Ka një mënyrë të kuptohet, nëse politika është peng i këtyre bandave që po arrestohen 

20 Maj 2024, 20:17Editorial Mero Baze

Operacioni i madh i SPAK ndaj 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, po mban të mbërthyer opinionin publik për shkak ndjeshmërisë që ngjallin emra të njohur të krimit të arrestuar apo shpallur në kërkim, dhe historitë mizore të tyre kryesisht ndaj njëri- tjetrit.

Ka po ashtu një përpjekje për ta sulmuar politikisht aksionin e SPAK apo për të krijuar idenë e përdorimit politik të bandave nga pushteti apo opozita.

Nga një vështrim i shpejtë i atyre që po botohen dhe që t’i sjellin zorrët tek fyti, shikohet qarte se brenda tyre bandat nuk kanë vepruar me aleancat politike që kanë pasur jashtë, por sipas halleve të tyre.

Ti nuk e dallon dot nëse aleanca e Martinaj me Nokën që i kanë vrarë vëllain, kundër të tjerëve, është aleanca e PS me PD kundër të tjerëve apo halli i tyre.

Por ka një mënyrë për të kuptuar nëse politika është peng i krimit apo jo.

Dhe kjo shikohet nga reagimet politike.

Sali Berisha dhe Ilir Meta po sulmojnë SPAK për operacionin, në vend që ta lavdëronin. Nga një anë thonë se këta kriminelët janë të lidhur me pushtetin dhe me Partinë Socialiste, dhe nga ana tjetër sulmojnë SPAK për operacionin.

Akoma më shumë në një postim të dy ditëve më parë, Berisha akuzonte qeverinë se ka zhdukur Evris Martinaj, dhe pastaj akuzonte SPAK se ka ndihmuar Arben Nokën të arratiset, ndërkohë që Noka dhe Martinaj, sipas SPAK, ishin aleatë kundër pjesës tjetër të bandave.

Kjo tregon që Berisha nuk është i lirë të flasë njësoj për personat në kërkim, por për disa kërkon llogari pse nuk i kanë shpëtuar jetën, e për disa kërkon llogari pse i kanë shpëtuar arrestimit.

Tani nuk e kuptoj pse dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë të mërzitur pse SPAK po arreston gjithë kriminelët e Shqipërisë, meqë thonë se ata janë të Partisë Socialiste. Ata duhet të bëjnë festë për këtë.

Nga ana tjetër socialistët nuk kanë reaguar dhe as kanë bërë komente për emra te veçantë të arrestuar, por vetëm kanë lavdëruar SPAK për operacionin.

Liria e tyre për të mos qenë peng i grupeve kriminale është lajm i mirë, ashtu sikurse pafuqia e Berishës dhe Metës për t’u ndjerë të lirë të gëzohen që arrestohen grupe kriminale ngre pikëpyetje për dhimbjen që atyre u ka shkaktuar ky operacion. Se nuk besoj që bëjnë si të mërzitur, nga droja se mos i takojnë në qeli më vonë. 

13 Komente

  1. M
    MONA

    Ata jane te merzitur dhe te inatosur Mero se pas ketyre bandave jane vete kreu i tyre si Beri dhe Meta.Kjo eshte arresyeja se perse jane te merzitur dhe se dyti duke arestuar ekzekutoret ata kane frike se nuk do binden te tjere nen urdherat e tyre.Pas ketyre nese SPAK vepron seriozisht duhet te arresoje dy kreret e krimit Shqipetar Sali Berishen dhe Ilir Meten.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E hengre Sali e hengre kujdes Zenin

      Per te qene i sinqerte krimi ne Shqiperi eshte amator termat mafioze grupe kriminale jane te ekzagjeruara , eshte krime i mbeshtetur te lidhjet familjare me politiken dhe normale qe politika ka frike pasi jane minje haleje qe nuk kane principe keta kriminel dhe me te ekspozuarit jane Berrisha Metaj dhe lidhjet e tyre familjarekjo eshte dhe nje aresye qe imami i katit te tete qe fale namazin non grata me spiuni me çmimin me te lire 50 lekshin Merat Paloken Noka Baci Shehu ka shume sigurishte dhe nje pjese nga e majta pasi krimi ka punuar me dy krahet por me te spikatur kane qene foltoristet e foltore-nevojtore

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        do zbardhen te gjitha dhe per Liken do te jete lluks sikur te arestohet vetem per korupsion, pra vetem si hajdut. Eshte akoma me e thelle veprimtaria e ketij frymori.

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Një mënyrë është, hetimet e hershme të veprimtarisë së tyre . Zona e Fush Krujës, Laçit, Lezhës etj,kanë qenë në kontrollin e Berishës dhe Metës.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            E ke gabim, Mero djali; fijet e Krimit me Politiken nuk jane prekur; ku i ke kriminelet qe vrane Remzi Hoxhen, 14 pjestaret e Familjes se Fatmir Haklajt, Kosta Trebicken, 4 deshmoret e 21 janarit 2011, 26 viktimat e Gerdecit, Fatmir Xhindin, Sokol Olldashin dhe me tej lista qe ti e di me mire se ne?!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Mirë me mirë, bravo SPAKut. Por të nxitojnë pak me procesin ndaj Sali Berishës, se ja po e lë pinjollen ai. Argita Berisha po na del në TV si CNN, Euronews, a thuajse babai i saj nuk është një vrasës e hajdut i rëndomtë, por një "martir" i demokracisë. Dhe për fat të keq, ka akoma idiotë në vendin tonë që i shkojnë pas. Berisha pas hekurave dhe sekuestrimi i pasurive të paligjshme të familjes së tij, do dobësonte një nga elementët më kriminal në vendin tonë.

              Përgjigjjuni
              1. U
                UÇK

                Rama osht vlleh bothpalam. Qeverine e ka hajdute e te qelbur. I urren shqiptaret. U shofte rraca e tij e ndyre! Servil i Serbis dhe arrogant me shqiptaret. Po i vjen ngordhja asnje nuk e do me ne shqiperi. Po nuk na zhben dot o fare e keqe. Rrofte Albin Kurti! Poshte cifuti Ramovic.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zot fali zagaret !

                  UÇK ta ............

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kristac Heroinaj

                  Hcristacovici e ka KRYQIN e Brankoviceve Njemanjiqeve Rankoviceve Marka Gjonit-( republiken e miredites - sllavo ortodokse- Vatikaneze) Alexander Karagjorgjeviqeve Vuciceve Vulineve te vjertun ne qafe dhe gene- gjake!! Ky i biri i Hristacovicit eshte kanceri i Shqipetarise- Kosoves!! Ky qene bire shkine dhe vllau bratuqeri Vucici E Nanoset Majkoset Kloset dhe disa langoje UDB ne Kosove si Baton Stanisici e Berat Buzhalovici duhet denuare per tradhti komtare nga GJYKATA.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lezbiku ymer

                    O mero PO ti Kur do martohesh me lali euro ose me e maznikun? Do Jeni cift perfekt

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lezbiku ymer

                      O mero PO ti Kur do martohesh me lali euro ose me e maznikun? Do Jeni cift perfekt

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        T

                        Po ka nje.menyre. Vec shiko. Si 13 veta u.larguan nga shqiperia pak.dite.para arrestimit. Apo dhe.ktu berisha e.meta e.kane fajin. Mut.rama,e.kak berisha,shurre meta e.felliqsire. ti mero qe.mbron nje.pale. te.krimit. Se.te ne dhe.krimi. ndahet.majtas djathtas...

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati idealist

                          UÇK dhe ti që shkruan me pseudonimin Kristac heroinaj jeni të dy derr injorantësh.Mësoni të shkruani shqip sepse i ngatërroni shkronjat latine të shqipes me ato të sërbishtes që keni mësuar në shkollë,pastaj merruni me politikë,e cila është peshë që nuk ua mban kurrizi.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje