Ksamili, është një nga destinacionet më të njohura në botë për Shqipërinë. Reklama falas e shtypit ndërkombëtar dhe disa pamje mahnitëse të plazheve të tij, kanë bërë xhiron e botës duke e pagëzuar si “Maldivet e Evropës”. Kjo ka bërë që fluksi i turizmit në Ksamil sivjet të nisë qysh në Mars.
Por problemi i mungesës së mjaftueshme të plazheve dhe industrisë së detit, kryesisht moleve për parkim varkash, ku Ksamili nuk ka asnjë të tillë, mbetet një sfidë për këtë fluks të jashtëzakonshëm turistik...
Dhe këtu duhen disa politika të guximshme qeveritare afatgjata dhe që krijojnë mundësi për një turizëm të qëndrueshëm.
Nëse i hedh një sy listës së plazheve të miratuara për Sarandën, janë rreth 50 plazhe të cilat janë gjithsej rreth 50 mijë metra katrorë. E krahasuar me Adriatikun, këto janë sa një e pesta e plazhit të Golemit, ndërkohë që dyndja është e madhe.
Bregdeti i Sarandës dhe Ksamilit përveçse është shkëmbor, është i rrezikshëm dhe gati vdekjeprurës nëse lejon turistët t'i afrohen në një det me dallgë.
Së pari Ministria e Turizmit dhe Agjencia e Bregdetit, duhet të ndryshojnë konceptin për dhënie plazhesh me qira duke i ndarë ata në plazhe natyralë dhe artificialë.
Plazhe natyrale si ato të Borshit, Dhërmiut, Qeparoit apo disa gjireve në Sarande si dhe gjithë plazhet e Adriatikut, janë ofertë e gatshme dhe duhet të jepen me qira të shtrenjtë, pasi thjeshtë vendosin çadra në funksion të hoteleve.
Por pjesa tjetër në Sarandë dhe Ksamil, nuk janë plazhe. Janë hapësira të dhënë mbi shkëmbinj të egër, të rrezikshëm dhe humnera të cilat kanë nevojë për qindra mijëra euro të kthehen në plazhe.
Është paradoksale që ata që marrin këto plazhe për t'i investuar, së pari paguajnë formalisht më shumë se këta të Adriatikut që e kanë gati rërën dhe së dyti hyjnë në një garë pa kuptim me të tjerë, pas vitit të parë, pasi kanë investuar, gjë që shkakton dhe po shkakton ndonjëherë dhe rrezikim jete nga konflikte fizike.
Ministria duhet të ndryshojë qasje ndaj plazheve artificiale duke i konsideruar ato koncesion, që privati që investon t'i marrë në funksion të hoteleve që ka, dhe t'i ketë për një periudhë më afatgjatë, pasi ai nuk mund ti dorëzojë investimet e tij dikujt tjetër, për shkak të ndonjë historie korrupsioni apo teke zyrtarësh që bëjnë sikur zbatojnë ligjin.
Është tjetër gjë dikush që merr rërën gati në Golem, Shëngjin apo Velipojë dhe tjetër gjë dikush që harxhon 200 mijë euro të bëjë investime për të kthyer shkëmbijt në plazh.


Ato fotot mahnitëse të Ksamilit që bëjnë xhiron e botës nuk i ka bërë Zoti. Zoti aty ka bërë vetëm ujin e mirë. Më parë ato kanë qenë shkëmbinj, ose gjire kënetore dhe investimet private në vite i kanë mbushur me rërë dhe kanë krijuar atë foto që ne shikojmë sot.
Por dhe ato janë shumë pak në raport me nevojat.
Qeveria duhet të ndryshojë qasje për koncesionimin e plazheve artificiale vetëm në funksion të hoteleve, duke ja njohur investimin dhe duke i krijuar siguri juridike që ai ta gëzojë investimin e vet.
Ajo që ndodh tani është komplet pasiguri juridike për çdo investim. Kontratat përsëriten çdo vit, çdo vit ti aplikon për një bar në plazh, leja e të cilit të vjen -në Nëntor kur ka mbaruar sezoni dhe bashkë me të, gjatë gjithë verës ke nja dhjetë grupe IKMT që e dinë fare mirë që ke leje po se ke të zbardhur, të cilët më 16 nëntor urdhërojnë subjektin ta prishë prapë dhe ta kthejë në gjendje fillestare, se do jepet prap me qira. Pra më shpejt vjen urdhëri për prishje se sa leja.
Këto janë komplet xhepa ku hajdutët e administratës gjejnë mundësinë të shantazhojnë bizneset, thjesht për një politikë të paqartë të qeverisë rreth garancive juridike që duhet t'i japë investitorëve privat në plazhe dhe në molet detare.
Nëse sot Ksamili do të kishte disa mole për të parkuar varkat, do të shfryhej ndjeshëm trafiku Sarandë- Ksamil në rrugë tokësore, pasi turistët mund të preferonin anijet turistike për të shkuar deri aty, duke u shlodhur dhe duke shijuar detin.
Sot në Ksamil, nuk ke ku të parkosh as gomone përveç aventurave ilegale që mund të rrezikojnë jetë njerëzish. Fati i madh është që tregu i turizmit e ka rritur entuziazmin që këto investime t'i bëjë privati e jo shteti.
Shteti, thjesht duhet të bëjë letra, dhe të krijojë siguri për ata që janë të gatshëm të investojnë në hapje plazhesh të reja sipas standardeve që i dikton shteti dhe ndërtimin e moleve që janë e vetmja shpresë për industrinë e detit.
Po kaq rëndësi ka që në zona të tilla ku uzurpimi përmes legalizimeve zhduk çdo hapësirë publike, të stimulohet ndërtimi i pishinave nga çdo hotel për të zbutur nevojën për plazhet dhe për të krijuar më shumë mundësi argëtimi për turistet.
Ata që njohin historinë e zhvillimit të turizmit në Korfuz, e dinë mirë se stimulimi i pishinave në çdo shtëpi që jepej me qira e ktheu ishullin në atraksion ndërkombëtar turizmi pa qenë nevoja për dyndje drejt vijës së parë të detit.
Çdo leje hoteli është mirë të shoqërohet me leje pishine qoftë dhe nëse afër ka tokë publike ende të pa zaptuar.
Siç është sot ky kuadër ligjor je i supozuar që je kriminel, nëse ndërton një mol apo investon në një plazh a pishinë.
Kjo histori ka nevojë për një qasje të re, që tejkalon pritshmëritë e legjislacionit që është bërë, kur në Sarandë e Ksamil shkonin pushues vetëm në muajin gusht. Bëhet fjalë për një dyndje e cila nuk duhet të zhgënjehet nga 5 foto instagrami të “maldiveve” shqiptare.
Tregu i turizmit, është shumë herë më dinamik se qeveria. Në pamundësi që qeveria ta udhëheqë atë, së paku ta ndjekë pas.
Plazhet po mbushen nga komplekse vilash dhe indirekt zihen vetem nga ata qe blejne vila. Te duash te shkosh ne plazh dita te nis me 20euro shazloni nese te lene te futesh, ta harosh per te vajtur me cadren tende nuk te le njeri, Ne afersi te plazheve duhet maksimumi te jepen per hotele dhe te kete hapesira te lira . Keshtu sic po behet shqiptaret nuk do kene me vend per te bere plazh duhet oset te kesh 1500euro per fjetjedhe po kaq per te ngrene per 1 jave ose te kesh vilen tende pra 3% e shqiptareve te tjeret te ballkoni po qe se u bie dielli hajde shet hajde Gjykata e Larte e Greqise urdheroi vjet qeverine qe te liroje plazhet pasi te gjithe jane publike ketu tek ne i rrethojme me gardh “toke zanum”
Plazhet duhen lene te LIRA e jo te jepen me qera. Ai qe do te ofroje sherbimet le te ofroje pa e zene plazhin. Leket nuk behen me plazhin por me ate qe ti i shet pushuesit. Ky kancer i pushtimit te plazheve me cadra e shezllong PERMANERNT eshte katastrofe. Cadra e shellongu duhen vene per ate qe kerkon ti paguaj. Kush vjen ne plazh qe duhet te jete i lire nese do te paguaj duhet te kerkoje kete sherbim. Kush nuk do nuk ka pse paguan ne token publike. Hotelet e kane privilegjin qe jane ne buze te detit dhe lejen e kane per te shitur dhoma jo per te shitur plazh. Duan edhe monopo;in e zaptimit te p,azhit. Kjo eshte llogjike e njerezve qe nuk kane jetuar asnjehere ne jeten e tyre ne nje shtet NORMAL.
Shumë saktëëëë. Vetem një gjë të vockël do shtoja, mbase e ke harruar. Duhet ta mbyllje me “ ky është vizioni që pëtmënd kryeministri në cdo intervistë?!”
Si u hapkan plazhet o Mero apo mendon se plazhet jane kulla e rezorte turistike? E kupton demin ekologjik qe krijojnë plazhet qe hapen nga dora e njeriut? Kujton se ata shkembinj aty jane kot? Turizmi masiv po e shkaterron Ksamilin ti thua te bejme dhe mole qe te dhitet uji. Problemi eshte etiketa "Maldivet e Evropes" apo qe eshte "lire". Turizmi ne Jug duhet kufizuar jo nxitur dhe te promovohen perla te tjera te bregdetit.
E per cfare zhvillim turizmi behet fjale ketu qe na shurduan qeveritaret. Nga parate e turisteve populli nuk ka pare asgje vetem mbushin xhepat boset dhe qeveritaret. Sa per plazh publik as qe behet fjale, i kane zaptuar privatet dhe cepet me shkurra e barishta kane mbetur per popullin e shkrete. Rrofte turizmi qe po cmend boten!!!
O Mero, Ksamili eshte sa nje qime bythe krahasuar me plazhet shkembore te greqise. Plazhet shkembore elite qe jane nja 150 a me shume ne Greqi, nuk lejohet asnje nderhyrje inxhinjerike, as edhe nje kioske perreth. Cadra te privatit jo se jo, as qe diskutohet. Vetem plazhe te virgjera dhe vetem kaq!
Greqia eshte njesoj krahasuar me Italine e Spanjen por nje qime bythe krahasuar me vendet e medha si Amerika ku ndalohet rreptesisht "hapja e plazheve" nga dora e njeriut si ne Shqiperi. Edhe molet nuk mund te hapen kudo se ka ligjet e vet natyra. Po kshu eshte kur jepet mende per cdo gje. Mero eshte i afte per analiza politike por duhet ti qendroj larg shkrimeve per mjedisin apo historise se behet qesharake.
A dini çfarë shkruani apo jo? Nuk ka pasur kurrë gjire kënetore në bregdetin e jugut. Gjiret e Jonit kanë qenë perla të pazbuluara. Ndërsa thyerja e shkëmbinjve me dinamit dhe mbushja me rërë nga gurët e bluar është krim mjedisor. Thirrini mëndjes para se të shkruani. Ajo që ka ndodhur me Ksamilin është krim i pastër mjedisor, shkatërrim brenda 2 dekadash i një peisazhi të papërsëritshëm që natyra e ka krijuar në mijëra vjet.
na cane bythen me turizmin.Shqiperia ka vetem 450 km vije bregdetare nga e cila gjysma eshte shkembore.shiqoni vetem siciline me plazhe fantastike sa vije bregdetare ka po ashtu edhe greqine .mos me keqkuptoni investimet duhen ne infrastrukture sepse nje shqiptar nga Tirana duhet te shkoje ne sarande per 2-3 ore e jo per 18 ore si dikur.por mos prisni te dilni ne selamet me turizem.Industria e pasuron nje komb nje fabrike me 500 punetore qe prodhon makina sjell me shume te ardhura se 1 milion turiste te cilet amortizojne infrastrukturen , duhen police shtese spitalet etj per tu sherbyer gjithe ketyre njerezve
Urdheroj qe repartet e xhenjos te hapin me dinamit disa plazhe per Ymerin, nja dy per Bolinon, nje per Llullën dhe për Çiftelinë. Po keshtu nja dy cope per Nerin dhe Minxhozin. Pjesen tjeter e kam per qeveritare dhe politikane te huaj kryesisht italiane, britanike, sugurisht amerikane dhe ca per dovletin. ..Si thatë !?!? Per njerezit dmth delet ?? Hahahaha lesht e currit dmth te karit do kene. Te shkojne per plazh ne Itali, Greqi, Mal te Zi, Kroaci dhe Spanje. Ketu ska vend per ta. Eshte per turizem elitar. Kjo eshte politike afatgjate te kam rixha shoku Ymer. ( plazhet per ty I miratova ne qeveri. Pa merak)
Po cili pushtet i ketyre mbi 30 viteve qe i ke sherbyer duke i lare e lyer ta ka patur ty nevojen e ideve ligjore o Mero? Ti je vetem per ato larje-lyerje me gelqere te zullumeve te pushtetit rradhes, per ate paguhesh dhe kaq!