh te njeres dore dhe i pyet:Kush e ka brenda,une apo ju!Te gjoret nuk dijne te pergjigjen ????????????? Respekt.
Bravo Mero ! Mbështjellje ( amballazhim) më të bukur , nuk besoj se realizon ndonjë tjetër gazetar!.