Një kullë dhe tre “non grata” 

7 Korrik 2024, 20:56Editorial Mero Baze

Shkëlqim Beshiri, një biznesmen që është bërë i njohur si “presta nome” i Shkëlzen Berishës, në shumë biznese trojesh të hedhura në emër të tij, e më pas në leje ndërtimi, ka marrë së fundmi një leje ndërtimi për një kullë 65 kate në Tiranë, kulla më e lartë deri më sot në vend. 

Shoqëria e zotëruar prej tij, “Klar”, shpk ka marrë lejen e zhvillimit për ndërtimin e një objekti me funksion të përzier, banim dhe hoteleri. Struktura e emërtuar “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, do të ndërtohet në Bulevardin e Ri duke u bërë kështu ndërtesa më e madhe në Shqipëri. 

Ky është një lajm i rëndësishëm ekonomik, i cili e ngre industrinë e ndërtimit në Tiranë në një nivel të ri, por që të jemi të sigurt, ne duhet të dimë kush janë financuesit e këtij projekti kaq të madh. Shkëlqim Beshiri nuk e ka fuqinë e duhur financiare i vetëm për një investim të tillë. 
Beshiri ka filluar të bëhet i rëndësishëm në mandatin e dytë të qeverisjes së Sali Berishës pas vitit 2009, ku filloi të shfaqej si pronar tokash në bregdet, në çdo çështje që ishte konfliktuale dhe kishte pasur si zgjidhës problemesh pushtetin e Berishës, ku protagonist ishte djali i tij. Deri në atë kohë njihej si një pronar kafeneje “Segafredo”. 

Historia e tokës së Teqes së Zallit në Ksamil, e cila nuk përfundoi kurrë tek Teqeja, por pasi ju kthyen 128 hektarë, përfitues legal në finale ishte dhe Shkëlqim Beshiri dhe Selmanllari, ishte një nga rastet tipike të këtyre aferave, ku ndërmjetës ishte familja Berisha dhe toka në klering jepej në emër të këtyre personave.  

Kjo histori vazhdoi me kthimin e tokës nga kanali i Cukës tek Hotel Butrinti në Sarandë, tokave në Orikum, e më pas në historinë e tokës së përfolur në Gjirin e Lalzit që përfundoi me rrahjen e biznesmenit arab dhe rishfaqjen e Beshirit si pronar me 20 për qind kur u dha leja e ndërtimit. 

Ai u bë i rëndësishëm pas emërimit të Adriatik Llallës si Prokuror i Përgjithshëm, i cili ishte emërim direkt i djalit të Berishës dhe Beshirit. Beshiri përfundoi pronar restoranti në katin e fundit shtese mbi godinen e  Prokurorisë dhe “shef kuadri” de facto i prokurorëve, që lëvizeshin sipas interesave të tyre. 

Ndonëse Llalla u shpall “non grata” dhe u dënua, Beshiri duket se i shpëtoi hetimeve për shkak të lidhjeve me Berishën dhe frikën që ende drejtësia ka ndaj familjes Berisha. 

Rishfaqja e tij si pronar i një kulle 65 katesh në Tiranë, është një lajm i rëndësishëm, jo kundër kullës, por rreth financuesve të saj. Hetimin e burimeve financiare e ka në dorë drejtësia.  

Kjo gjë duhet të bëhet transparente, për shkak të lidhjeve okulte që ky biznesmen ka me familjen Berisha dhe konkretisht djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha si dhe ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.  

Jo se më dhimbset fakti që paret e familjes Berisha të investohen në një kullë, ndërkohë që po hetohen për 19 pallate, por për të kuptuar nëse drejtësia e re e ka seriozisht hetimin e personave “non grata në Shqipëri.

Ky është rasti ku pas ndërtuesit të Kullës, janë tre “non grata” nga pas: Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Adratik Llalla. Po të lodhen, aq sa janë lodhur të provojnë se Ilir Beqaj, dyshohet se ka një restorant në emër të dikujt tjetër, mund t'ia dalin.  

28 Komente

  1. G
    Gazeta

    Mos u lodh se nuk do lodhen shume ashtu sic ende nuk po lodhen per 21 Janarin qe eshte kulmi i pafytyrsise se drejtesise se re ku jo vetem Gjykata Evropiane por edhe ajo e larte kerkon hetim urgjent.. Sa per kullat ato na duhen ashtu sic duhet edhe 1 vit tjeter Saliu me Meten.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lenci

      Kush ja ka dhene lejen? Rama! Kush e denoncon? Lakeu i Rames! Kaq mjafton per te kuptuar se korrupsionin me leje ndertimi e ben Rama dhe dobicin do t’ua lere ne dere te tjereve!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo hajvani

        Hahahahahahahahaha Hajde estrade hajde. . Rama na i dhenka kulla djalit te Berishes ?!!! Hahahahahaha Tani ketu dy gjera : 1-Ose ky qe ben keto shkrine ne Tema eshte Basha hajvani 2- Ose Mero e ka futur kaq keq koken ne prapanice te Rama hajdutit sa i duket cdo gje mut lol

        Përgjigjjuni
    2. M
      Marinela

      me mire prishet.....ketej kerkojne gjilperen ne kashte andej trungun nuk e shofin....

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Po lejen e ndertimit Kush ja dha o Mero? Boll me llafe pazari SE je bere lolo.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazetari i Partisë

          Leje s'ka problem ashtu është një punë Restoranti Beqajt ishte në emër të gruas pastaj ja shiti një kompanie farmaceutike prapë në pronësi të gruas Për Beqen s'ka nevojë për shumë hetim

          Përgjigjjuni
        2. J
          Jorgos Ramadani

          Derisa spanjolli Borrel, sllovaku, Lajçak, dhe kubanezi i natyralizuar, Escobar e thyen kaptinën përgjithmonë, por servilët e tyre të përbetuar ishin dhe mbesin; pra, është kjo opozita kosovare që ishte lojtari i 12-të i trojkës ‘lehtësuese’, derisa, arbitri i dytë ishte kryeministri Rama, që vazhdimisht akordon penalti në fushën kosovare në favor të vëllait, Vuçiq dhe vazhdon ta bëjë këtë tradhti me pasion e zell. Këta protaginistë famëkeq për interesa te ulëta dhe në koordinim vazhdojnë të lëndojnë progresin e Republikes sonë hallemadhe. Robtë në pidh Ramziut. Rroftë Kosova.

          Përgjigjjuni
          1. r
            rrofte Lexhenda !

            u shofshi JORGOS!

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zylyftar Ramizi

            Albini Kurti jau ka shkerdhy me radhe te shpise e krejt fisin patronazhistave te kryeqenit Ramut Kristaci, perndryshe nuk do hanit kaq shume mut ketu o kara me zile.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turp o shqiptare ty rrjepe nongrata

              SPAK eshte kot Mero, dhe USA ben sikur! Duhet te zgjohen shqiptaret pa dallim, si ne France.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Ç'fituan jelekverdhët francezë? A i fituan ato për të cilat dogjën e shkatërruan Parisin?! Asgjë, ndaj revolucioneve u ka ikur koha, si me thënë iu është pirë lëngu. Qysh nga ai jakobin francez i 1793, dhe ai bolshevik i Leninit në 1917 në Rusi, ato janë provuar dhe stërprovuar. Të paktën sa u përket këtyre të dyve në Europë. Shoqëria njerëzore nuk është përmirësuar apo modernizuar prej revoluciobeve (me efekt afat shkurtër), po prej një procesi evolucionar, rrugë kjo që ka sjellë ndryshime epokale, pra afatgjata.

                Përgjigjjuni
              2. L
                Landi

                Efektet e marveshjes me ramen

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Indinjata

                  Problemi nuk eshte se b urimi i pasurise nuk dihet por se Rama per kariken e tij ke nuk shet e ke nuk blen;A nuk e kishte edhe armik edhe mik Ritvan Boden ku per te hequr qafe kundershtarin e tij A, Malajn e hoqi nga bordi i drejtimit te Bankes Kombetare dhe vuri ne vend te tij Boden e Saliut,A nuk dorezoi po ne kete menyre te gjithe kundershtaret dhe ata qe i afroheshin nje hap mbrapa si S.Tahirin ku me urdher te tij u mbush me kanabis Shqiperia per hesap te pales se trete duke furnizuar mercenaret e rekrutur ne lufte nga miqte,a nuk veproi keshtu me D/Bushatin nje nga figurat me te pasterta dhe me me integritet ne Partine Socialiste ,A nuk veproi keshtu me F.Xhafen,me A.Lleshin ku sa konstatonte se ata ishin jashte linjes se tj ose i shkarkonte ose i çonte para drejtesise si ndodhi rendomt me te gjithe ata qe i quante kundershtare.Nepermjet sekserit te tij E.Veliajn me nofken "Njeriu qe qesh",kudo edhe ne varrim ose ngushellim shkon me buze ne gaz,tashme ofron gjithkend qe i rrit kredon ku nese behet zhurme direkt shet ose dorezon ne drejtesi sekserin e tij.Nga te gjithe qe ka patur dhe ka rrotull vehtes tre burra i jane kthyer dhe jo thyer ,D.Bushti,A.Malaj dhe S.Lleshaj.Paradoksi qendron ne thelbin e shkerdhatokracise qe u instalua ne kete vend ku Sali Berisha doli nga e majta dhe morri drejtimin per mese 15 vitesh te se djathtes duke eleminuar edhe kundershtaret ose udherzbatuesit ,ndersa Edo Rama nga nje ekstremist me bindje te djathta drejton sot te majten Shqipetare,paradokse qe as ne vendet e botes se trete nuk ndodhin.Edi Rames i intereson vetem lavdia e tij packa nese vendi zhvillohet me para te pista,Gjithkush e mbane mend kohzn kue Greqine e drejtoi K.Simitis ku me parate e mara nga çdo burim beri Greqine me rruge,hotele moderne,fshtatra olimpike dhe per parate qe çuan Greqine deri ne falimentim,tha brezat qe vijne le ti paguajne.Ndaj edhe Kryeministri yne asnjehere nuk na thote se sa eshte borxhi i Shqiperise?Ndaj ai nuk e le drejtimin e shtetit sepse vjen nje dite dhe mund te mos perfundoje si Saliu ne izolim,por direkte ne qeli.Te gjithe hajdutet jane ne qeli ose te arratisur,vetem Ali Baba ka mbetur dhe ai pret me çdo kusht rikyhimin e Saliut qe minimalisht ti ktheje borxhin duke e izoluar edhe ate ne kullen e tij ne Linxe!!!!;

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Mendojmë se SPAK nuk është institucion në shërbim të hamëndsimeve akrobatike të gazetarëve, nëse ke gjë konkrete zoti Baze, grumbullo faktet dhe pa bërë më të voglën zhurmë çoji në SPAK në formën e padisë. Sa për politikë, mendoj se PS ka plotë gryka zjarri të kalibrit të rëndë, si zotërinjtë Erjon Braçe dhe Idajet Beqiraj, të cilët bëjnë ç'është e mundur të neutralizojnë zjarrin që vjell pambarimisht Obuzi i politikës shqiptare, mjeshtri i akuzave stratosferike pa më të voglën përgjegjësi, fort i ndrituri Sali Berisha. Dhe mos të vijë aq keq për Ilir Beqaj, edhe sikur të ketë vjedhur diçka më pak se ata qi ti përmënd mos i dil në mbrojtje, siç bënë, sepse Ilir Beqaj është pa mëshirë, ha nga të vdekurit.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jim

                      E sakte????!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drin

                        Jane njesoj, Mero djali, dy ane te nje monedhe. Mos mbaj shpresa te Spaku.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shkembi

                          Ky Spak dhe Kjo drejtesi eshte e pabesueshme me qendrimin qe po mban ndaj vampirit Sali.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhani

                            Sa qejf do Kisha te me shoal in edhe mua non grata e te me jepnin ndonje hectare toke ne Sarande! Te dhjefsha mu ne Spak!

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vjosa

                              Shumë e drejte, po me sa duket per Korrupsione të ketyre krimineleve SPAK nuk do se bemat e Berisheve e Compani bejne ( MU) .

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                pyetje nga publiku

                                Jo more Mero se na shtove shume zemerimin, indinjaten, sekelldine e merzitjen kete fillim-jave : Na qenka marre leje per nje Kulle me 65 kate ne mes te Tiranes nga Shkelzen Berisha nepermjet nje Shkelqimi.... Nga kush eshte leshuar ajo leje?? Nga UFO-t apo nga ky pusht-Shteti Rama qe nuk i shpeton as leja e nje koteci atje ne Dervican ku i ka ngritur bustin Micotaqisit-babait??? Kete na e sqaro ne fillim o Mero qe te jesh i qarte me ne por dhe me vehten.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pim Ceku

                                  Berishet nen qeverisjen Rama jane pasuruar shume here me teper se nga vet Berisha.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shyqyri Çoku

                                    aqedonisht Lajme Arbëri Ekonomi Kronikë OpEd Karikatura Botë Rajon Sport Euro 2024 Futboll Basketboll Luftarake Sporte të tjera Kulturë Shtojca për Kulturë Magazina Lifestyle Kuriozitet Showbiz Horoskopi Auto Tech KTV Seriali “Xhemajl Abria” LAJMET E MBRËMJES KOHA E LAJMEVE 60 MINUTA RICIKLIM SPORTI NË KTV TEMPUS KONFRONT 038 COSMO INTERAKTIV BETIMI PËR DREJTËSI RETRO ARTA RRETH BOTËS SPORTI TOTAL SOT TE LINDA DRIVE ME CRAZY EXPRESS JETA FASHIONISTA WILDLIFE PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE NËPËR FILM E NJOHURA E PANJOHUR TABU TOP KOHA MUSIC ÇA KA 3 PRO X PREMTIMI Artikull i sponsorizuar Prapa Ekraneve Marketing Arkivi Follow Koha.net OPED “Çështjet e tjera rajonale” të Lajçakut Nga: Augustin Palokaj 8 korrik 2024 07:00 Shpërndaje në: Është interesante se si Lajçak gjithmonë insiston në përmendjen e rolit të tij të plotë, jo vetëm si i dërguar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për “çështjet e tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor”. Nuk e dimë se me cilat “çështje të tjera” është marrë ai në më shumë se katër vjetët e fundit, pos me dialogun. Madje, shtetet e tjera të rajonit nuk kanë dëshirë që Lajçak të flasë për to, sepse mendojnë se në këtë mënyrë po hyjnë në grupin e vendeve problematike. Kjo vlen edhe për Shqipërinë, ministri i së cilës e ftoi Lajçakun te merret me dialogun dhe të mos përzihet në çështje të tjera “Forumi i Dubrovnikut”, që tradicionalisht zhvillohet në fillim të verës në këtë qytet të bukur kroat, tashmë është shndërruar në një ngjarje me renome ndërkombëtare ku takohen dhe debatojnë politikanë të nivelit të lartë nga Evropa dhe bota. Duke marrë parasysh pozitën gjeografike dhe prioritetet që ka shteti organizator i këtij forumi, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe procesi i zgjerimit të BE-së secilin vit zënë vend të veçantë në agjendën e tij. Kështu ishte edhe këtë vit. Isha i ftuar nga Ministria e Jashtme e Kroacisë, e cila është organizatore e kësaj ngjarjeje, për të moderuar një panel që u kushtohej të ardhmes së BE-së dhe dyshimeve nëse Evropa po shkon në drejtim të duhur. Pjesëmarrës ishin disa ministra dhe komisionerë të BE-së. Kosova në atë panel u përmend si shembull se si BE-ja nuk është në gjendje të flasë me një zë në politikën e jashtme siç nuk e bën këtë as në rastin e Palestinës dhe në shumë raste të tjera. Dhe kjo u përmend në diskutimin nëse duhet apo jo të hiqet e drejta e vetos kur merren vendime në politikën e jashtme të BE-së, në mënyrë që ajo të jetë më efikase në politikën e jashtme dhe që një shtet, apo pakica, të mos jetë në gjendje ta mbajë peng politikën e Bashkimit Evropian. Por në një panel tjetër u diskutua më shumë për rajonin e Ballkanit. Atë e moderoi kolegu Michael Martens nga gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Algemaine Zeuting”. Nuk e kishte të lehtë, sepse për një orë duhej të moderonte një diskutim me hiq më pak se nëntë persona, kryesisht ministra nga rajoni, ndërsa nga BE-ja në atë panel ishte Miroslav Lajçak, i njohur si lehtësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Martens zgjodhi që të mos ketë një temë të panelit, por secilit pjesëmarrësi t’i bëjë pyetje aktuale që kanë të bëjnë me punën e tyre. Kështu, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Shwartz, e pyeti për dështimin e Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Ministrin e Kroacisë e pyeti për prishjen e raporteve me Malin e Zi. Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, O’Brian, e pyeti për rrezikun nga lufta në rajon, në veçanti për sulmin në Banjskë. Ndërsa Miroslav Lajçakut ia bëri pyetjen që ne që e përcjellim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e bëjmë qe 12 vjet, “Për çka është dialogu”: Lajçak u përgjigj si zakonisht, duke përmendur mandatin e tij dhe detyrat që të lehtësojë që palët të normalizojnë raportet mes tyre, në mënyrë që të ecin drejt BE-së. Por Lajçak u lajmërua për të folur edhe në një çështje rreth së cilës ai nuk u pyet fare. Lajçak foli kur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, i pyetur se a beson vendi i tij se BE-ja është vërtet duke iu përmbajtur parimit se “zgjerimi bazohet në meritat individuale të kandidatëve”. Ministri i Shqipërisë tha se vendi i tij do të ishte më i lumtur sikur në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE të kishin pasur më shumë konferenca ndërqeveritare pasi i ka përmbushur të gjitha kushtet. Lajçak reagoi duke folur në emër të BE-së, duke thënë se procesi i zgjerimit varet nga performanca e vendeve kandidate dhe se dyert e hapura janë për ata që i përmbushin kriteret. Kjo ndërhyrje e Lajçakut duket se e irritoi ministrin e Shqipërisë. Ai iu drejtua Lajçakut duke i thënë: “Mbaju ti me dialogun”. Madje i tha se “do të donim që ju në dialog të keni sukses”, por gjithsesi edhe ai përsëriti se Lajçak “e ka pasur, e ka dhe do ta ketë mbështetjen e Shqipërisë për rolin e tij në dialog”. “Unë nuk jam vetëm për dialog, por jam EUSR edhe për çështjet e tjera rajonale”, tha Lajçak. Shtoi se ai merret me Ballkanin për një kohë të gjatë. Se ai ka qenë edhe ministër i një vendi anëtar dhe ka të drejtë të flasë edhe për këtë temë, sepse ka edhe njohuri. Është interesante se si Lajçak gjithmonë insiston në përmendjen e rolit të tij të plotë, jo vetëm si i dërguar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për “çështjet e tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor”. Nuk e dimë se me cilat “çështje të tjera” është marrë ai në më shumë se katër vjetët e fundit, pos me dialogun. Madje shtetet e tjera të rajonit nuk kanë dëshirë që Lajçak të flasë për to, sepse mendojnë se në këtë mënyrë po hyjnë në grupin e vendeve problematike. Ka pasur shpesh takime me zyrtarë nga rajoni, si dhe me shumë “partnerë” nga bota, dhe shumë prej tyre i ka postuar edhe në rrjetet sociale. Por nuk ka ndonjë shenjë se ka pasur ndonjë angazhim konkret, apo për më tepër ndonjë rezultat në ndonjë angazhim në ndonjë çështje tjetër rajonale. Por kjo na rikujton kohën kur ai u emërua si i dërguar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në atë kohë nuk dihej a do të ketë apo jo dialog. E duhej siguruar që Lajçak të niste mandatin, pasi ai post thuajse ishte krijuar pikërisht për të. Dhe për të mos e kufizuar mandatin në diçka që mund edhe të mos ndodhë u kujtuan që pos për dialog ta emërojnë edhe si përfaqësues të posaçëm edhe për “çështje të tjera rajonale”. E kur tash bëhet bilanci i punës së tij, nuk shihet ndonjë rezultat. Natyrisht se ministrat dhe BE-ja gjithmonë do të flasin për suksese dhe nuk do të përdorin publikisht cilësime si “dështim”. Por shumica e madhe e tyre privatisht pranojnë se në dialog prej kur detyrën e lehtësuesit e ka marrë Lajçaku nuk ka pasur progres. Dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë aspak më normale sesa para se ai të niste mandatin. E sa për vërejtjen e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë se Lajçak nuk do të duhej të përzihej në procesin e zgjerimit dhe në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë, duhet thënë se “çështjet e tjera” është një fjalë e cila nuk mund të përkufizohet, dhe kjo mund t’i jep të drejtë Lajçakut që të flasë për çfarëdo që ia do qejfi. Nuk ka dyshim se Shqipëria ka mbështetur Lajçakun në procesin e dialogut, sikur edhe shefin e tij, Borrell. Shqipëria i ka mbështetur aq shumë, saqë në koordinim me ta edhe i ka vendosur masa Kosovës, duke qenë ndër vendet e para që e bëri këtë. Dhe sikur BE-ja, ashtu edhe Shqipëria këtë e paraqiste si një veprim që “është në të mirë të Kosovës”. Do të ishte mirë që së paku Shqipëria të kishte përfituar diçka nga kjo mbështetje, edhe kur duhej të veprohej me masa kundër Kosovës. Do të ishte mirë sikur Shqipëria të kishte avancuar në procesin e negociatave të anëtarësimit. Por përkundër gjithë imazhit të mirë, përkundër faktit se i është besuar organizimi i Samitit BE-Ballkan, në procesin e integrimeve në BE, Shqipëria ka ngecur aq shumë saqë jo vetëm se është dhjetë vjet pas Malit të Zi, së paku pesë vjet pas Serbisë, por tash po tejkalohet edhe nga Ukraina e Moldavia. Sepse kjo BE, e cila ka aq shumë lëvdata për përshtatjen 100 për qind të Shqipërisë me politikën e jashtme të unionit, si dhe për “rolin konstruktiv” të Shqipërisë në përpjekjet për ta izoluar sa më shumë Kosovën me masa ndëshkuese, nuk ka mundur, apo as nuk ka dashur, që ta heqë bllokadën që Greqia ia ka bërë Shqipërisë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ja qiftë Kina robtë Albanistanit të Ramut shkërdhanit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bozhigradi

                                      Ne Korce, dikur, jetonte nje personazh me emrin Pandi. Mjafton t'i thoje "Pandi nje", dhe ai te kthehej: Picka e sateme dy, verra e sateme tri, gopi sateme kater... Dhe vazhdonte pambarim derisa dikush tjeter i thoshte serish " Pandi nje." Kete ben edhe Mero Baze cdo dite te re. Sapo kujton Berishen, fillon avazin e tij...Berisha keshtu, Berisha ashtu, ...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Treni

                                        Ore ty të lumtë që i ekspozon këta tipat o Mero, por janë aq të zakonshme tani saqë ne njerëzit e thjeshtë thjeshtë ngrejmë shpatullat e vazhdojmë rrugën. Kanë një shprehje Italianët, "Krimi nuk paguan." Por në Shqipëri krimi paguan, e paguan shumë mirë madje.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Birishi

                                          Ja pra ky eshte SPAK qe e fryjne aq shume , gjithmone me kujtohet ai arestim dhe burgim per nje ( arke peshk )! dhe kriminelet vrases te familjes Non Grata , te vrasesit Mehdiu ne Gerdec ,te familjes Meta ,Kryemadhi ,pse nuk i areston SPAK plehera ?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sllobodanka

                                            Pas 15 goditjeve perpara Bashkise se Tiranes me molotov e fituam lejen e kerkuar; Mero Baze le t'i krehe bishtin Ed'Ramsit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. m
                                              mos thoni se c'bej une, thoni si them une

                                              SPAK te shkrihet, e perse te paguhen tere ato rroga per ta? Ja ku eshte Mero Baze perdite ne Editorialet e tij qe ve gishtin e percakton fajtoret, demet e tyre e pse mos jape dhe denimet per ta? Aq me teper se ky pushteti i brishte i Rames nuk e paska dijenine se i paska dhene leje ndertimi nje Kulle Babeli ne mes Tiranes per djalken e Saliut...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Devolliu

                                                Mos e diskuto Mero.Si gjithmone fajin e ka Berisha. Edhe per vjedhjet ne Bashkine e Tiranes,edhe per vjedhjet e ministrave me djegesit,edhe per abuzimet ne zyrat e Kadastres edhe per pisllekun qe ka Shqiperia,Edhe per baterdine me fondet e BE.Edhe per skandalin tek Onkologjiku mos e diskuto Fajin e ka Berisha. Pooooo kryeminister,Qeveri ka ky vend. Apo nuk kane kohe te meren me Shqiperine dhe shqiptaret se po zgjithin hallet e botes???!!!

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje