Beteja për Berishën brenda dhe jashtë Kuvendit 

6 Qershor 2024, 18:11Editorial Mero Baze

Sali Berisha është mizor për të poshtëruar ata që në momente të caktuara në politikë i kanë dalë kundër dhe pastaj i rikthehen në vathën e tij. Dhe sot këtë mizori e ka treguar me Gazment Bardhin. Bardhi është personi që ka përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, dhe ka bërë betejë dy vjeçare kundër tij, madje më me vendosmëri se Basha.

I rikthyer në PD gjoja nën sloganin “të bashkuar në diversitet”, ai sot u detyrua të shpikte sloganin e ri, “të bashkuar në unitet rreth Berishës.”

Kërkesa e tij që Berisha të zyrtarizohej nga kryesia e Kuvendit si anëtar i Grupit të PD, është qartazi një kërkesë pa adresë, pasi nuk ka kompetencë Lindita Nikolla të emërojë se të kujt janë deputetët. Kjo do ishte fundi i parlamentarizmit. Përkatësia e një deputeti në grup parlamentar është procedurë vetdeklaruese në fillim të çdo sezoni parlamentar dhe rregullohet me ligj, jo me dëshira drejtuesish kuvendi.

Bardhi e di mirë këtë, pasi e ka përdorur këtë procedurë për të përjashtuar Berishën. Por i zënë ngushtë nga Berisha, i cili kërkon që Bardhi të japë prova poshtërimi para tij, e detyron atë të kërkojë gjëra alogjike, për t’i treguar Berishës se është gati të shkelë jo vetëm mbi vete, por dhe mbi profesionin e tij, mjafton që ai ta besojë.

Nuk është se pas kësaj do jetë i besuar i Berishës, por së paku do jetë i poshtëruar prej tij. Dhe ky është një “post” me leverdi afër Berishës.

Për të njëjtën arsye grupi i zjarrit që djeg goma para Bashkisë, dhe që u zhvendos para Kuvendit, ishin dhe më pak se tek Bashkia, por dhe kjo nuk kishte rëndësi. Rëndësi ka Kuvendi të paralajmërohet se nëse Berisha nuk merr vulën më 11 qershor, dhe akoma më keq, nëse i hiqet mandati më 11 qershor, kur për koincidencë mbush gjashtë muaj pa shkuar në Kuvend, ai do bëjë rrëmuja.

Nëse brenda sallës poshtëroi Bardhin, jashtë sallës poshtëroi veten. 

I tmerruar nga braktisja, ai postonte në Facebook një video të dy viteve më parë kur ai ishte në krye të një proteste para Kuvendit, të gënjente ndjekësit në Facebook se ka dalë nga shtëpia dhe po udhëheq revolucionin.

Kjo është drama e tij reale, pasi atë që ai ka ende fuqi ta bëjë me individë, duket që nuk e bën dot me opozitën. Nëse ai ka rreth 20 deputetë që e di që nuk e duan, po janë gati t’i shërbejnë, sa të ribëhen deputetë, ai i poshtëron ata për t’i ndëshkuar për mungesën e besnikërisë, por nuk e bën dot këtë gjë me popullin opozitar. Ata nuk i poshtëron dot më, pasi ata nuk dalin më nga shtëpia për të. Dhe kjo është drama e vërtetë e tij.

Më 11 qershor ai ka shanse të humbasë dhe mandatin, dhe vulën e PD përgjithmonë. 

Deklaratat e disa deputetëve socialistë që bëjnë sikur janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe debatojnë për mungesa me arsye apo pa arsye, janë deklarata të qënieve jo politike në PS. Partia Socialiste nuk është gjykatë. Ajo duhet të demonstrojë vullnetin për heqjen e mandatit të Sali Berishës, ashtu si ja ka hequr dhe Arben Ahmetajt kur ka mbushur gjashtë muaj, dhe të tjerëve. 

Berishën nuk e ka penguar PS të shkojë në Kuvend, e ka penguar ligji dhe atë çështje mund ta interpretojnë po gjykatat, jo kundërshtarët e tij.

Maksimumi që mund të bëjë Berisha pa vulë dhe mandat, është ajo që bëri sot. Të poshtërojë Gazment Bardhin brenda në Kuvend, ku përpiqet të bëhet deputet i PD, dhe torturojë 50 vetë jashtë Kuvendit duke djegur goma. Këto është i lirë t’i bëjë dhe më tutje, se ata në fakt e meritojnë të poshtërohen dhe torturohen.

14 Komente

  1. G
    Gida non grata, Zeni non grata ,Sllobodanka non g

    Nevojtore - foltore nuk duhet te kthehet ne sindikat e familjes kriminale Berrisha . Ndersa per Bardhen e Kavajes apo siç i thone edhe Gaz bytha nuk ka turpe , nje njeri qe nxjere bythen ne ankand haaaa per çfare morali flisni .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeli

      Pune kurvash gjelle qensh

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luarasi

        Tani e tutje, slogani i militanteve të PD do të jete:A me pa Argita?

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Kjo ishte e enjtja e shpresës për Berishën, nuk i ngriti në "revolucion". Epoka Berisha është në fundin e saj. U mbush Ania me federal....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flutura

            Ai stan ate bulmet ka... Komolimente

            Përgjigjjuni
            1. t
              tuli

              Ju sekti juaj e keni kollaj ti etiketoni shqiptaret ne maloke, bythe etj. Luftenxites dhe vella vrases. Raca me e ndyre qe ka egzistuar.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Landi USA

                Bardha eshte tipik bythqire ...i pafytyre dhe i perulur ,servil dhe legen

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ani

                  Gazi njeri i felliqur , si mundet??? E meriton poshterimin dhe nje gelbaze ne goje dhe ne gjithe fytyren e zeze. Laro i ndyre . Si nuk ka turp ky i paburre te luftoj kunder Sali kriminelit duke thene qe ne qofte se Saliu behet kryetar partia ai do bente doreheqen nga politika dhe tani lufton per Berishen !!!!! Ti japim ketij horri voten ?? ????? Kurre sepse do te rrij rrugeve sa te jete , do flaket ky leter higjenike , ky felliqesire. Te gjithe keta do jene rrugeve.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjylekare Hajdarpecaj

                    I hongshi karin Albin Kurtit ose bashkë ose veç e veç.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pedeisti qe nuk di nga te iki

                      Diku fle lepuri Mero. Si shpjegohet qe socialistet ne mazhorance pranuan strukturat e Rithemelimit, qe drejtohet nga non grata Berisha dhe nga ana tjeter bejne sikur po largojne Berishen. Pra Basha njihet si kryetar kur perjashton Berishen, por nuk i njihen strukturat qe ka ligjerisht PD e Bashes. Po i del kallaji cdo reklame qe behet ne parlament nga te dy palet.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        rapsodi popullor

                        Sa fshihet ne thes Minarja e asaj xhami, aq mbulohen hajdutlleqet e Rames me perralla me Sali / Edhe kur Pushteti Rames skandal e korrupsion, Mero per Saliun perralla ze e tregon / Mblidh mendjen o Mero o budallai shkret, me perralla me Sali nuk e mbulo dot kete Pushtet / se nuk mbulohet zullumi i kesaj Ram-qeveri, tash 11 vjet me perralla e rrena me Sali /

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alma

                          NJOFTIM: Pas një sëmundje te rëndë e te gjatë ( korrupcion, krimë dhe tradhëti ) ndërruan jetë PDKurcat, LDKurcat dhe AAKurcat Shkaqet e vdekjes janë ende duke u hetuar, por duket si vetëvrasje. Varrimi bahët të varresat e Drenices, Dragodanit dhe Deçanit. Të Pamet mbahen; Gratë te Ganimute Musliu, Hiqimete Bajramoviqi dhe Time Goxhilla. Kurse për burrat te Samut Ljushtakoviqi, Lubomir Arpaxhiqi dhe mevlydi do të kendohet nga Rambush Mushki Gjokoviqi. Te gezuar: Kosova, Shqipëria dhe e gjithë Shqiptaria.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emigranti usa

                            Mero xhani po nuk te duket qe ne kete mez eshte Spaku fajtori kryesor , jo qe qeni Sali ka akuza te tjera qe duhej te ishte denuar me kohe me burg per jete , po edhe per kete qe e izoluan ka twre keta kohe e vetem nje here ne pyetje dhe thone ae ka tre vite qe hetohet epo kur i bie te denohet apo nga viti 2700 mbasi te zhduket tere keta njerez qe mezi e presin ta shohin varur ate moster te pa shoq . Ndesa per murin G Bardhoshe burri ka edhe njecike dinjitet po ai e shume te tjere ne foltore e kane humbur mekohe dinjitetin e burrerine . Tanina mbetet qe te lusim Amerika qe e nisi kte valle duhet ta coje deei ne fund o te senoje kriminelat nga i pari Saliu , Likja e deri tek i fundit po edhe Rama po ka kusure ose pastaj ta lene vendin ne dore te Flamur Nokes e te Bardhoshes .

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Next level

                              Nuk bën njeri betejë për Berishën! Një grusht pederash, prostitutash tribale dhe idjotësh pas tij, nuk janë shqiptarët, por vetëm mizerja absolute e asaj që ka mbetur nga kufoma e berishizmit . Shqiptarët duan lider të fortë, jo plaka baxhella dhe të marra, që nuk lënë kar qeni antishqiptar pa shkërdhyer e pa' i shitur bythën. Prostitucioni dhe pederastia politike e Berishës është diçka e neveritshme për çdo qytetar shqiptar edhe pse llumi që paguan në shtyp, maloqet prostituta te tribalizmit dhe prostitutat politike që polli, e shesin si vlerë. Si përfundim mund të them se proçesi i rrënimit dhe gjendja ku është sot Sali Berisha, ishte e qartë si dielli, 10 vjet më parë, siç është sot e qartë e nesërmja e Berishës. Komplet i vdekur në arkivol, pa asnjë trashëgimi politike, pa asnjë trashëgimtar biologjik. Do çoj në varr të gjithë para se të ngordhë vetë. Edhe Shkëlzenin edhe Argitën. Kjo dallëdia e sotme, ku po bën të pamundurën të blejë me miliona dollarë realitetin dhe të egzistojë me çdo kusht përmes parasë është një mashtrim tipik i kapitalizmit të bazuar mbi pushtetin e parasë. Por vdesin njësoj edhe kush ka shumë para që mund të blejë gjithçka për së gjalli. Veçse fundi i Berishës nuk është një moment, por një proçes makabër, ku vetë Berisha ( që i mungon burrëria tja këpusë vetes dhe të largohej si Mehmet Shehu, si burrë shteti dhe jo si burgaxhi ordiner hajdut, që pëllet i lidhur pas tubit të halesë, si minareja e fundit e berishizmit) dhe familja e tij po shohin me ngadalësi shkatërrimin e tyre total, poshtërimin, shporrjen, izolimin, neverinë, burgun dhe në fund vdekjen e njeri tjetrit.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje