Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë

30 Prill 2024, 19:54Editorial Mero Baze

Tre muaj më par Sali Berisha u paraqit për herë të parë në SPAK. Tensioni me të cilin ai u nis drejt godinës së Prokurorisë Speciale, militantët që e shoqëronin të hakërryer, si në ato skenat e vendeve arabe, ku ulërinin e çirrnin faqet për liderin, dhe pastaj grumbullimi para oborrit të SPAK derisa ai doli, tregojnë shumë për makthin që u zgjon SPAK një grushti njerëzish të degraduar, që pretendojnë se janë parti politike në Shqipëri.

Sot ishin po këta njerëz, përsëri para SPAK. Djali i Fahriut, vajza e Saliut, Belindi, Flamuri, dhe 10 fytyra të tjera që rrinë poshtë penxheres së Berishës çdo ditë.  

Po sot nuk çirrnin faqet. Sot kishin parkuar makinat e tyre të shtrenjta për t’i zënë rrugën Erion Veliajt, që shkonte në SPAK vetëm me një këshilltar të tij, pa roje dhe popull nga pas. Sot të njëjtët njerëz kërkonin nga SPAK shpagim për Erion Veliajn, burg për të, meqë nuk e mundin dot vetë me votë.

Pra këta njerëz që tre muaj më parë rrethuan SPAK, se mos u merrte Sali Berishën në burg, sot e rrethuan duke u kërkuar që të fusin në burg Erion Veliaj.

Tani duhet të biem dakord që disa gjëra se si e do partia e Berishës, SPAK, që të biem rehat të gjithë.

Duke akuzuar SPAK nga mëngjesi në darkë, se është institucion i politizuar pse ka futur në arrest shtëpie Sali Berishën, të gjithë jemi të qartë që ata e duan SPAK institucion të politizuar, me qëllim që të relativizojnë dënimin e Berishës.

Por kur e doni të politizuar, mos shkoni para SPAK dhe kur thërret Erion Veliajn apo Edi Ramën, të cilët nuk marrin talibanë me vete kur shkojnë para drejtësisë. Dhe aq më tepër, mos jepni pretenca para SPAK se sa duhet të dnëohen, pasi kështu legjitimoni SPAK si institucion serioz, të paanshëm dhe profesional, dhe vulosni burgosjen e mundshme të Berishës.

Nuk mund të shkohet dy herë në të njëjtin vend, me të njëjtit njerëz dhe të njëjtin budallallëk në kokë, një herë duke mallkuar SPAK pse thërret Berishën, dhe një herë duke mallkuar SPAK, pse nuk e mban brenda Erion Veliajn. Zgjidhni një prej tyre. 

Së dyti, përqendrimi i betejës politike para Bashkisë së Tiranës, zhvendosja e molotovëve nga Parlamenti në Bashki, dhe mbi të gjitha shpallja e objektivit për dorëheqjen Veliajt nga Bashkia, janë një skemë kapitulluese e opozitës së Berishës.

Ky është një mesazh dëshpërues për mbështetësit e tyre, të cilëve u thonë Edi Ramës nuk kemi çfarë i bëjmë, por të shpresojmë të heqim këtë. 

Qytetarët e Tiranës nuk kanë ndonjë betejë me Bashkinë e Tiranës. Tirana është qyteti me më shumë turizëm në Ballkan, me një rritje fantastike të ekonomisë dhe pa diskutim një nga kryeqytetet më të sigurta të Evropës.

Rruga për të rrëzuar Erion Veliajn me molotov, vetëm sa i bën nder Erion Veliajt, e fuqizon politikisht dhe e rikthen atë në origjinë, si politikan rruge dhe agresiv, që nuk është aq i këndshëm për ata që ka përballë, sidomos kur shumicën e tyre i ka pas njohur fillimisht nga ofertat për pazare.

Nuk di kujt i ka shkuar në mendje t’i bëjë këtë nder Erion Veliajt në këto momente të vështira për të dhe Bashkinë e Tiranës, por me sa duket, siç thotë populli, “bylzmezi e gjen vet rrugën e humbjes.”

Përqendrimi i gjithë sulmit opozitar tek Veliaj, e kthen atë në kryeluftëtarin e socialistëve në pushtet dhe ul pritshmërinë politike të opozitës për të ardhmen, duke shpresuar se mos marrin bashkinë më 2027, meqë nuk marrin dot pushtetin më 2025. 

Ndaj opozita e Berishës duhet ta ndajë se çfarë prioriteti ka. A ka prioritet mbështetjen e SPAK, apo mbështetjen e viktimave të SPAK, a ka prioritet rrëzimin e qeverisë apo rrëzimin e bashkisë.

Erion Veliaj duket qartë që ka prioritet të bëjë betejë politike me ta, si e vetmja mënyrë për t’u fuqizuar.

Dhe shembulli më i mirë ishte sot. Ndërsa ata hidhnin sot molotov mbi godinën e bashkisë, Këshilli Bashkiak i mbledhur online, po i vendoste një rruge në Tiranë emrin “Remzi Hoxha”. 

Për të gjithë ata që nuk e dinë ku bie rruga, po ua sqaroj. Është tek ish- frigoriferi i Tiranës në rrugën “Siri Kodra”, aty ku e ka pas rrëmbyer Sali Berisha në tetor 1995 për ta zhdukur. Për ironi të fatit, rruga kalon mes përmes bllokut rezidencial “Siri”, ndërtuar nga kompania “Kontakt” e klubit të famshëm “Partizani”, për të cilën Berisha është majë penxheres. 

Pra Remzi Hoxha do t’i prishë gjumin çdo natë familjes Berisha duke ngjitur emrin e tij në muret e pallateve të tyre. Ata ja arritën të ndërtojnë pallate edhe duke vrarë, por hijen e të vrarit do ta kenë në shpinë gjithë jetën si tabelë rruga “Remzi Hoxha”. 

Mjafton kjo simbolikë për të kuptuar në betejën e Berishës me Erion Veliaj, fitimtari dihet. Ajo që nuk dihet është pse Berisha i ka dorëzuar ushtarët e tij tek Veliaj.

Në mëngjes ishin në SPAK, mbasdite para godinës së bashkisë duke hedhur molotov dhe duke sharë Erion Veliajn, pastaj të rraskapitur dhe pa bukë e ujë poshtë penxheres duke thirrur “Berisha, Berisha”. 

As Haxhi Qamili nuk i ka pas torturuar fshatarët e Ndroqit në këtë mënyrë gjatë revolucionit “Duam babën”.  Edhe pse ai kishte mbi 50 vjet, jo kaq pak sa Berisha.

 

37 Komente

  1. S
    Standarti i dyfishte i Meros

    Pas gjithe kesaj qe the Mero, perseri ka nje faktor qe nuk ndryshon: Veliaj prap mbetet HAJDUT. E mban mend si e hape gazeten te nesermen e dites pasi doli video Meta- Prifti? E hape me nje ilustrim montazh te Metes prapa hekurave dhe me kapitale kishe shkruajtur: HAJDUT. SOT BEHU BURRE MERO DHE NXIRRE PRAP FAQEN E PARE ME VELIAJN PRAPA HEKURAVE DHE POSHTE ME DICITUREN: HAJDUT

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Jo or jo. Ka te drejte mero. Per standartin e rilindjes, sa me shume te vjedhesh , sa me shume te tallesh trapin aq me shume te vlereson llumi i shqiperise ,rilindasit. I llogarit dot njeri banditet, hajdutet, tutoret e prostitutave, trafikantet qe lideri global ju vendos para shqiptareve per te votuar , dhe shqiptaret i votojne. Nga elvis roshi deri te cadra e Xhaçkes??? E degjuat erion fikun ca tha ???? Ne psiqiken e erionit vjedhjet e drejtoreve ,avullimi i inceneratorit nuk jane asgje. Leje ndertimi i kerkojne erionkes dhe ai nuk i jep. Po i hapen lejet e ndertimit do plasi muti sheshit. Vari leshte, nuk ka popull me delenxhi ne bote se shqiptaret, prandaj rilindasit nuk e rruajne trapin e aq me pak lideri global.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nafta

        Ne fakt Metes i bihen kot ne qafe eshte njeri i ndershem me gjithe gruan e vet. Duhet te jesh ose idiot i dobishem ose thjesht i paguar te shkruash gjera te tilla.

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben.

          Ke te drejte o rilindas. Meta eshte legen hajdut. 700 mije euro qe kerkoi meta, ketyre te rilindjes jua vjedhin pastruset zyrtareve anononime. Me kete popull legen ,palle do bejne hajdutet e rilindjes.

          Përgjigjjuni
      2. e
        enter""

        Berisha eshte nje kal i ngordhur si e gjithe PD, por ti Mero e di shume mire qe Veliaj eshte kryemafiozi i Tiranes. Ai ka banden e tij kriminelesh ne bashki qe bejne ligjin me ndertimet.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Le te rikthehet ne politike se e provoi nje here me G99 dhe rezultati dihet boterisht. Erjon Neveria nuk ka te ardhme ne politike sepse ai nuk eshte selfmade por i sajuar nga te tjere.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na vjen per te vjelle!

            O Mero jeni ber aq bajat, aq banal dhe ne fund aq te peshtire sa spo ju lexojme dot. Te mbrosh nje hajdut si Lali qe pasi vjedh si mi i vogel lutet per ta marr ne mbrojtje nga KM, te cilin here i lepin tope e bythe e here e shantazhon, nga prokurore te Spakut te cileve u jep leje ndertimi, para dhe ndoshta u le dhe bythen dhe deri tek ju te mediave qe jeni vertete te kushtueshem por prape me te liret per xhepin e Lalit. Thjeshte jeni ber per tju peshtyre nga i pari tek i fundit, ne pa mundesi per tju futur nga nje hu ne bythe.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasanaj

              Qytetaria duhet te fitoje mbi harbuterine, puna duhet te fitoje mbi gjumin, drejtesia duhet te fitoje mbi gjyqin publik dhe vetegjyqesine.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Honzik

                O Mero me gjithe Respektin por Lali do iki ne burg dje ti e din po thjesht po i ben respektin e fundit Lali Erit me keto shkrime pa lidhje si ne 1970

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesi alla Berrisha

                  Haaa Mero po duhet ti kuptosh talibanet , SPAK duhet per kundershtarin jo per Berrishen te arrestohet sekretari PPSH komunisti fundit i ballkanit , rrelike vjeter per muze , e pa pranueshme per xhepistin Sali Lushaj per djalin e spiunit gazetarin e zeri popullit Fahri Balliu per dhendrin socialist pak ezmer Kellici me dipllome false per vajzen e non grates qe eshte vete non grata per vajzen e mehrumit grua e Aldo gagashit zhulse Zhhlali tani duhet ti kuptoshe keta mjerrane legjitimojne Erion Veliaj i forcojne pozitat ..

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    darjo

                    Vetem gomeret dhe hajdutet te drejtuar nga familja NON GRATA protestojne.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saje qori

                      Te pjerdhsha trutë se në burg janë drejtorët e lalit për vjedhje sipas jush dalin të protestojnë kundër vetes së tyre

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Berti

                      Mero, nuk e kuptoj pse u ben avokatinë ketyre, një klasë letyrash politike si djathtas ashtu edhe majtas. Ky njeri qe po mbron ti më e pakta ka vënë në detyrë hajdute, ka drejtuar këtë çerdhe hajdutesh duke përfituar nga ata si politikisht dhe mbase mbase edhe ekonomikisht. Kjo sërë politikanësh është kalimtare, të tërë do të përfundojnë në burg. Këta kane sëmundje lekure, po nuk vodhën u kruhet lekura. Dhe kjo sëmundje atje të çon, të parkon përpara burgut. Edhe ti o Z. Mero që bën politike duhet të jesh informuar se ky shtet do behet, drejtësia do të konsolidohet sepse nuk ka rrugë tjetër. Këto mostra do ti apo unë do të kenë një finale që duhet ta mbajnë mend mirë ata që në të ardhmen do të merren me politike apo do të administrojnë fonde publike. Shqipëria do të shkojë në Evropë pa hajdute e batakçinj. Përshëndetje

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Beni

                        Tirana është nder qytetet e pista. Mos shikoni vetëm qendrën. Lëvizni pak metra me tutje, psh te rruga e Brrakes që del te bulevardi Zogu I dhe do te shikoni kazanët e plehrave që të qelbin era. Shikoni edhe kazanët përballë kopshtit 8 te rruga "Milan Shuflaj", 10 m ne kryqezim me rrugen e Durrësit, duhet të ecësh me maskë se te mbyt era e qelbur dhe plehrat rrugës. Tirana është bërë e gjitha si nje kazan i madh plehrash. Turp bashkia!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati orëve të para

                          Të lumtë pena Mero Baze.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Saje qori

                            Z. Baze deri tani Veliu ka thënë që është paraqitur vullnetarisht për të ndihmuar SPAK nga drejtorët e tij hajdutë Ju thoni që është thirrur nga SPAK dhe gazetarja Lala tha që nëse nuk paraqitej do e merrnin me forcë Tani duket se ka mbyllur karrierën e tij si Saimir Tahiri dikur ju thoni që po ringjalljet? Me falni kur ishte larguar apo duke vjedhur miliona euro quhet largim

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              ...

                              Haha duma baben, islamo-komunist, nuke rrinë dotë pa babë. Pa varsisht se SPAkU duhët të veprojë kundë të gjithvë këtyrë horrave pa dallimë.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vranakonti

                                AtA QE BEJNE proteste te Bashkia,fajsojn,akuzojn Erion Velin per hajdut dhe duan t'a heqin nga kryetar. Nje mendje kalamau mund t'a pranoi. Cilet jane keta qe akuzojn dhe bejne protesta. Akuzat i bene organi akuzes,i cili bazohet ne fakte dhe te dokumentuara. Pra hetimin e bejne profesionistet ligjor qe jane prokuroret dhe kopetent. Keta qe bejen proteste jane ca njerez qe thirren nga Saliu dhe Meta,per te bertitur e çirrur,se hetuesa nuk jane dhe si te till nuk mund te akuzojn dot. Keto gafa te medha,populli i kupton drejte dhe kur vjen dita e votimit votojne Erion Velin se, ai as ka vjedhur e as ka abuzuar me detyren e tij.Ai po punon mire dhe po bene gjera shume te mira per kryeqytetin,si shkolla,kopeshte,çerdhe femijes,xhade, etj. Eshte i paster. opozita eSaliut dhe e Metes kane kenaqesn te fusn ne burg gjithe mazhorance,qofshin keta edhe pa faj.Po kete nuk e pranojne mendjet e ftohta dhe progresista.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arbeni

                                  Qent le te lehin karvani ecen perpara

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Beni

                                    Prape po e mbron o Mero.Ti qofsh.Spaske pasur fare shtylle kurrizore.Bej pak pushim se po te perdorin si leter higjenike,parate nuk jane gjithçka.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Z
                                      Zgalem

                                      Jam plotesisht dakort me analizen kokforte te Meros . Erion Veliaj , sot eshte politikani me kredibilitet te merituar . Se cila ka qene Tirana dhe si eshte sot , nen drejtimin e Erion Veliajte preceptojne qytetaret . Keta lloj protestusish nuk i beson njeri edhe sikur te denohet Erion Veliaj . Erioni eshte politikani , qe e ka matur dhe e mat veten me pune . Nuk i afrohet ndonje politikan tjeter , kjo eshte arsyeja , qe ata lloj protestusish , i cvlereson koha . Pse protestojne ? Sepse u burgosen , pa u denuar ende , varetesit e tij . Kete llogjike nuk e ka degjuar njeri ne bote . Vartesit jane ne moshe , qe pergjigjen vete. Po qe se denohen vartesit , kemi te bejme me nje ndihme , qe i jepet Erionit nga organi i akuzes . Protestusit , lipset te kishin pritur konkluzionet e SPAK. Keta lloj protestusish jane idhtaret e Llalles . Zoti i ndihmofte . Zgalem

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Merite Baze

                                        E kape nje leje ne ikje Mero..

                                        Përgjigjjuni
                                        1. x
                                          xhoxhi

                                          Sa më shumë SPAK zvarit arestimin dhe dënimin e tyre aq më shumë do zgjatë kjo tallava nga gangsterët e Berishës.Po të arestohen ata hajdutët do fshihen se edhe ata janë më keq se Saliu për hajdutësi.Si paguhen këta njerëz që rinë rrugëve nuk e di askush nuk flet...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Emer

                                            Sipas Meros krimet e Lali fikut jane ok sepse Berisha eshte poashtu kriminel. Llogjike perfekte

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Futbollisti

                                              Sidomos njëra që thotë “dum kar dum kar” se me burrin është ndarë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gazeta

                                                Lali Eri ka nje gabim..mos te ngjitet shume pas Rames dhe duhet ti jap gaz puneve te Tiranes e tu ngec fiqte ne fyt idioteve te Saliut e te Metes.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Realisti

                                                  Tirana eshte cfo dite mëbe pistë. Shikoni rruget periferike, unazen e re. Ka një degradim të mirëmbajtjes

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Poseidon

                                                    PARE E MADHE ESHTE HEDHUR PER KETA KOMENTUES NE FAVOR TE SALEHKARAXHICIT

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Sufllaqe

                                                      Se të kanë bo lavazh truni o loqe. Po shajte hajdutin me te madh te Tirones, je me Saliun mer idiot. Ia ke lënë dhe mamin partisë?

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. F
                                                      FCB

                                                      Na qenkerkare merzitur Merrua per Hajdutin Veliaj , ska faj , Veliaj i pagoi studimet e femijeve ne Angli plus qe Merrua funksionon si Media me leket e Inceneratoreve.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Parate e vjedhura

                                                        Hajde mero se nje dite spakut do vije dhe te sarajdt e tua te ngritura me parate e vjedhura te lalit

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vlora

                                                          Turp! Erion Veliaj dhe bashkepuntoret e tij ne bashki jane krye bes-preret e qytetareve te Tiranes! Jane super te kalbur ne korrupsion! Veliaj duhet te jap doreheqjen, eshte me nje imazh te shkaterruar! Tani te Z. Baze thua qe edhe pse bashkia eshte sinonim i korrupsionit, qytetaret nuk duhet te protestojne sepse kemi turistë dhe kemi siguri? Ky artikull eshte per turp, pasi duke patur ai qellim te evidentoj korrupsionin e PD dhe PL po legalizon korrupsionin ne bashki! Turp!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Saliu

                                                            Po nuk fitohen dot zgjedhjet me votë, o RROTË. Ai ka 400 mln euro, kundërshtari 40, si do fitojë o i pafytyrë, e shite Ramën për 2 tendera.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Ps

                                                              O MERO thon:puno qe te rrojsh, dhe vjedh që te jetosh..thonë dhe tjetrën kur hajdutet i ndajnë gjerat e vjedhura zihen dhe spiunojn njeri-tjetrin ...kurse Babloku borbardha me shtatë xhuxhat zihen per karrige

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Ps

                                                                O MERO thon:puno qe te rrojsh, dhe vjedh që te jetosh..thonë dhe tjetrën kur hajdutet i ndajnë gjerat e vjedhura zihen dhe spiunojn njeri-tjetrin ...kurse Babloku borbardha me shtatë xhuxhat zihen per karrige

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Stravanjaku

                                                                  Bravo Mero Baze. Je nje nga gazetarët më të mirë të vendi tonë. Të gjithë ato që flasin kundër teje janë te gjithë bythelëpirësit e Sali Bajgës, komunisti i fundit i Ballkanit.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    SOKRATI

                                                                    Loja e sali horrit me bandën e tij, të mbështerur dhe financuar me paratë korruptive që nga La Civita e deri tek kontrata 6 milionë dollarë për nongratën u fuqizua me arrestimin e kryetarit të Bashkisë më të madhe të vendit, Erion Veliaj. Arrestimi i "bujshëm" me nesti angonin anonim, inekzistues dhe me osdi dadot e pëdë, nuk ia sollën dot pushtetin bandës "demokratike" me në krye banditin sali. Analuze, që Meri i bën situatës, flet në favor të Erion Veliut, mbasi flasin faktet. Saliu, si kryebandit që është, i ka qejf sulmet e institucioneve që nga koha e vrasjes së azem Laros, të cilin e futi në arkivol dhe iu sul institucionit të shtetit, Kryeministrisë, që i binte me arkivolin portës, për ta hapur! E hapi, u fut bfenda, hodhi disa granada dve molotov, prishi disa pllaka të dyshemesë, dëmtoi disa qilima dhe u largua, duke marrë një tank të Gardës...Çfarë presim tani nga kryebanditi, të ndryshojë? Kurrë nuk ndryshon njeriu, sidomos tani, që ndryshimi për banditin pritet të vijë nga mortja, pk deri atëhere, ai mezi po pret shtatorin, për të treguar poshtërsinë e shpirtit të tij kriminal, duke shkaktuar trazira antikushtetuese dhe destabilitet...

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje