Rruga Thumanë - Kashar si suksesi i parë i koncesioneve private në Shqipëri

29 Qershor 2024, 18:33Editorial Mero Baze

Segmenti rrugor nga Thumana në Kashar hapet ditën e dielë, duke hequr makthin e qindra mijëra pushuesve që vijnë nga Kosova apo atyre që duan të shkojnë në plazhet e Lezhës e Velipojës këtë verë.

Rruga e cila prej së dielës bëhet për 10 minuta, gjatë verës ndodh të zgjaste dhe një orë e gjysmë.

Por e reja e këtij investimi nuk është lehtësia që sjell çdo rrugë e re, por suksesi i një investimi privat.

Për të gjithë ata që mallkojnë koncesionet, rruga është bërë me koncesion nga një kompani private, “Gener 2”, në kohë rekord, me cilësi racor, dhe me një taksë, që nëse e krahason me atë çfarë harxhon nga rruga e vjetër, është rreth tre herë më lirë.

Ky mund të konsiderohet si investimi i parë i suksesshëm i një kompanie private në infrastrukturën rrugore të Shqipërisë, nga i cili duhet të nxjerrim disa leksione.

Rruga Thumanë - Kashar si suksesi i parë i koncesioneve private

Së pari, koncesionet nuk duhet të jenë qoka politike apo vendime klienteliste, por duhet t’uë jepen kompanive që dëshmojnë aftësi për t’i realizuar ato. Pes vite më parë qeveria i dha një koncesion një kompanie tjetër shqiptare për rrugën e Balldrenit, por pasi i mori letrat nuk arriti të sigurojë financim dhe nuk e ka filluar ende. Kurse kjo rrugë ka nisur para dy vitesh dhe megjithë vonesat e krijuara nga shpronësimet apo protestat e banorëve që nuk donin t’u kalonte në tokat e tyre, arriti ta përfundojë në një kohë rekord. Ky është një standard për performancën e kompanive të rrugëve në Shqipëri.

Së dyti, ky është një sinjal që qeveria nuk ka pse harxhon para nga buxheti, për rrugë të cilat ka interes tregu dhe mund të bëhen me lekët e privatëve. Qeveria në vend të këtyre rrugëve mund të investojë në rrugë pa interes ekonomik të momentit, por që ndihmojnë zhvillimin e vendit duke përmbushur misionin e saj.

Kështu zgjerimi i autostradës Tiranë- Durrës, mund të zhvillohet në këtë model, pa pasur nevojë të prokurohet me paratë e shtetit, e më pas t’u jepet kompanive private të menaxhojnë paratë e harxhuara një herë nga buxheti i shtetit. Çdo rrugë me interes të lartë ekonomik mund të jetë një koncesion i suksesshëm, pasi tregu ka operatorë të aftë të marrin përsipër.

Së fundmi, lajmi i mirë është që bankat besojnë tek performanca e kompanive dhe kanë marrë guximin të financojnë një projekt tërësisht privat. 

Ndryshe nga PPP, shumica e të cilave kanë ngecur në “të panjohurat” që kanë dalë rrugëve, për shkak se në finale është qeveria që garanton financimin e tyre në kohë, koncesioni është edhe një standard i efektivitetit të një kompanie, pasi bankat nuk t’i japin lekët aq lehtë sa mund të t’i japë qeveria, nëse lobon apo ke njohje me të.

Tek ky koncesion qeveria është vetëm garantuese tek bankat për një nivel të ulët të trafikut për arsye madhore, çka nuk ka për të ndodhur.

Dhe fakti që ne kemi tani një treg të ri për koncesione në rrugë, që financohen nga bankat, është një tregues i një standardi të ri zhvillimi, dhe një siguri më shumë për nivelin e kompanive të ndërtimit që arrijnë t’i bindin bankat në planet e biznesit të tyre.

Për këtë arsye sot, qeveria më shumë se sa duhet të lavdërohet për punën shumë cilësore të kompanisë, ka të drejtë të krenohet që ka prodhuar një treg të lirë në industrinë e ndërtimit të rrugëve, treg i cili mund ta zgjidhë më shpejt, më mirë dhe më lirë historinë e ngërçit të disa akseve qendrore të Shqipërisë, që kanë vite që kanë mbetur rrugëve.

25 Komente

  1. B
    Bozhigradi

    I nderuar zoteri Mero. Verej se ka disa materiale qe ju nuk i lejoni komentuesit te bejne komente. Kjo eshte censure. E kupton sa i drejte je me ne popullin? Ke frike te lesh te komentojne se e di reagimin e popullit. Populli ta lexon letren nga xhepi sot, o zoteri Mero. Ti mundohesh ta kanalizosh injektimin e popullit me helmin qe do vete. Lere te lire fjalen e lire.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Unë them që mbas zgjedhjeve, kete pronarin e Gener 2 t'a bëjmë kryeminister, Rama president, Berisha kryetar Parlamenti, Gaz Bardhi me Taulant Ballën t'u bejne kafete ne mengjes, Lul Basha me Erion Veliajn t'u mbajne peshqirët kur bejne dush. Dhe mbaron kjo punë. As protesta, as zenka, populli kenaqet me Big Bother dhe Fermen e Agait, per te punuar marrim emigrante aziatike, dhe mbyllet kjo punë. E bëjmë Shqipërinë koncesion, PPP, e PPSH, dhe VFLP.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kazani

      Ehhhh mor Mero! Ti e quan sukses ende pa filluar... Por nqs 20km të këtij standarti I bëjmë me pagesë... (ku profitability I investimit garantohet nga shteti, pra taksapaguesit Shqiptar. Do të duhet nga Veriu në jug të kemi rreth 10-15 stacione pagesash rruge. Pra për të përshkruar pjeserisht (përfshirë kthimin) ose totalisht territorin do të duhen rreth 50-100€... Që mendoj se është shumë për realitetin shqiptar. Këtu fillon dhe një debat i madh ekonomik ( I tipit veza -punën apo pula-vezën). Por unë mendoj dhe jam partisan I faktit se autostradat falas do të ndihmonin shpejt në rritjen e standartit ekonomik të AL për të kapur nivelet europiane. Gjithësesi duke e menduar se si funksionon AL. Gener 2 ose më saktë Bashkim Ulaj (ai që ka ndërtuar shtëpinë e Salehut, ai që i "ka fal" zyrat panoramike tek ABA center po Salehut... Nesër pasnesër do fryj faturat e mirëmbajtjes dhe ashtu si oligarku tjetër Çet Kastrati me rrugën e kombit do na dalin në fund me humbje. Dhe pastaj hyn në lojë politika që do ti japi ose rinegocim ose tariff me të larta rruge... Formula të njohura. Pra kjo lë të nënkuptohet se ku ishe, hiç gjëkundi. Këta lloj biznesmenësh po pasurrohen thjesht nga buxheti I shtetit duke paguar Shqiptarët. Dhe për këtë ju gazetarët duhet të tregoheni më investigativ... (Parat e Cetit, Bashkimit, Samirit etj po ndërtojnë ?? Apo paratë e tjetër kujt?? Përfshirë paratë e Salehut, Ridvanit, Gencit, Fatmirit, Ilirit, Edit, Belindës, Damianit etj)

      Përgjigjjuni
      1. A
        A3

        I ben te gjitha Gener 2, siguron per 3 breza familjen e lexhendes.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jorgo

          mesimi tjheter (dhe me i rendesishmi) eshte qe parate e Lexhendes nuk preken

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flutura

            Heren tjetre Mero duhet te shkruar per ujerat e zeza, qe eshte gangrena e shqiptarevs. Oborret midis pallatave jane mesyre me minj. Dakord jane bere shume ndryshimi, por te hedhesh asfalt mbi fekalet eshte papergjegjshmeri... Ne zonat turistike ne bregdet, ne vend re relaksohesh, te vuan shpirti nga arma e tmertshme!!!!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luani

              Pyet nje here sa eshte financimi i buxhetit te shtetit per kete rruge o Mero dhe me pas shkruaj per soksesin apo mossuksesin e koncesioneve se na cudite.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komunist me Rolex

                400 milionë euro i ka paguar ish bodigardi i Berishës i konvertuar në biznesmen nga xhepi i tij dhe jo nga buxheti i shtetit??

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mara emigrante più fare chinotto

                  2.5€ per 19 km rrugë është qj tallje mendere

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Altin

                    Kostoja e rruges eshte mjaft e larte. Problematika e ketij llloj koncesioni eshte se askush nuk mund te garantoje dot mbajtjen nen kontroll te kostos. Cdo zgjidhje teknike e financiare propozohet nga kontraktori dhe sigurisht nuk mund te kemi asnje besim te k autoriteti rrugor qe mund ta mbaje nen kontroll as te ministrja perkatese qe eshte meme e gjalle me injorancen e vet ne infrastrukture dhe energjim

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arif

                      Gener 2 me pronare tëpëlënas gjithandej ne shqiperi. Su ngopen greamoz rucerat. Po ikni mos na e nxirrni kte gener 2 bythen se na hapet bo@et

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jorgo

                        hahaha Gener 2 eshte lavatricja e pareve te familjes se lexhendes mor mik

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Buki

                        Milazim Gashi, Nazmi Bllaca ,Fatmir Sheholli, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Vehbi Kajtazi, Dardan Molliqaj, Dardan Gashi, Halil Matoshi, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Begjet Pacolli, Baton Stanishiqi dhe Edi Rama janë sherbetor te Serbis pra UDB-sha.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Per korrektesë

                          Ç'eshte ky debil qe i Vetedhjerosjes qe shkruan te njejtin koment te mesuar permendesh, me emrat te ndryshëm, ne artikuj te ndryshëm? Dikush tjeter e pashë me emrin "Artemisa". Këtu "Buki", diku "Suki-suki". O motra, nga lart e morem vesh qe je fushë fare. Nga ane te tjera si je? Apo gjithandej fushë? Per zotin, le nam. Nuk po i bën nder Albinit. Vetëm po e turperon me keto komente. Tani, turp. Turpin ka kohë qe nuk e njihni ju, por, bie fjala.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lexhenda

                            Na rrujsh bolet ti bashk me Kurti

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbër

                              Ik o budall, analfabet i Vetëfundosjes së al-Bin Kurvit !

                              Përgjigjjuni
                            2. K
                              Kasem Kalem Katroshi

                              Richard Grenell pederri nuk ka vepruar i vetem. Ai bashkpunoj me tradhetaret shqipfolesa, si me Edvin Kristaç Ramoviçin, Hashim Daniloviçin/Thaçoviçin dhe partine e tij, me Isa Mustafoviçin dhe partine e tij dhe sikur te mos ishin tradhetaret shqipfolesa, as nuk do e kishin nisur nje plan te tille. Sikur tradhetaret shqipfolesa te bashkpunojne me Qeverine, e te terhiqeshin nga keto tradheti te piiiista, nuk mund te ndodh asgje e keqe per neve. Armiqet kryesore i kemi brenda vendit tone.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Prec Ulaj

                                Kryebolja apo kopja e Polarit të PDKakës, Memluci i biri i mulla Milazimit së bashku me Ganimeten e pronto mafisë, Lubomiri i LDKakës, Govnadinaj i AAKakës që janë në parlament, kur t’i dëgjosh se si sillen, si shprehen në parlament, ta lënë përshtypjen  se janë në çajtoret e Vushtrrisë duke u përlarë ndërmjet vete për qentë: “Ma hëngri Bellovi  Lisovin!”. Kjo i bie se kryebudallenjtë janë në krye të partive PDKaka, LDKaka e AAKaka. Jau qiftë robtë Albin Kurti. Rroftë VV.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kukesiani i revoltuar

                                  Paske vjedhur emrin e Preç Ulajt, por në e njohim Preçin, dhe nuk shkruan ksisoj budallalleqesh. Or ti shoq. Je tuj shkrujt me emra t'ndryshem, herë Kasem, e here Kalem, por po ai mut je. Or ti mos ja ndaj kesaj punë, zoti ta shtoftë inatin, sepse Albin Kurtit dhe Sali Katunarit ja bënë varrin njerezit e vet, t'u kujtue se po bejne nder. Es perpara or ti magjar i Albinit.

                                  Përgjigjjuni
                                2. p
                                  pilo lala

                                  Hashimi analfabet e i shitur, isa komunist i perbetuar i Kumrovcit i lan Kosoves - shqiptarve kopilin ne dere, siku qe enveri shpalli miladinin hero! Sa budallen e votojne budallenjt! A ja perthekon mendja dikujt qe te votohet nje person me e udheheq nje parti qe eshte munduar ta shkatrroj te njejejten? Veq shqiptaret budallenje e votojne nje te tille! Ku votohet nje person qe i vjedh fondet e popullit dhe shtetit per kruetar partije apo udheheqes shteti perveq shqiptaret ne Shqiperi dhe Kosove dhe po keta hajdut dhe tradhtar levizin lirshem dhe me fonde te vjedhura bejne biznise pa nderpre, bile edhe me serrbi. Jau qift nonen Albin Kurti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dushani

                                    Jau qifte robte lexendari Enver Hoxha.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      tetovari2

                                      2.1€ për 19km rrugë nuk e ke askund në Europë që ka standard jetese shumë herë më të lartë se Shqipëria! Paralel me autostradën nuk rrugë alternative, të paktën unë nuk e pashë në videon inçizim. Çmimi prej 2.1€ dhe mungesa e rrugës alternative përbën shkelje të të drejtave universale për lëvizje të lirë!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tom

                                        19 km eshte shtrenjte....po per rrugen e Arbrit pse nuk e quan sukses? Sukses eshte. Shkohen me Peshkopi per 1 ore. Mos u be nihilist. Po per pishat e rruges Tirane Durres? Per palmat? Sa para iken kot. Sa per banka e Zamos normal qe kollaj meret financial nese shteti garanton.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiptari

                                          Distanca e rruges se vjeter Tirane-Muriqan eshte rreth 100 km dhe pershkohet ne 2 ore e 20 min.me traffic normal.Nga Miloti ku future fluksi I mjeteve nga Kosova eshte rreth 50 km,rruga e vjeter dhe pershkohet ne traffic normal per 1 ore e 10 min.Me ndertimin e segmentit te ri 20 km kjo rruge pershkohet ne rreth 45 min.Me ndertimin e korridorit Blu dhe ngrtijen e uses mbi Bune pa hyre ne Shkoder distanca Shkoder(dogane Muriqan-Tirane) beret 80 km dhe do pershkohet per 45-50 min.Taksa per kete segment mendohet rreth 5 € Duke rritur shpejtesine ne 130 km ne ore,nga 10-15 liter karburant do shkoje ne 4-5 liter.Ne kushtet actually te rruges dhe te fluksit te trafikut KY segment kthehet ne nje ferr te vertete.Distanca vetem nga Miloti ne Tirane pershkohet ne rreth 3-4 ore me rreth 15-20 Lita karburat,vape,stres,semundje,sherr dhe qindra aksidente ne vit. Tere bota e zhvilluar nga Amerika,Brazil,Meksike,Argentine,tere Europa perendimore,Kine,Japonica,Kore,Indi,Indonesia,Australia etc Jane ndertuar dhe zhvilluar me koncesion.Bejeni prove dhe udhetoni nga Kakavia,Janine e deri ne Athine ne autostrada te bera me koncesion nga Greqia dhe do Pagani qimet e kokes.Vetem ne uren e Patres do pagush 14€ per kocesionarin francez.Te vish nga Shkodra ne Tirane per 50min dhe te paguash 5 € eshte nje luks I vertete. Disa komentues jashte orbite,qe nuk Kane mjet,qe nuk e kuptojne qe tere bota eshte ndertuar nga shoqerite koncesionare eshte e kote te merresh.Ata flasin si e Ema e Zeqos ne made te fikut Duke bere udbasha tere kundershtaret e Albin Kurtit ne nje kohe qe flitet per nje arterie jetike per kombin shqiptare,per nje rruge ne te calendar levizin miliona shqiptare dhe te huaj. Sigurisht qe Kane te drejte past duhet kontroll I Forte qe me keto koncesion te Mos abuzohet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            tetovari2

                                            Bashkombasi i im Shqiptari, vitin e kaluar bëra një udhëtim me veturë deri në Gjermani me nisje prej Tetovë.Posa hymë në Sërbi morëm vinjetën për pagesën rrugore.Ti ke të drejtë besosh ose jo, është zgjedhja e jote!Prej kufirit të Maqedonis deri në kufirin hungarez që kap një distancë mbi 700km kemi paguar 18€.Tani krahasoje vetë dallimin

                                            Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje