Ilir Meta niset për të “luftuar” dhe përfundon duke na argëtuar 

15 Qershor 2024, 18:27Editorial Mero Baze

Ilir Meta u shfaq sot qysh në mëngjes me një vare në dorë për të prishur themelet e ndërtimit të një TEC-i në Roskovec të Fierit që shfrytëzon gazin e TAP dhe ndihmon në vendosjen e një ekulibri në sistemin e shpërndarjes së energjisë në vend.

Nuk po i hyjmë debatit nëse duhet apo jo TEC, pasi nuk është një investim i qeverisë, dhe nuk po harxhohen para publike, por po investojnë biznesmenë shqiptarë. E mira publike është diversifikimi i burimeve të energjisë dhe gjeografia e tyre.

Nuk po i hyjmë as debatit nëse Ilir Meta ka ndonjë inat me TEC-et, se duke qenë ministër Ekonomie dhe në bashkëqeverisje me Berishën, i kanë lënë peshqesh Shqipërisë TEC-in e Vlorës, që na ka marrë deri tani 140 milion euro dhe është ende gërmadhë që thithë lekë të buxhetit të shtetit. Në rastin konkret, shteti vetëm fiton.

Të themi që Ilir Meta është ekologjist, natyrisht e tepërojmë, pasi është kryeministri i parë që i vuri kazmën pasurive publike në bregdet, duke filluar me pishat e Golemit e duke përfunduar në Lalëz, me ndërtime vilash për rrethin privat të bizneseve të tij, e më tej, po të vetët, me gurore nga Dajti në Tomor, e kështu me radhë.

Nuk themi dot as që aty ka ndonjë korrupsion, pasi siç e thashë është një investim privat, të cilin shteti thjesht e ka licencuar dhe bëhet fjalë për qindra milionë euro të investuara nga privatët.

E vetmja gjë që e shpjegon skenën e Ilir Metës me vare në dorë, është nevoja që ai ka këto ditë të dalë diku me vare apo kallashnikov në dorë, ngaqë po i mbledhin lakun në SPAK dhe ka kuptuar se ka pak shanse t’i ikë drejtësisë.

Pra i gjithë ky spektakël, që për disa tregon një të çmendur klinik të arratisur nga çmendina, e për dikë tjetër një politikan të degraduar që mendon se mund të trembë drejtësinë si ato kukullat me lecka që vendosin në fushat me misër për të trembur laraskat, është thjeshtë një shpërthim psikik, që ai kërkon ta zbrazë diku.

Sot për fat ja nxorri inatin një tubi në anë të rrugës aty ku do të ndërtohet TEC-i. Nesër nuk e dimë se çfarë mund të bëjë. Ka premtuar që do marrë dhe kallashin, dhe këtu duhet bërë kujdes, thjeshtë të mos i dalim para.

Por deri ditën që do të thirret për t’i komunikuar akuzat, do të kemi nga një skenë të tillë. Kjo nga një anë e ndihmon për t’u dukur si viktimë që ka ikur nga trutë dhe nuk ja vlen të merret drejtësia me të, e nga ana tjetër për t’u dukur i fortë dhe të “mendohen mirë” ata që do merren me të.

Por në finale nuk është se po bën ndonjë keqe të madhe. Po ikën duke i bërë të gjithë, të vënë buzën në gaz. Ndoshta është hera e parë që argëton kaq shumë njerëz, pa mërzitur askënd. 

21 Komente

  1. L
    Lala

    DON KISHOTI MODERN ALI BABA MODERN E MBI TE GJITHA NJE LOPÇAR NGA SKRAPARI WE JETON NE QYTET SIKURSE PARTIZANI MEKE NE PALLATIN E PERANDORIT. THJESHT NJE LEGEN MATERNITETI

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala

      DON KISHOTI MODERN ALI BABA MODERN E MBI TE GJITHA NJE LOPÇAR NGA SKRAPARI WE JETON NE QYTET SIKURSE PARTIZANI MEKE NE PALLATIN E PERANDORIT. THJESHT NJE LEGEN MATERNITETI

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linza

        Pse duhet ndertuar TEC-i kur nuk e do komuniteti prane tij? Sipas teje Mero eshte me i rendesishem nje oligark qe dihet si i ka fituar leket ketu, apo popullsia e prekur nga ndertimet industriale pa kriter. Shko ne fillim tako banoret pastaj perkrah qeverine qe jep leje te tilla.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Linza! Mesa duket edhe ti paske shkar me keq se Ilir Meta. Ndertimi i TEC-it eshte nje objekt qe i sherben ekonomis se vendit,ashtu edhe atyre te Roskovecit.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Linza

            Ti nga emri duhet te jesh rus dhe paguhesh me rubla. Nuk duhet te ofendosh komentuesit. Mund ta beje komentin edhe pa te. Tjeter, shkruaji mire fjalite se paske mangesi nga 8-vjeçarja.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Linza

              Kutuzov. Nga emri duhet te jesh filo rus dhe nuk e di çfare ben ketu ne Shqiperi. Si duket ketu i merr rublat. Bej koment per artikullin, jo per komentuesit, dhe mos bej ofendime. Meso te shkruash me gramatike se ke mangesi nga 8-vjeçarja.

              Përgjigjjuni
          2. D
            DS

            Haaaaaaaha

            Përgjigjjuni
            1. B
              Blerimi

              Debate për termocentrale do të ketë dhe është gjë e mirë,por çlidhje ka ky kusar i ndyer me këto gjëra.Ky përveçëse për humor të zi nuk meriton për asgjë të përmendet.Publiku është mirë të kursehet nga kjo sepje.Spaku duhet të e gozhdoj këtë hajn iritues.

              Përgjigjjuni
              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Është mirë të dalë tek ushtari panjohur, ka njerëz që kanë nevojë për të prishur a thyer betone . Forca Meta/j !

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Treni

                  Mirë e ke thënë ti, ky është Bi-polar.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Spiuni me i lire ne bote

                    Nese eshte i semure psiqik eshte nje spital , ku keta te semure izoloen , kurrohet nese eshte fajtore ne burge , por te dali dikush e te beje thirje te marim kallashikovet dhe asnje reagim haaa nuk besoje qe drejtesia egzistone ne Shqiperi , njeri del nga penxhere katit te 8 shan me liber shtepie prokuror gjyqtar dhe asnje padi penale haaaa e pa pare e pa degjuar . Prokurore gjyqtare jane funksioner te shtetit dhe çdo kush qe i ofendone denohet , a ka shtete ky vende a ka ligje ? . Duke intimiduar gjyqtare prokurore non grata mori vulen , logon tani dhe do dali nga kafazi e kuptoje qe me presione keta tremben ehh edhe spiuni me i lire ne bote 50 leksh Meta thote, ta beje edhe une ti tremb si non grata se fitone .

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      UNE

                      Krokodil nga Skrapari, qe tund bishtin dhe hap gojen, sepse ke litarin fytit dhe plumbin kokes, nga spaku. Te kemi care barkun dhe po numurojme sa njerez ke vrare dhe sa pasuri ke gelltitur. Prandaj therret te marim kallashnikovet dhe te vritemi me njeri tjetrin qe te shpetosh ti nga litari. Krokodil nga Skrapari.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Ne

                        Macok plak, ti kemi prere thonjte!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SKAPI

                          Sasha ka shkuar te komshiu, fle me te, sebashku me klyshet e saj, sepse macoku ka mare malet!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Linza

                            Kutuzov! Bej koment per artikullin, jo per komentuesit, dhe mos bej ofendime. Meso te shkruash me gramatike se ke mangesi nga 8-vjeçarja.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pyetje nga publiku

                              Prej nje video te Metes u perplasem nga Rama tek gardhi i kryeministrise me 21 janar 2011. Pastaj Rama pas 2 vitesh (2013) e vuri Meten Kryetar Kuvendi. Pastaj ne 2017 po ky Rama pra e zgjodhi Meten...President te Republikes (!) Tani ec e gjeje ti Mero - kush te ka argetuar me shume ky Meta apo ai Rama qe nuk i rri prapakolpi pa hurin e Metes?

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bilushi Metës

                                Mero fix fare e ke thënë..

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Flutura

                                  Keshtu shkruhet! Faleminderit Mero!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Agushi është këputur në mes.

                                    Ku mësoi për të qëlluar mirë, ky idiot? "Unë di të qëlloj mirë" - thotë kokë gomari dordolec! Mos i dilni përpara, se edhe vapë është dhe kafsha e tëbuar kafshon edhe të zotin në këto situata. Kujdes, larg nga i tërbuari, sa t'i vijë shkurtja sëshpejti! E ka përzënë grruaja nga shtëpia, është marrosur dhe s'di çfarë bën dhe çfarë thotë...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lasgushi

                                      A e kuptoni çfarë Rypi,kemi pator KM dhe President.Dhe si mundet të krahasahet sopata e Edit me varenë e Ilirit!! Sopata përcaktoi mënyrën se si do qëveriste në të ardhmen ED.Po vareja e Likes çfarë tregon. O ti kingu i Pazarit yë Ri.Ri urtë.Se po dukesh i çmëndur në sytë e shqiptarëve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Beka Tironj

                                        Mero nga Tepelena te gjitheve ju ven nga nje= vegje a thua se ky eshte i kulluar ???

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje