Donald Trump shpëtoi nga Zoti,  SHBA shpëtoi nga Donald Trump 

14 Korrik 2024, 19:12Editorial Mero Baze

Mënyra se si Presidenti Trump, dhe politika amerikane reagoi pas sulmit barbar mbi të, tregon fuqinë reale të SHBA dhe  rrezikun që vjen nga gjuha e urrejtjes në politikë. 

Fjalitë e para që shqiptoi njeriu që mund të ishte i vdekur, një minutë më parë, ishte falënderimi ndaj shërbimit sekret të SHBA dhe FBI për reagimin e shpejtë dhe neutralizimin e agresorit. 

Më pas do të ketë plot komente dhe vlerësime për punën e tyre. Ato ndoshta dhe nuk e kanë bërë atë si duhet, ose e kanë bërë më mirë se sa i gjykojmë ne, por në atë moment ka shumë rëndësi reagimi i atij ndaj të cilit u krye atentati. Dhe Reagimi i Donald Trump, ishte bashkues, dhe pro shtetit amerikan. 

Lartësimi i institucioneve të sigurisë, nuk vlen për t'i shpëtuar analizës së punës së tyre, por vlen për të lartësuar institucionet e shtetit amerikan, pa i përbaltur apo paragjykuar ato, për shkak të atentatit barbar. 

Për të gjithë ata që duan të bëjnë krahasime me Shqipërinë, edhe pse nuk ka ndonjë rast që i ngjan, sa herë që ka pasur atentate të dështuara apo të suksesshme ndaj politikës, gjithmonë është akuzuar kundërshtari politik dhe policia e shtetit.  

Madje dhe në rastin e fundit banal kur një i çmendur goditi Sali Berishën me grusht, edhe pse gjithçka ishte e qartë, akuza ishte se atentatin e  organizoi kryepolici Ardi Veliu. 

Mesazhi i dytë i fort ishte reagimi i kundërshtarit të tij politik, biseda telefonike private dhe mesazhet bashkuese në publik, që në atë moment shumë delikat, nuk thellojnë ndarjen dhe urrejtjen politike, por synojnë afrimin dhe qetësinë për qytetarët e vendit. 

Edhe këtu nuk është vendi të bëhet krahasimi me Shqipërinë, por nuk mund të harrohet që sa herë kanë ndodhur atentatet, apo sulme të ngjashme të papërgjegjshme, i akuzuari kryesor ka qenë kundërshtari politik. Madje i linçuar publikisht.  

Mos të harrojmë se si Fatos Nano, u deklarua vrasës pesë minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit, dhe 5 vjet më vonë ftohej në festën e PD si i mysafir nderi nga i njëjti njeri që e akuzoi për nevoja politike, duke i vënë për pak flakën vendit. 
Keqpërdorimi i barbarive të tilla për të frymëzuar urrejtje politike, është vazhdim i veprës së vrasësit, dhe kjo tek ne ka ndodhur rregullisht. 

Së fundmi tani që njihet profili i vrasësit të tij, është e qartë që jemi përballë pasojave të gjuhës së urrejtjes dhe indoktrinonit të ekstremistëve , të cilët frymëzohen nga gjuha e urrejtjes.  

Në SHBA, ekstremistët e majtë dhe ata të djathtë, janë gatshëm për akte të tilla, por ata nuk janë heronjtë e Amerikës në sytë e opinionit publik, por të përbuzurit e saj. Një shoqëri e emancipuar bashkohet për t'i përbuzur ato dhe jo për t'i lartësuar apo shpërblyer  “atentatorët” si heronj, apo për të justifikuar aktet e tyre.  

Donald Trumpin e shpëtoi Zoti, por me gjestin e tij dhe reagimin pas sulmit barbar ai shpëtoi SHBA, duke dëshmuar se ai e meriton ta udhëheqë atë. 
  
 
 

43 Komente

  1. E
    Edantes

    Mero vellai ke per te na thene gje per sulmin barbar ndaj Capitol ne 6 January 2021,kur thua qe ky monster ja vlen te udheheqe Ameriken? Thellou zoteri se e ke qelbur me kete shkrim

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektesë

      Besoj se e ke emrin Edmond, por ke qejf ta keshtu mbiemrin Dantes. Donald Trump ishte kater vjet president dhe nuk ndodhi asnje luftë, asnje krizë, bizneset amerikane u fuqizuan, dhe disa shqipetarë qe kane biznese ne SHBA me kane thene qe ishin shumë mire gjatë presidences se Trump. Po ti, me çfare metri e mat or byrazer, apo tifozllekun politik te socialisteve te Ramës ose demokrateve te Saliut. George Bush per 8 vjet shkaktoi dy luftera. Obama beri Pranveren Famekeqe Arabe qe desh shkaterroi Egjyptin dhe la Libinë pa shtet. Gjatë presidences Biden, ndodhi lufta ne Ukraine dhe lufta ne Palestinë. Krizë nafte dhe gazi, dhe kredia ime e shtepise ka shkuar kacafiu. E mora kredine gjatë presidences Trump, por tani lufterat ne Ukraine dhe Palestine e kanë çuar 550 pound më shumë. Ndersa ti na qake hallin e Amerikës, se kaloresi i ka hipur kalit, por qysh t'ja bëjmë hallit se i varen kembet. Trump do behet president per kater vjet dhe do iki, por ti prapë me Saliun dhe Edi Ramën. Ate shiko ti, dhe mos u qaj hallin amerikanëve se ata e kane zgjidhur me sistemin qe kane krijuar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Eshte meter matje i gabuar ai i krahasimit se si kane shkuar punet me njerin apo tjetrin president. Kur e pyeten Tom Hanks (CCN nga Aman Pur) se cili nga presidentet eshte me i miri sipas tij, ai dha nje pergjigje shume interesante; Trump - tha ai - mund te jete president i mire ne zhvillimet afat shkurter te Amerikes, por Biden eshte me i mire ne projektin afatgjate te saj. Nuk po zgjatem me, por secili mund ta perpunoje vete me tej kete pergjigje te zgjuar.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          për korigjimin e "Per korrektesë"!!a ,me të vërtetë e ke për këtë propagandë putiniane që bën??o rrk nuk kanë filluar luftëra shumë e shumë presidentë amerikanë,dhe pjesa më e madhe që i kanë filluar kanë pasur të drejtë!!ata që i kanë vazhduar po ashtu!!ky idioti që përkrah ti,nuk është se nuk deshi,por thjeshtë se nuk mundi!nuk e lanë o koqeeeeeeee!desh ta bënte mut me korenë e V,me një goditje bërthaore!!irani o nuk pati bythë o e bëri në marrveshje me të për të hequr qafe një njeri që mund të rrezikonte pushtetin e ajatollahëve!!as obama e as europa nuk "bënë pranverën arabe"!!o idiot,akoma nuk e ke marrë vesh se "Pranvera arabe"ishte krijesë e vëllezërve myslymanë,erdogënit dhe katarit??europa dhe amerika bënë atë që ju bqirat e mutit,kërkoni çdo herë që zhyteni në mutin tuaj!ju nxorri gështenjat nga zjarri!!në të vetmin vënd që ata nuk ndërhynë,SIRINË,po e shikon se çfar po ndodh dhe 13 vjet pas fillimit të mutit erdoganist a vëlla myslyman!!copa e idiotit,luftën në ukrainë e palesitinë nuk e filloi baideniiiii!e filloi putana e hamasonëëëët!!dhe këtu faji i baidenit,amerikës dhe europës është?mos vallë dhe kur ka përmbytje e uragane faji është i qeverisë së momentit??o bqiri i lalit,nëse ka luftëra rriten taksat!ti aq e ke takatin e mëndjes!!do gruan tapë dhe shishen plot,por nuk shkon kështu!!shteti nuk mendon me barkun tënd,shteti mendon(kur pushtetari ka dy fije tru në kokë,se ndodh që të jetë dhe një trap që nuk ka asnjë)sot për nesër e me barkun e gomerëve si ti!!ajo që ke të drejtë,por që nuk do plotësojë dëshirën tënde,është se amerikanët dinë ta zgjidhin problemin e tyre!!normalisht e zgjidhin me votë,pavarsisht se "ai që nuk ka bërë asnjë luftë",deshi ta fillonte në amerikë,por ka dhe të çmëndur që duan ta zgjidhin me armë!!o idiot,herën tjetër kur të marrësh kredi,mo shiko ta marrësh në momentin që kamata është në minimumin historik!sepse minimumi ashtu si maksimumin janë caqe me drejtime të kundërta!!nuk qëndrojnë gjatë!!kur merr kredinë mos i bëj llogaritë për tërë jetën me momentin kur e merr atë!!bëj një llogari variabël me një maksimum!!kur ta kesh vlersuar maksimumin që mund të arrijë kamata e kredisë!?fillo e pyet bythën nëse je në gjëndje ta paguash apo jo!!për të qënë brënda!trampi do bëhet president aq sa putini do fitojë luftën që ka nisur!!të dy do shkojnë në PS!!

          Përgjigjjuni
        2. e
          enter""

          Po prisja edhe nje fans te Bidese te fliste per 6 Janarin :) Me duket se e ke qelbur ti me kete koment idiot. 6 Janari ishte veper e agjensive qeveritare ne ne krye Pelosin e cila para nje muaji e ca beri deklaraten qe nuk kishte marre masat e duhura. Ka shume video ku tregojne qe policia e kapitol ishte pjesmarrese ne ate skenar qe kishte per qellim te demtonte Trump. Por ca te them une ty. Ti do jesh ndonje nga keta liberalet ekstremiste .

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cadra pistolet

            Kurse ti duhet te jesh ndonje nga ata te MAGA Mos u bej me amerikan se amerikanet o keketul!

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              alFredo kaCo na qënka bqiri enter""??mos vallë dhe kur bie shi e qihet jot ëmë,kemi të bëjmë me komplot "të pelozit"??në fakt ja hipën baideni,e ze gjumi dhe pelozi shkon ta zgjojë e ti ja vë fajin pelozit??jo mor jo,faji i satëme është se keqpërdor pleqërinë e bajdenit!!pelozi e ndihmon bajenin si moshatare e tij,jo për gjë tjetër!!

              Përgjigjjuni
          2. S
            Shaqo

            ...edhe para atentatit ishte deri me tani fitues, por pas kësaj ngjarje, fitorja ne nentor, eshte e sigurt.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pano

              Ti i din punet o Shaqo

              Përgjigjjuni
            2. f
              flase

              Na kenaqet vertete. Shtetet demokratike meritojne sot te udhehiqen nga nja njeri si Tramp: miljarder qe do qaje hallin e te varferve, kriminel kushtetues qe sulmoi parlamentin amerikan dhe u vrane njerez, shkaterroi Ameriken duk u shkaterruar dhe bota dhe s'dihet se kur do ta marri veten. Une nuk besoj me tek Amerika me keto ngjarje, por kam dyshime te medha edhe per sistemin ne gjith vendet qe vetequhen demokraike, por jane dinasti familjare te personave te veçante. Ketu ndalem.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Evisa

                Gjithë e keqja jonë, kur analizojmë një ndodhi të huaj, këtë e bëjmë duke patur në konsideratë realitetin tonë, i cili është vite dritë larg mentalitetit barbar që sundon tek ne. Ato janë shoqëri që kanë kultivuar dhe kultivojnë dashurinë në gjirin e tyre, si rrugë për përparimin shoqëror, kur ne jemi edukuar me bindjen se urrejtja, lufta klasore është lokomotivë që çonë shoqërinë përpara. Kur ndodh një anomali shoqërore si në këtë rast në Amerikë, ata e trajtojnë pa ju vajtur kurrë mëndja si ligësi e palës kundërshtare, por si raste që burojnë nga individë të sëmurë. Ata shohin edhe tek vehtja gabimet kur nxisin valën e urrejtjes, e cila bëhet shkak për këto ndodhi jashtë rrjedhës normale të jetës qytetare. Përndryshe, ne shohim tek kundërshtari vetëm zi, një armiqësi që të merr frymën, e cila më pas prodhon një dhunë shoqërore të atillë sa nuk përshëndesim as njëri tjetrin si dy qënie njerëzore, por sillemi me atë që mendon ndryshe sikur t'na ketë vrarë nënën apo babanë, motrën apo vëllanë, megjithëse i kemi të gjithë gjallë. Situata jonë është vetëm pasojë e mbajtjes gjallë të urrejtjes, dikur si rrugë zhvillimi, sot si rrugë për marrjen e pushtetit.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Mi piaci ????

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Rrahmoni

                  Trapi nuk duhet kursesi me udheheq Ameriken, po si hamshor qe osht ai meriton me jau qi grate ty e Ramut drogelles.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fener Zizi

                    Ti me pseudonimin Rahmoni, Paske mesuar me shkrujte Maloku, Mami jot me tha qe Ti ke zon dhe Dashnor, po kujt i ngjajte o Faqezi, ju s'kishit asnji Homosexual ne Fis. Motren tate kam ketu, po mbon Gojore, sa te kishte ne Goje.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Per korrektesë

                      O vëllai, Po me kë merresh? Është ky Rahmoni, eshte nje budalle Gresa me poshtë, një gjoja Lumir Abdixhiku jane nja dy te tjerë qe flasin perçart. Gjynah. Kur t'i merr zoti mendtë. Megjithese me duket është e njejta komentuese, por shkruan me emra të ndryshëm që të duken shumë. Taktike e Vetëvendosjes.

                      Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tomorri

                    Rastisi vitin e kaluar, në anën jugore të hotel "Syla", te "Mali i Lezhës" të afroj makinën në një "parking" ku nuk shkruhej gjë para pak minutash e që letrën me shkrimin "parking" posa e kishte vënë. Makinën e afrova aty për nja 10 minuta sa për të ngarkuar plaçkat pasi kisha pushuar nja 8 ditë. Erdhi një "i gjithpushtetshëm" dhe kërkon pagesën 3 euro me çdo kusht, sa që, po të mos pranoja kushtin e tij, pa farë dëshmie se bëra pagesë, situata do të eskalonte edhe më tepër. Jo që vetëm i urrej të tillët, por nuk di a shkoj më ndonjëherë, edhe pse e kemi dashur e jemi betuar në nënën Shqipëri. Rrnoftë Enver Hoxha se veq xhaxh i ka ardh hakesh këtij populli të poshtër.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gresa

                      Nuk po ceket realiteti. Faktori nr. nji osht edvin krstić rama. Edhe ata qe vine per pushime ne Shqiperi vin per hire te shqiptarve te vertete dhe Shqiperise. Rames kurr emrin mos ja degjofshim aq sa vuqiqit.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        gresë mi shpirt,sërbia nuk ka det se atje kishe për të shkuar ti!!lëri pordhët e mo ha mut!!tipa si ti,mbajnë sërbinë me para duke blerë mallra vetëm nga sërbia dhe karburant për makinat sa herë që udhëtojnë nëpër sërbi!!ju ka mbatur në zëmër sërbia që nga koha e të lavdishmit tito!!e kujtoni gjithnjë me nostalgji!"kemi jetuar më mirë ne në jugosllavinë e titos se zvicerianët"!!e dëgjoj aq shpesh sa më vjen për të vjellë!bile e dëgjoj dhe pasi përpiqem ti korigjoj në gomarllëkun që thonë!!gresa e di se çështë më e keqja??kur dëgjon të njëjtat fjalë nga persona të lindur nga mesi i viteve '80,që me "jugosllavinë e titos,dhe "lumturinë" e të jetuarit në të",nuk kanë lidhje!prandaj mo ha mut kot së koti!!

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Selim Pela

                        Per fat te keq mikpritja ne Durres nuk asht si me pare ! Une per c'do vit kam ba Pushime ne Durres jo per nga Pastertia sepse mos mja nue menden ne uje te vjen muti ???? te goja ! por per hater te Femijeve sepse nuk asht uji i felle me hye ne deti afer 300 apo 500 metra sikurse ne rajonin ka Vlora e teposht ! por vetem pse mi gjujten sandalet edhe maicen ne uje ku i pata lan ne stom te Detit , Rojtart e Cadrave ne Plazhin Iiria para Restaurant Prizrenit , nje Picpirik Rojtar me nje Kauboj me Shishir ne vitin 2022 pse nuk i pagova 1000 Lek nga ora 16 pasdite sapo kisha ardh ne Durres , Une nuk baj ma pushime tek Nena Shqiperi ! jan vendet tjera shum ma te lira spo i ceku me Emra se jan all inclosiv me Bilet Aeroplani , Hotel , Ha e Pi , cadra gratis shum ma lir se ne Shqiperi nejse ! deri te mbushen men edhe pak ne Shqiperi une sbaj Pushime atje pik ????.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zot fali !

                          O Pela Selim ! Bahet per Trumin fjala jo per pushimet e tua !!!!

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Miradije Hoti

                          Nuk duhet shkuar askush nja dy-tri vjet ne detin e albanistanit, qe ata te edukohen. Te mos e bejne Shqiperine shkini, te mos i nderrojne Menyte per shqiptaret e Dardanise, t‘i zbresin çmimet dhe te sjellen me mire me neve si vellezer te nje kombi qe jemi.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lumir Abdixhiku

                            Nje prej shkaktarve pse kosovaret i kan braktis plazhet e Shqiperise eshte edhe Rama qe e mbushi Shqiprin me shkije.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lenka Çuko

                              O tash po shkojm në Spanjë, Turqi ,Greqi e Bullgari edhe ma lirë se në Shqipëri plus ma kualitet se në Shqipëri edhe bile nuk na lëshojn muzik Serrbisht. Le të shkojnë në pdhs.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tobias

                                Mos harro ti loqe qe ne Us tere klasa politike amerikane pa dallim i shprehu mbeshtetjen presidentit trump Kurse kur ai i cmenduri qe qelloi berishen asnje nga ju se beri kete gjest fisnik qofte edhe per sy e faqe. Prandaj ju nuk jeni me te mirr se berisha ne reagim. Jeni nje MUT te tere

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mero gjeniu

                                  O kar me zile! Po Trump e dogji ameriken ne 6 janar te 2000 , kur po dorezonte detyren! Tani sipas Meros nga peshtani e meriton ta udheheqe ate! Hajde estrade hajde

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    S. B

                                    Dridhe Like

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      ATEISTI

                                      Zoti ka rënë o Mero! Feja është një mashtrim i madh. Azhornou!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Biku

                                        Perfekt Mero.Po qente e kuq do te versulen me te shara tani.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          redaktori

                                          Atentatoret politike ndihen te ndihmuar kur Objektivi tyre urrehet nga Pushteti. Per Trump Sorosianet sajuan mbi 30 e ca "padi" te ca plakave qe "kujtoheshin" pas 40 vitesh se ishin perdhunuar nga Trump (!) Atentatori e dinte se sa urrehej Trump nga kjo administrate Sorosiane Biden aq me shume qe tashme e ka te qarte se matufi Biden nuk jep shprese per mandat te dyte. Dhe ky Atentat vjen fill pas super-gafave te Biden ne samitin e NATO ku i vuri vulen humbjes tij. Edhe ne Shqiperi Atentatoret e Azem Hajdarit e dinin se Azemi ishte makthi i Pushtetit dhe prandaj zbarkuar ne Tirane nga Tropoja me makina policie e Poste Policie per ta vrare ne atentat, per te ikur qetesisht e per te mos u kapur deri kur u vrane nga hasmerite e tyre. Dhe kjo fill pasi Pushteti i kishte hequr Azem Hajdarit imunitetin e bere gadi per ta vrare. Ky eshte dallimi mes atentatit Trump qe e mbrojten strukturat e shtetit pas atentatit e atentatit ndaj Azem Hajdarit ku strukturat e shtetit nuk bene as ndalim te vrasesve te tij Shefa Policie ne komisariat te Tropojes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sorra

                                            O injorant qe vetem te Soros e kini mendjen. Po kaq i veshtire qenka Trampi per Sorosin qe sipas debilave si puna juaj kontrollon gjithe boten? Ky njeri i plotfuqishem qe sipas debilave te tipit Çako pp i ben gjemen botes na e pengoka Trampi? Po ikni o rrota kari se na cate karin me debilizmat dhe karlliqet konspirative.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              KARmadhi

                                              Te paska mbet kari te sqepi moj Sorre qe aq shume tu dhimbska bytha fishkur e Sorros plakerruqit.

                                              Përgjigjjuni
                                          2. N
                                            Nardi

                                            Filluan trushplaret e CNN te shajne se nuk dine gje tjeter.Me Trumpin bota ishte ne paqe dhe jo ne luftra pa fund se nuk e blene dhe as nuk e trmben dot kompanite qe prodhojne arme o tutkuner.Amerikanet jetonin pese here me mire se me kete shurraqin qe as halene nuk gjen dot.Bota ka nevoje per burra siTrumpi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Te qifte Trampi

                                              Ik o mfkr me gjithe paqen se na cane karin debilat dhe qafkuqet qe sine motrat dhe kushurirat. U be Amerika si Shqiperia ne kohen e Sali plehres. Ca jetonin pese here me mire o debil kur i fshiu Covid e po i varrosnin me ekskavator kur Tramp roqpiri loste vini maska mos vini maska. Kur vete e beri vaksinen i pari dhe loqet e ti pinin klor se kishin hall mos i fusnin çipin me vaksine.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. V
                                              Vini

                                              Mero je I madh.Nje nga shkrimet me te persosura qe ke bere.Le te shajne injorantet qe akoma e kane mendjen ke Enveri.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. p
                                                paemer

                                                mero baze ,simboli i lepiresit ,dikur te saliu tashme tek rama ........

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  salihajni

                                                  Eshte hera e pare qe Sali Berisha nuk e ka akuzuar Edi Ramen si bashkepunetor ne atentatin ndaj Tramp, mbasi ai keto dite ishte ne USA.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Populli

                                                    Mero me këtë shkrim e ke djallosur fare . Trampi mbetet TRAP ! Por ça t’i bësh BIDEN ka lajthitur .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bozhigradi

                                                      Si cdo here Mero, pak kripe "Berisha" ne c'do artikull qe boton. Nuk te shkon asnje artikull pa e share pak, sado pak Berishen dhe ata qe ndjekin Berishen. Po ne si shqiptare kur do shpetojme se shari njeri-tjetrin? E ke pyetur veten ndonjehere? E qe te presesh ndryshim duhet te fillosh vete i pari.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        AS

                                                        Shkrim i dobet me perzgjedhje te fakteve: Perse nuk permendet qe ne atentatin ndaj Trump, dy figurat me te fuqishme/spikatura te demokrateve (Biden dhe Nancy Pelosi) denuan menjehere ne TV/media dhunen/violencen e ketij atentati? A e beri Rama dhe Nikolla nje denoncim te tille ne rastin e Berishes? A e moren ne telefon per t'a mbeshtetur? Ne Shqiperi, ne keto 34 vjet demokraci, eshte tjeter mentalitet (nga te dy palet) jo vetem nga demokratet. Per ndryshim mentaliteti, duhet kohe dhe ndryshim i gjithe kastes se vjeter politike, nga te dy palet ose nga gjithe palet.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Roberto

                                                          Ke shume te drejte Mero. Tramp eshte kandidati kryesor per ta fituar kete vit shtepine e bardhe. Une kam shume njerez ne Amerike dhe Biden ose Bide-ja sic i thone ata andej eshte i mbaruar dhe e ka futur Ameriken ne nje deshtim total ekonomiko-politik. Tramp eshte shpetimi dhe ringritja e emrit te Amerikes si dikur. Me Bide-ne po tallet e gjithe bota. Nje plak matuf qe e mbajne me gjilpera per mos folur budallalleqe. Mos u lodhni kot me komente kur nuk e keni idene se si gjykohet andej. Tramp vertet eshte Republikan por kjo nuk do te thote qe nese fiton Ai do ktheje Berishen ne pushtet???? E permenda kete mutin e fundit sepse lexova qe Luciano Boci ka bere nje paralelizem midis atentatit te deshtuar ndaj Tramp dhe nje atentati ndaj Berishes. Berisha nuk kthehen kurre ne pushtet. Tramp nuk ka trute e Berishes apo loqeve qe i vijne verdalle dhe fantazojne se me kthimin e tij do kthehet dhe PD.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Asd

                                                            Habitem pse Mero po don me lyjt me furce Trumpin, kur e ka krahun shume te shkurter deri n'Amerike. Mos ndoshta per te qene sinkron me Ramen?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Nardi

                                                              "Te qifte Trumpi",te qifte Trampi gruan e ça te mban pragu o buburrec qe vetem te shani dini.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. a
                                                                anti25642654censurë

                                                                mero o k e lalit,"Mënyra se si Presidenti Trump" trapi është ISH dhe jo president!!në do jetë apo jo "ai që do ta drejtojë atë,SHBA-në!?këtë e thotë mirë "Per korrektesë"-populli amerikan ka sistemin e tij për të zgjidhur problemet e tij!!e kjo nuk varet nga bythlëpirjet e tua o të ndonjë sallami si ti!!pavarsisht momentit,tram,mbetet një njeri i paparashikueshëm!si e ka thënë dhe një nga mbështetësit dhe këshilltarët e tij,bollton,"ai është një fëmijë 8 vjeçar"!në 4 vjetët e tij pamë një sipërmarje private familiare!punësoi tërë familiarët e tij si këshilltarë e turrli rroli,në të njëjtën kohë që largoi nga funksionet e tyre,ose i detyroi të largohen,një numër të jashtëzakonshëm bashkpuntorësh!e paparë asnjëherë në amerikë!!e mbi të gjitha,nuk pati fat,ti vinte zjarrin tërë amerikës!!sa tru ka në kokë ky "fëmija 8 vjeçar" duket akoma sot!ai vazhdon e pretendon se ka fituar para 4 vjetësh!!mero je i shquar për bythëlëpirje ndaj pushtetit!nuk e dija që gjuhën e ke kaq të gjatë!!me këta tanët!?ndoshta të kuptoj!por me trapin që as i shkon në mënd se ku bie shqipëria e ballkani,nuk e di si të shkon mëndja tia lëpish!!ndoshta për deformin personaliteti??

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje