E para ra dëshmore, “Alenca për Mbrojtjen e Teatrit”. Pasi nuk ja doli dot të mbronte Teatrin, ata vazhduan betejën dhe përfunduan në një skuadër truprojash të Berishës kundër Lulit. Dhe tani të vetmen trashëgimi kulturore që po mbrojnë është trashëgimia politike e Berishës në PD, të cilën e konsiderojnë të rrezikuar nga SPAK.
Kështu beteja e tyre katër vjeçare me Veliajn përfundoi në betejë kundër SPAK, i cili për paradoks ka arrestuar më shumë njerëz të Veliajt, se të partisë së tyre.
Dëshmori i dytë i kësaj beteje ishte Belind Këlliçi. Beteja e tij për të fituar Tiranën, kishte paradoksin e madh, pasi ishte caktuar paraprakisht si “dëshmor”.
Ndërkohë që ai besonte se do fitonte duke bërë fushatë nëpër Tiranë, Berisha ishte dukshëm i distancuar prej tij, duke përhapur fjalë se u gabuam me kandidatin, ndërsa Shkëlzen Berisha bashkë me “prestanomet” e tij negocionin kate kullash, të cilat po zbardhen pak nga pak.
Dhe ai tani ka përfunduar të ngjisë fletërrufe në dyert e SPAK, të cilit në fakt duhet t’i vërë ‘fletërrufe’ pse nuk heton financuesit e kullave. Por për atë gjë nuk ka leje. Fushata e tij tremujore para Bashkisë së Tiranës duket se mbahet më shumë në këmbë nga sponsorizuesit financiarë, se sa nga PD, e cila nuk mbledh dot as 20 vetë.
Duke e parë fushën bosh, Ilir Meta vrapoi të shpallë dëshmorin e tretë kundër Veliajt. Nuk e ka zgjedhur keq. Ky Blushi ka treguar aq shumë devotshmëri ndja tij, sa ta mbush mendjen që dhe mund të vdesë për të.
Dhe me sa duket është bërë entuziast nga kjo ide dhe dje ka sulmuar me grushta një anëtar të Këshillit Bashkiak. Edhe pse përfundoi në polici pas denoncimit të tij, sot e shpalli se kishte plan për vrasjen e tij, edhe pse vet ai e zuri në befasi armikun duke e qëlluar pas shpine.
Me sa duket e kishte kuptuar se atentatori po bluante në mendje ta vriste.
Sot e shpalli publikisht se atë duan ta vrasin fizikisht. Duke qenë se dy dëshmorët e parë të Veliajt janë të vrarë vetëm politikisht, me sa duket Meta do t’i tejkalojë ata dhe kërkon një dëshmor prej vërteti, që të ketë statujë bronzi.
Në një farë mënyre ai e do Blushin “të tretin në bronz”. Vetëm kështu ndjehet i qetë që të ketë një kapital me të cilin të hyjë në negociata me Berishën për zgjedhjet që po trokasin.
Se tani Berisha i ka të gjitha çfarë i duhen, vulën e ka, logon e ka, deputetë servilë ka, dhe ndoshta nuk i duhen aleatë. E vetmja gjë që nuk ka, është një dëshmor në bronz. Këtë që po përpiqet ta ofrojë Meta. “Të tretin në bronz”.
Politika qorre qe ndjekin keta zagar per ti pelqyer kryetarit te ben nje legen si bibilushi,muli e co kafsheve qe po perpeliten dhe duan te behen theror per nje karrike.
Artikull tra-la-la!
O Loni, po nuk e thote keq Merua bre Loni.
Oooooo Looooo niiiiiiiii mos kendo ma
NUK TE PELQEVI KY ARTIKULL O LONI,SEPSE VETE TI LONI JE TRALALA
O BEDRI RRI URTE E MOS U NGA ME LONIN PREJ BETONI.
Kendi I veshtrimit tend eshte Kristal . Domosdo edhe fotua , dmth portretet e personazheve me groteske te mundshem , I ke perfekte . Natyrisht veshtrimit I gazetarit duhet te jete me I gjere , groteskun duhet ta pikturoje ne te gjitha kendet .
I treti në brox apo i teti në bronx? Të rroç a të vdeç është pyetja.
E ke qare o Mero. vetem nje pyetje kam, a mendon se ka vjedh gje Lali apo jo? A mendon se 5 D dhe d-t e tjera kane ngrene fiq pas shpines se tij duke kanalizuar te gjitha fondet - kujdes, jo perqindje, por te gjitha, toptan - ne kompanite e veta? Nese Lali nuk ka ditur asgje, dhe ky eshte rasti me fatlum, a duhet te rrije nje hu gardhi ne krye te qeverise se dyte te vendit? Po pate ndonje koment per kete, ashtu te shkathet dhe plot argumente sic i ben ti, bujrum na thuaj dicka se na ndricon. Pastaj merru edhe me bronzet. Ne qofte se nuk ke koment, a nuk duhet te mendojme se je edhe ti ne tave?
Albin Kurti eshte kryeministri ma i mire qe ka pas Shqiptaria prej krijimit te kesaj bote. Patriote Shqiptare i vertete i pakorruptuare. Nuk eshte servil ndaj shteteve tjera. Mbrone integritetin territorial te Kosoves. Nuk eshte frikacak per tu bere sherbtore i te huajve. E ka nuhatur qe perendimi nuk perkrahe Shqiptaret por ja mbane anen Serbise. Albin vazhdo mos u dorezo, vendosni vete per fatin e Kosoves. Jete te gjate o Albin Hasan PRISHTINA. Ta hongsha karin.
Ata erdhen në trojet tona dhe e vran Zotin tonë - Zotin DIELL. Ata i sollen me shpatë e zjarr zotat e vet - zotin ALLAH dhe zotin BOG!
Po mirë Mero fakti që lali fiku i jep leje ndërtimi për kulla Shkëlzenit nuk të bën përshtypje por e paska fajin Këlliçi që denoncoj drejtorët e lalit 5D që janë në burg për vjedhje miliona euro
Me i lezetshmi nga te gjithe eshte bere Belindi, i cili krekoset nje here ne jave para Bashkise, pa ditur cfare te kerkoje, arrestimin e Veliajt, apo lirimin e Berishes. Nje vegel qorre qe e perdorin kodoshet. Iu ka bere nje pyetje nga nje gazetar: pse nuk e denoncon me biznesin e korruptuar te Qefalive? Mos e ka marre gjoben e vene si zakonisht????