Nuk jemi në kushtet e keqpërdorimit të gazetarisë, por në kushtet e keqpërdorimit të shtetit 

30 Maj 2024, 19:11Editorial Mero Baze

Agjencia e Mbikqyrjes Policore, është një nga tre shërbimet sekrete të Shqipërisë, krahas Shërbimit Informativ Shtetëror dhe atij të Ushtrisë. Pra në një farë mënyre është shërbimi sekret i policisë.

Dy zyrtarë të këtij shërbimi, përdornin të dhënat që zotërojnë për shkak të detyrës për të denigruar dhe shantazhuar zyrtarë të lartë të policisë së shtetit përmes portaleve anonimë.

Debati për arrestimin e një punonjësi të medias, që shërbente për t’u postuar këtyre lajmeve, nuk ka të bëje fare me gazetarinë. Këtu nuk jemi në rastin kur ai po keqpërdor gazetarinë. Ai nuk po punon si gazetar, por si shkruajtës tekstesh .

Problem më serioz këtu është se si strukturat shtetërore përdorin detyrën e tyre për të shantazhuar eprorë apo kolegë të tyre. Pra nuk jemi në kushtet e keqpërdorimit të gazetarisë, por në kushtet e keqpërdorimit të shtetit.

Nuk e di çfare u është dashur ai punonjësi i medias këtyre dy zyrtarëve të shërbimit sekret se atë punë aq banale mund ta bënin dhe vet, por thjesht kanë përtuar dhe kanë paguar një rrogë më shumë.

Shqetësimi i disa organizatave të medies për transparencën e ndalimit të këtij punonjësi të medias, parimisht qëndron, por në realitet nuk është ai problemi.

Problemi është që në Shqipëri nuk ka ende një ligj që rregullon funksionimin ligjor të atyre që i quajnë tani portale, dhe që në fakt sic provohet janë mekanizma, ose të krimit të organizuar ose të zyrtarëve të korruptuar që i përdorin për luftë ndaj njëri tjetrit. Etiketimi si gazetar I atyre që punojnë në këtë industri shantazhi është fyese për gazetarinë. Ata janë punonjës me mëditje që bëjnë shërbime online, si njëri që shet mallra online, por nuk kanë lidhje me gazetarinë. Madje rasti në fjalë, sipas dëshmive, e ka pranuar vet që ka qenë i qartë se po bënte një punë të gabuar por kishte nevojë për leke. Si vrasësit me pagesë.

Pikërisht për këtë arsye Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një ligj që regjistron portalet që merren me gazetari dhe t’i certifikojë ato si media me qëllime publike.
Aty të jetë i publikuar stafi, pronari objektivat e medies në fjalë. Çdo gjë tjetër pastaj është tregti online dhe nuk ka pse ngatërrohet me gazetarinë. Ka portale marketingu, portale që shesin breke apo këmisha, të tjerë që reklamojnë hotele etj, por nuk kanë lidhje me gazetarinë.

Gazetaria e bën dallimin nga produkti, e jo nga mjeti se ku apo si transmetohet.

Produktet gazetareske dikur transmetoheshin përmes gazetave të shtypura, apo përmes antenave, kurse tani përmes internetit, por ato nuk kanë lidhje me çdo gjë që transmetohet përmes internetit.

Diferenca mes gazetarisë dhe mallrave të tjera online është se gazetaria ka mision publik, dhe shkruan për interes publik. Edhe kur ka sulme ndaj politikanëve apo zyrtarëve të larte i ka për interes publik. Çdo gjë tjetër është vepër penale.

Ngatërresa e çdo transmetimi online i quajtur portal me gazetarinë që tani është e detyruar të transmetohet online, është sikur të ngatërrosh Larry King-un me fituesin e Big Brotherit, meqë të dy dalin në televizor.

Kjo mangësi e rënde në legjislacionin shqiptar ka dëmtuar shtypin tradicional, dhe ka minuar përvojën 30 vjeçare të shumë personaliteteve të shtypit në Shqipëri që kanë jetuar si gazetarë në këtë vend dhe tani duhet të relativizohen si punonjës portalesh.

Fakti që gjithkujt, qoftë ky kriminel, si ata të Sky, apo zyrtar shërbimesh sekrete, I shkon mendja të përdore portalet anonime për shantazhe mafioze, tregon qartë se çfarë humnere ka krijuar mungesa e ligjit për portalet në Shqipëri, të cilën qeveria, sa herë nis ta bëje shton nga një pisllëk, që të mos pranohet nga ndërkombëtarët dhe pastaj thotë “kokën hëngshi”. Njësoj si për bandat.

Dhe në fakt gazetaria po degradon në një luftë bandash, ku ti e kupton fare mirë kush gazetar është me kë bande, njësoj sic kuptohej vite më parë kush gazetar ishtë me kë parti, apo siç e kupton sot kur shikon qeverinë e Edi Ramës dhe kupton kush pushtetar paguan kë portal. Dhe kjo nuk tregon vetëm ku po shkon gazetaria, po ku po shkon shteti dhe shoqëria shqiptare.

27 Komente

  1. T
    Treni

    Nuk çalon gomari nga veshët.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Mero, pa shko e thuaja këtë gjë Edi Ramës..... . Ai mendon ti japë akoma më tepër liri administratës. E dëgjove dje besoj, kur tha që propozojmë që punonjësi i administratës të shkojë në punë kur të dojë dhe të largohet kur të dojë......... . Dhe ajo që e kemi theksuar disa herë, siç thotë Henri Kisinger, BESO E KONTROLLO..... Kontrolli për punën e administratës zero...... . Dhe administrata po shkatërron shtetin.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazetari i partisë

        Beqja dhe Veliu paguan ju z. Baze po të ndjekim llogjikën e shkrimit tuaj

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nuk ka gazetar ne Shqiperi jane thjeshte ..

        D'accord me ju zoti Baze po me sa di une ne Shqiperi gazetare shpallet gjithkush qe shkruam pa kryere studimet Psh Bushati ka mbaruar per frengjisht jo gazetari Shkullaku ka mbaruar per gjuhe te huaja jo per gazetari dhe pretendon te jete gazetar A.Cani nuk ka mbaruar per gazetari Fevziu e mbane veten per gazetar pa mbaruar gazetari e shume te tjere ......ku eshte diferenca e atj qe shkruan te portali dhe e Shkullakut ? - Ne France per te punuar gazetar duhet te kesh mbaruar shkencat politike . - Qe duhet nje ligje per portalet po duhet qe duhet nje ligje per kazanet e mbremjes po duhet qe duhet nje ligje per deputetet po duhet , pasi ne kazanet e mbremjes mund te etiketosh pa te hyre nje gjembe ne kembe gjithkend per kriminel vjedhes vrases Shembull : Dje ne parlamentin française ne nje seance nje deputet i extrem majte demostroje nje flamur Palestine , menjehere u nderhy nga forcat e sécurité u mor flamuri dhe deputeti u denua me maximumin e ligjit parlamentar per mos pjesemare ne seanca . Une nuk kam degjuar te thuhet ne tv française Macron hajdut kriminel e paimagjinueshme dhe e denueshme . Fjala e lire nuk do te thote te degjosh nipin e Hysniut normalement i semure psiqik fjale e akuza monstruoze ndaj kryeministrit dhe faji eshte i Edi Rames pasi nuk e padit ne gjykate per shpifje e denigrim te figures del non grata dhe etiketon SPAK organizate kriminale haaa as ne Afriken e poshteme nuk ndodhe te denigrosh nje institution nje prokuror, nuk ka as shtete , as drejtesi , as gazetari e as tv ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK-ut

          Ik mer bq lushishteje me gjithë gazetar Ca mëson në shkollë gazetari ?? Si të shkruaj urdhrat e partisë?? Joe Rogan është më i ndjekuri në botë per intervistat që bën dhe është komedian

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben.

            Ore tipi frances. Jane ca profesione qe nuk kane nevoje fare per shkolle profesionale, si mashtrues, gazetar, politikan dhe hajdut. Edhe bej dhe ndonje pune ne france mos bej si ne shqiperi vetem spiunlleqe.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sufllaqe falas

            Ke të drejtë gazetar jane baze , ylli patoku dhe lëpirësat e rilindjes Fevziu Batoni Bushati etj skane haber nga gazetaria

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisti

              Dhe patronazhistët, pas kësaj, jetuan të lumtur gjithë jetën..... Të paktën deri në vitin 2040.

              Përgjigjjuni
            2. N
              Një banor i Tiranës .

              "Nuk ka gazetarë në Shqipëri..." një koment i shkëlqyer me shëmbuj nga një vend djep demokracie , si Franca , ku liria e fjalës është legjitime në shekuj . Gjuha , kercenimet , shpifjet dhe akuzat pa baza , që përdorin të ashtuquajturit analistë e gazetarë në ekranet televizive në Tiranë , janë kulmi i injorancës , poshtërsisë , inatit dhe hakmarrjes . Dhe a e dini pse ? Sepse në Shqiperi , gazetarët nuk janë të pavarur politikisht , por paguhen , madje me miliona nga politika dhe i sherbejnë si argatë politikës . Të pavarurit numurohen me gjysmat e gishtavet të njërës dore . Ashtu shpejt e shpejt mund të jap një shëmbull , Ben Andoni . Por ama , janë disa ekzemplarë , si Bushati , Fatos Lubonja , Shkullaku , Bejtja , që janë me të vertetë të pa suportushëm ; jo sepse janë të djathtë , pasi në demokraci do të ketë pa dyshim të majtë , të djathtë , të qëndrës , por t'i biesh fyellit në të njëjtën vrimë për dekada të tëra , siç bën Lubonja , që nuk ihiqen nga goja oligarkët , dikur mik i Ramës , është e pa konceptueshme . A mund të jetë i djathtë e armik gojë prishur kundër të majtës dhe Edi Ramës , Andi Bushati , nipi i Hysni Kapos , i biri i Vera Kapos dhe Mehdi Bushatit , funksionar i PPSH-së dhe ish sigurimit të shtetit ?! Çfarë e lidh Bushatin me të djathtën shqiptare dhe me të përndjekurit politikë , viktima të gjyshit , gjyshes dhe babait të tij ?! Po të birin e Todi Lubonjes , çfarë e lidh me të djathtën ? Sigurisht , edhe e majta ka gazetarët e vet , si Mentor Nazarko , Minxhozi , Dritan Hila , por nuk kemi dëgjuar kurrën e kurrës nga këta zotërinj fjalë ofenduese për kundërshtarët , fjalor banal , apo shpifje e trillime si hajdutë , kriminelë , për kundërshtarët . Kurrën e kurrës . Si mund t'a akuzosh tjetrin si hadut e të korruptuar , a thua se ke qënë prezent kur mbushte thasët me para , kur këtë të drejtë e ka vetëm prokuroria e gjykata ? Por kjo punë e kjo pseudodemokraci që mbiu në vendin tonë , erdhi sepse qysh në fillimet e saj , shteti ra në dorë njerzve të pa skrupullt , të pa zotë , keqdashes , karieristë e antishqiptarë , qe akoma duan të mbijetojnë megjithë krimet e panumurta që kanë bërë , prandaj duhen akoma dekada , që Shqipëria të hyjë sadopak në shinat e normalitetit .

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eagle

                Ne France eshte diktature fashiste. Franca Denon cdo njeri qe heton holokaustindhe Kritikon Izraelin per Genocidin Palestinez

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Neka

                  Bravo e sakte????????

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Neka

                  Me sakte se kaq nuk ka Eshte mungesa e ligjit qe keta te ashtu quajtur gazetare po bejne krime neper TV ne dem te Shqiperise

                  Përgjigjjuni
                3. a
                  administratori

                  Mero ,problemi kryesor eshte se administrata eshte e mbushur me militante dhe ushtare te formuar nen frymen dhe kujdesin e saliut.Shumica e tyre e kane mbaruar univerisitetin pa mbaruar filloren ,jane harbute dhe te pasjellshem ne komunikim me qytetaret,ju pelqen shume leku dhe jeta luksoze me "rroge shteti",per orarin e punes nuk e rruajne shume.Rama dhe sidomos ,te majtet ne PS duhet te insistojne per reforme te thelle ne çdo strukture te administrates, reforme te ngjashme me vettingun ne drejtesi,sepse egziston mundesia qe votuesit e majte ti vene noten 4 udheheqesise se majte me administraten e tyre te doktorit .

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kolegu i SPAK-ut

                    Po PS-ja është në pushtet ka 11 vite mer har dhe e paska fajin Saliu akoma

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Neka

                      ????????????????????????

                      Përgjigjjuni
                    2. a
                      artisti qe sbo art

                      fiks ske ci shto ske ci hjek. pse nuk bon ligj qeveria e ketij ramziut qe bon komision per me kontrollu spak, ket nuk kuptohet

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Je artist pa tru

                        Je fiks shoku si ata qe falen te hoxhe efendi Sali non grata , haaa je idiot funksonal ,ligji per korrupsione duhet se ndryshe nuk luftohet vetem me SPAK por duhet nje ligje qe te denoje edhe ty qe nuk di te shkruash por vetem ofendon

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Neka

                          ????????????????????????

                          Përgjigjjuni
                      2. S
                        Sara

                        gazetaria shqiptare ka dekada qe ka degraduar ne kete nivel qe ti thua... tani portalet jane thjesht ata qe bluajneate c'ngelet e c'kane lene analistet e ekspertet pa pertypur

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Agron Tati

                          Prof.Dr. Majlinda Perriu eshte nje personalitet me integritet te larte dhe i ben nder Univerisitetit Alexander Xhuvani, Elbasan te zgjidhet Rektore e ketij Universiteti. Koha e njerezve (nese mund ti quajme te tille) si Skender Topi, Peçi Naqellari, Bederiana Shyti, Dhurata Valero, Silvana Turku, etj, aksidentalisht pedagoge dhe drejtues ne kete Universitet, te cilet e kane kthyer institucionin e edukimit ne biznes pasurimi ne kurriz te studenteve dhe buxhetit te Universitetit, duhet te marre fund. Suksese znj Perriu ne kandidimin e saj, ne te mire te Universitetit, Elbasanit dhe mbare vendit!

                          Përgjigjjuni
                          1. 1
                            1

                            Ne portale shkruajne gazetare anonim qe jane te buka e gojes,po ti ke gazetare(gjobaxhinj) qe hiqen sikur e kane shpikur ata fjalen e lire qe vene gjoba ashiqare.Si mund te spjegohet fakti qe te ne ke gazetare me pasuri maramendese qe banojne neper vila dhe ua kane zili dhe gazetaret e gazetave prestigjoze?Kur i degjon ne darke neper banaqet televizive te veshtirosen me injorancen dhe militantizmin e tyre.Shikon. gazetare qe brenda nje nate bredhin ne 2-3 televizione.Kete se kam pare as ne greqi as ne itali qe. dhe i ndjek.Keta jane nje tmer i vertet

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              As ti sje gazetar

                              Dmth ti po thua që të heqim qafe ca portale e të lëmë ca të tjerë. Këtu ku shkruan ti çfarë është, gazetë apo portal???? Edhe ti çfarë idiotësirash nuk lejon këtu te ky mender portali yt.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jim

                                Eshte e drejta Juan te mbroni gazetaret por ka shune gazetare dhe portale qe merren me gjobvenie dhe pislleqe !

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  dyshuesi

                                  Mesaduket liria e shtypit degradon me mosmbajtjen përgjegjësi për atë që thua. Mesaduket liria pa kufi është njëlloj e dëmshme për të mirën publike , të cilën z.Baze e quan mision të gazetarit, si edhe çensura . Kjo situatë më kujton çështjen e armëmbajtjes në SHBA. Gjithkush ka armë në përdorim dhe është I lirë t'a përdori sipas mëndjes së tijë. Mirpo është vënë re se në Shtetet në të cilët njerëzit nuk janë "të lire" të mbajnë armë ka më pak vrasje se në ShBA . Liria apo kontrolli?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    pjeter

                                    Ok Mero,por kur te pagujn 600 euro per te publiku lajme, ti si gazetar ke ndonje detyrim te verifikosh se ç'lajme jane?? Nuk mund te lahen duart kaq lehte,ata qe e paguanin, ne bashkepunim kryenin nje veper penale,dhe finalizatori i asaj vepre penale ishte gazetari,per ndryshe,nuk do e kishim ate veper penale,pra,ne parim ke te drejte,por ne rastin konkret,gazetari nuk mund te dali i pa lagur penalisht,sepse ka bashkepunuar kundrej pageses. Te shofim si do vendose trupa gjykuese,por eshte shume e rrezikshme edhe gjoja "lirija" absolute e medave,. E drejta e kronikes ka dhe detyrime,deontologjia,kjo gje e pa njohur per mediat tona, e rregullon lirine e tyre ,pikerisht qe te mos bien ne shkelje te kodit penal.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Albatros

                                      Shteti e krijoi vete problemin qe te krijoi kete Reagim dhe me pas te very kontrollinnfashist mbi cdo lajmet dhe portal. Metoda Zioniste ku dhe Sorrosi e ndjek kete metode, kjo eshte Problem, Reagim, Zgjidhje

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        VLONJATI

                                        Albatroz= rrotë cari .

                                        Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje