Avokatia e shëmtuar e socialistëve për mandatin e Berishës 

26 Qershor 2024, 17:46Editorial Mero Baze

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, e cila natyrisht nuk përfaqëson vetëm mendimin e saj, po legjitimon si të rregullt mungesën e Sali Berishës për gjashtë muaj në Kuvend, si mungesë me arsye. Ajo citohet të ketë thënë se: “Dua t'i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nen këtë mase nuk mund te konsiderohet si mungese pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohës te ligjit dhe Kushtetutës". 

Më shumë se debat kushtetues ky është debat politik dhe tolerancë politike. Dhe për këtë socialistët mund të kenë arsyet e veta cinike për ta përdorur Berishën si koleteral politik përballë tyre, por kjo nuk është as kushtetuese as politike dhe as logjike. 

Së pari “mungesa me arsye”, siç duan t'ia quajnë Berishës mungesën gjashtëmujore nënkupton pengesë brenda ligjshmërisë se veprimeve të individit, pra nënkupton spital, nënkupton sëmundje, nënkupton pandemi, ka ngec diku jashtë shtetit... etj. Këto janë mungesa me arsye. Mungesë me arsye se  “është pak në burg”, vetëm socialistët shqiptarë mund të shpikin për kundërshtarin e tyre të cilin e duan të vdekur po të pavarrosur. Ai që është në burg nuk ka mungesë me arsye, por ka arsye të nxirret nga Kuvendi. 

Së dyti, mandati i Sali Berishës duhej hequr dhe pa mbushur gjashtë muaj, pasi bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit, pasi ai është refuzuar të hyjë në dy nga shtete më të mëdha të perëndimit SHBA dhe Britani e Madhe. 

Në nenin 2 të këtij ligji që përshkruhet ndalimi për të kandiduar në pikën 2 paragrafi b, thuhet qartë se aplikohet ndalimi i funksioneve të një politikani kur “janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE, SHBA, Australisë, Kandasë në lidhje me rastet e parashikuara nga pika 1, shkronja a, b, dhe c të këtij neni. 

Ju kujtojmë se Sali Berisha është i vetmi person “non grata”, madje në dy shtete të mëdha perëndimore që gëzon mandatin e deputetit . Të tjerët janë ose në burg ose jashtë politikës. 

Së treti, Kuvendi i ka hequr mandatin Arben Ahmetaj, i cili po ashtu ishte nën hetim nga SPAKU dhe në kërkim nga drejtësia. Nëse Ahmetaj nuk do ishte arratisur, por do të qëndronte këtu do të ishte në burg si Berisha.  

Por për drejtësinë tonë, formalisht ai është një i burgosur i arratisur. Me këtë logjikë i bie që ai ka munguar me arsye se është në burg. Edhe Berisha është aktualisht në burg. Njërit i është hequr mandati tjetrit nuk po i hiqet. 

Fakti që Berisha i paska kërkuar gjykatave ta lejojnë të shkojë në Kuvend dhe nuk e kanë lejuar, nuk është arsye për tu quajtur “mungesë me arsye”.

Është një arsye më shumë që ai nuk duhet të jetë në Kuvend, pasi shkelja e ligjit që ai ka bërë, është më e rënd se nevoja që ai ka të jetë deputet. 
Kështu i bie që socialistët të rishkruajnë ligjin dhe të vendosin standard tjetër nga ai i drejtësisë vetëm për Berishën 

E gjithë kjo është e shëmtuar dhe natyrisht që është një llogari politike që mban në lojë një kufomë pasi e kanë më të lehtë për të telendisur opozitën. Nuk është as ligjore, as kushtetuese as morale. Është vetëm politike. Dhe e shëmtuar. 
 
 
 

46 Komente

  1. M
    Me prokurë të posaçme

    ????????????

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Shkelqyshem Mero.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkupi

        Mire qe e kuptoj edhe Meri Baze. Kur komentonim se Berisha emdhe Rama e Meta jane bashk, kjo na eshte keqkuptuar vazhdimisht nga Tema.

        Përgjigjjuni
      2. .
        ...

        Po normalishtë që ështe politike, po pse budalla ështe Edi Rama?? Po nukë patë gogolin vrasës, përballje kushe do ja japin votën një shpirt ziu otomani -turk si Ed Rama, që nukë lenë gjë pa vjedhê bashkë me administratën e ti kriminale. Këta edhe lekët e ilaçeve për të semurët me kancer i vjedhin lerë më lekët e tjera. SPAK jemi me ju na shpetoni nga këta 3 kriminela që na kanë zën frymën.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na preve nè besè

          Rastèsisht po shikoja njè viedeo ku flakèt po pèrpinin pyllin dhe nè njè moment, njè derrkuc doli furrishèm nga guva e tijè. Dy majmunè tè zgjuar me njè kèrcim nga ato tè tyret ju hypèn nè shpinè derrkucit duke shpètuar qè tè tre....Morali i kèsajè èshtè i thjeshtè, nè rast rreziku turren tè gjithè vetèm pèr tè shpètuar sumèn e tyre dhe askush nuk mendon pèr pyllin. Fjalèt e znj. Nikolla na bindin qè pylli po merr flakè dhe zoti Rama po ndodhet nè rolin e derrkucit qè pa dashje po shpèton dy majmunat Berri - Meta!?! Kur bèhet fjalè pèr ti dènuar majmunèt derrkuci na tregon prokurorèt dhe kur èshtè pèr ti falur i merr nè shpinè vetè. Kètu qèndron e gjithè tragjedia. Shqipètarèt pritèn e shpresuan tek Rama e veçanèrisht tek SPAK e ata na dolèn "derra me dredha" - çfarè fundi i trishtuar?! Njè njeri sè pari duhet tè mbrojè familjen e tijè nga çdo e keqe qè mund ti vijè. Njè K/m duhet tè angazhohet qè njerèzit e tijè qè i dhanè votèn (besèn) ti mbrojè nga e keqja Ber-Meta pèr tè gjitha ato faje e krime tè rènda nè kèto tre dhjetèvjeçarè pa asnjè mundèsi reabilitimi. Nuk e bèn, - èshtè pjesè. Le tè mendojmè se Ai nuk shqetèsohet pèr viktimar e tyre por, mos tè harrojmè se vetè Ai dhe familja e tijè kanè qènè vazhdimisht nè vijèn e parè tè akteve vandale e rrugaçèrie dhe nuk ka reaguar?!? Fjalèt i merr era sado tè bukura tè jenè. Do tè mjaftonte ky gabim i ndèrgjegjshèm i tijè pèr tè eklipsuar gjithè ato suksese tè tija. çfarè fundkarriere pèr njè çun tirone tè pèrfundojè si bolja e Surelit!!! Nuk do ta besoja kurrè ! Jesus Kristus thoshte se kur njè tè qèllon me lapèr nè faqe, -ktheji dhe faqen tjetèr, por kjo nuk ishte e parashikuar me levè nè kokè!

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ivi Kaso qe ishte pergatitur per te marre mandatin

          Akoma se ke kuptuar ti Mero se Saliu,Rama e Iliri jane bashke, dhe tani qe kercenohen nga SPAK, bejne gjithcka te mbrojne njeri tjetrin. A nuk u veprua keshtu me Ilir Meten, edhe pse bene gjithe ate zhurme, mazhoranca e mbajti deri ne perfundim te mandatit si president. A nuk mbahet ne sirtare dhe nuk zbatohet ligji i miratuar per spiunet dhe komunistet ? A nuk u mor vesh kur Nikolla me porosi te Rames njohu gjithe strukturat e Rithemelimit ne menyre antiligjore, ngriten komisione te perbashketa me ata qe gjoja do te digjnin paralamentin,miratuan ligjin per Amnistine qe u sherben te dyja paleve, dhe i dhane edhe vulen. Ishte e qarte se si mund t'i hiqte bashkepunetorit te tij te vjeter, Berisha mandatin Edi Rama?????

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xoni

            Shume te drejte ke. E rendesishme eshte qe edhe Meros me ne fund iu hapen syte qe Rama eshte bashke me Berishen e me Meten. Mero ka patur perhere te drejte per Berishen por i ka besuar Rames deri ne fund ne mirembesim. Gjithsesi me mire vone se kurre.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Patronazhisti

            E drejte, cdo socialist e di qe eshte vendim politike i drejtuseve te Partise Socialiste per Saliun me Meten qe i duan neper kembe edhe 1 vit tjeter. Pas zgjedhjeve do ti varrosin edhe per se gjalli sepse nuk do ju duhen me. E di qe eshte e turpshme o Mero por nuk ka rruge tjeter. Nuk mbushin ndryshe ata qe rrine poshte ballkonit.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Bravo Muli! I shkuan pordhet Rames nga kercenimet e tua e te Argites.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bravo MERO

                BRAVO BRAVO MERO

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Labeati

                  Jo politike dhe e shemtuar por poshtersi qe I behet popullit qe ka 35 vjet qe perdhunohet nga keto politikan te pa pershtatshem per drejtimin e vendit

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DS

                    Kjo me duket si loja e kungulleshkave. Mjere populli shqiptar!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mallkimi i nje Nene

                      Moj Lindita po coc te ditem ?? Me ne funde e nxore koken ,e paske ngrene dhe ti corben e prishur te Berishes apo thua jeni te gjithe ju te se majtes ne nje mendje ?? Po si mund ta justifikosh tikur ai eshte i burgosur ne Shtepi nga mosha se duhet te ishte ne burge ??? C'do me thene me arsye ,apo keni te beni me nje bure shteti te pa fajshem po ai eshte KRIMINELI me i madh i te gjitha koherave ,si mund ta justifikoni ??? Kaq loj te piset paskeni bere te gjithe se bashku se ndryshe nuk spjegohet ??? Hapu dh te futeni te gjithe ju zencin hakat e ketij populli te gjore dhe i pagofshi brez pas brezi mos gjeci derman .Ky eshte mallkimi i nje nene per ju te gjithe qe u tallet me kete popull fukara ne te gjitha drejtimet JAZEK ju qofte .Ptuuuu qelbesira

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pensionisti i Porcelanit

                        O Nene, nje kundershtim beri Erion Veliaj per kullen 64 kateshe "Mali i Dajtit" ne mes te lulishtes se kryeqytetit te Sali Berishes dhe shiko se cfare po i bejne me molotov; kurse Edwin Kristaq Ramen e zhdukin fare ne Surrel. Shqiperia do te paguaje tek krimi i organizuar politik dhe mafioz terheqjen zverre te permendores se Enver Hoxhes.

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pena

                        Eshte turp, kriminelit berisha duhet ti hiqet mandati ne menyre urgjente, e vetmja menyre per te shpetuar ky vend i vuajtur, ....

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rema

                          Kur do kuptojne idiotet se Rama, Berisha dhe Meta jane bashke. Keta mbrojne njeri tjetrin nga ligji. Tani do behen bashke per te shkaterruar SPAKun.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            ROÇKA PE KORÇE

                            I mbushi poturet me diare Rama nga salih gerdeci mjafton vetem nje kercitje dhembesh nga flamuri pa bisht dhe Rama u dhje ne poture , dorezo detyren o ram brekrdhjeri.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              ROÇKA PE KORÇE

                              I mbushi poturet me diare Rama nga salih gerdeci mjafton vetem nje kercitje dhembesh nga flamuri pa bisht dhe Rama u dhje ne poture , dorezo detyren o ram brekrdhjeri.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                ROÇKA PE KORÇE

                                I mbushi poturet me diare Rama nga salih gerdeci mjafton vetem nje kercitje dhembesh nga flamuri pa bisht dhe Rama u dhje ne poture , dorezo detyren o ram brekrdhjeri.

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  mirel

                                  Te tre Rrockat prej Korce jane?

                                  Përgjigjjuni
                                2. U
                                  Ushtaraku

                                  "Jemi konsultuar me njohës te ligjit dhe Kushtetutës".. Moj zonje ti nuk je aty te intepretosh ligjin dhe as kushtetuten, ka gjykate per kete pune. Ti je krye parlamentare dhe duhet te ndjekesh rregullat e kuvendit. Nese Saliu me lango e vet do ta dergoj ne gjykate jane te lire ta bejne. Tani te ka ngelur vetem te besh lidhje direkte nga shpia e Saliut te mbaj fjalime ne kuvend sepse mungesa eshte me arsyhe njesoj kur njerezit ishin me Covid apo kur nuk mbajne dot shurren.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Likja

                                    Shume e fëlliqur. Frikacakë. Ligji i dekriminalizimit është vetëm për socialistët.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      FATMIRI

                                      LINDITA RRUSPIA ME RAM SUMQIRIN SJAN KELLQE POR MBAJN NJERI TJETRIN PENG SE JAN TE DHJER DERI NE GRYKE

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Populli mezi pret ta shohe te varuur L.Nikolla ja

                                        O Edi Rama tregoju i zgjuar jep doreheqje dhe leri ne balte gjithe pleraxhijte ,nuk ja u del dot majtas dhe djathtas ju doli ne shesh eshte loje e piset .Dil ne Pension dhe leri larot te hane koken me njeri tjetrin tjetrin Bo bo dhe kete loje te qelbur nuk e prisnim mesa duket skemi pa gje AKOMA asnje nga ju nuk del i fituar majtas djathtas me ne krye Liken mezi po pret REMUJAT .Mjer populli i shkret per besimin qe pati tek e majta .????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          niku

                                          Mero ,Rama po tall @@let me shqupsat e saliut edhe nordatlantiksat e lylit.Mandatin per saliun nuk duhet ta lejonte lyli se pari kur e kandidoi ,se dyti krejt demokratet qe nuk e duan saliun duhet te protestojne per tia hequr mandatin.Socialistet ,ne te vertete, ja kane hequr mandatin saliut qe ne korrik 1992 dhe deri sot nuk e kane pjer@hur .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dauti

                                            Me ne fund.. Mero po e konfirmon ate edhe une kam dyshuar prej kohesh.. Rama po mban Saliun. Jo vetem me ligjin tani por edhe me ndryshime te kushtetutes mund ta bente Saliun te mos shkelte kurre ne parliament.. megalomani alla erdogan do te na marr ne qafe.. Andrea Stefani do tia kishte numeruar ketij gjithollogut qe nuk po lejon hapesire per te rinjte por po mendon per mandatin e 4. Do te vije koha qe vendi do te paguaj keq me kete shkretetire personalitetesh qe po krijohet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              arsyeja

                                              po pse nuk bene nje editorial per skandalin e onkologjikut o shoku mero pordha se e kemi marre vesh punen e sales apo nuk ben se i shkon kundra qeverise hajdute te shkerdhefa tere farefisin moterqire gruaqire legen bythlepires e di qe nuk e poston komentin por me mjafton qe ta lexojne ata qe ti ju qin grate ne bythe per nje rrroge te qelbur sepse jane parazit si puna jote qe preferon te lepijsh bythen e rames e jo te punosh me djerse bythqir berisha berisha berisha berisha po merru nje here me skandalet e qeveris o shkerdhat i qelbur ptyyyyy motren e gruan ne bythe.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. X
                                                Xx

                                                Dhe pyesni pse largohen te rinjte nga vendi

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lala

                                                  Ore ti mik, nuk pyet njeri pse largohen të rinjtë nga vëndi, kjo pyetje bëhej më parë, tani nuk ka më kuptim, tani pyetet pse po ikin edhe pleqtë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. L
                                                  Lala

                                                  Nese eshte e vertet qe Rama mderhyn ne pazare te tilla shqipetaret duhet te bojkotojne zgjedhjet ne menyre masive ose t votojne partit e reja, Rama nuk mund te lozin me votat tona. SPAK ti marrin zvarre Berishen ,Meten dhe Ramen BOJKOTONI KETA TRE FYTYRA

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Daullxhiu

                                                    Babloku pa saliun shkon ne hale. Nuk ka shume ndryshim ripjellja nga dhjertorja. Ja plehra qe te dy. O popull mos votoni keta monstra, jepu nje shans partive te reja.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Franci

                                                      Turp dhe njemije here turp per keto qendrime te socialisteve dhe Edi Rames ne mbeshtetje te kryekriminelit. Kurre nuk do ta votojme me PS ne zgjedhjet e ardhshme.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Flutura

                                                        Kam kohe qe po te jap plot argumente se ata kane qene e do jene bashke edhe ne te ardhmen... Ti edhe une e kemi ndihmuar Ramen dikur si nje e keqe me e vogel dhe kaq. Updatohu Mero!!! Ktheu ne ADN tende! Mos mbaj ane ne ke perendi! Mos e bej me!!!????

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          PO , PO

                                                          Saliu i duhet Edi Rames per ta pasur neper kembe , qe tga perdore si dordolec per zgjedhjet e ardgheshme , per frikesuar popullin me rrezikun e rikthimit ne pushtet te Saliut . Keshtu Edi Rama do te fitoje bujshem edhe mandatin e katert , . . . pastaj me te pare e me te bere . Pse , per ke do tevotoje populli , per gomarin Mul Noka , per kontravestitin G.Bardhi , apo per Ilirin e Monikes ?! Mua me duket nje veprim i zgjuar i E. Rames , qe shpejt do ti japim te drejte . Me nje veprim te tille Edi do te rritij me tej simpatine e nderkombetareve si politikan tolerant dhe qe ia ka lene gjithecka ne dore drejtesise .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Andreas

                                                            Socialistet per te disaten here e ndihmuan shkerdhaten duke vertetuar dyshimet se vete keta jane te dyshimte...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Piloti

                                                              Simbas socialiste edhe arresti shtepiak asht i padrejte. Ka mundesi qe don me e ba presidente si Ilirin

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Satër

                                                                Rama po e bën në brek prej spakut ndaj po i jep gjithshka berishës për ta pasur si aleat kundra të njëjtit armik!.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  LORA

                                                                  Kryefoltoristit iu pre rroga e deputetit,qyshse "fitoi" prej SPAK-ut arrestin ne shtepi. E vetmja avokati qe i duhet atij eshte ne raport me drejtesine;asfare me ndonje avokati tjeter ,te bukur a te shemtuar

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    MLshova

                                                                    O Edi Rama!!!? OOOO Ediiii Rama ooore!!! C’jane keto gomarlleqe qe po ben Apo i tille je dhe ti?? Po kush i ha keto?? Ke per ta pare ne zgjedhje si do dalesh Edi A e merr vesh se je bere i veshtire Ne vjen per te vjelle te te kujtjme e jo te te japim voten more edepses Po po te ishe ti ne vend te Saliut Ai do te kishte rjepur te gjalle more Gomar e shkuar gomarit Jep dorheqje sa me pare

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. M
                                                                      M

                                                                      Fjala arsye eshte nje fjale e madhe; Arsye qe i hiqet imuniteti. Arsye qe arestohet. Arsye eshte korupsioni,minusi i demokracise. Arsye eshte vdekja. Arsye eshte qe nuk e lene te marre pjese ne parlament. Arsye eshte te mos duash te vesh ne parlament. Arsye eshte mos ti hiqet mandati...... Atehere i bie qe dhe ai qe largohet nga kjo bote duhet te mbaje mandatin gjate gjithe legjistacionit.!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        Trotski

                                                                        Po te ishte Sali Kerma ne vend te Socialisteve ,do ti rripte te Gjalle !!!.Nuk duhet asnje lloj Tolerance karshi Monstres se Vuçidolit

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. G
                                                                          Grida dumka

                                                                          Edi rames e nikolles e gjithe bandes qe u duhet shkerdhyer ca pernban libri shpise.jane bashke me' like defter floririn,e sali karaxhicin.edvini ben loje tallet me popullin.likja e Salija duhen varur per koqesh,nikolla nxjer pretekse,popull nga i mar peng,nga bandat PD, PS,e lesh e lija e likes.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. B
                                                                            Bozhigradi

                                                                            Si ben zoteri Mero Baze sikur nuk kupton. Edi Rama cdo levizje e ben me llogari te bera me se miri o Mero. Dy mandatet e para e kishte vete me terezi se demokratet e kishin mendjen te fjetur derisa sa te mbaronte mandati i dyte gjoja do behej rrotacioni. Nderkohe qe kur ka erdh ne pushtet Edi Rama ka nisur punen per diskretitimin me te gjitha menyrat dhe mjetet te figures se Sali Berishes. Dhe e di pse o Mero gazetari? Se Sali Berisha nuk eshte thjesht nje njeri. Eshte Fryme e opozites. Dhe Edi Rama vetem kesaj fryme ja ka patur dhe ja ka friken. Dhe vetem kete e lufton me cdo mjet. Te tjerat jane fjale, fjale, fjale...

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. C
                                                                              Coli

                                                                              Mesa duket Berisha te del ne ender dhe te prish gjumin. Per Onkologjikun ku shitet dhe blihet jeta ke ndonje fjale o zoti Mero??!!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. t
                                                                                titi

                                                                                Mero ke harruar nje detaj perpara Lindita Nikolles bomben e pare e hodhi deputetja e Partise sociliste Gjylameti e cila tha se Berisha mund te marre pjese ne ndonji seance te parlamentit por pas reagimeve te ashpra ajo u terhoq nga ky propozim dhe tani hedh bomben e dyte Lindjta e cila na e justifikon me aresyen se eshte e justifikushme te mos marresh pjese ne parlament se je me arrest shtepie dhe nuk te hiqet mandati sigurisht kete gje e ben se ka marre urdher nga shefi i Partise

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. H
                                                                                  Hazbi Lilo

                                                                                  Edhe Bejlerin le ta justifikojnë ….. që ka ca punë në dorë

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje