Socialistët e tjerë, sidomos ata që drejtojnë bashkitë bregdetare, kanë arsye të mos jenë shumë të gëzuar me fitoren në Himarë. Pas Shkodrës, që ishte fitorja më politike e Edi Ramës më 2023, fitorja e Himarës është fitorja e dytë, që tashmë do të jetë basti personal i tij.
Ashtu sikundër brenda vitit Shkodra u shndërrua në polin më të madh të investimeve bashkiake në vend, me projekte që po çlirojnë një potencial të pazakonte turizmi në një qytet që për tridhjete vjet ishte izoluar në kullën e tij të “gjakmarrjes” me socialistët, Himara rrezikon të kthehet në një pol të ri që do thithë gjithë investimet qeveritare për bregdetin e jugut.
Ambicia e Edi Ramës për të dëshmuar se Himarën nuk e donte për të treguar epërsi politike, por për projektin e tij të madh të turizmit në Jug, i cili në fakt mund të komplikohej me një kryebashkiak me axhendë nacionaliste, tani ka lënë topin në fushën e tij.
Ndaj fotografia e sotme e Edi Ramës me Vangjel Tavon me laps e letër, është simbolika e kësaj axhende të re.
Sfida e parë e Himarës është të bëhet një bashki e unifikuar. Fshatrat e Labërisë që janë pjesë e kësaj bashkie dhe që mund të jenë alternativa më e mirë për turistët e bregdetit për të ndryshuar ditët e tyre të pushimit, janë ende të palidhur me rrugë për bregdetin. Përveç rrugës Kuç- Qeparo, fshatrat e tjerë janë të palidhur me rrugën kryesore. Kështu Tërbaçi, që po e kryqëzojnë pse ka votuar 98 për qind kundër një kandidati nacionalist grek apo Vranishti, ende nuk kanë një rrugë të lidhen me rrugën kryesore, që të çon në bregdet, ndërsa Çorraj e Fterra ende e kanë të paasfaltuar rrugën që të zbret në Borsh e Qeparo.
Unifikimi i kësaj bashkie me fshatrat e Labërisë është një ng kushtet kryesore për të funksionuar si bashki dhe jo si territory, siç është tani.
Në gjendjen që është Bashkia e Himarës, ka një mungesë të theksuar komunikimi mes zonave, duke të krijuar idenë e një territori me disa etnitete jo vetëm kulturore apo etnike, por dhe ishuj të izoluar gjeografikisht.
Himara duhet të jetë një bashki e përshkueshme dhe e lidhur me çdo fshat të saj. Ky është kusht kryesor që të quhet bashki.
Së dyti, Himara ka nevojë urgjente më shumë se çdo pjesë tjetër e vendit, të zgjidhë problemin e regjistrimit të pronave, pasi ato mbajnë peng zhvillimin dhe frenojnë zhvillimin e një zone me rëndësi historike për turizmin në Shqipëri.
E vërteta është se Himara ka ngelur e fundit për nga zhvillimi pikërisht për shkak të ngarkesës politike dhe etnike mbi pronat, duke e shndërruar problemin tonë kombëtar të pronave edhe në problem ndërkombëtar.
Një zgjidhje e përgjegjshme, e drejtë dhe mbi të gjitha transparente e këtij problem, jo vetëm në Himarë, por dhe fshatrat rreht saj, do t’i jepte një kuptim të ri arsyes përse socialistëve u duhej Himara.
Dhe së fundmi, shteti duhet të jetë i përgjegjshëm dhe në peshën e tij të investimeve në infrastrukturë në atë bregdet, në përpjesëtim me investimet e mëdha private që po bëhen. Bregdeti shqiptar është ende me probleme të forta me infrastrukturën e energjisë, me furnizimin me ujë, me rrugët në funksion në turizmit dhe qendrat e nevojshme të mëdha të pastrimit të ujrave të zeza, të cilat janë përgjegjësi e qeverisë.
Përpjekja për t’i deleguar pastrimin e ujërave bareve dhe restoranteve duket që është një shpikje klienteliste e pamatur, e pamenduar dhe e pallogaritur ekonomikisht, që shkatërron dhe më tej nevojën për energji në zonë dhe është jo rentabël nga pikëpamja ekonomike, pasi harxhohen miliona euro nga privatët dhe shumë herë më tepër energji elektrike për të pastruar disa ujëra që bashkohen prapë me ujëra të zeza.
Pastrimi i ujërave të zeza duhet të bëhet me qendra të mëdha pastrami, investuar nga qeveria, dhe subjektet private mund të taksohen për këtë, por decentralizimi i tyre është gjobë klienteliste, pa asnjë fryt për ekonominë.
Qeveria duhet t’i përgjigjet ritmit të lejeve të ndërtimit që po jep në atë zonë, me një ritëm infrastrukture, që zhvillimi të jetë i qëndrueshëm.
Dhe e gjitha kjo do miliona nga qeveria, dhe një administratë të përgjegjshme, ku drejtori i Kadastrës të mos ndërrohet çdo muaj pas çdo certifikate dhe investimet në infrastrukturë të jenë të studiuara dhe afatgjatë.
Është kjo arsyeja që Himara do të jetë Shkodra e dytë e Edi Ramës, tashmë në Jug, për të cilën ai hyri në lojë për baste politike, por në fund do jetë një bast ekonomik. Të shpresojmë të jetë i fituar.
Po humbesi kush eshte ? Berisha ? Duket paradoksale , Po Berisha Jo vetem nuk eshte humbesi , perkundrazi eshte fituesi me I madh . Fituesi me I madh , sepse ne krye te kesaj baterdie 32 vjecare ka qene dhe KY armik I pa shpirt I Shqiperise dhe I demokracise , ku vrasesi I ftohte , KY vrasesi protestuesish qe do te thote te vrasesh deshirat , shpresen e njerezve per te jetuar si Njerez . C' prisni nga KY perbindesh te krijoje institucione , ekuilibra , shtratin normal te demokracise ? Vetem Njerezit e komanduar nga veset , I shkojne prapa ketij monstre . Ja , pse ai nuk eshte , humbes , perkundrazi . Kjo eshte e verteta , te tjerat Jane dokkra ose nga padija ( e keqja me e Vogel ) , ose me qellim dhe kjo eshte e keqja e madhe .
Qendruam dy dite ne Dhermi ne nje châle druri diten e trete nisemi per Himare e kishim prenontuar hotelin nga interneti , mbritem ne Himare u stacionuam ne an te rruges dhe pyeta kjo eshte Himara ? as nga makina nuk dola , mora ne tel ..hotelin dhe fatmirsishte e anulloi dhe u nisem . Nuk e di ndoshta nga qe kam udhetuar shume dhe cerveaux bente krahasimin me çfare kisha pare , per mua pushteti locale ne Shqiperi eshte inexsistent . I uroje shqiperise nje turizem te sukseseshem por mendoje publiciteti i Rames ishte i parakohshem dhe shpeshe reklama te kthehet ne antireklame . Infrastruktura si trotuare parkimet lulishtet te linte per te deshiruar P.sh nese shkoni ne Nice côte d'azur France bregu ku njerzit bejne plazhe eshte e mbushur me gurre te vegjel qe cdo vite communa e mbushte shpenzime te medha , atje ku nuk ka rere duhet blere rera e mbushur plazhi , ( te ardhurat dalin nga parkimi communal si dhe dhenia me qerra e chesselongues e çadrat Me kujtohet ne nje plazhe ne europe....commune cdo mengjeze ne oren 8 kishte nje makine ku pastronte, krihte e dizefektonte reren .
Po ti , me Francën e krahëson Shqipërinë , o shqiptar i konvertuar ?
Pse ne Shqiperi gjerat jane gratuite ? Cfare ka France me shume mos valle deti eshte i jeshil dhe rera e kuqe . Nese ti kerkone qe française hollandez belgu anglezi ti kalojne pushimet ne Shqiperi do krijoshe kushte me te mira qe ata kane ne vendet e tyre . Sa kushtone nje makine e vogel qe cdo mengjez te pastroje e disifectoje reren ? . Ne kohen e pandemis mora nje apart ne vlore i thoshin pallati italianve para ishte nje lulishte e pa perfunduar ne lungo mare para ishte nje plazhe commune rera ishte kthyere ne toke e ngjeshur me scheslongue te shqyera kur hyje ne det kishte gurre . Ne mbremje vjen nje jevge punonte per mbledhjen e cadrave i fthem pse nuk e punoni reren .( Na more ti çfare thua nje here ne vite i kalojme nje traktore ne mo kym jetuar ne itali une edhe atje njesoje ) haaaa jevgu nuk e di cilin plazhe ka pare ne itali ? . Turizem do te thote ti hyshe ne sherbim tjetrit nese nuk e bene dot ik shoku meru me dicka tjeter. E kishim pronontuar hotelin apart me petit déjeuner mengjezin ne çmime shkojme ne resto dhe kamarieri thote nuk ju sherbejme se jemi ne greve ( se ai i gjati kryeminister nuk na lejone te bejme muzik mbas ores 11 ) Haaaa une jam turist e ai me ghote jeni ne greve ore çfare mendoni se vetem vlora ka det , ju akoma nuk keni kuptuar me elementaren turrizem do te thote ti sherbesh tjetrit shkoni ne Marok Thaïlande mesoni si punohet per turizmin .
Celsi qe Rama t'ja dale me bashkine e Himares eshte vetem nje: Te paise pronaret e ligjshem me pronesite e tokave te tyre. Keto dokumenta te pasurive te palujtshme egzistojne ne arkivin e shtetit per cdo fshat te bregut dhe per cdo kryefamiljar. Jane hartuar nga ministria e finances, drejtoria e statistikes ne v.1945.
Ik mor katnar po na tregon nicen ti ne Kokra e debilit krahason francez me ne .aq sa jemi tani jemi mire me ate lloj katunarie qe kemi si puna jote .rini aty ku jetoni ne shtetin qe je dhe mos na cani trapin ne qe jetoje ktu se e dim vet si jemi .mir apo keq ky eshte vendi qe kemi sna I ndron dot njeri..
T ! replike e sakte .
E para jam nga Berati qytetar vendas E dyta vije nga nje famile intelektuale. E treta kam 34 vite ne Luxembourg. E katerta qenke varri lesht
Bravo Mero.
Bravo Mero ne shkrim ke treguar realitetin per nevojat imediate qe do kete Bashkia e Himares ? Besoi tek Qeveria Rama se do i realizoi ,kur behet fjale per TURIZMIN ? Pse e them kete jo kote : Isha me pushime ne Gjirokaster Sarande .Kisha disa vite qe nuk kisha kaluar ne ato rruge , me beri pershtypje dhe me gezoi qe nuk ishte ajo rruge para 10 vjetesh gropa gropa ,kishte ndryshuar renjesisht sidomos rruga Ura e Kardhiqit qe te conte ne Sarande ?Hiq terenin se ka kthesa dhe do kujdes por ndertimi i rruges ishte me te gjithe parametrat edhe kur hyje ne tynel nje gje shume e bukur ndjeje kenaqesi te udhetoje .Kam udhetuar ne Europe Amerike Kanada dhe ate bukuri terruges permes maleve se kisha pare ndonjehere . Prandaj them ai ka syrin e Piktorit ne kete drejtim edhe per Himaren nuk ka pse te mos ti realizoi ato qe shkruan Mero .Do te dalin fjalet e Sami Frasherit "Lume kush te rroj ,ta shohe ZONJE"
Po Goro a ishte I Rames? Se na trashet...Himara eshte qyteti bregdetar me I shemtuar e kaotik ne Shqiperi.
Ka 15 vjet we PS drejton Himaren.Apo harruat.
Duhet perdorur dhe telefefefiket per njere Mal-Det-Mal