Fantazmat e mbetjeve toksike të politikes shqiptare 

16 Gusht 2024, 19:56Editorial Mero Baze

Tani ndoshta shumë vetë e kanë harruar vitin 2017, kur Sali Berisha dhe media e familjes së tij, Syri.net, në bashkëpunim me një politikan italian, sajuan një portal anonim në Itali dhe prodhuan “fake neës” më të madh në historinë e këtyre viteve, i cili tentonte të ngjallte destabilizim në vend.

Lajmi i rremë, që “konfirmohej” nga deputeti italian dhe portali anonim, kundrejt pagesave nga opozita shqiptare, për të cilat ka hetim dhe ndëshkim në Itali, thoshte se në Shqipëri po zbarkojnë 1500 kontenierë me helme nga Italia dhe po varrosen në tunelet e minierave të braktisura të Pukës.

Fushata vazhdoi për gati dy muaj, derisa u konfirmua zyrtarisht nga gjithë shtetet fqinjë që ishte gënjeshtër. Më pas prokuroria italiane hapi hetim dhe provoi që deputeti italian ishte paguar nga opozita shqiptare për atë përfshirje në ngjalle paniku.

Sot Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për një anije me ngarkesë të dyshuar për lëndë toksike drejt Tajlandës nisur nga Porti i Durresit, e cila duhet të rikthehet në port për t’u hetuar.

Rasti i cili padyshim ngre pikëpyetje për përgjegjësinë e autoriteteve doganore dhe portuale po përdoret për një fushatë të re frikësimi ndaj popullsisë, lidhur me groposjen e lëndëve toksike. Për këtë arsye e është shumë e nevojshme të hetohet me shpejtësi dhe të bëhen publike rezultatet.

Njësoj si në vitin 2017, Sali Berisha po aktivizon skenarin e frikësimit të popullsisë duke rikthyer skenarin e mbushjes së tuneleve të braktisura me lëndë helmuese që po “shkatërrojnë” Shqipërinë.

Fakti që më 2017 drejtësia nuk veproi si në Itali, edhe pse “fake neës” ishte i provueshëm për qëllime destabilizmi, ka krijuar një klimë inkurajimi për të përsëritur skenarë me gogolë.

Një lajm i rremë që synon të ngallë panik dhe që rrezikon paqen sociale, i artikuluar me qëllime politike, në kulmin e një sezoni turistik, nuk është mungesë informacioni, por shpifje me qëllim politik. Meqë nuk ja doli dot me fotot me çadra bosh, pasi tani s’ka as centimetra bosh, po përpiqet të dëmtojë turizmin duke prodhuar lajme ndërkombëtare me mbetje toksike në Shqipëri.

Ndryshe nga Italia ku autorët e lajmit të rreme për Shqipërinë më 2017, u hetuan dhe dënuan, në Shqipëri, për fat të keq as nuk u hap çështje penale.

Tani që skena po përsëritet, bashkë me këtë anijen fantazmë, është mirë të hetohen dhe fantazmat e atyre që shpikin ndotjet toksike në Shqipëri, me shpresë se do frikësojnë turistët perëndimorë te vijnë ne Shqipëri. Ngaqë nuk i trembën dot me fotot e çadrave “bosh”.

14 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    anijen fantazme po e shoqeron lopcari salianj babalja me grida sumen,ne kete vend sundojnr shpellaret dhe cfardo te bej kryeshpellari sali,nuk ka hetim

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito

      Ore ymer boll se le nam. Kete lajm e kane dhene gjithe mediat boterore dhe ti na thua mediat e Berishes. Si gazetar ke detyren ta ngresh zerin i pari por ta ka mbushur rama gojen me leke dhe e ke vetem per te share berishen dhe per te lepire ramen.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        PO ALTIN GOXHAJ QE BERTET SE PO NA HELMOJNE ME SPERKATJE PER INSEKTET QE BEHEN KUDO PER MUSHKONJA DHE MIZA .......PO SSKUSH NUK KA PER TE BERE GJE SEPSE KETA NJERZIT E ARDHUR NGA PYJET DUAN UJQ E ARINJ ,LOPE DELE DHE DELE NE QYTET...

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Poseidhono, ariu dhe lopa kane turp nga ty. Copat e debilit si puna jote ofendojne jeten ne toke.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkembi

          Keto qelbesira na e neveritin cdo dite atdheun .’te dhjefsha mu ne drejtesine qe na ra ne pjese

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vrlesht tertan

            Sala B. Nongrata duket si Nuri Beu ne Koncert ne vitin 36, ne Lushnje.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marinela

              ne 2017 lajmet u organizuan nga Ilir Kulla!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gj. Cojo --CANADA .

                Jam nje lexuese shume e rregullt e gazetes Tema . Deshiroj t.ju bej nje sygjerim ::: nuk e kuptoj perse ato titrat katrore te verdha .dalin me aq vonese qe ne lexuesit shtypim per te lexuar pastaj titujt e artikujve qe jepen njeri pas tjetrit .Ju lutem mund ta korrigjoni.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkembi

                  Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk kishte një president shteti, që ishte gjarpër kaq frikacak, tradhtar, hajdut, vrastar, kriminel, i dëmshëm dhe i rrezikshëm për kombin dhe shtetin e tij, siç ishte Hashim Thaçi.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Goni

                    Si nuku e mbajme mend. Ilir Kulla qe del e pellet te Arjan Cani ishte kollovari i lajmit

                    Përgjigjjuni
                    1. c
                      cou enver te shikosh saliun nga shpella

                      nuk thoni shyqyr qe i kane nxjer jashte vendit dhe nuk i groposin ne Shqiperi se do na helmohej saliu me altin goxhen e gazbeqirin,ja arritem edhe ne dites qe tja fusim te tjereve se gjithmone kemi qene kosh plehrash

                      Përgjigjjuni
                      1. 2
                        2222222

                        Jo mor jo! Kapeni hidheni nga ballkoni kërmën se ndryshe nuk ka shpëtim !

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sa e Ke o babà dhe, dal ta nxjer pa e sheh

                          ...dhe nderi i leshit Ferdinand Samarxhi i paguar nga Edmond brahimi mashtron shqiptaret idjota me evgjitit nga iraku qe poshteron malin pelllagjik te tomorit. Dhe injorante e beratit e skraparit etj fondente me grate e motrat tek dervishi nga iraku.???????????????????? O e mjera shqiperi qe Jane mesuar si pula ne mut. ...Kombi shqiptar duhet te pastrohet shpirterisht. KADARE

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mirel

                            Mero bajga, keto lloj anijesh njehere e nje kohe bene lajmi per anijen ka marre dhene, dhe vetem Merua perpiqet te thote eshte fantazem. Jeni mesuar me plera ju plerat e Rames. Tani keni dhe anijet e plerave energjitike ne Vlore, qe jo vetem nuk prodhojne, po marrin dhe qindra miliona ne tendera per mirembajtje.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje