Kush do ta votojë reformën e re antikorrupsion? 

9 Maj 2024, 20:27Editorial Mero Baze

Propozimi i dy ditëve më parë nga kryeministri Edi Rama për një reformë të re antikorrupsion në administratën e shtetit shqiptar, u prit me mosbesim nga aktorët e përçarë të opozitës dhe me një reagim pozitiv nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Njësoj si me Reformën në Drejtësi, e cila u fut në shtratin e vet të saj kur mori mbështetje perëndimore, dhe reforma antikorrupsion ka shenja se do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Por ndryshe nga Reforma në Drejtësi, kur palët ishin të qarta dhe opozita e bashkuar, problemi që do të hasë reforma antikorrupsion është se ajo do të duhet të mbështetet nga ata që akuzohen për korrupsion.

Ky problem kur u miratua Reforma në Drejtësi ekzistonte, por në mendjen e secilit politikan shqiptar ishte ideja, se pasi të miratohet, do ta kenë nën kontroll.

Koha tregoi se nuk e morën dot nën kontroll, por u kthyen në viktima të saj.

Sot dhjetëra politikanë të lartë socialistë janë nën akuzë, ndërsa Sali Berisha dhe Ilir Meta nën hetim për korrupsion.

Kjo e ka përçarë opozitën dhe po krijon frontin e rezistencës kundër Reformës në Drejtësi.

Në këto kushte, shumica në pushtet nuk e ka shumë të qartë adresën se në çfarë adrese duhet ta dërgojë kërkesën për mbështetje politike ndaj reformës antikorrupsion.

E sigurtë është se nëse SHBA dhe më pas BE hyjnë në këtë betejë, Parlamenti nuk do të ndahet më në opozitë apo qeveri, por një front anti-korrupsion dhe një front anti-reformë në drejtësi.

E thënë më qartë, do të kemi deputetë që do të duhet të votojnë reformën antikorrupsion dhe deputetë që do mbajnë veshur bluzat “Lironi Sali Berishën”, apo “Lironi Ilir Metën”, dhe do votojnë kundër.

Nëse shumica në pushtet e shtyn deri në atë pikë diferencimin brenda opozitës, atëherë ka shanse t’i japë vendit një reforme, e cila do të jetë gur themeli për anëtarësimin në BE. 

Nëse Reforma në Drejtësi na hapi dyert e vendit kandidat për në BE, kjo reforme krijon sigurinë dhe besueshmërinë e administratës për një vend anëtar të BE. 

Por ky Parlament nuk e miraton atë. Edi Rama e ka të qartë këtë histori. Po ashtu dhe SHBA. Askush prej tyre nuk do t’iu shtrijë dorën Berishës apo Metës për t’i marrë votën antikorrupsion dy njerëzve që po hetohen për korrupsion.

Beteja bëhet për Parlamentin e ri pas këtyre zgjedhjeve.

Dhe që ky Parlament të mos jetë peng i atyre që janë viktimë të reformës në drejtësi, është mirë që drejtësia e re të mos prodhojë vetëm viktima dhe të na i lërë nëpër këmbë, por t’i pastrojë nga politika, duke mos qenë pjesë e Parlamentit të ri.

Deri atëherë ka kohë të qartësohet dhe projekti i kësaj reforme dhe mbi të gjitha opozita dhe shumica që i duhet Parlamentit për ta miratuar atë.

23 Komente

  1. L
    L.Xh

    E ke mirë këtë që thua o Mero, për Drejtësinë, që t’na i heqë nga rruga, halètë e këtijë vëndi Sali Berishë e Ilir Metaj, por duhet thënë me forcë se, këtu, jo pa përgjegjësi janë edhe nderkombëtarët, të cilët, në një krah formalisht janë kundere këtyre monstrave, në prapaskenë japin e marrin me këto yrrnek modele, mbasi nuk ka spiegim që Sali Berisha e Ilir Metaj, të tallin bythën me SPAK e kush ka bërë SPAKUN, me perëndimorë e atlantikë bashkë. Kjo nuk suportohet, prandaj njerëzit kanë filluar e flasin jo pak, për këto pisllëqe minuese nga disa rryma të nderkombëtareve, që duan që në këtë vënd, mos të ketë qetesi,,por rrëmujë, korupsion të,pa goditur dhe vënd ku të mbizotërojë kaosi e rrumpalla.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këtu janë sulur të gjithë te vjedhja e plaçkitja

      Nuk është problemi kush do t'a firmos,por problem është kush do t'a zbatoj. Edhe për spak i kapën për veshi dhe e firmosën,por krimineli Sali e quan skap,populli e quan aspak se po tallet Saliu me Ilirin dhe hajdutët e Saliut po na dalin të ndershëm,hajdutët e Ramës vazhdojnë të bëjnë kërdinë

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Thotë Baze: "...problemi që do të hasë reforma antikorrupsion është se ajo do të duhet të mbështetet nga ata që akuzohen për korrupsion." Në fakt, ky nuk përbën pikën e problemit. Ku e mbështes këtë?Reforma në drejtësi mori 140 vota në parlament pasi asnjë deputet nuk mund të deklaronte se është kundër drejtësisë. Edhe reforma kundër korrupsionit nëse votohet përsëri kishte për të patur 140 vota. Kjo për arsyen se pjesa e korruptuar në përbërje të deputetëve do t'a votonte pa tjetër, për të treguar se nuk janë të korruptuar. Pra, situata kish për të qënë e njëjtë si për reformën në drejtësi. Por një votim për këtë reformë as që mund të mendohet se do ndodhë. Kjo hidhet si ide nga Edi Rama vetëm për arsye elektorale. Së pari, për të thënë se ai është thellësisht i interesuar për një reformë që më shumë do të prekte atë si parti dhe jo opozitën. Pra, luftën kundër korrupsionit do t'a bëjë kalë betejë ai vetë, me shpresën se do të korrte rezultat duke kërkuar përsëri besimin e atyre socialistëve që janë zhgënjyer nga bëmat gjatë qeverisjes së tij. Por më kryesorja, kërkon të vërë në kurth opozitën, duke shfrytëzuar qënien para drejtësisë të drejtuesit të saj. Është për këtë arsye që Berisha do të rrijë i izoluar të paktën derisa të përfundonin zgjedhjet. Nëse opozitarët do të bënin kalë betejë lirimin e liderit të tyre, atëhere humbja e tyre kish për të qënë e sigurtë, kjo sepse në sytë e opinionit publik po mbronin një të korruptuar. Ky është kurthi ku, siç po tregojnë gjasat, ka për të rënë opozita. Po ashtu, gjatë gjithë këtij viti, propagandistët e PS do të trumbetojnë faktin, se opozita po pengon reformën antikorrupsion duke mos lejuar kalimin e saj në parlament, kur ata që nuk duan të shkojë kjo reformë në parlament janë vetë socialistët. Edhe sikur t'a çonin për të votuar, atëhere opozita përsëri po t'a votonte, do bënte që socialistët t'a paraqisnin si fitore politike të tyre, njëjtë siç bëjnë me reformën në drejtësi. Vërtetë, ngado që të rrotullohet, këtë radhë opozita ka për të rënë në kurth të plotë, duket sikur po luhet Dam dhe fituesi ja ka bërë me çelaz. Politikë vërtetë e djallëzuar, por në fund të fundit është politikë. Duhet vënë në dukje se piketat e para të kësaj politike bëhen të qarta në këtë kryeartikull nga zoti Baze, një mbështetës i qartë i mazhorancës socialiste. Mos hedhja në votim para zgjedhjeve të përgjithëshme nga socialistët fillon që në këtë artikull të bëjë shkaktare opozitën. Situata është pothuaj identike me reformën e emigracionit në SHBA. Të dy palët e shfrytëzojë për politikë dhe kurrë nuk e çojnë për zgjidhje në Kongres. Duket sikur Rama po përdor problemin më madhor në këtë vënd, korrupsionin, por që ka për të qënë i prezente për aq kohë sa do të ekzistojë si fenomen, ashtu siç amerikanët përdorin emigracionin e paligjshëm për politikë, për aq kohë sa dhe ky ka për të qënë prezente si fenomen në jetën e vëndit.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fiqiri Dine

        Gjergj Fishta moti e ka thanë: "Uh! Evropë, ti kurva e motit! Që i re mohit, besës së Zotit! Po, á ky asht sheji i qytetnisë? Me da token e Shqypnisë, Për me mbajt klyshtë e Rusisë?" Nuk ka ndryshuar Evropa, është e njejta! Për fat të mirë ka njerëz në Parlamentin evropian e në forume tjera që e njohin Albinin dhe Vuçiqin dhe po e ngrisin zërin e po e kundërshtojnë politikën filoserbe të disa shteteve të forta! Kosova është shtet i vogël, andaj mendojnë ta nënshtrojnë! Nuk lëshon pe Albini, kanë kaluar politikat e nështrimit para ndërkombëtarëve. Nonen n'pidh Kristac vllehut.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mihal Monka

          Exakt Edi Rama ka dore ne pegimin e pranimit te Kosoves ne Keshillin e Evropes. Mos harroni vllazen shqipetar se Rama e Vucici i than Makronit per KiE me kushtzu me asocacionin ,e dinte qe Albini nuk pranon kjo asht mase 100% kur shqipria lobon kundrej qa po lypim nga Europa rraspi. Edhe per liberalizim te vizave pat intervenu te Macroni qe mos te behen at vit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Po o mihal muti po, te dhjefsha logjiken e gomarit qe ke. Po kush e pjerdh Ramen per kosoven o idjot. Hapi syte e shih si po ju rren perdite Albin antiamerikani.

            Përgjigjjuni
          2. p
            pilo lala

            Shqipëria është me shkavella , veç kemi qëllue ne ndërmjet se ishin bashkue sepse këta ishin si shkavellat bre Turpi i mbuloft . Të gjith çka i takojn PS-së jan PRO -SERB , sepse këta kan jetue me rezhimin e Enverit mirë kurse Demokratët jan kon viktimat . Prandaj ata që jan në Pd jan Pro-Kosovë për tjerët laj duart .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nanushi

              Nanushi EDRAM PASHIQ SHQIPFOLESI E KA HALLIN TJETER KU SERBET SIVJET KAN MI PUSHTU PLAZHET E SHQIPERIS SE KOSOVARET E KAN NDERMEND TJA MESYJN KROACIS E GREQIS, JU KISHA LUT ALBIN KURTIT, QE BANORET E SERBIS EDHE SHQIPERIS , NE HYRJE TE KOSOVES TA PAGUJN GJAT QENDRIMIT 7 DITOR NE KOSOVË "VIGNEETTE TAX" 5 €€€ ATA QE HYJNË ME VETURA , GJAT VERES 3 MUAJ, NESE FITON SHQIPERIJA E SERBIJA PSE MOS TE FITON EDHE KOSOVA .

              Përgjigjjuni
              1. U
                UÇK Kosova

                Nana Shqipëri don me na dal njerkë.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Altin Pellumbi

                  Jam dakord qe ky parlament nuk ka moral ta beje reformen antikorrupsion! Dhe kjo jo per mos vullnet te maxhorances(ajo eshte inicuesja). Por ky parlament me “nongratat” e tij ne perberje dhe ish Lsi e bejne”pis” kete inisiative ! Reforma anti korrupsion nuk e ka thelbin e vet,mendoj,ne çeshtje emrash. Une e mendoj si nje reforme strukturore dhe administrative me vule parlamenti. Kesisoj ata”non gratat” nuk e votojne. I bie siç thote populli: do te duan te rregullojne vetullat,por do te nxjerrin syte! P.s E mendoj si diçka te mire ne funksion te antikorrupsionit dhe vetingun e politikaneve. Besoj se eshte rasti per kete.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PO , PO

                    SI GJITHMONE BRILANT Z. MERO .

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      REKOS

                      Kjo eshte ajo qe thojne, Me nje te Rame dy te Vrame ,edhe perfiton ,edhe Perqane Shqiptaret pa asnje Investim Fashisti Vucic. Kurse plazhet ne Shqiperi i mbushin po ke ta Shqiptare te Kosoves ,Maqedonis e Lugines. Turp ju qofte Qeveris e Shqiperis dhe Armando Dukes. Kurse udhetimin time per Euro ne Gjermani nga Sot e Anulloj.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vesel Avdullai

                        Armand dukes e cigon kristaq droges bota jua shkerdheft familjet. Ikni more shkerdhehi me shkie, rus e grek o pedofila.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Iliri

                          A mund të bënte dot më shumë keq, Edi Rama. Sepse më dëm që po bën nuk ka mundësi. Pas një takimi të Macron me Vuçiqin, me një urgjencë të madhe Macron thërret Edi Ramën në një takim dhe vendos këtë çështjen e Asociacionit. Bashkëpunimi i ngushtë me Vuçiq ka qenë më vite, është në agjendën e tyre afatgjatë dhe fatkeqësisht po bëhet justifikues i situatës dhe i luftës që ka Serbia me Kosovën.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tersi

                            Po mire more ilir tash që ska asociacion përse qeverria e albinit nuk e qeveris veriun e kosovës?! Pse nuk kërkon nga nato që të largohen trupat e huaja nga kufiri dhe te vendosë aty ushtarët kosovar?!. Qeveriseni pra..bëni zgjedhje komunale, krijoni instuticione, vini rendin dhe vilni taksat e detyrimet..bëni shtet! Bejini këto dhe ska ça u bën as rama kristqiçi, as makron,as gjermoni dhe as amerikoni!. U thoni aleatve larg duart nga kosova se po merremi vetë me milloshët, vuçiçët, putinët...!.

                            Përgjigjjuni
                          2. J
                            Jugu

                            E ke ulur cilesine e shkrimeve shume fare. Po nuk shkrojte per hajdutet pushtetar nuk mund te kesh cilesi shkrimi. Po per zgjedhjet ne Maqedoni ke gje per te thene? Se na cave menderen qe Kurti dhe Meta perkrahin humbesit, por doli qe ata paskan perkrahur fituesit, ata qe votuesit e Maqedonise, perfshi dhe Shqiptaret, paskan dashur dhe votuar. Dole vupje fare me kete. Nuk mund ta lash dote me hajdutizmin e Veliajt dhe te Rames me shkrime sa patriotike, sa corodites, e trushpelarse.

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit

                              Do ta votojne super te korruptuarit ne Pushtet qe me paturpesi bertasin "kapeni hajdutin" me te parin Krye-hajdutin vete.

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                saliu duhet te shpallet terrorist

                                edhe ata poshte ballkonit,bertasin kapeni hajdutin.e ke njohtur ti nje far genc ruli,ritvan bode, genc pollokuqi e me te fresketi nul moka,vjollca sygerdoqa e lista eshte e gjate,por ti mund te jesh nje nga ata te tokes xanun dhe te ben pershtypje se keta qe po vjedhin po i mer spaku,kurse ata te saliut po i mbron spaku asjtu sic i mbronte saliu or taj shoc

                                Përgjigjjuni
                              2. A
                                Asd

                                Problemi eshte ne se e do vertete Rama kete reforme antikorruosion? Nese po, duhet te fillojne me Vetingun ndaj politikaneve. Po vete Rama a eshte i bindur qe e kalon kete veting? Nese Rama do vertete ta beje pse therret ne bashkepunim edhe opoziten, kur dihet qe ata jane te zhytur edhe me thelle se maxhoranca ne korrupsion e shperdorime? Rama po kerkon ta devijoje apo ta thelloje luften ndaj korrupsionit? Pse Rama atehere zgjodhi per managim te situatave te termetit dhe pandemise Ahmetajn kur e dinte qe vinte si minister pas nje arratisje te gjate nga organet e drejtesise oer arsye vjedhje e korrupsioni? Dyshimet jane te shumta dhe Rama nuk duket ne pozicion te favorshem per te qene i sinqerte. Deri tani une besoj ne sinqeritetin e saj vetem ambasaden e SHBAve. Te gjithe te tjeret mi sjellin zorret ne fyt.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maloku

                                  I mbushen komentet qent e Albin qenit. I paguan zagari dhe I leshon ku te mundet. Eshte i njejti komentues qe vjedh nik name te komentusve te tjere, po e tradheton gjuha e analfabetit funksionat. Ptuuuuu rrac e ndyre.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Ramalluku i Surrelit

                                    Nuk dua une jo kurre, te nxjerr syte me duart e mia / por na ka felliqur keq me vjedhjet, ai llafazani Eri Lal Velia / Se une them sot porsi dikur Nastradin mencuria / "...kur bje Kolera brenda shtepise, larg nga mollaqet e mia..." / kemi vjedhur e vjedhim, por jo keshtu kaq ashiqare / ky Lal Eri Velia, na nxorri bojen fare /

                                    Përgjigjjuni
                                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                      Shkrimet në bluza, përkthen në shqip: Unë e dua korrupsionin, kur ma do by..a !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Elena

                                        I mbushen komentet qent e Kristac qenit. I paguan zagari gjatosh dhe I leshon ku te mundet. Jane te njejtit komentues patronazhista qe i qin Ramuti i Kristac vllehut. Ptuuuuu rrac e ndyre. Jau qifte nonen Albin Kurti.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje