Aty ku ka grekë nuk ka probleme 

31 Korrik 2024, 21:23Editorial Mero Baze

Zgjedhjet në Himarë po nxjerrin në sipërfaqe problemin real që ka pakica greke në Shqipëri. Ky problem ka të bëjë me përfaqësimin e saj politik, problem i cili në dekadën e fundit ka nxjerrë jashtë loje faktorët nacionalistë grek në Shqipëri, të lidhur me Agimin e Artë.

Pakica greke në Shqipëri aty ku është kompakte, e ka deleguar përfaqësimin politik tek dy partitë e mëdha politike në Shqipëri, PS dhe PD, ndërsa PBDNJ, partia historike e pakicës greke në Shqipëri, e cila rrëshqiti nga një parti e vlerave evropaine, drejt Agimit të Artë, ka humbur tërësisht mbështetjen. Në zgjedhjet e fundit Vangjel Dule u detyrua të kandidojë në Tiranë dhe të bëhet deputet nga lista e PD, ndërsa mori rreth 500 vota.

Dy bashkitë kompakte të pakicës greke, ajo e Dropullit dhe Finiqit, që janë thuajse 100 për 100 me minoritarë grekë, kanë kryetarë të tyre të zgjedhur me mbështetjen e Partisë Socialiste, dhe nuk kanë janë temë e debatit publik as në Shqipëri, as në Greqi. 

Banorët kanë ato halle që kanë dhe shqiptarët, probleme me administratën, me korrupsionin, me infrastrukturën etj.

Përpjekja që në Himarë të bëhet betejë në emër të Agimit të Artë, është e dështuar. Është e vërtetë që votuesit e importuar nga Greqia janë votues të paguar nga qarqe nacionaliste pas të cilave qëndrojnë pa shumë drojë dhe shërbimet sekrete të vendit fqinj. Në start ato janë vota të blera shumë herë më të mëdha se ato dhjetë vota që tentoi të blejë Beleri.

Nga ana tjetër është po aq e gabuar beteja e nacionalistëve shqiptarë që duan të tregohen patriotë në Himarë dhe thërrasin nga mëngjesi në darkë që Himara është shqiptare. Në Himarë nuk është betejë etnike por garë elektorale.

Problemet e Himarës janë të qarta, është çështja e pronësisë, mungesa e certifikatave, dhe mbi të gjitha interesi i lart i zonës për zhvillim.

Këto probleme zgjidhen nga partitë që janë shumicë në Shqipëri dhe jo nga çeta andartësh grekë dhe komitësh shqiptarë.

Aty ku ka grekë në Shqipëri, nuk ka probleme. Në Himarë që duan të shpikin çështje greke dhe çështje shqiptare, problem është zhurma që bëhet jo për hallet e himarjotëve, por për sponsorët e nacionalizmit.

Ata duhen injoruar.

Përballja reale aty është e Vangjel Tavos, një politikani simbol të pakicës greke, që ka në politikë që nga viti 1997, si përfaqësues i grekëve të Shqipërisë në Parlament, nën siglën e PS dhe LSI, por që në shumicë i ka vota personale, dhe Vangjel Dules, përfaqësuesit formal të pakicës greke në Shqipëri.

Për të parë se çfarë duan grekët në Shqipëri shikoni se si ata votojnë Tavon në Dropull, e jo Dulen, i cili nuk kandidon dot më as në Dropull, as në Himarë. Në fund shkoi në Tiranë nën siglën e PD. Dhe kjo është gjëja më e mirë që ka bërë. Vet nuk ja del dot. Ashtu si dhe Tavo. 

Ata që thonë çfarë do Tavo në Himarë, në fakt janë ata që tërhoqën Dulen dy mandatet e fundit nga Dropulli në Himarë, ngaqë nuk e votonin në Dropull. Nuk di pse ai u duhej në Himarë e Tavo jo.

Ndaj mos prisni që të fitojë Agimi i Artë në Himarë. Himarjotët duan të qeverisen dhe jo të telendisen. 

Sa për të bërë zhurmë për “Himarën greke” tani kanë Belerin në Bruksel me tre emra ne Bruksel. Por Himara nuk është as në dorë të nacionalistëve grekë, dhe as nacionalistëve shqiptarë që duan doemos të thuhet që Himara nuk ka grek. Të dy palet janë pakicë.

Shumica reale janë himariotët që e kanë Himarën tokë të tyre, shtëpi të tyre dhe kanë lidhur aty jetën. Ata që e kanë për kuletën vijnë të dielë dhe ikin prapë.

14 Komente

  1. p
    pjeter

    Po ja beni te qarte atij sekretarit te Homonias, Suli koke tulit, qe me kete rruge qe kane nisur,keq e me keq kane per te perfunduar.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Faktet reale

      Editoriali duhet te ishte” Aty ku ka greke te panenshtruar me det dhe prona”ka probleme. Kurse me greket e fushave dhe kodrave qe nuk kane vlere pronat e tyre nuk ka te tilla probleme por te tjera psh i djegin kullotat pyjet apo i terrorizojne ne shtepi duke i grabitur. Ka diference mes dropulliteve ,sarandioteve dhe himarioteve.Himariotet kane qene te vetqeverisur me dhimogerondi nuk ka shkelur kemba turke dhe nuk ka patur asnje mysliman per be.Kane qene njerez te lire ,kane patur te drejten e mbajtjes armeve ne kohe Turqise dhe drejten e lundrimit dhe garantimit te anijeve qe kalonin ne zonen e Jonit. Ndersa dropullitet etj pavaresisht qe jane minoritet etnik kane qene nen sundimin turk dhe te bejlereve ,kjo gje ka ndikuar shume ne menyren si sillen dhe veprojne. Nje dicka sinjifikative :Ne zgjedhjet e para komuniste ne 1945 himariotet nuk votuan por i hodhen kutiat ne det.Komunistet u terbuan i hoqen statusin e minoriteti dhe shkollat greke, qe atehere por dhe mepare Himara eshte trajtuar si delja zeze

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Ακριβώς

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Nuk eshte e vertete qe Dropullitet jane vendas ata erdhen ne kohen e Ali Pashes qe te punonin tokat e Bejlereve . Deri ne 1700 emrat e Dropullit ishin Kol,Gjin,Mark ,Pal etj pra emra Shqiptar si gjithe emrat deri pothuajse ne Peloponez. Mbas nderrimit te Popullsive Greqi-Turqi erdhen shume kolon Turq ne Epir e Jugut dhe ne Shqiperin e Jugut qe shkonte deri ne Peloponez. N.q.s ti pyet ndonje qytetar ne Laris, Lami e Trikala ai do te thote qe kam ardhur nga Anadolli mbas vitit 1923 po fqinjet rreth e rrotull qe gjeta jane Shqiptare. Mos te flasim per Janin e Selanik.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sylvinjo topja

          Mero e trajton Himaren, sikur eshte ''Toke e askujt".Himara eshte brenda teritorit te Shqiperise dhe eshte toke Shqiptare pike, dhe nuk ka asnje lloj mioonriteti atje , ndaj nuk ka pse te vendoset per kandidat nje grek, si Tavo apo ai tjetri i Gjikuria. por duhet thene e verteta se himariotet ata jane ca qelbesira renegate qe e quajne veten Greke . PS-ja , ne fakt jo PS-ja , sepse PS-ja nuk ekziston tani kemi vetem poliagjentin ne kutimin e vertete te fjales, Rama hajdutin i cili beri shume gabim qe coi nje grek ne Himare per kandidat. Dhe pervec ketij pislleku Poliagjenti Rama ka cuar edhe nje grek tjeter Prefekt Prefekturen e Vlores. Ky plehre Kryeminister qe ka per hobi vjedhjen e parave te taksave te Shqitpareve , po emeron ne krye te insittucioneve te rrethit te Vlores gjithe greket , te cilet jane nje pakice esktreme minimale. Gjithe ajo Vlore qe ka me mijera kuadro nuk i bijen ne sy hajdutit Kryeminister por vete dhe emeron nje grek ne krye te Vlores , dhe vlonjatert flene gjume .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Ti Sylvinjo rrotë kari , ke qënë gjëkundi prezent , kur Rama mbushte thasët me lek ? S'ke turp , bastard i fëlliqur . Hajdut të konsideron vetëm gjykata dhe jo një hajvan si puna jote , të qifsha udhët , legen .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sheshi I flamurit

              Ty “vlonjat” qe te pelqene shume karri ne goje,, ke ndonje coment per sa ka shkruar ky “Sylvinjua “ apo per ate qe ka shkruar Merua,,ngelet duke bere gojore tek politikurvat si ju te Rames edhe keta te Salimutit njesoj jeni,,nje jete lepirosh ngelet,,shani ofendoni per politikanet,ata kane miliona,ju skeni as breke 10 lekeshe,,,behuni nje here Burra

              Përgjigjjuni
        3. X
          Xhaxhi

          Dropollitet nuk kane probleme me indentitetin e tyre. E dine qe jane grek dhe e dine qe e duan Shqiperine, atdheun e tyre. E kane provuar mese nje here qe e duan me shume shqiperine se ata qe i thone vetes shqiptare. Kane luftuar perkrah shqiptareve ne lufte kunder perandorise otomane per pavaresine e Shqiperise dhe me vone kunder fashizmit dhe nazismit kur shume "patriote" e "nacionalist" shqiptare ishin filo otoman e me vone bashkepuntore te fashizmit. Kane punuar per Shqiperine dhe kane dhene shume ne arsimimin, kulturen dhe emancipimin e shoqerise shqiptare. Jane njerez te shkelqyher. Tregoni nje vrasje, vjedhje apo nje fjale te keqe qe kane nxjerr nga goja 35 vjet ata njerez. Ne Himare sherri vine nga ata qe nuk e dine nga jane apo me keq kane probleme me indentitetin e tyre, ju vjen turp per ca jane e nga vijne. Por jane pakice e frustruar qe ndizet nga idiotet e Athines. Problemi nuk jane Greket por shqiptaret si Saliu ne Tirane qe e duan kete vende te djegur e nuk ju del e keqja.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

            O kar me syze,sa turq vrau stergjyshi yt ne "luften kunder osmaneve"!? Asnje, muslimon brother's m'Albanistan nuk ka ber kurre luft kunder osmaneve qires te Hanemeve te tyre,una rraca una facia.... ptuuuuu paliokaragiozi.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              Pyet patriarkun e Stambollit qe i lante kembet Sulltanit e mallkonte gjuhen Shqipe bashke me ate shejtanin Kozmai . Te fala nga Qipro e Hagia Sofia shko lufto bythqir interneti.

              Përgjigjjuni
          2. S
            Sali komunisti shpalli Himarën greke

            Zgjedhjet në Himarë nxjerin më shumë fytyrën antishqiptare të një krimineli si Sali Berisha e të një hajduti si ilir Mutaj që për interesa të familjes tyre përçajnë shqiptarët dhe shkatërrojnë e djegin vëndin...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              Nga viti 1991 deri ne vitin 2003 kryetar bashkie ne Himare zgjidhej nje Shqiptar. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike votonin per kandidatin qe propozonte njera apo tjetra. PBDNJ-ja e minoritetit nuk merrte me shume se 10% te votave. Ne vitin 2003 Berisha dhe PD-ja ben koalicion me PBDNJ-ne dhe kandiduan ne Himare Bollanon i cili fitoi. Edhe sot po te propozohet nje kandidat i perbashket PD-PS grekqiret nuk fitojn sepse nuk jane me shume se 10% ne gjithe bashkin e Himares.Persa i perket bashkive minoritare Finiqi u krijua nga tradhtia e 2015 . Ne Shqiperi minoritet Grek ka vetem ne Dropull. Sot nuk kane mbetur me shume sesa 10 mije grek ne vend.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Greke dhe i vetshpallur greke ...

                Nese themi cfare do V.Tavo ne Himare pergjigja eshte çfare do E.Paloka ne Durres apo Tomor Alizoti ne Berat . V.Tavo eshte shtetas Shqiptare dhe kandidon ku i do trapi . E keqja Shqiperise nuk i ka ardhur nga minoriteti ne Dropull por nga shqiptaret e shitur te greku . Fredi Shehu greke haaaa , V.Dule greke uuuuuu , Marin Dule greke iiiiiiii A.Cani greke ppppppp keta jane thjeshte prostituta . Te jeshe greke nuk eshte turpe , Greqia shtete me qytetrime me histori te lavdishme por te vetshpallesh greke i bene deme dhe vete Greqise sidomos keta karra vidhe .

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhejms

                  O Taulant idioti qe ben si i mençur po çne mark e llesh ne jug o koktul .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje