“E drejta” për të vrarë si demokrat  

14 Maj 2024, 20:21Editorial Mero Baze

Nëse një vrasës polici është fotografuar me një deputet në një fushatë elektorale, nuk është e thënë që deputeti të jetë doemos i përzier me atë kriminel.

Ka shumë raste që tipa të tillë u ngjiten deputetëve apo figurave publike për t’u fotografuar dhe për të forcuar statusin e tyre publik.

Rasti i Luan Baçit nuk do t'ia vlente të komentohej më gjatë nëse nuk do të kishte folur vetë deputeti Baçi.

Por deklarata e deputetit Baçi, është e rëndë.

Ai jo vetëm që e njeh autorin, por vë baste se ai është dhe njeri i mirë, i ndershëm, familjar dhe mbi të gjitha demokrat.

Gati gati sa nuk thoshte që falë këtyre cilësive, ai ka të drejtë dhe të vrasë. Madje shtonte se dhe babai i tij dhe familja janë demokrate, ndërkohë që ne media ka lajme se disa prej tyre janë të dënuar për vrasje.

Dhe është interesante se si deputeti nuk shpreh asnjë keqardhje për policin e vrarë, por vetëm fjalë të mira për vrasësin.

Kjo ka dy shpjegime.

I pari është që Luan Baçi si deputet, është peng tek vrasësi dhe rrethi i tij familjar dhe nuk guxon të distancohet prej tyre as pasi ai ka bërë një gjëmë publike kundër një polici në krye të detyrës, thuajse pa shkak.

Kjo pastaj i shpjegon të gjitha lavdërimet e tij për vrasësin, vlerësimet e tij superiore si “familjar” demokrat etj.

Dhe si një deputet i opozitës me një varësi kaq të madhe nga një vrasës ordiner, ai tregon se opozita ka përfunduar të shpresojë tek klane kriminale, të dëshpëruara, që nuk kanë çfarë humbasin.

Shpjegimi i dytë është dhe më i rëndë. Këta janë gati të amnistojnë apo t’i dalin zot gjithkujt që vret një polic apo figurë shtetërore, me shpresë se kështu mund të ngjallin terror. Ky në të vërtetë është stili i Berishës, i cili kurrë nuk implikohet direkt në urdhërim vrasjesh apo dhunimesh, por u del zot kriminelëve që e bëjnë këtë më pas.

Unë besoj se zoti Baçi i përket më shumë skenarit të parë, që nuk guxon të distancohet nga vrasësi për shkak të lidhjeve me të. Ky është version dhe më i thjeshtë për t’u kuptuar nga vet Baçi. Nuk besoj se ai është i sofistikuar sa Berisha dhe ta ketë mbajtur atë qëndrim i motivuar nga nevoja për të inkurajuar vrasje të figurave shtetërore si një lloj terrorizmi politik.

Ndaj në këtë rast më shumë se sa dhimbja për një polic të vrarë kot, pa asnjë motiv, duhet të na shqetësojë pafuqia e politikës për t’u ndarë nga krimi dhe kur lidhja është flagrante. Të paktën këta socialistët nuk mbrojnë as njëri- tjetrin kur i kap ligji, e jo më vrasës ordinerë.

Rasti i deputetit Baçi, që flet për kriminelin sikur të ishte Avni Rustemi, duke theksuar se mbi të gjitha ai është “demokrat i shkëlqyer”, është tregues i pafuqisë politike të opozitës, e cila nga një anë tenton të akuzojë qeverinë për lidhje me krimin dhe vet i del zot dhe një krimineli ordiner, vetëm se është demokrat. Mendo sikur vrasësi ta kishte dhe emrin Luan, sa i fortë do dukej.

41 Komente

  1. M
    Myzeqari

    Pastaj thonë pse populli nuk i voton demokratët........... . Po ti thuash një vrasësi se është njeri i ndershëm, çfarë vote i kërkon ti popullit........... . Po mirë supozojmë se nuk ndodhi vrasja........... . Ky 23 vjeçar që qarkullon me pistoletë në brez , i ndershëm është?...................................................................... . PD në Fier, është mbështetur tek rrugeçërit e lagjeve dhe fshatrave si dhe tek kosovarët, të cilët urrehen në Fier, për pushtimin me forcë të pronave të Myzeqarëve, sherreve dhe vrasjeve që ata kanë bërë................... . Prandaj themi se Edi Ramës i ka rënë telebingo............ . Sepse ka një opozitë jo vetëm të PS por opozitë të popullit.

    1. .
      ...

      Çfarë bëhët kështuë? Si ka munsie që një deputet, a po Kush do që të jetë, duhët që të jetë e pa munshme që ti dalin në mbrojtje një vrasi terrorist. Turp tupri

    2. C
      Cfurku

      Luan gjeja e pare qe duhet te beni tani qe si parti kini rene ne grope, duhet te reshtni se germuar. Apo mos vall do t'ja beni me te thelle grope Saliut dhe partise qe mos tu duket ne histori as vula?

      1. H
        Haka Tekizoti

        Reagimi i Baçit tregon edhe që ai vetë është fundërine, që përputhet plotësisht me modelin e të zgjedhurve të Berishës.

        1. M
          Mokrari

          Po te ishte polici i vrare vellai i ketij KOLLOVARIT nga Fieri do thoshte qe vrasesi i vallajit tij eshte DEMOKRAT I SHKELQYER.???????.?‽ Kollovari kollovar ngelet,te beje qelepir leket qe i ka dhene Sala per ti pastruar u shofte farra e keqe e ketyre lloj deputeteve.

          1. F
            Fund maskarenjeve

            Inshalla! Pas ketij lajmi te mos ja shofim fytyren ketij tipi te dobet dhe hileqar! Pervecse kur ta therras SPAK per investimet e tij ne Fier e Vlore me burim kryetar pp I pd dhe deputet ne legjistrature e fundit! Sekuestro edhe ketij tipi te peshtire!

            1. E
              ENTSOE

              Mero, vrasesi Luan Baci e Ka emerin. Kjo nuk diskutohet dhe prekuroria SPAK do ta vertetoi shpejt!!!

              1. C
                Cubi

                Një pyetje kam. Çfarë kemi parë nga 30 e ca vjet nga kjo organizatë kriminale????????? Vetëm vrasje zhdukje nga më makabret. Po sthon kot që politika është prosti se në të kundërt kjo parti fashiste duhet të ishte jashtë ligjit. Aty në atë fole me emrin Shqupi janë strehuar ish gjakataret dhe sigurimsat kohës së shkuar,ish agjenturat dhe antikombëtaret.

                1. C
                  Cubi

                  Një pyetje kam. Çfarë kemi parë nga 30 e ca vjet nga kjo organizatë kriminale????????? Vetëm vrasje zhdukje nga më makabret. Po sthon kot që politika është prosti se në të kundërt kjo parti fashiste duhet të ishte jashtë ligjit. Aty në atë fole me emrin Shqupi janë strehuar ish gjakataret dhe sigurimsat kohës së shkuar,ish agjenturat dhe antikombëtaret.

                  1. G
                    Gazeta

                    Shtet plehre me kryeminister e minister sharlatane. Vritet polici dhe asnje deklarate as nga kryeministri dhe as nga presidenti i vendit. Sido qe te jet ishte polic me uniforme dhe ne momentin qe vesh uniformen eshte ne detyre. Asnje fjale, po ti ishte vrare demokrati nga polici do ta kishin mallkuar 100 here e do ti shkonin per kafe ne shtepi.. Dhe me pas titullin deshmore, emra rrugesh dhe pension babes.. Prandaj nuk behet kurre shtet Shqiperia se shteti te shet.

                    1. N
                      Na mbyten bolet

                      Ore ti me kete pseudo pse je kaq rrote karri kjo eshte ceshtja! Po po ti beje edhe funeralin pa leke oregomar qe rron kot ne kete toke po sikur te gjitha vrasjeve kryeministri te ishte prononcuar atehere sdo ishte kryeminister por pastor ka rregulla koqe ishte nje thjesht dhe pa uniforme i vrare per aresye banale dhe jo duke bere detyren kuptoj gjerat rrote karri.

                    2. M
                      Me Baçi dhe Baçuket duhet prokuroria te meret .

                      Ky vrases ishte pjese e grupit qe terrorizonte njerzit ne fushate elektorale duke i ndaluar ne rruge kontrollonin makinat nje lloje milicie brenda shtetit . Duhet qe rasti Elbasanit dhe ky i Fierit nuk duhet konsideruar si vrasje te thjeshta as per shkake te nje konflikti te çastit por eshte me e thelle eshte nje strukture milicesh talibanesh e ndertuar nga Lulzim Basha , Gazment Bardhi ndoshta dhe ky Baçi dhe ky miush politike eshte i detyruar te prononcohet ne kete menyre , ndryshe krimineli i nxjere skemen e rreprezaljeve para zgjedhore , prokuroria si ne rastin e Elbasanit dhe Fierit duhet ti hetoje ngjarjet ne thellesi . - Jam i bindur qe viktima njihesh me vrasesin dhe vrasesi e ka ditur qe viktima ka qene kundershtar ne bondje politike . Baçi dhe Baçuket e tjere jane te detyruar te mbrojne krimin pasi jane dirigjentet e krimit te zhytur ne krime.

                      1. A
                        Al Milladin Bin Zajeb Rama

                        Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, pas manifestimit patriotik të Athinës, iu rikthye veprave anti-kombëtare të tij të pashmangshme. Deklaroi me mburrje se do të sjellë Filipinas për të zevendësuar shqiptarët, që ai vetë me politikat e tij anti-shqiptare të tipit të Çubrilloviçit i ka përzënë nga Shqipëria. Politikat demografike janë alfa e punës e çdo qeverie në botë, sepse shteti bazohet në dy elementë të patjetërsueshëm: - Territorin dhe popullsinë. Një territor i zbrasët nuk quhet komb, nuk ka as shtet. Një popullsi pa territor është një komunitet pa identitet. Nëse p.sh në Kosovë nuk do të jetonin shqiptarët, por serbët, atëherë nuk do të kishte as Rambuje, as Grup Kontakti, as bombardime të NATO-s kundër Serbisë, as çlirim të Kosovës (12 qershor 1999), as pavarësi të Kosovës (17 shkurt 2008), pra as shtet dhe institucione të një Kosovë të pavarur. Nëse Shqipëria do të ishte e banuar me filipinas, sot nuk do të kishim një personalitet të flamurit, si Ismail Qemali, as një Isa Boletin që ta puthte flamurin shqiptar. Por mbas 112 viteve shtet i pavarur, në sajë të politikave anti-kombëtare të Edi Ramës ia arritëm edhe kësaj ditë. – Sot qeveria shqiptare I zevendëson shqiptarët në vëndin e vet me filipinas, me indianë dhe aziatikë të tjerë. Ndërkohë shqiptarët duhet të dinë se edhe marrëveshja me Melonin për ngritjen e kampeve të refugjatëve fillimisht në Lëzhë e në Shëngjin dhe më vonë në të gjith veriun e Shqipërisë, është pjesë e programit politik të kryeministrit të Shqipërisë për ta zhbërë kombin shqiptar. Fillimisht veriun e vendit, atë pjesë ku familja, tradita dhe kombi vlerësohen më shumë se kudo. Parimi: - T’ia nisim nga e vështira, për ta lehtësuar punën më pas në jug të Shqipërisë. Manifestimi i Athinës të dielën e shkuar ishte më së paku preludi i kësaj maskarade anti-kombëtare të kryeministrit shqiptar. Ishte maska e përpjekjeve për shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët dhe zevendësimin e tyre me filipinas dhe raca të tjera të globit. Kjo është arsyeja pse në Athinë politika, media dhe madje opinioni publik ishin të qetë dhe të patrazuar për “trazavaqin”, Edi Rama. Me siguri që ata janë lajmëruar për konspiracionin e atij manifestimi për të fshehur veprën e shpopullimit të Shqipërisë. Ndërsa Beogradi bën festë për këtë vepër anti-shqiptare të pashëmbullt në histori të Edi Ramës. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët i kanë rezistuar përpjekjeve për shpopullim gjatë mijëra vjeçarëve e sidomos nga mesjeta e deri më sot. U përpoqën serbët e Stefan Dushanit ta ndryshojnë hartën politike në favor të asaj perandorie. Madje ata u ndërruan emrat toponimeve shqiptare deri në Bistricën e Sarandës, Çorovodën e Skraparit e Novoselën e Vlorës, por nuk ia arritën ta asimilojnë elementin shqiptar në këto territore. U përpoqën shumë armiq të tjerë, veçmas dhe sërishmi serbët, që ta asimilojnë Kosovën dhe trevat e tjera në ish-Jugosllavi, por nuk ia arritën dot. Ish-kryeministri më jetëgjatë i Serbisë dhe Jugosllavisë, Nikolla Pashiç, thoshte më 1913 se “Ne do të përpiqemi që shqiptarët t’i asimilojmë. Nëse nuk do të duan të asimilohen, atëherë ne do t’i dëbojmë. Dhe nëse nuk do të duan të dëbohen, atëherë ne do t’i asgjësojmë”! Ndërkohë që asimilimi dhe dëbimi janë pjesë e politikave të asgjësimit asgjësimi. Këtë po bën Edi Rama. Ai nuk ka nevojë t’i asgjësojë shqiptarë. Po asgjëson shqiptarinë. Të njëjtën gjë planifikoi në memorandumin e tij të 7 marsit 1937 akademiku serb, Vasa Çubrilloviç. Në atë memorandum janë shprehur të gjitha aspektet e programit serb të shpopullimit të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare nga elementi shqiptar. Madje thuhet se duke i paguar politikanët shqiptarë në Tiranë, mundet që në këto përpjekje të shpopullimit të marrin pjesë edhe ata. A është Edi Rama ai që bën pjesë në grupin e shqiptarëve, për të cilët Vasa Çubrilloviç besonte se, duke i paguar do të bëhen pjesë e shpopullimit të trojeve shqiptare nga shqiptarët?! Me përgjegjësinë e një njeriu që kupton efektet e tmerrshme të shkombëtarizimit të kësaj politike, i bëj thirrje çdo shqiptari që më së pari të refuzojë e të sakrifikojë, për të mosu larguar nga Shqipëria, së paku derisa të kalojë ky rrezik i tmerrshëm për kombin tonë. Ndërkohë dua të ve në dukje se është koha e fundit, kur mund ta shpëtojmë Shqipërinë nga një bandë dhe nga një bandit anti-shqiptar si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama! Ngrihuni, mos rrini asnjë minutë! Mos bëni gjumë të rehatshëm, sepse nesër nuk do të kemi asgjë tonën, as atdhe, as familje, as integritet, dinjitet, as emër dhe personalitet. Do të shndërrohemi në qenie, të cilat thjesht marrin frymë dhe e shumta mund t’i gëzohemi thjesht valevitjes së flamurit shqiptar, por asgjë më shumë! Ngrihuni dhe nëse Edi Rama refuzon të ikë e të na lerë të qetë në atdheun tonë, atëherë ta përzemë me çdo mjet. Atdheu dhe kombi vlejnë miliona herë më shumë se çdo njëri prej nesh, më shumë edhe se kryeministri i Shqipërisë, në rastin e sotëm, Edi Rama!

                        1. S
                          Skollo u rafte trollave te Sales

                          Aaaaa pidhat e motres, trollat e Sales, sa here qe s’keni argumente e kaloni muhabetin te shqiptaria, gjenocidi, serbia, e mbani nje bombe me parulla skuthe sa here qe doni me nderru teme. Ketu lart flitet per vrasjen e punonjesit te policise, ti putane hedh fishekzjarre per zhurme. Putane burre Sala, putane ti, trolli qe ke shkrujt ketu lart

                          1. G
                            Gazetari

                            Ti "gazeta" me siguri je ndonje dobic i kamufluar si patriot. Une nuk jam ndonje mbeshtetes i math i Rames, por me vjen keq per shkrimin tend qe behet me qellime diversioni. Ke shkruar shume gjate, por nuk ke thene te verteten dhe shume here genjen. Qe te mos bej edhe une nje "gazete" si puna jote, po theksoj se rasti i Cubrilloviqit qe permend ti nuk i shkon per shtat Rames me shume se sa Saliut. Rama nuk ben dallime midis krahinave dhe formes se kokes qe shqiptaret e kane sipas krahinave, sic bente Cubrilloviqi ku pelqente vetem koken simpatike serbe. Tipike per kete ngjashmeri ka qene Sala qe koken e vlonjateve tere kripe e urrente dhe pelqente vetem koken me cepa te "malokeve". Nqs ka diskrimin sot ne Shqiperi ai eshte per te gjithe, qe eshte rezultat i zhvillimit te pamjaftueshem te Shqiperise. Ne kohen e Sales, vec diskriminimit te pergjithshem te shqipaterve qe vinte nga prapambetja ekonomike, per jugun dhe vecanerisht per Vloren ekzistonte diskriminim rracor brenda te njejtes rrace! E evidentoj kete qe te spjegoj se ishte Sala dhe ndoshta eshte edhe sot me teorine qe vlonjatet duhet te cfarosen njelloj sic ishte per Cubrilloviqin teoria e cfarosjes se shqipaterve...

                          2. M
                            Mihongsh Tetria

                            A mund të bënte dot më shumë keq, Edi Rama. Sepse më dëm që po bën nuk ka mundësi. Pas një takimi të Macron me Vuçiqin, me një urgjencë të madhe Macron thërret Edi Ramën në një takim dhe vendos këtë çështjen e Asociacionit. Bashkëpunimi i ngushtë me Vuçiq ka qenë më vite, është në agjendën e tyre afatgjatë dhe fatkeqësisht po bëhet justifikues i situatës dhe i luftës që ka Serbia me Kosovën.

                            1. K
                              Kolegu i SPAK-ut

                              Me këtë shkrim e meriton përfundimisht emrin Mero gëlbaza

                              1. B
                                Bob tironci

                                Edhe ti koleg mos harro te shkosh dhe te pish shurren qe bo Sali kari nga ballkoni per ju mjerane yyyyyy pisat e mutit se na ndyte tironen ju qifsha rracen

                              2. P
                                Prec Ulaj

                                Kush ka nji gram,gen shqiptari ai sot duhet ta kuptoj tragjedin qe po na e pergadit ky shkizofren i droguar Ramut Vuqiqi se bashku me serbaqken ruse dhe cionistin peder soros. Hej shqiptar na tjeter sot ne mediumet shqiptare per here te pare nataliteti ma i vogel se mortaliteti,KUGA E BARDHE ka arrijt ne shqipnin vitale,rinore fale ketij tradhtari zuzkuq,fashist,sllavoserb,qen bir qeni.

                                1. D
                                  Deda

                                  O Preç Ulaj , o malok i trashë , ti t'ja hash Ramës atë që bën çdo mëngjez .

                                2. L
                                  Lola

                                  Pse se thua troq, Rama gelltite parate e Rusise Serbise dhe Greqise per ta zhduke kombin Shqiptar nje her e mire. !!!

                                  1. T
                                    Troq

                                    Lola , po ta them "troq" : ha mut , ha .

                                    1. T
                                      Troq

                                      O Lola , ha mut , ha .

                                      1. L
                                        Lola Lila Luli Sali

                                        Troq ? Çfare gjuhe eshte haaa analfabete qe komentojne ...

                                        1. .
                                          .......

                                          Lola te hash mut edhe ta kesh haram

                                        2. S
                                          Sufllaqe falas

                                          O mero po per policin me 22 lokale 10 apartmente vila etj asnje fjalë?? Po bën 1 çarçaf për një psikopat që vret dike per 1 parakalim Ai nuk vrau në polic vrau një njeri familjar të ri s'ka asnjë rëndësi profesioni

                                          1. S
                                            Sufllaqe foltore-nevojtore

                                            Sufllaqe je nga truri ... haaa cfare beri interneti i jep hapsire dhe budalkait te komentoje

                                          2. L
                                            Lum Rama qe ka Foltoren ne opozite, fat i madh

                                            Nongrata, Bardhi, Noka, Gjekmarkaj, Kolaja, Baci etj jane i njejti takem - pa intelekt, hajduter, vellezer te serbeve, spiune ose vijne nga familje te degjeneruara spiunesh, etj etj.

                                            1. T
                                              Tomor Al ..izoti

                                              Une mendoj se Luan Baci eshte modeli i Gaz Bardhit dhe disa politikaneve te tjere te Foltores se Saliut , te cilet ne skuadronet e famshme te mbrojtjes se votes , ne zgjedhjet e vitit 2021, aktivizuan edhe elemente te tille te inkriminuar , si rasti i i badigardit te Gazmentit ne Elbasan . Rasti i badigardit te Luanit te Myzeqese eshte i dyti dhe me ben te gjykoj qe keta jane pjesa me e inkriminuar e Foltores , te etur per pushtet , te cilet Saliu me shoke i kane perdor si mish per top ne fushatat elektorale . Keshtu qe Baçi foli me shume per nje familje te mire demokrati , se sa per krimin qe beri familiari tyre kriminel .

                                              1. a
                                                asgje nuk kalon pa u ndeshkuar

                                                Ky pusht-Shtet Rama vrau me 8 dhjetor 2020 ne Diten e Rinise te riun Klodian Rasha pas shpine duke e ndjekur per shtepi e per turpin e tij e te mediave sahanlepirese shperndau dhe lajmin se "prane ju gjend nje arme" kur me pas doli qe nuk ishte aspak e vertete. Krimi u krye nga nje patronazhist i veshur polic si shume te tjere. Per ate Krim Shteteror Merobazeria nuk u ndie atehere, kafshoi gjuhen dhe beri nje Editorial kunder Albin Kurtit...

                                                1. D
                                                  Deda

                                                  D.m.th. Rama paska vrarë Klodian Rashën .....ja që mësuam edhe një të fshehtë , që nuk e dinim deri më sot ..... Si nuk të ha mortja , more karë , për këto që shkruan ?

                                                  1. D
                                                    Deda

                                                    D.m.th. Rama paska vrarë Klodian Rashën .....ja që mësuam edhe një të fshehtë , që nuk e dinim deri më sot ..... Si nuk të ha mortja , more karë , për këto që shkruan ?

                                                    1. D
                                                      Deda

                                                      D.m.th. Rama paska vrarë Klodian Rashën .....ja që mësuam edhe një të fshehtë , që nuk e dinim deri më sot ..... Si nuk të ha mortja , more karë , për këto që shkruan ?

                                                      1. E
                                                        Edi

                                                        Deda qenke DEDE fare mor qyq - lexo mire or kaqol - As kaq gje nuk kupto ; eshte pushteti Rama o 3 here trap me 3 here nje koment.

                                                    2. n
                                                      nazmi

                                                      Luan Baci vidhte ne supermarketin ku punonte ne Greqi dhe e perzune nga puna. Erdhi ne Shqiperi u be deputet. Cfar prisni ju nga ky?

                                                      1. T
                                                        Trotski

                                                        Turp per komentuesit qe nuk japin ngushellim per Policin e vrare.Luan Baçi e tregoi veten njesoj si Gaz Surrat Bytha ne Elbasan ,qe jane te lidhur me kriminele ,qe i perdorin per "Revolucionin" e Sali Kermes.ta vene vath ne vesh se sa e shikojne Pi,ken e Mizes aq do te shohin Pushtetin .Populli shqiptar e ka ndare mendjen se ke do te votoje.Zagare te PD jeni letyra kuterbuese.

                                                        1. S
                                                          Shkembi

                                                          E gjithe kjo tragjedi shqiptare eshte paaftesi e drejtesise, per te mos thene bashkepunim i ngushte i saj me krimin. Kur shteti i vritet polici si te ish mize kali, mendoni sa I pambrojtur eshte jeta e shqiptarit. Di gje Rama, Balla e Rrulbullaku per kete katrahure qe po merr jete njerezish???!!!

                                                          1. P
                                                            Pusht-shtet (Ko)Doshesh

                                                            Edi Rama solli ne salle te Kuvendit Tom Dosherine si Ligjevenes me Precedente penale...apo i keni harru ato Mark Frroket, Arben Ndoket, Armando Prenget e tjere cuba me precedent penale. Pastaj u detyru te pranoje Ligj per Dekriminalizim te Parlamentit ( si i vetmi vend qe eshte detyruar ta beje per ti nxjerre jashte Parlamentit - hapu dhe e fute brenda) vetem pas presionit nderkombetar (!)

                                                            1. K
                                                              Kosta

                                                              Mendova per nje moment aludimin Tuaj qe sikur ky kriminel ta kishte emrin Luan dhe perfundimi me del qe ne nje rqst te tille ai do ishte minimumi deputet i PD se,si ky lapanjozi tjeter.A thua qe te gjithe ata qe kane marre pjese ose nxitur vrasje sot jane te devotshem per te qene deputet ne prlament si puna e Gaz qorrit ,ku fatkeqeshit per ironi kqne dhe imunitet.Rrofte dhjemokracia .

                                                              1. a
                                                                aSPAK personale

                                                                Nderkohe zevendesja e Rames Bella Ballukja thirret ne SPAK ku merr garanci te plote se do ta lajmerojne paraprakisht kur duhet te ike andej nga ka ikur paraardhesi i saj Ahmetaj.

                                                                1. A
                                                                  Aspak non grata

                                                                  Haaa debil pse po te theritesh ne SPAK je suspecte ? Na mb,ten komunistet e non grates

                                                                Lini një Përgjigje