Për të kuptuar tanimë se SPAK ka vendosur autoritetin e tij dhe mbi pushtetin politik në Shqipëri, mjaftonte seanca e sotme dëgjimore me kryeprokurorin Dumani, i cili në fakt formalisht ishte thirrur të dëgjohej nga të pandehurit e tij. Bilanci i SPAK, goditjet ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe goditjet ndaj grupeve kriminale, janë një histori e re për drejtësinë shqiptare dhe një gjunjëzim i politikës së lidhur me krimin dhe një drejtësi shërbëtore të tyre.
Por në të njëjtën orë kur Dumani prezantonte këtë bilanc suksesi në Kuvend, një deputet i Kuvendit që arratiset rregullisht sa herë ka gjyq në Gjykatën e Tiranës, arriti të shtyjë për të disa dhjetëra herë, gjyqin ndaj tij në Apel, pasi është dënuar me një vit burg nga Shkalla e Parë.
Ervin Salianji, i cili sapo vjen data e gjyqit, ose arratiset vet, ose arratis avokatin, pastaj rikthehet dhe përpiqet të imitojë prokurorin në Kuvend apo shkallët e partisë, me sa duket nga makthi që i ka krijuar gjyqi. Me siguri mendon se duke imtuar prokurorin dhe duke akuzuar të tjerët, gjykata duhet të bindet në pafajësinë e tij.
Por ajo që tani është shqetësim serioz, është se steka e lartë e SPAK, ka krijuar dy standarde drejtësie në Shqipëri.
Së pari, autoriteti që ka krijuar SPAK dhe drejtësia me të cilën ka ndjekur në shumicën e rasteve çështjet, shfrytëzohet nga disa prokurorë në rrethe, për të vazhduar drejtësinë e vjetër me “autoritet” të ri të SPAK, duke krijuar një autoritet fals jo bazuar mbi dhënien e drejtësisë, por shitjen e saj më shtrenjtë.
E njëjta gjë ndodh dhe në sistemin e gjykatave. Gjyqtarë që kanë kaluar vetingun janë shpesh më brutalë dhe më të padrejtë se kanë qenë më parë, me sa duket nga krijimi i idesë së imunitetit.
Një drejtor i një banke të nivelit të dytë në Tiranë më tregoi dje se si një gjykatëse nga këto që kanë kaluar vetingun në Fier, ka gjobitur bankën 10 milion euro për një spekulim të një klienti me një pronë që nuk donte ta shlyente.
Po kaq neveritëse është shtyrja për pesë vite e një gjyqi në Tiranë ndaj një deputeti, i cili nga një anë thërret për drejtësi e nga ana tjetër fshihet si mi nga drejtësia, sa herë e thërrasin në gjyq.
Shqipëria ka nevojë të unifikojë standardin e drejtësisë. Standardi që po vendos SPAK natyrisht është i lartë, por nëse ai nuk unifikohet dhe bëhet standard i hetimit në Shqipëri, atëherë shqiptarët do të përjetojnë një drejtësi dhe më të padrejte se më parë, pasi disa do përballen me hetime kur kanë të bëjnë me ministra, deputetë apo zyrtarë të lartë, e të tjerë do përballen me gjoba nga prokuroria kur kanë punë me hajdutë lokalë.
Kjo natyrisht ka nevojë për institucione kontrolli mbi drejtësinë, që qytetarët të marrin të njëjtin standard drejtësie si në SPAK, ashtu dhe në Tropojë, Sarandë, Fier apo Dibër. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtën themelore të përballen me një standard drejtësie kudo ku jetojnë.
Nuk mund të kemi drejtësi të re, kur kemi dhe standardin e Dumanit, dhe standardin e Salianjit.
Një fshatar u dënua me një vit burg se ndërtoi një kasolle pa leje..... . Dhe ai u mor në sallën e gjyqit të shkallës të parë dhe u rras në burg...... . Kur u bë gjyqi i apelit, ai e kishte bërë një vit burg dhe u lirua................. . Kjo proçedurë është ndjekur edhe për shkelësa të tjerë të ligjit....... ......... . Mirëpo për Salianjin, megjithëse ai është dënuar me një vit burg, vazhdon të vijë vërdallë, të japë leksione demokracie, të protestojë kundër sistemit të drejtësisë që nuk e rras brenda.... . Çudi!
Çudi?! Aspak, është poshtërsi! "Dy standardi", kur bëhet fjalë për drejtësi, është më i rëndë se vetë padrejtësia. Rasti i fshatarit të treguar më sipër, nuk duhet marrë si fabul, por si fenomen real. Të gjitha këto "padrejtësi" nga drejtësia, kanë kosto sa për atë që vuan padrejtësinë po aq për financat publike, që janë të detyruara të shpërblejnë të dëmtuarit, kur në ndërkohë, gjykatësit lajnë duart si Pon Pilati, me të ashtuquajturin "prezumim i pafajësisë", por luajnë edhe me procedurat e stërholluara, që gjithsesi, edhe ato me "double standard" zbatohe. Veç këto me konstatime nuk rregullohen. Duhet ndërhyrje, sifomos nga Parlanenti që sipas Kushtetutës, është përfaqësues i popullit dhe nga Avokati i Popullit, që nga vetë emri, është avokati i tij.
Nuk e di pse por kjo ankesa jote Mero me duket ca e si e ngutur. Nuk mund te behen gjerat menjehere. Nuk mund te ngrihen standartet, a thua se jane shporta ushqimore qe ndahen ojq-et. Natyrisht qe do kete gjykime dhe vendime te diskutueshme, jo me nivelin e duhur profesional e demokratik, vendime arrogante, te ngutura, me interesa okulte, etj. Por kryesorja ka nisur: ndeshkimi i te paprekshmeve. Vajtja e tyre si Cecoja perballe drejtesise se re, e me rradhe. Duhet te jesh me i duruar. Jam shume dakord me ty kur ngre probleme, madje edhe kur udhezon, se si behet me mire.., por jo ankesa. Te pakten ti. Pasi deri me tani ke treguar nivel te admirueshem intelektual dhe aftesi te nje gazetari profesional.
Ladsi, une s'te kuptova fare se çfare ke ne mendje dhe çfare me thua. A, ne se ben shaka, thuaj: per humor, por Mero ngre nje probleme serioz sa vete egzistenca e shtetit. Shpesh ne i kthehemi "diktatures" per qetesi qe flinim me dere hapur, per ndershmeri, per siguri jete etj. Pse ndodh kjo? Sepse sot s'ka fare drejtesi, emri i ka ngelur, s'ka fare demokraci, eshte fallco, s'ka fare moral, respekt, nder, dinjitet njerezor, por shkaterrohet celula e shoqerise, familja per te prodhuar robot etj etj. Prandaj sistemi drejtesise duhet rregulluar me force nga dikush. Duhet te prese shpata mbi kokat e policit, prokurorit dhe gjykatesit. Po u be kjo, shoqeria do egzistoje dhe nuk do te jete vetem turme pasive. Kjo eshte barazi para ligjit, por fatkeqesi eshte se dhe ligji vehet sipas interesave te atyre qe e perpilojne dhe miratojne.
Nuk eshte faji i Babale kuptohet çdo kush ne vende te Babales do beje te njejte teknike . Faji eshte i gjykates nje leter rekomande per daten e gjyqit nje email gjithe pikave kufitare per mos lejimin e daljes jashte vendit , nje paralajmerim per dhenje vendimi ne mungese te Babales .
Nuk eshte vetem Salianji, edhe Fartmir Mediu po luan te njeten taktike zvarritje.
Tamam,me pike e me presje!Miu i mureve,Babale Salianji e ka bere rruge te fshihet si mi haleje sa here vjen data e gjyqit dhe "arratiset" e futet ne poturet e Sali Berishes!
Qe do hyje tek veni Salianji nuk do mend. E lene jashte zagaret e gjykatesve te nongrates.
Salianji po i jep fytyrën e tij të neveritshme drejtësisë, të paktën të asaj pjese që e toleron pafundësisht, duke na shtyjtur në dyshime për një bashkëpunim mbi bazë korrupsioni ose pikëpamjesh të njëjta për vënien e dtejtësisē në shërbim edhe të halabakëve të politikës.
Gjygjtarja e Apelit qe gjykon mashtruesin Salianji mesa po kuptohet po vepron ne bashkepunim me te derisa te digjen afatet ligjore. Kjo eshte e qarte tani. Sa here Salianji mungon duke sajuar rruge jasht shtetit e raport mjekesor here per vehte e here avokatet kjo gjygjtare e shtyn gjygjin pas nje muaji. Mos duhet denoncuar per ndjekje penale kjo gjygjtare qe na kujton kohet e drejtesise se vjeter ?
Rama e shiti politikën e shqiprisë në Favor te Serbis. Abaz viçi në Favor të serbis Hostoria e serbis ka me shekuj me shkrujt që me ndihmën e shqiptarve u rikthy serbia në Malë të zi dhe në Shqipri me open balkan.
Gjyqi i Salianit eshte nje komedi qe nuk i nderon ata gjyqtare qe e kane.Qe mos te mbeten si barcalete qe te tallen dhe guret e sokakut duhet ti japin drejtim,Me e ndershme do jete te japin doreheqie dhe ta mari nje i afte qe e ben kete pune.Kjo do jet ne dinjitetin e tyre
Salianji është kushuri me Like Floririn, që i ka mësuar këtij BQ së Rithemelimit stilin e ikjes Jashtë Shtetit ca javë a ca muaj, që të shtyrë burgun sa më shumë, ose t'a bëjë si Adriatik Llalla e Arben Ahmetaj. Këto stile i ka skemë Luke Floririt se, dhe Llallën dhe Ahmetajn e këshilloi të ikin e të fshihen Jashtë Shtetit, Llalla në Itali dhe Ahmetaj në Zvicër, në të "shkretën" Zvicër që u jep strehim BANDITËVE të Saliut deri më sot, që janë 11 të njohur si shërbëtorë e deri kriminelë të Sali Berishës dhe një banditi të PS, Ahmetajt.
Shumë e vertet Mero, nukë mundë të quhët reforëm në drejtesise me një SPAK dhe me një Altin Dumanë... Drejtesise duhët të funksjononë edhe për mitë si Saljani por edhe për qytëtarët e thjeshtë ku do në Shqiprie...
Bravo Saljanj,po e dredh bukur. Te lumt. Ne vend qe te vesh ne burg se je denuar nga gjykata,shkon e bene keto peljvanlleqe,nuk paraqjtesh ne gjyq sjkur t'a kesh pronen tened prjvate gjykaten. Ama mos kujto se do shpetosh,nje djte do paraqjtes ne gjykate dhe do shkosh ne burg. Kot lodhesh me keto shmangje. Nuk ke nga ja mban.Qelja te pret.
Boll luajti "Kukamshefthi" Ky Babale pa shtylle Kurrizore.Duhet sa ma pare te perballet me Gjykaten ,pasi po luhet me dy Standarte
Salianji nuk ka asnje faj. Le te talle bythen me gjykaten e Apelit, deri kur te kalojne afatet per procedure. Ndaj gjyqtares se ceshtjes inspektori i larte i drejtesise duhet te mbaje qendrim duke e ndjekur penalisht, sepse ajo ose eshte e blere, ose ka presione. Ndryshe autoriteti i drejtesise, sidomos ne gjykata, po bie per toke.
gjygji ndaj Salianjit nje farse qe Pushteti e luan per te trembur ata qe i nxjerrin bojen! Salianji i tregoi tere wshqiptareve se Ministri i Brendeshem i Rames (ai post-Tahiri i "suksesshem") Fatmir Xhafaj pra, na mbante ate post Ministri me vella te denuar per trafik droge ne Itali. Kete te vertete nuk guxonte Merobazeria e ushqyer te kryeministria ta permendte kurre. Rilindja pra eshte qeverisja e vetme ne glob qe mbante Ministwer te Brendeshem ne detyre me vella trafikant droge te denuar. Ky eshte standarti i Salianjit, nje e vertete qe as vete Fat Xhafaj nuk arriti ta mohoje e u detyrua te dorhiqet pas nje zvarritje te gjate si minister me vella trafikant droge.
ju paska mbushur barkun me buke erjon veliaj o totalitariste robsha vdekshi
Fuck you Argita" Malltezi...pederastet jane ne P.D.i pari Sale Serbi...me rradhe ti kurve qe shkruan Lali ..apo Tao...
Po pse nuk e gjykojn ne mungese?? Po cfar esht ky miu i grigjes qe jan 2 shemtira te shtremt 2 katunar rrugesh.
Tutp gjyqtare turp mazhoranca turp indpektori i drejtesise turp klgj.prokurori tallje me popullin.Bashkepunim i te vjitheve dhe babalja vec shet mend.Kompromise sa kea haram .
Rastet kur qytetar të ndryshëm janë dënuar në mungesë për krime të ndryshme ka plot në Shqipëri.Atëherë pse po tolerohet ky pederasti kaq shumë ? Gjykata në këtë rast është bër një me Babalen duke e shtyrë gjyqin për të kushedi sa të sajtën herë.KLP dhe KLGJ ,ILD nuk duhet t’i tolerojnë këta pocaqi të fshihen si minj.Turp për gjykatësen !