Opozita e ka dëmtuar Edi Ramën vetëm kur ka bashkëpunuar me të 

23 Maj 2024, 20:25Editorial Mero Baze

Shikoj se ka një nxitim që vjen nga sëmundja kronike për t’i thënë jo çdo iniciative politike të qeverisë. Është e qartë se qeveria po matet të nisë një reformë në drejtësi nr. 2, tashmë për integritetin e zyrtarëve të shtetit dhe të thellimit të betejës kundër korrupsionit në çdo qelizë të administratës. Rezoluta është thjeshtë një akt politik, që lajmëron nisjen e procesit.

Nuk është një ide e re. As e kësaj jave. Është një proces që ka një histori konsultimi me faktorin ndërkombëtar dhe natyrisht korrektim idesh për mënyrën se si duhet të shkohet pa cenuar reformën aktuale në drejtësi.

E kuptoj që Berisha dhe Meta nuk janë të interesuar për një opozitë që bashkëpunon me Perëndimin dhe e refuzojnë në parim bashkëpunimin. Por të tjerët nga përvoja që kanë, nuk duhet të nxitohen.

Opozita e ka ndihmuar Edi Ramën sa herë ka refuzuar të bashkëpunojë. E ka ndihmuar më 2015 kur refuzoi reformën territoriale, e ka ndihmuar më 2019 kur iku nga Parlamenti dhe akoma më shumë kur ikën nga zgjedhjet lokale. Thjesht i forcuan pushtetin.

Opozita nga ana tjetër e ka dëmtuar rëndë Edi Ramën kur ka bashkëpunuar me të në rrugë institucionale, siç ka qenë ligji i dekriminalizimit apo reforma në drejtësi, pasi ato sollën një tërmet real në politikën shqiptare dhe ndarjen e politikës nga krimi.

Madje dhe në një komision hetimor që kanë bashkëpunuar, siç ishte ai inceneratorëve, drejtuar nga Jorida Tabaku, ka rrëzuar gjysmën e qeverisë.

Kështu që nuk është ide e mirë t'ia japin Edi Ramës fitoren në tavolinë, duke i lenë atij retorikën antikorrupsion në politikën shqiptare.

Ka plot mënyra se si të reformohet ideja e qeverisë për këtë reformë, si të bashkëpunohet, çfarë të propozohet, pasi në fund të fundit do të jenë rregulla të përbashkëta, që do t’u shërbejnë gjithë palëve për një administratë sa më pak të korruptuar.

Versioni më i lehtë për qeverinë në këtë situatë është që ta refuzojë çdo opozitar projektin antikorrupsion dhe ata të vazhdojnë të bënë sikur po kërkojnë rrugë të reja për ta bërë vetë, aq sa mundin.

Pjesëmarrja është e sigurtë që e vë qeverinë në pozitë më të vështirë se bojkoti. Siç e ka vënë gjithnjë kur është përballur në tryezë me opozitën dhe siç është lehtësuar gjithnjë, kur opozita e ka lënë vendin bosh.

15 Komente

  1. E
    Evisa

    Një parti politike e ka të domosdoshme të ketë një kauzë të rëndësishme në zgjedhjet që pritet të mbahen. Për këtë hulumtohet opinioni publik, për t'a gjetur dhe bërë kalë betejë në zgjedhje. Partia Socialiste, në dukje në mënyrën më paradoksale, ka zgjedhur për kryeproblem luftën ndaj korrupsionit dhe premton një reformë të thellë antikorrupsion. Pra, shkurt, hajdutët profesionist, pritet të vihen në mbështetje të një reformë kundër tyre, për t'a çrrënjosur këtë të keqe që e ka zënë për gryke dhe po i merr frymën këtij populli fatkeq. Pra, përsërisim, në dukje, kjo mund të vlerësohet si një paturpësi e hatashme, që vetë hajdutët të bëjnë reformë për të çrrënjosur vjedhjen. Por nuk është kështu. Të paktën në politikë nuk është kështu. Pesë njerëz të ndershëm duhet të jenë në PS. Pikërisht, mbi të drejtën morale të këtyre pesë njerzve të ndershëm brënda radhëve të saj, hajdutët e panumërt të kësaj partie do të nisin dhe justifikojnë reformën që pritet të bëjnë. Duhet vënë në dukje se politikisht kjo është një hile mjaftë e stërholluar e PS dhe Edi Ramës. Nëse opozita nuk do t'i bashkohej hartimit të reformës, ashtu siç me të drejtë vë në dukje zoti Baze në këtë kryeartikull, do të bënte një gabim fatal. Pse e them këtë? E them se në një rast të tillë, do t'i jepte të drejtë PS t'a paraqiste opozitën si kundërshtare de facto të kësaj reformë jetike për vëndin. Të përjashtosh vehten nga pjesëmarrja në një reformë jetike për vëndin, politikisht kjo është vetvrasje. Kjo do të thotë, që pa nisur akoma fushata, humbjen ja ke vulosur vehtes. Por më e bukura qëndron më pas, kur pas hartimit të reformës, ajo duhet të miratohet në parlament. Socialistët nuk kanë pikën e interesit që ajo të kalojë në parlament. Por edhe këtu, nëse opozita e kundërshton kalimin e saj në parlament, atëhere socialistët do I ngrenë në qiell boritë, që opozita nuk do që të kaloj reforma në parlament. Humbja në këtë rast do bëhej katastrofike. Dhe ç'është me e rëndësishmja, socialistët, më të interesuarit që kjo reformë të mos vihej në jetë, do bëjnë fajtore opozitën për dështimin e saj. Por nuk po zgjatem, sepse kjo kërkon një analizë të hollësishme. Situata me këtë reformë ka për të qënë e njëjtë me situatën që mbretëron në. SHBA në lidhje me reformën e emigracionit. Të dy partitë në Amerike theksojnë nevojën për reformë në emigracion dhe të dy i vënë gurë në rrota njëri tjetrit duke e bërë fajtor njëri tjetrin si sabotues të reformës për qëllime elektorale. Kjo ka për të ndodhur edhe tek ne me këtë reformë kaq të rëndësishme e të domosdoshme, të dy partitë kryesore do të bëjnë fajtore njëra tjetrën për bllokim të saj, kur janë perversët dhe hajdutët në gjirin e tyre ata që do bëjnë çdo gjë për t'a bllokuar. Por ajo që të vjen keq është kur mëson se ai që do korrë suksesin në lidhje me këtë nismë politike të jashtzakonshme ka për të qënë Edi Rama, kryetari tani pothuaj i përjetshëm i bandës së korruptuar deri në palcë në PS.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa e së keqes SB IM

      Evisa (emër anonim nga radhët e Medias padyshim), që rreket të "lavdërojë" shkrimin e Meros, por është lehtësisht e kuptueshme se është 1000% nga Rithemelim Vula LSI/LR e anti Edi Rama e PS, duke provokuar se paska disa në PS të ndershëm që do duhet t'i dalin kundra nismës Kundër-Korrupsionit të Edi Ramës dhe Partisë së tyre PS_ës. Nga Zyrat kryesore të hetimit të korrupsionit (vjedhjeve) në SHISH, POLICINË E SHTETIT, PROKURORINË E PËRGJITHSHME dhe nga disa investiguese specialistë në Bankat kryesore në Shqipëri, si dhe të disa Shërbimeve Inteligjente Euro-Atlantike (që kanë materialin më të gjatë e të saktë sigurisht), nëpërmjet një Dokumenti Too-Sekret (akoma), rezulton se nivelin më të lartë të korrupsionit (vjedhjeve) në këto 33 vite post regjimit Komunist, e kanë periudhat e drejtimit të Shqipërisë nga Sali Berisha ne PD e tij dhe Ilir Metaj me LSI e tij. Jo pa qëllim në këtë investigim ku janë dhe Shërbime Inteligjente Euro-Atlantike, krahas korrupsionit (vjedhjeve) të dyshes Berisha Metaj e njerëzve të tyre në Parti, Administratë qendrore dhe lokale, por dhe me bandat në çdo qytet e fshat të Shqipërisë, si Shullazi, Martinaj etj etj, si dhe Jashtë Shqipërisë nëpër Botë të lidhur me Mafian italiane e deri në Amerikën Latine, del se Berisha Metaj janë në nivelin mbi 80% të vjedhjeve në Shqipëri , si dhe të krimeve (ku vrasjet që s'janë "pak", janë me emër e datë dhe urdhërues, "Shefi Superior") e të tjera që nga Dhjetori 1990. Skenari i UDB i pari dhe ne i fuqishmi si dhe skenari AFSALISË, kanë dy emra në këtë 33-vite tranzicion Demokratik që e mbajnë Shqipërinë peng, e kanë vjedhur e vrarë dhe vazhdojnë akoma dhe sot në 2024 me banda si të Shullazit dhe Martinajt dhe formacione Paramilitare, si të vrasjes në Elbasan pak ditë para Zgjedhjeve 2021 (Prill) dhe vrasjes në fshatrat e Fierit para pak ditëve (Maj 2024). Dikush do të thotë; po këtyre të PS çfarë s'po u del në "shesh" për korrupsion (vjedhje) gjithandej, por Statistikat janë më kokëfortë dhe më të sakta se zhurmat dhe ampkifikumet Mediatike të Bershizmit dhe Metizmit. Absolutisht që PO, edhe figura VIP e individë të ndryshëm në administratën 11-vjeçare të PS në Pushtet kanë bërë korrupsion nga më të ndryshmet, por përsëri janë goxha më poshtë se batërdia e Pushtetit të Berishës PD dhe Metajt LSI. Të Huajt dinë më shumë se Ne këtu brenda, prandaj Berisha e Metaj janë në orët e fundit para BURGUT dhe sekuestrimit të gjithçkaje kanë vjedhur, por do përgjigjen dhe për vrasje të panumërta që nga Dhjetori 1990, si dhe shërbimet që ju kanë bërë UDB ASFALISË MAFIAS italiane e deri dhe Iranit e Rusisë. *PRISN PRISNI SE, SKENI PARË GJË AKOMA ...*

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Politikë e njohur me emrin "What about". Ja pra, pa filluar akoma fushata, edhe pse unë jam një qytetare e zakonshme, ju më kundërshtoni duke më quajtur "Evisa e së keqes së SB IM", kur unë nuk kam pikën e lidhjes me partitë politike. Juve ju dhëmbi shumë, duket, mospasja e të drejtës morale nga PS për këtë reformë. Edhe pse unë këtë e justifikoj me ata pesë njerëz të ndershëm në PS,si një e drejtë për t'a nisur këtë reformë, juve nuk është reforma që ju intereson të bëhet, juve ju intereson vetëm mbajtja e pushtetit, ndaj bëni sikur do bëni reformë, por do bëni vetëm propagandë, sepse, si pjesa juaj e korruptuar dhe SB IM, as që duan dhe as që mendojnë të bëjnë një akt vetëvrasës, të bëjnë reformë kundër vehtes. Natyrisht SB IM këtë radhë nuk do bëjnë fare "sikur do e mbështesin" reformën antikorrupsion, ata do sulen kundër saj me tërbim, sepse sot e kanë të qartë që ajo është kundër tyre, siç po bëjnë kundër reformës në drejtësi kur u bënë objekt direkt i saj. ER i lumtë, e di këtë që ata do kundërshtojnë brutalisht një reformë të shkëlqyer antikorrupsion, ndaj do t'a hedh atë në tregun politik para zgjedhjeve, si një kurth ku opozita të bjerë brënda dhe t'a kundërshtojë, që më pas ata ti ngrenë fanfarat në kupë të qiellit, se është opozita e korruptuar ajo që nuk do reformë antikorrupsion. Unë në gjithçka them nuk kam parasysh fare SB IM, ata politikisht kanë vdekur, në radhë të parë kanë vdekur si rezultat i asaj që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre monstruoze, të cilën edhe ju e vini në dukje, unë flas për opozitën anti SB IM, si pjesë e ndershme e PD, pra po flasë për ata pesë njerëz të ndershëm që kanë mbetur edhe në PD, ashtu si në PS. Pa, se sa janë të interesuar ER, SB, IM për nder dhe drejtësi në këtë vënd, kjo duket qysh në këtë reagim tuajin. Sot e di i madh dhe i vogël sa kush janë këta të tre.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cfurku

        Evisa a e dini ju se nuk ka njerez te pakorruptushem veçse eshte çeshtje shume?! Nuk po ndalem te analizoj shkrimit tuaj jo pak te gjate por me ra ne sy paralelizmi jo llogjik qe beni me reformen e emigracionit ne SHBA. Me dy fjale republikanet bejne gardhe, demokratet hapin porta. Mund te thuash ku qendrojne shkopinjte.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Evisa

          Ideja për një reformë emigracioni në SHBA, për legalizimin e miliona emigrantëve që jetojnë në vënd në mënyrë të paligjshme është shumë e vjetër, që në kohën e Ronald Regan. Në fillim të viteve 2000 me komisione të përbashkët dy partiak u hartua draft reforma. Por hajde t'a hedhësh për votim, të dy palët kur kanë shumicën në kongres nuk e hedhin për votim. Në 2015 drafti kaloi në senat, por Bainer, spikeri i parlamentit, republikan, nuk e hodhi për votim në kongres. Thanë se duheshin bërë ndryshime në draft që koha i kërkonte. Me pas, me daljen e Trump në skenë, çështja mori rrjedhë tjetër, ai për të siguruar sa më shumë vota deklaroi se do i dëbonte të gjithë dhe do ndërtonte mur ndalues në kufi me Meksikën. Pra, tani reforma duket diçka e vdekur, askush nuk flet më për të. Në skenën politike tani lufta është përqëndruar në çështje të tjera që preokupojnë vëndin. Pra luftë politike, gjëja më normale në demokraci.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Marsel

          Do kishte qene mire we Mero te behej kryetar I opozites.Ka shum ment dhe orizonte.

          Përgjigjjuni
        3. L
          Love Albania

          I mencuri Mero! Me ke flet? Sikur keta kaqolet zv. Berisha, ti vene keto fjale te mencura ne gojen e Cim Peks, do te ndodhte ndryshim kolosal. Por s' ndodh! Bravo Mero , kjo eshte ndihme dhe kontribut per nje opozite te re ne Shqiperi!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfurku

            Nje opozit qe s'di, s'ka se ç'bene. Eshte si pune e dyqanxhiut kur s'ka pune peshon topat e kandarit. Keta te vetmen pune qe bejne shikojne top..t e Saliut.

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Opozita është për reformën e përfituesve, por kurrsesi për të marrë pushtetin. E ka të qartë se nuk e meriton.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Biku

                Neser mos harro te shkruash kunder Albinit se te kaloi afati o koke daulle qe sle bythe pa lepire.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sky

                  Ta kuptoj shqetesimin i dashur Mero por kjo opozite eshte kaq e tredhur sa e ka te pamundur ardhjen ne pushtet. Edi Rama ju dha me shume se gjysmen e qeverise kur keta ngriten cadrat ne bulevard dhe prape i mundi me keq se cdo here tjeter. Nese Ti mendon se ekipi i futbollit te Roskovecit mund te fitoj ndaj Realit, je ne te drejten tende ta mendosh edhe qe kjo opozite mund te behet pozite. Ku i dihet, edhe ndodh???? Deri atehere do dhihemi te dy duke qeshur.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I pakorruptuari

                    Edhe aq misionare kunder korrupsionit nuk eshte kjo Rezolute. Fasada eshte e bukur, por qellimi eshte qe trekendshi i Bermudes t'i prese hovin qe ka marre lufta e SPAK kunder korrupsionit, e po u vjen radha te gjitheve. Kur SPAK po ben lufte te ashper, dhe per kete ka mbeshtetjen e 80 % te shqiptareve, e pse u dashka nje komision parlamentar, te cilet sa here jane ngritur ne bashkepunimin mazhorance -opozite, kane qene e jane e keqja e demokracise dher shqiptareve.

                    Përgjigjjuni
                    1. 6
                      6d

                      Kur do te behet hetimibl I pasurise ty mero. Hajduti pasurise se shqiptareve besh ke me lali euron

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Krejt dhe Drejt

                        Edi Rames dhe tetanve qe e perkrahin kyt qenef shkavell jau qift robt Albin Skenderbe Kurti.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          DP

                          Politika e nedheshme eshte e bashkuar ne lojen per kufizimin e SPAK: te majteve ua solli ne maje te hundes, ua kthyen minsitrat dezhurn prokurorie, ish qeveritaret e djathte te korruptuar kane filluar diarrene se laku po ngushtohet drejt tyre.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje