Intifada e Ilir Metës kundër SPAK 

23 Prill 2024, 20:42Editorial Mero Baze

Ka një tërbim të pafrenuar të Ilir Metës kundër kreut të SPAK, Altin Dumani. Përtej fyerjeve personale apo bullizimit të tij, ka një vendosmëri të tij për ta sulmuar përditë dhe institucionin e SPAK. E dimë të gjithë ku është arsyeja, por natyrisht nuk mund të kemi në dorë t’i kthejmë arsyen Ilir Metës për të heshtur.

Ai ka vendosur ta presë përballjen me drejtësinë jo për ato që ka bërë këto 32 vite në politikë dhe pushtet, por si një reagim ndaj fyerjeve të tij.

Dhe Altin Dumani ka bërë disa gabime.

Gabimi i tij kryesor ishte kur reagoi ndaj akuzave të tij për McGonigal. Altin Dumani është në krye të SPAK më 2023, ndërsa McGonigal ka ardhur për herë të fundit më 2018 dhe nuk kanë asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Po dhe sikur të ishin takuar çdo natë, ai nuk ka arsye të bëjë sqarime publike për akuzat që vijnë nga njerëz nën hetim, pasi detyra e tij është t’i hetojë, dhe jo t’i sqarojë. Përndryshe pastaj do t’i duhet t’i japë llogari çdo të hetuari, që natyrisht nuk është se e kanë qejf prokurorin që po i çon drejt dyerve të gjykatave.

Po ashtu ai u kompleksua kur në raportin e tij para KLP vendosi në kontekst të gabuar vlerësimin e tij për Gjykatën speciale antikorrupsion, si noterizuese të vendimeve të SPAK. Mund ta kishte kaluar më me sportivitet, duke e thënë në një fjalim tjetër paksa më qartë atë që tha gabim. Nuk kishte pse reagonte ndaj Metës e Berishës, që ja bënë spot. Përpjekja e tyre thjesht ilustron se ata janë në një fushatë linçimi ndaj SPAK.

Por përtej vëmendjes së tepruar të prokurorit Dumani ndaj një objekti hetimesh si Ilir Meta, ky i fundit i ka vënë qëllim vetes t’i mbushë mendjen çdo shqiptari se ajo që mund të ndodhë me të përballë drejtësisë, është fryt i fushatës së tij të fundit të fyerjeve dhe sharjeve, dhe jo të asaj që ka bërë.

Gurët e tij përditë mbi godinën e SPAK dhe në adresë të Dumanit, janë një intifadë e zgjatur dhe e pandërprerë deri ditën që do t’i duhet të përballet me drejtësinë formalisht dhe jo në studio televizive.

Reagimet e ambasadorëve të Perëndimit apo disa grupeve politike pro SPAK në këtë mes, vetëm sa i forcojnë atij kauzën se SPAK është i një palë që e mbron dhe kundër një palë që e shan.

Ndaj është mirë që Ilir Meta të lihet në hallin e tij. Halli i tij real nuk është as oratoria e Dumanit, dhe as ndonjë mëri personale e tij me Metën. Halli i tij real është pse po hetohet. Këtë hall nuk ja zgjidhim dot. Madje as vetes tonë nuk ja zgjidhim dot nëse do të kemi të njëjtin hall.

Eshtë mirë që të shmanget debati me të rreth qëndrimeve ndaj SPAK. Vetëm kështu beteja e tij merr kuptimin e vërtetë të dramës që ai përjeton.

Imazhi që ai po krijon në opinion publik, si një i marrë që ka mbushur xhepin me gurë dhe sa shikon një kamerë qëllon mbi Dumanin dhe SPAK, është e vërteta e hidhur e mungesës së kurajës dhe integritetit që një politikan duhet të ketë kur përballet me drejtësinë. 

Politikanët nuk mbahen mend si vijnë në pushtet, por si dalin nga politika. Mos ja prishni Ilir Metës imazhin e fundit të tij politik, duke e paraqitur dhe këtu si luftëtar. 

Lereni siç është në të vërtetë, si një i marrë që bredh rrugëve me gur në xhep e gjuan ku të mundi. 

Ky gjyq do t’i mbahet mend. Ai tjetri me drejtësinë, nuk ka shumë rendësi, se është llogari personale para drejtësisë. Tani është duke dhënë llogari para shqiptarëve, për t’u treguar se kujt ja kanë besuar fatin e qeverisjes për tre dekada.

12 Komente

  1. S
    Safije Qorderrllari

    Ja hipi Likja Monës ? Apo Mona Likes ? Ija e Bes Kallaqit ? Fiqja e Likes ? Apo Fatua e Monës ? Erisa Xhixho ? Apo Mona është gruaja e Likes ? Të gjitha këto, janë PUNË MUTI. Por, MUTI I VËRTETË, ËSHTË ILIR REXHEP METAJ, që qelbet erë e kutërbon si një kërmë qeni në dekompozim e sipër…..

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      Like dukesh qe je ne fund te litarit, bej nje nyje dinjiteti dhe mbahu forte.

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Mero je lap I qut por ky debili nga Skrapari nuk e kupton sarkazmen .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbenita

          Kryeministri dhe lideri i te gjithe shqiptareve Albin Kurti po punon si blete e cmueshme edhe e vyer. Ai arriti me e thy listen serbe, te cilet vet kan lyp zgjedhje e vet nuk jon dal ne zgjedhje si ajo nusja e re A PO TA KANA PO A PO TE DHEM PO A MU NAL JOOOOO. Nonen n'pidh Kina ripjellsave dhe shkieve.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na ruajt zoti

            Ç’pate mo ARBEN Mbaje alpin kurtin se ngjan me ilir meten

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qirderr Nontaten

              Arbenita qenke kurvë e madhe

              Përgjigjjuni
            2. A
              Artan

              Mendjemprehti Mero Baze

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gazeta

                Dumani mbase gjen kohe te komentoj perse Saliu theu arrestin shtepiak. Ketyre te PS ju eshte mbyllur goja nuk komentojne se jane merzit me RAI qe ka shpifur per liderin.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  damiani

                  Dumani,Domani,Poi domani dhe Like shejtani!Saliu ,Mero dhe Amerikani,filma te vjeter Hollivudiani.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    aSPAK personale

                    SPAK e mburrin se paskesh "ne hetim Drejtore, Ministra e zevendes-Kryeministra..."Por ne fakt jane vetem ca ISH edhe ata qe i lesho Rama me direktive qe te denohen vetem me "shperdorim detyre" e sa per ate Zevendes-Ramen ai rron i qete ne resortet Zvicerane e ky SPAK nuk ja mba Aspak ti kerkoje INTERPOLIT nje kerkese per ekstradim qe do ta sillte Arben Ahmetajn ne Tirane per 3 dite - por kjo nuk i duhet Rames se do ti nxinte me keq surratin sterre te qeverisjes tij te baglosur nga vjedhjet e korrupsioni...dhe SPAK mjaftohet me rrenen se "...ka ne hetim zevendes-kryeministra...." kur nuk i ka as nje kerkese formale Interpolit per ta ekstraduar.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Public Relations

                      O Mero, thuaj troc qe Dumani nuk ka keshilltar hic ose asnje te sakte apo te duhur per marredhenient me median publikun e me tej...prokurori flet me pune e me vendime nuk flet ne konferenca shtypi e me deklarime

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pusht-shtet (Ko)Doshesh

                        Sipas Prokurorise - Drejtori i Policise Lezhe nje fare Alfred Elezi ka mundesuar lirimin e djalkes se Rilindasit Tom Doshit qe ka aksidentuar dy vete....me motivacionin "Eshte i yni"

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje